Etika globale: Një vlerësim

Ajo ligjëratë publikohet si vijon.

‘Etika Globale’ është një koncept i asocuar ngusht me Parlamentin e Religjioneve të Botës. Kjo u adoptua në formë Deklarate më 4 shtator 1993, në Grant Park, Chikago, Ilinois. Shpirti motivues prapa idesë për një etikë globale ishte, natyrisht, filozofi i mirënjohur Zvicërano-gjerman profesori Hans Küng.


Çka nënkuptuan Parlamenti i Religjioneve të Botës dhe profesori Hans Küng me nj etikë globale?

e fjalë të tyre, “me një etikë globale ne nuk nënkuptojmë një ideologji globale ose një religjion të vetëm të bashkuar nga gjithë religjionet ekzistuese, dhe sigurisht jo dominimin e një religjioni ndaj religjioneve tjera. Me etikë globale ne nënkuptojm një koncensus fundamental në vlera dhe standarde dhe si qëndrime personale të përbashkëta. [1]

Pikërisht në rrënjë të këtij koncensusi fundamental të vlerave, standardeve dhe qëndrimeve, zë vend një princip i thjesht por i gjithëanshm: trajto çdo qenie njerëzore njerëzisht! Sipas formulueseve të Etikës Globale, ‘kjo nënkupton se çdo qenie njerzore pa dallim moshe, gjinie, race, ngjyre, aftësie mentale apo fizike, gjuhe, feje, orientimi politik, dhe origjine nacionale ose shoqërore, posedon një dinjitet të paprekshëm dhe të patjetërsueshëm. Si dhe çdojëri, si shteti ashtu edhe individi, janë të obliguar të nderojnë këtë dinjitet dhe ta mbrojnë atë. Njerëzit duhet të jenë gjithnjë subjektë të të drejtave, të jenë objektiva dhe jo vegla, të mos jenë objekte të komercializimit dhe industrializimit ekonomik apo politik, të mos jenë objekte të mediave, instituteve hulumtuese apo korporatave industriale. Askush nuk qëndron ‘përmbi të mirën dhe të keqën’- asnjë qenie njerëzore, klasë shoqërore, asnjë grup interesi sado me influencë, asnjë aparat policor, ushtri apo shtet. Përkundrazi, të pajisur me arsyje dhe koshiencë, çdo njeri është i obliguar të sillet në një mënyrë gjenuine njerëzore, të punojë të mirën dhe të parandalojë të keqen” [2]

Të trajtohet çdo qenie njerzore në një mënyrë humane, të njihet dhe të respektohet dinjiteti i secilit person, kjo është një normë etike në të gjitha traditat fetare mijëra vjeçare dhe që duhet të përqafohet me entuziazëm të mirëfilltë. Dhe çfarë është kjo normë e amshueshme etike? “Atë që nuk do të doje të përjetosh vetë, mos ia puno as tjetrit!” Ose në terme pozitive: “Atë që do të doje të përjetosh vetë, punoja tjetrit! Kjo do të duhej të ishte norma e pakushtëzuar dhe e patjetërsueshme për të gjitha fushat e jetës, familjet dhe komunitetet, racat, popujtë dhe fetë”. [3]

Nga kjo normë etike dhe princip universal për të trajtuar çdonjerin me humanitet, “ngriten katër direktiva të gjera dhe antike për sjelljen njerzore të cilat gjenden në shumicën e religjioneve të botës”.[4]

Etika globale ndërlidhet me katër direktivat në vijim:

1) Përkushtimi ndaj një kulture joviolente dhe respekti për jetën

2) Përkushtimi ndaj një kulture solidariteti dhe rendi të drejtë ekonomik

3) Përkushtimi ndaj një kulture toleruese dhe të vërtetës

4) Përkushtimi ndaj një kulture të të drejtave dhe raporteve të barabarta ndërmjet gjinive


Me qëllim që të arrihen këto katër direktiva si dhe norma etike apo principi universal që i përshkon ato, ekziston një nevojë urgjente e transformimit së koshiencës së individëve dhe shoqërive. Etika globale konkludon me një thirrje për një transformim të tillë: “ Apelojmë te të gjithë banuesit e këtij planeti. Toka nuk mund të ndryshohet për më të mirën përveqse kur koshienca e individëve ndryshon. Bëjmë thirrje të punohet për këtë transformim të individëve dhe shoqërive, për zgjimin e fuqisë sonë shpitrore nëprmjet reflektimit, meditimit, faljes dhe të menduarit pozitiv, për një konvertim të zemrs. Së bashku ne mund të lëvizim bjeshkën! Pa një vullnet të rrezkohet dhe të sakrifikohet nuk mund të ketë ndryshim fundamental në gjendjen tonë! Prandaj duhet të përkushtojmë veten ndaj një etike globale të përbashkët, ndaj një të kuptuari më të mirë të njëri tjetrit, si dhe ndaj mënyrave të jeteses që janë më paqësore, shoqërsht më të dobishme dhe më pak agresive ndaj këtij planeti! I bëjmë thirrje gjithë burrave dhe grave, fetarë dhe jo të tillë, që të na bashkangjiten. [5]

Kaluan 10 vjet qyshkur Etika Globale u proklamua nga Parlameti i Religjioneve te Botës. Çfarë është situata jonë sot? A kemi lëvizur sadopak drejt një etike të tillë? A janë bërë katër direktivat e etikës globale më të pranishme në jetën kolektive të kulturave dhe civilizimeve tona? A jemi ne më të vetëdijshëm, apo a punojmë në harmmoni me Rregullën e Artë të jetës: “Punoja tjetrit atë që do të doje të përjetosh vetë?” A po demonstrojmë ne nëprmjet veprave tona se respektojmë dinjitetin e çdo qenie njerzore? A jemi bërë ne si gjini njerzore më njerzorë?

Nuk do të ishte e mundur të matet, me një instrument shkencor, se sa progres raca njerzore ka bërë drejt etikës globale? Megjithatë, ne mund të bëjmë ca përpjekje të vlerësojmë këtë sado subjektive mirpo e provueshme të jetë kjo qasje jona. Të përdorim katër direktivat si mjete matëse në këtë process e sipër.



Përkushtimi ndaj një kulture joviolente dhe respekti për jetën


Ndonëse ‘Etika Globale’ u proklamua katër vite pasi mbaroi lufta e ftohtë dhe dy vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik si dhe fundit të politikës bipolare, lufta dhe agresioni kanë vazhduar gjithandej. Lufta në Bosnë-Hercegovinë u pasua nga lufta në Kosovë; ndodhi tragjedia kolosale njerzore në Ruanda si dhe vite më pas masakra e pakrye në Kongo. Okupimi i popullit të Timurit Lindorë përfundoi me lirimin e tyre nëprmjet një referendumi të Kombeve të Bashkuara mirpo përpjekja gjigante e popullit të Palestinës për liri ende nuk ka dhënë fryt. Përpjekje tjera për pavarësi shpesh mbyten në dhun dhe gjak – Irland, Shri Lankë, Kashmir dhe Çeqeni.

Mirëpo pika kritike në dhunën e post-Etikës Globale ishte 11 shtatori. Një marri kjo e pamend, ajo nxiti sulmin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Lufta kundër terrorizmit, po bëhet gjithnjë e më shumë evidente, i ka dhënë shkas superfuqisë së vetme botërore të përdorë forcën e saj të jashtëzakonshme ushtarake me qëllim që të zgjasë tenakulat e saj nëpër tërë globin. Ky ishte shkasi - përkrah gjoja mjeteve të shkatërrimit masiv të Irakut – për invazionin e SHBA-ve dhe Britanisë ndaj këtij vendi.

Mirpo ekziston një arësyje tjetër – ndoshta edhe më e rëndësishme – për luftën Anglo-Amerikane në Irak, të cilën Londra dhe Washigtoni nuk do të pranojnë. Ajo është qëllimi të kontrollohet nafta e Irakut, rezervuari i dytë më i madh në botë i naftës. Posaqërishtë tani në senarion e post-luftës motivi i tillë po bëhet githnjë e më i dukshëm. Marrëveshje dhe kontrata të ndryshme janë bërë duke i dorëzuar forcave okupuese kontrollë direkte dhe indirekte efektive mbi naftën dhe ekonominë e Irakit. Nuk është nevoja as të përmendet se kontrolli i pasurive vitale të një vendi të pushtuar ka qenë gjithmonë agjenda e perandorive gjatë historisë. Perandoria Amerikane nuk bënë përjashtim.

Pra që të kontrollohen burimet e vendeve tjera një perandori hyn në luftë. Prandaj ne konsiderojmë ambiciet e tilla imperialiste si shkaktar kryesor i luftës dhe dhunës në botën e sotme. Shpenzimet masive ushtarake të Washingtonit – 400 bilion dollarë amerikanë në vitë – janë manifestim i kësaj fuqie imperiale. Poashtu të këtij drejtimi janë bazat ushatarake amerikane të shpërndara në jo më pak se 60 shtete të ndryshme.

Në reaksion ndaj hegjemonisë amerikane, grupe terroriste janë formuar në disa vende. Grupet e tilla si Alkaida dhe Xhemati Islam (JI) pajtohen me vrasjen e civilëve si një strategji e vetëdijshme politike e përdorur për dobësimin e moralit të fuqive dominuese dhe aleatëve të tyre.

Rezultati i gjithë kësaj është një skenë globale ku terrori, dhuna dhe lufta dominojnë arenën publike. [6] Poashtu është për tu theksuar fakti se jo gjithë dhuna politike e botës së sotme është rrjedhim i hegjemonisë amerikane dhe reaksioneve të grupeve terroriste. Kërkimi i identitetit, ngritja e vetëdijes nacionale, antagonizmat dhe përçarjet politike, si dhe jostabilteti dhe krizat ekonomike, poashtu kanë kushtëzuar dhunën që po përjetohet kudo.



Përkushtimi ndaj një kulture solidariteti dhe rendi të drejtë ekonomik


Lufta dhe dhuna vetëm se nënkupton se shoqëria sot është keq e ndarë dysh; nuk ekziston soldaritet në familjen njerëzore. Ngase dhuna shpesh ndodhë atëherë kur kontradiktat brenda shoqërisë janë bërë të papërmirësueshme.

Së paku, ekonomia e padrejtë globale e ka bërë situatën presente të padurueshme. Dallimi ndërmjet atyre ‘që kanë shumë” dhe atyre ‘që kanë pak” po rritet me një shpejtësi të alarmueshme. Më 1960, dallimi ndërmjet 20% prej më të pasurve të botës nga 20% prej më të varfërve ishte 30 herë; më 2002 kjo u rrit në 90 herë. Të ardhurat totale të njeriut më të pasur të botës tejkalojnë ato të gjithë Afrikës Subsaharane. Tre njerzitë më të pasur të botës fitojnë më shumë se gjithë burimet e 48 shteteve më të varfëra të botës bashkë.

Njëkohësisht, pothuajse gjysma e njerzimit vuan një jetë të mjerueshme me 2 dollar në ditë. Një e pesta e njerzimit janë ende analfabetë; ata nuk kanë qasje ndaj faciliteteve themelore shëndetësore dhe u mohohet fare sanitimi modern. A nuk është turp që 11 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga sëmundje të shërueshme si kolera, tifoidi dhe polio?

Pse gjithë kjo ndodh? Pse gjithë kjo padrejtësi dhe vuajtje e ekonomisë globale? Pjesë nga arsyeja është keqtrajtimi i burimeve pasurore nga elitat sunduese. Prioritetet e tyre shpesh janë të gabuara. Në vende si India dhe Pakistani më shumë para shpenzohen në një ushtar se sa në një nxënës shkolle.

Ky lloj i sistemit ekonomik i bërë model për botën e sotme është pjesa tjetër e problemit. Posaqërisht, ky lloj i kapitalizmit që është zhvilluar sot – të cilin ekonomistja britaneze Susan Strange e ashtuquajti Kazino Kapitalizm[7] – është i obsesuar me shtimin e parave dhe maksimizimin e profitit pa marrë parasysh konsekuencat për njerzimin. Dobia publike për të ciln kapitalizmi i mëhershm tregonte njëfar kujdesi, tani është harruar fare. Si vërtetim, shih mënyrën si shërbimet shëndetësore dhe edukimi publik po privatizohen gjithandej. Me fjalë tjera kredoja dominuese ekonomike kujdeset pak-e-hiç për mirëqenien shoqërore.

Në një botë të tillë të rendit të padrejtë ekonomik, ku vetë qenia njerzore është margjinalizuar, si mund të flitet për etikën?



Përkushtimi ndaj një kulture toleruese dhe së vërtetës


Në anën tjetër, qyshkur Etika Globale u prolamua më 1993, më shumë shtete kanë përqafuar institutet demokratike. Por natyrisht kjo jo si shkak i vetë Etikës! Fundi i luftës së ftohtë si dhe dinamika e bendshme e shoqërive të ndryshme – edukimi, mobiliteti, zgjerimi i klasës së mesme – kanë qenë në të madhe përgjegjës për këtë ndryshim.

Sidoqoftë, autoritarianizmi vazhdon të mbretrojë i patundur në shumë vende tjera të botës. Opinionet alternative shtypen, disidentët burgosen, torturohen, e hera tjera edhe ekzekutohen. Elitat sunduese ushtrojnë pothuajse kontrollë totale ndaj popullsisë së tyre. Rastet e Koresë veriore dhe Mjanmar-it (Burma) ilustrojnë këtë të fundit.

Megjithatë nuk është vetëm në të ashtuquajturën botën e tretë që shtypja politike po mbretëron. Qysh më 11 shtator e këndej, posaqërisht në Shtete të Bashkuara, ekziston tendenca të targetohen individë dhe grupe nga komuniteti musliman në emër të mbrojtjes së sigurimit nacional. Ata ndiqen dhe përdhunohen, nënçmohen dhe keqtrajtohen si terroristë të dyshimt ose gjoja se sponsorojnë aktivitetet terroriste në Lindje të Mesme dhe gjëkundi. Akti Patriot 2001 që i dorëzon fuqi të p akufiautoriteteve amerikane të mirren me të ashtuauajturat qeliza terroriste si dhe të trajtojnë të burgosuritë e Girit Guatanamo në Kubë, të cilëve u janë mohuar të drejtat më themelore si e drejta për konsultim psikologjik dhe e drejta për gjykim të paanshëm, vërteton pa asnjë dyshim se të drejtat elementare humanitare janë vënë në shportë mbeturinash në një komb që pretendon të jetë kampion i demokracisë.

Si rrjedhim, përderisa disa shoqëri janë bërë pak më tolerante në kuptimin politik, tjera shoqëri, përfshirë edhe nga ato të ‘zhvilluarat’ po imponojnë rregulla dhe ligje mbi popujt e tyre duke cunguar të drejtat dhe duke imponuar një vizion ‘tuneli’ për ligjin dhe rendin. Në të dyja këto shoqëri, me qëllim që të ruhet dhe monopolizohet fuqia, elitat sunduese e kamuflojnë apo e fshehin të vërtetën nga popullsia e tyre. Të gjithë jemi të njohur tanimë se si qeveria amerikane me ndihmn e mediave e mashroi publikun amerikan lidhur me armët e shkatrrimit masiv të Irakut. Politikanët që manipulojnë popullsinë janë prezent kudo.

Mirëpo jo vetëm politikanët janë ata që mashtrojnë. Personalitetet e korporatave poashtu gënjejn për biznesin e tyre. Ata shpesh pikturojnë një pamje të rreme të ta arriturave të kompanivete tyre me qëllim që të mashtrohen partnerët e tyre. Kjo pikërisht çfarë korporata multinacionale Enrod bëri.

Biznesi poashtu mbytet në një lloj tjetër të gënjeshtrave. Nëpërmjet komercialeve seduktive ato krijojnë një imazh totalisht të pasinqertë dhe një përshtypje të ekzagjeruar të produkteve të cilat i ofrojnë për publikun. Përkundër se ekzistojnë disa standarde etike të cilave komercialet pritet tu përmbahen, në të shumtën e rasteve, ato shkilen në favor të profitit.

Në tërë këtë – gënjeshtrat e poltikanëve dhe gënjeshtrat e biznismenëve – media luan rolin kryesor. Në të vërtetë, media qua media nuk është diçka e re në fabrikimin e gënjeshtrave, senzacionalizimin e ngjarjeve dhe shtrembërimin e fakteve kurdo që kjo ndihmon të mbushen xhepat e pronarëve të tyre.

Ofrimi i informacionit të saktë dhe prezentimi i një analize të paanshme te leuesit e gazetës apo audencës televizive – praktika këto që do të duhej të ishin zemra e medias – janë monopolizuar jo vetëm nga ekonomia e profitit por edhe politika e fuqisë. Në shumicën e vendeve media është nën kontrollin direkt apo indirekt të elitave sunduese të cilat do të shkojn larg vetëm për të siguruar se gjithçka që shtypet apo transmetohet mbështet interesin e tyre. Nëse kjo nënkupton fshehjen e së vërtetës ose edhe më keq shpalljen e një gënjeshtre të hapur, media nuk ka zgjidhje por të bëjë atë që është urdhëruar të bëjë nga zotëruesi i tij politik.



Përkushtimi ndaj një kulture të të drejtave dhe raporteve të barabarta ndërmjet gjinive


Shiquar nga një perspektivë e caktuar, sot barazia ndërmjet gjinive pranohet më shumë se sa njihej në të kaluarën. Madje edhe në shoqëritë më konzervative tani po pranohen të drejtat e grave për shkollim, vetëvendosje në martesë, në pasuri, punësim, të kyqet në role publike përfshirë edhe pozita politike. Shtypja dhe nënshtrimi i gjinisë femrore në sisteme të tëra ashtu siq ndodhte në të kaluarën është shumë e rrallë në ditët e sotme.

Megjithatë, gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara në shumë shoqëi. Në familjet në Kinë, Indi si dhe pjesë tjera të Azisë dhe Afrikës, djemtë janë gjithnjë të preferuar ndaj vajzave. Madje edhe në disa nga vendet e ashtuquajtura të zhvilluara korporatat e biznesit vazhdojnë të selektojnë burrat në dëm të grave, madje edhe kur këto të fundit ngjet të kenë kualifikime më të përshtatshme profesionale për punën në fjalë.

Mirëpo ekzistojnë kërcënime tjera për burrat dhe gratë si partnerë në martesë të lidhur me dashuri dhe respekt për njëri tjetrin. Këto janë kërcënime që ironikisht lindën nga vetë revolucioni seksual që e emancipoi pozitën e gruas në rend të parë. Në shumë shoqëri perendimore sot barazia e gjinive jo vetëm që dështoi të bashkojë burrin dhe gruan në një lidhje dashurie dhe respekti por poashtu ka shpënë në një situatë ku anatagonizmat dhe armiqsitë ndërmjet tyre rrezik të bëhen normë. Kjo reflektohet në shkallën jashtëzakonishtë të lartë të divorcit në vende si SHBA-t, Britania, Franca, Gjermania si dhe përhapja e fenomenit të familjes njëprindërore. Disa psikologë shoqrorë kanë hipotezuar se vetë rritja e lidhjeve ndërmjet personave të gjinis së njejtë në perendim si dhe legalizimi i martesës njëgjinore manifeston krizën ekzistuese në raportin mashkull-femër.

Çka nxiti krizën e tillë? Kjo është rrjedhim i një kulture e cila ka ndarë të drejtat nga obligimet si dhe ka zhvilluar një nocion egoist të libertive individuale – njfarë lloj individualizmi nëse doni – që është i obsesionuar me kënaqjen e vetvetes personale? A është e vërtetë se kjo kulturë e ka bërë më të vshtirë për mashkullin dhe femrrn, burrat dhe gratr, tr mirren vesh, t’i adaptohen njëri tjetrit, tr sakrifikojn njr çik nga individualizmi personal? A është kjo krizë ndërmjet gjinive rezultat i harresës së vlerave transcedentale – vlerave që ngriten përtej të qenit mashkull apo femër – të cilat do të kishin bindur qenien njerzore të nshtrohet ndaj një Realiteti Definitiv dhe të kishte kontrolluar egon indviduale me tërë tendencat e tij për vetëkënaqje?

Cilado qoftë rrënja e krizës, është e qartë se barazia e gjinive në shumicën e perendimit nuk ka arritur qëllimin e krijimit të martesës së karakterizuar me “dashuri, besnikri dhe vazhdimësi” në fjalë të Etikës Globale.

Reflektimi jonë në katër direktivat e Etikës Globale zbulon se njerzimi ende është larg nga ajo objektivë fisnke e proklamuar më 1993. Disa nga arsyjet e mundshme tashmë janë përmendur përciptazi gjatë kësaj analize e sipër. Dhe ato janë të ndërlidhura me shkaqe edhe më të thella të cilat do t’i shprehim në vijim.



Hegjemonia, lakmia dhe egoizmi


Hegjemonia – lakmia e njeriut për të kontrolluar dhe dominuar tjerët – pa asnjë diskutim është shkaku rrënjësor prapa dështimit tonë për të lëvizur drejt Etikës Globale. Ndonëse kjo e shpreh veten në nivele të ndryshme – interpersonale; inter-gjinore; në komunitet; brenda një shteti apo religjioni – është hegjemonia në politikën globale e cila më shumë se çdo gjë tjetër saboton paraqitjen e një bote të drejtë humane. Me fjalë tjera fuqia dominuese e ushtruar nga një numër i vogël do të jetë gjithnjë pengesa kryesore ndaj një etike globale të trajtimit të çdo qenjeje njerzore me dinjitet. Poashtu, obsesioni me akumulimin e pasurisë e cila shpesh përfundon me sëmundje, është poashtu nëjri nga faktorët që ka bllokuar rritën e Etikës Globale. Në këtë kontekst ja vlen të përkujtohet proverba e moqme biblike ‘dashuria ndaj parave është rrënja e gjithë të këqijave’. Mirëpo kur një civilizim e ka institucionalizuar lakminë për para nuk do të jetë e mundur të futin në përdorim burimet morale në cungimin e një prej veseve më të rrezikshme të njeriut. Dhe as që ky civilizim mund të parandalojë përhapjen e një psikologjie individualiste egoiste në popullatën e saj. Ne kemi parë se si psikologjia e tillë influencon negativisht raportin ndërmjet burrit dhe gruas në martesën e tyre. Madje nuk ka nevojë as të theksohet se impakti i saj është edhe më i gjerë. Një individualisëm egoist është në rend të parë antitezë e Rregullës s Artë të Jetës e cila e sheh reciprocitetin si esencë të Etikës Globale.

Ne tashmë i kemi identifikuar hegjemoninë, lakminë dhe egoizmin si tri sfida të ndërlidhura të etikës globale. Ato janë burime të luftës dhe dhunës, të padrejtsisë ekonomike, të autoritarianizmit, mungesës së sinqeritetit në jetën publike si dhe humbjen e dashurisë dhe respektit ndërmjet burrit dhe gruas. Mirëpo a po trajtohen sfidat e tilla nga kushdoqoftë në këtë pikë kohe dhe hapsire?




Qëndrimet, vlerat dhe botkuptimet


Miliona e miliona njerëz në mënyrë të patundshme e kundërshojnë luftën dhe dhunën – siq u demonstrua nga protestat masive të cilat i paraprinë Marsit 2003 të luftës në Irak. Një segment i rëndsishëm i atyre që kundrshtojnë luftën janë poashtu zëra kritikë të këtij lloj kapitalizmi që ka dominuar planetin sot. Ata bëjnë thirrje për një ekonomi të drejtë globale dhe i japin prioritet të margjinalizuarëve dhe të varfërve. Në të njejtën mënyrë, ekziston një masë e panumërt e burrave dhe grave të cilët janë të përkushtuar për barabarsinë gjinore.

Nëpërmjet refuzimit të tyre të dhunës dhe padrejtësis, kritikët e rendit ekzistues botëror po lëvizin ngadalë drejt një etike të përbashkët globale. Megjithatë, qasja e tyre e koncentruar në struktura dhe sisteme nuk u lejon atyre të trajtojnë rrënjën fundamentale të sëmundjes së hegjemonisë, lakmisë dhe egoizmit.

Ngase përfundimisht kjo është një sëmundje e rritur nga qëndrimet, vlerat dhe botëkuptimet. Prandaj qëndrimet do të duhej të ndryshohen, vlerat dhe botëkuptimet të transformohen, në mënyrë që Etika Globale të blerojë. Ajo çka kërkohet, me fjalë tjera, është konvertimi i zemrës – ashtu siç Etika Globale e njeh at.

Kjo është ajo për të cilën jam duke apeluar qysh nga 1980. [8] Ndryshimet strukturore mund të na lëvizin ne për një çik. Vetëm një vizion moral dhe shpirtëror universal i jetës mund të na shpëtoj neve nga lëngata në të cilën gjendemi sot. Si ndryshe mund të trajtohet lamia dhe egoizmi i shoqërisë bashkohore?

Parlamenti i Religjioneve Botërore gjithashtu nënkupton këtë gjë – prandaj proklamoi të ashtuquajturën Etikë Globale. Megjithatë, prijsitë religjiozë, shumica sish, nuk kanë patur sukse të bëjnë këtë relacion të duhur. Përkundrazi shumë syresh kan qenë të heshtur në fytyrë të padrejtësive të hatashme globale – përveqse kur këto padrejtësi kanë prekur komnitetet e tyre përkatse religjioze.

Kjo pra është sfida për prijësat religjiozë të përvjetorit të dhjetë të proklamimit të Etikës Globale nga Parlamenti i Religjioneve të Botës. Të shqyrtohet degradimi i vlerave morale. Të luftohet për drejtësi universale. Të flitet në emër të të varfërve dhe të të shtypurve. Të tregohet se si dhe pse Etika Globale do të mund të ofronte një sistem alternativ të vlerave, standardeve dhe principeve të cilat do të ndihmonin të krijojnë një botë më të mirë.

Përktheu: Elma Berisha-Berkolli
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Hans Küng dhe Karl-Josef Kuschel (ed.), A Global Ethic: The Declaration of the Parliament of the World’s Religions (Londër: SCM Press, 1993), f 21
[2] Ibid., f. 23
[3] Ibid., f. 23-24
[4] Ibid., f.24
[5] Ibid., 36
[6] Lufta, dhuna dhe terrori dominues janë analizuar nga Richard Falk, The Great Terror War, (New York: Olive Branch Press, 2003).
[7] Susan Strange, Casino Capitalism, (Manchester: Manchester University Press, 1997)
[8] Shih Chandra Muzaffar, “A Spiritual Worldview”, në librin One God, Many Paths (Penang, Malaysia: Aliran, 1980). Poashtu shih Chandra Muzaffar, ‘A Spiritual Vision of Human being’, në librin The Human Being: Perspectives of Different Spiritual traditions (Penang: Aliran, 1991).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme