ZerIslam.com
ZeriIslam
Le të jetë nga ju një grup që  thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja

Emri 

E-mail 

Mesazhi

Olsi Jazexhi

 

Ben Kiço Blushi dhe ideologjia urrejtjenxitëse

e Ortodoksisë

 

 

Romanit më të fundëm të Ben Kiço Blushit, ‘Të jetosh në një  ishull’ i është dhënë shumë publicitet në mediat shqiptare.

 Shumë njerëz me të cilët kam folur për këtë roman, me çfarë kanë  dëgjuar nga mediat, thonë që është një roman i mirë që flet  për tolerancën fetare në Shqipëri pse kështu kanë folur televizionet  kliente të Partisë Socialiste. Mbi mirësinë e librit të Ben  Blushit foli edhe botuesi dhe miku i familjes Blushi, Fatmir Toçi i cili  në kapakun e prapëm të librit thotë që romani ‘përpiqet të  tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës  fetare për t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.’

 Kur fjalë të këtilla dalin nga një person si Fatmir Toçi dhe Piro  Misha që mori pjesë në promovimin e këtij libri, të cilët në një  seri rastesh kanë sulmuar muslimanët shqiptarë për librat që ata  botojnë dhe kanë kërkuar censurimin e tyre  si në kohë të Partisë së Punës, toleranca e librit të bënte  të dyshosh. I nxitur nga dëshira e mirë për të kuptuar sesi është  e mundur, që djali i Kiço Blushit, i Islamofobit më të egër në  Shqipëri i cili hoxhallarët e Shqipërisë i ka quajtur xhambazë  kuajsh disa muaj më parë, mund të shkruaj një roman që flet për  bashkëjetesën fetare në Shqipëri, porosita nga Italia që të më blejnë  këtë roman. Ishte një habi për mua që një njeri racist dhe  islamofob si Beni i Kiços së Blushëve i cili në Tetor të vitit 2006 fyeu  muslimanët e Shqipërisë nga podiumi i parlamentit shqiptar, të  mund të ndërroj pllakë brenda natës dhe në vënd të urrejtjes dhe  racizmit islamofobik të prodhojë një roman që flet për tolerancë. Librin të cilin porosita nga Tirana, e mora para dy ditësh dhe e  lexova me një frymë. Libri i Benit që ka 408 faqe i dedikohet në faqen  e 5të të tij Eva Bratit – Blushi, gruas së Benit e cila u akuzua  disa vite më parë si përfituese e pandershme e 250 milion lekëve të  taksapaguesëve shqiptarë me 12 tendera të Albtransportit në  kompaninë familjare të familjes Blushi. Duke parë që ky libër i  dedikohej një personi të përfolur për korrupsion që në faqen e parë të  librit, nënqesha me vete dhe thashë hajde tolerancë fetare që duhet  të ketë këtu brenda.

Romani i Ben Blushit nis në një fshat diku në jug të Shqipërisë.  Beni ndoshta e ka imagjinuar romanin në fshatin e tij në Kolonjë.  Në roman tregohet sesi një i krishterë vendos që një ditë prej  ditësh të shekullit të 18-të të bëhet musliman. Arsyeja pse personi  do të bëhët musliman, sipas Ben Blushit, është teoria e vjetër  greko – sërbe kundër shqiptarëve, e cila islamizimin e tyre nuk ia  dedikon triumfit teologjik të Islamit ndaj Krishtërimit, as shtypjes  greko – sërbe kundër shqiptarëve, por dhunës turke, taksave turke  dhe muslimanët e islamizuar tregohen si servilë dhe njerëz frikacakë  ndaj turqve. Ben Blushi fut në gojën e të krishterit që bëhet  musliman debate të ndryshme që ky bën për islamin. Ndër të tjera Ben  Blushi, Islamin e quan fe të dhunës. Kuranin libër të ndalimit dhe  jo lejimit. Muhamedin e akuzon sikur ai ka shkruar Kuranin edhe pse ai  nuk dinte shkrim e këndim (fq. 9).

 Lëmoshën që muslimanët japin ky e quan varfërim të njeriut (fq.  12), Islamin e tregon si një stuhi rëre që ofron dhe mbyt liritë e  njerëzimit etj.

Kur Ibrahimi bëhet musliman, Ben Blushi mbledh të krishterët e  katundit të Kolonjës të cilët Islamin e quajnë kolerë që ka një  mijë vjet që përhapet me majën e shpatës, ndërsa njerëzit që  pranojnë mesazhin e Zotit, i quan Judë (fq. 23). Por ndërsa shqiptarët  muslimanë janë judë dhe tradhëtarë, turqit Ben Blushi i tregon si  ujqër, të cilët pasi shumohen shumë vrasin njëri tjetrin (fq. 25).  Turqit janë aq mizorë saqë ata bëjnë edhe grekët e ishullit të  Mitelenit mizorë pasi këta rrojnë nën robërinë turke (fq. 84).  Turqit në romanin e Benit sjellin edhe kolerë me vete kur ata pinë ujë  në çesmën e fshatit (fq. 118). Një krahasim të këtillë, të turqve me ujqërit unë e kam gjetur në Mein Kampfin e Hitlerit ku ai i  krahason çifutët me ujqërit të cilët kur shumohen shumë hanë  njëri tjetrin. Unë nuk e di se ku e mësoi Ben Blushi këtë krahasim të turqve me ujqërit. Por di që si Beni ashtu  si edhe i ati, Kiçua, janë dele të urta të herezisë së tij  peshkopit grek, Janullatos. Kur grekët vranë çifutët, turqit dhe çamët  në Janinë dhe Selanik në vitet 1913, 1925 dhe 1945 qarqet  fondamentaliste helene si shqiptarët, si turqit ashtu edhe çifutët i  krahasonin me këto epitete. Ka mundësi që qirje Janullatosi ta ketë mësuar  Ben Blushin me këto krahasime luftënxitëse dhe anti-semite.  Në roman, personazhet e Ben Blushit tregojnë sesi dervishët që  predikonin Islamin në Shqipëri ishin përdhunues grashë muslimane (fq.  26), Ibrahimin i cili bëhet musliman, të krishterët e thërrasin  ‘Ibrahim o derr, Muhamedi të pret në ferr’ dhe ofendime të tjera  kundër profetit të Islamit (fq. 33 - 35). Por ndërsa Ibrahimi  personazhi kryesor i romanit të Benit është bërë musliman syni, Ben Blushi  tregon që Ali Pashai është prototipi më i qartë i muslimanit  shqiptar, i cili sipas Benit është Bektashi, dhe si pasojë është  hajdut, rrufian, njeri që ja ka me hile Zotit, kriminel, pedofil, kusar,  përdhunues grashë dhe njeri i pabesë (fq. 44 – 52). Ali Pashai i cili  qeveriste grekët në Janinë, Ben Blushi e tregon si një mostër  seksuale i cili kishte jo vetëm femra në Harem të cilin e përdorte si  bordell, por edhe një bordell special me djem të rinjë. (fq. 325).

 Ndërsa operacionet anti-terroriste që Ali  Pasha bëri kundër banditëve grekë dhe suliotë, Ben Blushi i  tregon si aksione kriminale dhe të pabesa nga shqiptarët muslimanë,  kundër suliotëve ortodoksë, që ky nga hajdutë dhe vrasës i bën  heronjë të krishtërimit.

Proçesin e islamizimit të shqiptarëve Ben Blushi e quan tradhëti  ndaj krishtërimit, pasojë e taksës së gjakut, xhizjes antikristjane,  pengmarrjes nga turqit, dhunës që muslimanët shqiptarë ju bëjnë  të krishterëve në Shkodër, Vlorë, Berat, Korçë, Janinë dhe  Elbasan. Në Shqipërinë muslimane të Ben Blushit të krishterët  terrorizohen nga muslimanët shqiptarë, të cilët grabisin toka, gratë e të  krishterëve, siç kanë mësuar nga Kalifi Umar (fq. 102 – 103).

 Muslimanë, në romanin e Benit bëhen edhe të krishterët e pabesë që  duan ti vjedhin babait tokën e tyre me ndihmën turke (fq. 111).

Herojtë e Ben Blushit në roman janë vllehët e Voskopojës.  Personazhi kryesor i romanit është një grek bizanit me emrin Arianit Komneni  të cilin Beni e bën heroin e romanit. Ky Komneni të cilët të  gjithë i njohin që historikisht janë grekë dhe shqiptarëvrasës, në  roman shitet për shqiptar, por një shqiptar me qendër jo në Tiranë,  Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në qytetet ku u zhvillua shqiptaria por  në Voskopojë. Në bisedat që Komneni greko – vllah i Ben Blushit  bën  me hajdutin Ali Pashë Tepelena, heroi ortodoks i romanit sulmon  islamin, shqiptarët muslimanë dhe mbron ortodoksinë dhe i tregon  ortodoksët si herojtë e shqiptarisë. Duke ditur mllefin që greko –  ortodoksët kanë me Skënderbeun si hero katolik, Ben Blushi sulmon me  gojën e Arianitit edhe Skënderbeun të cilin e quan turk, musliman,  të pabesë, hileqar, njeri që i bën pabesira Arianitit, dhe një njeri  pa ndërgjegje, pasi ishte edukuar si  musliman, njeri djallëzor për shkak të edukatës turke që kishte  marrë etj. Ky Skënderbeu ishte i pabesë dhe sëbashku me turqit i  bënin hilera Arianitit. (fq. 55 - 63). Por njeri i keq në romanin e  Benit nuk është vetëm djallëzori Skënderbe i cili është aleat i  Papës dhe jo i Janullatosit, por edhe një Thoma Komneni i cili cilësohet  si tradhëtar meqë ai u bë musliman (fq. 64).

Për Ben Blushin, heroi i tij, Arianiti është hero i krishtërimit i  cili thotë se nuk ka dallim nëse jemi shqiptarë, serbë apo grekë.  Rëndësia ka që të luftojmë me flamurin e krishtërimit, kundër Islamit të cilin ai e quan një përbindësh më trup në Azi dhe i cili

 vendin e ka në Azi. Ndërsa Islami i përket Azisë, për Ben  Blushin, Krishtërimi është një farë që nuk mund të mbijë në Azi (fq.  82). Herojtë e Ben Blushit në roman thonë që Shqipëria është vend i vogël për shumë fe, gjë që nënkupton se në këtë vend nuk  ka vend për muslimanët (fq. 93).

Heroi i Benit lufton për të mbrojtur Kretën greke, Greqinë, Voskopojën dhe do të ndërtojë Perandorinë Bizantine me themel pan – orthodhoksinë greke dhe çati Evropën (fq. 66 – 68). Arianit Komneni është në dashuri të madhe edhe me serbët të cilët me Gjergj  Brankoviçin bëjnë komplote për të marrë pushtetin në Kosovë kundër  shqiptarëve. Për këtë arsye të dy herojtë ortodoksë të Ben  Blushit shkojnë në Stamboll që të ndërtojnë një komplot. Muslimani  shqiptar që Arianiti takon në Stamboll është barbari Patrona Halili  të cilin autori e  tregon që është Lab. Dhe lebërit tregohen si  hajdutë, vrasës, barbarë dhe tmerri i Stambollit (fq. 72 – 76).

Por qendra e qytetërimit që Ben Blushi quan ‘shqiptar’ është Voskopoja e vlleho – grekëve. Në këto vitet e fundit si pasojë e  indoktrinimit vllaho – grek dhe Janullatist në Shqipëri, një numër  i madh ortodoksësh, që nga Aurel Plasari, te Alfred Moisiu, Piro  Misha, Kiço Blushi, Nasho Jorgaqi etj kanë zhvilluar kultin e  Voskopojarizmit. Vllehët besojnë ashtu si edhe serbët që duan Kosovën – se Voskopoja është tokë e shenjtë e tyre, të cilën e shkatërruan shqiptarët muslimanë. Ndërsa serbët, Kosovën shqiptare e masakruan  dhe e dogjën për 100 vite me radhë, falë besimit të tyre të marrë  se Kosova është një Jeruzalem serb, voskopojarizmi vllah është  edhe me i rrezikshëm pse ai cënon sigurinë kombëtare në Shqipëri  pasi vllehët duan të bëjnë një shtet brenda shtetit dhe Voskopojën  e shohin si Jeruzalemin e vllahërisë. Kush ka lexuar gazetën FRATIA  që botojnë vllehët e Tiranës me Nasho

 Jorgaqin dhe Vangjel Shundin, do të shohin sesi vllehët e Tiranës  botojnë aty poezi dhe shkrime ku vllehët pretendojnë që shqiptarët  kanë qenë barbarë dhe vetëm vllehët e Voskopojës kanë patur  qytetërim në Shqipëri (shiko Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6, poezia  Voshopolea). Këtë gjë synon të tregojë edhe Ben Blushi në roman e  tij. I yshtur siç duket nga peshkopi Janullatos, Beni e tregon  katundin vllaho – grek të Voskopojës, sikur të mos ketë qënë një  vendstrehim çobenësh aromunë që jetonin me kuaj dhe me gomerë duke  transportuar mallrat e muslimanëve shqiptarë, por sikur të ishte një  El Dorado i krishtërimit. Vllehët që edhe sot në Rumani mezi kanë  bërë një palo-shtet, Ben Blushi na i tregon sikur të ishin më të  qytetëruar sesa shqiptarët muslimanë. Në roman Ben Blushi tregon që Voskopoja kërcënohej nga bandat muslimane të Korçës dhe Beratit.  Muslimanët e Shqipërisë së Jugut, që  nga Skrapari, Vlora, Korça dhe Berati, Beni i tregon si barbarë.  Ndërsa vllehët të cilët në Shqipërinë Osmane kanë patur statusin e  evgjitit dhe rronin në gjendje gjysëm të egër, Beni i tregon sikur  të ishin britanikë. Kapitulli 23 i romanit të Ben Blushit e tregon  Voskopojën sikur të ishte një parajsë e cila ishte kështu vetëm  nga që nuk kishte muslimanë:

 

‘Voskopoja ishte një qytet i bukur jo shumë larg fshatit tuaj.  Voskopoja ishte një botë e vogël e mbledhur në një dorë malesh. Aty  kishte çdo gjë. Kishte ditë, kishte natë, kishte diell, kishte  hënë, kishte qetësi, kishte fllad, kishte lule, kishte livadhe, kishte  ketra, kishte lepuj, kishte zjarr, kishte vjeshtë, kishte pranverë, kishte  pyll, kishte yll, kishte eklips,… por nuk kishte myslimanë.’

 

Por për Benin, Voskopoja nisi të shkatërrohet rreth vitit 1712 kur  në qytet erdhën muslimanët. Kur erdhën muslimanët, Beni rrëfen që  ata bënë hatanë, duke vrarë, kërcënuar, bërë banda të  armatosura etj. Muslimanët që vinë në Voskopojë nga Korça, Skrapari,  Berati, Elbasani dhe zonat përreth ishin jetimë, çobenë, të papunë,  dembelë që rrëmbejnë dhe vrasin (fq. 211 - 214). Në Voskopojë  sipas Blushit kishte një udhëheqës që quhej Marin Kurila i cili  kërkonte që të hapi një luftë shqiptaro – vllahe duke sulmuar  Korçën, Janinën, Beratin dhe Elbasanin dhe vendosur hegjemoninë vllahe në  Shqipëri. Por si pasojë e mos-mobilizimit greko – vllah (beni i  quan shqiptarë voskopojarët), hajdutët shqiptarë muslimanë  triumfojnë. Marini i fut këta në burg, por më pas vritet prej tyre. Dhe  kështu muslimanët e varfër dhe të paditur që janë kthyer në Islam,  dhe kanë ardhur nga malet dhe fushat, dhe  vinë në Voskopojë për tu civilizuar arrijnë të triumfojnë (fq.  216 – 228). Por pasi vritet Marin Kurilla pushtetin në Voskopojë e  merr një tjetër vllah me emrin Isak. Ky i bind të krishterët e  Voskopojës së Voskopoja është një ishull i krishterë, dhe këta nuk e  mbrojnë dot me luftë pse Korça dhe qytetet përreth ishin plot me  muslimanë dhe me turq. Isaku i këshillon të krishterët e Voskopojës që tua marrin fëmitë muslimanëve, ti shkollojnë dhe tua hanë  kokën me të butë duke i bërë ushtarë të tyre që do mbrojnë  kishat. Muslimanët janë të egër, të hutuar dhe të uritur – thotë Isaku. Shqiptarët bëhen muslimanë pse ata shpresojnë që Islami do ju japi çka ata nuk kanë. Megjithatë intriga vllahe nuk punon me muslimanët, pasi këta të udhëhequr nga Sali Binishi dhe të ndihmuar nga  muslimanët e Korçës dhe të nxitur nga një hoxhë, triumfojnë mbi  vllehët dhe e djegin Voskopojën që Ben  Blushi thotë – duan ta bëjnë si Medina (fq. 230 – 273).

Në këtë kapitull Ben Blushi sulmon edhe profetin Muhamed të cili e  portretizon në mënyrë perverse me disa vizatime që janë bërë në  muret e një Kishe, ku ai tregohet në pozicione perverse me gra të  ndryshme. Me profetin Muhamed tallen edhe gratë vllahe të Voskopojës  të cilat bëjnë ironi dhe pyesin sesi i mban ai gjithë ato gra (fq.  238 – 240). Gratë vllahe të cilat historikisht dhe fatkeqësisht u  kanë trajtuar me keq se evgjit në Shqipëri, Beni i tregon sikur të  ishin zonja, ndërsa muslimanet shqiptare i tregon sikur të ishin  femra të paditura dhe të egra. Ben Blushi sulmon në këtë roman edhe profetin Muhamed të cilin ai e urren si pasojë e instruksioneve që merr familjarisht nga peshkopi Janullatos. Në një vend të librit Beni e  bën profetin Muhamed evgjit, dhe muslimanët i barazon me jevgjit kur  thotë që një fshat pa muslimanë dhe pa jevgj do të ishte monoton  (fq. 357 - 358).

Ben Blushi hoxhën që ju vjen në Voskopojë muslimanëve dhe i  mobilizon kundër tiranisë vllahe, e tregon si një injorant dhe prapanik,  tamam siç trajtonte i ati i tij, Kiç Blushi në Gazetën Shqiptare në  shkrimin ‘Na lipsen vullnetarë e misionarë të përnjimendtë!’,  të datës 19/10/2007 hoxhallarët e Shqipërisë që sulmuan Edi  Ramën në Kavajë. Djegjen e Voskopojës, Ben Blushi e krahason me një  histori të profetit Muhamed që hoxha ju tregon muslimanëve shqiptarë,  ku Beni profetin Muhamed e tregon si vrasës dhe kokëprerës (fq. 273  – 275).

Edhe pse Voskopoja, siç të gjithë shqiptarët e dinë, u sulmua në  vitin 1773 si pasojë e terrorizmit greko – vllah në rajonet e  Korçës i cili u nxit nga Caresha Katerina II dhe dashnori i saj Orlovi që  deshën të bëjnë Greqinë e Madhe mbi trojet e Shqipërisë, dhe  vllehët bënë masakra kundër shqiptarëve, Ben Blushi kërkon që  aksionin anti-terrorist të shqiptarëve t’ia faturojë Islamit dhe  muslimanëve shqiptarë. Ç’është më qesharake është se Beni,  mbrojtësit e Voskopojës i bën shqiptarë, kur vetë në gazetën Fratia  lufta e Voskopojës tregohet si lufta vllaho – shqiptare. Ja disa vargje  që provojnë këtë:

 

Me katër gegë një arumun, po ndeshet /

E tillë lufta nuk është e  lehtë /

Por koka shumë në tokë, shihen te hedhur /

Paria e  bejlerëve kudo vrapojnë /

Dhe shqiptarët i dërgojnë të vdesin, /

Për  plaçka dhe asnjë të mos tërhiqet.  

( VOSHOPOLEA nga Nida Boga, Gazeta Fratia, Nëntor 1997, fq. 6 )

 

Në kapitullin 24, Beni që është i pikëlluar për djegjen e  Voskopojës, e tregon këtë si dobësi të vlleho – krishterëve që nuk  dinë sesi të vrasin muslimanët. Me këtë konkluzion Ben Blushi siç  duket i bën apel vllehëve të Shqipërisë që të mësohen të vrasin  muslimanët shqiptarë dhe të mos përsërisin gabimet e vllehëve  të Voskopojës.  Priftërijtë pan – ortodoksë të Ben Blushit,  Metodi dhe Mihali të cilët tregojnë historitë e Voskopojës dhe  barbarizmin e muslimanëve shqiptarë, Beni i pikturon tamam si Shën  Methodhiusin dhe Shën Cirilin bizantinë të cilët përhapën krishtërimin  në mesin e sllavëve. Këta priftërinjë bizantinë inspirojnë  personazhet e librit të Benit me tregimet e tyre për Voskopojën dhe nxisin  fëmitë e vegjël që të vënë shalle të kuq në qafë, tamam siç  bënte Ben Blushi kur ishte debatik në kohën e PPSH-së dhe me këto  shalle sllavo – ortodoksë, priftërijtë  grekë duan që historia e Voskopojës dhe urrejtja kundër  shqiptarëve muslimanë të trashëgohet nga brezi në brez. Me këta mësues  orthodhoksë të cilët mësojnë personazhet e romanit që të duan  Kretën, Greqinë dhe pan-ortodoksinë, Ben Blushi ndoshta imagjinon  mentorin shpirtëror të tij dhe babës së tij, Peshkopin Janullatos, i cili  edhe pse familja e tij i grabiti me dhunë çamëve muslimanë tokat e  tyre në Prevezë të Çamërisë 128 vite më parë, tani me Ben  Blushin dhe romanin e tij në ishull kërkon që të inspirojë brezat e  rinjë të grekofilëve në Shqipëri që të jetojnë, punojnë dhe  luftojnë për mëmën Greqi.

Ben Blushi romanin e tij e mbyll në Kretë, ku vajza e heroit të tij,  Arianit Komnenit, Sara, shkon në ishullin grek, dhe aty takohet me  heroin e Voskopojës, Isakun, dhe viziton varrin e të atit të saj,  Arianitit, i cili ka shkuar që të vdes në ishull ku disa vite më pare  kishin vdekur 11 ortodoksë të tjerë në mbrojte të Greqisë dhe  Krishtërimit kundër Islamit. Romani i Ben Blushit mbyllet me disa fjali  melankolike nga personazhet e tij ortodoksë ku ata thonë që në  Voskopojë ne mendonim se si do t’i mësonim myslimanët të jetonin si  ne (fq. 403). Ama personazhet grekofilë të Ben Blushit dështojnë që  ti mësojnë muslimanët shqiptarë që të jetojnë si grekë. Pse  në historinë e Shqipërisë, muslimanët shqiptarë ju kanë dhënë  vendin e merituar shovinistëve grekofilë në një seri rastesh  rebelimesh në jug të Shqipëriës. Djegja më e fundme që muslimanët  shqiptarë me në krye çetat patriotike të Sali  Butkës i bën Voskopojës ishte viti 1916, kur voskopojarët dhe  andartët grekë të Korçës pasi kishin therrur dhe përdhunuar me  mijëra shqiptarë muslimanë dhe e shpallën Voskopojën Greqi, në fund  morrën drejtësinë e merituar nga trupat e Malkë Zvarishtin dhe Sali  Butkës. Voskopojën e rrethuan 1500 shqiptarë të cilët morrën hak  ndaj krimeve që andarët ortodoksë dhe jerohollitë helenë kishin  bërë në Shqipëri nga viti 1913 e deri ne 1916 nën slloganin Enosis i  Thanatos (Bashkim apo Vdekje). Përkrah çetave shqiptare muslimane në  çlirimin e Korçës luftuan edhe shumë patriotë ortodoksë  shqiptarë.

Edhe pse Ben Blushi dhe i ati i tij, Kiço Blushi dhe mentori i tyre  peshkopi Janullatos do të donin që Shqipërinë ta bëjnë Voskopojë  dhe ta Enosojnë (Bashkojnë) me Kretën, Qipron dhe Greqinë si në  1914, ëndërrat e tyre janë të destinuara të dështojnë. Pse qyteti  ku Ben Blushi dhe i ati dhe mentori i tyre grek jetojnë sot, është  Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë i ndërtuar nga Pashallarët muslimanë  të Gegërisë të cilët që nga Ibrahim Pashë Mulleti e deri te  Gani Beg Toptani ju kanë treguar vendin shovinistëve grekë përgjatë  të gjithë historisë sonë. Edhe pse Beni me gjithë të atin e tij  shajnë Islamin pa mbarim, dhe në kohë të PPSH-së Kiço Blushi  prodhoi një seri filmash propagandistikë kundër Islamit, faktet tregojnë  që muslimanët shqiptarë vetëm se rriten edhe pse Blushët dhe qirje  Janullatos kanë mllef për këtë punë.

Me romanin ‘Të Jetosh në Ishull’ Ben Kiço Blushi i tregon edhe  njëherë shqiptarëve rrezikun që voskopojarizmi dhe shovinizmi pan  – ortodoks përbën për paqen në Shqipëri, Ballkan dhe rajon. Ky  roman diskrediton botuesin e tij, Fatmir Toçi i cili bëhet pjesë e  këtyre botimesh propagandistike anti-shqiptare të cilat synojnë  nënshtrimin e Shqipërisë nga shteti fondamentalist ortodoks, Greqia. Ky  roman tregon edhe rrezikun që i kanoset sot Shqipërisë nga politikanë  si Ben Blushi apo Ledia Shamku Shkreli të cilët me gjithë  fondamentalizmin e tyre të krishter kundër muslimanëve të Shqipërisë  vazhdojnë të parazitojnë në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë dhe  kanë uzurpuar kryesinë e Partisë Socialiste. Romani ‘Të Jetosh në  Ishull’ i Ben Kiço Blushit duhet të lexohet nga të gjithë shqiptarët muslimanë, ateistë dhe patriotë, për të kuptuar kërcënimin  që sot i vjen Shqipërisë nga fondamentalizmi  greko – ortodoks dhe ideologjia e urrejtjes që gjenerali helen,  Anastas Janullatos po përhap në Shqipëri me agjentët e tij ne status  politik.