Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime autoriale ->

Turqit vardarian dhe roli i tyre nė pėrhapjen e Islamit nė trojet iliro-shqiptare (shekulli IX – XIV)


Nexhat Ibrahimi

Rrethanat historiko-shoqėrore nė trojet iliro-shqiptare dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, nė shekullin IX, ishin tejet tė rėnduara.[1] Perandoria Bizantine, si fuqi e atėhershme botėrore, ishte nė luftėra tė njėpasnjėshme me bullgarėt, hungarezėt, peēenegėt dhe me popujt e tjerė nė Ballkan, pėrkatėsisht nė trojet iliro-shqiptare.[2] Kėto rrethana shkaktuan lėvizje tė mėdha e tė vazhdueshme, kryesisht tė imponuara nga dhuna e shkaktuar nga luftėrat e ndryshme.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


I.

Rrethanat historiko-shoqėrore nė trojet iliro-shqiptare dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, nė shekullin IX, ishin tejet tė rėnduara.[1] Perandoria Bizantine, si fuqi e atėhershme botėrore, ishte nė luftėra tė njėpasnjėshme me bullgarėt, hungarezėt, peēenegėt dhe me popujt e tjerė nė Ballkan, pėrkatėsisht nė trojet iliro-shqiptare.[2] Kėto rrethana shkaktuan lėvizje tė mėdha e tė vazhdueshme, kryesisht tė imponuara nga dhuna e shkaktuar nga luftėrat e ndryshme.

Historikisht nuk dimė se cilat janė shpėrnguljet e para nė histori, ndonėse shpėrngulhe ka pasur qė nga fillimi i njerėzisė. Nuk dimė as pėr shpėrnguljet e para nė trojet iliro-shqiptare e nė Ballkan, tė dhunshme (kur ato i bėn sunduesi i caktuar pėr qėllime politike, religjioze e etnike) apo vullnetare (kur ato i bėn populli apo fisi i caktuar pėr ambicie politike, territoriale, ekonomike, pėrkatėsisht pėr kushte mė tė mira shpirtėrore dhe materiale jetėsore), por padyshim, ndėr shpėrnguljet e para nė kėto troje janė ato tė turqve vardarianė.

II.

Pėrhapja gjithnjė e mė e shpejtė e mė e gjėrė e Islamit nė jug dhe juglindje tė Perandorisė Bizantine dhe pėrqafimi i Islamit nga popullsia vendėse bėri qė Bizanti tė mos ndihej i qetė. Tė pranishme ishin moskėnaqėsi religjioze, politike, ekonomike e tė tjera dhe rezistenca aktive ndaj perandorisė nga ana e popullsisė. Pėr t’i qetėsuar trazirat me motive tė ndryshme nė Anadolli dhe nė vendet pėrreth, perandori bizantin Teofili[3] shpėrnguli turqit vardarianė apo vardariotė nga Azia nė krahinėn e Selanikut,[4] dhe nė brigjet e lumenjve e liqeneve nė territoret e Greqisė, Maqedonisė dhe Kosovės sė sotme.

Disa hulumtues mendojnė se tė shpėrngulurit nga Azia nė kohėn e Teofilit nuk ishin turqė, por sllavė tė robėruar nė Anadollė[5], tė cilėt pas rėnies nė kontakt me muslimanėt dhe pas pranimit tė doktrinės muslimane, nga ana e perandorit bizantin Teofilit u shpėrngulėn nė Maqedoni.[6]

Kėtė shpėrngulje e theksojnė edhe burimet evropiane kristiane edhe burimet arabe muslimane. Franjo Raēki[7], historian e klerik katolik nga Kroacia, pohimet e tė cilit duhet pranuar me rezervė, kur flet pėr kėtė ēėshtje, cek se nė territoret pėrreth Vardarit muslimanėt ekzistojnė edhe mė herėt, e jo me ardhjen e osmanlinjve, kur perandori bizantin Teofili “e shpėrnguli njė repart turqish nga Azia, tė cilėt mė vonė u quajtėn turqit vardarianė.”[8]

Edhe historiani e etnologu boshnjak Muhammed Haxhijahiq konfirmon se nė rrethin e Selanikut ka pasur muslimanė nė kohėn e perandorit bizantin Teofil.[9]

Kėtė fakt e provojmė edhe nga tė dhėnat historike tė mėvonshme, kur turqit vardarianė i hasim nė Hungari, nė shekullin XII. Si ndodhi kjo? Perandori bizantin Timiskes, nė vitin 970, pushtoi disa fushėgropa e lugina pėrreth Anavardarit. Turqit qė prej mė herėt jetonin aty kishin bashkėpunim me Perandorinė Bizantine. Mirėpo, kur Perandoria Bizantine i rregulloi disa ēėshtje me fqinjėt nė aspektin e sigurisė, filloi pėrpjekjet e qarta pėr konvertimin – kryqėzimin e dhunshėm tė muslimanėve, turqve vardarianė. Gjendjen mė tė re, tendencat qėllimkėqija, muslimanėt nuk i duruan. Kėshtu, me rastin e shpėrthimit tė luftės bizantino-hungareze nė vitin 1150, emigruan nė Hungari thuaja tė gjithė muslimanėt, sepse atėbotė Hungaria lejonte autonomi mė tė madhe fetare se sa Bizanti.[10] Bashkė me turqit vardarianė u shpėrngulėn edhe arabėt magrebianė, tė cilėt shėrbenin si ushtarė me pagesė nė ushtrinė bizantine, tė cilėt qenė grumbulluar nė Tunizi, Algjeri e Marok. Edhe kėta pėr shkaqet e njėjta sikur edhe turqit vardaruanė, u shpėrngulėn pėr Hungari.[11] Turqit vardarianė dhe arabėt magrebianė, krahas muslimanėve vendės, nė Hungari ushtruan ndikim tė theksuar nė mėnyrėn e jetesės, kulturėn e punės, tė banimit, ushqimit etj. Pėr turqit vardarianė konsiderohet se kanė ndikuar edhe tek muslimanėt dhre banorėt e tjerė nė Bullgari pėr shkak tė afėrsisė sė vendeve.[12]

Ndonėse nuk kemi prova tė drejtpėrdrejta, megjithatė, nė bazė tė tė dhėnave nga disa burime dhe nga kohė tė ndryshme, konsiderojmė se lufta e arabėve kundėr Bizantit, nė vitin 904[13], Selanikun dhe vendet tjera nė Maqedoni nuk e gjeti pa muslimanė. Kėtė e argumentojnė edhe disa varre arabe (muslimane) qė gjenden nė Qairli dhe Dobroshevė nė Maqedoni, ndonėse kėto varre, sipas disave, konsiderohen tė jenė tė ekspeditės arabe tė vitit 904 nė Selanik dhe Manastir.[14]

III

Nga presionet shpirtėrore dhe fizike tė shtetit ku jetonin dhe tė fqinjėve, qė tashmė i pėrmendėm, turqit vardarianė filluan pjesėrisht tė kryqėzohen, dhe mė vonė do tė krijonin edhe eparkinė e tyre fetare tė veēantė.[15] e pjesėrisht tė shpėrnguleshin nė vendet pėrreth, ku mund tė jetonin edhe mė tej si muslimanė. Franjo Raēki pohon shprehimisht se turqit vardarianė fillimisht ishin muslimanė.[16] Kėshtu, nė shekullin XII, turqit vardarianė masivisht u shpėrngulėn nė Hungari,[17] qė tė vazhdonin tė jetonin edhe pėr njė kohė me muslimanėt e tjerė, prej mė herėt tė vendosur aty.

Sikurse Bizanti dhe Hungaria qė i angazhonin muslimanėt si ushtarė nė shtetet e tyre, ashtu veproi muslimanė si ushtarė nė shtetet e tyre, ashtu veproi edhe car Dushani serb me turqit vardarianė, duke i angazhuar nė ushtrinė e tij, kurse tė cilėt me kalimin e kohės qenė kryqėzuar.[18]

Pėr vazhdimėsinė e turqve vardarianė gjejmė prova edhe nė Strugė e Ohėr. Disa historianė konsiderojnė se turqit aktualė nė Strugė dhe nė Ohėr janė pėrzierje e turqve vardarianė qė rrjedhin nga shekulli IX, me osmanlinjtė qė erdhėn kėtu nė shekullin XIV.[19]

Nė kėtė fazė tė hulumtimeve nuk posedojmė tė dhėna dhe hollėsi mė tė plota pėr fatin e turqve vardarianė, por nė mbėshtetje tė provave ekzistuese na bėhet e qartė se njė pjesė e turqve vardarianė u asimiluan, pėrkatėsisht kristianizuan nė forma tė ndryshme: njė pjesė e tyre u shpėrngulėn nė drejtime tė ndryshme, si nė Hungari, Panoni, Kosovė e Serbi, kurse pjesa tjetėr, mė e vogėl e tyre, u rezistoi tė gjitha presioneve dhe fijen pothuaj tė kėputur tė Islamit, e lidhėn me ardhjen e osmanlinjve nė kėto anė.

IV

Paraqitja e turqve vardarianė nė trojet iliro-shqiptare dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, paraqet prani mė tė hershme tė Islamit dhe tė muslimanėve nė mėnyrė kaq masive dhe atė nė njė periudhė tė gjatė disa shekuj.
Jemi tė vetėdijshėm se tė dhėnat qė posedojmė, janė tė mangėta dhe shėrbejnė vetėm sa pėr ta aktualizuar kėtė ēėshtje nė historinė shqiptare islame. Mbetet obligim imediate qė institucionet tona shkencore, veēanėrisht historianėt, arkeologėt e tė tjerė tė hulumtojnė mė pėrimtėsisht historinė mesjetare dhe misteret e saj, dhe veēan ēėshtjen e turqve vardarianė. Kjo do tė ndikonte qė tė kemi njė pasqyrė mė tė plotė pėr historinė shqiptare islame nė trojet iliro-shqiptare nė periudhėn paraosmane.



Summary



The Vardarian Turks and their role in spreading Islam in the Illyrian-Albanian Territories (IX – XIV century)

The presence of Vardarian Turks in the Illyrian-Albanian territories and in the Balkans in general suggests the earlier presence of Islam and Moslems in very large numbers during a period which lasted for many centuries.

We are aware that there are many missing pieces in the information we possess, but we are using the information only to illustrate this issue in the Albanian history of Islam. It is now the duty of scientific institutions, and especially historians, archaeologists and others, to make an exhaustive study of mediaeval history and its mysteries, whereas the issue of the Vardarian Turks should be treated separately. This would help us to have a wider picture of the Albanian history of Islam in the Illyrian-Albanian territories during the pre-Ottoman period.



[1] Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit, I, Tiranė, 1999.

[2] Nexhat Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, botimi III, Prishtinė, 2000, fq. 175-195 dhe 197-216.

[3] Teofili (sundoi prej vitit 829 – 842), i biri i Mihalit II, thuhet se ishte admirues i kulturės islame, kurse periudha e sundimit tė tij konsiderohet si periudha e ndikimit mė tė madh tė kulturėsa arabe mbi botėn bizantine.” Shih: Georges Ostrogorski, Historia e Perandorisė bizantine, Tiranė, 1996, fq. 139.

[4] Mustafa Spahic, Povijest islama, 4, Sarajevo, 2000, fq. 136.

[5] Ibid., fq. 136.

[6] Shih: Nexhat Ibrahimi, Islami nė Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 2000, fq. 56.

[7] Franjė Racki, Bogumili i Patareni, fq. 350 …, sipas: Mehmed Handzic, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940, fq. 14.

[8] Tafel, De Thessalonica Berolini, 1839, fq. 79, sipas: Mehmed Handzic, Islamizacija Bosne i Hercegovine, op. cit., fq. 14.

[9] Muhamed Hadzijahic etj., Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, botimi I, Sarajevė, 1977, fq. 23.

[10] Edhe pas shpėrnguljeve tė theksuara tė muslimanėve prej perandorisė Bizantine nė Hungari, nė territorin e Greqisė ende kishte muslkimanė, qė ishoin mercenarėt turq nė ushtrinė bizantine. Shih: Darko Tanaskovicnė: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 3304.

[11] ( - ), Islam u Madzarskoj, Islamska misao, 134/1990, Sarajevė, fq. 57.

[12] Mustafa Spahic, op. cit., fq. 126.

[13] Smail Balic, Die őltesten berűhrungen der sűdslaven mit dem Islam, sipas: Rade Bozovic, Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpsko-hrvatskom jezickom podrucju, Beograd, 1977, fq. 177.

[14] Tevfik Mehmed, Kratka istorija bitoljskog vilajeta, 1935, vėllimi I, fq. 14, sipas: Rade Bozovic, op. cit., fq. 177. Krhs.: Muhamed Hadzijahic etj., Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, op,. cit., fq. 23; dhe: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 378 dhe 300.

[15] Franjo Racki, Bogumili i Patareni, op. cit., fq. 350-351.

[16] Franjo Racki, Bogumili i Patareni, op. cit., fq. 350-351.

[17] Rade Bozovic, op. cit., fq. 177.

[18] Nijaz Sukric, Povijest islamske kultutre i civilizacije, I, Sarajevė, 1989, fq. 194, fusn. 6.

[19] Muzaffer Tufan, Goc hereketleri, fq. 320, sipas: Maliq Osi, Prizren drevni grad …, Prizren, 1996, fq. 162.



E Dielė, 16 Gusht 2009; 03:12


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats