Film i ri për Muhammedin a.s. nga fituesi i Oskarit

Fituesi i çmimit Oskar producenti Barrie M. Osborne është i njohur mirë për filmat e shkëlqyer duke përdorur karaktere mesianike, veçanërisht në filmin "The Matrix" dhe trilogjinë " Lord of the Rings".
Kohët e fundit edhe pse i fokusuar drejtpërsëdrejti në materiale fetare dhe jo në storie që i referohen këtyre teksteve, Osborne tashmë vetëm ka filluar punën në filmin "Kingdom Come", një poemë epike biblike për jetën e Jezusit, i cili do të drejtohet nga artisti i efekteve vizuele të filmit "Lord of the Rings" Dean Wright.
Tani, sipas gazetës Guardian ai është duke planifikuar një film 150 milion dollarësh për Muhamedin s.a.w.s.
Filmi i Osbornit, i cili do të ndjekë jetën e Muhamedit (s.a.w.s) nga lindja e deri në vdekjen e tij dhe mësimet e tij nuk do të shfaqin përshkrimin e Pejgamberit (s.a.w.s.) në ekran. Producenti me origjinë nga Zelanda e Re është duke punuar me një kompani të produksionit nga Katari dhe ka të punësuar dijetarin musliman, Jusuf El Karadavin, për të mbikëqyrur tërë projektin gjatë xhirimeve.
Producenti i tha Reuters-it se do të jetë "një produksion ndërkombëtar epik që ka për qëllim ngritjen e urave mes kulturave."

http://www.imdb.com/name/nm0651614/news#ni1150841

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme