A duhet të punojë muslimani?

Një ditë, ai pa disa njerëz të ulur në xhami. U drejtua menjëherë nga ata dhe i pyeti: “Përse jeni ulur këtu?”

Ata iu përgjigjën: “Kemi ardhur të lusim Zotin që të na jap risk.”

Omeri, Allahu e mëshiroftë, nxori shkopin e tij dhe filloi t’i godasë me të, duke u thënë: “Asnjë të mos ulet në xhami dhe të pres riskun duke thënë: “O Zot, më jep risk, dhe vazhdon të qëndrojë ulur këtu. Nga qielli nuk bie as flori dhe as argjend.”


Mesazhi:

Mesazhi i këtij fragmenti është ky: Muslimanit nuk i ngjan dembelizmi. Ai ka detyra nga Zoti për ta ndërtuar tokën dhe për të siguruar kafshatën për vetën dhe familjen, mu ashtu siç ka detyra fetare. Muslimani ka dy hise më shumë se jomuslimani sa i përket posedimit të kësaj bote. Po sjellim edhe një thënie të hazreti Omerit r.a. në lidhje me këtë: “Nuk dua të më vij vdekja veçse në dy forma: Ose duke luftuar në rrugë të Zotit, ose duke punuar për të siguruar jetesën.”

www.breziiri.com

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme