BOTA DHE BALLKANI NË 2020

Nga kjo mund të përfitojnë emigrantët nga vendet në zhvillim, si Shqipëria për shembull, që do të zenë vendet e lëna bosh nga politikat e fryra sociale dhe rënien e lindjeve në kontinentin e vjetër. Po çdo të ndodhë me zgjerimin e Europës me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe a do të shkrihet NATO nga krijimi i një force ushtarake?
Çfarë qëndrimi do të mbajnë Europa e Bashkuar dhe Rusia ndaj njëra-tjetrës në një kohë që pushteti veçmas i tyre në skenën botërore po ulet.

SHBA dhe Gjermania, i lënë vendin Kinës dhe Indisë

Kina dhe India shihen si lojtarët kryesorë në tregjet globale, që duke i zënë vendin Gjermanisë në shekullin e XIX-të dhe Shteteve të Bashkuara në shekullin e XX-të, do të ridimensionojnë interesat gjeopolitike. Në të njëjtën mënyrë që opinionistët i referoheshin në vitin 1990 ?Shekullit Amerikan?, fillimi i shekullit të XXI-të mund të shihet si shekulli kur zhvillimet botërore do të udhëhiqen nga Kina dhe India dhe rajonet e tjera gjeopolitike do t'i ndjekin nga pas.
Popullsia e rajonit që shërbeu si linjë drejtuese për pjesën më të madhe të shekullit të XX-të, ?Europa dhe Rusia?, do të ulet në mënyrë të konsiderueshme në terma relativë.
Arritja e ?pushtetit? të Kinës, Indisë dhe ndoshta edhe vendeve të tjera si Brazili dhe Indonezia, mund të sjellin një grupim të ri të renditjes botërore, potencialisht për të shënuar një thyrje përfundimtare me disa nga institucionet dhe praktikat e pasluftës së II-të botërore.
Por ekonomia kineze duhet të përballojë edhe disa nga rreziqet që i kanosen gjatë kësaj periudhe si brishtësia e sistemit financiar dhe sipërmarrjeve publike, efektet e korrupsionit në ekonomi, burimet e kufizuara ujore dhe ndotja, rënia e mundshme e investimeve të huaja, HIV/AIDS dhe sëmundjet epidemike, papunësia, varfëria dhe turbullimet sociale, çmimet dhe konsumi i energjisë.
Interesat ekonomike të Japonisë në Azi gjatë dy dekadave të fundit kanë ndryshuar nga Azia Juglindore drejt Azisë Verilindore, në mënyrë të veçantë në trekëndëshin Kinë-Japoni-Kore, dhe ekspertët besojnë se plakja e forcës së punës në Japoni do të forcojë varësinë tek investimet e huaja dhe integrimin e madh me Azinë Verilindore e në mënyrë të veçantë te Kina.

Integrimi ?mysliman? i Europës

Fuqizimi i Europës mund të bëhet duke siguruar një model global dhe rajonal të vendeve që janë në rritje. Nga masat kryesore, ku përfshihen madhësia e tregut, një monedhë e vetme, forcë pune e kualifikuar mirë, bllok i unifikuar tregtar dhe rritje ekonomike, një Europë e zgjeruar do të ketë aftësitë të rrisë peshën e saj në skenën globale.
Qenia në kryqëzimin e rrugëve dhe rritja e diversitetit të popullsisë së saj ? në mënyrë të veçantë me pranimin e vendeve të reja ? i siguron asaj një aftësi unike për të farkëtuar lidhje të forta si me jugun e saj, botën myslimane dhe Afrikën, ashtu edhe me Lindjen, Rusinë dhe Euroazinë.
Shtrirja të cilën Europa aspiron ne skenën botërore varet në aftësinë e saj për të arritur kohezion më të madh politik.
Në periudhën afatshkurtër anëtarësimi i 10 vendeve të reja nga Europa lindore ndoshta mund të frenojë thellimin e institucioneve europiane të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ?vizionit strategjik? për politikën e jashtme dhe politikën e sigurimit.
Në dallim nga zgjerimi kur Irlanda, Spanja, Portugalia dhe Greqia iu bashkuan tregut të përbashkët në vitet ?70 dhe fillimet e viteve ?80, Brukseli ka një copëzim të fondeve strukturore të disponueshme për të rritur më shpejt ekonomitë e këtyre vendeve për t?i afruar me standardet e BE-së.
Anëtarësimi mundshëm i Turqisë paraqitet si sfidë, për shkak të madhësisë dhe diferencave në besimin fetar me pjesën tjetër të BE-së, ashtu dhe mundësitë për një pranim të mundshëm të arrihet marrëveshja se do të ketë përfitime nga të dyja palët. Duke punuar në zgjidhjen e problemeve mund të gjendet një rrugëzgjidhje që do të ndihmonte Europën të integrojë popullsinë myslimane.
Shpenzimet për mbrojtjen e vendeve të veçanta, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, duket se do të ulen më shumë në krahasim me Kinën për 15 vitet e ardhshme.
Vendet anëtare të BE-së historikisht kanë pasur vështirësi në koordinimin dhe racionalizimin e shpenzimeve për mbrojtjen në mënyrë që të zgjerojë kapacitetet pavarësisht progresit që është arritur për një rol më të madh të BE-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Çështja, nëse BE do të ngrejë një ushtri europiane, mbetet ende e hapur, e cila pjesërisht justifikohet me faktin se do të dublonte ose shkrinte forcat e NATO-s.
Plakja e popullsisë dhe mënjanimi i forcave të punës në shumicën e vendeve do të ketë një ndikim të rëndësishëm në kontinent duke krijuar një sfidë ekonomike dhe politike serioze, por jo të pakapërcyeshme. Norma e fertilitetit e Europës në total është rreth 1.4, shumë më e ulët se niveli i mëparshëm. Në 15 vitet e ardhshme ekonomitë perëndimore do të ndeshen me nevojën e disa milion punëtorëve që duhet të zënë vendet e lira të atyre që kanë dalë në pension.
Nëse vendet europiane do të pranojnë forcat e punës, reformën dhe mirëqenien sociale, arsimin dhe sistemin e taksave dhe të sistemojnë popullsinë emigrante në rritje (kryesisht nga vendet myslimane) ose do të përballin një periudhë stanjacioni ekonomik që mund të kërcënojë suksesin e arritur në krijimin e një Europe të Bashkuar.

Plakja globale dhe emigrimi

Referuar projeksioneve të Byrosë së Regjistrimeve të SHBA, rreth gjysma e popullsisë së Botës jeton në territore ku lindjet nuk mbulojnë dot vdekjet. Kjo përfshin jo vetëm Europën, Rusinë dhe Japoninë ku problemi është serioz, por edhe në pjesën më të madhe të rajoneve të zhvilluara si Australia, Zelanda e re, Amerika e veriut dhe vendet e Azisë lindore si Singapori, Hong Kong, Taivan dhe Korea e Jugut. Në disa vende në zhvillim, përfshirë shtetet myslimane dhe arabe si Turqia, Algjeria, Tunizia dhe Libani, fertiliteti po ulet në nivelin e 2.1 fëmijë për çdo grua, i nevojshëm për të ruajtur qëndrueshmërinë afatgjatë të popullsisë.
Emigracioni është një mundësi për të zgjidhur problemin e rënies së fuqisë punëtore në Europë dhe në një shkallë më të ulët në Rusi dhe Japoni dhe mund të bëhet tipar më i rëndësishëm në botën e vitit 2020, edhe nëse shumë prej emigrantëve nuk do të kenë status ligjor. Vendet pritëse do të ndeshen me sfidën e integrimit të emigrantëve të rinj dhe me minimizimin e konfliktit të mundshëm social.
Të ardhurat nga emigrantët po bëhen gjithnjë e më shumë të rëndësishme për ekonomitë në zhvillim. Shumë ekonomistë besojnë se këto të ardhura janë më të larta se investimet e huaja direkte në shumicën e vendeve të varfra dhe në disa raste më të larta se eksportet (shën: si në rastin e Shqipërisë).
Gjithsesi, sot gjysma e doktorëve dhe të laureuarve me PhD jetojnë në SHBA. Shumica e ekspertëve nuk presin që tendenca aktuale e ?rrjedhjes së trurit? nga Lindja e Mesme dhe Afrika të ulet. Në fakt kjo rrjedhje truri mund të zgjerohet me rritjen e pritshme të mundësive për punësim veçanërisht në Europë.
Rritja e kërkesës për energji, veçanërisht nga fuqitë ekonomike në zhvillim, deri në vitin 2020 do të ketë ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet gjeopolitike. Faktori i vetëm i rëndësishëm që ndikon kërkesën për energji, do të jetë rritja ekonomike, veçanërisht e Kinës dhe Indisë.
Pavarësisht tendencës drejt eficiencës në përdorimin e energjisë, totali i konsumit të energjisë ndoshta do të rritet me rreth 50% në dy dekadat e ardhshme, krahasuar me rritjen prej 34%, që ishte gjatë periudhës 1980-2000, me një rritje të pjesës së naftës.
Burimet e energjisë së rinovueshme si hidrogjeni, energjia diellore, energjia e erës, ndoshta do të përbëjnë vetëm 8% të furnizimit me energji në vitin 2020. Ndërkohë Rusia, Kina dhe India planifikojnë zgjerim të energjisë nukleare.

A do të mundet Europa të bëhet superfuqi?

Sipas ekspertëve europianë të konsultuar, roli i ardhshëm në Botë i Europës varet nga fakti nëse ajo ndërmerr reforma më të mëdha ekonomike dhe strukturore dhe reformat sociale për të bërë marrëveshje për zgjidhjen e problemit të plakjes së forcës së punës. Paraqitja demografike kërkon një qasje shumëdimensionale që do të përfshijë: më shumë emigrantë të legalizuar dhe integrim më të mirë të punëtorëve, kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Edhe nëse nuk do të lejohen emigrantë të tjerë, Europës perëndimore do t?i duhet të integrojë popullsinë në rritje myslimane. Ka shumë mundësi që vendet europiane të përshtasin forcat e punës dhe sistemin e kujdesit social në realitetet e reja; është e vështirë të shikosh një vend, p.sh. Gjermania, që të përvetësojë në një periudhë të shkurtër kohe miliona punëtorë emigrantë të rinj myslimanë.

Europa do të nxisë gratë të marrin më shumë vite leje gjatë lindjeve duke iu garantuar vendin e punës. Ekspertët shprehen se shteti aktual i mirëqenies sociale është i paqëndrueshëm dhe se mungesa e ringjalljes së ekonomisë mund të drejtojë copëtimin ose në rastin më të keq disintegrimin e BE-së, duke minuar ambicjet e saj për të luajtur një rol më me peshë në skenën ndërkombëtare.
Nëse nuk do të kryheshin ndryshime, Europa do të përballej me një ngadalësim të mëtejshëm të përgjithshëm, dhe vendet e veçanta do të shkonin në rrugën e tyre, veçanërisht në politikën e jashtme, edhe nëse mbeten anëtare formalë. Në rastin e një skenari të tillë, duket se procesi i zgjerimit do të mbetet me 10 vendet e reja anëtare, ndërkohë që anëtarësimi mund të bëhet mision i pamundur për Turqinë dhe vendet e Ballkanit, pa përmendur vendet që janë më larg në këtë proces si Rusia dhe Ukraina. Duke bërë mjaftueshëm për të mbajtur normat e rritjes në nivelen 1-2% mund të rezultojë në disa zgjerime, por Europa nuk do të jetë në gjendje të luajë një rol të rëndësishëm në skenën botërore në përpjesëtim me përmasat e saj.
Për më shumë, nevoja për rritje ekonomike dhe mbrojtje sociale, shumë ekspertë mendojnë se BE do të vazhdojë të ndërlikojë procesin e vendimmarrjes që pengon veprimin kolektiv. Një Europë Federale, jo si e vitit 2020, nuk është e nevojshme për ta aftësuar të luajë një rol më me peshë në skenën ndërkombëtare sa kohë që do të mund të nisë të mobilizojë burimet dhe të shkrijë pikëpamjet e ndryshme në arritjen e objektivave të politikave kolektive.
Ekspertët besojnë në ?kërcimin? përpara të ekonomisë, tronditjen e besimit dhe entuziazmin në projektin e Europës, mund të frenojë këtë veprim të vlerës së shtuar të saj në skenën ndërkombëtare.

Marrë nga revistae përjavshme e ilustruar me profil ekonomik ?Monitor? 160, 16 shkurt 2005

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme