Shamia e muslimanes

Omer Kajoshaj


Shamia e muslimanes

Ai që mund, bënë. Ai që s’mund, i mëson të tjerët!


Në një moment u gjeta në mesin e disa të rinjve nga “perëndimi”. Shumica e tyre ishin musliman por prezent ishin edhe disa jo muslimanë. Grupi ishte i ndarë në dy tabore, ambient shumë i përshtatshëm për debate dhe sulme verbale. Kuptohet, dominonte biseda rreth Islamit dhe antiislamit. Gjatë bisedës më së shumti u prek problemi i shamisë së muslimanes.

Një ndër çështjet islame që kohëve të fundit po merr ngjyrë problemi e bile po tenton që edhe të njollosë pastërtinë e të vetmes shoqëri ideale – atë islame është shamia apo veshja e femrës muslimane. Por, pa dyshim, sot për shkak të shamisë po njollosën vetëm demokracitë moderne me gjithë shoqëritë e saj të edukuara dhe emancipuara.

E drejta për të folur rreth problemit të shamisë vetvetiu i takonte Faridit, muslimanit të ri nga Franca. Pikërisht Franca është vendi ku kohëve të fundit më së shumti u bë zhurmë rreth shamisë. Aty doli në pah paradoksi i demokracive moderne. Me një akt ata garantuan të drejtat bazë humane dhe menjëherë me një akt tjetër ato i cenuan. Thonë, e drejta e çdo njërit është të mendojë dhe të besojë me vetëdëshirë pa pasur askush të drejtë të ja imponojë ndryshe, por fare nuk hezitojnë, pa turp, të ndërhyjnë, edhe me dhunë dhe sanksione, në definimin e mënyrës të të shprehurit të një mendimi dhe besimi specifik.

Problemi i shamisë dhe të drejtave themelore humane nuk është aq i komplikuara sa duket dhe sa e bëjnë. Nuk duhet jurisprudencë e veçantë për të shtjelluar këtë problem. Qartazi shihet padrejtësia e drejtësisë së njëanshme. Nëse ata garantojnë të drejtën e besimit dhe praktikimit të tij, atëherë e jotja është e drejta të definosh parimet e besimit. Kur ti thua që shamia është pjesë integrale dhe obliguese e besimit e ata thonë që shamia është simbol i një besimi atëherë çdo logjik e shëndosh e kupton që e drejta është me ty.

Koha na detyroi të shpërndahemi, çdokush të shkoj kah e çon jeta. Në largim Faridi u ngut më shumë se të tjerët, ndoshta, ngaqë atë e priste e shoqja, gruaja e tij. Për çudi ajo në kokën e saj nuk mbante shami! A ishte ky demonstrim i ligjeve të padrejta franceze? Jo, sepse diskursi u zhvillua në Egjipt e jo në Francë! Ja paradoksi i paradokseve. “O ju të cilët keni besuar përse e thoni atë që nuk e veproni” thotë Zoti i Lartësuar (Kur’an 61:2) Ne momentin kur e shoqja e Faridit gjate qëndrimit ne Egjipt nuk e mbajti shaminë ai e hupi te drejtën tw akuzoje qeverinë franceze. Bernard Shou e njihte llojin e këtyre njerëzve për të cilët tha: Ai që mund, bënë. Ai që s’mund, i mëson të tjerët. Prandaj edhe Faridi u ngut me shpresë se do largohej pa u vërejtur.

Në çast mallkova veten për kohën që humba në biseda të kota, të shterpa, diçka e zakonshme për muslimanët e sotshëm. “Mos i ngatërro gjërat” u lajmërua anglezi, ne po flasim për probleme kolektive e jo individuale. Medet, medet! E si do i zgjedhim problemet kolektive kur nuk kemi takat të zgjedhim problemet personale, brenda familjes. Nëse çdokush rregullon veten shoqëria rregullohet vetvetiu. Konfuçia i mençur pat thënë se edhe udha një mijë mile e gjatë fillon nga hapi i parë. E hapi i parë është të veprosh e jo të flasësh, dhe atë të fillosh nga vetvetja.

Para se gjithash të pyesim ku janë shamitë, dhe mos të lajmërohen ato që e mbajnë atë por të lajmërohen ato që diçka i pengon që ta vejnë. Të shohim se çka i pengon ato! Të shohim se ku qëndron problemi real i shamisë. Të shohim se a janë ligjet apo janë bindjet, apo më mirë me thënë mosbindjet, shkaku që sot shamia mungon dukshëm tek myslimanet, në veçanti te të rejat, në shoqërinë tonë. Edhe mund të bien dikush vendim për mos lejimin e mbajtjes së shamisë në zyre, shkollë apo universitet por a thua mund të bie dikush vendim për mosmbajtjen e shamisë jashtë zyrës, shkollës apo universitetit.

Para se të fajësojmë shtetin laik të fajësojmë vetveten si kontribuesin më të madh në problematikën e (mos)mbajtjes së shamisë. Edhe kur ngresim zërin për shaminë edhe aty gabojmë! Flasim se si ajo është e drejta personale e çdo femre muslimane që ta mbajë atë, e drejtë e cila nuk guxon të cenohet nga asnjë ligj. Por, harrojmë se para se është e drejta personale e femrës muslimane ajo është obligim i saj sikurse që është obligim namazi apo agjërimi. Ta trajtojmë shaminë si obligim e jo si liri. Sikur muslimanet, të gjitha, ta mbanin shaminë atëherë nuk ka qeveri, as e djathtë e as e majtë, as konservative e as liberale, e bile as diktatoriale që do binte vendimin për ndalimin e saj.

E kanë të lehtë ata të cilët janë përbetuar të cenojnë të drejtat e muslimanëve dhe të bien dekrete për ndalimin e shamisë. Ata vetë janë produkt i shoqërisë në të cilën veprojnë. Gjatë rrugës për në universitet muslimanja me shami fillimisht po injorohet nga vet familja e sajë, më pas nga fqinjët, nga farefisi, nga kalimtarët e rastit dhe në fund pothuajse nga mbarë shoqëria, edhe pse gjatë rrugës, diku në afërsi të spitalit sheh Nënë Terezën me shami, pak më andej në afërsi të kishës sheh Shën Marinë me shami, pak më andej në treg vëren shumë nëna, bile edhe të atyre ateistëve intelektualë, me shami. Në muzeun kombëtar në të gjitha fotografitë e vjetra si dhe në ekzemplarët e veshjeve tradicionale kombëtare, të të gjitha krahinave dhe besimeve, e gjen shaminë. Ajo nuk e ka të vështirë ta kuptojë që mbarë shoqëria jonë gjendet në një injorancë kolektive, jo anti-shamie por anti-vetvete, anti-shoqërie dhe anti-kombëtare. Ajo vëren inteligjencën destruktive që me veprimin e tyre po shkatërron jo një fe, se feja është e përjetshme, por një komb e çdo komb ka një fillim dhe një vetëshkatërrim.

Dhe në fund, përderisa shaminë e konsiderojmë si e drejtë personale e jo si obligim nga Zoti, atëherë muslimanet, që për hir të Tij e kanë vendosur shaminë në kokë, gjithnjë do të kenë probleme të ngjashme me ato me të cilat po ballafaqohen sot.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme