"Kosova Express - Nje udhetim ne kohen e luftes"

Gazetari i Britanisë së Madhe, Xhejms Pettifer, i njohur për sipmatinë e tij lidhur me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve 1998-1999, ka botuar librin ”Ekspresi i Kosovës”, libër me komente, analiza, vështrime dhe reportazhe nga koha e luftës në Kosovë.
I udhëhequr nga kredoja origjinale krijuese dhe nga gjykimi realist, lidhur me zhvillimet në Kosovë, në prag të luftës dhe gjatë kohës së luftës, gazetari anglez, zotëriu, Petifer, në librin e tij ka zbuluar disa fakte shumë interesante të qëndrimeve të njohura të qarqeve të caktuara vendore dhe ndërkombëtare për dhe kundër UÇK-së.
Duke i bërë një analizë të hollësishme zhvillimeve politike gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar në rajon dhe veçmas në Kosovë, ky gazetar, ka identifikuar me sukses të gjitha veprimet dhe prapaskenat që janë kurdisur dhe janë luajtur, nga qarqe të caktuara, kundër Kosovës e veçmas kundër Ushtrisë Çlirimtare të saj.
Përveç Milosheviqit, sipas z Pettifer në këtë luftë ishte kyçur edhe organizata katolike italiane ”Shën Egjidio”, pastaj organizata e quajtur antikomuniste ”Opus Dei”, të cilat kishin shërbimet e tyre sekrete në mesin e disa prifërinjve dhe politikanëve të Kosovës. Këto organizata kishin qëndrime ekstreme kundër muslimanëve. Petifer konstaton me të drejtë se ”Milosheviqi e shihte kishën katolike në Kosovë si një forcë pozitive kundër shqiptarëve shumicë dërrmuese muslimane të vendit”.
Duke folur për rolin misionar, bëmirës, të Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiut të njohur, shenjëtereshë e shpallur nga Vatikani, Z Pettifer ”ka saktësuar se nga fundi i vitit 1992, Nënë Tereza pati disa punë të sukseshme me regjimin e Milosheviqit në Beograd”. Është e habitshme sesi këtë fakt e kanë heshtur dhe vazhdojnë ta heshtin me mjeshtëri dhe djallëzisht disa nga gazetarët dhe politikanët tanë poltronë, edhe pse dihet se asokohe Nënë Tereza kishte intervenuar që të lejohej krijimi i një organizate humanitare në Kosovë me emrin e saj.
Organizata masone katolike ”Shën Egjidio”, sipas gazetarit britanik parapëlqente sundimin e serbëve në Kosovë, madje edhe me Milosheviqin në krye, meqë kishte orientim ekskluziv kundër myslimanëve, por në të njëjtën kohë kishte një miqësi të çuditshme dhe të paspjegueshme me Ibrahim Rugovën, i cili në saje të emrit dhe prejardhjes familjare, konsiderohej të ishte me fe islame. Pikërisht përmes kësaj organizate mafioze, me ndërmjetësimin edhe të një prifti serb nga rrethi i Istogut, klani i Ibrahim Rugovës, kishte arritur të ashtuquajtrën Marrëveshje të Arsimit, e cila ishte marrëveshje skandaloze dhe kompromituese, ndër të tjera edhe me faktin se nënshkimi i Rugovës në fund të asaj marrëveshjeje, nuk pasohej me asnjë post qoftë edhe të liderit politik, por vetëm me emrrin dhe mbiemrin e tij.
Xhejms Pettifer në librin e tij ”Kosova Ekspres” ka ofruar edhe disa fakte të reja, për të cilat nuk di sa duhet opinioni ynë në Kosovë. Ai shkruan sesi në kohën e sundimit anarkik të Salih Berishës, për shkak se atje sërtviteshin komandandi i ardhshëm Legjendar, Adem jashari dhe Zahir Pajaziti, të dy ishin burgosur e më pastaj përmes intervenimeve ishin liruar nga burgu. Petifer me gjuhën e fakteve denoncon edhe shumë oficerë të SHIKut të Salih Berishës të cilët bënin tregti dhe përfitonin nga informatat që iu dërgonin shërbimeve sekrete, lidhur me organizimin e UÇK-së. Ky bashkëpunim kolaboracionist thotë Petifer shkaktoi arrestimin madje edhe likuidimin e disa kuadrove të larta të UÇK-së.
Injorimin që i ka bërë Ibrahim Rugova luftës së UÇK-së dhe legjendarit Adem Jashari, Petifer në librin e tij ”e quan gabim të keq dhe tradhti ndaj Kosovës”.
Libri, Ekspresi i Kosovës, i shkruar nga një gazetar me famë botërore, gazetar i guximshëm dhe i palodhshëm i terrenit nëpër vendluftime, nga analisti i njohur botëror, Xhejms Petifer ka një vlerë të veçantë, sepse është shkruar nga përjetimet e veta individuale, autentike të zhvilluara në terren. Ai nuk ishte gazetar i zyreve që kapërdiseshin në Tiranë apo në Prishtinë, sikur ishin shumica dërrmuese e gazetarëve tanë, përveç gaztearëve të Radios-”Kosova e Lirë” dhe ”Agjencisë Kosovapress”, që verponin në zonat e luftës së UÇK-së.
Vepra e gazetarit Xhejms Petifer, ka vlera të rëndësishme për historinë e luftës së UÇK-së, edhe me faktin se ky gazetar, me kohë kishte vërejtur se trimat dhe trimëreshat e Adem Jasharit, të cilët me kallashë në duar shëtisin nëpër Kosovë, ata do t` ia sillnin lirinë atdheut të tyre.
Kjo vepër e rrallë e begaton fondin e librave publicistike të shkruara deri tani me këtë tematikë sikur janë: ”Jehonë lufte” e autorit Nezir Myrtaj, ”Reportazhe lufte” e autorit Martin Çuni, ”Rruga që më çoi në UÇK dhe UÇKja e Kadareja” të autorit Dilaver Goxhai, ”Tri dimensionet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruar nga kolonel Halil Katana, ”Për kauzën e UÇK-së” shkruar nga Muhamet Pirraku, ”Kosova 1999” shkruar nga Nikë Gjeloshi, ”Divizioni i Kukësit” nga gjeneral Kudusi Lame e vepra të tjera që trajtojnë realisht dhe nga dora e parë temën e luftës së UÇK-së. Ahmet Qeriqi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme