ZeriIslam

Le të jetë nga ju një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja

 

Emri:

E-mail:

Mesazhi:

 

Tash një vit në xhaminë “Gazi Memhet Pasha”

U ZBULUA PLLAKA PËRKUJTIMORE KUSHTUAR LIDHJES SË PRIZRENIT 1878

Prizren, 12 qershor 2007

Me rastin e përvjetorit të 129 të mbajtës së Lidhjes së Prizrenit në një solemnitet në rasti morën pjesë studiues, historianë dhe personalitete rasti, të ftuar enkas për këtë rast. I pranishëm ishte edhe Myftiu i Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava.
Ai zbuloi Pllakën përujtimore në murin e përparmë të xhamisë së “Gazi Mehmet Pashës” - (Bajraklisë) në Prizren. Pllaka përkujtimore përkujtonte mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit në ambientet e kësaj xhamie.
Në tekstin e Pllakës përkujtimore në gjuhën shqipe, angleze, boshnjake e turke shkruan:
“Në këtë xhami është mbajtur Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit më 10 qershor 1878”

 

Fjala e Myftiut të Kosovës,
me rastin e zbulimit të Pllakës përkujtimore kushtuar Lidhjes së Prizrenit 1878 në murin e përparmë të xhamisë “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren është si vijon: 
PLLAKA PËR GJENERATAT  E REJA QË  MOS TË  HARROJNË VENDIN KU U MBAJT LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
Të nderuar pjesëmarrës, Të nderuar zonja dhe zotërinj
Pikërisht ky vend i bekuar tash e 129 vjet më parë kishte tubuar burrat më të shquar e kokat me te ngritura e te ditura te kombit tanë  nga të gjitha trojet shqiptare për të ngritur zërin e tyre dhe për t’i bërë me dije  botës mbarë se shqiptarët nuk do të pranojnë asnjëherë marrëveshje të kujtdo qofshin ato që  qon në copëtimin e trojeve shqiptare,marrjen me dhunë të tyre, duke ju bërë me dije të gjithëve se shqiptarët meritojnë lirinë brenda trojeve të tyre.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kuvendi i së cilës u mbajt këtu në këtë vend të shenjtë,në këtë shtëpi të Zotit, në Prizrenin e lashtë, shënon një kthesë thelbësore në shpirtin  e popullit shqiptar.
Jehona e lidhjes shqiptare te Prizrenit frymëzoi e fuqizoi shpirtrat dhe ndjenjën kudo ndër shqiptarët,e kjo ndjenjë në vazhdimësi vinte duke u rritur dhe kalitur tek brezat e rinjtë për atdhedashuri dhe ruajtjen e trojeve tona.
Ndaj, ne me plotë respekt e mirënjohje nderojmë veprën  madhore të gjyshërve tanë, të cilët në rrethana  jashtëzakonisht të vështira dhe të disfavorshme për ta, të organizuar në LSHP ngritën zërin për të kërkuar njohjen e të drejtave të kombit shqiptar dhe luftuan me armë në dorë, duke sakrifikuar gjithçka për t’i mbrojtur ato të drejta.
Jemi tubuar sot këtu, për të kujtuar edhe njëherë porositë, mesazhet që lanë emanet këta  burra nga më të mëdhenjtë e kombit tanë, për të reflektuar pikërisht këtu se amanetin e tyre do ta qojmë në vend. Se trojet shqiptare duhet mbrojtur nga copëtimet, se ato duhet të frymojnë si një trup se duhet udhëhequr nga shqiptarët,se duhet mobilizuar që të gjithë në mbrojtje të atdheut, trojeve tona etnike,synim ky i të gjithë delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Si përfaqësuese të gjithë kombit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngriti si asnjëherë më parë e në mënyrë të organizuar çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe i detyroi fuqitë evropiane që të merrnin parasysh ekzistencën dhe të drejtat e këtij kombi në një kohë kur këto fuqi ua mohonin krejtësisht këto të drejta. Kjo lidhje bëri që çështja shqiptare të zinte vend në rendin e ditës së faktorëve ndërkombëtarë si një nga çështjet që kërkonte zgjidhje.
Ani pse këto të drejta nuk u morën tërësisht parasysh nga faktori ndërkombëtarë, megjithatë, jemi thellë të bindur se tashmë e 129 vjet nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët, përkundër zvarritjeve, dhe sakrificave të shumta jemi më shumë se asnjëherë më parë në prag të realizimit të disa nga aspiratat e LSHP.
Sot kur faktori ndërkombëtar po i kushton një rëndësi të veçantë faktorit shqiptare në rajonin e Ballkanit duke e kuptuar edhe pse me vonesë se pa zgjidhjen e problemit të shqiptarëve kurrë nuk do të ketë qetësi ne këtë rajon edhe ashtu të trazuar,sikur padrejtësitë e shumta kanë filluar të marrin kahe tjetër dhe ky popull i përvuajtur të shijoj lirinë.
Pikërisht gjatë këtij muaji po shpresojmë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të nxjerrë një rezolutë e cila do të konfirmon të drejtat e shqiptarëve të Kosovës për shtetësinë e tyre dhe se Kosova në një të ardhme të afërt do të bëhet anëtare e Evropës së bashkuar.
Këtë më tepër e fuqizon edhe deklarata e presidentit Bush para dy ditësh gjatë vizitës që i bëri Shqipërisë, se e vetmja zgjidhje për Kosovën është pavarësia e Kosovës, e ne duhet patur bindjen se me zgjidhjen e problemit te Kosovës në të ardhmen në mënyrë graduale të zgjidhen edhe problemet e tjera që kanë të bëjnë më shqiptarët  në këtë rajon.
Edhe pse sistemi komunisto-ateist në shumë raste shtrembëroi fakte historike dhe luftërat  e të parëve tanë,ata shtrembëruan- ndërruan edhe vendin se ku u mbajt L SH P-ja.
Ndaj me qëllim të informimit të drejtë të gjeneratave të reja që ato të mos harrojnë vendin ku u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ata të ndiejnë peshën dhe rëndësinë e saj e të prekin vendin ku dekada më parë qenë ulur ata burra të shquar të kombit shqiptar, kemi venë një mbishkrim të cilin sot po e zbulojmë, dhe i cili flet mbi realitetin se LSHP u mbajt mu në këtë vend .
Shpresojmë se duke lexuar këtë mbishkrim në këtë vend,do të rikujtojmë,  dhe do të jetojmë për disa qaste me burrat e pa vdekshëm,  duke ndier emocione të veçanta me kuvendarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me myderriz haxhi Ymer Prizrenin në krye dhe me porositë dhe mesazhet e këtyre kuvendarëve..
Duke ju dëshiruar punë të mbarë në emër te KB I K ju falënderoj për prezencën tuaj.

Ju faleminderit!

Prizren, 12 qershor 2007                                                    
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava