|
Modelet e bukura për
motrat
Motrat e dashura të mia në Islam, Es-selamun
Alejkum!
Ju lutem ndiqeni këto këshilla më poshtë, kështu që të qëndroni
atraktive dhe të bukura përgjatë tërë jetës suaj.
1- Ti zbukuroni sytë tuaj, uleni vështrimin tuaj ndaj meshkujve, kjo do
t’i bëjë sytë tuaj të pastër dhe të shndritshëm.
2- Për ta zbukuruar fytyrën tuaj dhe për ta bërë fytyrën tuaj të
shndrisë, aplikoni dhe merrni avdes pesë herë në ditë.
3- Për ti pasur buzët atraktive, gjithmonë përmendni All-llahun dhe
kujtoni të flitni vetëm të vërtetën.
4- Sa për zbukurim të faqeve dhe buzëve me të kuqe, "Modestia" është një
nga shenjat më të mira dhe mund të gjendet ku do në secilën qendër
Islamike.
5- Për ti larguar papastërtitë nga fytyra dhe trupi juaj, përdorni
sapunin të quajtur Istigfar. (kërkim i faljes nga All-llahu) ky sapun do
largojë secilën punë të urryer.
6- Tani për flokët tuaj, nëse njëra nga ju keni problem se si ti
rregulloni flokët apo si ti ndani ato, atherë unë ju preferoj “hixhabin
Islam” qe do të ju mbrojë flokët tuaj nga prishja.
7- Sa për stoli, zbukuroji duart tuaja me përulësi dhe lejoji që duart
tuaja të jenë fisnike dhe jep lëmoshë për të varfërit.
8- Për t’iu shmangur sëmundjeve të zemrës, fali njerëzit të cilët i
lëndojnë ndjenjat e tua.
9- Qaforja jote duhet të jetë shenjë që t’i falësh vëllezërit dhe motrat
tuaja.
Nëse i ndjek këto këshilla të cilat të ipen
nga Krijuesi, ti do kesh një mbrendësi shumë të bukur dhe atraktive si
dhe në dukje të jashtme.
Përktheu: Jehona PERQUKU |