Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme,
urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e
keqja
|
|
Izmi ZEKA
Abdyl Frashëri arkitekt i platformës politike e Ushtarake gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare
Abdyl Frasheri do të portretizohet nga Kristo Frashëri si Ideolog, organizator, diplomat, aktivist, shkrimtar, orator.
Pa dyshim kjo dhunti mbi bazën shkencore e historike veç ka marr trajtesën dhe në një mënyrë është studiuar në një masë të konsiderueshme sa për të dhënë fakte për personalitetin e madh të gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Trajtesat e shumta të bëra në mënyrë studioze paraqesin Abdyl Frasherin personalitetin i cili shkriu kërkesat e shqiptarëve në një platformë politike e kulturore të kohës, një personalitet të shquar të rilindjes kombëtare shqiptare.
Në një shikim më të thellë të veprimtarisë së gjithanshme mund të vijmë në një pikë ku Abdyl Frashëri në gjysmën e dytë të shekullit XIX e sidomos gjatë krizës lindore të vitit 1875 paraqet personifikimin e lëvizjes kombëtare shqiptare, paraqet aspektet politike e diplomatike të kohës.
Platforma e Abdyl Frashërit dhe Kriza Lindore
Sapo filloi luta Ruso - Turke në maj të vitit 1877 në Janinë u formua Komiteti i Janinës me në krye Abdyl Frahërin që u njoh me emrin Komiteti Shqiptarë.
Objektivat ishin të qarta: organizimin e kryengritjes çlirimtare dhe dhe pavarsinë kombëtare. Në përbërje të tij ishin Mehmed Ali Vrioni, Mustafa Nura Vlora, Mane Tahiri, Myslim Vasja Gjirokastra, Mihal Harito, Mehmet Goroshiani, Vesel Dino të cilët përfaqësonin të gjitha trevat e vilajetit të Janinës.
Komiteti i Janinës pas organizimit të tij filloi organizimin edhe në vilajetet tjera shqiptare. Qëllimi i shtrirjes së ndikimit të këtij organizimi në bazë të dokumenteve tani veç të argumentuar ishte që të ketë një organizimi të përgjithshëm në të gjitha vilajetet shqiptare në luftën anti osmane për të shpallur lirinë e shqiptarëve.
Qysh në kohën e krizës lindore veç Abdyl Frashëri kishte përpiluar programin politik për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ngjarjet e mëvonshme treguan se programi i hartuar nga ai ishte një doktrinë që do të shërbente edhe më vonë për të Lëvizjen Kombëtare shqiptare Shikuar këtë doktrinë Abdyl Frashëri e mbështeste mbi të drejtën e kombeve për liri, për paqe, për begati, për shtet etj. Mbi këto parime synim i tij ishte çlirimi i Shqipërisë nga Perandoria Osmane, mbrojtja e tërsisë territoriale dhe formimin e shtetit shqiptarë.
Në këtë komporacion doktrina e tij lëvizte mbi dy shina pavarësia politike dhe revolucioni i armatosur.(Kristo Frashëri)
Hyrja e Rusisë cariste në luftë kundër Perandorisë Osmane më 23 prill 1877, u komnceptua arsyeshëm nga Abdyl Frashëri. Edhe pse një pjesë e madhe e krerëve feudal shpëtimin e shikoni në mbështetje të Perandorisë Osmane. Qarqet patriotike mendonin se ishte momenti kur shqiptarët duhet të shfrytëzonin këtë situatë dhe të fillojnë luftën e armatosur për tu çliruar nga porta e lartë. Në këtë situatë e cila ishte e katandisur çdo pritje të mëtejme dhe çdo shmangie apo neutraliteti do të ishte e dëmshme për shqiptarët.
Duke analizuar mirë rrethanat politike në Ballkan, raportet e shteteve , shqiptarët duhej të përdornin diplomacinë për të krijuar aleat për tu çliruar nga osmanët.
Ishte njohës i mirë edhe i rrethanave ndërkombëtare, por edhe në aspektin e brendshëm organizativ e revolucionar.
Pikërisht gjatë luftës Ruso Turke filluan të mbahen zgjedhjet në perandorinë Osmane. Zgjedhjet filluan duke menduar se me ardhjen e dimrit rusët do të pësonin humbje dhe në një mënyrë do të konsolidohej perandoria duke u konstituuar parlamenti i dytë osman. Nga këto zgjedhje Vilajetit të Janinës i takonin 6 deputet, ku ndër ta u zgjodh edhe Abdyl Frashëri.
Komiteti i Stambollit vazhdimësi e programit të Komitetit të Janinës në krye me Abdyl Frashërin
Nga dokumentet e mbetura shihet se shumica e zgjedhur për parlamentin e dytë osman ishin të Komitetit të Janinës. Qëllimi i Abdyl Frashërit ishte që Komitetin e Janinës ta shëndrroj në një Komitet gjithëshqiptarë. Pikërisht në këtë kohë në valën e luftës Ruse Turke, ai u nisë drejt Stambollit me disa deputet të parlamentit osman. Duke vlerësuar se në Stamboll ishin shumë personalitete të kohës dhe patriot të devotshëm më 18 dhjetor të vitit 1877 u formua Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të Kombësisë shqiptare. Ky komiteti siç do të quhej më vonë Komiteti i Stambollit përfaqësohet nga personalite të shquara të Vilajeteve Shqiptare. Kryetar ishte zgjedhur Abdyl Frashëri. Anëtarë të këtij Komiteti, ishin Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.
Formimi i këtij Komiteti pati jehonë të madhe ndër shqiptarët, tani edhe mundësia e përfaqësimit ishte më e madhe dhe lirisht mund të flitej dhe përfaqësohet ideja e vetë shqiptarëve në territoret e okupuar nga perandoria Osmane.
Në këtë kohë Abdyl Frashëri kishte pasur shumë takime me përfaqësues grek rreth një aleance të mundshme për të luftuar kundër perandorisë Osmane. Natyrisht se kjo aleancë shihej nga Abdyl Frashëri si interes i dy palëve, e në veçanti i krijimit të parakushteve për pavarësimin e Shqipërisë. Megjithatë për shkak të lajthitjeve të qeverisë greke bisedimet u ndërprenë për të dytën herë me radhë më 25 dhjetor 1877. Pas ndërprerjes së bisedimeve, në këtë kohë ushtria ruse po përparonte drejtë Stambollit. Në këto rrethana ushtria serbe dhe Malazeze duke parë se ushtria turke po dobësohej e filluan luftën kundër ushtrisë turke.
E krijuar në teren dhe sidomos lufta e ushtrisë serbe dhe malazeze drejt jugut solli frikën e pushtimit të trojeve shqiptare dhe copëtimin e vilajeteve të Kosovës dhe Shkodrës.
Në këtë periudhë të një situate të tendosur anëtari i Komitetit të Stambollit Pashko Vasa i kishte dërguar një parashtresë kryeministrit Osman në të cilën kërkohej që të jepej leje për të formuar një organizatë politiko ushtarake shqiptare, për të mbrojtur trojet amtare nga invazioni serb,malazez dhe Grek.
Abdyl Frashëri mori pjesë në punimet e parlamentit të dytë osman në fund të dhjetorit të vitit 1877.
Deputeti i Janinës
Sa ishte deputet në parlamentin osman Abdyl Frashëri bëri një jetë të bujshme parlamentare,duke diskutuar për të gjitha pikat që kishin rëndësi. Në një seancë parlamentare kishte shtruar pyetjen cili është shkaku i prapambetjes së perandorisë osmane i mbarë viseve që zotëron. tri janë arsyet u përgjigj ai " e para, padituria, e dyta despotizmi; e treta, paaftësia e funksionarëve që ndodhen në krye të punëve, të cilët merren me argëtime ose me kotsira por aspak me përparimin e shtetit dhe të kombit" Vlerësimi i Abdyl Frashëit në parlamenti osman për një sistem arsimor masiv dhe laik në vend të rrjetit shkollor të kufizuar dhe dogmatik, me metoda mësimore moderne paraqiste pikëpamjet iluministe si një patriot demokrat revolucionar. Fitorja e Rusisë, Traktati i Shën Stefanit i cili vendosi në kurriz të shqiptarëve, insistimi i fuqive të shteteve perëndimore për të shpëtuar perandorin Osmane, tani ishte një sfidë për ideologun e lëvizjes kombëtare shqiptarë.
Tani rrethana të reja të krijuar, me ambicie të shteteve të Ballkanit për copëtimin e territoreve shqiptare duhej të merreshin masa të tjera. Në këto rrethana ideja për një kryengritje antiosmane u hoq nga projektet e Komitetit të Stambollit. Në këtë mënyrë filloi përpunimi i një programi të ri politikë i cili siç do të shihet më vonë do të krijoj Lidhjen shqiptare të Prizreni. Promotori i përpilimit të programit të lidhjes ishte prapë Abdyl Frashëri.
Në këtë rast pozita e shqiptarëve ndryshoi rrënjësisht pasi diplomacia Ruse, Shqipërinë nuk e shihte as si nocion gjeografik e lërë më shumë.
Abdyl Frashëri dhe Traktati i Shën Stefanit
Paqja në Shën Stefan ishte akti më i vrazhdët ndërkombëtar që tronditi themelet e shtetit të imagjinuar shqiptar .Të coptuar në katër shtete, krijim i kushteve për një asimilim të plotë por edhe pamundësia për të krijuar ura lidhse qoftë politike dhe organizative.
Tani shtrohej një nevojë e ngutshme për të mbrojtur tërësinë territoriale për të mos lejuar shkëputjen dhe ndarjen në katër shtete siç parashihte Traktati i Shën Stefanit i 3 marsit 1878.
Nga dokumentet e gjetura thuhet se Abdyl Frashëri shkroi tre artikuj në tri gjuhë të ndryshme në Turqisht, në Greqisht dhe Frengjisht. Një në Stamboll, një në Vjenë dhe një në Trieshtë, në adresa të organeve periodike. Këta artikuj bartin një mesazh; qëndrimin e shqiptarëve kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe pretendimeve të shteteve fqinjë.
Ky rilindës shkruante rreth ndarjes së territoreve shqiptare "Letër nga Janina" e cila u botua në gazetën e Stambollit "Basiret" më 21 prill 1878 me nënshkrim të deputetit nga Janina "Ky lajm ka mbuluar në mjerim dhe në zi të gjithë shqiptarët. Megjithatë, ata prapë ngushëllohen duke mos marrë këtë lajm për të vërtetë', duke vazhduar '"Shqiptarët, të cilët në natyrën e tyre janë të lindur me vyrtytin e burrërisë e të trimërisë, nuk i janë nënshtruar asnjë kombi qysh prej kohrave të lashta" Artikulli Frëngjisht "Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit" u botua më 26 prill 1878 në revistën e përjavshme "Messager de Vienne" (lajmëtari i Vjenës) ku nënvizohej duke theksuar " … Evropa e lirë dhe e qytetëruar nuk duhet të pajtohet me Traktatin e Shën Stefanit, sepse ky traktat nuk sjell çlirimin e popujve të lindjes por nënshtrimin e njërit ndaj tjetrit, nënshtrimin e kombësive josllave ndaj kombësisë sllave, të popujve të vegjël ndaj popujve të mëdhenj, të popujve pa mbrojtje ndaj shteteve të fuqishme, të banorëve mysliman, ndaj popullsisë krishtere". Çfarë do të bëje Evropa, pyeste Abdyli për një komb të varfër dhe pa mbrojte, siç është Shqipëria ?
Artikulli i tretë greqisht u botua me një vonesë më 23 maj 1878, në një revistë kulturore "Kleio" që dilte në Trieshtë asokohe nën sundimin e Austro- Hungarisë
Abdyl Frashëri në këta tre artikuj në mënyrë koncize mundohej që ti bind se të drejtat e shqiptarëve janë edhe interes i vetë Ballkanit dhe Evropës. Ai po ashtu edhe mbi të drejtën historike argumentonte lashtësinë shqiptare. Këto pohime të Abdylit të cilat sipas dokumenteve të mëvonshme shihet se quan peshë dhe patën ndikim të madh. Për argumentimin e lashtësisë së shqiptarëve nuk la pa përmendur duke u referuar pohimeve të Homerit, Herodotit, Hesoidit, Polibit apo Strabonit.
Shikuar në kohën që u bënë këto shkrime, mund të konstatojmë se jehona e tyre pati ndikim të madh në qarqet evropiane por edhe të perandorisë .Pothuajse përherë të parë në mes të qendrave kryesisht si të Stambollit etj flitej për çështjen shqiptare, për jetën e tyre, historinë e tyre dhe atë nga një deputet i parlamenti Osman nga Janina. Platforma e Komitetit të Stambollit, respektivisht e rilindësit Abdyl Frashëri filloi të zë vend të rëndësishëm dhe të jetë një zë i mirë edhe në gazetën prestigjioze në Stamboll "Tercuman-i Sark( interpreti i Lindjes), ku më 9 qershor 1878 kryeredaktor zgjidhet Sami Frashëri.
Smi Frashëri në gazetën që drejtonte filloi me një seri shkrimesh duke mbrojtur çështjen shqiptare mbi baza shkencore e historike por edhe politike. Kjo ishte një kohë kur fillojnë shumë patriot nga vende të ndryshme si Arbëresh nga Italia apo edhe Greqia të mbrojnë çështjen shqiptare përmes shkrimeve të ndryshme. Në një mënyrë duke iu kundërvënë politikës shoviniste greke e po ashtu edhe penave të tjera që Shqipërinë e shihnin vetëm si nocion gjeografik.
Vlen për tu shtruar se në këtë periudhë historike shumë penda publicistike evropiane e në veçanti penda ballkanike (serbe dhe greke) për të justifikuar lakmitë e tyre ata shkruan në mënyrën më të vrazhdët për Shqiptarët. Ata theksonin se "nuk shin shqiptarët pasardhës ilir por turma barbarësh që u dyndën në Ballkan gjatë shekujve të parë të mesjetës së hershmë".
Sulmet e tyre, shpifjet paraqitnin shqiptarët si njerëz me tipare të shëmtuar etj.
Kjo valë e publicistikës ballkanike e në veçanti Serbe e Greke të ndihmuar edh nga një pjesë e penave Evropiane shtronte nevojën që patriotët shqiptar e sidomos Komiteti i Stambollit me në krye Abdyl Frashërin të vepronte me shpejtësi për të mos lejuar krijimin e një opinioni edhe ashtu jo të mirë për shqiptarët por tu kundërviheshin asaj.
Artikujt e Abdyl Frashërit konsistonin në një pikë: bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe çlirimin e saj nga perandoria Osmane
Në këtë tërbim te penave ballkanike Abdyl Frashëri fillon të shkruaj në gazetën "Messager de Vienne". Botoi gjashtë artikuj. Ai prekte në esencë çlirimin e shqiptarëve, lëvizjen kombëtare. Po ashtu me argumente të fuqishme, duke i vlerësuar lartë dhe me peshë pikëpamjet e disa historianëve evropian të kohës për autoktonin e shqiptarëve thekson ndër të tjera " Shqiptarët e sotëm nuk janë gjë tjetër veçse ilirët e kohës antike dhe këta , nga ana e tyre, nuk janë veçse pasardhësit e pellazgëve të kohës parahistorike". Ai vazhdon më tutje duke i përmendur figurat e njohura dhe të shquara si Aleksndrin e Maqedonisë, Pirron e Epirit dhe Skenderbeun. Nuk le pa përmendur edh kapedanë të tjerë , figura të rëndësishme deri në shekullin XIX të cilët lanë gjurmë si në aspektin politik, ushtarak e segmente të tjerë e që kishin peshë në proceset e kohës.
Këto punime të botuara në një mënyrë paraqesin edhe platformën politike të Komitetit të Stambolli. Dhe jo rastësisht ai tregon zgjidhjen. Tu epen të drejtat kombeve , ku do të mbretëroj paqja, nëse nuk bëhet kjo atëherë luftërat nuk do të ndalen dhe nuk do të ketë stabilitet dhe paqe në Ballkan. Kërkon nga Evropa që të mos lejoj copëtimin e Shqipërisë sipas interesave Serbe e Malazeze.
Abdyli vlerësonte drejt ndryshmet që po ndodhnin në Evropë.
Duke parë se Anglia, Franca, Italia, Austria mendojnë se Perandoria Osmane është në shkatërrimin e saj, nyjën kyçe kundër pansllavizmit rus mund ta luaj vetëm kombi grek, . Abdyli vlerëson se kjo tezë ishte e gabuar, se as kombi grek e shqiptarë nuk mund të bëjnë gjë vetëm. Një ide interesante që ishte një sugjerim për këto shtete vlen të përmendët se: ne i kemi parë shpeshherë grekët të mashtrohen nga Rusia kurse shqiptarët asnjëherë". Faktet historike dëshmojnë se në këtë mënyrë, me një trajtesë shkencore, historike e politike e ka trajtuar Pashko Vasa në traktatin "E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët të botuar në frëngjisht dhe gjermanisht më 1879 në Paris dhe Berlin.
Abdyl Frashëri këto çështje i trajtoi më herët në gjasat artikujt në revistën "Mesager de Vienne" në Vjenë.
Objektivi ishte shumë i qartë i të gjitha shkrimeve dhe i veprimtarisë politike të Abdyl Frashërit në njërën anë të njoftonte opinioni e gjerë ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve dhe në anën tjetër tu tërhiqte vërejtjen se territoret shqiptare nuk do të lejohen të bëhen pre e pazarllëqeve të armiqve.
Duke vlerësuar fuqitë e mëdha të kohës se duhej të rishikoheshin vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, tani për Komitetin e Stambollit por edhe për Lëvizjen Kombëtare shtroheshin detyra dhe obligime të reja. Dhe sidomos kur kihej parasysh se përgatitej të takoheshin fuqitë e mëdha në Berlin dhe të rishikonin edhe njëherë hartën ballkanike.
Pozita e shqiptarëve respektivisht Shqipërisë para Kongresit të Berlinit ishte tepër e disvavorshme. Prandaj Abdyl Frashëri u fokusua në afrimin midis programeve të rrymës patriotike revolucionare dhe qarqeve patriotike të moderuara, ku ishin personalitet të respektueshme dhe me ndikim në këtë kohë si Ilaz Pash Dibra, Ali Pashë Gucia, Hasan Pashë Tetova, Avdulla Pashë Dreni, Abedin Pashë Dino, Omer Pashë Vrioni, Selim Beg Bushati etj.
Abdyl Frashëri edhe pse i shihte divergjencat midis rrymave që ekzistonin, mendonte se ato do të zgjidheshin me krijimin e Lidhjes Shqiptare, me bashkimin e tyre dhe unifikimin e mendimit politikë e atdhetar.
Ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Muaji maj shënon peticione të shumta dhe memorandume drejtuar fuqive të mëdha se shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë territorin e tyre nëse vendoset në dëm të tyre. Një aspekt tjetër që kishte marrë përmasa të mëdha ishte edhe ideja e formimit të Lidhjes shqiptare që kishte filluar të shtrihej në çdo cep të tokave shqiptare. Ja seç shkruan konsulli austriak në Shkodër, Lipih më 18 maj 1878, në informacionet e marrura nga vartësi i tij në Prizren, Jelinek: " shqiptarët e Kosovë e gjetën rrugën e drejtë kur iu përveshën formimit të Lidhjes Popullore. Ata deklaruan se në rastin ekstrem, do të udhëheqshin nga parimi i mbështetjes në forcat e tyre. Ky parim i dha nxitje të mëtejshme idesë që është bërë shumë popullore në Shqipëri " Kjo frymë e unitetit pa dallime të mëdha mbretëronte kudo.
Në këtë kohë veç kishin filluar krahinat e ndryshme shqiptare të qonin njerëzit e tyre për në Kuvendin e Prizrenit. Për të përfaqësuar Shqipërinë e Jugut ishin caktuar Abdyl Frashëri i cili përfaqësonte forcat patriotike revolucionare dhe Qazim Konica që do të përfaqësonte forcat patriotike të moderuara. Natyrisht se programi i Komitetit të Stambollit kishte përkrahjen e të gjitha forcave, andaj edhe Abdyl Frashëri ishte promotori i delegacionit për në Prizren.
Abdyl Frashëri prej Frashërit në fillimin e qershorit kishte mbërritur në Stamboll për tu takuar me anëtarët e Komitetit të Stambollit, ku në të njëjtën kohë takoi edhe personalitete të shumta si Ali Pashë Gucian, Ilaz Pashë Dibrën, Avdulla Pashë Drenin, Shehë Mustafë Tetovën, Mustafë Pashë Vlorën, Zija Prishtinën, Vejsel Bej Dinon. Takimi me anëtarët e Komitetit të Stambollit por edhe me personalitete të shquara që jetonin në Stamboll bënë që të përgatitej mirë rreth programit politik i cili do të paraqitej në Prizren Programi ishte shumë i qartë i cili do të paraqitej në Prizren dhe në bazë të dokumentacionit shihet se përmbante tri pika: Në Prizren të formohej " Lidhja Shqiptare" me karakter politik kombëtar; Lidhja të kundërshtonte me çdo mjet vetëm shkëputjen e trojeve shqiptare ; Ajo të kërkonte, në të njëjtën kohë, bashkimin e viseve shqiptare në një vilajet të vetëm.
Delegatët me në krye me Abdyl Frashërin u nisën në mëngjesin e 8 qershorit me tren për në Prizren.
Në mbrëmjen e 9 qershorit Abdyli me delegat të tjerë mbërritën në Prizren.
Punimet e u hapën më 10 qershor , ku merrnin pjesë 110 delegat. Personalitete të shquara dhe të njohura në rrethet shqiptare si: Abdyl Frashëri, Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni ( kryetar i komisionit organizator të Kuvendit ), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, etj.
Në këtë kuvend merrnin pjesë përfaqësues të gjitha vilajeteve në përjashtim të përfaqësuesve të vilajetit të Shkodrës të cilët ende nuk e kishin mbledhur kuvendin ndërkrahinor..Por të cilët përmes një telegrami theksonin se së shpejti do ti dërgonin delegatët e vet.
Kuvendi I filloi punimet dhe filluan diskutimet ku Abdyl Frashëri përveç të tjerave theksoi…qëllimi i kësaj mbledhje sot për sot është tu presim hovin armiqve të egër duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që ti mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë".Ai u propozoi që të formonin një Lidhje Shqiptare, një besëlidhje të mbarë kombit shqiptarë, një organizatë të vetme për të gjitha trojet shqiptare e cila do të merrte në dorë fatin e Shqipërisë( K.F). Në këtë kuvend edhe pse kishte zëra për krijimin e një lidhje me karakter islamik, megjithatë u arrit që të jetë një lidhje një bashkim pa përcaktuar karakterin e saj
Pas diskutimeve të shumta pikërisht në këtë ditë u formua Lidhja e Prizrenit si organizatë politike e ushtarake...Në këtë kuvend përveç personaliteteve tjera që u caktuan në komisione të ndryshme, Abdyl Frashëri u caktua në komisionin për punë të jashtme.
Duke pasur parasysh se Kongresi i Berlinit do të mbahej 3 ditë më vonë me vendimin e kuvendit Abdyl Frashëri dhe Jani Vreto u nisën për në Berlin. U takuan me kancelarin gjerman Oto Von Bismarkun dhe me kryeministrin Britanik Lordin Bikonsfild. Ata parashtruan kërkesat e lidhjes së Prizrenit, respektimin e tërësisë territoriale dhe njohjen e autonomisë së Shqipërisë.
Pas kthimit të Abdyl Frashërit nga misioni diplomatik filluan diskutime të ashpra rreth qëndrimeve të tij në Berlin. Një pesë e cila ishte pro sulltanit dhe donin që lidhjes ti epnin karakter islamik e kritikuan ashpër Abdyl Frashërin. Mirëpo me urëtin, diplomacinë, oratorin e Abdylit këshilli i përgjithshëm më 2 korrik 1878 anuloi KARARNAMENË (Akti i Vendimeve) dhe miratoi një kanun të ri, dhe kështu e shpalli organizatën si një Lidhje Shqiptare e cila do të mbronte te drejtat kombëtare shqiptare. Në një mënyrë platforma e Komitetit të Stambollit dhe e personaliteteve të shquara të kohës gjetën përkrahjen edhe në Kuvendin e Prizrenit
Duhet theksuar se formimi i Lidhjes së Prizrenit shënonte fitoren më të madhe të shekullit XIX. Kjo lidhje mori përsipër të mbronte çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, pa llogaritur në çmimin që mund të ketë. Edhe pse Abdyl Frashëri nuk u zgjodh kryetar i Këshillit as komitetit , ai u konsideruar si personaliteti më i devotshëm, brumi dhe fryma e lidhjes shqiptare të Prizrenit
Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh kërkesat e shqiptarëve, as të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Edhe pse shumë letra e memorandume drejtuar qeverive që përfaqësoheshin në Kongres, megjithatë çështja shqiptare nuk u pa seriozisht nga Kongresi i Berlinit. Dhe në këtë kohë Abdyl Frashërin e kemi në Dibër, në Janinë, e gjithandej trojeve shqiptare për të sensibilizuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe për të vazhduar përpjekjet për tërësinë territoriale por edhe për autonomin e Shqipërisë. Këto dy komponentë ishin të pandalshme në misionet e tij kudo që ishte.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit tani veç hapur kishte shpalosur programin e saj kombëtar. Dhe këtë mision diplomatik e barte vetë Abdyl Frashëri me shokë.
Vlen të përmendët edhe Kuvendi i Prevezës më 11 janar 1879, ku këtë kuvend e kryesoi Mustafa Nuri Vlora. Por figura që i dha dimension të qartë këtij Kuvendi ishte padyshim Abdyl Frashëri. Kuvendi deklaroi hapur se nuk kundërshtonte bashkimin e Tesalisë me Greqinë por se do të kundërshtonte çdo lëshim toke nga Epiri. Në këtë kuvend merrnin pjesë 400 përfaqësues të mbarë Shqipërisë (Ky kuvend u mbajt duke parë gatishmërinë e Perandorisë Osmane për tu ulur me përfaqësuesit Grek për të caktuar kufirin e ri, ku në këtë rast shihej si rrezik marrja e një pjese të territorit të Shqipërisë.)
Abdyl Frashëri edhe pas fillimit të Konferencës Turko-Greke në Prevezë më 6 shkurt 1879, hartoi memorandum dërguar kancelarive të mëdha. Ai më 22 mars 1879 në memorandum theksonte ndër të tjera shqiptarësinë e viseve epirote në jug të lumit kallamas, ku hynte pjesa më e madhe e Çamërisë, të cilën i a kishte premtuar Kongresi i Berlinit Greqisë.
Kjo konferencë dështoi, por mbeti që kjo çështje të kaloi në duar të fuqive të mëdha .
Abdyl Frashëri në mision diplomatik
Abdyl Frashëri së bashku me Mehmet Ali Vrionin tani kishin një mision diplomatik. Ata filluan të trokasin në dyert e kancelarive të fuqive të kohës të cilat kishin vendosur në Kongresin e Berlinit.
Ata u takuan me kryeministrin Italian A. Depretis dhe me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së jashtme G. Tornieli, po ashtu me ministrin e jashtëm të Francës Vadingtonin,me lordn Anglez Salisbëri etj. Pas vizitave këtyre shteteve u nisën drejt Gjermanisë, këtu nuk u pritën nga Bismarku, por as edhe nga ministri i jashtëm Bylov. Ai mori në dorëzim memorandumin e Lidhjes Shqiptare por nuk pranoi dy delegatët. Po ashtu edhe në Vjenë arritën me këtë mision, por nuk u pritën nga Konti Andrashi me motivacion se deri më tani nuk ka pranuar delegacione të Rumelisë Lindore. Memorandumin e mori por nuk krijoi mundësi që të bisedohej me përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas këtij misioni diplomatik, u kthyen në Stamboll për të përcjellur për së afërmi konferencën e ambasadorëve të fuqive të mëdha. Nga dokumentet e kohës shihet se konferenca nuk arriti që të vendoste diçka apo të ndryshoj rreth kufirit Turko-Grek, gjë që mbeti sipas protokollit nr 13 për tu zbatuar.
Pas vizitave të shumta nëpër Evropë Abdy frashëri tani edhe më shumë bindej se bashkimi i Vilajeteve në një Vilajet Shqiptar është mbase i domosdoshëm. Ai fillon hapur të paraqes Stambollit kërkesat e popullsisë Shqiptare dhe Lidhjes së Prizrenit për krijimin e një formacioni shtetror shqiptar.
Është i njohur Kuvendi i Gjirokastrës i 23 korrikut 1880, të cilin e udhëhoqi Abdyl Frashëri. Edhe njëherë ky kuvend u zotua se nuk do të njohim vendimet e Kongresit të Berlinit dhe do të mbrojmë me armë çdo pëllëmbë të tokës së Shqipërisë. Në këtë vazhdë në Dibër u thirr kuvendi i përgjithshëm Lidhjes Shqiptare. Ky kuvend u mblodh më 20 tetor 1880.
Tani kur veç kishin filluar të zbatoheshin planet djallëzore të Kongresit të Berlinit dhe kur kjo bëhej edhe me ndihmën e perandorisë Osmane, Abdyl Frashëri u nis drejt Dibrës ku ishte I planifikuar të mblidheshin të gjithë përfaqësuesit e pjesëve të Shqipërisë. Morën pjesë 300 delegat
Në këtë Kuvend tri qenë pikat kyçe: Çështja e mbrojtjes së Ulqinit, Krijimi i Vilajetit të Shqipërisë dhe Formimi i Qeverisë Shqiptare. Në këtë kuvend kishte divergjenca midis forcave revolucionare dhe të moderuar. Të vetmen pikë që u pajtuan ishte krijimi i një vilajeti Shqiptarë që ishte qëndrim unanim. Dy pikat tjera si mbrojta e Ulqinit dhe krijimi i Qeverisë së përkohshme mbeti pa vendime të përbashkëta. Megjithatë fryma revolucionare nuk ngarendi për mbrojtjen e Ulqinit dhe krijimin e Qeverisë së Përkohshme.
Vendimet e këtij Kuvendi iu dërguan Stambollit, por ishin të ndara në dy propozime
Pas këtij Kuvendi Abdyl Frashëri nuk u kthye në Janinë, por u nis drejtë Kosovës.
Forcat e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit tani gjendej në luftë të rreptë kundër forcave të perandorisë Osmane.
Formimi i Qeverisë së Përkohshme dhe lufta e armatosur kundër portës së lartë
Duke u shtruar nevoja e një organizimi më të mirëfilltë, duke qenë në luftë me perandorinë osmane u thirr Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Shqiptare, ku u mblodh në mesin e janarit të vitit 1881. Kuvendi mori dy vendime me peshë edhe historike, të cilët përfaqësonin edhe idetë e të gjitha trevave shqiptare si Projektin për të krijuar një Shqipëri të bashkuar me anë të kryengritjes së armatosur dhe për ta kthyer Komitetin Kombëtar të lidhjes së Prizrenit në Qeveri të Përkohshme Shqiptare. kryetar i qeverisë zgjidhet Ymer Prizreni, për punë të jashtme Abdyl Frashëri dhe për organizimin e ushtrisë Sylejman Vokshi.
Në këtë kohë ishte lëshuar fletë arresti për Abdyl Frashërin nga perandoria Osmane. Edhe pas formimit të qeverisë Abdyl Frashëri do të jetë në çdo pjesë të territoreve Shqiptare për ti dhënë fuqi veprimeve dhe luftës për krijimin e shtetit Shqiptar.
Shih seç shkruan Sami Frashëri në letrën që i dërgon Jeronim Deradës më 20 shkurt 1881 " punët që po bënë Lidhja e Shqipërisë në Gegëri që prej nj muaji e tëhu mbase nuk i kini dëgjuar,, sepse gazetat e Evropës nuk bëjnë shumë fjalë për to, meqenëse nga njëra anë Turqia nuk lë që ato të përhapen nëpër botë, nga ana tjetër, armiqtë tanë, grekë dhe Sllavë, duan ti tregojnë sikur janë të vogla dhe të pasakta". Ndonëse ngjarjet ishin tepër të rrepta dhe lufta zhvillohej, ajo edhe nga qarqet e ndryshme nuk prezantohej për të mos thënë fare dhe shihej si aspekt i brendshëm i perandorisë. Ofensiva e rreptë që u ndërmor nga porta e lartë të udhëhequra nga Dervish Pasha kundër forcave të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë e po ashtu edhe në drejtim të Shkupit arritën që këtë të fundit ta fusin menjëherë në dorë. Pas pushtimit të Shkupit forcat e Dervish pashës filluan arrestimin e pjesëmarrësve më aktiv të Lidhjes Shqiptare
Thyerja e ushtrive shqiptare në Slivovë dhe Shtimje që ndodhi më 20 prill 1881 , në një mënyrë lëkundi shpresat për fitore dhe vullnetin e forcave shqiptare për të shkuar më tutje. Po ashtu edhe rënja e Prizrenit më 22 prill 1881, dhe hyrja e Dervish Pashës rëndoi shumë aspektin politike e ushtarak. Qeveria e Përkohshme u bllokua totalisht dhe ishte e izoluar ku forcat e saj filluan të shkapërderdhen. Dervish Pasha me të mbërrimë në Prizren shpërblim dha 50 lira turke flori për kokën e gjallë ose të vdekur të Abdyl Frashërit.
Ideologët e Lidhjes Shqiptare ndiqeshin këmba këmbës, pasi që Lidhja Shqiptare respektivisht Qeveria e Përkohshme veç kishte humbur territoret e çliruara dhe njerëzit e saj ishin shpërndarë në pjesë të ndryshme.
Arrestimi i Abdyl Frashërit dhe jeta pas burgut
Abdyl Frashëri arrestohet në kasollen e lundërtarit i cili ishte përgatitur për të kaluar lumin Shkumbin bashkë me dy bashkëudhtarë. Përgjegjësi i patrullës së gjandarmëris ishte Jakup Çaushi të cilët e përcollën Abdylin në burgun e Elbasanit. Prej Elbasanit më 28 prill 1881 me pranga në duar e nisën për ta dorëzuar në Prizren më 10 maj 1881.
Me burgosjen e Abdylit, e të Sylejman Vokshit dhe largimit të Ymer Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit përfundimisht u shpartallua. U shpartalluan edhe degët e saj në pjesët e Shqipërisë respektivisht në vilajete Shqiptare. Nga disa burime thuhet se gjenerali i egër Dervish Pasha kishte marrë një ekspeditë terrori duke burgosur në Vilajetin e Kosovës 3000 mijë veta, në Shqipërinë jugore dhe qendrore 4000 mijë veta. Këtë e bënte edhe për një arsye që te të gjithë ata që kanë synime autonomiste të ndillte frikën, të shlyente edhe në memoriet e tyre idealet për pavarësinë e Shqiptarëve.
Abdyl Frashëri në bodrumet e kalasë së Prizrenit ishte i izoluar plotësisht duke e mbajtur në pranga.
Shkrimtari Arbëresh, G. Skiroj shkruan se :" Dervish Pasha bëri shumëçka për të gjetur njerëz për të dëshmuar kundër Abdyl Frashërit kinse i kishte nxitur të luftonin kundër Perandorisë Osmane. Njërin prej dëshmitarëve Abdyli e kishte pyetur "Mos vallë erdha tek ju me ushtar apo mos vallë u bleva me para ?' Vlen për tu theksuar se materialet e procesit gjyqësor nuk ekzistoj apo nuk janë gjetur deri tani. Abdyli akuzohej se kishte dashur të përmbyste rendin shtetërorë osman dhe tersin territoriale të perandorisë. Gjyqi special Abdylin e dënoi me vdekje. Duke parë popullaritetin, njeriun e respektuar të Lëvizjes kombëtare dhe duke ndjerë rrezikun nga kryengritjet e Shqiptarëve Porta e lartë dënimin me vdekje e zbriti në dënim të përjetshëm.
Nga dokumentet thuhet se Abdyli qëndroi në burgun e Prizrenit prej 10 majit 1881 deri më 31 maj 1884. Kushtet ishin mjaftë të rënda. Dhe si rezultat i kësaj skëterre Abdyli vuante nga sëmundja e mushkërive dhe e reumës etj.
Më 31 maj 1884, Abdyl Frashëri u internua me vendim të kryeministrisë në Ballikeser, një qytet i vogël në Vilajetin e Marmarës në Veriperëndim të Azisë së Vogël. Po ashtu me të u internua edhe e shoqja e tij Ballkëzi. Pas një viti Abdyli me të shoqen u transferuan në Banderma po në atë vilajet, por me një gjendje tepër të keqësuar dhe të rëndë.
Abdyli pas 3 viteve burg dhe 20 muaj internim të rëndë , u lirua nga porta e lartë. Lirimi nga burgu u bë me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria e tij politike e kombëtare dhe të qëndronte në Stamboll.
Në Stamboll mbërriti në vitin 1886
Lirimi i Abdyl Frashërit ishte një gëzim i madh për gjithë shqiptarët e brenda e jashtë Shqipërisë
Abdyli për asnjë moment nuk e ndali punën dhe aktivitetin kombëtar, në shtëpin e tij hynin e dilnin personalitete të ndryshme të kohës, duke biseduar gjithëherë për rrugzgjidhjen e popullit shqiptarë.
Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në përkujdesje të vëllezërve të tij të Naimit dhe Samiut ai nuk heshti .E filloi prapë betejën në planin ndërkombëtar, duke hartuar një seri memorandumesh drejtuar personaliteteve evropiane. Deri më sot në bazë të arkivave janë gjetur vetëm 3 sosh. Memorandumin të cilin ia dërgoi Françesko Krispit, Kryeministrit të Italisë e kishte nënshkruar dhe përpiluar së bashku me Mehmed Ali Vrionin " Ne nuk dyshojmë se shkëlqesia juaj ka aq dashuri dhe afeksion për mëmëdheun e stërgjyshërve tuaj sa edhe për Italinë; si rrjedhim, gjendja dhe interesat e Shqipërisë , dëshirat dhe ndjenjat e kombit Shqiptarë nuk duhet të jenë të panjohura për ju"."Shqipëria ndodhet para jetës ose vdekjes së saj, para ringjalljes ose copëtimit të saj". Për të vazhduar "Si rrjedhim, Shqipëria meriton pavarësinë më shumë se çdo komb tjetër i Ballkanit" Ata i kërkonin Kryeministrit të Italisë të mos harronte gjakun prej nga rrjedh që ishte edhe atdhe i tij ( A.Krispi ishte arbëresh i Italisë)..
Memorandumi i fundit i Abdyl Frashërit drejtur F Krispit është përgatitur 2 vite para vdekjes më 1890
Abdyl Frashëri edhe njëherë ia rikujton Kryeministrit se " Çështja e Lindjes nuk do të mund të zgjidhet kurrë në qoftëse Evropa nuk merr parasysh fatin e Shqipërisë, e cila zë një vend me shumë rëndësi në Gadishullin Balkanik"
Nga tërë aktivitetin që bëri Abdyli pas burgut, shkrimet që i bëri flasin qartë se ideologun e gjysmës së dytë të shekullit XIX nuk e kishin thyer as prangat e Prizrenit, as internimi por as sëmundja që e gërryente dalëngadalë.
Aktiviteti i tij, diskutimet me personalitete të ndryshme, shkrimet e tij paraqesin konsekuencën që prej fillimit të jetës revolucionare kombëtare e deri në fund të jetës. Katër janë kupolat e veprimtarisë
Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha e huaj, mbrojtja e tërësisë tokësore të atdheut, zhvillimi i kulturës patriotike shqiptare dhe nxjerrja e vendit nga prapambetja shekullore.
Samiu shkruante, sëmundja,vuajtjet dhe pësimet që pati, ia ligështuan aq tepër trupin sa ideologun rilindës e ngërtheu shumë shpejtë pleqëria e parakohshme. Vdiq më 23 tetor1892.
Kur Abdyl Frashëri ishte arrestuar i dërmuar nga fyerjet i lodhur me xhandarë në rrugët e Manastirit u takua ballë për ballë me një konsull të huaj (me të cilin para disa viteve kishte pasur debat rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit). Konsulli kur e kishte parë me pranga në duar kishte buzëqeshur me ironi dhe i kishte thënë me cinizëm ;" Çfarë bëre me idetë tuaja ? Por Abdyli Frashëri, si kurdoherë krenar, i u përgjigj" si mund ti thuash bujkut çfarë bëre kur mbjell farën në arë ? Sot fara nuk duket por do të mbijë. Në mos ne , do të korrin brezat e ardhshëm. Shqipëria do të bëhet!"( K.Frashëri).
http://lajme.dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=4492-3758:772 |