Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Femra dhe Familja muslimane ->

VËZHGIME RRETH MARTESËS NË TË DREJTËN ISLAME DHE LAIKE


Emine Vezaj

Hyrje


Meqë martesa në të drejtën Islame konsiderohet si diçka e shenjtë, si mënyrë e vetme e vazhdimësisë së racës njerëzore, si traditë e Pejgamberëve, dhe si mënyrë e vetme e ruajtjes nga amoraliteti, vendosa që në këtë punim seminarik të shtjelloj në pika të shkurtra atë që është e drejtë në sheriatin Islam, dhe atë që e ndalon sheriati Islam, por në një kombinim aty këtu jam mundur të paraqes edhe të drejtën laike si analogji të vetme në këtë drejtim. Në këtë punim jam munduar të shtjelloj atë që sheriati Islam e rekomandon, dhe që e sheh si mënyrë të vetme dhe të drejtë të mbrojtjes së institucionit të shenjtë të quajtur familje. Të gjitha burimet që janë shfrytëzuar në këtë punim, janë mbështetur në literaturën burimore Islame.

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI JURIDIK - MASTER

DREJTIMI CIVIL





VËZHGIME RRETH MARTESËS NË TË DREJTËN ISLAME DHE LAIKE





(PUNIM SEMINARIK)





Ligjërues:

Dr. sc. Abdulla Aliu



Studentja:

Emine Vezaj



Prishtinë, 2007







Hyrje





Meqë martesa në të drejtën Islame konsiderohet si diçka e shenjtë, si mënyrë e vetme e vazhdimësisë së racës njerëzore, si traditë e Pejgamberëve, dhe si mënyrë e vetme e ruajtjes nga amoraliteti, vendosa që në këtë punim seminarik të shtjelloj në pika të shkurtra atë që është e drejtë në sheriatin Islam, dhe atë që e ndalon sheriati Islam, por në një kombinim aty këtu jam mundur të paraqes edhe të drejtën laike si analogji të vetme në këtë drejtim. Në këtë punim jam munduar të shtjelloj atë që sheriati Islam e rekomandon, dhe që e sheh si mënyrë të vetme dhe të drejtë të mbrojtjes së institucionit të shenjtë të quajtur familje. Të gjitha burimet që janë shfrytëzuar në këtë punim, janë mbështetur në literaturën burimore Islame.

Nuk pretendojë se kam punuar shume ne kete punim seminarik, mirëpo, në bazë të kohës që kam pasur në dispozicion (afer 5 ditesh), shpresoj të kem arritur të sjellë diçka të re për studentët e pranishëm.





1. Përkufizimi i martesës në të drejtën Islame dhe laike





1.1. Nocioni dhe koncepti mbi martesën



Me martesë në të drejtën e sheriatit nënkuptojmë: “Kontratën me rastin e lidhjes së kurorës, me të cilën mashkullit i lejohet dëfrimi seksual me femrën, nëse nuk ka ndonjë pengesë ligjore që pengon lidhjen e saj”.[1]

Në ndërkohë që në të drejtën laike ky përkufizim na vije në këtë formë: “Martesa është bashkësi jetësore e rregulluar me ligj, ndërmjet dy personave me sekse të ndryshme”.[2]



1.2. Dispozita mbi martesën

Ndoshta faktori më mbizotërues që influencon, apo ka influencuar, në martesën islame është feja. Kjo pjesërisht për shkak të bindjes islame se feja nuk është vetëm një grup mendimesh dhe praktikash të cilat duhet të praktikohen, apo të cilat duhet të influencojnë vetëm në atë pjesë të jetës njerëzore përgjithësisht të përcaktuar se ka të bëjë me të shenjtën... Në fakt, çdo aspekt i jetës islame përshkohet nga efektet e mësimeve kuranore dhe fetare. Martesa është jo më pak e ndikuar...[3] Martesa është e preferuar në Islam, nga vet fakti se është një traditë profetike, lavdërimet që gjenden në Kuran dhe në librat e hadithit përmbajnë mesazhe të shumta, në të cilën celibati (murgëria) shkurajohet dhe martesa inkurajohet. Siç na është e njohur nga tradita profetike se Pejgamberi a.s. raportohet të na ketë mësuar kështu: “Martesa është prej rrugëve (mënyrave) të mija” si dhe “Kushdo që është i aftë për t’u martuar duhet të martohet”. Stimulime të tilla prej mësimeve islame e kanë bërë martesën synim të çdo myslimani dhe përbëjnë një vlerë të konsiderueshme të presionit social për të arritur këtë qëllim çdo anëtar i shoqërisë.[4] Pra, kjo është një praktik e përbashkët e njerëzve të zakonshëm, udhëheqësve shpirtëror e madje edhe pejgambereve. Lidhur me këtë, ekzistojnë shumë ajete dhe hadithe të cilat shkojnë aq larg duke thënë se kur një mysliman martohet, atëherë ai e përsos gjysmën e fesë së vet, prandaj le të jetë i vetëdijshme për Zotin për sa i përket gjysmës tjetër. Juristët mysliman, të cilët kanë interpretuar Kuranin, thonë se martesa është obligim fetar dhe si rrjedhim i kësaj është një mbrojtës i moralit si dhe domosdoshmëri shoqërore.[5] S’këndejmi dispozitat e martesës mund të rangohen varësisht edhe nga situata e krijuara, siç mund të jenë:

1. martesa farz (e detyrueshme) është ajo martesë kur personi i plotëson kushtet e martesës e që nuk është në gjendje të mbrohet prej jetës amorale

2. martesa vaxhib (obligim) është kur personi i plotëson kushtet për martesë e që nuk është i sigurt se pa martesë nuk do të mund të ruhet prej jetës amorale.

3. martesa sunnet (traditë profetike) është kur personi i plotëson kushtet e martesës dhe është në gjendje të mbrohet prej amoralitetit. Pejgamberi a.s ka thënë: “Martohuni, shtohuni, se me të vërtetë unë krenohem me shtimin tuaj ndaj popujve në Ditën e Gjykimit”.

4. martesa është mekruh (e urryer), kur personi është i pasigurt për t’i zbatuar obligimet e martesës.

5. martesa haram (e ndaluar) është kur personi nuk i plotëson kushtet e martesës. Martesa pa plotësimin e kushteve shkakton pasoja dhe dëme te bashkëshortja.[6]



1. 3 Qëllimi i martesës

1. 3. 1 Qëllimi i martesës në të drejtën islame

Martesa është një kontratë e çmuar, e shenjtë dhe e bekuar. Allahu atë e ka ligjësuar për interesin, mirësinë dhe begatin e robërve të Tij. Me anë të saj, subjektet do të realizojnë qëllimet fisnike dhe synimet e shenjta.[7] Rëndësia e martesës në shoqërinë islame dhe mbrojtja e saj prej mësimeve fetare qëndron në qëllimet e pohuara haptazi të cilave ajo u shërben. Së pari, myslimanët janë të mendimit se martesa si balancë midis kërkesave individuale dhe mirëqenies së grupit, të cilit i përket individi. Si e tillë, ajo quhet si një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike për çdo anëtar të komunitetit. Së dyti, martesa është një mekanizëm i kontrollit moral dhe kontrollit reciprocikisht të dobishëm të sjelljes seksuale dhe të lindjes. Qëllimi i tretë, i martesës është parapërgatitja e saj për një atmosferë të qëndrueshme për rritjen e fëmijëve. Së katërti, martesa siguron përfitime ekonomike kruciale (vendimtare) për grat gjatë viteve të mirërritjes së fëmijëve të tyre. Së pesti, bashkëshoqërimi i afërt i partnerëve bashkëshortor siguron kënaqësi emocionale, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Rëndësia e këtij qëllimi të martesës në Islam dëshmohet qartë prej referimeve të përsëritura në Kur’an dhe në literaturën e Hadithit .[8] Thotë Allahu xh.sh:

“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”[9]

Këtu theksohet në karakterin e mbrojtjes, të lidhjes midis burrit dhe gruas. Burri dhe gruaja konsiderohen të jenë kaq të afërt, saqë ata përshkruhen si veshje të njëri-tjetrit. “...ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato...”[10] kërkimi i mirësisë, dashamirësisë dhe nderimit midis partnerëve shfaqet në mënyrë të përsëritur si në tekstet fetare, ashtu edhe në ato juridike.[11]

Së këndejmi, si synim parësorë dhe esencial i martesës, janë pasardhësit, mbrojtja nga të ndaluarat. Pra nisur nga kjo e para (pasardhësit), ai që shpreh dëshirën për martesë, qëllimi i parë i tij mund të jetë të ketë fëmijë, Pejgamberi a.s. na urdhëron kështu. “Martoni gratë e pëlleshme dhe të sjellshme, me virtyte të larta e të dashura, se vërtetë me ju numerikisht do të krenohem para pejgambereve të tjerë në ditën e kiametit”. Qëllimi i dytë, dhe më i rëndësishëm që realizohet me rastin e martesës, është mbrojtja nga amoraliteti dhe nga veprimet amorale. Transmetohet nga Abdullah Ibën Mesuadi r.a (shokë-sahabi, i Pejgamberit a.s) se Pejgamberi a.s. na tha neve kështu: “O ju të rinj. Kush ka mundësi të martohet, le të martohet. Ajo është mënyra më e mirë me të cilën njeriu ruan shikimin dhe integritetin seksual të tij. Ai i cili nuk ka mundësi të bëjë një gjë të tillë, le të agjërojë sepse ajo për të është një mbrojtje e mirë”.



1. 3. 2 Qëllimi i martesës në të drejtën laike

Martesa është një bashkësi specifike, nga përmbajtja e së cilës dalin edhe qëllimet e saja. Siç është theksuar edhe më lartë martesa, është bashkësi jetese e një burri dhe një gruaje me qëllim të jetës së përbashkët dhe krijimit të familjes. Nga kjo rezulton edhe qëllimi i martesës. Si qëllim kryesor te martesa janë: a) qëllimi i jetës së përbashkët dhe krijimit të familjes; b) qëllimi i ndihmës bashkëshortore; c) qëllimi shoqëror.



1. 3. 2. a) Qëllimi i krijimit të përbashkët dhe krijimit të familjes

Martesa si qëllim të vetin themelor ka jetën e përbashkët të bashkëshortëve, që përfshin marrëdhëniet intime (marrëdhëniet seksuale) mes bashkëshortëve si dhe lindjen e fëmijëve. Qëllimi i martesës në fakt është plotësimi i nevojave intime për bashkëshortët, por edhe krijimi i familjes, përkatësisht lindja e fëmijëve, që do të varet nga dëshira e bashkëshortëve se a dëshirojnë apo jo për të pasur fëmijë. Bazë e krijimit të familjes është martesa. Lindja e fëmijëve mundëson ripërtrirjen e shoqërisë njerëzore.[12]



1. 3. 2. b) Qëllimi i ndihmës bashkëshortore

Jeta bashkëshortore kërkon edhe ndihmë reciproke të bashkëshortëve. Në martesë bashkëshortët kanë detyrë ligjore ta ndihmojnë njëri tjetrin...Bashkëshortët ndjenjën e ndihmës dhe solidaritetit reciprok e shprehin edhe ndaj fëmijëve. (LFK, neni 42, par.3-4). Ndihëm bashkëshortore mund të jetë të natyrës materiale dhe morale. Ndihma materiale realizohet përmes ushqimit, ndërsa ndihma morale përmes këshillave, ngushëllimeve, etj.[13]

1.3.2. c) Qëllimi shoqëror

Qëllimi shoqëror qëndron në faktin se martesa është bazë e familjes dhe familja është bazë e shoqërisë. Martesa përveç që është interes i bashkëshortëve, njëkohësisht është edhe interes i shoqërisë. Në martesë dhe familje zhvillohen shumë procese si; riprodhimi (shtimi) i shoqërisë, edukimi, etj. Prandaj, martesa është vendosur nën përkujdesjen e shoqërisë, sepse në martesë përveç interesave personale të bashkëshortëve realizohen edhe interesa shoqërore. [14]





2. Kontrata e martesës – Fejesa



2. 1. Fejesa sipas sheriatit islam

Përveç karakteristikave dhe qëllimeve të përgjithshme, siç u paraqitën më sipër, martesa islame kërkon gjithashtu veçori të caktuara specifike, të cilat quhen të domosdoshme për legjitimitetin e saj.[15] Kontrata e martesës kupton kërkesën nga njëra anë dhe pranimin nga ana tjetër, e që kërkesa me këtë rast paraqet palën që ofron ndërsa pala tjetër paraqet palën që pranon atë ofertë.[16] Sipas sheriatit Islam, fejesë quhet zakonisht kur mashkulli kërkon femrën e caktuar që në të ardhmen të jetë bashkëshorte e tij...Sipas normave islame, fejesa në esencë është dëshirë dhe pëlqim, që nënkupton se në asnjë mënyrë nuk lejohet që ndonjë faktor i jashtëm në mënyrë imponuese të ndikojë në fejesën e dikujt me dikë. Mu për këtë dijetarët islam, janë të një mendimi kur thonë se fejesa nuk është asgjë më shumë se premtim i thjeshtë për martesë. Ky premtim i mbështetur në dëshirë dhe pëlqim nuk është i domosdoshëm të zbatohet mes dy palëve, ngase kjo është vetëm dëshirë.[17]



2. 1. 1. Mënyra e fejesës në të drejtën Islame

Sipas rregullave të sheriatit islam, fejesa mund të arrihet në dy mënyra: a) mënyra e drjetëpërdrejtë, dhe b) mënyra e tërthortë.

Mënyra e drejtpërdrejt e fejesës është kur mashkulli i drejtohet një femre apo familjes së saj me fjalë të qarta dhe në mënyrë direkt duke i thënë: “Unë dëshirojë që këtë femër ta fejoj dhe ajo të jetë bashkëshortja ime e ardhshme”, apo në mënyrë të drejtpërdrejt femrës i thuhet: “Dëshiroj që të të fejoj ty, që të jesh gruaja ime në të ardhmen.

Mënyra e dytë, është kur mashkulli i drejtohet një femre apo familjes së saj duke i shprehur dëshirën e tij në mënyrë indirekte e që nga fjalët e tij mund të kuptohet edhe diçka tjetër. D.m.th, kur i thuhet kujdestarit të vajzës për cilësitë e vajzës së tij, me ç’rast shpreh dëshirën për të fejuar bijën e tij.[18]



2. 1. 2. Mosha për fejesë

Sa i përket moshës për fejesë, juristët Islam, nuk kanë paraparë ndonjë moshë të caktuar. Ajo mund të arrihet, sipas tyre, në çfarëdo kohe dhe moshe, edh pse disa shtete islame kanë paraparë moshë të caktuar për fejesë.[19] Por, mund të thuhet se kjo çështje më shumë i është lënë traditës së çdo vendi.



2. 1. 3. Pengesat që ndalojnë fejesën

Kemi përmendur edhe më herët se fejesa është një lloj parapërgatitje për martesë. Në sheriatin islam pengesat që ndalojnë martesën vlejnë edhe për fejesën. Edhe këtu sikurse te martesa ekzistojnë pengesa të përhershme dhe të përkohshme. Në vazhdim do t’i qasemi dy çështjeve shumë të rëndësishme:

1. ajo femër që kërkohet për fejesë duhet t’i përkas atyre femrave me të cilat është e lejuar fetarishtë martesa.

2. femra të mos jetë e fejuar për tjetrin. Nga kjo nënkuptohet se, nëse femra është e fejuar personi i dytë nuk ka të drejtë ta fejojë atë përderisa i fejuari i parë nuk heq dorë prej saj. Lidhur me këtë Pejgamberi a.s ka thënë: “Asnjërit prej jush nuk i lejohet të fejojë të fejuarën e vëllait (nga feja) e tij, sikurse që nuk lejohet të ndërhyjë në shitblerjen e vëllait pa lejen e tij”.



2. 1. 4. Largësia nga gjaku

Fejesa Islame preferon që e fejuara të jetë sa më larg me gjak, me qëllim që fëmija të lindë më i shëndoshë dhe pa të meta psikofizike. Martesa me femrën sa më të largët me gjak, është imunitet i pasardhësve nga sëmundjet e trashëguara familjare. Në anën tjetër, bëhet zgjerimi i miqësisë dhe i njoftimit të myslimanëve ndërmjet veti. Për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos martoni femrën e afërt (nga gjaku), sepse fëmija lind i dobët”. [20]



2. 1. 5. Garancia e kurorës (Mehri)

Garancia e kurorës në të drejtën Islame quhet sasia e caktuar e mallit që lind si e drejtë e gruas në aktin e lidhjes së kurorës. Kjo vlerë pasurore është e drejta pasurore personale e kandidates për martesë dhe jo e nënës, babit apo mbikëqyrësit. Kjo është një pagesë kompensimi që kryhet nga ana e mashkullit. Plotëson nevojat e femrës dhe i jep vlerë asaj. [21] Kjo dhuratë mund të jetë diçka, që është gjykuar si më e përshtatshme prej pjesëmarrësve: para, pasuri e patundshme apo sende të tjera të çmueshme. Në disa raste, kjo ka kërkuar transferimin, në drejtim të nuses, të një pasurie të madhe, në të tjera, kjo ka qenë aq modeste se (që nuses i është dhuruar) një unazë hekuri, apo një monedhë kujtimi. Prej ligjit Islam nuk është vendosur vlera maksimale. Hollësira të tilla përpunohen prej përfaqësuesve të nuses dhe dhëndrit, përpara aktin të kurorës dhe specifikohen në kontratën e shkruar. Mehri mund të jetë i menjëhershëm - që do të thotë: jepet në kohën e nënshkrimit të aktit të lidhjes së kurorës. Shumë shpesh palët bien dakord që mehri të ndahet në dysh: një pjesë e mehrit t’i dorëzohet nuses në kohën e martesës, ndërsa pjesa tjetër, e vonuar, t’i dorëzohet në rast vdekjeje, apo divorci. Nëse burri vdes, ligji Islam siguron që t’i paguhet shlyerja së ves së tij, përpara çdo angazhimi të pronës së tij, pasi ky veprim është i nderuar.[22]

Dispozita e prishjes së fejesës, nuk tërheq asnjë pasojë juridike, derisa nuk ka kontratë kurore. Për sa i përket mehrit-dhuratës së kurorës të cilën e ka dhënë i fejuari, ai ka të drejtë ta kthejë, pa marrë parasysh a është prezent, është zhdukur apo konsumuar. Në rast se ka humbur apo është konsumuar kthehet vlera e tij, apo nëse ka zëvendësim kthehet zëvendësimi. Në këtë nuk ka rëndësi se kush ka qenë shkak i prishjes, i fejuari apo e fejuara. Për këtë ka pëlqim në aspektin juridik. Por kur jemi te kthimi i dhuratave ka mendime te ndryshme në mesin e juristëve dhe shkollave juridike të të drejtës së sheriatit. Sipas shkollës juridike Hanefite; dhuruesit mund t’i kthehen në rast se prishet fejesa, mirëpo nëse ekziston dhurata, por ka mundësi që dhurata të mos jetë në momentin e ndarjes si fjala vije, kur humbet unaza, hahet ushqimi, qepet stofi e me radhë. Sipas shkollës juridike Malikite; ka dallime në mes të asaj nëse prishja e kurorës bëhet nga ana e djalit apo vajzës. Kështu nëse tërhiqet djali, atëherë atij nuk i takon asgjë, bile edhe nëse gjinden dhuratë të plota. Por nëse tërhiqet vajza, atëherë i fejuari ka të drejtë t’i kthen dhuratat, pa marrë parasysh a janë prezent apo janë zhdukur. Pra duhet kthehet vlera e tyre. Sipas shkollës juridike Shafi’ite dhe Hanbelite, i fejuari nuk ka të drejtë të kthej asgjë nga ajo që ka dhuruar, qoftë se dhuratat ekzistojnë apo janë shkatërruar. Ngase dhurata sipas tyre konsiderohet peshqesh. [23]



2. 2. Fejesa sipas të drejtës laike

Fejesa është premtim reciprok joformal i dy personave me sekse të kundërta se në të ardhmen do të lidhin martesë. Fejesa është një marrëveshje joformale që mund të konsiderohet si parakontrat...Edhe pse qëllimi i fejesës është premtim për të lidhë martesë, fejesa nuk prodhon efekte juridike në detyrimin e të fejuarve për të lidhur martesë...Duhet thënë se fejesa më tepër është një premtim zakonor, që ka ekzistuar edhe në të drejtën zakonore shqiptare. Por duhet thënë se fejesa prodhon disa efekte juridike në mes të fejuarve. Këto efekte kanë të bëjnë: a) kompensimi i dëmit në rastin e shkëputjes së fejesës dhe b) kthimi i dhuratave.[24]





3. Kushtet e kontratës për lidhjen e martesës



3. 1. Lidhja e martesës në të drejtën islame

Kushtet e lidhjes së kontratës janë ato pa të cilat nuk mund të plotësohet kontrata. Sa i përket kushteve të lidhjes së kontratës ato duhet të plotësohen në kohën e lidhjes së kontratës së martesës. Këto kushte janë: a) ekzistimi i të dy palëve që bëjnë kontratë; b) lejimi i kontratës mes partnerëve, dhe c) forma e plotësimit të kontratës.



3. 1. a) Ekzistimi i të dy palëve që bëjnë kontratë

Lidhësit e kontratës duhet të jenë mentalishtë të pjekur dhe të shëndoshë, pavarësisht se lidhja e kontratës bëhet për vetë ata ose për dike tjetër. Nëse ai i cili e bën lidhjen e kontratës është mentalisht i papjekur, atëherë kjo kontratë është e kotë, siç është kontrata e fëmijës i cili ende nuk i ka mbushur shtatë vjet, apo kontrata e të çmendurit, mendjelehtit, të dehurit etj. Kjo bëhet për arsye se te personat e tillë nuk ekziston vullneti i lirë për të shprehur dëshirën personale, ngase këtë nuk ia lejon aftësia mendore.



3. 1. b) Lejimi i kontratës mes partnerëve

Është kusht që në esencë femra të jetë e lejuar për mashkullin me të cilin dëshiron të martohet dhe, anasjelltas. Nuk guxon që në mes tyre të ekzistojë ndonjë pengesë e cila rreptësisht ua ndalon martesën, siç është afërsia, p.sh. motrat, vajzat, hallat, tezja, etj, në të gjitha këto raste martesa është e kotë.

Bashkëshortja duhet të jetë e gjinisë së vërtetë femërore, për arsye se nuk lejohet kontrata e martesës mashkull-mashkull ose femër-femër.



3. 1. c) Forma e plotësimit të kontratës

Sipas parimeve islame kontrata e martesës ka edhe formën e vet të veçantë. Forma e kontratës plotësohet si vijon: të kërkuarit për martesë nga njëra palë dhe pranimi nga pala tjetër. Për kërkim dhe pranim duhet të plotësohen këto kushte.

· Të kërkuarit dhe pranimi duhet të jenë në një vend. Pra, për të qenë kontrata e shëndoshë duhet të shtjellohet në një seancë.

· Përputhja e kërkesës me pranim. Është atëherë kur emërtohet personi, p.sh, nëse thotë ta dhashë x personin, e pala tjetër thotë e martova y presonin, atëherë kjo formë nuk konsiderohet kurorëzim.

· Kontrata të jetë e atypëratyshme, nuk lejohet që kontrata të lidhet për në të ardhmen. P.sh. “të martoj nesër”...

· Dëgjimi dhe kuptimi i fjalëve mes palëve. Nëse lidhësit e kontratës nuk i dëgjojnë fjalët e njëri-tjetrit ose i dëgjojnë, por nuk e kuptojnë se për qëllim kanë martesën, atëherë kjo kontratë është e pavlefshme.[25]



3. 2. Lidhja e kontratës sipas të drejtës laike

Kushtet e martesës ndahen në kushte a) materiale (themelore) dhe. b) formale (procedurale).

Si kushte materiale konsiderohen kushtet themelore, siç janë; mosha madhore, dallimi i sekseve, vullneti i lirë i bashkëshortëve të ardhshëm, forma e lidhjes së martesës. Mirëpo për vlefshmërinë e martesës nuk duhet të ketë; pengesa martesore dhe ndalesa martesore.

Mosha madhore: Një ndër kushtet themelore për lidhjen e martesës është edhe mosha madhore. Martesën mund ta lidhin vetëm personat që kanë arritur moshën 18 vjeçare... Për shkaqe të arsyeshme gjykata mund të lejoj martesën e personit të mitur mbi moshën 16 vjet.

Dallimi i sekseve: Legjislacioni pozitiv në Kosovë e njeh vetëm martesën në mes të dy personave me sekse të ndryshme. Gjithashtu dhe legjislacioni i Shqipërisë- KF, Maqedonisë LM, por edhe legjislacionet tjera pozitive si formë të vetëm kanë martesën në mes të dy personave me sekse të ndryshme. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me nenin 12 e njeh vetëm martesën e dy personave me sekse biologjikisht të kundërta.

Vullneti i lirë: Deklarimi i vullnetit mund të bëhet me gojë ose me shkrim. Vullneti i brendshëm i bashkëshortëve duhet t’i korrespondoj atij të shprehurit.

Forma e lidhjes së martesës: legjislacioni pozitiv e ka paraparë kompetencën e organit për lidhjen e martesës dhe mënyrën e lidhjes së saj. Sipas nenit të 28 të LFK, për lidhjen e martesës është e nevojshme që dy persona që dëshirojnë të lidhin martesë në prani të të tjerëve të shprehin në mënyrë të lirë vullnetin dhe pajtimin e tyre për martesë para ofiqarit.[26]





4. Kushtet e shëndoshmërisë së kontratës së martesës



4. 1. Dëshmia e kontratës

Kontrata e martesës ka veçoritë dhe specifikat e veta me ç’rast dallon nga të gjitha llojet e kontratave tjera, sepse obligon dëshminë për arsye se është kontratë e shenjtë. Lidhur me këtë Muhammedi a.s ka thënë: “Nuk ka martesë (të shendosh) pa prezencën e veliut (kujdestarit) dhe dy dëshmitarëve të drejtë”. Kushtet e dëshmitarëve; nuk mund të jetë çdokush dëshmitarë, nëse nuk i plotëson këto kushte: a) dëshmitari duhet të jetë i mençur, ngase dëshmia e të çmendurit nuk vlen për martesë, b) të jetë moshrritur, në pubertitet, sepse dëshmia e të miturit nuk pranohet, madje edhe nëse është në gjendje t’i dalloj gjërat, c) për dëshmi duhet të jen dy meshkuj, apo në mungesë të tyre një mashkull dhe dy femra, d) dëshmitarët të jen të lirë, sepse dëshmia e robit nuk pranohet, e) dëshmitarët duhet t’i dëgjojnë fjalët e të dy palëve dhe t’i kuptojnë qëllimet e fjalëve të tyre.

4. 2. Kontrata të mos jetë e përkohshme

Sa i përket dispozitës së llojit të kësaj martese, të gjithë dijetarët islam janë kompakt se kjo martesë është e ndaluar. Transmetohet nga Aliu (r.a) se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar martesën e përkohshme (mut’an) në luftën e Hajberit. (viti VIII h). Ndërsa e ka lejuar një martesë të tillë në luftën e Evetasit. Transmetohen nga Imam Muslimi se Pejgamberi a.s; “Këtë e lejoi vetëm tri ditë pastaj e ndaloi”.



4. 3. Mosekzistimi i pengesës për martesë

Për të qenë martesa e shëndoshë është kusht që të mos ekzistojë ndonjë pengesë e cila e pengon lidhjen e kontratës. Dijetarët e sheriatit islam, pengesat e kurorëzimit i ndajnë në dy grupe. a). Pengesat e përhershme, tek të cilat hyjnë martesa me femrat e ndaluara që i përkasin afërsisë së gjakut, krushqisë, dhe qumështit. b). Pengesat e përkohshme, bashkëshortja e tjetrit ose femra e cila është në pritjen e idetit, (afati i pritjes së gruas pas shkurorëzimit apo vdekjes së burrit të saj, për pastrimin e mitrës) e lëshuara me tre lëshime, dy motra në një kurorë, dhe që nuk i takon fesë qiellore





4. 3. 1. a) Pengesat e përhershme të martesës

1. Femrat e ndaluara për shkak të afërsisë së gjakut;

· Nëna: Allahu xh.sh thotë: “U janë ndaluar juve nënat tuaja” Nisa: 23.

· Vajzat: “U janë ndaluar nënat tuaja dhe bijat tuaja” Nisa: 23.

· Motrat: “U janë ndaluar juve...motrat tuaja...” Nisa: 23.

· Hallat: “...hallat tuaja...” Nisa: 23.

· Tezet: “...tezet tuaja...” Nisa:23.

· Bijat e vëllait: “...bijat e vëllait...” Nisa: 23.

· Bijat e motrës: “...bijat e motrës...” Nisa: 23.



2. Femrat e ndaluara nga qumështi

· Ndalohet nga qumështi ajo që ndalohet nga afërsia e gjakut dhe e krushqisë. Allahu xh.sh thote: “...Nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri...” Nisa: 23.



3. Femrat e ndaluara për shkak të krushqisë janë:

· Nëna e gruas: Allahu xh.sh thotë: “...nënat e grave tuaja...” Nisa: 23.

· Bijat e grave nga burrat tjerë: “..dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt...” Nisa: 23.

· Gruaja e djalit (jo të adoptuar): “...dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tua që janë të lindjes suaj...” Nisa: 23.

· Gruaja e prindit: “Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar prindërit tuaj...” Nisa: 23.

· Bijat e motrës: “...bijat e motrës...” Nisa: 23.



4. 3. 2. b) Pengesat e përkohshme të martesës

1. Bashkëshortja e tjetrit, ose femra e cila është në pritjen e idetit

Allahu xh.sh thotë: “(Nuk u lejohet të martoheni) edhe me gratë e martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara) përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). En-Nisa: 24.



2. E lëshuara me tre lëshime

“E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij lëshimi nuk i lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata të dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e Allahut, nuk ka pengese të rikthehen (në bashkëshortësi)...”. El-Bekare: 230.



4. 3. 3. c) Dy motra në një kurorë

Sipas rregullave të sheriatit islam burri nuk ka të drejtë t’i mbajë përnjëherë dy motra në një kurorë, pavarësisht a janë në niqah (kuror) apo idet (pritje) Allahu xh.sh thotë: “...dhe të bashkoni (në një niqah) dy motra...” En-Nisa: 23. por kjo ndalesë është e përkohshme për motrën e gruas.



4. 3. 4. d) Që nuk i takon fesë qiellore

Besimtari islam, sipas rregullave të sheriatit islam e ka të ndaluar të martohet me femrën e cila nuk i takon përkatësisë së një feje të zbritur qiellore. I ndalohet martesa me idhujtaret, behaistet, zjarrëputistet, ateistet etj. Allahu xh.sh thotë: “Mos u martoni me idhujtare derisa ato të besojnë”. El-Bekare: 221.



4. 3. 5. e) Gruaja e pestë

Sipas Islamit lejohet për burrin që të martohet me katër gra në një kuror me kusht nëse midis tyre nuk ekziston afërsia apo pengesa të tjera që e ndalojnë këtë. Martesa me më shumë se katër gra në një kurorë është e ndaluar. Allahu xh.sh thotë: “...martohuni me ato gra që ju pëlqejnë, me dy, tri e me katër, e nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një...” En-Nisa: 3.§





5. Poligamia

Kur'ani është libri i vetëm i shenjte ne bote që thotë ,"martoni vetëm një". Kur'ani është i vetmi libër religjioz, në fytyrë të tokës, që përmban frazën, "martoni vetëm një". Nuk ka tjetër libër fetar që e mëson njeriun që të ketë vetëm një grua. Në asnjërën nga librat tjerë religjioz, qofte ajo Veda, Ramajana, Mahabharata, Githa, Telmudi apo Bibla, nuk gjënë kufizime në numrin e grave. Dhe sipas këtyre skripteve religjioze, një mund të i martoj aq sa të dëshiron ai. Dhe krejt vonë, priftit hinduist dhe Kisha Kristiane bënë kufizim ne numrin e grave. Sikurse e përmendur më parë, Kur'ani është libri i vetëm i shenjtë në fytyrë të tokës që thotë: "Martoni vetëm një". Konteksti dhe kuptimi i kësaj fraze gjendet në Kur'anin famëlartë, ne suren En-Nisa: "Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre) atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni”. (En-Nisa, 3). Para se Kur'ani të shpallej, nuk kishte ndonjë kufizim për poligaminë dhe kishte te drejt që një burrë te ketë numër të grave po sa të dëshiron ai, kështu disa arrinin madje edhe ne qindra në numrin e tyre. Islami i jep njeriut të drejtën të martoi dy, tri apo katër gra, vetëm nën kushtin dhe premtimin që ai të sillet në mënyre të drejtë me to. Nën te njëjtin kapitull Suretu En-nisa ajeti 129 thotë: "Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën të si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni (padrejtësisë), Allahu ju falë dhe ju mëshiron". (En-nisa, 129). Si rezultat poligamia nuk është një normë por një përjashtim. Shumë njerëz janë nën miskonceptin e te menduarit se është obligative për një Mysliman që të martoj më shume se një grua. Ne përgjithësi Islami ka pesë kategori të të urdhëruarave dhe te ndaluarave :

· " Fard" – obligative,detyrueshme

· " Mustehab" e rekomanduara apo e preferuara

· "Mubah" e lejuara e pranuara;

· "Mekruh" jo e rekomanduar,jo e preferuara;

· "Haram" e ndaluara, jo e lejuara

Poligamia i takon kategorisë se tretë nën gjerat që janë mubah, parimisht të lejuara.[27] Duke u nisur nga ky këndvështrim, do të sqarojmë në vazhdim pse Allahu i lartësuar ka lejuar Poligaminë?. Së pari poligamia në Islam është vepër e lejuar e nuk është obligim i detyrueshëm. Shprehja “vepër e lejuar” nënkupton se vepra në fjalë mund të veprohet dhe mund të lihet, d.m.th, sipas nevojës për të, gjithmonë duke pasur parasysh kushtet të cilat i posedon kjo vepër. Së dyti, poligamia në Islam ka urtësi të madhe ngase ajo zgjidhë një çështje të madhe të shoqërisë në përgjithësi. Shoqëria e gjerë mund t’i ekspozohet rritjes së femrave në përpjesëtim me meshkujt në masë më të madhe si rezultat i luftërave apo vet rritjes së shtimit të femrave më shumë se meshkujt. P.sh nëse supozojmë se në një shoqëri përmban 200 femra e 100 burra (ta zëmë për shkak të luftërave), dhe martohen këta 100 burra me ato 100 gra, atëherë në atë shoqëri mbesin 100 femra të pamartuara. Ato ose të mos martohen deri në vdekje, ose të bëjnë imoralitet dhe të bëhen dashnore të atyre burrave, apo të jenë gra të ligjshme të atyre burrave. Pra cila qenka zgjidhja më e mirë? Të mos martohen fare! Të jetë amorale dhe në këtë mënyrë burri bëhet tradhtarë i gruas së tij (të ligjshme), ngase ai ka dashnore dhe këta dy lindin fëmijë jo ligjorë! Apo të jetë grua e ligjshme e pa tradhtuar, t’i ketë të drejtat e saja legjitime, të ketë fëmijë të ligjshëm që i përkasin burrit të saj me sheriat dhe ligj!.[28]



Përfundimi

Me këtë përfundim po e përmbyllë edhe këtë punim, duke shpresuar se kam arritur të sjellë diçka të re në këtë drejtim. Nuk pretendojë se kam bërë diçka që nuk do të mund të bënte dikush tjetër, por uroj që të kem arritur qëllimin e punës sime, që studentët të cilët studiojnë të (drejtën pozitiv) laike të informohen edhe për të drejtën e sheriatit islam që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet në aspektin e të drejtës familjare, në veçanti rreth fejesës dhe martesës në këtë të drejtë.

--------------------------------------------------------------------------------
[1] Muhamed Ahmed Ken’an Elementet themelore të jetës bashkëshortore. Gostivar, 2004, Fq. 23.
[2] Dr.sc. Abdullah Aliu Mr.sc. Haxhi Gashi, Universiteti i Prishtinës-Fakulteti Juridik, E drejta familjare, Prishtinë, 2007. Fq. 71.
[3] Lois Lamja Faruki, Gratë shoqëria muslimane dhe islami, Shkup, 2007.fq 132.
[4] Lois Lamja Faruki, Gratë…op. cit. fq 133.
[5] Hamude Abdulati, Struktura familjare në Islam, Shkup, 1995. fq. 53.
[6] Irfan Abazi, Taxhedin Bislimi, Faredin Ebibi, Jusuf Zimeri, E drejta Familjare në Islam. Shkup, 1996.Fq. 86.
[7]Muhamed Ahmed Ken’an, Elementet themelore …op cit. fq. 26.
[8] Lois Lamja…op cit. fq.134.
[9] Kurani : Er-Rrum: 21.
[10] Kurani: El-Bekare: 187.
[11] Lois Lamja …op. cit. fq. 136-37.
[12] Dr. sc. Abdualla Aliu…op cit, fq. 87.
[13] Dr.sc. Abdulla Aliu…op cit, fq. 88.
[14] Dr.sc. Abdulla Aliu,.. op cit, fq. 89
[15] Lois Lamja Faruki… op cit. fq. 137.
[16] Muhamed.Ahmed Ken’an…op. cit Fq 65.
[17] E drejta familjare në Islam… op cit fq. 57-58.
[18] E drejta familjare në Islam… op.cit fq. 65.
[19] E drejta familjare në islam… op.cit fq. 66.
[20] E drejta familjare në islam… op cit. fq. 67-77.
[21] Prof. Dr. Bekir Topallogllu, Gruaja në Islam, Stamboll, 1997. fq, 57-58.
[22] Lois Lamja Faruki… op cit. fq. 145-46.
[23]www.albmuslimstudents.com
[24]Dr. sc. Abdulla Aliu…op.cit fq. 89-90.
[25] E drjeta familjare në Islam… op.cit fq. 100-06.
[26] Dr. sc. Abdulla Aliu…op.cit, fq. 92-96.
§ ky referim i fundit ( Kushtet e shëndoshmërisë së martesës) në tërësi është shkëputur nga libri i cituar sipër; “E drejta familjare në Islam”.
[27] www.zeriislam.com
[28] http://ankebut.com/index.php?option=com_content&task=vieë&id=23&Itemid=55



E Dielë, 16 Gusht 2009; 18:56


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats