Si duhet lexuar Kur’ani

وكذلك أوحينا إليك روحا من أمرن”
“Po kështu me urdhrin tonë Ne te shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin)” [1].
Ky Kur’an është shërim, për zemrat dhe ndërgjegjjet e sëmura. …
“يٰأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَتْكُمْ مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَآءٌ لِّمَا فِي ٱلصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ”
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”.[2]
Gjithashtu Kur’ani është pastrues i zemrave të njerëzve, thotë Muhamedi a.s:
إن القلوب تصدأ كما يصدأ الحديد فقيل يا رسول الله وما جلاؤها فقال تلاوة القرآن
Me të vërtetë zemrat ndryshken siç ndryshket hekuri. Të pranishmit e pyetën: Atëherë, si pastrohen ato, o I Dërguar i Zotit? Ato pastrohen me lexim Kur’ani – Përgjigjet Pejgamberi a.s. [3]
Andaj prej muslimanit kërkohet që vazhdimisht të jetë në lidhje me Kur’anin, ta lexon atë, dhe të mediton rreth asaj që e lexon. Lexuesi i Kur’anit duhet të zbukurohet me disa cilësi dhe t’ju përmbahet atyre. Duhet të forcon lidhjen e tij me Allahun xh.sh, ta përmend dhe falënderon Atë, të mundohet atë që e lexon në Kur’an ta praktikon .
Lexuesi i Kur’anit, ashtu siç na mëson ibn Mes’udi r.a. dallohet nga tjerët gjatë natës, kur tjerët flenë, duhet të dallohet gjatë ditës, kur tjerët hanë ushqim, duhet të jetë i mërzitur kur tjerët gëzohen, duhet të heshtë kur njerëzit përzihen tepër , duhet të ketë modesti, kur njerëzit janë kryelartë. Lexuesi i Kur'anit duhet të jetë që qanë, i mërzitur, i butë, i urtë dhe njeri që heshtë. Lexuesi i Kur'anit nuk duhet të jetë i vrazhdë, as neglizhent (gafil), nuk duhet të bërtasë dhe nuk duhet të hidhërohet.
Ai qe lexon Kur;anin duhet ditur se në dorën e tij mban fjalën e Allahut xh.sh., Robi lexon fjalët e Zotit të vet.
Tregohet se Ikreme r.a sa herë që hapte Kur’anin për të lexuar zverdhej, dhe duke iu dridhur zëri thoshte: “Këto janë fjalët e Zotit tim. Këto janë fjalët e Zotit tim”.
Andaj, lexuesi i Kur’anit duhet t’ju përmbahet disa parimeve:
-Sinqeriteti gjatë leximit të Kur’anit. Gjëja e parë me të cilën urdhërohet lexuesi i Kur’anit është sinqeriteti në leximin e tij, që leximin ta bën për hir të Allahut, dhe për të arritur kënaqësinë e Tij. Muhamedi a.s., thotë:
”"اقرءوا القرآن وابتغوا فيه وجه الله عز وجل
“Lexoni Kur’anin duke kërkuar me leximin e tij knaqësinë e Allahut xh.sh”[4]
- Të lexon Kur’anin duke qenë i pastër dhe me abdes, ashtu siç na mëson Allahu
xh.sh:
“لاَّ يَمَسُّهُ إِلاَّ ٱلْمُطَهَّرُونَ”
“Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit". [5]
Kjo është atëherë kur lexon në mus’haf, ndërsa nëse lexon përmendësh lejohet edhe pa abdes, por më e pëlqyeshme është me abdes..
- Të pastron gojën e tij, sepse goja është rruga e Kur’anit, ashtu siç na tregon Muhamedi a.s:
" إن أفواهكم طرق للقرآن ، فطيبوها بالسواك "
” Gojët e juaja janë rrugët e Kur’anit, andaj pastroni ato me misvak”[6]
-Të parfumos teshat dhe rrobat e tij me erë të mirë, dhe të largohet nga ç’do erë e keqe në shenjë respekti për leximin e Kur’anit. Tregohet se sahabët urrenin të hanë qepë dhe hudhër në mënyrë që gjatë namazit dhe leximit të Kur’anit të mos ju vjen era.
- Leximi i Kur’anit të bëhet në ndonjë vend të pastër. Xhamitë janë vendi më i përshtatshëm, pasi është vend i pastër dhe shtëpi e Allahut xh.sh, ose edhe në shtëpitë tona. Gjithashtu lejohet leximi i Kur’anit edhe gjatë udhëtimit nëse të mundësohet shqiptimi i saktë i shkronjave, dhe meditimi në kuptimin e fjalëve, e nëse jo atëherë është e urryer.
- Është e pëlqyeshme që leximi i Kur’anit të bëhet ulur, si në uljen e fundit në namaz, në drejtim të Kibles. Lejohet leximi i Kur’anit edhe duke qëndruar në këmbë, duke ecur, duke qenë i mbështetur, siç thotë Allahu xh.sh:
“ٱلَّذِينَ يَذْكُرُونَ ٱللَّهَ قِيَاماً وَقُعُوداً وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلأَرْضِ
”Për ata që All-Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës…”[7]
Të gjitha këto forma janë të lejuara, por më e pëlqyeshme është atëherë kur ulja jonë është sikur ulja në fund të namazit, e drejtuar kah Kibleja.
- Të fillon leximin e Kur’anit duke kërkuar mbrojtje prej Shejtanit të mallkuar, thotë Allahu xh.sh:
“فَإِذَا قَرَأْتَ ٱلْقُرْآنَ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ مِنَ ٱلشَّيْطَانِ ٱلرَّجِيمِ”
”Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut prej Shejtanit të mallkuar” [8].
Gjithashtu duhet lexuar ‘besmelja” në fillim të leximit të Kur’anit dhe në fillim të ç’do sureje, përveç në fillim të sures “Et-Teube”, e nëse leximin e fillojmë nga kjo sure atëherë mundemi të zgjedhim, nëse duam e lexojmë e nëse nuk duam nuk e lexojmë.
- Gjatë leximit të Kur’anit të veçohet në ndonjë vend, në mënyrë që të mos e pengojnë të tjerët, dhe t’ia largojnë mendjen nga të menduarit në kuptimin e Kur’anit.
Nëse fillon me leximin e një sureje atëherë të mos merret me diçka tjetër para përfundimit të asaj sureje, përpos në ndonjë rast të domosdoshëm, sepse të marurit me diçka tjetër duke lexuar Kur’an është nënvleftësim për të. Tregohet se Ibn Omeri r.a., nuk fliste derisa të përfundonte me leximin e Sures.
- Leximi i Kur’anit të bëhet sipas radhitjes, p.sh. surja Bekare të lexohet para sures Ali Imran. Të vepruarit ndryshe lejohet por kjo nuk është edhe aq e pëlqyer.
Gjithashtu nuk lejohet leximi i sureve prej fundit kah fillimi, kjo është e ndaluar ndërsa ai që lexon në këtë mënyrë është zemër mbrapshtë. Ibn Mesudi kur është pyetur për atë që lexon suret mbrapshtë ka thënë: “Ai është me zemër të mbrapshtë”
- Lexuesi i Kur’anit të mendon dhe mediton në kuptimin e ajeteve që i lexon, dhe të krahason punët e tij se sa janë në përputhshmëri me fjalët e Allahut xh.sh. Nëse është i mangët në punë të mira duhet të kërkon falje për ato mangësi, nëse është mëkatar duhet të pendohet për mëkatet e tij. Kur te lexon ajete që flasin për mëshirën e Allahut duhet të gëzohet, dhe të lutet që Allahu xh.sh ta mëshiron atë, atëherë kur të lexon ajetet e dënimit duhet të frikohet, dhe të kërkon mbrojtjen e Allahut xh.sh, ndërsa kur lexon për ndodhitë e popujve të kaluar të merr mësim prej tyre, thotë Allahu xh.sh:
“كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوۤاْ آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلأَلْبَابِ”
”(Ky është)Libër i begatshëm, Ne ta shpallem ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend”.[9]
- Te qarrit gjatë leximit të Kur’anit është shumë e pëlqyeshme. Muhamedi a.s. ka thënë:
“اقرأو القران وابكوا فان لم تبكو فتباكو”
”Lexoni Kur’anin dhe qani, e nëse nuk qani atëherë bëhuni sikur të qani”.
Rruga për të arritur tek të qajturit gjatë leximit të Kur’anit është: të menduarit rreth asaj që e lexojmë prej premtimeve për shpërblim, tërheqjes së vëmendjes nga ndëshkimi, pastaj duke parë mangësitë e veta në realizimin e urdhrave të Allahut, e nëse kjo nuk ndikon në të qajturit, atëherë le të qajmë për veten dhe sytë tanë të tharë.
- Te përsëriturit e ajeteve që ndikojnë në zgjimin e shpirtit nga pakujdesia, dhe që nxisin në meditim. Muhamedi a.s, kaloi tërë natën duke lexuar ajetin:
“إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ”
”Nëse i dënon ata, ne të vërtet ata janë robër Tu, e nëse u fale atyre, Ti je i gjithëfuqishmi , i urti”[10] [11].
Gjithashtu Hasan el Basriu lexonte vazhdimisht ajetin:
“وَآتَاكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِن تَعُدُّواْ نِعْمَتَ ٱللَّهِ لاَ تُحْصُوهَا”
”Dhe ai ju dha gjithë atë që kërkuat dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut nuk do të mund të arrini të përkufizoni” [12], e kur e pyeten për këtë ai tha: “Ky ajet më nxit që të mendoj, sa herë që i hapi dhe i mbylli sytë hasi në mirësitë e Allahut, ndërsa mirësitë të cilat nuk i shohim janë edhe më të shumta”.
-Atëherë kur të mbaron me leximin e Kur’anit (hatmes), pra pasi të mbaron se lexuari suren En-Nas (e fundit në Kur’an) të fillon me leximin e sures Fatiha dhe të vazhdon deri në ajetin e pestë të sures Bekare:

“أُوْلَـٰئِكَ عَلَىٰ هُدًى مِّن رَّبِّهِمْ وَأُوْلَـٰئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ”
”Te tillët janë te udhëzuar nga Zoti i tyre, dhe vetëm ata janë te shpëtuarit”.
Ai i cili vepron kështu, pra, sa herë që e mbaron se lexuari Kur’anin i kthehet përsëri nga fillimi, i ngjanë luftëtarit i cili lufton në rrugë të Allahut, nuk kthehet nga lufta përpos që të shkon përsëri në lufte, e kjo për shkak të shpërblimit të madh.
-Pas mbarimit të Kur’anit (hatmes) duhet të dëshmojw vërtetësinë e fjalëve të Allahut, dhe të vërtetojw se Muhamedi a.s e ka realizuar misionin e tij ne kumtimin e fjalëve te Allahut xh.sh.
Pastaj të bën dua, ashtu siç transmeton Bejhekiu:
”O Zoti im, më mëshiro më Kur’an, na e bën atë garancë, dritë, udhëzim dhe mëshirë.
O Zot, na përkujto prej Kur’anit atë që kemi harruar, na mëso atë që nuk e dimë, na bën prej tyre që e lexojnë Kur’anin gjate ditës dhe natës, dhe bëre Kur’anin ndërmjetësues për ne në ditën e Gjykimit”. Amin!
___________________________
1. Esh-Sh’ura, 52
2. Junus, 57
3. Transmeton Bejhekiju
4. Transmeton Ahmedi
5. El-Vakia, 79
6. Transmeton Ibn Maxheh
7. Ali Imran, 191
8. En-Nahl, 98
9. Sad, 19
10. El-Maide, 118
11. Transmeton Nisaiu
12. Ibrahim, 34
__________________________
BIR©breziiri.com

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme