Te frekuentosh objektet e kultit dhe te adhurosh Krijuesin jo vetem ne Islam por edhe ne besime te tjera eshte pjese e ushqimit shpirterore,modelit te jetes qe idnividi zgjedh,identitetit te cilit i kushtohen sakrificat,zbatim i praktikave dalluese fetare dhe jo propagande.Nese nje urdherese fetare shkeputet nga praktikat fetare kjo duhet te ndodhe me te gjitha praktikat e tjera te siperpermendura dhe ne te gjitha besimet jo vetem ne ate Islam.Mbulesa,namazi dhe obligime te tjera identifikojne muslimanen. Ndalesa e nje praktike fetare automatikisht shkel te drejten e individit te sanksionuar jo vetem me Kushtetuten tone por edhe me Karten e te Drejtave te Njeriut te OKB-se.
Shembulli i Frances kaq i perfolur kunderpeshohet nga te gjitha vendet e tjera Perendimore qe e tolerojne fenomenin “mbulese” ne shkolla publike. Edhe pse (vetem) Franca e ndalon ne nuk jemi ne kushtet socio-kulturore dhe politike franceze.Ndersa atje Islami perben 10% te popullsise, ne trojet shqipetare kjo perqindje( 10% ) eshte pak me e vogel e shuma e te gjita feve te tjera tradicionale.Tradita Islame e trojeve shqipetare është shekullore,identiteti i popullsise është Islam per me teper nuk perjetojme problemet e impaktit fetare nga integrimi i muslimaneve,tashme pjese e realitetit shqipetare shekullore, sic ndosh ne modelin integralist francez.Keto sebashku me tradicionalizmin fetaro-kulturore te mbuleses si pjese e trashegimise sone mijeravjecare e perfaqesuar nga veshjet kombetare qe paraqesin femren tone te mbuluar(historikisht nen ndikimin apo jo te fese) nga te gjitha besimet,rasti Nene Tereza apo femrat muslimane ne rastin konkret,si dhe toltrancen e nje praktike te tille ne Perendim i ben qesharake perpjekjet e pseudolaikeve tane.
Vendet publike nuk jane vetem shkollat 9 vjecare por edhe spitali,ambjente qeveritare,bashkia me te gjitha ambjentet e saje,zyra e politikanit,aeroporti, porti,teatri, universiteti, rruga, sheshi,lulishta,shkalla e pallatit,treni,mediat shteterore etj.Kjo do perjashtonte keto vajza nga te gjitha ambjentet e siperpermendura. Pra te mos kemi asnje femer muslimane qe aplikon besimin e saj ashtu sic kerkohet as ne rruge,sheshe,spitale dhe ne asnje haperise publike.Mire ne shkolle paskeka uniforme po ne ambjentet e siperpermendura cafer rregullash percaktuese ka? C’vlere ka ketu sanksionimi me kushtetute i lirive fetare nese ato reduktohen vetem ne shtepi?Une nuk kam nevoje qe kushtetuta te sanksionoje veshjen ne shtepine time por te mbroje lirite e mia ne ato ambjente te cilat une ja kam deleguar shtetit qe t’i administroje dhe ligjeroje.
Per te pare nje shembull konkret ftoj te drejtoni veshtrimin ne qytetet italiane ku do te gjeni se ne shkollat publike( qe do te thote nder te tjera, shkolla me frekuece te lire)nuk ekzistojne rregullore te tilla absurde. Rregullorja percaktohet nga kolektivi akademik,perfaqesues te nxenesve dhe prinderve.Keshtu ndodh ne Italine perendimore.
Tek ne sic duket percakton drejtoria apop vetem keshilli i mesuesve.
Mbi cilat kritere?A merren para sysh se shkolla ka praktikante?Nese jo ateherë a nuk eshte ky diskriminim?! Nese ne Perendim kjo praktike fetare eshte e lejuar,pra rregulloret nuk e ndalojne,ne duhet te jemi me laik se ai komunitet ( BE-ja) ne te cilin pretendojme te behemi pjese?! Italia eshte vend laik i percaktuar ne Kushtetute por kjo nuk pengon qe ne ambjente publike te shikojme kryqin,te gjejme kisha neper spitale dhe stacione treni shteterore,zhvidhimin e nje ore fetare kristjane ne shkolle si pjese e programit mesimore.Britania e Madhe është vend laik por Mbreti vesh edhe rolin e Guvernatorit te Suprem te Kishes Anglikane,ipeshkvet kane vendin e tyre ne Dhomen e Lordeve.SHBA jane shtet laik sipas Kushteutes por Presidenti qe ne kohen e Presidentit Eisenhower zhvidhohet “Lutja e Mengjezit” ne ambjentet e Shtepise se Bardhe.
Ne Shkoder nje figure e larte ne hierarkine kishtare vizitonte shkollat publike dhe ne njeren prej tyre u prit me recitime Biblike dhe vjeresha me karakter fetare,sigurisht jo per praktike fetare apo simbologji.Paralel me perjashtimin dhe histerine laike qe pasoi rastin e dy motrave ne Tirane,ne Shkoder ne nje shkolle publike 9 vjecare jane shperndare fletushka me karakter fetare joislam. Kjo nuk ben pjese tek simbologjia e aq me teper tek praktika fetare por eshte pjese e propagandes te ndaluar pikerisht nga ajo kushtetute kaq shume e perfolur.Ceshtja i ka kaluar organeve hetimore.Femija,debatikas nuk është perjashtuar.Si per rastin e pare ashtui edhe per te dytin nu sfidoj te gjeni nje gazete,media elektronike qe e t’i kete cituar. Viktimat e Gerdecit ndonese muslimane,ne tentativen perkujtimore te ndermare nga opozita qe duhet te jete laike,u percollen ne heshtje me qirinje,pra me nje ritual kristjan !!
Platforma e laicizmit duhet te jete e qarte,perndryshe ka vetem njeanshmeri qe synojn cungimin e aplikimit te fese,ne rastin konkret asaj Islame.
Anashkalimi i simbologjive ne besimet te tjera ndonese nuk jane as praktike shnderrohet ne deshmi te kesaj njeanshmerie. Nxenesit,bota e spektaklit,politikanet, mesuesit, njerezit e thjeshte prezantohen ne ambjente publike me simbologji joislame,na mbushin televizionin shteterore dhe askush nuk shkruan nje resht te vetem,nuk ka asnje analist apo emision televiziv qe i trajton si shkeles te kushtetutes dhe propagandues.
Shteti yne mbushi te gjitha qytetet me buste dhe emertime sheshesh,rrugesh e istutucionesh te tjera publike qe perfaqesojne figura te mirefillta fetare si Nene Tereza,Bogdani qe e kaluan jeten ne sherbim te fese.Nje vajze muslimane duhet te perjashtohet nga nje istitucion publik por qenka normale kur ky istitucion mban emrin e nje murgeshe?!
Kodrat e Bushatit ku u mbollen simbolet, pra jo praktikat fetare,qe te demostruara ne kete menyre marrin vetem vlera propagandistike,kodra dhe male te tjere qe ndoqen te njejtin fat jane edhe ato, te nderuar pseudolaik,pjese e shtetit tone madje pasuri e te gjithe kombit.
Apo ne keto raste kushtetuta nuk vlen?! Un arrij ne aeroportin e Rinasit dhe shikoj nje kryq me formen e nje shenjetoreje katolike apo nje shenjetore ne formen e nje kryqi.Meqenese laicizmi qenka kriteri i shtetit, mediave dhe i disa bashkeatdhetareve te mi,duhet te mendoj se aeroporti duke bartur nje figure dhe emer shenjetoreje pra duke u fetarizuar,nuk eshte me publik pra është privatizuar.Po keshtu edhe kodrat e malet ne te cilat mbijne kepurdhat fetare.
Jo vetem ato, por edhe zyrat e Presidentit, Kryeministrit te Shqiperise apo homologeve te Kosoves e Maqedonise qe mbjane figura fetare madje me “ferexhe” si Nene Tereza ose nuk jane me publike, si shkelese te laicizmit,ose laicizmi eshte vetem kunder Islamit. Kujtoj te ndjerin Rugova qe teksa i bente publicitet pasivizmit dhe viktimizmit te tij prezantohej mes Nene Terezes dhe Gjon Palit II.Ketu ose Rugova nuk njihte laicizmin ose istitucioni qe perfaqesonte ishte fatare!
Ne po krenohemi dhe po mbjellim atdheun me nje murgeshe me mbulese por kur bartesja eshte muslimane perdoret mburoja e laicizmit.
Laicizmi nuk lindi per te kundreshtuar vetem nje fe madje nuk lindi as si vaksine kunder Islamit.Ai u ngrit ne nivelin e nje feje pa zot per te ndare pushtetin politik nga ai fetare i krishtere Europian ne shekullin e Iluminizmit. Ne vazhdojme te jemi vend i cudirave.E them kete sepse nuk eshte e para here qe perballemi me fenomenin e mbuleses Islame dhe nuk eshte e para here qe praktikat Islame barazohen me propaganda ndersa propaganda antikushtetuese dhe antikombetare shnderrohet ne normalitet apo praktike fetare.Ky laicizem shurdhohet dhe verbohet perballe “ferexhese se Nene Terezes” dhe simbologjise fetare te figures se saje apo te simboleve te tjera fetare qe vendosen ne te gjithe territorin shqipetare. Modeli eshte i qarte, te fetarizohen sferat publike me emertime,simbole dhe buste figurash joislame por te ndalohet frekuentimi i tyre nga besimtaret muslimane.
A eshte ky shteti i shqipetareve ??
BESIMTARI, Nr. 12 Prill 2008, Shkodër