MEDH”HEBI HANEFI - Aktualiteti dhe tendencat e ndryshme kundër tij

Marrë parasysh zhvillimin e rrethanave në nivel më të gjërë, e në veçanti këtu në Ballkan, pjesë pjesë e të cilit jemi edhe ne muslimanët e këtyre trevave , atëher është nevojë e domosdoshme që ti kthehemi analizimit të situatës sonë fetare duke ngritur vetëdijen dhe kujdesin tonë rreth çështjeve shumë me rëndësi për ardhmërinë tonë si:
-Medhhebi hanefij dhe aktualiteti I tij në kohën dhe vendin në të cilin jetojmë
-Niveli I vetëdijes sonë rreth asaj se jemi praktikues të medhhebit hanefij:
-Tendencat për deformimin e medhhebit hanefij.


Medhhebet –nevojë e shpjegimit dhe praktikimit të islamit

Islami, si fe dhe sistem jete, i përgjigjet çdo kohe dhe vendi, dhe si i tillë jep përgjigje për të gjitha çështjet apo kërkesat që dalin nga jeta. Mu për këtë ai është i gjallë dhe i hapur për çdo situatë. Përshtatshmëria e ideve të tij e bënë ate gjithmonë aktual dhe jashtzakonisht të hapur për arsye se në veti përmban koncepte mbi të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor duke filluar prej atij teologjik, ekonomik, socialo-shoqëror , administrativ,etj.
Shkurt thënë ,Islami , respektivisht Sheriati islam është simbiozë e fleksibilitetit dhe qëndrueshmërisë, që do të thotë se ai është në gjendje që përmes fleksibilitetit (në metodologi) t’i përshtatet dhe të përcjellë zhvillimin dhe progresin, asisoj duke iu përgjigjur situatave të reja dhe duke i zgjidhur kërkesat që i paraqet koha, ndërsa përmes qëndrueshmërisë së themeleve dhe qëllimeve te veta është në gjendje t’i bëjë ballë zhdukjes dhe abstrahimit vetiak, e kjo do të thotë se Islami nuk i nënshtrohet asnjë ndryshimi qoftë ai pzitiv apo negativ , për arsye se Sheriati Islam ka për detyrë të ngrit vetëdijen ë popujve duke i edukuar ato nëpërmes të evitimit të anomalive te dobësive si dhe pengesat që ngadalësojnë këtë proçes , e kursesi të bjen nën ndikimin e tyre ose t’i legjitimojë ata në emër të të ashtuquajturit “progres”apo “përparim”.
Pas periudhës së Shpalljes si dhe kohës së as’habëve , në saje të faktorëve të ndryshëm si: ai fetarë , politik , ekonomik, shkencor si dhe në saje të ndryshueshmërisë së vendit , kushteve , rrethanave, zakoneve, traditave, etj, erdhi si nevojë e patjetërsueshme formimi i drejtimeve juridike-medhhebeve nga të cilët historia dhe qarqet shkencore konfirmuan vetëm katër edhe ate :Medhhebin Henfij, Malikij, Shafij, dhe Hanbelij.
Padyshim, ekzistimi i drejtimeve juridike-medhhebeve është shprehje e aktivitetit të nivelit më të lartë intelektualo-fetar të muslimanëve i mbështetur në burimet themelore Islame me qëllim të aplikimit të Islamit në jetë , respektivisht në vende dhe kohëra të ndryshme dhe për t’u përgjigjur nevojave dhe kërkesave që i sjellë koha, vendi dhe situata aktuale. Shpejtësia e përhapjes së Islamit si fe dhe sistem jete prej Spanje e deri në Kinë dhe prej thellësisë së Afrikës e deri në pjesët e kontinentit të Evropës e Azisë Perëndimore, e më vonë edhe këtu në Ballkan , nga bartësit e Islamit u paraqit si nevojë e domosdoshme që në skenën botërore te paraqitet me konceptet e tyre Islame mbi besimin , sistemin ekonomik , politik .administrativ ,shoqëror, shkencor, finansiar, etj.
Në këtë frymë të shpjëgimit të Islamit vend, rol të rëndësishëm dhe thelbësor i takoi edhe personaliteti gjigant në historinë e të menduarit Islam Nu’man b. Thabit Ebu Hanife (80-150 h), i cili duke u bazuar në burimet themelore të Islamit dhe në të menduarit dhe logjikuarit shëndoshë do të jep kuptimin dhe definimin e vërtetë të çështjeve të të gjitha fushave që perfshinë Islami , e në veçanti fushën e parimeve juridiko-fetare , që do të paraqet bazë në afrimin e mendimeve të kundërta , zhdukjen e frakcioneve të ndryshme , si dhe bazë për dhënien kahje të vërtetë të të kuptuarit dhe zhvillimit të mendimit Islam në të ardhmen . Ebu Hanifeja , jo që vetëm e shpjegoi , e përpunoi ,e kultivoi , por ate edhe e inauguroi në shkollë të veçantë juridike me emrin Medhhebi Hanefij
Pra, medhhebi Hanefij është shprehje e krijimit të një metode origjinale dhe jashtzakonisht precize dhe produktive e orientuar nga thelbi , esenca e fakteve , nga të kuptuarti se ç’qëndron pas teksteve të Kur’anit dhe haditheve, që do të thotë se gjatë nxerrjes së dispozitave nga Kur’ani kjo metodë së pari i drejtohet synimit , qëllimit dhe shkakut të Kur’anit . Pra, kjo metodë është metodë e studimit ku çdo çështje i nënshtrohet studimit të posaçëm me ditë të tëra , javë dhe muaj. Vet Ebu Hanifeja së pari pyetjet ua parashtronte nxënësve te vet dhe kështu formonte ambient të një mendimi të lirë dhe të përgjithshëm ku më në fund aprovohej mendimi , e pastaj shkruhej dhe e njejta vlente si normë .
Akuza se gjoja Medhhebi Hanefij është rezultat i mendimit individual i vet Ebu Hanifes duke i dhënë përparësi ndaj teksteve të Kur’anit dhe Haditheve , është krejt i pabazë.
Këtë e shohim nga vet fjalët e Ebu Hanifes i cili ndër tjera thotë:
“Për zgjidhjen e një çështjeje marr Librin e Zotit , e kur nuk gjej zgjidhje në Kur’an e marr Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut, e nëse nuk gjejë edhe në Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut i marr thëniet e as’habëve , i marr fjalët e cilit dua prej tyre dhe i lë fjalët e cilit dua prej tyre , dhe nuk i lë fjalët e tyre që t’i marr fjalët e të tjerëve.Nëse çështja përfundon ose vjen deri te Ibrahimi , Ibni Shabiu,Ibni Sirini, Hasani dhe Seid ibën Musejjebi ata janë njerëz që janë marrë me ixhtihad , prandaj edhe une po merem me ixhtihad sikurseqë merren edhe ata me ixhtihad”
Në një rast tjetër ka thënë:”Po gënjejnë ata , pasha Zotin , dhe po shpifin mbi ne ata që thonë se ne i japim përparësi kijasit para Teksti(kur’anor). Ne nuk bëjmë analogji pos te nevojat e domosdoshme “.
Nisur nga kjo që u tha më lartë , shihet qartë se Medhhebi Hanefij është thellë i bazuar në burimet themelore islame duke parktikuar metodën e të logjikuarit të shëndoshë me qëllim të shpjegimit të Islamit për të zgjidhur çështjet dhe kërkesat që i paraqet koha , njëherit konfirmoi parimin e ligjëshmërisë së ndërrimeve dhe zhvillimit të domosdoshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë të lidhen me të kuptuarit steril dhe dogmatik të Islamit.
Vet Ebu Hanifeja e kishte zakon te thoshte:
“Kjo, njohuria jonë është vetem nji mendim .Kjo është më e mira që kemi menduar të arrijmë.Kush është në gjendje të vij deri te ndonjë përfundim tjetër , ka të drejtë në mendimin e tij, sikur që edhe ne kemi të drejtë në mendimin tonë”.
Andaj, metodologjia e nivelit të lartë fetar , racional , praktik dhe përmbajtësor i drejtimit juridik hanefij bëri që të jetë shumë ihapur dhe i kapshëm për kohën dhe vendin ku u paraqit duke u përhapur në të katër anët e botës edhe ate duke qenë dy herë drejtim-medhheb zyrtar edhe ate gjatë halifatit abbasij dhe atij osmanlij , duke përfshijë edhe sot e kësaj dite afër 80% të popullatës muslimane në botë , në veçanti përfshiu edhe muslimanët e Ballkanit si dhe trevat tona ku plot pesë shekuj qe praktikë e vërtetë e Islamit në të gjitha sferat e jetës së tyre , me të muslimanët me këtë drejtim qenë subjekt jashtzakonisht kreativ në rrjedhat e kohës duke lënë gjurma të pashlyeshme dhe duke krijuar një histori shumë të begatshme me karakteristika origjinale duke ju përballur të gjitha sfidave dhe platformave famëkeqe të armiqësive të tyre me qëllim të shkatërrimit të tyre fizike dhe shpirtërore veçanti gjatë sistemit monist , ateist, pansllavist. Drejtimi juridik Hanefij siç luajti rolin e vet kur u themelua si dhe gjatë shumë shekuj më vonë edhe sotë në kohën në të cilën jetojmë , në kohën e një lufte të pa parë për zhdukjen e Islamit dhe muslimanëve , drejtimi hanefit gjithë më tepër po aktualizohet dhe është më se i nevojshëm , në veçanti pas shkatërimit të sistemit monist i cili pas veti la një zbraztirë të paparë shpirtërore të cilën me strategji mirë të planifikuar dëshirojnë ta mbulojnë ideologji dhe frakcione të ndryshme jo islame me qëllim të shkatrrimit të traditës burimore islame e kultivuar me shekuj të tërë.


Strategjia e huaj për deformimin e traditës islame

Falenderuar All-llahun xh.sh Islami gjeneratë pas gjenerate arriti deri tek ne , në kohën dhe vendin tonë. Kjo gjithë më tepër na obligon ta ruajmë, ta kultivojm dhe ta zhvillojmë ashtu siç vepruan gjenerata e mëparshme. Andaj, mbi ne bjen përgjegjësia për këtë ndaj All-llahut xh.sh ndaj, gjeneratave që kaluan para nesh si dhe përgjegjësia ndaj atyre që do të vijnë. Kjo përgjegjësi është aq edhe më e madhe kur tashmë është zbuluar e vërteta se në planin global në qendra të ndryshme botërore, egzistojnë konkluza unanimisht të pranuara rreth Islamit dhe muslimanëve gjegjësisht rreth ardhmërisë së tyre në botë e në veçanti këtu në Europë dhe Ballkan si:
-Islami dhe muslimanët në Evrop dhe Ballkan janë të huaj dhe si i tillë janë rrezik për Europën dhe kulturën e saj në përgjithësi;
- Shpërtimi i vetëm i Evropës është asimilimi i tyre apo shkatërimi i tyre fizik.
Për t’u realizuar kjo, sot realizohet platforma mirë e planifikuar me nji strategji perfide dhe afatgjate që në veti përmban dy parime kryesore, e qe janë:
1. Mbajtja e muslimanëve në një gjendje të infeoritetit në
çdo sferë të jetës duke filluar prej asaj politike , ekonomike , shkencore, fetare etj. me qëllim të dirigjimit sa më të lehtë të tyre. Thjeshtë thënë, sipas këtij parimi muslimanët nuk guxojnë të dijnë, të shkollohen , të profesionalizohen, të ngritin vetëdijen mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Qysh para njëzet e sa vjetësh njëri ndër udhëheqësit e ministris së punëve jastme të Francës jep deklaratë të cilën edhe sot e kësaj dite e ndjek Evropa dhe bota:
“Le t’i jepet muslimanëve e gjithë ajo që dëshirojnë, përveç dijes.
Nëse nuk arrijnë që muslimanët, këta viganë të rrijnë lidhët me zinxhirë të paditurisë dhe të kompleksimit, ta dini se atëher do të pësojmë dështimin fatal…dhe kështu rreziku do ti kanoset Perëndimit dhe do t’ia marr rolin e saj udhëheqës në botë”
2. Dezintegrimi i tyre në çdo vend ku jetojnë me qellim të mospo
sedimit të forcës dhe ndikimit në rrjedhat e kohës.Sipas kësaj muslimanët nuk guxojnë të jenë të bashkuar në qëlime të njejta , parime e strategji e cila do t’ua siguronte të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Misionari i njohur Evropian me emrin Lorens Baruni në një rast në mes tjerash thotë:
“Nëse muslimanët ngelin të përçarë, atëher do të mbetet faktorë pa ndonjë rëndësi të veçantë…Prandaj muslimanët duhet përçarë që të mosë paraqesin asnjëfarë force dhe të jenë pa asçfar ndikimi”.
Fatkeqësisht, kjo platformë perfide sot po realizohet apo tenton të realizohet ne tërë botën, e ajo që është për t’u brengosur tentohet të ndodhë edhe në trevat e Ballkanit, gjegjësisht në trevat tona. Duke shfrytëzuar boshllëkun shpirtëror që la pas veti sistem monist dhe duke parë vullnetin e jashtzakonshëm të muslimanëve të këtyre trevave për përtrirjen e besimit të tyre si dhe traditës së tyre shumë shekullore me të madhe tentojnë të deportojnë frakcione të ndryshme, ideologji, mënyra të llojllojshme të praktikimit të fesë me qëllim të deformimit të traditës së tyre shumë shekullore të këtyre trevave të cilat në veprimtarinë e tyre nuk zgjedhin mjete duke filluar prej aytre materiale e deri te ato fetaro-politike me qëllim të shkatërimit të parimeve kryesore të besimit Islam, imunitetit fetar të popullatës muslimane, këtu edhe më gjerë për të arritur këtë bëjnë përpjëkjë për institucionalizimin e tyre për të vepruar në mënyrë legjitime .
Të gjitha tendencat, sektet apo frakcionet e këtilla mund ti ndajmë në tri grupe kryesore:

1. Sektet antiislame

Në grupin e parë bëjnë pjesë sektet antiislame që veprojnë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të qendrave apo shteteve të ndryshme jo islame,veprimtaria e të cilëve është plotësisht në shërbim të tyre pasiqë përkrahen nga ato materijalisht dhe ideologjikisht. Në këtë grup të sekteve antiislame bëjnë pjesë:Ahmeditë me qendër në Londër të Anglisë,sekti I babive të përkrahur nga Rusia dhe sekti behaijë me seli në Telaviv të Izraelit.
Sekti më i rrezikshëm i cili pandërprerë bënë përpjekje të përhapet në botë e në veçanti ne trevat tona eshte sekti Ahmedian i cili formohet në nënkontinentin Indian në vitin 1889 nga Mirza Gulam Ahmedi i cili u lind në vitin 1835 në fshatin Kadijan të krahinës Penxhabi ne Indi.
Ideja për formimin e këtij sekti lindi në Londër nga ideologët e kolonializmit anglez të atëhershëm. Idealistët, strategët dhe ideologët e kolonializmit anglez gjatë përpilimit të planeve dhe strategjive për pushtimin e vendeve muslimane në botë si dhe për mbajtjen e tyre nën pushtimin e vendeve kolonialiste ishin të vetëdishëm se muslimaët megjithatë kanë një fuqi lëvizëse e cila është force lëvizëse e muslimnëve kundër çfardo force okupuese, e ajo forcë është Islami .Atëherë është e domosdoshme që kjo forcë të shkatërohet me të gjitha mjetet. Kjo mund të arrihet vetëm me nji metodologji jashtëzakonisht perfide dhe me strategji mirë të planifikuar.Andaj, vendosën që nënkontinentin Indian të formohet sekta e cila do të deklarohet si islame , por në të vërtetë do të veprojë në deformimin e parimeve akaidologjike dhe juridiko morale të Islamit , duke ia parashtruar mësimeve të kolonializmit anglezo-krishter.sekti i këtillë duhet të formohej përbrenda muslimanëve dhe bartës i tij duhej të jenë vetë muslimanët . Andaj për nënkontinentin Indian zgjodhën Mirza Gulam Ahmedin, familja e të cilit njihej mirë në krahinën e Penxhabit si proangleze dhe tradhtare e interesave të muslimanëve .Pra Mirza Gulam Ahmedi u josh nga premtimet e anglezëve se do të bëhej i dërguar i All-llahut dhe shërbëtor i denjë i anglezëve.Vërtetësinë e gjithë kësaj që u tha më lartë e vërtetojnë vet fjalët e Mirza Gulam Ahmedit , i cili gjatë përhapjes së mësimeve të çpikura të veta ka thënë:

“E kam parë melekun (Xhibrilin) në formën e anglezit të ri, i cili në vitet e 20 të jetës së tij u ul në karigë, e une I thashë :Ti me të vërtet je personifikimi I bukurisë “.Ai tha:”Po”.
“Nuk i lejohet muslimanit të ngritë armët kundër anglezëve, për shkakë se xhihadi është ngritë.Anglezët janë mëkëmbësit e All-llahut në tokë dhe nuk lejohet kryengritja kundër tyre”.

Si çdo aspekt tjetër edhe Ahmeditë mundohen të paraqiten si drejtim serioz duke u munduar të kenë metodën dhe mësimet e tyre . Megjithate , sado që mundohen të kenë mësime të bazuara në islam , qëllimet e tyre lexohen shumë lehtë dhe shumë shpejtë del në shesh destruktiviteti I tyre për arsye se idetë e tyre, e mos të them mësimet e tyre bazohen në ide të çpikura nga vetë Mirza Gulam Ahmedi si dhe në ide të mësimeve krishtere dhe gënjeshtra të ndryshme që nuk kanë kurfarë baze fetare e logjike .
Mësimet e ahmedive si: dhënie Zotit cilësi të njeriut , pastaj mësimi mbi ate se pejgamberllëku nuk ka mbaruar ,prandaj Mirza Gulam Ahmedi është pejgamber ëe ka ardhur pas Isaut dhe Muhamedit a.s, pastaj se Kadiajni ku ka lindur Mirza Gulam Ahmedi, është I shejtë si Mekka dhe Medina dhe se Haxhi duhet te kryhet në te bile edhe nji herë në vit , në xhenet do të shkojnë gjithë njerëzimi , muslimanë, të krishterë dhe jehudë, xhihadi është ngritur dhe nuk është obligim për muslimanët dhe se armiku anglezë duhet të respektohet dhe t’u shërbehet atyre , pse ato janë të zgjedhur nga Zoti për të qeverisur; musliman është ai i cili beson Mirza Gulam Ahmeidt dhe se nuk i lejohet ahmedistit të falet pas joahmedistit. Të gjitha këto që u cekën tregojnë që me te vërtetë këto mësime nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet Islame .
Pra, marrë parasysh sektin Ahmedi si dhe të ngjashme me të në qëllime dhe strategji , si Babijtë dhe Behaijtë, do të shohim se ato veprojnë pa ndërprerë në mesin e muslimanëve .Gjatë veprimit të tyre përdorin strategji të veçantë duke i marrë parasyshë rrethanat e vendit dhe rrethit ku jetojnë , kështu që në vendet ku Islami është thellë i rrënjosur dhe ku vetëdija e muslimanëve është në nivel më të lartë ata fshehin idetë e tyre në masë analizojnë mirë vendin dhe kohën se ku duhet të veprojnë dhe kur duhet të veprojnë .Përgatitjet bëhen në atë mënyrë siç kërkojnë mesi ku duhet të veprojnë . Zhvillojnë propaganë me një demagogji të paparë duke përdorur mjete të ndryshme si: pasuria dhënia e bursave për shkollim , aftësimin e misionarëve ,shtypit ,botimittë literaturës ne gjuhë të ndryshme , mjeteve informative, etj. Ahmeditë në Londër emetojnë dhe programin e tyre satelitor nëpërmes të cilit përhapin propagandën e tyre .

Ahmeditë, Behaitë dhe Babitë ndikimin e tyre mundohen ta ushtrojnë në:
-mesin e rinisë së papjekur dhe e dobët në njohjen e Islamit nepërmes mjeteve finansiare ,bursave dhe premtimit të karierës në jetën e tyre ,
-vendet ekonomikisht të dobëta dhe të varfura ku nëpërmes të mirave materiale arrijnë t’i blejnë njerëzit dhe t’i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre ,
-në vendet ku më tepër emigrojnë njerëz si dhe në mesin ku më tepër janë prezent refugjatët , në vendet ku ka ekzistuar shprazëtira fetare, e sidomos në vendet e Evropës Lindore ku ka sunduar ideologjia komuniste, në veçanti në vendet ballkanike , si në: Shqipëri , Maqedoni, Bullgari , shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, etj.


2.Tentimi i ringjalljes së tarikateve të ndryshme

Në mënyrë të veçantë duhet analizuar dukurinë e paraqitjes dhe ringjalljes së gjithë më tepër të tarikatëve, si ai i mevlevive, kadirijëve, nakshibendive, rufaive, etj. Individë të ndryshëm , të cilët aspak nuk e njohin Islamin, po bile edhe tarikatin në të cilën thirren , nën preteks se gjoja kultivojnë sufizmin burimor dhe me qëllime të llojllojshme politike , komerciale, destruktive, ngadalë, por ,me hapa të sigurtë, po depërtojnë në skenën fetare duke propaguar ide antiislame me qëllim të futjes së hutisë në mesin e muslimanëve si dhe depërtimin e tyre në mesin e popullatës-individëve të dobët në njohjen e fesë .
Në mesin tonë me të madhe po del në skenë sekti bektashian i cili vepron si shtrirje e linjës Turqi, Shqipëri, Maqedoni. Ajo që brengos është fakti se ky sekt tenton të paraqitet jo vetëm si tarikat por edhe si fe e re , në veçanti në trojet shqiptare, me parollën se te ata egziston “urtësia”,”trimëria” dhe “burrëria”. Nuk është e rastit që në Shqipëri vepron si fe zyrtare , ndërsa në Maqedoni po zhvillon veprimtarinë e vet pa asnjëfarë problemi, edhe ate nën pronën e BI të konfiskuar nga sistemi monist .
Është e nevojshme dhe e domosdoshme të ngritet niveli i vetëdies së muslimanëve rreth kësaj dukurie se i ashtuquajturi tarikati bektashian është produkt apo kombinim i elementeve të besimit të indusëve, konkretisht besimit Shamanist, duke absorbuar në vete idetë e shiizmit në njërën dhe ato krishtere ne anën tjetër. Në esencë pjesëtarët e këtijë tarikati jo vetëm që besojnë në 12 imamijtë shiitë, por në të njëjtën kohë kultivojnë edhe trininë bektashiane: Zoti, Muhamedi dhe Aliu, sipas shembullit të trinisë së shenjtë në krishterizëm. Në mësimet e veta apsorbojnë edhe shumë elemente tjera të krishterizmit si:festimi i rastit të pranimit të anëtarit të ri me verë , bukë e djathë, pastaj rrëfimi i mëkatarëve para udhëheqësve të tyrë si dhe preferimi i disa pjesëtarëve të këtij tarikati mosmartesën celiabtin. Egjithë kjo tregon se me këtë tenton te formohet një fe e re e përzier nga elemente të ndryshme. Kohëve të fundit vërehet edhe tendenca e individëve të ndryshëm se gjoja sekti bektashian duhet të inaugurohet si fe e re për shkakë të “përshtatshmërisë” së tij në ruajtjen e unitetit kombëtar shqipetarë,pasiqë në veti përmban elemente të të gjitha feve .
Ajo që është absurde dhe jo e logjikshme se ata tentojnë te veprojnë të pavarur , megjithë që BI i ka inkorporuar në suaza të organizimit të vet duke aprovar statut te posaçëm në bazë të të cilit duhet të organizohen ky dhe shum tarikate tjera , me qëllim të ngritjes së nivelit të njohjes së Islamit si dhe për t’i pastruar ato nga elementet joislame.

3.Paraqitja e “izmave” të ndryshme

Në mometin kur menduam, se pas një ofenzive të furishme mbi 40 vjeçare të sistemit monist-komunist-pansllavist, arritëm ta mbarojmë traditën tonë islame të kultivuar mbi 5 shekuj dhe kur përgatiteshin për shërimin e plagëve që i përjetoi kjo traditë, në trevat ballaknike papritmas paraqiten “izma” të ndryshme me karakter radikal , me preteks të përhapjes së Islamit burimor. Propaguesit e këtyre “izmave” të ashtuquajtura lëvizje radikale , pa mos i analizuar kushtet , rrethanat, vendin dhe duke mos patur llogari në gjithë atë që është krijuar deri më tani , propagojnë braktisjen fikhut, të cilin e kanë begatuar kokat kolosale muslimane përgjat shekujve . Ata këtë e bëjnë nën preteksin se duhet kthyer Islami burimor , për arsye se mënyra e praktikës së Islamit në bazë të medhhebeve , e në veçanti atij hanefij , është i gabuar dhe rrënjësisht duhet të ndryshohet duke filuar prej çështjes së Teuhidit e deri te ato juridike-fetare . Qëndirmet e tyre teorike dhe praktike si dhe forma krejtësisht ndryshe në kryerjen e obligimeve fetare nga ajo që është trasuar në viset tona si: ndalimi i faljes së sunneteve ne xhami , ngritja e duarëve në mënyrë të çuditshme , mos hekja e tespive, veshja e xhelabisë në vend të pantoloneve, ulja në hasr në vend se në ulëse gjatë ndëgjimit të ligjeratës, mos organizimi i manifestimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s (mevludit), etj. në mesin e besimtarëve fut një huti të paparë që dashtë e pa dashtë bënë të pyesin:
- Çka është kjo fe e re ? A thua nuk na qenka e vërtetë kjo praktikë e Islamit që kemi ndjekur dhe ndjekim sot ? Cka paskan qenë alimët tanë më parë shekuj me rradhë? Cka ka ndodhur me muslimanët shekuj me rradhë më parë që jetuan dhe ndëruan jetë duke u sjellur në bazë të traditës islame të deritashme e bazuar në drejtimin juridik - medhhebin hanefij? Cka më tutje dhe çfarë drejtimi të ndjekim në të ardhmen?..etj.
Nëse në rrethanat e sotshme , e gjthë kjo analizohet mirë do të vijmë në konkludim se e ashtuquajtura lëvizja selefiste dhe të tjerat me karakter radikalist , nuk janë asgjë tjetër përveç se
- tentim për të krijuar huti dhe probleme aty ku nuk ka ;
- kthimi i vëmendjes së muslimanëve drejt çështjeve sporadike dhe jo të rëndësishmë, në vend që të meren me çështje esenciale dhe aktuale ;
- paraqitja e fesë si diçka e çuditshme, të rëndë dhe jo praktike dhe joracionale për trevat ku jetojmë ;
-kthim pas, në vend që të mendohet për zgjidhjen e çështjeve të cilat janë parësore dhe vendimtare për fatin e Islamit dhe muslimanëve në këto treva;
-vendosja e fatit të shpjegimit dhe praktikimit të Islamit në duar të individëve apo grupeve jo kompetente dhe jo profesionale;
-mohim dhe zhdukje e një tradite shumëshekullore Islame mbi të cilën është ndërtuar e kaluara jonë dhe e cila paraqet bazë për sigurimin e të tashmes dhe të ardhmes sonë ;
-pengimi i kontinuitetit të kultivimit dhe zhvillimit të Islamit nga subjektet kompetente legjitime, etj.
-krijimi i një pasqyre të shëmtuar të Islamit në vendin dhe kohën në të cilën jetojmë ;
-tentim për t’u menjanuar, shmangur dhe degraduar subjektet profesionale teologjike të cilët unanimisht kanë vendosur se drejtimi juridik hanefit edhe më tutje paraqet bazë mbi të cilën duhet mbështetur strategjinë e zhvillimit dhe kultivimit të Islamit në këto treva.
Pra , çështja e “izmave”të ndryshme, sot po shqyrtohet edhe në nivele më të gjëra dhe më të larta botërore islame , duke u analizuar si një fenomen që paraqet tendencë e cila nuk përkon me parimet themelore të shpjegimit te Islamit në rrjedhat e kohës dhe vendit. Sa për ilustrim për këtë po e sjellim mendimin e dijetarit me famë botërore në botën Islame Jusuf El Kardaviu i cili në lidhje me këtë çështje thotë:
“Disa radikalist tashmë kanë filluar të propozojnë braktisjen e fikhut të cilin (si shkencë) e kanë begatuar kokat kolosale muslimane përgjat shekujve , duke kërkuar kthim në sheriatin burimor në vend që të favorizojnë idenë mbi përtrirjen , përshtashmërinë dhe modifikimin e këtij mësimi klasik. Ata të drejtën Islame historike të të gjithë medhhebeve e krahasojnë me petkun që shqepet dhe qepet si modele rreptësisht të kufizuara , ndërsa Sheriati, në realitet është pëlhurë e gjatë dhe e gjërë që i përgjigjet çdokujt që e përdor për veshje , vetëm që duhet të mirret e të qepet sipas masës përkatëse. Ky mendim me të vërtët është jopraktik , absurd dhe i dëmshëm, meqë shkenca zhvillohet, prosperon dhe kompletohet me inovacionet dhe plotësimet e gjeneratave që vijnë , me të arriturat e gjeneratave pararendëse , e jo përmes shembjes rrënimit dhe mos perfilljes totale të tyre…
Nuk mund të pranohet, e as të paramendohet që ai që dëshiron të komentoj Kur’anin të lë pas dore krejtësisht komentet e alimëve të mëparshëm , e nga ana tjeter , t’i përvishet asaj pune vet. I këtilli detyrimisht do të devijojë , njejtë siç ka ngjarë edhe me ca dijetarë të tjerë mendjelehtë e arrogantë”.

Është e vërtetë se ka çështje të cilat nuk janë shqyrtuar në medhhebet që ekzistojnë ose ka nevojë disa çështje të ristudiohen, apo ripërtrihen për arsye se sotë me ndryshimin e rrethanave dhe kushteve çdo ditë lindin gjith më tepër çështje të cilat kërkojnë zgjithje në baza të Sheriatit Islam. Cështje të këtilla kemi në të gjitha fushat si ate shoqërore , po ashtu edhe në ate politike , ekonomike , ndërkombëtare , etike,etj .Kjo kërkon hapjen e dyerve të institucionit të Ixhtihadit, të cilin jo vetëm që nuk e mohon Sheriati islam e as medhhebet ,por është kërkesë e domosdoshme e kohës në të cilën jetojmë.
Por, edhe hapja e dyerve të instuticionit të ixhtihadit nuk nënkupton braktisjen e trashigimisë së fikhut ose reduktimin e vlerës dhe efektit të saj, porse me te nënkuptohet mbështetje e domosdoshme , së pakti, në tri parime kryesore:

1. Të bëhet rishqyrtimi i trashigimisë së pasur të fikhut (shkollave
Juridike, drejtimeve dhe mendimeve autoritative) nëpër epoka të ndryshme në frymën e kushteve dhe pozicioneve të reja , më pastaj të bëhet seleksionimi i pikpamjeve autentike në to dhe i atyre më optimale për sëndërtimin e intencave të Sheriatit dhe për vendosjen e mirëqenies së Umetit në kohën e vet;
2. Kthimi i burimeve duke i studiuar ato në prizmën dhe dritën e
objektivave e qëllimeve të përgjithshme të Sheriatit ;
3. Zhvillimi i Ixhtihadit në çështje dhe situata te reja , të cilat s’i kanë
njohur juristët e mëparshëm, e as që kanë sjellë vendime për çështje të ngjashme me ato, për të cila duhet zgjidhje përkatëse në dritë të argumentëve të Sheriatit .
Bashkësia Islame ne RM , si institucion shumë shekullor dhe i vetmi kompetent në organizimin e jetës fetare dhe si shprehje e forcave intelektuale –teologjike që janë produktë i këtijë populli dhe i kësaj tradite islame shumë shekullore , me përgjegjësinë e nivelit më të lartë mban timonin drejtë rrugës për mbrojtjen , zhvillimin dhe kontinuitetin e islamit ne keto treva dhe më gjerë .Njiherit me një strategji dhe metodologji të karakterit bashkëkohor dhe nji veprimtari të kualitetit më të lartë jo vetëm që ju përgjigjet nevojave dhe kërkesave që i paraqet koha dhe vendi , por zgjeron ndikimin vet edhe më gjërë duke shfritëzuar origjinalitetin e punës së vet si dhe përvojën që e përfiton si anëtare e shum organizatave botërore islame.Kjo shifet ne formën e organizimit juridik ekonomik si dhe në ngritjen dhe mirmbajtjen e institucioneve fetaro arsimore që janë bazë për kultivimin e islamit si dhe sigurimin e ardhmërisë së tijdhe muslimanëve në këto treva dhe më gjërë.

LITERATURA

1. Muhammed Ebu Zehre, Tarihul medhahibili islamijjeti fi sijaseti vel akaidi vetarihil medhahibil fikhijjeh, Kairo.
2. Muhammed Ebu Zehre, Ebu Hanife – Hajatuhu veasruhu ve fikhuhu, Kajro,1967
3. Dr. Jusuf el Kardavi, e drejta islame, Shkup 1995.
4. Fazlur Rrahman, Duh Islama, Beograd, 1983.
5. M. M. Sharif, Historija islamske filozofije, II, Zagreb,1990
6. Hanri Laost, Raskoli u Islamu, Zagreb, 1989.
7. Fikret Karçiq,Historia e së drejtës islame, Shkup,1997.
8. Nerkez Smajlagiq, Leksikon Islama, Sarajevo,1997.
9. Bajrush Ahmedi, Kadijanitë (Ahmeditë), Prishtinë,1997.
10. Ebuk A’la el Meududi, El mes’eletul-kadijanijjetu, Bejrut.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme