Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Shkrime tė pėrkthyera ->

Rėnia e dytė e Romės


Fjordman

Kohë pas kohe hasi në krahasimet e Bashkësisë Evropiane dhe Perandorisë Romake. Shumica e tyre nuk janë përkatëse, por ja një e cila më duket intriguese. Julie Çesari u vra për shkak se dëshiroi të kurorëzohet për mbret, me çka provokoi dhe haptazi rrezikoi rendin e kkonstituuar në Republikën Romake. Ndër elitën e fuqishme të Senatit ky nuk ishte potez popullarizues, dhe se ajo e përkujtoi Çesarin në atë se Roma është bërë Republikë pikërisht për shkak se është rebeluar kundër mbretërve “tiran” të së kaluarës.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Fjordman

Rënia e dytë e Romës

Analizë e rezultatit të konfliktit të Perëndimit dhe Islamit

Kohë pas kohe hasi në krahasimet e Bashkësisë Evropiane dhe Perandorisë Romake. Shumica e tyre nuk janë përkatëse, por ja një e cila më duket intriguese. Julie Çesari u vra për shkak se dëshiroi të kurorëzohet për mbret, me çka provokoi dhe haptazi rrezikoi rendin e kkonstituuar në Republikën Romake. Ndër elitën e fuqishme të Senatit ky nuk ishte potez popullarizues, dhe se ajo e përkujtoi Çesarin në atë se Roma është bërë Republikë pikërisht për shkak se është rebeluar kundër mbretërve “tiran” të së kaluarës.
Pasardhësi i tij Oktaviani, më i njohur si Çesar Augusti, e pa se ç’i ndodhi Julie Çesarit. Edhe pse ishte më pak ambicioz, ishte me i mençur se Çesari. E kuptoi se tentimi i hapur i rrëzimit të rendit të vjetër te elita tashmë e konstituuar do të nxiste rezistencë të madhe. Ai konsiderohet perandori i parë dhe njëri ndër më të rëndësishëm (viti 27 para Krishtit deri 14 pas Krishtit), por qëllimisht e zvogëloi pozitën e tij, më me dëshirë duke e marrë titullin tradicional oligarkik të principit, i cili rëndom përkthehet si “qytetarë i parë”. Po ashtu e ruajti formën e jashtme të Republikës Romake. Kështu me formë e qetësoi elitën e vjetër të Republikës dhe i maskoi ndryshimet, në mënyrë që edhe publikut t’ia prezantojë si më pak kërcënuese dhe shqetësuese. Ai në çdo gjë ishte mbret, por nuk quhej mbret.
Disa këtu ndoshta do të tërheqin paralelen me Bashkësinë Evropiane të sotme. Deri në 80% të ligjeve nacionale vjen nga Brukseli, kurse shumica e tyre janë nxjerr në fshehtësi, sikur në diktaturat e Koresë Veriore dhe Kubë. Çfarë qëllimi atëherë ka mbajtja e zgjedhjeve nacionale dhe a është Evropa Perëndimore ende demokratike? Sikur edhe në Romën e Oktavianit, fuqia e mirëfilltë është transferuar diku tjetër, por është ruajtur rendi i vjetër, sikurse fleta e fikut të demokracisë, në mënyrë që publiku mos të shqetësohej tepër.
Natyrisht, ky është vend ku ngjashmëritë pushojnë. Sundimi i Oktavianit ka shënuar fillimin e një ndër epokat më të fuqishme dhe më dinamike në historinë e Romës. VëVështirë se kjo është rast sot me BE-në. Kryengritjet-xhihadiste në Francë më shumë ngjasojnë në rënien e Perandorisë Romake disa shekuj më vonë, kur barbarët janë shpërngulur në numra të mëdhenj dhe kanë shkaktuar që një pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore qytetërimi i dobësuar të rrënohet.
Lëvizjet e popullsisë me të cilët sot dëshmojmë janë më të mëdhenjtë dhe më të shpejtët në historinë njerëzore. Në Evropë ata mund të krahasohen vetëm me epokën vetëm me epokën e cila shpesh quhet Shpërnguljet e Mëdha, kurse të cilat pasuan pas shpartallimit të Perandorisë Romake. Ndërkaq, gjatë shekullit 4 dhe 5, popullsia e gjithëmbarshme ka numëruar rreth 200 milionë njerëz. Sot ky numër është 30 herë më i madh dhe po rritet mjaft shpejt. Po ashtu, ne posedojmë mjete transportuese të cilat vetëm brenda disa orëve mund të transferojnë njerëz në cilindo vend në botë, deri sa mediumet njerëzve të zakonshëm ua tregojnë se sa në vendet e tjera jeta është më e mirë. Mbi të gjitha, romakçët nuk kanë pasur avokat të të drejtave të njerëzore, të cilët kanë përkrahur hyrjen e miliona barbarë në vendet e tyre.A mos është ngjashmëria e rastit ajo, kur për herë të fundit kur patën këso emigrime, pjesët më të mëdha të kontinentit evropian pësuan thyrje të plotë qytetëruese? A mos është kjo ajo që tash po e dëshmojmë? Rënia e dytë e Romës?
Situata bëhet edhe më e keqe kur e marrim parasysh edhe një faktor: Islami. Bota islame është në gjendje lufte thujase me të gjithë, kudo. Edhe Tajlanda edhe Filipinet, vende popullata muslimane e së cilave nuk është më e madhe nga ajo në disa vende perëndimore, janë të ballafaquara me luftës. Vendet sikur Franca, Holanda dhe Suedia së shpejti do të mund të vinin në pikën në të cilën popullata muslimane do të nisë diç që do të ngjasojë në luftën qytetarem sikur që në vendet tashmë të theksuara tashmë ka filluar të ndodh. Madje edhe nëse ky konflikt do të mund të fillonte si luftë qytetare në disa vende, do të mund t’i ikte kontrollit dhe të zgjerohet në shumicën e kontinentit, duke fut në konflikt luftëtarët e huaj nga bota arabe. Bota islame tash njëkohësisht është në luftë gati me të gjitha fuqitë e mëdha në planet, nga ShBA deri në Indi dhe nga Rusia deri në Evropës Perëndimore. Është mundësi reale se për shkak të këtyre ngjarjeve do ta fitojmë luftën e përgjithshme botërore. Nëse kjo do të ndodh, nuk mendojs e kjo do të ndodh 50 vjet nga sot, por qysh në brezin vijues.
Si thekson Mark Steyn, xhihadi në rrugët e Francës gjithnjë e më shumë i ngjan konflikteve të hershme të luftës qytetare evro-arabe në ardhje e sipër, të shkaktuar me shpërnguljen e madhe të muslimanëve dhe me marrëzinë multikulturore. Kjo në asnjë rast nuk është e kufizuar vetëm me Francën. Ligji dhe rendi ngapak thyhen në çdo qytet më të madh, e madje edhe më të vogël të kontinentit evropian, kurse në rrugë dominojnë bandat agresive të rinisë muslimane. Njëkohësisht, evropianët paguajnë disa nga shkallët më të larta në tërë botën. Do të duhej t’i përkujtojmë qeveritë tona se si detyra më e rëndësishme e një shteti – disa do të thonë se si kjo do të duhej të jetë detyra e tij e vetme – është ta mbajë sundimin e ligjit. Meqë po bëhet mjaft e qartë se kjo në Eurabi më nuk është rast, duhet të pyetemi se a janë këto tatime ende legjitime, apo janë vetëm xhizje e prerusena, e paguar në formë të ndihmës sociale për muslimanët dhe për aristokracinë tonë të re eurokratike. Edhe pse edhe nuk do të ishte çajank bostoneze, ndoshta ka ardhur koha për rebelimin panevropian kundër tatimit: nuk do të paguajmë tatime deri sa qeveria nuk e vendos ligjin dhe rendin dhe nuk i mbyllin kufijt për emigracionin musliman.
Historiania Bat Ye’or, e cila e farkoi nocionin Eurabi, mendon se si lidhjet e Evropës me botën arabo-islame tashmë janë aq shumë të konstituuara, sa Eurabia është fakt i pakthyeshëm. Evropa do të pushojë të jetë kontinent perëndimor, demokrat dhe se do të bëhet varëse e botës arabe, qytetërim i bindshmërisë (dhimmitude) në shërbim të përhapjes së mëtejme të xhihadit dhe vazhdimit të synimeve islame në bazën globale, deri sa popullata zanafillore, jomuslimane në vendet e veta vetjake do të mbahen sikurse pengjë, në frikë nga dhuna muslimane.
Duhet të pranoj se si disa pjesë të Evropës pa dyshim duken jashtë shpresës apo afër saj. Të gjitha qytetet më të mëdha holandeze kanë të projektuar shumicën muslimane brenda një brezi, sikur edhe qytete angleze, franceze, belge, skandinave dhe spanjolle. Parashoh disa skenare të mundshme:

1. Eurabia

BE vazhdon transformacionin e vet në organizatë të përmasave kontinentale, me prirje të qarta totalitare dhe me qëndrim të shprehur proislam. Fati evrpian është vulosur kur Turqisë i lejohet hyrja në Bashkësi, me çka ajo bëhet anëtari i saj më i madh. Liria e të folurit fiket, kurse çdo kritikë e Islamit ndalohet. Meqë mosbesimtarët paguajnë tatim, kurse teknologjia mosbesimtare perëndimore i jep kombit islam (ummetit) fuqinë plotësuese, Eurabia bëhet qendër globale e aktiviteteve xhihadiste. Nga ky shkak amerikanët, izraelitët, indusët, rusët, e mbase madje edhe kinezët, do të jenë të detyruar ta copëtojnë Eurabinë me forcë të vrazhdë, meqë ajo do t’u paraqesë rrezik vdekjeprurës.
Muslimanët do të pëqendrohen shprehimisht në qytete e mëdha, kurse popullsia autoktone e atakuar do të tërhiqet në fshat. Besoj se diç e ngjashme ka ndodhur në Ballkan, gjatë sundimit të turqve osman. Popujt-shtetet e vjetra ngadal do të vdesin, ashtu si qytetet e tyre të mëdha, të cilët përbëjnë trurin dhe “kokën” e kulturës së tyre, që do të shtypen (shkatërrohen) nga pjesa tjetër e turpit. Rënia evropiane në Eurabi do të përshpejtohet me faktin se miliona vendas të arsimuar, të cilët do të kenë mundësi, do të shpërngulen në ShBA ose në shtete të tjera. Qeveritë eventualisht do ta ngadalësojnë këtë përrua të emigrantëve eurabikë, meqë ai do të kërcënojë zvogëlimin e bazës së tyre të tatimimit. Evropianëve vendas shkuarja thjesht do t’u ndalohet. Në Evropën perëndimore nuk do të ketë luftë, meqenëse qytetëtimi i tyre tashmë është i vdekur dhe se do të ketë shumë pak nga ata të gatshëm për luftë për të. Evropën nuk e shkatërron islami, Evropën e shkatërroi vetvetja. Njëjtë sikur i sëmuri nga AIDS-i formalisht vdes nga gripi apo madje nga ftohja e zakonshme, shkaku i vërtetë është vdekja e gjatë, e ngadaltë e sistemit imunologjik. Kjo vdekje i ngjanë eutanazisë së tërë qytetërimit: Evropa është e lodhur nga jeta. Islami vetëm ia shkurton dhembjet.
Dhuna e vetme do të jenë sulmet sporadike islame terroriste me qëllim të shkaktimit të frikës dhe sulmet e kohëpaskohshm e të rrugëve të bandave muslimane, në mënyrë që popullsia e shkelur të përkujtohet në atë se kush është aty zot shtëpie. Është e mundur të imagjinohet se epiqendra e qytetërimit evropian do të transferohet nga Evropa perëndimore në Evropën lindore, por madje edhe Evropa lindore do të jetë nën presionin e fuqishëpm musliman si nga lindja e mesme ashtu edhe nga Perëndimi. Islami është absurd dhe se është i paaftë të sendërtojë shoqëri stabile dhe të qytetëruar. Por është përjashtimisht kontoribues si kodeks luftarak, i specializuar për plaçkitjen e të tjerëve. Shembulli themelor është ai që territoret të cilat muslimanët i pushtojnë të mbeten në duart islame, deri sa popullata vendase dhe kultura nuk fshihen. Nëse kjo tregohet e saktë, atëherë pjesë të Evropës perëndimore tashmë janë humbur dhe se, si parashikon Bar Ye’or, pa dyshim do të bëhen Eurabia. Nuk ka shumë raste që i njoh, kurse në të cilat territoret të cilat njëherë kanë qenë në duar të muslimanëve janë kthyer nga mosbesimtarët. Shembulli më eklatant natyrisht është Spanja dhe siujdhesa iberike, ku Rekonkuista ka zgjatur disa shekuj. Më është e njohur se edhe sikhët i kanë larguar muslimanët nga Penxhabi në Indi. Pjesë të Izraelit të sotëm mund të numërohen në këto territore, edhe pse arabët dhe muslimanët e tjerë po bëjnë çdo gjë që Izraelin ta fshijnë nga hartat e botës. Ndoshta këtu mund të numërohen edhe disa nga provincat perëndimore kineze. Islami nuk është zhdukur atje, por është e qartë se po tërhiqen, pasi qeveria kineze luftojnë të gjitha shenjat e rebelimit dhe në territor dërgojnë shumë emigrantë nga hanët kinezë.
Këta shembuj kanë të përbashkët atë që edhe kristianët në Spanjë, edhe sikhët në Indi, edhe hebraikët në Izrael, kanë luftuar kundër Islamit me bindje të fuqishme vetjake religjioze. Kinezët kryesisht edhe nuk janë veçanërisht religjiozë, por posedojnë nacionalizimin dhe besimin po aq të fortë, madje të pamëshirshëm në qytetërimin e vet. Nëse për mësues e marrim historinë, Evropa e sotme dekadente, e bezdisshme, postreligjioze dhe postnacionale nuk do të jetë kundërshtar i denjë për Islamin, përveç nëse sërish nuk e zbulon besimin në kulturën e vet vetjake dhe vullnetin që ta mbrojë. Mirëpo, kjo do të duhej pa tjetër të ndodh së shpejti, sepse pushtimi demografik islam i shumicës së kontinentit do të bëhet fakt i pakthyeshëm. Rezultat i kësaj do të jetë ose Eurabia ose pakistanizimi i Evropës, shembull ky aplikimin e të cilit në Ballkan e shikojmë tashmë me breze. Kjo nuk është paranojë, por perceptim themelor i asaj që Islami është dhe leximit të kujdesshëm të leksioneve të historisë.

2. Lufta

Personalisht, mendoj se kjo alternativë është së paku aq e besueshme sikur edhe skenari i Eurabisë. Gjithashtu, ai përmban disa nën-skenarë, të cilët pjesërisht varen nga ajo se kur lufta do të fillojë, e pjesërisht edhe nga ajo se a ka mbetur diç nga krenaria dhe rezistenca perëndimore, në këtë Evropë e cila po asfiksohet vetëskandalizimi dhe multukulturalizmi.

2.1 Pakistanizimi i Evropës

Muslimanët nuk janë të mjaftueshëm që ta kontrollojnë tërë kontinentin. Kur të fillojë lufta, do të ndodhin spastrime reciproke etnike dhe se muslimanët do të pushtojnë pjesë të Evropës Perëndimore. Për shembull, brezi që shtrihet prej pjesëve të Gjermanisë, nëpërmjet Belgjikës dhe Holandës deri në Francë, por ndoshta madje edhe regjione brenda disa popuj-shteteve. Nuk do të humbet çdo gjë, por disa pjesë po, kurse shumë territore do të goditen fort nga lufta. Shumë prej pasurive tona kulturore do të digjen. Si do të zhvillohen nga aty gjerat është vështirë të parashihet. Ndoshta ky “Pakistani” i ri në zemër të Evropës do të bëhet burim i joqëndrueshmërive të përhershme dhe bazë për depërtime xhihadiste në territoret e mosbesimtarëve, njëjtë ashtu si është tash Pakistani ndaj Indisë. Ndoshta do të dëshmojmë pushtimin e sërishëm të ngadalshëm të këtij territori, ndoshta me breze e madhe edhe shekuj.
Natyrisht, ka mundësi se do të jenë më shumë se një territor musliman. Kosova dhe pjesërisht Bosnja në këtë çast janë urambrojtëse funskionale islame në Evropë. Nga India britanike u formuan dy Pakistanë, Pakistani Perëndimor (Pakistani i sotëm) dhe Pakistani Lindor (Bangladeshi i sotëm). Ka ekzistuar edhe përpjekja e formimit të Pakistanit Jugor (shteti i sotëm i Andhra Pradesh – atëherë quhej Hyderabad), por kjo përpjekje u pengua me forcë ushtarake. Ka mundësi që kudo të formohen shumë Pakistan të vegjël. “Zonat” në Francë jehojnë dyshueshëm ngjashëm “mohallave” muslimane në Indi, edhe pse atje situata nuk është aq e keqe sikur në Francë. Gjysmë milioni të hindusëve kashmiras jeton në llogoret e refugjatëve në New Delhi, afër komplekseve qeveritare dhe të gjithë i injorojnë. Votat e 150 milionë muslimanësh janë më të rëndësishëm nga gjysmë milionë të hindusëve kashmiras, të cilët nuk kanë forcë politike. Ndoshta do të shihni situatë të ngjashme në Evropë – për shembull, francezët të cilët jetojnë në kampet e refugjatëve në Paris afër qendrës së qytetit dhe politikanët liderë të cilët ecin përreth dhe e bluajnë poezinë arabe/ urde – e pastaj edhe popullin e zakonshëm francez i cili shtiret se të gjitha këto nuk i sheh, sepse i duket tepër e pakëndshme ta shikojë realitetin në sy.

2.2 Rekonkvista – Përndjekja e dytë e Maurëve

Muslimanët sulmuan pak më herët, më herët se realisht që janë të gatshëm të marrin nën kontroll territore më të mëdha të Evropës. Në këtë dritë është e mundur të kundrohen xhihad-rebelimet në Francë. Ata mbiçmojnë forcën e tyre vetjake, kurse përçmojnë forcën e cila, përkundër të gjithave, ende ka mbetur në Evropë. Do të fillojë, sikur që këto gjera gjithnjë fillojnë, para se cilido të jetë i gatshëm. Të gjithë, islamistët, protodhimitë, neonacionalistët, klasa e mesme e përgjumur, mendojnë se si kanë më shumë kohë se sa që kjo është realisht rasti. Ndoshta çdo gjë do të fillojë pak a shumë me fatkeqësi, si Lufta e Parë Botërore, nëpërmjet aktit të lojtarit margjinal pa vetëdije për rolin në lojë. Njëjtë sikur që Lufta e Parë Botërore ka filluar me atentat mbi Franz Ferdinandin, kjo luftë (i cili do të jetë po aq i rëndësishëm dhe kulturalisht destruktiv) ndoshta do të fillojë me vrasjen e figures simbolike, por politikisht të parëndësishme. Edhe skenari i kundërt është i mundshëm. Nacionalistët apo ekstremistët e djathtë e vrasin figurën e shquar islame dhe kështu e nisin valën e terrorit islam, i cili zgjerohet në tërë Evropën. Edhe një mundësi është mega-sulmi, me armë kimike apo thjesht me bombë të madhe vetëvrasëse apo me valë të bombave të tilla, të cilat kanë sukses mbi të gjitha pritjet e planifikuesve të tyre dhe vrasin mijëra njerëz dhe/ose shkatërrojnë caqe simbolike të rëndësishme, katedralën, muzeun apo madje edhe Kanalin. Opinioni i tmerruar atëherë kërkon aksionin rigoroz qeveritar. Disa qeveri veprojnë, deri sa të tjerat janë të paafta të ndërmarrin diçka, për çka qytetarët e saj vetë organizohen për mbrojtje. Islamistët nuk janë të centralizuar. Ata nuk munden gjithnjë ta kontrollojnë veprimin e qelizave të ndryshme ose fanatikëve të vetmuar. Më herët apo më vonë, dikush do të shkojë tepër larg.
Kur njëherë lufta qytetare të shpërthejë në një vend, mundet, e sigurisht se duhet, të zgjerohet edhe në vendet e tjera. Pikërisht tash dëshmojmë për këtë, se si “rebelimet solidare”, duke i ndjekur kryengritjet në Francë, organizohen nga ana e muslimanëve në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Danimarkë. Duke e marrë parasysh mungesën e kufijve të mirëfilltë në Bashkësi Evropiane, nuk është e sigurt se lufta do të kufizohet vetëm në një popull. Kjo do të krijojë domino efekt dhe se muslimanët edhe njëherë do të largohen nga Evropa, pas gjakderdhjes së madhe dhe miliona të vdekurve përgjatë tërë kontinentit. Do të fillojë sipas skenarit jugosllav, me disa qytete të cilat do të bëhen të ngjashme me Sarajevat e mëdha. Muslimanët do të bëhen, sikurse në Serbi, viktima të nacionalizimit dhe fashizmit sërish të ngjallur. Ka mundësi që disa territore do të pastrohet plotësisht nga evropianët dhe se do të funskionojnë sipas parimeve talibaneske, por nuk do të përballojnë gjatë kohë në kontinentin të përfshirë me egërsinë e luftës dhe me epshet nacionale/religjioze. Do t’ju mungojë baza ekonomike për zhvillim të luftës së suksesshme. Linjat e tyre të furnizimit nga vendet islame në rastin më të mirë do të jenë të dobëta. Kjo do të rezultojë me shpartallimin e Bashkësisë Evropiane, e ndoshta edhe të Kombeve të Bashkuara. Bota arabe do t’i përkrah muslimanët dhe kështu do ta zgjasë luftën, por nuk do të fitojë në të. Turqia ndoshta do ta nisë luftën kundër disa vendeve evropiane dhe/ose Rusisë, por edhe ajo do të humb.
Kjo situatë do të mund ta niste rritjen e neofashizmit dhe neonacionalizimit, por ka mundësi edhe rënien e demokracisë evropiane. Forcat të cilat islamofashizmit i sigurojnë sukses kundër demokracive jo të qëndrueshme, liberale, do të jenë me dobi të vogël kundër nacionalizimit të ngjallur evropian. Këto janë, natyrisht, lajme të këqija për ata në mesin tonë të cilët janë rritur dhe e vlerësojnë demokracinë liberale dhe gëzojnë lirinë dhe përparimin të cilin ajo e ofron. Neonacionalizimi evropian sigurisht do të jetë i disponuar armiqësisht ndaj intereaave të ShBA-ve dhe haptazi antisemitik. Asgjë nga kjo nuk do të duket e bukur. Dhuna do të jetë afër dhe do të jetë mjaft personale. E ardhmja evropiane neonacionaliste do të përmbushet me paranojë dhe fanatizëm dhe me luftë të verbër, dëshpëruese. Do të humben shumë prej vlerave.

2.3 Lufta globale qytetare

Evropa ka qenë fusha kryesore luftarake të një lufte të ftohtë dhe dy luftrave botëore të nxehta. Do të mund të bëhej fusha më e rëndësishme luftarake në luftën botërore islame. E ndoshta këtë mund ta quajmë edhe luftë multikulturale botërore, një pasi Lufta e Dytë Botërore ishte Luftë fashiste, kurse lufta e ftohtë Luftë komuniste. Lufta botërore tashmë ngadal po gurgullon, ashtu si muslimanët ndeshen me Rusinë, Evropën, Izraelin, Kinën, Indinë, ShBA-të dhe Azinë juglindore. Kur njëherë të fillojnë luftrat në Evropë, do të mund të zgjeroheshin jashtë kontinentit dhe të nxisin luftë botërore. Ky është skenar “i Luftës globale qytetare”. Kjo do të bëhej lufta më e keqe dhe më destruktive në historinë njerëzore, kurse do të mund ta inkuadronte përdorimin e armëve nukleare në të dyja anët. Do të mund ta shkatërronte plotësisht Lindjen e mesme dhe Afrikën veriore, fuqishëm ta dëpmtojë Evropën, nënkontinentin Indus dhe pjesë të Azisëjuglindore dhe të shkaktojë viktima të mëdha në ShBA, Australi dhe Afrikë. Pasojat e tij sekundrare dhe ekonomi, që do të ndihen në të gjitha pjesët e planetës, duke i inkuadruar edhe ato më së paku të kyqura në luftën vërtetë, sikur është Amerika latine dhe Azia lindore.
Këtë që sot mund ta shohim në Perëndim janë vetëm predha përshëndetëse topi për vazhdimin e xhihadit kundër kristianizmit, të ndaluar para Vjenës në vitin 1683. Ky sulm i ri erdhi si pasojë direkte e lejimit të muslimanëve që të shpërngulen në Perëndim. Muslimanët e kanë detyrë xhihadin dhe është e naive të pritet se nga kjo do të zmbrapsen. Naiviteti ynë vetjak iu ka ofruar atyre që të veprojnë nga vepra. Muslimanët dhe religjioni i tyre ende nuk janë të gatshëm ta pranojnë pluralizmin, demokracinë dhe lirinë e mendimit. Në të vërtetë, demokracia nuk është e pajtueshme me Islamin, si thanë shumë imamë muslimanë. Ky është komentimi i tyre i Kur’anit. Pra, nuk do të duhej të na befasojë që muslimanët do të nisin xhihad kundër nesh. Në sytë e tyre, nëse ne nuk kemi parë se kjo do të ndodh, gabimi është i yni dhe ata kanë të drejtë.
Konsideroj se si shoqëritë tona, të përshtatura mendimit të lirë dhe të hapur, nuk mund të vazhdojnë të përballojnë këtë sulm mbi lirinë. Nëse ky sulm së shpejti nuk ndalohet, shoqëria e lirë do të fillojë të zhduket, kurse me të do të shkoi edhe ekonomia. Kjo ndoshta nuk do të jetë e dukshme menjëherë, por me kohën vërtet do të ndodh. Nëse trendi i konfliktit u fuqizuar vazhdon, atëherë pashmangshëm do të shkojmë në drejtim në konfliktit të madh luftarak me botën islame. Kjo në Evropë gjithashtu do të çojë në luftën qytetare të përmasave të paimagjinueshme. Nuk mund të thuhet se luftrat qytetare evropiane (Lufta e Parë dhe e Dyhtë Botërore) qenë konflikte shminkere. Çdo ditë e re sjell lajme për ngjarjet për të cilat duket se si na çojnë drejt këtij synimi të pashmangshëm. Ne nuk dëshirojmë të luftojmë për religjion, por gjithësesi jemi futur në konflikt religjioz, kundër vullnetit tonë. Politikanët tanë nuk mund ta imagjinojnë se gjendemi në konflikt religjioz. Kjo është aq démodé – çështja ka dal nga moda qysh dikur në mesjetë. Kjo është aq absurde, kjo mund të shmanget. Kohë ka pak, kurse ne duhet të veprojmë tash, në mënyrë që t’i shmnagemi tragjedisë së madhe njerëzore.
Si thotë komentuesi DP111, ne lehtë do ta fitojmë luftën e hapur me Islamin. Ajo që më brengos është që, në rastin e sulmit nuklear mbi Perëndimin, shumë shpejt do ta pranojmë obcionin e Supozimit të Tretë. Gjatë dy viteve të kaluara në LittleGreenFootballs dhe në Jihad/Dhimmi Watch kam deklaruar se si përgjigjja jonë e pashmangshme e rreptë nukleare do t’i dridhin edhe themelet e qytetërimit tonë vetjak. Qytetërimi ynë judeo-kristiane ka kompleksin e ndërtuar të fajësisë, kurse ne nuk do të mund ta përballojmë shokun e çmimit të fitores sonë. Ky është shkaku për shkak të të cilit obcioni i luftës nuk është obcion i mirë, përveç nëse jemi në gjendje ta ripërkufizojmë synimin e kësaj lefte. Mirëpo, nëse luftën me armikun NUK e sjellim me synimin korrekt të përkufizuar moral dhe politik, nuk do të kemi përkrahjen e opinionit për këtë luftë. Xhihadi në ndërkohë do të vazhdojë, sepse xhihadistët dhe bota muslimane në sytë e vet vetjak kanë synimin e qartë moral dhe religjioz, i cili iu është lejuar nga instanca më e lartë, hyjnore.

3. Renesansa e dytë - Ripërtëritja e Perëndimit në Evropë

Edhe pse më duhet të pranoj se ky skenar momentalisht më duket më pak i mundshëm, duhet diskutuar mundësinë që kërcënimi islam ta detyrojë Perëndimin të mendojë për vlerat e veta dhe kështu ta kthejë fuqinë e vet. A mund të bëhet kjo dhe si do të dukej kjo? A ka m undësi të shmanget edhe lufta e madhe edhe Eurabia, apo këto tashmë janë vetëm dëshira të thata? Rritja e Eurabisë është ngusht e lidhur me rritjen e BE-së. Ndoshta Eurabinë mund ta ndalim me ndarjen e BE-së? A ekzistron diç që mund ta bëjmë që t’i shmangemi demokracisë evropiane, qoftë nga ana e Eurabisë totalitare, qoftë nga neofashizmi i gjallëruar?
Xhihadistët kanë synim të qartë moral, ndaj edhe ne duhet të përkufizojmë madje edhe argument edhe më të fuqishëm moral për atë se si synimi ynë është më o drejtë, më moral dhe më i mirë – jo vetëm për publikun tonë, për përkrahjen e padiskutueshme e të cilëve kemi nevojë, por edhe për shumë muslimanë përgjatë botës. Hugh Fitzgerald nga Jihad Watch rekomandon obcionin e pengimit të përhapjes: Islami nuk mund të pajtohet me vlerat perëndimore, që do të thotë se duhet të bëjmë ndarje fizike, sado që kjo të jetë e mundur. Ndarja njeh se si, në këtë çast, Islami dhe demokracia janë të papajtueshme. Kështu ndarja të gjithëve u lë shpresë për të ardhme. Lufta, drejt së cilës po shkojmë tash, do ta pengojë përparimin dhe do të shkaktojë çarjen e njerëzisë i cili do të jetë vështirë të përmirësohet. Impulsi themelor i Islamit është përhapja në territoret e mosbesimtarëve. Në pamundësi të kësaj përhapjeje, Islami, në kriteret historike, do të shkatërrohet shpejt, dhe kështu dlo t’i çlirojë 1.2 miliardë njerëz nga robërimi dhe do t’ju sjellë liri të mirëfilltë. ǒmund të këtkojmë më shumë. Që ta kthejmë synimin tonë moral, mundemi pra ta shfrytëzojmë luftën kundër Islamit si emancipim të miliarda robërish nga ideologjia fashiste. Kurse pikërisht kjo është ajo që Islami është.

Përkthimi: N.I.

P.S. teksti botohet më tepër për të dëshmuar se deri ku mund të shkojë mendja njerëzore për të paraqitur një realitet botëror. Përkthyesi.


E Dielė, 16 Gusht 2009; 17:27

Burimi i pėrkthimit: http://islamu.wordpress.com/2006/06/12/drugi-pad-rima/

Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats