Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Femra dhe Familja muslimane ->

GRUAJA NĖ ISLAM


Dr. Hasan TURABI

Nė fenė Islame, gruaja ėshtė njė entitet i pavarur dhe, sipas kėsaj, njė qėnie plotėsisht pėrgjegjėse njerėzorei islami asaj i drejtohet nė mėnyrė tė drejpėrdrejtrė dhe nuk i qaset me ndėrmjetsimin e meshkujve muslimanė. Njė grua, posa tė arrijė pjekurinė dhe tė pranojė mesazhin e Islamit, mund tė ketė aftėsi dhe pėrgjegjėsi tė plotė.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Dr. Hasan TURABI


GRUAJA NĖ ISLAM


Kapitulli I


Vendimi i fesė


Nė fenė Islame, gruaja ėshtė njė entitet i pavarur dhe, sipas kėsaj, njė qėnie plotėsisht pėrgjegjėse njerėzorei islami asaj i drejtohet nė mėnyrė tė drejpėrdrejtrė dhe nuk i qaset me ndėrmjetsimin e meshkujve muslimanė. Njė grua, posa tė arrijė pjekurinė dhe tė pranojė mesazhin e Islamit, mund tė ketė aftėsi dhe pėrgjegjėsi tė plotė.

Pėr mė tepėr, pėr asnjė grua nuk mund tė thuhet se vėrtetė e ka pranuar mesazhin e Islamit, po qe se ajo kėtė nuk e ka bėrė sipas vullnetit tė saj burimor dhe tė pavarur. Pranimi i fesė ėshtė njė ēėshtje krejtėsisht personale, nė tė vėrtetė feja nuk mund tė pranohet nė emėr tė tjetėr kujt. As qė mund gruaja tė bėhet muslimane vetėm pėr shkak tė babait tė saj, burrit apo kushėririt. Tė gjithė muslimanėt ia jepnin betimin e tyre pėr besnikėri, Pejgamberit Muhammed (paqja qoftė mbi tė) personalisht dhe nė mėnyrė tė pavarur. Gratė, njėsoj si dhe burrat, vinin te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe e jepnin premtimin e tyre pėr besnikėri ndaj Islamit dhe Pejgamberiti Zoti i madhėruar e ka urdhėruar Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), me fjalėt vijuese:

“O Pejgamber, kur tė vijnė besimtarėt qė tė japin besėn se: nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send All-llahut: se nuk do tė vjedhin, se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do tė gėnjejnė me ndonjė shpifje pėr (fėmijėn e huaj qė kanė marrė) se ėshtė i tyre, dhe se nuk do tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėhere prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė ato, se Allahu ėshtė mėkatfalės dhe mėshiruesi” (Kurani, 60:12).

Kushėrinjtė mashkull dhe femėr mund tė marrin qėndrime tė ndryshme rreth zgjedhjes religjioze. Pėr shembull, njė grua, siē ishte Fatimeja, e bija e El-Hattabit, e pėrqafoi Islamin edhe pse vėllai i saj Umeri ende ishte jobesimtar. Transmetohet se ibn Abbasi e ka pyetur Omerin rreth asaj se si ai e ka pranuar Islamin. Omeri ka thėnė: “Tri ditė pasiqė Hamza kishte pėrqafuar Islamin unė dola nga shtėpia ime. Rastėsisht takova njė njeri nga fisi Mahzumi, dhe e pyeta: “a e preferon fenė e Muhammedit nė vend tė asaj tė stėrgjyshėrve tė tu?” Mahzumi tha: “Dikush qė ėshtė mė i afėrt me ty se sa qė jam unė, e ka bėrė kėtė”. E pyeta se kush ishte ai. “Motra jote dhe dhėndri yt”, u pėrgjigj Mahzumi. Shpejtova prapa dhe e gjeta derėn e shtėpisė sė motrės sime tė kyēur nga brenda, dhe dėgjova ca pėrshpėritje qė vini qė andej. Mė vonė, kur u hap dera, hyra nė shtėpi dhe pyeta: “Ēėshtė ajo qė po dėgjoj?” Motra ime u pėrgjigj “Nuk ke dėgjuar asgjė”. Filluam tė hahemi, kur e godita atė nė kokė, ndėrsa ajo mė tha nė mėnyrė kundėrshtuese: “Ne e bėjmė kėtė, me apo pa dėshirėn tėnde. Kur e pashė se gjakoste, filloi tė mė brejė ndėrgjegjja, dhe i thashė “Ma trego atė shkrim”. “Omeri e tregoi tėrė ngjarjeni (El-isabetufi-t-Temjiizes-Sahabe, nga ibni Haxher el-Eskanlanii Tash e tutje do tė ceket si El-isabeh).

Ngjashėm, njė grua tjetėr, Ummu Habibe, bija e Ebu Sufjanit, e pėrqafoi Islamin edhe pse i ati ende ishte pagan. Kur Ebu Sufjani shkoi nė Medine, ai e vizitoi tė bijėn Ummu Hatiben, asokohe tė shoqen e pejgamberit Muhammed (paqja qoftė mbi tė ). Posa mori tė ulet mbi shtratin e Pejgamberit, e bija nuk e lejoi ta bėjė kėtė dhe e mblodhi dyshekun, Ebu Sufjani, i cili u revoltua mjaft me sjelljen e saj, i tha: “A e bėrė pėr shkak se dysheku nuk vlen pėr mua, apo se unė nuk vlej pėr atė dyshek?” Ummu Hatibe iu pėrgjigj tė atit, Ebu Sufjanit: “Por, ky ėshtė dysheku i Pejgamberit, ndėrsa ti je politeist i papastėr. Unė nuk desha qė ti tu ulėsh aty”. Kur e dėgjoi kėtė Ebu Sufjani u ndie i shqetsuar dhe e qortoi atė: “Gjatė mungesės time, diē ėshtė ērregulluar me ty.” (Tabakat, ibn-i- Saad).

Njė muslimane ka mundur tė ketė burrin, qė ende ka qenė ateist. Tė marrim, pėr shembull, Zejneben, bijėn e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė). Ajo qe martuar pėr kushuririn e saj atėror Ebu el-A’s bin el-Rebi. Ajo pėrqafoi Islami, pėrderisa i shoqi i saj mbeti nė religjionin e tij tė vjetėr. Nė betejėn e Bedrit, ai u zu si rob lufte. Megjithatė Zejnebja ofroi shpėrblesė pėr lirimin e tij. Prandaj, ai u lejua tė shkojė i liri me marrėveshjen se, me kthimin e tij ai do ta lironte atė. Rrjedhimisht, kur ai u kthye nė Mekke, Zejnebja migroi nė Medinė. Sidoqoftė, i shoqi i saj, Ebu el-A’si, edhe njė herė ra nė duart e muslimanėve si rob lufte. Me kėtė rast Zejnebja e siguroi atė me strehim, dhe e morin nėn mbrojtjen e vet. Mė nė fund, ai u kthye nė Mekke, pėr t’i rregulluar ēėshtjet e tija dhe pas kėsaj e pranoi Islamin.

Ummu Selim bint Mahan ishte edhe njė zonjė e tillė. Ajo u martua me Malik bin el-Nadirin para paraqitjes sė Islamit, por ishte ndėr konvertet e para nė Islam. I shoqi, Maliku, i pakėnaqur nga kjo shkoi nė Siri pėr tė vdekur atje. (El-Isabeh).

Ummu Hani bint Ebi Talib qė u martua pėr Hubeire bin Amrin. Ajo ishte bija e Ebu Talibit, xhaxhait tė Pejgamberit, dhe e pėrqafoi Islamin me rastin e ēlirimit tė Mekkes. Ky ndėrrim e fesė e ndau atė nga i shoqi, Hubeiri, i cili u largua pėr nė Nexhran. (El-Isabeh)

Havva Bint Jezid ishte edhe njė grua, e cila e pranoi Islamin dhe e qėndrueshme i duronte shqetsimet dhe turturat nga ana e tė shoqit, Kajs bin el-Hatim, i cili qe njė poet i njohur. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) njėherė rastėsisht e takoi Kajsin nė treg (Suuk dhi’l-Mexhaz) dhe e ftoi atė qė ta pėrqafojė Islamin. Ky u pėrgjigj se ėshtė aq shumė i zėnė me luftė, saqė nuk i mbeteshe shumė kohė qė ta shqyrtojė propozimin. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: “Mė kanė thėnė se nuk je duke e trjtuar gruan tėnde, Havvėn, nė mėnyrė tė sjellshme qė kur ajo hoqi dorė nga religjioni yt. Pra, frikėsoju Zotit, dhe nė kėtė qėshtje gjithmonė tė mė kesh parasysh, mos e bezdis gruan”. Ai premtoi se do tė veprojė ashtu. Atėherė shkoi tek e shoqja dhe i tha asaj: “o Havva, e takova shokun tėnd Muhammedin, i cili mė tha qė gjithmonė ta kem atė ndėr mend nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ty. Betohem me Zotin se dotė veprojė ashtu, dhe do tė lė ty tė lirė, e nuk do tė shkaktoj bezdisje”. Atėhere, ajo shpalli fenė e saj, tė cilėn deri nė atė ēast e kishte mbajtur fshehurazi. Njerėzit i flisnin atij rreth kėsaj ēėshtjeje, por ai refuzonte qė asaj t’i shkatojė ndonjė dėm. (Tabakat).

Njė grua tjetėr, Ummu Kulthum bint Ugba bin Ebi Mait e pėrqafoi Islamin, pėrkundėr asaj se e tėrė familja e saj ende mbahej pėr religjionin e tyre burimor politeist. Ajo migroi pėr nė Medinė. Ibn Is’haku, historian i mirėnjohur, thotė se Ummu Kulthumi migroi te Pejgamberi nė Medinė, derisa marrėveshja paqėsore e Hudeibijes ende ishte nė fuqi. Nė tė vėrtetė, ajo ishte gruaja e parė, e cila shkoi pas Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) nė Medine. Ajo e la Mekken pa shoqėrimin e askujt. Vėllezėrit e saj, Amara dhe el-velidi shkuan te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe kėrkuan nga ai qė ajo tė riatdhesohet, siē parashihet marrėveshja ndėrmjet Pejgamberit dhe Kurejshitėve nė Hudeibije. Mirėpo, Pejgamberi refuzoi qė kushtetet e marrėveshjes tė vlejnė edhe pėr gratė. (Tabakat).

Njė grua mundej vetė ta pranojė Islamin dhe tė pėrjetonte turtura pėr shkak tė kėsaj. Harithe bint el-Muammil, motra e Ummu Ubeises, e cila ishte e njohur edhe si Zuneire el-Rumije, ishte njė robėreshė. Ajo ishte ndėr besimtarėt mė tė hershme nė Islam, dhe njėra nga ato gra, tė cilat qenė torturuar pėr shaka tė fesė sė tyre. Ebu Xhehli e kishte pėr zakon qė ta rrahė atė ashpėr, tė njėjtėn e bėnte edhe Omeri, para se ta pranonte Islamin. Pas pėrqafimit tė Islamit, kjo grua e mjerė vuajti aq shumė turtura sa qė e humbi tė pamurit e saj. Politeistėt Mekas e shfrytėzonin kėtė fatkeqėsi tėtillė si njė arsyetim pėr njėllosjen e saj pėr pranimin e Islamit. Ata e kishin zakon t’i thoshin asaj: “Lati dhe Uzzati (dy hyjnitė, tė cilėt Mekasit i adhuronin nė Kabe), tė kanė verbuar”. Mirėpo, ajo gjithmonė pėrgjigjej: “Ata gėnjejnė. Pasha tė vėrtetėn e Zotit, kėta idhuj nuk sjellin as dobi e as dėm”. Asaj mė nė fund krejtėsisht iu kthye tė pamurit.

Sumejje bintu Hubat, martirja, ishte nėna e Ammar bin Jasirit, dhe ishte personi i shtatė qė pėrqafoi Islamin. Klani el-Mugire e turturonte atė. Njerėzit kalonin pranė saj dhe ishin dėshmitarė pėr turturimin e saj, bashkė me tė birin dhe tė shoqin, nė rėrėn e nxehtė tė Mekkes. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e ngushėllonte atė duke thėnė: “O familja e Jasirit, duroni kėtė vuajtje qėndrueshėm, pėr shkak se Zoti ua ka premtuar juve Xhennetin”. Ajo ishet e moshuar dhe e ligė nga shėndeti. Ebu xhehli ishte gjithashtu nė mesin e atyer, tė cilėn e turturonin atė. Nga turturat e vrazhda dhe tė vazhdueshme, ajo vdiē dhe u bė e para qė ra martire pėr ēėshtjen e Islamit. (El-Isabeh).

Ummu Hatibe, e bija e Ebu Sufjanit qe njė grua, e cila nė mėrgim qėndroi nė Islam, derisa i shoqi i saj konvertoi Krishterizmin. I shoqi i saj Ubeidullah bin Xhahash migroi nė Abisinio bashkė me tė , pėr t’u shmangur persukutimeve kundėr Islamit dhe pranoi Kriterimin, fenė e Abisinasve. Ai u mundua qė ta bindė edhe tė shoqen qė ta bėjė tė njėjtėn mirėpo ajo qėndrueshėm i mbeti besnike Islamit, pavarsisht nga tė gjitha vuajtjet, tė cilat duhej t’i durojė si mėrgimtare. (Tarih Et-Taberi).

Gratė muslimane, nė bazė tė besimit tė tyre tė palėkundshme, shpesh punonin pėr propagandimin e Islamit. Shumica prej tyre, pėrmes bisedave dhe debateve, ndimonin nė pėrkrahjen e kauzės sė Islamit, brenda qaraeve tė veta familjare. Erva bint Abdul Muttalib ishte njė grua e tillė, e cila e kishte pėr zakon tė pėrkrahė Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), dhe tė argumentojė nėfavor tė tij. Ajo gjithmonė e urdhėronte birin e saj qė t’i ndihmojė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), dhe tė bėjė ēdo gjė qė tė kėrkojė ai. Njė grua tjetėr e tillė ishte Ummu Shuraik, e cila silleshte fhsehtaz ndėr zonjat e Kurejshitėve, qė tė ndikojė mbi to dhe t’i konvertojė nė Islam. Ajo kishte konvertuar shumė prej tyre, para se tė zbulohej. Njerėzit e Mekkes e kishin paralajmėruar atė se ajo do tė mund tė vuante pėr shkak tė farefisit tė saj. (El-Isabeh).

Ndėr gratė muslimane, kishte disa nga ato, tė cilat i ftonin propozuesit e tyre qė ta pėrqafojnė Islamin dhe kėtė e bėnin si parakusht pėr martesė. Ummu Sulejme ishte njėra nga ato. Ajo i tha Ebu Talhės, i cili e kėrkoi atė pėr martesė: “Pasha Zotin, njė njeri si ti nuk mund tė refuzohet, por ti je politeist e unė jam muslimane. Pėr mua nuk ėshtė aspak e lejueshme qė tė martohem me ty. Po qe se e pėrqafon Islamin, unė kėtė do ta pranoja si prikė nga ti.” Enes bin Maliku transmetohet se ka thėnė se Ebu Talha e kishte propozuar Ummu Selejmen para pranimit tė Islamit. Ajo i kishte thėnė atij: “O Ebu Talha, a nuk e di ti qė Zoti, tė cilin po e adhuron, rritet nga toka?”, Ebu Talha u pėrgjigj: “Po me tė vėrtetė!” Ajo i kishte thėnė: “A nuk ndihesh i turpėruar qė po i adhuron ata? Por, nėse e pranon Islamin, unė nuk do tė kėrkoja asgjė tjetėr si prikė.” Ebu Talha kėrkoi nga ajo qė tė presė derisa ai ta shqyrtonte kėtė ēėshtje, dhe u largua. Mė vonė, ai u kthye dhe dėshmoi: “Nuk ka Zot, pėrveē All-llahut dhe Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij!” Atėhere Ummu Selejme briti “O Enes pėrgatite martesėn e Ebu Talhės”. Dhe ajo u martua me tė. (El-Isabeh).

Po qe se pėrqafimi i Islamit nga njė grua ėshėt ēėshtje krejtėsisht personale nė traditėn Islame dhe nuk mund tė bėhet pėrmes dikujt tjetėr, tė tilla janė edhe obligimet dhe detyrat, tė cilat Islami ia cakton asaj. Askush tjetėr nuk mund t’i bėjė ato nė emėr tė saj. Ajo i kryen aktet e saja tė adhurimit thjesht nė bazė tė qėllimit tė saj; dhe si tė tilla ato nė Islam trajtohen si arritje tė saja personale, sepse Zoti ka proglamuar: “Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, qoftė mashkull apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri…” (Kur’ani, 3:195). “Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) du t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre.” (Kur’ani, 16:97).

Nė bazė tė veprimit tė saj, njė grua fiton shpėrblimin apo dėnimin. Asnjė burri nuk i lejohet ta mbrojė ose tė ndėrmjetėsojė pėr ndonjė grua, e as qėėshtė ai pėrgjegjės pėr veprimet e saja dhe pasojat e tyre. Doktrina e pėrgjegjėsisė pėrfundimtare nuk e konsideron njėsinė familjare si pėrgjegjės kolektiv; por, mė mirė, ēdo individ – mashkull apo femėr – paraqet njė njėsi autonome, qė jep llogari para Zotit, dhe konsiderohet si pėrgjegjės i drejtpėrdrejtė pėr veprimet e tija ose tė saj, ose pėr pjesėn e tij apo tė saj nė veprimet e pėrbashkėta. “Dhe nė ditėn e kijametit secili prej tyre do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” (Kur’ani, 19:95)

Gjykimi nė botėn tjetėr nuk do tė thotė se patjetėr do t’i vėrė burrin dhe gruan brenda “kllapave” tė njėjta; por as qė do ta lironte tjetrin nga fajėsimi i vet ose ta caktojė pjesėn e tij. Gjithashtu, besimtari nuk do tė trajtohet me tė padrejtė vetėm pėr shkak tė gjinisė sė vet. Zoti tė gjithė njerėzit i trajton nė baza tė parabarta. “Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe prej babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” (Kur’ani, 80:34/37)

Individualiteti i gruas ėshtė njė parim i fesė: “Atyre qė mohuan, All-llahu u sjell shėmbull gruan e Nuhit dhe gruan e Lutit. Ato tė dyja ishin nė kurorėn e dy robėrve tė mirė nga robėrit tanė, por ato tė dyja i tradhtuan (nė fe) ata tė dy dhe kėta tė dy nuk mund t’i mbrojnė ato fare tek All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: ‘Hyni tė dyja nė zjarr sė bashku me ata qė hyjnė!’ E atyre qė besuan, All-llahu u solli shėmbull gruan e faraonit, kur ajo tha: ‘Zoti im, mė bėn njė vėnd pranė mėshirės Sate nė xhenet dhe mė shpėto prej Faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!’ edhe Merjemėn tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės Sonė i frymėzuam njė shpirtė e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė sajė dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.” (Kur’ani, 66:10-12)





Kapitulli II


Vendimi i Jurisprudencės


Vendimi i jurisprudencės Islame ėshtė vetėm njė shprehje praktike e urdhėrave tė fesė. Gratė, sipas Sheriatit, janė kundėrpalėt e burrave, ndėrsa nė jurisprudencėn Islame nuk ka kurrfėrė rendi tė ndarė rregullash pėr to. Megjithatė, ekzistojnė disa rregull tė kufizuara sekondare, nė tė cilat ėshtė treguar dallimi mes dy gjinjive. Mirėpo, kėto janė paraparė vetėm pėr t’u mundėsuar qė tė dy gjinive tė shprehin fenė nė mėnyrė tė ēiltėr dhe nė pėrputhje me natyrėn e tyre pėrkatėse njerėzore. Mirėpo, Sheriati (ose ligji Islam), nė esencė ėshtė i njėjtė, ndėrsa rregullat e tija tė pėrgjithshme vlejnė pėr tė dy gjinijtė; ato u drejtohen tė dy palėve pa bėrė dallim. Supozimi bazė nė Sheriat ėshtė se gjinia ėshtė e parėndėsishme, pėrveē se aty ku teksti e bėn dallimin, apo aty ku mund tė paraqitet dėshmia pėr kėtė. Kėshtu, pėr shembull, ritet personale fetare pėr gruan nė Islam janė tė njėjta si edhe pėr burrin. Ajo duhet t’i kryejė lutjet e saja, tė agjėrojė, tė vizitojė Kaben e Shenjtė dhe tė kujtojė Zotin.

Njėsoj si burri, edhe gruaja duhet kujdesur pėr standėrtet e pėrgjithshme fetare qė kanė tė bėjnė me qėndrimin personal, marrėdhėniet shoqėrore dhe sjelljen morale – d.m.th, tė jetė e drejtė, altruiste, bamirėse, vėrtetėdashėse dhe mirėsjelllėse. Islami nuk parasheh kode tė ndryshme morale pėr burrat e gratė. Madje edhe nė ēėshtjet e jetės publike nga ato, po ashtu, pritet qė ta kryejnė pjesėn e tyre dhe t’i pėrjetojnė vuajtjet dhe vėshtirėsitė e jetės me durim, njėsoj siē parashihet qė burrat ta bėjnė kėtė. Po ashtu, nga ato pritet qė tė tregojn solidaritet me bashkėsinė e besimtaėrve dhe ta lėnė rehatinė e shtėpisė dhe vatrės sė tyre pėr tė migruar nė shtetin e muslimanėve, tė zhvillojnė Xhihadin bashkė me ta, dhe tė nxisin mirėqėnien e shoqėrisė sė tyre. Nė tė gjitha kėto ēėshtje nuk ekziston kurrėfarė dallimi ndėrmjet muslimanėve dhe muslimaneve. Sepse, Zoti ka proglamuar: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri – tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė All-llahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.” (Kur’ani, (9:71).

Gratė kanė mundėsinė dhe nxitjen e njėjtė pėr tė marrė pjesė nė ēdo aspect tė vlerave fetare: “Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh.” (Kur’ani, 33:35).

Tradita thtė se Ummu Seleme i ka thėnė Pejgamberit: “O i dėrguari i All-llahut! Kur’ani flet pėr burrat, por nuk flet pėr ne gratė”. Si rrjedhim, u shpall ajeti i lartėpėrmendur Kur’anor.

Islami ia cakton muslimanes rolin e duhur, tė cilin ajo duhet ta luajė nė plotėsimin e pėrgjegjėsive kolektive, tė cilat e ruajnė esencėn e shoqėrisė religjioze (fetare) nė pėrgjithėsi. Prandaj, ajo duhet me ngulm t’i derdhė tė gjitha energjitė pėr ta plotėsuar pjesėn e saj; sepse, po qe se tė gjithė muslimanėt do ta neglizhonin plotėsimin e kėtyre pėrgjegjėsive kolektive, ajo pėr kėtė mangėsi do tė pėrgjigjej si ēdo burrė tjetėr. Disa obligime tė veēanta, si mirėmbajtja e familjes, prania nė lutje (namazet) e pėrbashkėta dhe rekrutimi apo thirrja e pėrgjithshme e masave pėr luftė, janė shumė tė vėshtira pėr femrėn e zakonshme. Po qe se muslimanėt janė tė mjaftueshėm nė numėr, Islami i ka liruar gratė nga prania nė tė gjitha kėto, si ēėshtje tė pėrgjegjėsisė origjinale dhe personale. Kjo nuk do tė thotė se gruaja ėshtė e larguar nga kryerja e ndonjėrės prej kėtyre. Ajo lirisht mund tė marrė pjesė nė tė gjitha kėto aktivitete edhe po qe se nuk ndihet mungesa e burrave pėr t’i kryer ato. Megjithatė, po qe se burrat nuk i plotėsojnė obligimet e duhura nė kėtė drejtim, do tė ishte detyrė e saj qė ta kompensojė tė metėn e tyre, apo t’i plotėsojė pėrpjekjet e tyre.

Askush dhe asgjė nė Islam nuk mund tė qėndrojė nė udhėn e gruas, qė kontribon pėr tė mirėn e pėrgjithshme dhe qė garon pėr arritjet fetare. Pėrgjegjėsitė e njėjta personale tė gruas nė Islam janė evidente dhe tė pėrcaktuara qartė. Se detyrat kolektive janė bartua zakonisht si nga burrat ashtu edhe nga gratė, ėshtė treguar nė praktikėn e Pejgamberit(paqja qoftė mbi tė), i cili i pat urdhėruar gratė qė tė jenė bamirėse dhe tė japin pėr hir tė Zotit, ndėrsa gratė kėsaj i pėrgjigjeshin pozitivisht.

Nė pėrmbledhjen e tij tė haditheve autentike, el-Buhariu shėnon, sipas autoritetit tė Ibn – Abbasit, i cili ka thėnė: “Mora pjesė nė faljen e namazit tė Id-ul-Fitrit (Ramazan Bajramit), bashkė me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) Ebu Bekrin dhe Uthmanin. Ata kryen lutjen para predikimit (hutbes). Mė vonė Pejgamber (paqja qoftė mbi tė) e mbajti fjalimin me rastin e Bajramit dhe eci pėrpara, i shoqėruar nga Bilali, duke kaluar nė mesin e burrave, deri sa arriti te gratė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e recitoi ajetin vijues nga Kur’ani Famėlartė: “O Pejgamber, kur tė vinė besimtarėt qė tė japin besėn se: nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send All-llahut; se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurbėri; se nuk do tė mbysin fėmijėt e tyre; se nuk do ta gėnjejnė me ndonjė shpifje (pėr fėmijėn e huaj qė e kanė marrė) se ėshtė i tyre; dhe se nuk do tė tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėherė, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė ato, se All-llahu ėshtė mėkatfalės dhe mėshirues.” (Kur’ani, 60:12).

Kur Pejgamberi mbaroi me leximin e ajetit, ai u tha atyre: ‘A jeni zotuar tė gjitha kėsaj?’ Njėra nga gratė u pėrgjigj (derisa tė tjerat heshtnin): ‘Po!’. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) nė atė cast nuk e dinte se kush e dha atė pėrgjigje! Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) kėrkoi nga ato qė tė japin ndihma. Bilali e shtroi kėmishėn e vet dhe tha: ‘Dhuroni, prindėrit e mi u sakrifikofshin pėr ju zonja’. E tė gjitha ato i hudhėn unazat e tyre, tė zbukuruara me gurė tė ēmuar apo tė rėndomtė.

Gjatė periudhės sė udhėheqjes sė Pejgamberit, gratė e kishin pėr zakon t’i kryejnė namazet e tyre, madje edhe ato tė sabahut dhe tė jacisė, sė bashku me muslimanėt e tjerė nė pėrgjigjėsi. Nė pėrmbledhjen e vet tė haditheve autentike, Buhariu shėnon: “Unė (Pejgamberi) dėshiroj ta zghas namazin, mirėpo kur dėgjoj njė fėmijė tė duke qarė, unė e shkutoj atė, pėr shkak se nuk kam dėshirė qė t’i bėj telashe nėnės sė fėmijės”. Ngjashėm, Muslimi, njė autoritet tjetėr prominen i haditheve autentike shėnon: “Po qe se gratė tuaja ju kėrkojnė leje qė t’i vizitojnė xhamitė, lejoni ato qė ta bėjnė kėtė”. Sipas autoritetit tė njė transmetimi nga e shoqja e Pejgamberit, Sejjide Aisha, thuhet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), zakonisht e kryente namazin e mėngjesit, derisa gratė do tė shpėrndaheshin plotėsisht tė mbuluara me teshat e tyre dhe as qė mund tė njiheshin nė errėsirė. (Buhariu).

Gratė muslimani po ashtu merrnin pjesė edhe nė ekspeditat ushtarake, duke sjellė ujė pėr ushtarėt e etshėm, duke i shėruar tė plagosurit, dhe duke i bartur ato nė vend tė sigurt, por disa herė edhe duke marrė pjesė active nė betejat. Kur’ani i referohet kėsaj dhe bėmave tė tjera tė burrave dhe tė grave: “Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humbė mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri por ata qė u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe emigruan, u munduan vetėm pse ishin nė rrugėn Time, luftuan dhe u vranė, atyre patjetėr do t’ua shlyej mėkatet e tyre dhe do t’i vė nė xhennete nė tė cilėt burojnė lumenj. Ai ėshtė shpėrblim nga ana e All-llahut, se mė i miri shpėrblimeve ėshtė tek All-llahu.” (Kur’ani, 3:195).

Madje edhe vetė shoqja e Pejgamberit, Sejjide Aisha, merrrte pjesė nė pėrpjekjet luftarake: Ummu Sinan el-Eslamije dhe Ummeje bint Xhahsh, ishte njėra nga ato gra, tė cilat i shfaqėn besnikėri Islamit dhe mori pjesė nė betejėn e Uhudit, duke sjellur ujė pėr tė etshmit, duke i bartur tė plagosurit nė vend tė sigurt dhe duke ua treguar atyre kujdesin e duhur. (El-Isabeh). El Rebia bint Muavith, po ashtu e njohur edhe si Leila el-Gafarie, shpesh e shoqėronte Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), nė fushatat e tija luftarake, duke u kujdesur pėr tė plagosurit dhe tė sėmurėt. (El-Isabeh). Buhariu jep raportin vijues nga kjo: “Ishim me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), duke u dhėnė ujė tė etshmėve, duke i shėruar tė plagosurit dhe duke i sjellur trupat e muslimanėve tė vdekur nė Medine”. Ummu Dhehhak bint Mesud po ashtu e shoqėronte Pejgamberin nė fushatėn e tij luftarake nė Hajber. Pejgamberi ia dha asaj pjesėn e njėjtė tė presė sė luftės qė ia dha edhe njė burri. (El-Isabeh).

Safije Abd-ul-Muttalib, ishte njė nga ato gra, tė cilat nė mėnyrė active morėn pjesė active nė betejat: “Kur njerėzit u nisėn pėr nė fushatėn luftarake tė Hendekut, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), i vendosi gratė e veta nė njė fortesė t vogėl, tė quajtur Fari, dhe Hasan bin Thabitin po ashtu e la me to. Mė vonė erdhi njė ebre dhe u ngjit nė fortesė, deri sa arriti nė pozitėn ku kishte shikim tė plot mbi ēdo gjė. Safija mbėrtheu rripin rreth mesit, mori njė shkop tė trashė dhe zbriti drejt tij duke i rėnė me shkopin deri sa ky vdiq.” (El-Isabeh).

Nusejbe bint Ka’b ėshtė njė grua tjetėr, qė dėshmoi betejėn e Uhudit. Ajo kishte pėr qėllim qė t’u sjellė ujė tė plagosurve, por, nė tė vėrtetė, mori pjesė active nė luftimet, dhe atė ditė i shkaktoi dėme tė mėdha armikut duke i plagosur rėndė dymbėdhjetė prej tyre. Kur u tėrhoqėn muslimanėt dhe lanė Pejgamberin tė pambrojtur, ajo qėndroi fuqishėm nė mbrojtjen e tij. (Tabakat). Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e ēmoi atė shumė dhe e lavdėroi. Kur dėgjoi pėr lajmin se i biri i saj Habibi kishte vdekur nė betejė, ajo u betua se ose do tė vdiste para Museilemes, ose do ta vriste atė. Ajo mori pjesė nė betejen e Jemames bashkė me Halid bin el-Velidin. Biri i saj, Abdullahu, ishte gjithashtu me tė. Ai vdiq gjatė betejės, ndėrsa edhe ajo humbi njėrin krah. (El-Isabeh).

Njė rast tjetėr ėshtė edhe Ummu Haran Bint Melhan. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) shkoi te bija e Melhanit, qėndroi pranė saj e pastaj qeshi. Ajo i tha: “Pse po qesh, o i Dėrguari i Zotit?” Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), tha: “Disa nga njerėzit e mi do tė lundronin mbi Detin e Gjelbėrt (Mesdheun) pėr hir tė Zotit”. Ajo i tha: “Tė lutem lute Zotin qė edhe unė tė jem ndėr ata”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u lut pėr tė. (Buhariu). Rreth Ummu Salim bint Melhanit, nė Sahihun e Muslimit shėnohet se nė betejėn e Xhuneinit, ajo kishte njė kamė, pėr tė cilėn kujdesej.

Nga ekspozimi i mėsipėrm, ėshėt e dukshme se muslimanet mund tė marrin pjesė nė mbrojtjen dhe nė detyrat e obligimet tjera kolektive tė jetės publike. Mirėpo, ato nuk janė tė detyruara tė bėjnė kėtė, pėrpos nė rastin kur rrethanat kėrkojnė qė pjesėmarrja e tyre tė bėhet e detyrueshme. Transmetohet se Nėna e Besimtarėve, Aisheja ka kėrkuar nga Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) leje pėr pjesėmarrje nė Xhihad (luftė). Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), i tha asaj: “Haxhi ėshtė Xhihadi yt”.

Sipas Ibn-Batalit, njė komentues, tradita e sipėrpėrmendur e Aishes dėshmon se pjesėmarrja nė luftė nuk ėshtė e detyrueshme pėr gratė, por dėshmia se Haxhi ėshtė xhihadi i tyre, nuk i pengon ato nga pjesėmarrja vullnetare nė Xhihad, Siē duket edhe Buhariu shpreh mendimin e njėjtė.

Nė bazė tė parimeve tė njėtrajtshm tė jurisprudencės Islame, muslimanja gėzon tė njėjtėn cilėsi dhe liri, qė gėzon edhe muslimani. Edhe ajo mund t’i propozojė ndonjė mashkulli pėr t’u martuar, nė mėnyrė gojore ose me shkrim, lirisht mund ta zgjedhė bashkėshortin, ta refuzojė propozuesin, tė cilin nuk e pėlqen , apo tė fitojė shkurorėzimin nga bashkėshorti indifferent ndaj saj, edhe kundėr dėshirės sė tij. Mirėpo, natyrisht, kontratėn martesore e formalizon ndonjė kushėri i saj, ndėrsa shkėputjen e martesės apo shkurorėzimin me inciativėn e gruas, mund tė jepet vetėm nga gjygji. Umame bint Ebi’l-As, ishte njė grua as’habe e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), e cila bėri propozimin martesor me shkrim. Ajo i dėrgoi njė mesazh el-Mugire bin Nufalit, ku shkruante: “ Po qe se ke nevojė pėr ne, ndėrmerr diēka”. Atėhere, ai kėrkoi dorėn e saj pėr martesė nga el-Hasani, kushėriri i saj, i cili siē duhet e solemnizoi martesėn. (El-Isabeh).

Njė shėnim pėr Sehal bin Saad el-Saidi nė librat e haditheve autentike, tregon se kjo muslimane personalisht i ėshtė propozuar Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) pėr martesė. Ajo i ka thėnė: “E paraqes veten para teje”. Ajo atėhere prit njė kohė, derisa Pejgamberi ishte duke e shikuar. Njė burrė i tha Pejgamberit: “Po qe se nuk tė duhet ajo, tė lutem mė marto me tė”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e pyeti: “A ke pėr tė afruar diē si prikė (mehr)?” Ai u pėrgjigj: “Nuk kam asgjė pos kėsaj cope teshe”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: “Po qe se ia jep asaj kėto tesha, do tė mbetesh pa asgjė; shih mos ke diē tjetėr”. Ai u pėrgjigj: “Nuk mund tė gjejė asgjė”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) atėherė e kėshilloi qė tė mundohet tė gjejė sė paku njė unazė hekuri. Ai u mundua por mė kot. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) sė fundi e pyeti atė: “A di diēka nga Kur’ani (tė mėsuar pėrmendsh)?” Burri u pėrgjigj: “Po, kėtė e kėtė Sure tė Kur’anit”, dhe i emėroi ato Sure. Atėhere, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) tha: “E solemnizoj martesėn me atė grua, me cilat do Sure tė Kur’anit, qė ti i ke si prikė”. (Tė gjashtė transmetuesit e Haditheve).

Lidhur me tė propozuarit pėr martesė, qė i bėhet njė gruaje, mund tė lexohen urdhėresat Kur’anore rreth propozimit tė gruas, i shoqi i sė cilės i ka vdekur, ndėrsa ajo gjendet nė periudhėn e kalimit apo pritjes, Iddet-it. Zoti thotė: “Paraqitja juaj pėr martesė ndaj grave (qė kanė kryer afatin e tyre), nė mėnyrė tė tėrthortė, ose mbajtja fshehtė nė vetėn tuaj, nuk ėshtė mėkat pėr ju. All-llahu e di se ju do t’ua pėrmendni atyre (dėshirėn pėr martesė), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diē tjetėr), pėrpos t’u thoni fjalė tė lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorės derisa tė pėrfundojė afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di ēka fshihni nė vete, pra kini frikė prej Atij, dhe dine se All-llahu shumė falė dhe ėshtė i butė.” (Kur’ani, 2:235)

Pėrkitazi me lirinė e zgjedhjes martesore tė gruas, mund tė lexohen urdhėresat e Kur’anit lidhur me mosndalimin me forcė tė gruas pėr t’u martuar: “Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson All-llahun dhe botėn tjetėr, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.” (Kur’ani, 2:232)

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka urdhėruar qė gruaja nuk duhet martuar ndryshe, pos me pėlqimin dhe autoritetin e saj. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka urdhėruar: “Mos u martoni me jovirgjėre (e shkurorėzuar apo vejushė), pėrveē se me njoftimin e saj, e as virgjėreshėn, pos me lejen e saj, ndėrsa heshtja e saj mund tė merret si lejim”. (Buhariu)

Pavarsisht se a ėshtė femra virgjėreshė apo jo, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), nuk lejonte martesėn e tyre nėn presion. Ibn-Abbasi dėshmon se njė vashė virgjėre erdhi te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe i tregoi se i ati e kishte martuar pa miratimin e saj. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ia dha asaj lirinė e plotė qė tė vendosė ashtu siē do t’i pėlqente. (Transmetojnė Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn-Maxhe). Njė vajzė tjetėr erdhi te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe u ankua se i ati e kishte martuar pėr nipin e tij kundėr dėshirės sė saj. Pejgamberi ia dha tė drejtėn pėr anulimin e martesės. Mirėpo, ajo i tha Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė): “Unė e pranoj kėtė qė bėri im atė, mirėpo dėshiroj t’u tregoj grave se prindėrit nuk mund tė bėjnė asgjė rreth kėsaj ēėshtjeje”.

Shkėputja e martesės dhe dhėnia e divorcit nga gjyqi nė emėr tė gruas ėshtė njė praktikė normale nė ligjin personal. Gruaja mund tė ketė ēfarėdo kredoje (besimi) tė religjioneve tė shkruara dhe tė ketė mendim tjetėr nga bashkėshorti i saj musliman, pa kurrfar presioni. Ajo mundet dhe duhet tė fitojė edukim pa kurrėfarė kufizimi apo pengese. Transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) fuqishėm ka rekomanduar edukimin (arsimimin) e mirė tė vashave. Ebu Berda Ibn-Ebi Musa pėrmend tė atin qė ka thėnė se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė se tre njerėz do tė shpėrblehen dyfish nga Zoti. Cilido pjesėtar i popujve qė kanė pranuar Librin, dhe i cili beson nė Pejgamberin e vet si dhe nė Pejgamberin Muhammed (paqja qoftė mbi tė), njė rob i cili pėrpiqet qė t’i kryejė obligimet e veta Zotit si dhe ndaj pronarėve tė vet; dhe ēdokush qė ka ndonjė robėreshė dhe qė tenton ta edukojė dhe ta arsimojė mirė atė, e atėhere ia jep asaj lirinė dhe martohet me tė. (Tė gjashtė transmetuesit e Haditheve). Ėshtė me rėndėsi tė ceket se gratė kanė marrė pjesė nė tubimet e pėrgjithshme pėr mėsim, tė mbajtura nga Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė).

Gratė kanė tė drejtė tė plotė tė shprehjes sė mendimeve tė tyre. Sejjide Aisha ėshtė e famshme pėr pėrpjekjet e saja tė palodhshme pėr t’i paraqitur mendimet e tyre para Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), si dhe para trashėgimtarėve tė tij, Halifėve. Ibn el-Xheuziu i pėrshkruan vyrtytet dhe meritat e Umer bin el-Hattabit (Zoti e mėshiroftė), me fjalėt vijuese: Umeri u ndaloi njerėzve qė tė paguajnė prika tė tepruara dhe iu drejtua atyre duke thėnė: “Mos i fiksoni prikat pėr gratė mbi 40 unca. Nėse ndonjėherė kjo tejkalohet, unė do ta deponoj tepricėn nė thesarin publik”. Siē ishte duke zbritur nga mimberi, njė grua hundėshtypur u ngrit nga mesi i grave dhe tha: “Kjo nuk ėshtė e drejta jote”. Umeri tha: “Pse kjo tė mos jetė e drejta ime?” Ajo u pėrgjigj: “Pėr shkak se Zoti ka proklamuar: “Nė qoftė se dėshironi tė ndėrroni (tė merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje tjetėr (tė lėshuar), e asaj (tė lėshuarės) i keni pas dhėnė shumė tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do tė merrni atė pa tė drejtė e nė mėnyrė mizore?” (Kur’ani, 4:20). Kur e dėgjoi kėtė Omeri tha: “Gruaja ka tė drejtė ndėrsa burri (Omeri) gabon”. Siē duket tė gjithė njerėzit kanė mbrehtėsi dhe urtėsi mė tė thellė se Omeri”. Atėherė, ai u kthye nė mimber dhe deklaroi: “O njerėz, unė e kufizova dhėnien e mė tepėr se katėrqind dirhemėve si prikė. Kushdo nga mesi juaj qė dėshiron tė japė prikė aq sa dėshiron dhe kėnaqet duke vepruar ashtu, le ta bėjė kėtė”.

Sipas jurisprudencės Islame, gruaja ėshtė kompetente pėr pasurinė e saj dhe mund tė veprojė me tė ashtu siē dėshiron. Sheriat nė pėrgjithėsi parasheh rol tė drejtė pėr gruan nė jetėn ekonomike tė shoqėrisė muslimane. Aq sa marrin pjesė nė rregullimin e ēėshtjeve familjare, ato mund tė kontribojnė nė mbajtjeen (furnizimin) e familjes, edhe pse nuk janė ligjėrisht tė rėnduara pėr tė siguruar mirėmbajtjen e familjes. Gruaja mund tė ndajė punėn jashtė shtėpisė me burrin, pėr tė fituar pėr jetesė. Esma bint Ebi Bekr tregohet se ka transmetuar se kur el-Zubeire ėshtė martuar me tė, ai nuk kishte kurrfarė pasurie nė tokė, as ndonjė rob e asgjė tjetėr, pėrveē njė deve pėr vaditje dhe njė kalė. Ajo tha: “ Unė i jepja kalit tė hajė, nxirrja ujė, ia arnoja lėkurėn pėr ujė, fėrkoja dyshemen. Nuk isha e mirė pėr tė gatuar dhe pėr tė bėrė bukė, por kisha disa fqinjė tė sinqerta Ensare, tė cilat mė ndihmonin nė pargatitjen dhe pjekjen e bukės. Unė sillja, mbi kokėn time, kokrra frytesh nga toka, tė cilėn Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ia kishte dhėnė el- Zubeirit. Ajo tokė ishte nė largėsi prej tre farsahėsh (rreth 16 km). Njė ditė isha duke u kthyer nė shtėpi me njė barrė mbi kokė, kur e takova Pejgamberin me disa Ensarė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) mė ftoi qė tė kalėroj, pas tij mbi deve, mirėpo, unė u turpėrova nga shoqėrimi me burra. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e vėrejti se unė po turpėrohesha dhe, prandaj, vazhdoi udhėtimin e vet pa mua. Mė vonė erdha te el-Zubejri dhe i tregova se si e kisha takuar Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) tė shoqėruar nga disa Ensarė, dhe si e refuzova ofertėn e tij, kur ai e gjunjėzoi deven qė tė kalėroja pas tij. I tregova el-Zubejrit se nė atė ēast u ndieva e turpėruar dhe se mu kujtua xhelozia e tij pėr vetėrespektin dhe nderin e vet. Me tė dėgjuar kėtė, el-Zubejri tha: “Pasha Zotin, bartja e farėve tė fryteve qė je duke i bartė ti ėshtė mė shqetėsuese pėr mua se sa kalėrimi mbi deve pas Pejgamberit”. Mė vonė Ebu Bekri mė dėrgoi njė shėrbėtor, qė tė mė lirojė nga brenga e kujdesit rreth kalit, unė ndieva veten sikur tė isha liruar nga barra e skllavėrisė”. (Buhariu).

Parashihet qė bashkėshortėt muslimanė tė bashkėpunojnė dhe rė konsultohen rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me familjet e tyre, madje edhe pas shkurorėzimit. Kur’ani thotė: “Nėnat, ato qė duan ta plotėsojnė gjidhėnien, janė tė obliguara t’u japin gji fėmijėve tė vet dy vjet tė plota. I ati i fėmijeės ėshtė i oblliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siē ėshtė rregulli. Askush nuk ngarkohet mė tepėr, vetėm aq sa ka mundėsinė e tij. Asnjė nėnė nuk bėn tė dėmtohet me fėmijėn e saj, e as babai me fėmijėn e tij. Po ashtu ėshtė i obliguar edhe trashėgimtari (i fėmijės). E nėse pas njė konsultimi e pėlqimi (prindėrit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen (mė herėt) e gjirit, nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr ta. Nėse (ju baballarėt) pėr fėmijėn tuaj dėshironi gjidhėnėse tjetėr me kusht qė pagesėn t’ia bėni nė mėnyrė tė duhur, nuk ėshtė ndonjė mėkat. Kini frikė All-llahun dhe dine se All-llahu sheh ēka punoni.” (Kur’ani, 2:233).

Nė njė shoqėri muslimane, gratė po ashtu mund tė marrin pjesė nė emėrtimin e nėpunėsve tė kėshillit dhe kontrollit, pėrgjegjės pėr ēėshtjet publike tė shoqėrisė. Kjo mund tė bėhet qoftė pėrmes proēesit tė zgjedhjeve apo pėrmes konsultimeve. Shėnimi pėr proēesin e hurasė. Qė vijoi pas vdekjes sė Omerit, qėndrueshėm e vendos kėtė ēėshtje. Gratė muslimane vėrtet morėn pjesė nė atė konsultim tė pėrgjithshėm. Historiani Ibn Kethir, shkruan: “…atėherė Abdur Rahman bin Auf filloi tė konsultohet me njerėzit rreth (kandidatėve) Uthman bin Affanit dhe Ali bin Ebi Talibit. Ai mblidhte dhe krahasonte mendimin e pėrgjithshėm tė muslimanėve, pėrnes udhėheqėsve tė tyre, u kėshillua me ta veēmas e kolektivisht; privatisht e publikisht. Ai madje arriti edhe deri te gratė muslimane nė privacinė (vetminė) e tyre.” (El Bidaje Ėen-Nihaje).

Tradita e shoqėrisė sė hershme muslimane ka qenė qė burrat tė marrin pjesė nė tubimet dhe festat publike. Disa raporte autentike rreth jetės me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), shėnojnė edhe atė se gratė kanė shkuar tė marrin pjesė edhe nė namazet e dy Bajrameve. Hafsa, e shoqja e Pejgamberit (Zoti e bekoftė), transmetohet se ka thėnė: “Ne i ndalonim vashat e reja tė dalin pėrjashta dhe tė marrin pjesė nė namazet e Bajrameve. Mirėpo, njė grua erdhi pėr vizitė dhe qėndroi nė Kasr Beni Helf, dhe tregoi pėr motrėn e vet, i shoqi i sė cilės kishte marrė pjesė nė dymbėlljetė fushata luftarake tė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), ndėrsa motra e saj nė gjashtė prej tyre.” Ajo tha: “Ne i shėronim tė plagosurit dhe kujdeseshim pėr tė sėmurėt. Une e pyeta Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) se a do tė kishte ndonjė dėm nė mosdaljen tonė jashtė, po tė mos i kishim xhulbabet (fustane tė gjera e tė lira)”. Pejgamberi (paqja qoftė mib tė), u pėrgjigj: “Le ti’a huazojė shoqja e vet njė xhulbabe tė veten, nė mėnyrė qė ajo tė marrė pjesė nė rastin e bekueshėm dhe predikimin e Islamit”. Hafsa vazhdoi: “Kur erdhi Ummu Selejme, unė e pyeta atė (pėr tė konfirmuar) : “A e dėgjove Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė)?” Ajo u pėrgjigj: Po me tė vėrtetė, e dėgjova atė duke thėnė: tė gjtha vajzat, tė rejat, tė mbuluarat apo ato qė janė nė periudhat e tyre mujore, duhet tė dalin jashtė dhe tė marrin pjesė nė tubimin e Bajramit dhe tė dėshmojnė bekueshmėrinė dhe publicitetin e Islamit shoqėror. Megjithatė, gratė gjatė tė pėrmuajshve duhet tė rrinė jashtė namazit”. Hafsa pyeti: “A edhe gratė me tė pėrmuajshmet?” Ajo u pėrgjigj: “A nuk e sheh se ato marrin pjesė nė tubimin nė Arefat gjatė Haxh-xhit?” (Buhariu).

Edhe njė aspekt tjetėr i jetės sė grave nė shoqėri gjatė jetės sė Pejgamberit na njoftohet pėrmes njė shėnimi tė Sejjide Aishes lidhur me ndjekjen e saj tė njė spektaklitė etiopianėve: “ Pasha Zotin, Pejgamberi ishte para derės sė dhomės sime, derisa etiopianėt i shfaqnin lojrat e tyre me shtiza nė el-Haram. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), mė mbuloi me shallin e tij, nė mėnyrė qė edhe unė tė shikoj shfaqjen e tyre. Unė i shikoja ata prej supit tė tij. Ai qėndronte aty pėr hirin tim, derisa unė tė vendosja tė tėrhiqem”. Aisheja sugjeron: “ju duhet plotėsiht ta ēmoni interesin e vashave tė reja pėr dėfrim hallall”. (Buhariu).

Me pėrjashtim tė atyre punėve nė jetėn publike, tė cilat janė tė obligueshme pėr burrat dhe vetėm vullnetarisht pėr gratė, muslimanėt nė njė shoqėri Islame nuk kanė kurrfarė privilegji apo specizlizim tė veēantė.

Ata nuk kanė kurrfarė fuqie apo autoritet mbi gratė, pėrveē se nė kontekst tė marrdhėnieve bashkėshortore. Vetė kjo marrėdhėnie themelohet dhe shkėputet me pėlqimin e palės femėrore, dhe duhet tė udhėhiqet nė njė frymė tė respektit tė ndėrsjellė, tė konsultimit dhe tė shestimit. Burri ėshtė pėgjegjės pėr familjen, mirėpo kjo i pėrket vetėm pėrgjegjėsisė pėr mirėmbajtjen financiare dhe autoritetin pėr udhėheqje dhe disiplinė, tė ushtruar nė njė mėnyrė tė arsyeshme. Qė tė dy palėt duhet tė marrin pjesė nė drejtimin e ēėshtjeve familjare, ndėrsa kanė autoritet tė njėjtė ndaj bijve dhe bijave tė tyre.

Jeta publike nuk ėshtė njė skenė, ku mund tė luajnė vetėm meshkujt. Nuk ka kurrfarė segregacioni mes gjinive nė sferat publike, tė cilat kėrkojnė pėrpjekje tė pėrbashkėta. Qė kėtu, supozohet qė edhe burrat edhe gratė tė marrin pjesė nė namazet e pėrbashkėta. Transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), ka thėnė: “Mos i pengoni gratė qė tė shkojnė nė xhami”. I biri i Abdullah bin Umerit, me tė dėgjuar kėtė i tha tė atit: “ Ne nuk i lejojmė gratė tė dalin jashtė shtėpisė natėn, nga frika prej ndonjė fyerjeje”. Ibn Omeri e qortoi tė birin: “Unė them se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), ka thėnė kėshtu, e ti ende thuaj se nuk do ta bėsh kėtė.” (Mulimi).

Nga e lartpėrmendura, ėshtė e qartė se direktiva e Pejgamberit ėshtė qė gratė tė mund tė dalin publikisht edhe t’i vizitojnė xhamitė, madje edhe nė mbrėmje, si dhe tė marrin pjesė dhe tė falin namazet e Bajramit. Po ashtu dihet se edhe Haxh-xhi, pėrkundėr zhvėndosjeve gjatė tij dhe turmave tė dėndura, ėshtė njė funksion i kryer si nga burrat ashtu edhe nga gratė. Disa sundues tejskrupulozė muslimanė janė pėrpjek qė tė paraqesin disa modifikime nė kėtė drejtim, me tentim pėr ndarjėn e burrave dhe grave gjatė Tavafit (qarkullimi rreth Qabės). Mirėpo, dijetarėt, tė cilėt pėrkrahnin Sunnetin dhe ndjekjėn e pėrpiktė tė Traditės, kundėrshtuan ēfarėdo ndryshimi nė praktikėn, qė ėshtė kryer gjatė vetė jetės sė Pejgambeit. Rrjedhimisht, praktika tradicionale e Tavafit mbeti ashtu siē kishte qėnė mė parė, ndėrsa ndryshimet u braktisėn. Kjo u bė nė kohėn kur Muhammed bin Hishami, guvernator i Mekes, i ndaloi gratė nga kryerja e Tavafit pranė burrave. Ata-i, dijetari i njohur i traditės, kundėrshtoi: “Si i ndalon ti ato, kur vetė grat e Pejgamberit e kryenin Tavafin rreth Kabės pranė meshkujve?” Kjo praktikė ka vazhduar pa kurrfarė ndryshimesh edhe pas rekomandimit tė regjimit respektiv pėr gratė e Pejgamberit, edhe pse ato rrinin mėnjanė nga burrat rreth tyre, derisa gratė tjera pėrziheshin me burrat me burrat dhe nxitonin ta preknin dhe ta puthnin Gurin e Zi nė murin e Kabės. (Buhariu). Nė tubimet edukative apo arsimore, poashtu merrnin pjesė sė bashku burrat dhe gratė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), gjatė mėsimit tė muslimanėve, praktikonte t’u drejtohet burrave dhe grave sė bashku, madje edhe nė ato raste ku ishte duke dhėnė udhėzime qė kishin tė bėjnė me ēėshtjet bashkėshortore. Njė herė ishte duke u ligjėruar muslimanėve rreth tregimeve (komenteve), tė cilat do t’i tregonin nė mėngjez, pas marrėdhėnieve tė tyre bashkėshortore nė mbrėmje. Ėshtė shėnuar se Ebu Hurejra e ka transmetuar kėtė si vijon: “Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), sapo e kishte kryer namazin me ne, u kthye menjėherė dhe kėrkoi nga ne tė mbetemi ulur. Atėhere pyeti: “A ka nė mesin tuaj dikush, i cili i mbyll dyert dhe i lėshon perdet kur i afrohet tė shoqes, e mė vonė del jashtė dhe i tregon secilit se si e ka bėrė kėtė apo atė?”. Tė gjithė burrat heshtėn. Atėhere, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u kthye kah gratė dhe tha: “A ka nė mesin tuaj ndonjė, e cila bisedon rreth ēėshtjeve tė saja bashkėshortore me gratė tjera?” Njė grua e re nga tė pranishmet, kur e dėgjoi kėtė, u ngrit me njėrin gju dhe e zgjati qafėn, nė mėnyrė qė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), tė mund ta shohė dhe ta dėgjojė kur tė flaės. Ajo tha: “Po, pasha Zotin, tė gjithė burrat i diskutojnė kėto ēėshtje mes vete e tė njėjtėn e bėjnė edhe gratė”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), tha: “A e dini se me ēka mund tė krahasohet kjo? Me tė vėrtetė kjo i pėrngjan njė ēifti djallėzor, qė takohen nė rrugėn kryesore dhe qė i kėnaqin epshet e tyre seksuale para syve tė popullit.” (Transmetohet nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Elbezari).

Nė njė tubim tjetėr tė pėrzier, njė grua ndėrhyri gjatė njė fjalimi tė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), tė cilin ai e mbante para muslimanėve tė tubuar, duke pyetur publikisht: “Pėrse ti thua se mė shumė gratė do tė shkojnė nė xhehenem (ferr)?” Kjo ėshtė transmetuar nga Ibn-Umeri r.a., i cili ka cekur Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), duke thėnė: “Oj grua! Jep lėmoshė (sadaka), dhe lute shumė All-llahun pėr falje, pėr shkak se unė po shoh se shumica e banorėve tė xhehenemit do tė jenė nga mesi juaj”. Disa nga gratė prezente nė tubim pyetėn: “Ē’ishte ajo qė i bėri gartė ta tejkalojnė numrin e banorėve meshkuj tė xhehenemit?”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u pėrgjigj: “Pėrshkak se ju mallkoni pa masė dhe jeni mosmirėnjohėse ndaj partnerėve tuaj. Unė nuk kam parė asgjė aq tė mangėt nė urtėsi dhe nė fe. (sa i pėrket tė mbajturit mend). Dėshmia e dy gravė ėshtė e njėjtė me atė tė njė burri; (ndėrsa sa i pėrket ibadetit) ajo duhet tė abstenojė nga namazi gjatė tė pėrmuajshmeve:. (Qė do tė thotė se pėrvoja e kufizuar dhe abstenimi nga namazi gjatė periudhės sė saj, mund tė ndikojnė nė qėndrimin dhe gjykimin e saj tė duhut). (Muslimi)

Tubimet e ndara vetėm pėr gra janė mbajtur disa herė, mirėpo kjo ėshtė bėrė pėr shkaqe praktike, sidomos pėr shkak tė pranisė sė madhe tė burrave rreth Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) pas faljes sė namazit dhe pamundėsisė sė grave, qė rrinin mė prapa, pėr tė dėgjuar qartė atė. Buhariu, nė njė kapitull tė quajtur: A ėshtė pėrcaktuar ndonjė ditė kryesisht pėr edukimin e grave?, shėnon se gratė i kanė thėnė Pejgamberit: “Burrrat na kanė mbizotėruar rreth teje”, ndėrsa Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u premtoi atyre se do t’u caktojė njė ditė tė veēantė. Ai takohej me to ditėn e caktuar dhe u mbante ligjirata dhe udhėzime. Nė njėrėn nga kėto sesione, ai njėherė u tha atyre: “Cilado grua qė humb tre fėmijė, kėtė do ta ketė si mbrojtje nga xhehennemi”. Njė grua tha: “E nėse i humb dy?”, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u pėrgjigj: “madje edhe dy”. (Buhariu).

Sipas autoritetit tė Ibn Abbasit, Buhariu shėnon se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) kishte dalė pas faljes sė mbajtur me rastin e Bajramit, ndėrsa Bilali kishte qenė me tė. Ai e ndjeu se gratė, tė cilat kishin marrė pjesė aty, nuk e kishin dėgjuar ligjiratėn e tij. Prandaj, ai shkoi tek ato pėr t’u predikuar nė veēanti dhe tė kėrkojė nga ato tė japin sadaka.

Gruaja ka plotėsisht tė drejtė qė tė dalė jashtė pėr ndonjė nevojė. Ajo mund tė shkojė nė treg pėr tė blerė e ngjashėm; edhe pse kjo mund tė thotė dikush t’i shkaktojė telashe. Pasi qė gratė e Pejgamberit u mbyllėn anash dhe u ndanė, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), edhe mė tutje u lejonte atyre tė dalin jashtė shtėpive tė tyre pėr nevoja tė ndryshme. Ėshtė shėnuar se Sejjide Aisha ka thėnė se edhe pas paraqitjes sė ndarjes, Sauda doli nga shtėpia e saj pėr tė kryer diēka. Ajo ishte njė grua e gjėrė (kaba), dhe secili qė e dinte, mundej shumė lehtė ta njohė. Umer bin el-Hattabi e pa njėherė dhe tha: “O Saude, ti nuk je e panjohur pėr ne. Vetėm shiko se si ke dalė jashtė?” Kur e dėgjoi kėtė, ajo u tėrhoq dhe u kthye. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), asokohe ishte nė shtėpinė time (Aishes) pėr darkė. Hyri Sauda dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit, unė dola nga shtėpia ime pėr njėfarė nevoje, ndėrsa Omeri mė tha kėtė e atė”. Sejjide Aisha tha: “Atėhere erdhi shpallja nga Zoti, dhe kur u krye, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), mori veten dhe itha Saudes: “Zoti ju ka lejuar juve tė dilni jashtė shtėpisė pėr nevojat tuaja”. (Buhariu).

Ajeti vijues qartė shėnon se gratė mund tė dalin jashtė shtėpive tė tyre: “ O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėnė shamitė(mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaqe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.” (Kur’ani, 33:59). Shkaku pėr shpalljen e kėtij ajeti tė Kur’anit, ishte fakti se disa individė tė kohės i shqetsonin gratė nė rrugėt e Medinės. Duke e shpjeguar kuptimin e: “… le tė venė shamitė e veta mbi trupin e tyre…”. Muxhahidi (njė autoritet i famshėm i ekzexhesės sė Kur’anit), thotė: “ato e mbulonin veten me mbulesat e tyre tė jashtme, nė mėnyrė qė tė dihet se ato janė gra tė lindura tė lira, me njė pozitė tė mirė shoqėrore dhe se asnjė person i ēoroditur tė mos mund t’u drejtojė atyre fjalė apo dyshime tė papėlqyeshme”.

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i mėsonte muslimanėt, se po qe se ishin tė detyruara tė ulen pranė rrugėve, ta ulin shikimin e tyre kur tė kalonin gratė. Ebu Seid el-Hudri ka cekur se Pejgamber


E Dielė, 16 Gusht 2009; 18:39


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats