Pjesëmarrja e gruas në politikën shqiptare

Emine Vezaj


Pjesëmarrja e gruas në politikën shqiptare


Në kohërat e vjetra nuk ka ekzistuar mendimi për barazi juridike siç është kjo nga feministët e rijnë. Por është një rregull që në institucionin më të lart familje, detyrat dhe obligimet varën nga aftësitë apo mundësit qofshin ato materiale apo edhe shpirtërore, duke mos bërë kurrfarë gare për një barazi gjinore dhe se secila palë është obliguar që të kryej atë obligim brenda mundësive gjithnjë duke respektuar aftësinë e njëri tjetrit. Prandaj kjo është e njëjtë edhe në jetën publike me theks të veçantë politikën pasi në këtë temë është përqëllimuar ky problem nëse munda ta quaja të tillë i cili vë në paragjykim një barazi gjinore para të drejtës juridike. Nga e cila kërkohen të drejta dhe liri të barabarta.

Edhe gruaja sikurse edhe rivali i saj burri janë një qenie që posedojnë një shpirt, një jetë, një obligim dhe një detyrim, por në disa aspekte sikurse gratë dëshirojnë të ia kalojnë meshkujve me disa të drejta dhe obligime që kërkohen nga trendët e jetës. Ato dëshirojnë që të jenë të barabarta në të gjitha aspektet pa marr parasysh se në cilat situate, rrethana dhe gjendje mund të zhvillohen ato.

Në këtë temë që është mjaftë e përfolur si në media elektronike, por edhe në ato të shkruara i epet një prioritet personalitetit të gruas karshi botës së civilizuar dhe kjo nuk është vetëm një problem që ngriti pluhur në rajonet e Ballkanit, por si duket është edhe në vendet tjera me civilizime te nduarduarta.

Kur është fjala rreth luftës që bëhen në emër të të drejtave të femrës në vendet islame ajo, më së shumti është si rezultat i ndikimit nga Perëndimi. Nuk mund të thuhet se gjatë historisë nuk hasim në gra të cilat ishin dishepuj të perandorëve apo udhëheqësve të tyre si në botën islame ashtu edhe në atë të krishtere, por si duket kjo nuk le hapsin edhe shumë të mjaftueshme për diskutime të mirëfillta ngase edhe sot ekzistojnë forume politike grash në të gjitha partitë qofshin ato të perëndimit apo edhe të lindjes, por si duket këto shërbejnë më shumë si dekor i partive sesa si mjetë për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë. Sepse kudo qofshin këto forume grash asnjëra nga këto forume nuk ka buxhet të sajin dhe të gjitha këto varen kryesisht nga ndonjë shoqatë biznesmenësh apo edhe nga kryetari i partisë të cilën edhe e pason ajo.

Vlen për tu theksuar edhe kjo se pjesëmarrja e gruas është një realitet i ri në politikën shqiptare, por edhe në atë ballkanase, megjithëse ka pasur edhe ma herët gra të kyqyra në politik sa për të mos thënë se fare nuk kanë ekzistuar ato.

Kështu gruan shqiptare e gjejmë aktive në çdo pore të jetës, si: organizatore e pjesëmarrëse e protestave kundër ndryshimeve kushtetuese, pjesëmarrëse aktive e demonstratave të vitit 1989, delekade e denjë në Kuvendin e Kosovës, ku me trimëri ngriti gishtat dhe votoi kundër Serbisë okupuese, dhe pse e dinte se dyert e burgut i kishte të hapura. Gruaja shqiptare, delegate e Kuvendit të Kaçaikut, mori pjesë pa ngurim në të dhe shpalli Republikën e Kosovës. Ajo edhe tani së bashku me burrat delegat, ndodhet në ekzil, duke ndrydhur mallin deri edhe për gurët e Kosovës.[1]

Por prapë se prapë kjo është një problem që kohëve të fundit në Kosovë ajo është bërë ndoshta sintagma më e përfolur dhe se pjesëmarrja e saj nga disa konsiderohet si PRO dhe disa CONTRA, por a është kjo një rast i mirë për shqyrtim për të bërë një analizë më të thuktë se vërtet a është kjo Contra nga mentaliteti i Lindjes dhe kjo PRO nga ai perëndimit apo si rrjedhojë e aftësisë dhe mundësive të saja të kufizuara, por kjo le të shtjellohet ne vijim për të nxjerr një përfundim më konkret dhe për të analizuar atë që është më frytdhënëse.

Shqipëria konsiderohet njëra ndër vendet me përfaqësi më vogël të grave në politikë. Në një studim që është nxjerrë nga Unioni Ndërparlamentar Shqipëria zë vendin e 115-të nga 187 vende në Botë, dhe natyrisht të fundit po të krahasohet me vendet e Evropës Juglindore. Partitë me më shumë gra në Parlamentin Shqiptarë janë Partia Socialiste me 4 deputete, Partia Demokratike me 3 deputete, Partia Socialdemokrate 2 deputete dhe Partia Republikane me 1 deputete, ndërkaq kujtojmë se partitë tjera parlamentare ne Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë asnjë grua në kabinetin e tyre qeveritar. Sa i përket pjesëmarrjes së gruas në Parlamentin kuvendit të Kosovës kemi këtë përbërje; Lidhja Demokratike me 14 deputete, Partia Demokratike me 10 deputete, Aleanca për Ardhmërin e Kosvës me 3 deputete, dhe Lista qytetare ORA me 2 deputete. Në këtë numër është pjesëmarrja e gruas në politikën shqiptare gjejgësisht në Kosovë. Ndërkaq nga propozim rregullorja e UNMIK-ut për zgjedhjet komunale parashihet një stimulim i veçantë për gratë, kështu që krahas kësaj, 30 përqindëshi garantohet për gratë, kjo garantohet edhe nëse kandidatet nuk fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave.

Kur jemi këtu te këto parti duhet theksuar se as ne vendet më të civilizuara nuk është më i mirë pozicionimi në politik i femrës vetëm se ajo mund të paraqitet më shumë si dekor siç e kam përmendur më lart se sa roli i saj të jetë frytë dhënës për shoqërinë. Gjithashtu kujtojmë se pjesëmarrja e femrës në politikën shqiptare ( kur them shqiptare kam parasysh edhe atë në Kosovë) është në këtë gjendje; para zgjedhjeve dalin disa burra me gra për dore dhe bëjnë disa betime false politike se do të ndryshojnë gjendjen e gruas, gjithashtu edhe disa involvime se më shumë do të angazhojnë gruan në sferën politike dhe shoqëri dhe se ajo do të zë vendin e merituar në shoqërinë e civilizuar, por çfarë ndodhë të nesërmen kur bëhet lista e deputeteve, kur zgjidhen kryesit e partive, kur emërohen drejtorit e përgjithshme, fisnikëria e tyre parazgjedhore dhe premtimet e bukura të tyre zbehen, dhe kështu ajo është shfrytëzuar si një mjet për qëllime të tyre politike.

Për fat të keq me këtë realitet duhet të mësohet gruaja shqiptare, dhe ti thotë jo kësaj të drejtë të saj. Po kush e ka fajin? politika apo gratë? mentaliteti shqiptarë në përgjithësi, apo në të gjitha vendet është kështu për shkak të krijimtarisë së saj e cila është vetëm për të shpërndarë butësi për fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Politika e gruas në besimin islam:

Në kuran nuk ka diçka konkrete rreth pjesëmarrjes së saj në jetën politike, por në të ka vetëm ajete që në mënyrë të drejtpërdrejt flasin edhe për angazhimin e saj në jetën publike. Siç është ajeti kuranor ku urdhërohet si burri po ashtu edhe gruaja që të urdhërojnë në të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja dhe e shëmtuara. Allahu xh.sh. thotë:

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e ke­qja...”[2]



Në këtë ajet urdhërohen të dy gjinitë dhe pikërisht urdhri për të mirë është që nga kreu i shtetit deri te qytetari më i vogël, por kur është në pyetje gjinia femërore kjo nuk do të thotë se ajo mund të kryen këtë aktivitet pa ndihmën dhe përkrahjen e një stafi të përkryer që udhëhiqet nga një elitë meshkujsh, por edhe nëse në ajet është përqëllimuar për dy gjinitë kjo nuk do të thotë se e vë gruan në një pozitë që ajo medoemos duhet ta kryej patjetër, por gjithnjë brenda kufijve dhe mundësive të caktuara.

Gjithashtu Muhammedi a.s. kur ka thënë;

“ Feja është këshillë për Allahun, të Dërguarin e tij, Librin e tij, dijetarët islamë, dhe për të gjithë muslimanët”.

Këtu nuk është përkufizuar vetëm për meshkujt. Por si na është e njohur për femrën e cila e kundërshtoi mendimin e Omerit. Citojmë këtë ngjarje:

Flitet në një rast se kalifi i dytë, Hz. Omeri r.a. para një mase të madhe njerëzish kishte deklaruar nga mimberi:

“ O ju njerëz, mos shtoni mehrin e gruas më shumë se 400 dirhem, pasi shtesa do të derdhet në arkën e shtetit mysliman ( bejtul – mal).” Njerëzit u ngritën t’i përgjigjen, ndërsa një grua me ndikim deklaroi: “ si mund të thuash diçka të tillë, kur kurani në suren Nisa ajeti 20 thotë:

“ Në qoftë se dëshironi të ndërroni ( ta merrni) një grua në vend të saj një gruaje ( të lëshuar), e saj ( të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?”[3]

Omeri r.a. nuk mund ta mohonte akuzën dhe tërhoqi deklaratën e tij me fjalët:“ Gruaja e tha të vërtetën, ndërsa burri gaboi.”[4]

Femra si qenie njerëzore është e krijuar për ndjenja dhe pasione të cilat i përshtaten asaj. Roli i saj është për tu kujdesur dhe edukuar fëmijët e saj. Për këtë arsye ajo ka influencë të posaçme sa i përket ndjenjave. Dhe për të mos shkaktuar probleme të ngjashme, të cilat kanë ndodhur në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat për shkak të emocioneve, dhe pasioneve të posaçme të cilat i posedon femra. Pikërisht këto emocione dhe pasione e kanë shtyrë femrën për t’u veçuar me karakteristika femërore ku emocioni dominon mbi mendjen e saj dhe mençurin e saj.[5]

Shembulli i mbretëreshës së Sebeit, Belkisës në rastin e Sulejmanit a.s. e cila ishte kryetare e shtetit, por ajo ishte adhuruese e zjarrit dhe nuk besonte, por me kalimin e saj në Islam ajo nuk e drejtoi më atë post, por edhe sikur të ishte në këtë postë nga ajo është çmuar mënyra e udhëheqjes së shtetit sepse ajo për çdo imtësi konsultohej me stafin punues dhe që kryesisht përbëhej nga meshkujt. Shohim një pamje që në një mënyrë apo një tjetër tregohet se ajo mund të kontribuoj në politik, por ajo para vetës duhet të ketë një elitë ndihmëtarësh me të cilët do të konsultohej vazhdimisht. Gjithashtu përveç tjerash ajo duhet të shkojë në mitingje të caktuara bashkë me stafet punuese e që kryesisht është e rrethuar me burra dhe kjo në islam është e ndaluar që ajo të jetë e vetmuar më një grup meshkujsh.

Tash është edhe një rast i mirë për t’i thënë jo politikës gruaja, tashmë shumica e grave varen me një frymë të ashpër politike, dominimi në politikë nga burrat me shumicë e bënë gjuhën politike në të shumtën e rasteve më të vrazhdë dhe të dhunshme dhe kjo natyrisht që nuk i shkon më shumë përshtatë grave, sepse gruaja është aq e ndjeshme saqë këtë mënyrë të debatimit e konsideron si një problem të saj të madh, e kjo për mashkullin nuk qon peshë sepse nga vetë natyrshmëria e tij është që të jetë i papërmbajtur dhe jo tolerues në gjërat që nuk i shkojnë përshtati, ndërsa gruaja të cilës vendimet i dalin nga zemra e jo vetëdija janë më të buta dhe për këtë ato nuk mund të jenë shumë të mirëseardhura në politikë.

Gruaja e cila padyshim ka një karakter tjetër nga burri, i jep më shumë rëndësi dhe vëmendje pamjes së saj dhe synon që të jetë e respektuar. Për këtë shkak, sipas shkencë­tarëve, gruaja u angazhua në jetën politike e udhëhequr nga dëshira të jetë e vërejtur dhe e respektuar, jo nga dëshira që të jetë vërtetë politikisht e angazhuar. Një analiz që është bërë nga z. Gina Lombroso e cila personalisht kishte ngritur në Itali një organizat të quajtur “ Shoqata e grave populloe italiane” (L’ Associaciazione di vulgutrice Donne Italiane) dhe kur kishte marr iniciativa të shumta për të zgjuar te grat ambicie politike nuk kishte patur suksese. Rreth pjesmarrjesë së gruas në politik kemi këtë përfundim:

“Burri që e nënçmon gruan, pa marrë parasysh cilësitë e tij fizike e shpirtërore, për gruan paraqet qenie të gërditshme dhe kurrë nuk do t’ia falë atë. Por burri që e lavdëron gruan dhe e nderon atë sa do që të jetë në një gjendje të keqe, për gruan ai paraqet një qenie hyjnore.”

“Gjykimet depërtojnë jo në vetëdije por në zemër të gruas. E nga kjo ndikon në të. Kënaqësia emocionale, sjellja më tepër nga emocionet se sa nga mendja, të gjitha aktiviteteve të saja morale dhe praktike u japin një drejtim që bazohet në intuitetin. Dhe ky intuitet, për të është i nevojshëm ngase, asaj i mundëson një bindje se atë që e men­don dhe që e bën është me vend. Nga kjo rrjedh kokëfortësia dhe karakteri i saj të mos e dëgjojë bashkëbiseduesin. Ajo dëgjon vetëm atë që i konvenon dhe për të s’egziston gjë më e keqe se sa ta kritikosh. Kurrë nuk i falë ata që e kritiko­jnë. Egoizmi i shprehur i gruas, atë e bën të mospranueshme nga rrethi. Kjo gjendje emocionale, e shtyen gruan simpatinë ndaj saj dhe kështu krijon një au­toritet dhe gjendje despotizmi. Burri për shkak të aftësive mendore nga natyra është skeptik, por skepsa e tij s’është e qën­drueshme si tek gruaja. Ajo gjithmonë ndjen mosbesim dhe një joqëndrueshmëri në marrëdhënie me njerëzit që e rretho­jnë.”[6]

Rasti i fundit me kryeparlamentaren e Shqipërisë z. Jozefina Topalli që ka rezultuar si politikania më e suksesshme në politikën shqiptare të cilën e përbuzën aq shumë në parlamentin shqiptar saqë lirishtë mund të thuhet se ishte për mjerim në pozitën e saj për shkak se nuk mund të ndërhynte në asgjë, madje edhe nuk mund t’i ndalte mikrofonat në sallë për shkak të gjithë asaj rrëmuje që ishte krijuar nga Partia Socialiste si dhe nga vet gratë deputete të kësaj partie dhe veçmas me sjelljet vulgare të tyre për shkarkimin e saj.

Pra thënë shkurt natyra e saj nuk është e përshtatshme të merret me politik veçmas kur tashmë në kohët tona është bërë një profesion tërheqës. Sepse këtë nuk e themi nga femineteti femëror, por kjo është si rezultat i saj se edhe në shumë vende të botës shohim gra senatore deputet, madje edhe presidente dhe ministre të qeverive gjigante në Botë, por ato luajnë vetëm një rol simbolik sepse punët kryesore i kryejnë meshkujt që gjenden pranë tyre në çdo moment vendimtarë për ndonjë çështje.

Tani ajo që duhet të thuhet është se gruaja në politik është një contra nga vet krijimi i saj e jo nga ndonjë destinim njerëzor që vije kundër të drejtave dhe dëshirës së saj, por duhet të mësohet dhe të pajtohet me realitetin e hidhur nëse e konsideron kështu. Edhe Silvi Berluskoni, kryeministri Italian me shumë dinjitet e ka quajtur gruan si qenie të rrethuar me tre “K”-të, shtëpiake, kuzhiniere dhe kameriere, pasi që në gjuhën italiane këto tre fjalë fillojnë me germën “ K”.

Përfundimisht edhe pse pjesëmarrja e saj ka qen dhe është në politik aktive ajo më së shumti është vetëm një mënyrë simbolike dhe ajo në këtë pikëpamje nuk ka arritur rezultat të dukshëm.

--------------------------------------------------------------------------------
[1] Feja Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarë (simpozium ndërkombëtar), Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë, 1995. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, fq. 541.
[2] Kurani, Et- Tevbe: 71.
[3] Kurani, En- Nisa: 20.
[4] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, Islami dhe Civilizimi Perëndimor, Prizren, 2004, fq. 160.
[5] Dr. Jusuf El- Kardavi, Islami dhe Politika, Kaçanik, 2002, fq. 190.
[6] Prof. Dr. Bekir Topallogllu, Gruaja në Islam, Stamboll,1997. fq. 242-243.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme