Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme,
urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e
keqja
|
|
Dr. Musa Ahmeti
Vatikan
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
NE ARKIVAT E EUROPES
Per Lidhjen Shqiptare te Prizrenit eshte shkruar mjaft deri sot, jane botuar monografi, stduime dhe vellime me dokumente e doreshkrime, por, megjithate ka mbetur nje pjese e madhe e burimeve arkivore, lende kjo e dores se pare, e pa botuar dhe pa hulutmuar.
Studiuesit dhe specialistet e kesaj periudhe i pret nje lende mjaft voluminoze doreshkrimesh,dokumentash, raportesh, relacionesh dhe materiali tjeter ne disa arkviva, siq jane ato te Vjenes, Romes, Vatikanit dhe Zagrebit. Ne, gjate viteve te kalaura, kemi shfrytezuar pjeserisht disanga fondet e ketyrearkivave dhe si kontribut modest, per ndihmese studiuesve shqiptare dhe te tjere, ju ofrojme rezultatet e kerkimeve tona, me deshire qe ato te shkojne edhe me tutje, vecanerisht ne pervjetoret tjere te Lidhjes Shqipatre te Prizrenit.
Ne, nuk jemi ndalur kesaj radhe per te analizuar arkivat vec e vec, fondet apo permbajtjen e dokumentave. Ne nje studim te mevonshem, i cili eshte ne pergaditje e siper, do te bejme nje gje te tille, duke shtjelluar lenden arkivore te konsultuar nga arkivat e permnedura. Nje pjese te kesaj lende, respektivisht asaj nga Arkivi Shteteror i Zagrebit, ne forme te skanuar dhe te stampuar, ja kemi dhuruar Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves ne Prishtine.
Pjesen tjeter, me te pefunduar studimi monografik, poashtu do ta dorezojme ne insitutcionet perkatese per t'iu kursyer kohen si dhe per t'iu lehtesuar punen studiuesve dhe historianeve te cilet nuk kane nevoje te udhetojne ne arkivat perkatese ngase keto burime mund ti shfrytezojne ne institucionet e cekura.
Arkivat Romes, Vatikanit dhe Zagrebit, asnjehere deri me sot, nuk jane studiuar ne menyre sistematike, per periudhen e Lidhjes Shqipatre te Prizrenit, ndersa situata eshte me ndryshe me Arkivin Shteteror te Vjenes, por edhe nga ky arkiv, pas konsultimeve te fondeve perkatese dhe krahasimeve me vellimet e dokumentave te botuara, u verejt se ka ende mjaft lende arkivore origjinale te pa botuar.
Kjo lende burimore nga te gjitha keto arkiva, pas pergaditjes se saj per botim, nga studiues dhe specialist te fushave prekatese, duke perdorur metodat bashkekohore kritike te botimit te dokumenteve te tilla, vecanerisht ate krahasuese, do te hidhte drite ne disa segmente ende te pandricuara sa duhet per veprimtarine e Lidhjes Shqipatre te Prizrenit, kohen e themelimit, rrethanat politko shoqerore, ndikimet, kontributet dhe pengesat e ambasadave dhe konsulatave te huaja me veprimet e tyre gjate viteve 1877 1881, si dhe mbi disa nga pesonalitet me kyce tee cilat drejtuan Lidhjen.
Ne Arkivin Shteteror te Vjenes eshte nje numer i madh fondesh, ne te cilat ka shume material burimor per Lidhjen e Prizrenit dhe perioden ne te cilen ka vepruar ajo. Keto fonde jane "Politisches Archiv" te ashtuquajturat "Gehemie Akten" qe fillojne ne vitin 1839 dhe vazhdojne deri ne vitin 1918; pastaj fondet: "Bulgarien," 1879 1918, dosjet: XV/1 123; "Griechenland," 1848 1917, dosjet: XV/l 96; "Montenegro" per vitet 1879 1914, dosjet XVII/35, vecanerisht: Haupakten der albanischen Liga, per vitet 1878 1881; "Rumanien" 1879 1918; "Serbien," 1879 1914, dosjet: XIX/1 94; "Turkei" dosjet I XII, "Albanische Liga" dosja XII/236B, vitet 1880 1881; "Varia" Gusinje Frage dhe Albanesische Liga, per vitet: 1878 1880; "Zivilkommisariat Plevle," vitet 1880 1888, dosjet 111 121.
Nderkaq, kujdes te vecante duhet kushtuar fondit: "Konsulate" 1848 1918, dosjet: I XXXVIII, me 89 libra te protokolit per vitet: 1853 1918; ndersa ne fondin "Akten" te konsulatave austro hungarezene vende te ndryshme te Gadishullit Ballkanik, dosjet jane te renditura ne baze te alfabetit, gje qe lehteson shume punen e kerkuesve dhe studiuesve.
Disa nga dosjet e keti fondi te konsullatave jane: Antivari, per vitet: 1877 1878; Beogradi per vitin 1878; Cetina per vitin 1878; Dubrovniku, per vitin 1878; Janine per vitin 1878; Manastiri per vitet 1878 1881; Mostar per vitin 1878; Prizreni, per vitet 1869 1914; Sarajeva 1878 1879; Selaniku per vitet 1878 1881; Shkodra, per vitet: 1878 1881, etj.
Ne Rome ne: "Archivio Storico del Ministero degli Affari Esteri," qe gjendet ne ndertesen e quajtur Farnesina, jane disa fonde ne te cilat ka dokumente per Lidhjen Shqipatre te Prizrenit. Ato fonde jane: "Turchia raportti in arrivo" vell. 23; pastj fondi: Pacc. ser. 1460 1472, vell. I, 21 dhjetor 1877 5 prill 1879; Scutari/ Questione albanese; dhjetor 1877; pastaj: vell. II, korrik 1878; vell. III, tetor 1878; vell. IV, dhjetor 1878; vell. V, 15 dhjetor 1878 15 shkurt 1879; vell. VI, vitet 1879 1880), vell. VII, vitet 1880 1881; dhe vell. VIII, vitet 1881 1882.
Ndersa ne: "Serie terza: Divisione "Politica," per vitet 1867 1888, jane te ruajtura raportet e konsujve dhe ambasadoreve italiane nga Bullgaria /Sofje/; Greqia, /Athine, Selanik/; Rumania, /Bukuresht/, Serbia, /Beogradi/ etj.
Ne Vatikan, nje rendesi te vecante kane posaqerisht arkivat si: Archvio Segreto Vaticano, respektivisht fondet: "Archivio della Delegazione Apostolica di Albania; Visite Apostoliche; Archivio della Nunciatura di Albania; Libri litterarum visitationum sacrorum liminum; dhe Arkivi i Propagandes Fide, perkatesiht fondet: Scritture Originali Riferite nelle Congregazioni Generali; Scritture Riferite nei Congressi; Lettere della Sacra Congregazione "de Propaganda Fide"; Acta della Sacra Congregazione "de Propaganda Fide" etj.
Ne Zagreb, ne Arkivin Shteteror Korat, ne fondin: 435, "Akten des K. K. General Commandos Zagreb Grenz Verwaltungs Presidial, per vitet 1878 1881; ruhen raporte te konsullut austro hungarez, ne Shkoder, F. Lippich ut dhe dokumente tjera origjinale dhe kopje te dubluara ne 24 kuti, psh. dosja XVIII, num. act. 619 1307; dosja XIX, num. act. 4 967; dosja XX, num. act. 970 1899; dosja XXI, num. act. 1905 3246; dosja XXII, num. act. 14 3999; dosja XXXIII, num. act. 4028 5073 dhe 104 3588, etj. Ky fond, por edhe disa te tjera, jane konsultuar nga M. Panxhiq, D. Marjaniq dhe ne, gjate viteve 2002 2004.
Koha jone-E Premte, 09 Qershor 2006 |