Nga Hiroshima deri në Gazza

Gjatë zhvillimit të Luftës së Dytë Botërore, Amerika, ka hedhur bombën atomike në qytetin japonez Hiroshima. Bomba është hedhur me 6 gusht 1945, në orën 8.15 min. Pjesa e madhe e qytetarëve ishin në gjumë, në veçanti fëmijët, amviset si dhe pleqtë, e që akoma nuk e kishin hapur sytë e tyre. Bomba e hedhur për herë të parë në histori i mbyti 140 mijë njerëz. Pas tri ditësh, gjithashtu me 9 gusht, Sh.B.A-ja, në mënyrë identike e qëlloi Nagasakin, ku e humbën jetën 80 mijë njerëz. Domethënë, në këto dy qytete japoneze numri i njerëzve të vrarë arriti në 220 mijë. Ndikimet negative të këtij shkatërrimi akoma kanë pasoja në njerëz, kafshë dhe në ambient.
Me këtë veprim ndërlidhet “pranimi i humbjes” si dhe tërheqja e Japonisë nga lufta. Bomba atomike e sinjalizoi katastrofën. Shtetet poseduese të kësaj fuqie, mund t’i vrasin civilët si dhe mund të arrijnë përfundimet e dëshiruara ushtarako-politike. Sh.B.A-ja, për arritjen e qëllimit të saj, duke i mbytur civilët në mënyrë të pamëshirshme dhe pamasë paraqiti shembullin e pashoq në këtë drejtim, por me kohë do ta shohim rezistencën kundër këtij veprimi. Ky ishte shembull i pashoqë. Por, në luftën irako-iraniane, 1980/88, Saddami në Halep i masakroi 5 mijë njerëz të pafajshëm, duke i futur armët bërthamore të marra nga Rusia në vlugun e luftës me pëlqimin e Perëndimit. Ai, atëbotë vendosi dhe qëlloi mbi vendbanimet civile në Iran. Me këtë veprim, Irani u detyrua që patjetër ta pranojë “armëpushimin”.
Në sulmet e fundit në Palestinë është konfirmuar se Izraeli ka përdorë bombat helmuese, armët fosforike, laserike etj. Disa nga viktimat e kanë humbur jetën në mënyrë të çuditshme; të tillëve nuk u janë dëmtuar as qimet e trupit, por atyre iu është ngulfatur truri nga materiet kimike që i lëshojnë bombat izraelite. Në këtë ngjarje, ekspertët kanë theksuar se janë përdorë armët bërthamore. Por, në luftën e fundit, Izraeli me këtë rast nuk ka përdorur sa një të njëmijtën fuqisë bërthamore. Izraeli në duart e veta posedon me qindra bomba atomike. Parashtrohet pyetja: A do t’i përdorë këto armë? Askush mos të dyshojë, do t’i përdorë.
Profesori i Univerzitetit Ben Gurion, Benny Morris, ka deklaruar: “Izraeli para formimit dhe pas saj ka kryer masakër, pastrimin etnik dhe ushtarët e tij kanë kryer dhunime ndaj femrave palestineze” “Benny Morris: Ekzistenca e Më Të Fuqishmit Në Jetë, Sh.Botuese Birikim, Nëntor- 2004, Nr. 164). Izraeli orvatet që të jep porosi që edhe sot mund ta mbys aq civil, edhe më shumë civil me armë me fuqi të madhe shkatërruese. Në luftën e fundit, numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës, e ka tejkaluar mbi 400 të vrarë, prej këtij numri 30 përqind janë fëmijë nën moshën 12 vjeçare. Me mija njerëz janë zhvendosur; janë shkatërruar shumë objekte qeveritare, rrugë, ndërmarrje, spitale.
Izraeli ka mbytur palestinezë duke hedhur bomba mbi kokat e tyre. Zyrtarët deklarojnë: “Në Rripin e Gazës, për shkak të mungesës së ujit, rrymës elektrike dhe të karburanteve është paraqitur rreziku i sëmundjeve ngjitëse, tani jeta e civilëve dhe e fëmijëve është në rrezik.”
Deklaratat e disa burrështetasve me influencë në politikat botërore pohojnë se “Intervenimi ushtarak i Izraelit në Gazza është kundërpërgjigje ndaj sulmeve palestineze të kryera më parë!?. Është shumë ironike, e çuditshme dhe jo i ndërgjegjshme. Në këtë luftë Hizbullahu i ka vrarë 4 izraelitë, ku njeri është ushtar. Mirë, atëherë, në të vërtetë, kush po kryen terror dhe krime të luftës? Masakrat civile, spastrimet etnike, krimet të luftës dhe katastrofat ekologjike të Izraelit janë trashëgim i Hiroshimës. Ky trashëgim bashkëkohor është fytyra e errët e botës. Nëse në aspektin moral dhe botorë të kësaj rrjedhjeje nuk parandalohet, atëherë ekziston frika se në vendbanimet e Palestinës dhe të myslimanëve të tjerë do të hasim në ngjarje më të tmerrshme dhe më të errëta.

Bota është pikëlluar nga vrasjet dhe vuajtjet që po i përjeton populli palestinez me dekada të tëra. Neve nuk është e kuptueshme që në tokën e shenjtë të zhvillohet lufta e shenjtë e që duhet të jetonte paqja e shenjtë ndërmjet feve dhe të popujve të cilët thirren në shenjtërinë e fjalëve të Zotit në Tevrat, Inxhil dhe Kuran. Të gjithë Jevrejët, krishterët dhe myslimanët duhet të turpërohen para Zotit dhe botës për gjakun e njerëzve të pafajshëm në Tokën e shenjtë, ku qartë është thënë që nga ekzistimi i botës: se, “Ai i cili e mbyt një njeri të pafajshëm sikur e ka mbytur tërë njerëzimin, e ai që e shpëton një njeri sikur e ka shpëtuar tërë njerëzimin.” Andaj: Jevrejët, krishterët dhe myslimanët duhet të turpërohen për gjakun e derdhur në vendin e Shenjtë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme