Ai është bashkëthemelues i revistës Foreign Affairs dhe në shumë publikacione shkencore është marrë me perspektivën e politikës botërore në shekullin e 21.
I njohur me librin e tij kontraverz The Cash of Civilizations (Ndeshja e civilizimeve, 1996); Who are we (Kush jemi ne, 2004). etj.
Pikëpamjet e tija të faqes së ardhshme të konflikteve në botë ai i pat nxjerrë në tekstin “Ndeshja e civilizimeve?” të shtypura në revistën me famë “Foreign Affairs” (summers 1993, fq. 22-51), që e boton Këshilli njujorkas për punë të jashtme. Teksti është, përndryshe, pjesë e projektit të institutit të theksuar me titull “Sigurimi i ambientit ndërrues dhe interesi shtetëror amerikan.”
Në librin e tij kontravers “Ndeshja e civilizimeve,1996”, ai jep hipoteza dhe ndërron mënyrën e të menduarit mbi kuturën universale botërore, sidomos pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik dhe përfundimit të luftës së ftohtë, që përfaqësohej nga Francis Fukujama dhe të tjerët.
Burimi dominues i konflikteve
Në një analizë që bën Dr. Fikret Karqiq në lidhje me pikëpamjet e këtij politikani politikës botërore shton: Huntingtoni shtron hipotezën që në të ardhmen burimi themelor i konflikteve në botë nuk do të jetë kryesisht ideologjik apo ekonomik. Sipas mendimit të tij, ngjarjet e mëdha ndër njerëzinë dhe burimi dominues i konflikteve do të jetë i karakterit kulturor. Shtetet nacionale do të mbeten akterët më të fortë të ngjarjeve botërore por konfliktet kryesore të politikës globale do të ndodhin ndërmjet shteteve dhe grupeve që u takojnë civilizimeve të ndryshme. Ndeshja e civilizimeve do të dominojë politikën globale.
Ai mbron tezën se nëse me konfrontimin e shteteve nacionale në shekullin 19 dhe shteteve ideologjike në të 20-tin, në shekullin 21 civilizimi do të shkapërderdhet. Lufta tjetër botërore, në qoftë se do të ndodhte, do të ishte luftë ndërmjet këtyre civilizimeve. Tipari kryesor i tetë unazave kulturore të botës të cilat e kanë një kufi të pacaktuar qartë, sipas Huntingtonit është religjioni.
Shkurtimisht po i përmendi se si dhe për çfarë civilizimesh bëhet fjalë. Huntingtoni mendon, rol me rëndësi do të luajnë shtatë apo tetë civilizime, kushtimisht unaza - kulturore. Këto janë: perëndimor, konfuqian, japonez, islam, hindus, sllavo-ortodoks, latino-amerikan dhe ndoshta afrikan. Ndërmjet këtyre civilizimeve nuk ekzostojnë kufij të qartë të ndasive që ato vija të diskontinuitetit të bëhen territore të konfliktit.
Por, shtrojmë një pyetje se ku dhe cila do të jetë pika e plasjes së konfliktit dhe ajo do të jetë në ato vende ku më së shumti mbishtresohen fuqia dhe dallimet kulturore.
Luftërat kundër botës islame
Natyrisht, Huntingtoni pati shumë kritika për teoritë e tij. Sidomos hulumtuesit dhe dijetarët që merren me proceset e paqës në botë e shohin me skepticizëm dhe kritikë sepse kjo mund të keqpërdoret dhe do t`i arsyetonte luftërat kundër botës islame.
Shumë kritika pati profesori Samuel edhe me rastin e botimit të librit të tij më të ri “Who are we” – “Kush jemi ne”, të vitit 2004, ku ai tërhoqi vërejtjen e shpanizimit të Shba-ve, gjë e cila mund të pengohej me një “asimilim” radikal të të ardhurve.
Në librin e tij ai u preferon pushtetarëve amerikan, që ta parandalojnë emigrimin e emigrantëve në Amerikë, sepse, si thotë, ata një ditë do të na gëlltisin dhe do të sundojnë këtu. Kultura amerikane do të zëvendësohet me një tjetër.
Prandaj, kritika e akuzon që ai duhet t`i racionalizojë ndjenjat dhe inatet në favor të tolerancës, paqës dhe jetës së përbashkët.
Natyrisht teoria e tij e “Luftës së Kulturave” apo në një përkthim tjetër “Ndeshjes së Civilizimeve” pikën më të lartë dhe “vërtetësinë” e saj e arriti pas vitit 2001, ku sigurisht shumë pak amerikanë dhe të tjerë kishin lexuar për të dhe për teorinë e tij.
Huntington u lind më 18. Prill 1927 në Nju Jork.*)
Zvicër, 28.12.08
______________________________________
*) Harvardi për vdekjen e Huntingtonit www.news.harvard.edu/gazette/2009/02.05/99-huntington.html