|
ABEDIN RAKIPI
GJENDJA E SHQIPËRISË
PARA ARDHJES SË ISLAMIT
atkeqesisht qytetet shqiptare banoheshin
dhe kontrolloheshin nga tregtare te huaj dhe disa kuislinga te rralle
vendas te cilet kishin arritur nja fare aristokracie ku si princ i pare
shqiptar autonom shqiptar ishte Progoni i cili luftoi shume per te
arritur autonomine e tij duke qene se ai kishte presion konstant nga
kolonite greke dhe zoterinjte bizantine qe kontrollonin ekonomine dhe
situaten politike ne Shqiperi. Nje shembull konkret ishte familja
Chryseloi e durresit e cila zoteronte nje pjese ne madhe tokash ne ate
zone. Ata ishin me origjine bullgare dhe ishin helenizuar por ishin
aleate me Car Samuelin dhe me armenianet dhe kalonin here here nen
varesine e bullgareve dhe here nen ate te Bizantit sipas interesave te
tyre strategjiko-ekonomike. Shembuj te tille te zoterve te tokave kishte
me qindra mijera(6). Pakenaqesia e popullsise vendase rritej dita dites
dhe ishte duke arritur kulmin dhe kjo tregohet qarte kur ne 1185
Eustathe i Selanikut pranon hapur se ishin shqiptaret ata qe i lehtesuan
marrjen e Durresit mbretit te Sicilise. Anne Comnéne shkruan se ne 1081
gjate sulmit normand ne Durres pjese me e madhe e kolonive tragtare
ishin greke, venedikas dhe amalfitane.Luftrat Veneto-Bizantine te
shekullit te 12 benin qe qyteti i durresit dhe shume qytete te tjera
shqiptare te binin here ne duart e grekeve dhe here ne duart e
italianeve duke marre parasysh faktin qe pas cdo beteje digjeshin shume
vende dhe shqiptaret vendas merreshin si robe lufte nga te dyja palet.
Keto luftra e varferuan edhe me shume popullsine vendase. Ne ate
periudhe edhe Gjenova pergatiste nje nderhyrje ushtarake ne Shqiperi dhe
duke pasur frike nga kjo gje Venediku pushtoi Durresin ne 1205. Edhe
Piza ne ate periudhe kishte syte mbi trojet shqiptare dhe priste
momentin e duhur per ti pushtuar ato. Ne 1270 bregdeti shqiptar kalon
nen varesine e mbretit te Napolit i cil ive taksa shume te larta gje qe
çon ne largimin e venedikasve dhe raguzianeve nga Shqiperia e mesme duke
sjelle ne kete menyre dekadencen e Durresit dhe qyteteve te tjera
bregdetare. Raguza dhe venedikasit vershojne atehere drejt vendeve qe
nuk kontrollohen nga Napoletanet sidomos me ne jug ku zoterimet i
takonin Bizantit. Raguza exportonte prodhimet shqiptare drejt tregjeve
sllave dhe per konsumimin e saj te brendshem ne Dalmaci ndersa Venediku
drejt Italise. Autori francez Alain Ducellier ne librin e tij «
SHQIPERIA NDERMJET BIZANTIT DHE VENEDIKUT » shkruan se Ne fillim te shekullit te 15 gjendja u keqesua me tej per shqiptaret duke qene se Venediku e rimorri Durresin ne 1392 dhe vazhdoi vjedhjen e prodhimeve shqiptare te cilet i sherbenin per te ushqyer Dalmacine nga Kotori deri ne Zadar(7). Pas 1385 Venediku filloi ti jape nje rendesi kapitale Shqiperise duke qene se osmanet po afronin dhe Shqiperia ishte nje vend strategjik me keshtjellat e saj qe do ti sherbente si baze Venedikut kunder osmaneve. Megjithe sakrificat e princave locale shqiptare per autonomi Venediku jo vetem si perkrahu ata por edhe i luftoi duke filluar qe ne 1385 dhe deri ne kohen e skenderbeut ku familje te forta shqiptare si Balshajt u luftuan ashper nga Venediku. Ndersa autori K. Jirecek ne Valona im Mitteralter, (Illyrische-Albanische Forchungen ) thote se princat shqiptare i kerkuan ndihme princave Osmane kunder Venedikut. Ndersa Alain Ducellier e quan rolin e Venedikut shume negativ ne Shqiperi sepse fiskaliteti i ashper qe ata ushtrojne mbi shqiptaret dhe abuzimet e pamasa te funksionereve Venedikas ndaj agrikultoreve vendas çuan ne nje emigrim masiv dhe progresiv te shqiptareve ne shekullin e 15 deri ne ate pike sa Durresi qe ishte nje nder qytetet dhe portet me te fuqishme te ballkanit ne 1430 konsiderohet si « gati bosh dhe shume i varfer »(8). Venediku dhe Raguza kishin lidhje te forta politike me disa prince shqiptare te cilet i mundesonin atyre perfitime te shumta ne kurriz te popullit shqiptar. Ne kete menyre princat qe ishin kuislinga pasuroheshin por edhe lejonin autoritetin e venedikut dhe raguzes mbi trojet shqiptare. Keta princa nuk e donin ardhjen e osmaneve ne trojet shqiptare se keshtu do te humbnin supremacine e tyre ekonomike dhe privilegjet qe kishin mbi popullaten e shtypur vendase. Keta princa ishin Topiajt , Muzakajt , Kastriotet , Arianitet, dhe Dukagjinet te cilet ishin aleate te nenshtruar te Venedikut dhe Raguzes kunder Osmaneve.
Ne 1461 atehere qe Valona eksporton sasi te
medha dridhi drejt Raguzes(e cila pas dobesimit te Venedikut perparoi
sidomos ne Vlore dhe Kanine), tregtaret dhe fshtaret rreth e qark vlores
detyroheshin ne blinin drith ne More per te mbijetuar.Raguza ne ate
periudhe megjithe prezencen osmane kishte nje koloni super te forte ne
vlore dhe fakti i mesiperm tregon qarte se deri ne cfare pike e
shfrytezonin ata popullsine lokale. Raguza kishte gjithashtu monopolin e
kripes shqiptare e cila nga zona e vlores transportohej drejt Dalmacise
duke marre parasysh faktin qe brigjet shqiptare ne detin Jon kishin nje
sasi shume here me te larte kripe sesa Dalmacia. Pas viteve 1450 kur
kripa e vlores filloi te mbaronte ose pakesohej Raguzianet e lane vloren
dhe u drejtuan drejt brigjeve te Pulias ne Italine jugore. Raguza luajti
edhe nje rol shume te forte ekonomik ne shitjen e sklleverve shqiptare
ne fillim te shekullit te 15, te cilet merreshin ne trojet shqiptare per
tu shitur ne Pulia dhe Marche, dhe kjo tregti vazhdoi per dekada me
rralle dhe pse teorikisht qeveria e Raguzes z ndalonte kete por fshehtas
ajo e mbeshteste ate sepse ishte nje nder bizneset me fitimprurese te
Raguzes(CF. Skllavet e shitur, « Ab Albanensi-bus », ne Himare, ne 1439
(arkivat historike te Dubrovnik). Keshtu trafiku i fshehte i sklleverve
shqiptare organizohej ne fillim te shekullit te 15 nga princat sllave qe
sundonin Pas dobesimit te rende te qyteteve dhe trevave shqiptare disa rruge psh ajo qe lidhte Durresin me Sllavonine u zhduken dhe autori francez Alain Ducellier ne librin « Shqiperia ndermjet Bizantit dhe Venedikut » thote qe per kete turqit nuk duhen akuzuar sepse nuk e rrenuan ata bregdetin shqiptar por kolonizimi dhe shfrytezimi i paskrupullt i Venedikut, Bizantit , dhe Raguzes i bregdetit dhe trojeve shqiptare. Pas ardhjes se osmaneve ne Ballkan gjithmone sipas te njejtit autor rruge te tjera u gjalleruan si « VIA DE ZENTA » qe lidhte Lezhen me Shkodren dhe duke vazhduar drejt Vaut te Dejes lidhte Prizrenin me Shkupin, dhe shume rruge te reja u krijuan si ajo qe lidhte Vloren me Beratin dhe me pas vazhdonte drejt Sllavonise, Korces apo Kosturit, apo rruga e re qe lidhte Gjirokastren me Himaren, duke rikrijuar nje rol çeles te trojeve shqiptare te cilet ne kete menyre blinin edhe mallra ne Serbi apo Maqedoni dhe ja u shisnin te huajve te porte shqiptare tashme te kontrolluar nga osmanet. Ketu behet fjale per tregtaret dhe princat shqiptare te cilet nen tutelen osmane filluan nje biznes te vertete te mallrave vendase po edhe atyre qe vinin nga lindja me ish shfrytezuesit dhe shkelesit e tyre Bizantine, Venedikas, apo Raguziane nje rol te rendesishem per kete luajti Vlora e cila disa dekada me pare ishte ishte e dominuar nga cifute, sllave disa shqiptare por sidomos nga greke ku prezantuesi me i mire i tyre eshte doganieri Manoli Vissomati i njohur ne vitet 1417-1435, por kjo perberje njerezish ishte nje varg kolonish parazite te cilet i sherbenin politikes shtypese dhe shfrytezimit te vendit nga te huajt. Ne menyre te pamohueshme gjendja ne shqiperi ndryshoi fale dominimit turk dhe « pax ottomana » te cilet duke larguar pushtuesit dhe shfrytezuesit e vjeter koloniale dhe duke gjetur te shqiptaret aleate besnike ne ballkan kunder venedikasve sidomos qe shqiptaret urrenin keta te fundit, krijoi per shqiptaret vendas nje situate shume te favorshme per zhvillimin e vendit ,dhe sidomos tregtise mes lindjes dhe perendimit. Pas marrjes se Vlores nga ushtrite osmane vlora u kthye ne nje qender tregtare liberale konform rregullave te shtetit osma n duke u bere keshtu nje nder portet me te fuqishme te Ballkanit(9). Por Venediku dhe Raguza nuk hoqen dore nga trafiku i fshehte ne zonen e Vlores dhe sidomos Himares por shpesh here trafikantet sulmoheshin nga himariotet shqiptare qe jo ralle i bashkonin forcat e tyre me turqit per te sulmuar trafikantet(10). Keto zhvillime detyruan osmanet qe te aktivonin popullsite vendase duke ju dhene atyre me shume liri dhe mundesi te krijimit te nje sistemi ekonomiko-ushtarak qe forconte te dyja palet osmanet dhe shqiptaret qe tashme po beheshin aleate te padiskutueshem te Ballkan kunder pushtimit dhe shfrytezimit Bizantino-Venediko-Raguzian dhe per kete nje rol te rendesishem luajti instalimi nga qeveria osmane e « SHERIATIT » apo kushtetutes islamike e cila hidhte poshte aristokracine duke mbrojtur nje vizion te barazise se njerezve dhe i afronte cdo individi mundesine e zhvillimit te lire dhe demokratik.
___________________________________ (1) Anne Comnéne Alexiade 5, 4, edicion, tome 2 f. 9. (2) Eustathe i selanikut La espugniazione de Tessalonica (3) Anne Comnéne Alexiade, 1, 14, tome 1 f. 53 (4) ID., 4, 1 tome 1 f. 144 (5) N. ADONTZ Samueli, armeniani, mbreti i bullgareve ne studimet armeno-bizantine, Lizbone 1965, f. 395-403 (6) Alain Ducellier Shqiperia ndermjet Bizantit dhe Venedikut (7) Archivi di stato , Venezia senato Mar. 1 f.4 (8) Alain Ducellier KAP 17 F. 62 (9) Lam. For. 39 f. 329-364 (1468) (10) Lam. For. 11 f. 116v |