Patriarku Irinej u kërkon falje myslimanëve

Deklarata e patriarkut, kishte ardhur si një bumerang edhe për diplomacinë serbe, e cila po mundohet që ta mbajë botën islame, me lidhjet që ish-Federata jugosllave kishte ndërtuar me atë botë. I gjetur në një pozitë tejet të palakueshme, i pari i Kishës Ortodokse Serbe një ditë më vonë u detyrua t’u kërkojë falje myslimanëve për deklaratën e tij “të pakujdesshme për profilin psikologjik të myslimanëve, të cilën e kishte botuar e përditshmja Blic e Beogradit me rastin e festës së Shën Saves”.
Patriarku kishte shpreh “brengosjen e tij të thellë për shkak të deklaratës së tij dhe pasojat e saj , kurse myslimanëve, “të afërmve dhe vëllezërve tanë, u kërkoi falje më të sinqertë”. Ai përveç tjerash kishte deklaruar se “serbët në Kosovë kanë mbetur pakicë në vendin e tyre, e në anën tjetër ne e dimë, përafërsisht se cila është filozofia dhe psikologjia islamit, ata kur janë në numër të vogël, dinë të sillen mirë dhe të jenë korrekt, kurse kur të jenë numerikisht të barabartë , atëherë e ngritin kokën, kurse kur bëhen të fuqishëm dhe superior , bëjnë presion ose për t’i shpërngulur apo të bëhen si ata”.
Patriarku serb, duke vlerësuar se “deklarata e tij mund të komentohet në atë mënyrë ashtë siç e kanë kuptuar besimtarët besimit islam, si dhe liderët e tyre, të cilët e kanë ndier veten të nënçmuar”. I pari i KOS-it potencon se “ nuk ka pasur një qëllim të tillë dhe se deklarata e tij fatkeqe nuk përmban qëndrimin e tij real ndaj Islamit, që është i bazuar në themelet e vlerësimit të identitetit, dinjitetit dhe integritetit të myslimanit si individ, bashkësisë islame si kolektivitet dhe islamit si religjion madh botëror.”
Në fund të deklaratës së tij i pari i Kishës serbe , fajëson gazetën për shkak të nxjerrjes së deklaratës së tij jashtë kontekstit. Ai bënë thirrje “që të tejkalohen dallimet dhe të jetojmë së bashku në dashuri dhe respekt të ndërsjellë”.
Deklaratën e patriarku serb e kishin kritikua ashpër dy bashkësitë rivale islame në Serbi, Bashkësia Islame e Serbisë me seli në Beograd dhe Bashkësia Islame në Serbi me seli në Novi Pazar, duke akuzuar KOS-in si promotor të urrejtjes dhe gjenocidit ndaj besimtarëve të besimit islam. Kurse deklaratën e patriarkut të ri si një ogurzi për mbjelljen e pasigurisë tek popullata myslimane në ato pjesë ku Kisha Serbe shtrin ndikimin e saj.
Akti i kërkim faljes nga myftiu i Sanxhakut Muamer Zukurliqi u vlerësua si një hap i pranueshëm, por me të nuk mund të sanohen pasojat dhe dëmet që u janë shkaktuar Islamit dhe myslimanëve, por ato vetëm mund të zbuten.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme