اَلْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذيِ فَرَضَ الْجِهَادَ إِلىَ يَوْمِ التَّنَادْ. وَجَعَلَ لِصاَحِبِهِ مَرْتَبَةً عاَلِيَةً فَوْقَ مَراَتِبَ سَائِرِ الْعِباَدْ . نَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَريِكَ لَـهُ ، وَنَشْهَدُ أَنَّ سَيِّدَنَا محَُمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ الَّذيِ قَالَ: " لاَ يَجْمَعُ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ غُبَارًا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَدُخَانَ جَهَنَّمَ فِي جَوْفِ امْرِئٍ مُسْلِمٍ". اللَّهُمَّ فَصَلِ وسَلِّمْ عَلىَ سَيِّدِنَا مُحَمَّدٍ وَعَلىَ آلِهِ وصَحْبِهِ، اَلَّذيِنَ آمَنوُا وَصَدَّقُوا، فَعَمِلُوا وَاجْتَهَدُوا لِيَوْمِ الْمِيعَادْ .
Vėllezėr tė dashur e tė respektuar!
Nėse e treta e parė e ramazanit ėshtė koha e mėshirės (rahmetit) sė Allahut, nėse e treta e dytė ėshtė koha e faljes (magfiretit), kurse e treta e fundit koha e shpėtimit nga zjarri i xhehennemit, Muaji i Ramazanit ėshtė, pa dyshim, muaji i Mėshirės, i Faljes dhe i Shpėtimit tė njerėzisė. Kėto janė shansat, rrethanat dhe mundėsitė e Ramazanit tė bekuar.
Mirėpo, muaji i ramazanit ėshtė edhe muaji i fillimit tė zbritjes sė tė gjitha shpalljeve (kelimeve, risaleve, suhufeve dhe kitabeve), muaji i praktikimit tė shartit tė tretė tė Islamit, tė agjėrimit, muaji i solidaritetit themelor, qenėsor dhe vendimtar ndėr muslimanėt (sadekatul-fitrit dhe sadakasė) dhe muaji i ndodhive vendimtare nė historinė Islame sikur: Beteja e Bedrit dhe Ēlirimi i Mekes. Ajo qė Shpallja, Israja dhe Miraxhi janė pėr fenė dhe besimin e muslimanėve, kėtė janė Hixhreti, Bedri dhe Fethi (Ēlirimi) i Mekes pėr jetėn dhe ekzistimin e muslimanėve. Sikur qė iman dhe mumin nuk ka pa Shpallje dhe Miraxh, ashtu edhe Islam, Sheriat, Umet dhe Xhemat tė muslimanėve nuk ka pa Hixhret, Bedr dhe Feth tė Mekes. Nga kėto ndodhi vendimtare dhe kyqe pėr jetėn e brendshme (fetare) dhe tė jashtme (ekzistencės) tė muslimanėve tre kanė ndodhur nė Ramazan (fillimi i Shpalljes, Beteja nė Bedr dhe Fethi i Mekes). Individualisht, as pa Hixhretin mė 622, as pa fitoren nė Bedėr mė 17 tė Ramazanit mė 624/ 2 hixhrij, as pa Fethin e Mekes nė ditėn e 20-tė tė Ramazanit mė 630/ 8 hixhrij, nuk do tė kishte ekzistencė as bashkėsi tė muslimanėve.
Pra, Hixhreti ėshtė hapėrimi fundamental i Islamit dhe i muslimanėve nė Sistem, Rend, Radhė dhe Bashkėsi tė organizuar. Fitorja nė Bedėr ėshtė paralajmėrimi i Islamit dhe muslimanėve si faktor sigurues dhe ushtarako-strategjik botėror, si faktor i cili do ta ruajė dhe mbrojė integritetin territorial dhe politik tė sovranitetit tė bashkėsisė sė muslimanėve. Dhe pėrfundimisht, Fethi i Mekes ėshtė konfirmimi i tė drejtave tė muslimanėve dhe tė tė gjithė njerėzve nė atdhe, nė qytetin e lindjes dhe nė mjedis, nė fshatin, toposin dhe humusin e lindjes. Pėr kėtė, Beteja e Bedrit mund tė kundrohet historikisht dhe nga kėndi i rėndėsisė sė saj pėr Islamin dhe muslimanėt. Kjo nuk ishte betejė e madhe me shumė pjesėmarrės, por ishte vendimtare dhe kyqe sipas rezultateve dhe pasojave pėr Islamin dhe muslimanėt.
Natėn e Betejės sė Bedrit si fitore vendimtare dhe kyqe nė historinė e Islamit pėr ekzistencėn e muslimanėve dhe pėr pėrforcimin e bashkėsisė fetare-politike islame tė Muhammedit a.s., edhe ashabėt i drejtojnė dua Allahut xh. sh.:
O Zot, nėse ky grup i vogėl i besimtarėve (nė Bedėr) pėson, nuk do tė ketė kush tė tė drejtohet me lutje.
Kėtė dua tė Muhammedit a.s., dhe tė muslimanėve Natėn e Bedrit e dėshmon Kurani, por edhe Allahu nė kėtė dua pėrgjigjet:
إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّي مُمِدُّكُمْ بِأَلْفٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ مُرْدِفِينَ ﴿9﴾
Ju kėrkuat ndihmė nga Zoti juaj e Ai ju pėrgjigj: Unė do tju ndihmoj me njė mijė engjėj tė cilėt do tė vijnė njėri pas tjetrit. (El-Enfal, 9)
Nė situatėn kur ushtarėt mushrikė posedonin enėn plotė ujė kurse muslimanėt gjendeshin nė rėrėn e gjallė dhe nė shkėmbijtė e zjarrtė, kur mushkrikėt disponojnė me njėmijė ushtarė deri nė dhėmbė tė armatosur kurse muslimanėt me mezi 314, dhe kur mushkrikėt posedojnė 100 kuaj dhe deve kurse muslimanėt vetėm dy, duasė sė Pejgamberit a.s. dhe tė ashabėve Allahu xh.sh. i pėrgjigjet me ushtrinė, sė pari me njėmijė, pastaj me tremijė e nėse do tė duhej edhe me pesė mijė melekė, me tė cilėt i ndihmon, i disponon, dhe me ndihmėn e tyre zemrat e muslimanėve i qetėson dhe i forcon. Por, po kėta melekė sipas caktimit tė Allahut nė zemrat e mosbesimtarėve kanė futur frikė, pasiguri, panik, konfuzion, rrėmujė dhe ngushtėsi. Kėshtu Allahu i madhėrishėm zemrat e muslimanėve i bėri tė pathyeshme, tė qeta, tė guximshme, tė forta, tė sigurta, sikur qė nė zemrat e mosbesimtarėve dhe tė idhujtarėve lėshoin frikė tė pashmangshme, ngushtėsi, pasiguri, panik dhe ankth:
إِذْ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى الْمَلَائِكَةِ أَنِّي مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا الَّذِينَ آَمَنُوا سَأُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ فَاضْرِبُوا فَوْقَ الْأَعْنَاقِ وَاضْرِبُوا مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ ﴿12﴾
(Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymėzoi engjėjt: Unė jam me ju, andaj forcojini ata qė besojnė. Unė do tė shtie frikė nė zemrat e mohuesve, andaj goditini nė qafė dhe nė tė gjithė gishtėrinjtė. (El-Enfal, 12)
Psikologjia e luftės thotė se nė luftė para ēdo beteje ėshtė thelbėsore qė nė ushtri tė dominojė shpresa, qetėsia, siguria, qėndrueshmėria, trimėria dhe heroizmi i zemrės, gjerėsia dhe disponimi i shpirtit, pathyeshmėria, kėmbėngulėsia dhe vendosmėria, kurse tė hiqet frika, dėshpėrimi, ngushtėsia, pasiguria, jobesimi, josiguria, paniku dhe ankthi. Tė gjithė faktorėt e brendshėm, parakushte tė fitores nė luftė, si forcimi i zemrės dhe gjerėsia e shpirtit, Allahu xh.sh. ua dhuroi muslimanėve.
Jo vetėm kjo. Natėn e betejės, Allahu xh.sh., nė mes tė shkretėtirės lėshoin shi nga qielli qė me ujė tė bekuar, pas rrugės dhe agjerimit tė mundimshėm, ti freskojė dhe pushojė muslimanėt. Krahas kėsaj, Allahu i dashur ua dhuroi muslimanėve ėndrrėn mė tė mirė qė tė freskohen me shi dhe tė pushojnė me endrra tė bukura dhe tė mira para betejės vendimtare:
إِذْ يُغَشِّيكُمُ النُّعَاسَ أَمَنَةً مِنْهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ وَيُذْهِبَ عَنْكُمْ رِجْزَ الشَّيْطَانِ وَلِيَرْبِطَ عَلَى قُلُوبِكُمْ وَيُثَبِّتَ بِهِ الْأَقْدَامَ ﴿11﴾
Ai bėri qė ju tė koteni nė gjumė tė lehtė si shenjė sigurie nga ana e Tij dhe lėshoi nga qielli shi, pėr tju pastruar nėpėrmjet atij, pėr tė larguar nga ju ndyrėsinė e djallit dhe pėr ti forcuar zemrat tuaja dhe kėmbėt. (El-Enfal, 11)
وَمَا جَعَلَهُ اللَّهُ إِلَّا بُشْرَى لَكُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُكُمْ بِهِ وَمَا النَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ ﴿126﴾
Allahu e bėri kėtė qė tju sjellė lajmin e gėzuar dhe qė tjua qetėsojė zemrat. Vėrtet, fitorja ėshtė vetėm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti. (Alu Imran, 126).
Tė gjitha kėto, Allahu xh.sh. para Betejės sė Bedrit ua premton dhe dhuron.
Si dhe pėrse?
Nė Bedėr formulat e fesė, strategjitė e luftės, taktikat e operativės por edhe synimet e muslimanėve kanė ecur sė bashku dhe nė mėnyrė harmonike me formulat e jetės.
Pėr shembull, Musai a.s., nė luftė pėr zbatimin e urdhrit tė Allahut xh.sh. pėr hyrje nė Tokėn e premtuar, tė pėrcaktuar dhe tė urdhėruar, pėr arsyetimin e popullit tė zgjedhur, pėr falėnderim Allahut xh.sh. nė dhuratat ēfarė asnjė populli tjetėr nuk i ėshtė dhuruar (bartės tė diturisė dhe qytetėrimit botėror, mė sė shumti tė dėrguar dhe lajmėtar tė Zotit nga populli benu israil, mė sė shumti shpallje tė dhuruara dhe shpėtimi nga robėrimi 500 vjeēar i faraonit) pranė vetes nuk e kishte askend pėrveē vėllait tė vet, pėr shkak se nė popullin e vet kurrė nuk e ka sendėrtuar umetin.
Nė Betejėn e Bedrit, 314 ashabė, tė cilėve nuk iu ėshtė urdhėruar, as premtuar, as pėrcaktuar Vendi i Shenjtė (El-Erdu'l-mukaddese), nuk u janė dhėnė dhurata tė tilla dhe aq tė shumta, nuk janė shpėtuar nga robėrimi i faraonit dhe tė cilėve, sikur benu izrailėve, nuk iu janė dėrguar aq pejgamberė, tė dėrguar dhe shpallje, asnjė prej tyre nuk ka treguar mosbindje dhe nuk ka bėrė tradhti, as nuk i ka thėnė Muhammedit a.s., sikur qė Musait a.s. i tha populli i tij:
قَالُوا يَا مُوسَى إِنَّا لَنْ نَدْخُلَهَا أَبَدًا مَا دَامُوا فِيهَا فَاذْهَبْ أَنْتَ وَرَبُّكَ فَقَاتِلَا إِنَّا هَاهُنَا قَاعِدُونَ ﴿24﴾
Ata thanė: O Musa! Kurrsesi nuk do tė hyjmė atje, derisa aty tė gjenden ata. Kėshtu qė shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do tė rrimė kėtu. (El-Ma'ide, 24).
Ashabėt, krahas mekasėve (muhaxhirėve), dhe tė gjithė medinasit e aftė (ansarėt) i pėrgjigjen thirrjes sė Muhammedit a.s. nė Bedėr.
Si dhe pėrse?
Muslimanėt nė Bedėr me Muhammedin a.s., pėr herė tė parė nė historinė e botės nuk paraqiten vetėm si bashkėsi gjenerike, primordiale, gjakore-farefisnore benu ademite dhe si fakt fiziko-biologjik, por pėr dallim nga populli i Musait, paraqiten edhe si ummet i Islamit apo si bashkėsi fetare e muslimanėve, e bazuar dhe e pėrcaktuar me Kuran dhe Sunnet dhe e kornizuar me formulėn e tewhidit dhe tė kelimei shehadetit. Nė tė vėrtetė, ata nė Bedėr paraqiten si ummeti i parė i sendėrtuar nė historinė e botės apo si fotografia ekzistenciale e tewhidit ndėr njerėzit nė suaza tė kohės dhe hapėsirės, e cila quhet histori.
Kėshtu, hixhreti mundėson Kushtetutėn medinase tė Muhammedit a.s., nė bazė tė Kuranit dhe Sunnetit dhe e pėrkufizon dhe trajtėson ummetin, kurse Beteja e Bedrit e para e provon dhe e verifkkon fuqinė dhe organizimin e Umetit nė kohė dhe hapėsirė. Pėr kėtė Beteja e Bedrit ėshtė prova dhe verifikimi i parė historik i ummetit nė sprovėn mė tė rendė e cila quhet luftė. Te muslimanėt nė Bedėr shkojnė tok: imani, islami, shpirti, idetė, idealet, kelimei shehadeti, tevhidi, Kurani, Sunneti, Sheriati, xhihadi, veprat e mira nė emėr tė Allahut xh.sh. nė dobi tė njerėzve, ahlaku, e vėrteta, drejtėsia, e mira, bashkėpunimi dhe garimi pėr tė mirė dhe devotshmėri, vėllezėria Islame, solidariteti nėpėrmjet xhemateve nė ummet, sikur edhe uniteti konkret, organizativ, funksional dhe aksional nė tė gjitha format e jetesės, deri sa te mushrikėt paraqitet miti, magjia, shirku, paganizmi, mitologjia, padrejtėsia, dhuna, gėnjeshtra, ngatėrresa, paragjykimet, prostitucioni, sharja, vjedhja, grabitja, interesi, fitimi etj.
Qė tė jemi dhe tė mbetemi ummet, e jo vetėm popull, sikurse janė izraelitėt, tė cilėt krahas bredhjeve, pėrēmimeve dhe robėrimit tokėsor pėrfundojnė nė xhehenem, mėsimet dhe porositė e Bedrit janė: muslimanėt duhet ta kenė vetėdijen e pėrhershme pėr Allahun xh.sh. (takva), vazhdimisht tė mbėshteten nė Allahun e madhėrishėm (tevekkul), kurrė mos tė dėshpėrohen, tė jenė tė pashpresė, nė ngushti, as tė humbet besimi dhe shpresa nė ndihmėn (nasrullah) dhe nė mirėsinė (fadlullah) e Allahut.
Pasi qė natėn e Betejės sė Bedrit, Pejgamberi, nė empėr tė Zotit, pėr tė mirėn e islamit dhe nė dobi tė tė gjithė muslimanėve kėshillohet dhe dakordohet me tė gjithė muslimanėt dhe ndėr tė tjerė, Sad ibn Muadhi thotė: Ne o Pejgamberi i Zotit tė kemi pranuar, pasojmė Shpalljen, tė kemi premtuar besnikėri dhe mbrojtje nga ēdo sulm. Ndaj, nisu, o Muhammed, ku tė dėshirosh edhe ne do tė vijmė pas teje, sikur qė para kėtij rasti Muhammedit a.s. iu drejtua Mikdad ibn Amri me fjalėt: Nisu i Pejgamberi i Zotit aty ku tė urdhėron Zoti kurse ne tė gjithė do tė ndjekim dhe do tė tė themi sikur qė izraelitėt i thanė Musait.
Pėr kėtė, Beteja e Bedrit jo vetėm qė ėshtė prova dhe verifikimi i parė i Ummetit tė Islamit dhe tė unitetit tė tij nė tė gjitha shfaqjet e jetės por ėshtė edhe promocioni, prova dhe verifkimi i parė i mirėfilltė i parimit politik islam ndėr muslimanėt parimit tė shures apo konsultimit tė detyrueshėm dhe konsultimit ndėr muslimanėt pėr punėt dhe interesat publike, shoqėrore, shtetėrore, politike, tė sigurisė, ushtarake dhe tė pėrgjithshme. Me konsultimin dhe kėshillimin aq detyrues me tė gjithė ashabėt para Bedrit, Pejgamberi a.s., pėr herė tė parė nė luftė, nė gjendjen mė tė vėshtirė jetėsore sendėrton parimin fundamental politik tė Islamit, e ky ėshtė parimi dhe mėnyra e sundimit, e udhėheqjes me shtetin dhe politikėn si sferė publike nė Islam e kjo ėshtė shura konsultimi dhe kėshillimi detyrues pėr ēėshtjet dhe punėt e ummetit.
Mė tej, Bedri vendos raport dhe veprim tė rregullt dhe islam nė shpėrndarjen e presė sė luftės, ashtu qė njė e pesta i pėrket Allahut, Pejgamberit, familjes sė tij, jetimėve, varfanjakėve dhe udhėtarėve, kurse tė tjerat shtetit dhe ushtrisė e cila bėn luftė:
وَاعْلَمُوا أَنَّمَا غَنِمْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ إِنْ كُنْتُمْ آَمَنْتُمْ بِاللَّهِ وَمَا أَنْزَلْنَا عَلَى عَبْدِنَا يَوْمَ الْفُرْقَانِ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ﴿41﴾
Ta dini se ēfarėdo qė tė fitoni si plaēkė lufte, njė e pesta i takon Allahut, tė Dėrguarit dhe farefisit tė tij, jetimėve, tė varfėrve dhe udhėtarit (qė ka ngelur nė rrugė), nėse besoni nė Allahun dhe nė atė qė ia kemi shpallur robit Tonė nė ditėn e fitores (luftėn e Bedrit), atė ditė kur u ndeshėn dy ushtritė. Vėrtet, Allahu ėshtė i Fuqishėm pėr ēdo gjė. (El-Enfal, 41).
Tė prekur nga ky ajet dhe nga dispozitat dhe nenet 3 dhe 12 A tė Kushtetutės sė Muhammedit a.s., ēdo bashkėsi dhe grup muslimanėsh kurdo dhe kudo tė jetojė nga bamirėsia dhe nga ndjenja e drejtėsisė e cila dominon ndėr besimtarėt, do tė paguajė shpagesėn e robėrve tė tyre tė luftės.
Pėr kėtė arsye, besimtarėt nuk do ta lėnė asnjė anėtarė tė tyre nėn barren e ngarkesės sė rėndė, e qė pėr tė mos paguajnė, nga ndjenja e bamirėsisė dhe e solidaritetit, qoftė shpagesėn qoftė koston e gjakut. Muslimanėt e trojeve tona do tė duhej ta shpallnin fillimin e ramazanit ditė tė solidaritetit ndėrmuslimanė, kurse Natėn e Bedrit ta shpallnin ditė tė solidaritetit nė dobi tė xhemateve mė tė rrezikuara brenda trojeve shqiptare apo edhe jashtė tyre, varėsisht nevojave dhe vėshtirėsive qė do tė paraqiten.
E lus Allahun e dashur tė mė fal mua, juve dhe tė gjithė muslimanėt. E lusim tė na bėjė tė mundur qė drita e Bedrit, fryma e porosive dhe mėsimeve tė tij, tė na ndriēojė pėrgjithnjė. Amin!
Pėrktheu: N. Ibrahimi
E Premte, 4 Shtator 2009; 18:44