INTERVISTË E SHAQIR FETAHUT DHËNË REVISTËS “Levizja Islame”

L. Islame: Cka është relacioni fe-komb?
Sh. Fetahu: Pyetja feja apo kombi është pyetje tashmë e vjetërsuar dhe demode, dhe si e tillë është pyetje e nxitur nga qarqet pansllaviste me qëllim të futjes së hutisë në mesin e besimtarëve të islamit në botë, e në veçanti në Ballkan në mesin e shqipëtarëve. Sot në botën bashkëkohore kjo pyetje nuk bëhet dhe si e tillë është ireale, primitive dhe joshkencore.
Fenomeni fe i takon sferës shjpirtërore dhe si e tillë nuk njeh kufi dhe në këtë mënyrë është në shërbim të çdo një kombi dhe vendi derisa ajo nuk politizohet apo nuk futet në suaza të interesave të ngushta individuale apo kolektive. Ndërsa, fenomeni komb i takon sferës biolgjike që përcakton një dallueshmëri që vjen me lindjen.
Feja është ajo që e ngrit vetëdijen e çdo një grupi, kolektiviteti apo të themi kombi rreth pozicionit të tij në kohë duke ia përcaktuar marrëdhëniet reale ndaj Krijuesit, vetvetiut dhe të tjerëve, qëllimi i të cilave është arritja e mirëqenies dhe përsoshmërisë jetësore në tokë. Pra, feja është ajo që i jep shpirtë çdo një sendi, pra edhe njeriut, apo nëse doni edhe çdo një kombi.


L. Islame: Apo i takon ardhmëria Islamit?
Sh. Fetahu: Nisur nga fakti se Islami është sistem i përsosur jetësor, të cilin e vërtetoi historia, ku pjestarët e Islamit arritën të bëhen plotë 10 shekuj udhëheqës të botës në të gjitha sferat e aktivieteit njerëzor, si ate: ekonomik, politik, etik, ushtarak, shkencor, artistik, etj., atëherë, nuk ka dyshim se edhe në të ardhmen shumë lehtë mund të vërtetojë pashtershmërinë e tij në zgjidhjen e problemeve që i sjellë koha.
Tashmë këtë e vërtetojnë analizat e institucioneve shkencore e kulturore islame dhe joislame të cilat e parashohin nevojën dhe domosdoshmërinë e inkuadrimit të islamit në dhënien e kontributit për zgjidhjen e problemeve basahkëkëkohore në të gjitha sferat e jetës. Në praktikë bota sot lufton kundër të gjitha atyre anomalive të cilat Islami i ka shënuar dhe i ka luftuar para katërmbëdhjetë shekujsh. Megjithate, shumë varet edhe nga ajo se si do ta përfaqësojmë ate në të gjitha sferat e jetës.

L. Islame: Cilat janë shkaqet e ngecjes se muslimanëve?
Sh. Fetahu Pyetja në fjalë është tepër e gjërë, por unë mendojë se ndër shkaqet kryesore është edhe vetëkënaqësia me të arriturat e muslimanëve gjatë historisë dhe mbyllja e derës së ixhtihadit, respektivisht mendimi se Islami gjatë të së kaluarës është shpjeguar njiherë e përgjithmonë, që sipas mendimit tim është shuimë gabim. Islami (Kur’ani) është burim i pashtershëm i ideve të ndryshme dhe si i tillë jep zgjidhje për çdo një problem pa marrë parasyshë kohën , vendin apo situatën. Por , e gjith kjo varet nga ajo se ne sa dotë jemi të aftë të zhytemi në kuptimin dhe domethënien e Kur’anit.

L. Islame: Sa janë fetarë intelektualët dhe udhëheqësit tanë?
Sh. Fetahu: Sa janë intelektualët fetarë është fenomen në vete, por është më se vërtetë se intelektualët gjith më tepër po e kuptojnë rolin dhe dobinë e fesë në jetën e përditshme, që do të thotë se interesimi për te është gjith më i madhë. Fundja, edhe vet ambienti i të tashmes, në të cilin ambient gërshetohet edhe fenomeni fe bën secilin të ballafaqohet me te dhe t’i qaset asaj si një realitet të domosdoshëm, psikologjik e shoqëror. Vet fakti se bota nuk prano më ateizmin, është e qartë se përcaktimi i çdo një individi, e në veçanti i inteklektualëve do të jetë në favor të fesë. Por, mos harojmë se kjo në masë të madhe do të varet edhe nga vet bartësit e Islamit, respektivisht nga aftësia e tyre për ta prezentuar ate në të gjitha sferat e jetës edhe ate në mënyrë universale.

L. Islame: Cili është mendimi i juaj për selefistët?
Sh. Fetahu: Selefizmi, padyshim është lëvizje e njohur sot në botën islame dhe si e tillë është bërë realitet. Unë e kuptojë si një mënyrë e të kuptuarit të Islamit në kohën e sodit. Mirëpo, në trevat ku ne jetojmë, mendojë se do të ishte ngarkesë e madhe që të merremi me izma të lloljllojshme edhe ate për dy shkaqe: e para: vet niveli i ngritjes sonë fetaro-intelektuale nuk është në gjendje t’i absorbojë të gjitha këto dhe e dyta: tashmë me shekuj të tërë muslimanët e këtyre trevave janë kultivuar dhe ngritur në bazë të drejtimeve tashmë të njohura : atij maturidij në çështjet e besimit dhe atij Hanefij në çështjet e jurisprudenbcës islame. Cdo një ndryshim në këtë fushë do të nxitte një përçarje qoft në fushën intelektuale, qoft në ate fizike. Në parim jam për një konkurencë të shëndoshë të ideve , por jo edhe të ngarkohemi jasht mundësive dhe aftësive tona si dhe jasht natyrës së specifikave tona si në vendin ku jetojmë - Ballkan. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të imitojmë të kaluarën, përkundrazi, është më se e nevojshme një ringjallje e vërtetë intelektuale islame e udhëhequr nga institucioni i ixhtihadit edhe ate në suaza të mendimit gjithislam në botë duke i njohur specifikat dhe rrethanat ku jetojmë. Kjo mënyrë e të kuptuarit ka qenë metodologjia më efikase në kohën e zhvillimit dhe përparimit të artë të Islamit dhe muslimanëve në përgjithësi.

L. Islame:Sa punon Bashkësia Islame për të mirën e popullit dhe islamit?
Sh. Fetahu: Bashkësia Islame është ngritur në bazë të nevojës së kultivimit të shëndoshë të islamit në këto treva, andaj pamëdyshje se përpjekhjjet e saja janë në drejtim të ngritjes së vetëdijes Islame të pjestarëve të saj, si dhe krijimijn e një rruge me të drejtë rreth ardhmërisë së tyre në këtë nënqiell.

L. Islame: A ka mundësi në trevat ballkanike të zbatohet legjislatura islame- Sheriati?
Sh. Fetahu: Jurispudenca Islame(Sheriati) tashmë është i njohur në tërë botën dhe si i tillë llogaritet si e drejtë ndërkombëtare. Nisur nga kjo është e mundur të aplikohet në çdo një vend, normalishjt varësisht nga nevojat e kohës dhe vendit.
Mendoj se me kultivimin e mirëfilltë të islamit në këto treva asgjë s’është e pamundur, pra edhe çështja e aplikimit të jurisprudencës islame në ndonjë sferë të saj. Mos habitemi ne, se deri në mbarim të luftës së dytë botërore kemi patur aplikim të pjesërishëm të Jurispudencës islame.
Por, duhet pranuar, se kjo varet edhe nga pozicioni i Islamit në rrjedhat botërore si dhe nga zhvillimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore këtu dhe më gjërë.



L. Islame: Cili është mendimi i juaj për shiizmin dhe a është në praktikë Irani shtet islam?
Sh Fetahu: Shiizmi si një drejtim i posaçëm apologjetik dhe juridik sot është i përhapur në disa pjesë të botës islame dhe si i tillë bënë përpjekje të përhapet në botë. Por, duhet pranuar se nëse futemi në thelb të mësimit të tyre, do të hasim në kundërthënie fundamentale në mes tij dhe sunizmit. Pra, në drejtimin shiit ka shumë çështje diskutabile, në veçanti në fushën e besimit, fushë kjo që legjitimon çdo një drejtim.
Por, nuk mund të mohohet roli i tij në fushën e ringjalljes së interesimit për islamin, sidomos pas ndodhjes së Revolucionit islamik.
Deklarimi i shumë shteteve se praktikojnë Sheriatin islam, pra edhe Irani, për mua është vetëm një tentim, përpjekje dhe vullnet për të ndodhë një gjë e tillë, që mendojë se është një hap që lëviz përpara.

L. Islame: Cili është mendimi juaj për UCK-në?
Sh. Fetahu: UCK është subjekt më me peshë në këtë nënqiell në filim të mileniumit të ri. Lindi dhe u inspirua nga njëanshmëria dhe ektremizmi shtetëror sllavomaqedonas që praktikohej kundër popujve tjerë, e në veçanti kundër shqipëtareve. UCK në mënyrë më të qartë vërtetoi faktin se me të ashtuquajtur demokraci dhe pluralizëm demokratik nuk mund të avancohej çështja shqipëtare si dhe mirëqenia e vërtetë në këtë nënqiellë.
Në anën tjetër UCK-ja tregoi të vërtetën se populli shqipëtar, përveç vetëdijes së lartë për të tashme dhe ta ardhmen ka gatishmëri për të sakrifikuar gjithçka për ta tashmen dhe ta ardhmen e tij. Andaj, një popull që posedon vetëdije për pozicioni e vet dhe është i gatshëm të flijojë gjithçka për te , mu aty qëndron rruga drejt intervenimit të ndihmës së All-llahut xh.sh.
Thënë shkurt, UCK-ja ktheu guximin, krenarinë, besimin në vetvete dhe legjitmojë qenien tonë në Ballkan dhe më gjërë.

(Intervistë dhënë Revistës “Lëvizja Islame” Nr.1- Dhjetor 2001.)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme