ZeriIslam

Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja

 

Emri:

E-mail:

Mesazhi:

 

Sherif Delvina

Pse them, qe Abdyl Frasheri  nuk ishte ne themelimin e Lidhjes se Prizrenit?

 

Replika juaj, me titull: "Kristo Frasheri: Pse them, qe Abdyl Frasheri ishte ne Lidhje" shtjellon nje  përgjigje, qe megjitheqe ze dy faqe gazete nuk sjell  ndonje fakt,  qe verteton se Abdyl Frasheri  ka qene ne Prizren me 1878. Ne kete shkrim profesori yne  na keshillon, qe deshmite e Mithat Frasherit  duhen marre  ne konsiderate, po nuk duhet  spekulluar me to. I kujtojme zotit Kristo, se  Mithat Frasheri ve ne dukje:"Kam mesuar  me te ndjerin babane tim, gjeografi  te pergjithshme, historine e kohes se vjeter,  gramatiken e persishtes, gramatiken e shqipes, gramatiken e frengjishtes etj". Po keshtu Lumo Skendo  na ben te ditur  Uran Butka, "Gjeniu i kombit", Tirane viti 2000, "Ne mergim  dhe akoma me tepër ne Stamboll me miqte, qe vinin ta vizitonin, im ate subjektin e preferuar  te kuvendimit  e gjente ne te rrefyer  te ngjarjeve  te pas Luftes Ruso-Turke, te "Kujtimeve te Lidhjes" e "Shpresat për te pritmin".
Mithati, Abdylin  e kish mesues  personal për 6 vjet  rresht, "prandaj  shkruan për vete Mithatin "memedheu mori për mua vendin e nje besimi fetar". Pasi vdiq i ati me 23 tetor 1892, jetoi  me nenen, Ballkizin, te shtepia e xhaxhait te tij Sami Frasheri.  Nga ç'thame  me sipër, nuk mbetet  dyshimi se Mithati  thote te verteten, kur shkuan: "Me 1879 ne shtator Abdyl Frasheri  vete ne Prizren, kur e therisnin nga Liga".
Fakt tjeter i rendesishem eshte, qe  ne gazeten "Tercuman – i Sark" (interpret  i Lindes) gjate muajit  qershor – korrik 1878, kryeredaktor i te ciles ishte Sami Frasheri, nuk përmendet  Abdyli  fare,  si pjesemarres ne Lidhjen e Prizrenit. Po keshtu, as ne vepren madhore te Sami Frasherit  "Kamus ul -a Lam", vellimi IV, f.3061 thote, se A. Frasheri  "Inkuadrohet ne Komitetin e Lidhjes, qe ishte  formuar  ne Prizren", d.m.th, pasi ishte formuar Lidhja e Prizrenit. Edhe Mehdi Frasheri, te libri i tij "Lidhja e Prizrenit  dheefektet diplomatike te saj" Tirane 1938, ne faqen  29 pohon, se A. Frasheri qe nga Stambolli u kthye ne Frasher, pa lejen e qeverise. Po ashtu, edhe disa personalitete nga paresia e Kosoves u kthyen e u mblodhen  ne Prizren.
Përsa i përket  recensionit, qe i ben M. Frasheri broshures  se K. Dakos (Hylli i drites nr.101922 ne faqen 468-469) Kristo Frasheri pretendon, se Mithati  shkuan, se: "Ne themelimin e lidhjes, si delegat  nga Jugu, nga Janina dhe Preveza u çua A. Frasheri ne Prizren... ndersa ne liber shkruhet  tekstualisht keshtu:"Si delegate nga jugu, nga Janina dhe Preveza, u çua  Abdyl Frasheri  në Prizren. Pra, fjalet  ne "themelimin e lidhjes" jane shtuar  nga vete  Kristua. Me tej Mithati  vijon: "Mbase qe nga viti 1879  e tehu  beset  u shtuan dhe me shume akoma, kujtimi i Lidhjes se Prizrenit la pershtypje ne aspiratat e popullit".
Kristo Frasheri për fjalimin e A. Frasherit ne Lidhjen e Prizrenit me 10 qershor 1878  thote, se eshte bazuar  te Xh. Belgu, qe e ka regjistruar nga nje pjesemarres i Kuvendit (Abdyl Frasheri, jeta dhe veprat). Edhe ketu K. Frasheri nuk thote te verteten.
Profesori yne  perpiqet  përhere te denigroje  brez pas brezi
figurat e Frasherllinjve. Për kete citojme Sami Frasherin ne (Kamus al-a lam, vepër e cituar) Abdyl Frasheri "Qekur  i kishte 14 vjet u gjend  ne kufirin e Greqise  me ushtrine ndihmese, se bashku me babane  e vet". Kontributi i Halit Bej Frasherit, dhene ne lufte kunder  andarteve ne Epir  pasqyrohet  mire tek vepra e doktor Shkelzen  Raçës "Marredheniet shqiptaro-greke 1828-1882" Prishtine, 1990, po citojme  disa fragmente: "Perkundrazi  ne prill  e maj te vitit 1854 te rrezikuar  nga invadimi i andarteve  greke, shume shqiptare, si Halit bej Frasheri, Çelo Picari dhe te tjere, u hodhen ne kampin e rezistences kunder politikes okupuese te shtetit grek ("Athina" 2.4.1854 "Elpis", 16.4.1854)... Por planet  megallomane  te Greqise otoniane deshtuan,  ngase nga mesi i prillit te vitit 1854, Çelo Picari  tok me Ahmet Çaparin, pas nje sulmi frontal i detyruan  andartet te terhiqen ne viset  jugore  te Çamerise, (fondi mavrokordhatos)... te ndjekur  vazhdimisht  nga Çelo Picari, Halit bej Frasheri dhe nga kreret e tjere te parise shqiptare. Andartet  rezistuan ne fshatin Skulikaria, te prire nga Karaiskaqis (N.G. Nikokles de Albaneisen sive  schipitar origina et prosapia. Gotingae 1855,12), te thyer moralisht, pas shume  krimesh te  bera e viset e banuara  me shqiptare. Andartet  gjate majit te vitit  1854 u terhoqen  me ne fund  ne drejtim te Thesalise dhe Maqedonise.
Sipas Mithat Frasherit,  ne "Shenime Biografike"  fondi 35 dosja 138, faqe 100-105, Halit Beu  bente punen e intendentit  si dhe te prijesit, me shume  ne Thesali ku ngjanin turbullime (antishqiptare SH.D.) me grekerit. Abdyli  ka qene me te jatin si kapiten (prijes i ushtareve shqiptare).
Keto bema trimerore nuk e kenaqin prof.dr.Kristo Frasherin. Citojme ate tek A. Frasheri: "Edhe ne kishte ende iluzione,  ne Thesali  karriera e gjysherve  u varros perfundimisht. Ate e bir u binden, se kapitulli i pashallekut kishte marre fund nje here e pergjithmone: (No koment).
Eshte e vertete, për te ardhur keq kur krahason fq.196-197 te librit ne fjale me "A. Frasheri" te shkruar  nga Mithat Frasheri  dhe te botuar  ne "La nazione Albanese". Kristo Frasheri  manipulon  pa pike turpi, pasi perkthen nga Mithat Frasheri nje anektode prekese, qe siç thote  Mithat Frasheri, Abdyli  deshironte shpesh ta tregonte. Kristos i shperthen "talenti  letrar" me fantazine e tij te nje letrari ordiner, sajon nje gjysme faqe, fq.196, ku,  midis te tjerash, thote:
"Abdyli  foli me dibrane shqipen e tij te Dangellise dhe se nga ky fjalim i tij kemi vetem  nje fragment  te regjistruar  me kohe,  sipas tregimit te vete Abdylit dhe nje pohim te pleqve  dibrane te moçëm  te degjuar  nga pjesemarresit e kuvendit". Ky fjalim nuk ishte  gje tjeter, veçse faqja 197 e librit "Abdyl Frasheri, jeta dhe vepra e  Kristo Frasherit" marre  nga Abdyl Frasheri, Mithat Frasheri botuar ne 1901, perkthyer nga Anselmo Lorechio dhe manipuluar nga prof.dr.Kristo Frasheri.

A mund te bazohemi te Jovan Haxhivasiljeviç?

Kristo Frasheri flet  gjate për burimet bashkekohore serbe, për fondet  sekrete te Serbise, qe u dogjen gjate Luftes se Pare Boterore. Perpara se te digjeshin, thote profesor Frasheri, i ka shfrytezuar  historani serb Jovan Haxhivasiljeviç ne punimin e vet kushtuar "Lidhjes se Prizrenit" (Arbançka liga)  botuar  ne Beograd,  me 1909 J. Haxhivasiljeviç na ben te ditur, se ne punimet e Kuvendit themeltar te Prizrenit delegatet e Shqipërise jugore dhe qendrore kerkonin  liri te plote për Shqipërine. Ne krye te ketij grupi  qendronte Abdyl Frasheri, i pari nder te paret  e delegateve te ketij grupi.
Citojme J. Haxhivasiljeviçin (f.32) për te pare, a mund te bazohem te ky  pseudohistorian  shovinist  për te dhena  biografike mbi Abdyl Frasherin:
"Abdyl Beu rrjedh nga nje familje  e rendesishme dhe e pasur.
Mbasi  beri mesimet e para ne Janine, shkoi ne Stamboll ku kreu Liceun e Stambollit, pastaj shkoi ne Paris e studioi  për drejtesi. Kur  u kthye nga Parisi, Abdyl Beu e emerua profesor. Me vone  ka qene  për nje kohe  te shkurter  myfti;
pastaj dha doreheqjen dhe u kthye  ne Janine... Shqiptaret  thone, se ai ka ditur 7 gjuhe te huaja. Ky fakt i Portes se Larte nuk i pëlqente. Ai u ftua ne Stamboll, për t'u emeruar  nenpunes i larte. Kur Abdyl Hamiti u be sulltan, Abdyli u emerua nenpunes i larte i pallatit. Nga kjo detyre mbas pak kohe dha doreheqjen, duke shkuar  ne mes te shqiptareve te kryeqytetit. Mbas kthimit te tij nga Evropa, ku shkoi  ne emer te "Lidhjes se Prizrenit"  - sulltani nxiti  kunder tij disa njerez  te besuar  te sherbimit te tij ne krahinat e Prizrenit e te Gjakoves, te cilet  e burgosen, duke e mbajtur ne  burg 19 muaj. Ai u lirua vetem atehere, kur "Lidhja" u shpernda ne vitin 1881. Abdyl Beu  u lirua  nga burgu dhe pastaj  iu dergua  sulltanit ne Stamboll. Ai e futi  rishtazi ne rrethin e tij, deri sa vdiq (1884) si nenpunes i larte i pallatit".
J. Haxhivasiljeviçi e quan Abdyl Frasherin "diplomat". Ne faqen 40 te ketij libri ky autor  shkruan: "Mbasi shqiptaret ishin mbledhur ne Prizren, erdhen aty, nga Stambolli kundra vullnetit  te Portes se Larte, Abdyl Frasheri dhe Jani Vretua". Me tej Jovan  Haxhivasiljeviçi shkruan: "Ali Pashe (Gucia) qe dhendri i Mahmut  Begollajve te Pejes. Ai, siç duket, nga ato qe ndodhen, ishte shpirti i Lidhjes se Prizrenit. Ky autor, kur flet për perberjen e Komitetit Qendror te Lidhjes,  pohon se aty u zgjodh  edhe Naim bej Frasheri, i vellai i Abdyl  bej Frasherit. Për çka thame me sipër,  konkludojme, se J. Haxhivasiljeviçi eshte Nastradini i historise. Po te bazohesh  ne te, do te thote: "Për inat te sime vjehrre, do te fle me mullixhine". Nese do tu besonim ketyre  te dhenave te  pasakta,  atehere  edhe libri biografik  i K. Frasherit për A. Frasherin, do te ishte krejt ndryshe, nga ai qe ka botuar.

Redaksia e "Hyllit te Drites" i pergjigjet prof.dr.Kristo Frasherit

Fjala "poezi" rrjedh nga greqishtja dhe do te thote "krijim". Volteri thote, se poezia eshte gojetari  harmonike, kurse T. Todorovi  ne "Poetique Secuil", 1973,  na tregon se te jesh  poet do te thote te perdoresh nje menyre  te veçante  te foluri, te krijosh  njefare tregimi, ku te nderhyjne kafshet, pemet, mali, etj. Keshtu te veprat e poetit  gjendet nje ndergjegje poetike, e cila eshte  nje ndergjegje plot imagjinate.
Prof.Dr. Kristo Frasheri sjell si argument themelor për pjesemarrjen A. Frasherit ne Kuvendin e Pergjithshem, mbajtur  ne Prizren me 10 qershor 1878, fjalen e tij ne kete kuvend, qe gjendet ne kryevepren e letersise sone ne poezi "Lahuta e Malcise". Poeti yne kombetar, At Gjergj Fishta, ne "Hijeve te Parnasit" (për te prum ne vend nje gjyq te pavend te zotit Mehdi Frasheri mbi autorin e Lahutes se Malcisë)" shkruan për ngjarjen e sipërpermendur. Citojme fragmente estetike dhe krijime te asaj redaksie (Hyllit te Drites 1932, 12). Autori i "Lahutes se Malcisë", tue fole për mbi Lidhjen e Prizrenit (pj.II v.1931) e tue dashte  me diftue  emnat e krenvet  te Shqypnise, mbledhun  n'at kuvend  thote, se Ora e Shqypnis prej  Ljubotinit paska  thirre Zanen e Sharrit, edhe aty, tue fole  shoqe  me shoqen, ora pyet Zanen:

A i shef poshte atje  n'Prizren
Njata burra mbledhe kuvend?
A thua i shef - a thue po i njef?
Ora atehere hin e i difton Zanes rresht shesht emnat e  tyne
e kur vjen  rendi m'Abdyl Frasherin, thote:
... Aj asht trimi Frasheri Begu
Qi gjithkund ku e qiti shtegu
i la nam ai Toskenis
faqe t'bardhe i la Shqypnis.

Me tej redaksia vijon, duke na treguar ndryshimin midis poezise dhe historise, duke iu drejtuar vepres se Gj. Fishtes "Lahuta e Malcisë". Citojme ate:"Historia, si duket  shqyrton  faktet, si  ndodhin ne kohe e ne pershtrimeni (hapesire)... ndersa poezia nuk shqyrton  faktet,  si ndodhin ne kohe e ne pershtrimeni, por vetem  qenesi ne ase esencen e tyne, ne te përpjekun  me qellimin e nji ideali  te caktuem. Prandaj poezia ka fuqi me permbledhe  te gjitha kohet ne  nji ças, e te gjithë hapesiren e rruzullimit ne nji pike, po kje qe  e lypi  aj ideali i caktuem i veti. Edhe ketu, tue u mbajte gjithmone  mbrenda periferis s'idealit te vet, veshen ngjyren, stinen, vendin etj... Prandaj Oson mund e pershkruej me mustake deri m'flete te  sylahit, me tri zemra, me pupla t'arta nen sjetull si dragojt, me nji za si bubullima... Pse faktet  poeti  nuk i përpjek, si historiani  me jete reale, por me jete ideale, te krijueme ne fantazi te tij".

Redaksia "Hylli i Drites" për çeljen e Kuvendit nga ana e Abdyl Frasherit ne Prizren, me 10 qershor 1878.
Histori, apo poezi?

Citojme nje pasazh:
"Për te naltesuem edhe ma tepër zotsin mendore e kulturale t'Abdyl Frasherit, kur vjen koha e kuvendit se ban me fole Ali Pashen e Gucisë qe e ka vu ne krye te vendit, por sheh Abdylin dhe thote për te:
... Atje poshte ne Prizren
Abdyl Frasheri i Toske me mend kshtu  ka nise  me çilë  kuvend.
Për ligjerate, mandej, i ven ne goje fjalet e nji kange  qi do vjet  perpara  pat botue  me titull "Epopeja e fisit shqiptar". Ket kange  autori i Lahutes e pat shkrue ne Paris, kohen e Konferences se Paqit, mbas dishirit te te perndritshmit zotni Mihal Turtullit, i cili  caktoi argumentin (paraqitjen e permbledhur  te permbajtjes - SH.D.) dhe  i fali nji çmim 1000 frangash  për te. Kur u krye  kanga, zotni doktori perbani nje juri prej Luigj Gurakuqit – paste drite! Z.Mehdi Frasherit me shqyrtue  vleren e saj,e te cilet  edhe e pleqnuen te denje për ate çmim. Mbas ktij gjyqi  zotni dr.Turtulli ia dha auktorit 1000 frangat".
Siç shihet, kemi te bejme me nje krijimtari artistike dhe jo histori dhe për me tepër, me krijimtari artistike te paguar ne çast. Krijimtaria artistike shnderrohet ne fakte historike nga prof.dr.Kristo Frasheri.

Shpifja nuk eshte argument

Ne repliken tuaj te mesipërme, kunder familjes sime me nentitullin "Dhjata e Abdyl bej Delvines", ju kujtoni se me fyeni. Aty ju keni përmendur nje emer, Abdyl bej Delvina, biri i Selim bej Delvines, qe s'ka te beje  aspak me  familjen tone Delvina.
Une kam nderin te bej pjese ne familjen Delvina, u ben te ditur  lexuesve te nderuar, se njerezit e familjes sime kane punuar  vazhdimisht për Shqipërine  dhe kete e deshmojne emrat e disa shkollave, shesheve etj, kurse mbiemri i Kristo Frasherit, qe nuk ka te beje  aspak me deren e ndritur te Frasherllinjve, nuk ka asnje simbol  perkujtimor, për merita  ne fushen e atdhedashurise,  me gjithe përpjekjet e tij te panderprera dhe qesharake, po me kot(!)
Eshte e udhes t'u them se, sipas dokumenteve ekzistuese ne luften e Lekuresit kunder bandave  greke jane  dalluar Mehmet Pashe Delvina dhe Myslym Gjoleka.
Se fundi  e verteta historike e ngre historianin, ajo kurre nuk e ul ate. Ne rastin tone  konkret, pavaresisht  nga madheshtia e Abdylit ne periudhen e Lidhjes se Prizrenit, kishte dhe te tjera personalitete te shquara, qe formuan Lidhjen e Prizrenit dhe ky fakt nuk e zbeh figuren e tij. Kur Sami Frasheri,  Mithat Frasheri dhe Mehdi Frasheri pohojne se Abdyl Frasheri nuk ka qene  ne themelimin  e Lidhjes se Prizrenit, kjo nuk e ul Abdyl  Frasherin, jo vetem  për faktin ne fjale, sepse ai ne teresine e vepres se tij eshte tepër imadh, por edhe,  sepse ai  ish gjetke ne nje detyre tepër te rendesishme për Shqipërine. Ai duhej te neutralizonte  veprimtarine armiqesore te Greqise, ne Shqipërine e Poshtme (Epir), ashtu edhe nepër qarqet  diplomatike te Evropes. Ate pune aq te rendesishme ne kuadrin e Lidhjes se Prizrenit, me mire se Abdyli nuk mund ta kryente asnje tjeter.