Motra ime e pambuluar: pse nuk mbulohesh?

Avni TAFILI

LUCERN



Motra ime e pambuluar: pse nuk mbulohesh?





Arsyetimi i parë:



«Ende nuk më është mbushur mendja.»



A je e bindur në vërtetësinë e fesë Islame? - Padyshim, e bindur plotësisht.Deklaratën e Dëshmisë, se, s'ka zot tjetër përveç Allahut, e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndërkaq, deklaratën se, Muhamedi është i Dërguari i Allahut, bindje në besueshmërinë e rrugës së tij – Allahu i shtoftë bekim dhe paqe.Motra ime! Po je e bindur se mbulesa është kod i veshjes islame për vajzën muslimane në programin hyjnor?Sikur ti motra ime të mos nxitoje e të shqyrtoje atë që thotë Zoti yt, të Cilin e beson, e çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, të cilin e pranove, e të ishe prej atyre, për të cilët Allahu i Urtë thotë: «Vërtetë, besimtarët kur thirren të gjykojë mes tyre Allahu dhe i Dërguari i Tij, fjala e tyre nuk është vetëm se: Dëgjuam dhe u nënshtruam! Këta njëmend janë të shpëtuar.» - Kur'an, 24:51Motër! Nëse ke pranuar për Zot tëndin, Allahun, e për të Dërguar të Tij, Muhamedin – Allahu i shtoftë bekim dhe paqe, atëherë pse moj motër nuk iu bindësh edhe fjalëve të tyre?



Arsyetimi i dytë:



«Jam e bindur se mbulesa është urdhër i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, por e ëma ime më pengon, nuk më përkrah, e nuk kam se si t'ia kthej shpinën.»



Motra ime!I Dërguari i Allahut ka thënë: «Nuk respektohet krijesa që kundërshton Krijuesin.» - Hadith Respekton prindin! Sa bukur po respekton një ndër urdhrat më të rreptë të Zotit tënd, Allahut. A e di moj motër - mos harro t'ia thuash këtë edhe të ëmës sate, se Allahu e ka ngritur aq lartë pozitën e prindërve, e posaçërisht të nënës, sa që e konsideron dëgjueshmërinë ndaj tyre në një shkallë të afërt me njëshmërinë në adhurim ndaj Tij! «Adhurojeni Allahun, mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe jini të mirësjellshëm ndaj prindërve.» - Kur'an, 4:36 Moj motër! Dëgjueshmëria ndaj prindërve vetëm në një rast nuk mund të jetë i pranueshëm e as i arsyeshëm: në padëgjueshmëri ndaj Allahut!«Nëse të shtyjnë (prindërit) ty që të më shoqërosh Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos iu nënshtro atyre dyve.» - Kur'ani, 31:15 Por, mos harro moj motër, se, të mos i respektosh kur kundërshtohet Allahu, nuk do të thotë që të mos jesh e mirësjellshme ndaj tyre!«Jeto (qëndro) me ata (prindërit) në këtë jetë si është më së miri.» - Kur'ani, 31:15 Si moj motër je në dëgjueshmëri ndaj të ëmës sate ndërsa kundërshton Atë që ty të ka krijuar dhe të ëmën tënde?



Arsyetimi i tretë:



«Mundësitë e mia financiare nuk më mjaftojnë që të vishem me mbulesë.»





Motra ime, vendose dorën në zemër dhe ji e sinqertë, sepse Allahu di në hollësi atë që fshehin zemrat!Nëse je e sinqertë në atë që thua, atëherë mendo pak më shumë, sepse të jesh e mbuluar madje mund të kursesh prej pasurisë tënde. Pasi të duhet vetëm një mbulesë kokë dhe një pallto ta vësh në trup, ndërsa kështu si je e pambuluar, të kushton më shumë! Jo vetëm rrobe, por trendi i rrethit "të detyron" t'i ndërrosh bluzat çdo stinë, madje çdo muaj, e "të detyron" të ndërrosh pantollonat e fustanat, madje edhe të vësh stoli e bizhuteri, që të mos "përqeshesh" nga të tjerat.Të themi kështu:Mund të jesh e sinqertë se, të pëlqen të vishesh si vishet rrethi ku gjindesh, po pse moj motër lejon që rrethi yt të ushtrojë influencë ndaj teje në diçka që prej asaj (vepre) varet Lumturia e Përhershme? Moj motër! Të gjitha hijeshitë dhe stolitë e kësaj jete janë të përkohshme, sado tërheqëse të jenë kurrën e kurrës nuk mund të krahasohen më bukuritë e Jetës Tjetër - jetës së vërtetë, rreth së cilës as syri kurrë më bukur nuk të ka parë, e as veshi nuk të ka dëgjuar, e as shija nuk ka provuar, e as mendja nuk mund të arrij t'i imagjinojë.Motra ime!Mendo pak, ti je në gjendje t'i përshtatesh rrethit, po vallë, pse nuk i lejon vetvetes t'i përshtatet një mënyre jetese, e cila të ruan nga dënimi dhe hidhërimi i Zotit tënd?«Pyesni dijetarët nëse nuk dini.» - Kur'an, 16:43Mësoje këtë mënyrë jetese, që nëpërmjet saj ta fitosh kënaqësinë dhe shpërblimet e Zotit tënd!Motra ime, kur kërkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim që Allahun e ke në ndihmë. «Kush ka devotshmëri (sinqeritet, respekt) ndaj Allahut, për të bën zgjidhje (hap rrugë); dhe e furnizon atë nga nuk e kujton fare.» - Kur'an, 65:2,3Për atë motër që dëshiron të jetë "e pranuar" prej shoqërisë dhe rrethit, i themi se, nderi dhe pozita nuk ngritet duke e zbuluar trupin, e duke i ndërruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita të rëndohet në atë shoqëri e rreth duke iu përmbajtur asaj që të ka mësuar Zoti yt dhe i Dërguari i Tij.«Vërtetë, tek Allahu më i ndershmi ndër ju është më i devotshmi prej jush» - Kur'an, 49:13Motra ime në Islam!Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe xhennetin e Tij, ia vlen të sakrifikosh gjërat më të shtrenjta në sytë e tu!



Arsyetimi i katërt:



«Nuk mund të mbaj mbulesë, sepse moti bën "shumë nxehtë" dhe kam vapë. Unë nuk i duroj dot rrobat që vesh, e lëre më të mbulohem.»



Motra ime!Po ta dije se sa vapë jep nxehtësia e zjarrit të Xhehennemit, të betohem se, nxehtësia e rrezeve të diellit do të dukej e akulltë!! «Thuaj: Zjarri i xhehennemit është tepër shumë më i nxehtë, nëse janë që kuptojnë!» - Kur'an, 9:81Mendo moj motër këtë gjë: të përjetosh pak vapë, e të jetosh në kënaqësinë e Allahut, tek i Cili është kthimi ynë, është veprim i mençur, apo të përjetosh pak freski, e të fitosh hidhërimin e Zotit tënd?Dije moj motra ime, se, djalli i mallkuar është duke u munduar që të të fus në rrjetin e tij, e të të nxjerr nga nxehtësia e kësaj jetë që ti të meritosh vapën njëmend të padurueshme të xhehennemit! Shpëtoje vetveten tënde prej kurthave të shejtanit të mallkuar, e konsideroje nxehtësinë që sjellin rrezet e diellit dhunti e jo dënim, sepse nëpërmjet vapës që mund të të shkaktoj, të bën të mendosh në vapën e fortë të zjarrit të xhehennemit, e cila tejkalon çdo botëkuptim rreth nxehtësisë. Kështu ti motra ime, i kthehesh Zotit tënd duke sakrifikuar "një qetësi" të përkohshme për hirë të Lumturisë së Përgjithmonshme. Kujdesu që e ardhmja jote të mos jetë një vend si ky:«Aty kurrë nuk do të shijojnë freskim e as pije (që shuan etjen); përveç ujë të nxehtë valë dhe kalbësirë.» - Kur'an, 28:24,25Moj motër!Tejkaloj sprovat, sepse nuk janë veçse kalimtare, dhe dije se, hyrja e xhennetit prej kësaj jete është e thurur me plotë gjëra të hidhura, ndërsa xhehennemi me plotë epshe e dëshira.



Arsyetimi i pestë:



«Droj se nëse mbulohem, e heqi prapë, sepse shumë vajza kanë vepruar kështu.»



Moj motra ime, unë vërtetë do të kisha droj nëse gjithsecili do të mendonte në këtë mënyrë, sepse atëherë nuk do të mbetej asnjë musliman në tokë. E, askush nuk do të ruante moralin e vet, nga frika se do të rikthehej në imoralitet pas moralit; e askush nuk do të bënte namaz, nga frika se do ta linte...E sheh moj motër se si shejtani i mallkuar lëvizë në mendimet tua dhe të mbanë peng në rrjetin e djallëzive të tij, e nuk të lënë të kapesh për dritën e Allahut?Nuk ka fuqi që mund të të shtyj të largohesh nga rruga e Allahut veçse vetvetja. Vetvetja je ti, motra ime! Të dha Allahu vullnet, falë drejtësisë së Tij, që ti me vetvullnetin tënd të jesh falënderuese dhe mirënjohëse ndaj dhuntive të Tij ndaj teje. Allahu nuk ushtron forcë në bindje dhe vepra, por sprova e rëndë prej Tij për një musliman është edukim e tërheqje e vërejtjes, pra është mëshirë.Prandaj, pranoje atë që përcaktoi Zoti yt për ty, sepse asnjëherë nuk do të humbësh. Po pranove me vullnet e bindje urdhrin e Tij, dije se, do të ndihesh aq shumë e fuqishme, sa që edhe vetvetja jote do ta gjej të çuditshme.Allahu është i butë, nuk të ngarkon përtej mundësive. Është i urtë, nuk të urdhron të shëmtuarën.Motra ime!I Dërguari i Allahut – Allahu i shtoftë bekim dhe paqe, ka thënë:«Veprat më të dashura tek Allahu janë të vijueshmet, qofshin (ato vepra) edhe pak.» - HadithKe menduar ndonjëherë të pyesësh për shkaqet që i kanë shtyrë ato vajza për heqjen e mbulesës e të përpiqesh që t'i shmangesh atyre kurthave të djallit?Po sikur moj motra ime të mendoje për ato vajza që e kanë vënë mbulesën dhe kanë sfiduar çdo pengesë, e janë bërë edhe më të fuqishme, dhe janë kapur për dritën që nuk shuhet, udhëzimin e Allahut të Gjithfuqishëm?T'i them disa shkaqe, që ato motra të mbuluara i kanë bërë të fuqishme dhe të pa lëkundshme: ato bëjnë namaz rregullisht; i luten Allahut për qëndrueshmëri dhe i janë nënshtruar sinqerisht caktimit të Të Urtit, Allahut.E njeh njeriun me moralin më të madh? Ai ishte i Dërguari i Allahut, Muhamedi – Allahu i shtoftë bekim dhe paqe. E di se si lutej?Thoshte: «O Allah, o Ndryshues i zemrave! Më përforco zemrën time në fenë Tënde.» Ishte i Dërguar i Tij; ishte i pastër nga mëkatet; i njohur për të mirën dhe të keqen. «Vërtetë, ti (o Muhamed) je në një piedestal të lartë të moralit.» - Kur'an, 68:4

Megjithatë, lutej...Lutju edhe ti motra ime Allahut, që të mos ndjekësh shembullin e atyre vajzave që tradhëtuan urdhrin e Allahut, mbulesën. Bëj namaz, sepse namazi të forcon lidhjen me Allahun. Ki durim, se Allahu është me durimtarët!«Kërkoni ndihmë (forcë) me durim dhe namaz (për të gjitha çështjet); vërtetë është e madhe (në përmbajtje), përveç të nënshtruarve (të bindurve ndaj Allahut).» - Kur'an, 2:45

Motra ime muslimane! Nëse me vëmendje dëgjon se çfarë të urdhron Zoti yt, do ta kuptosh se Ai, është i mëshirshëm ndaj teje dhe ndaj të gjithë atyre që duan udhëzimin e Tij.Nëse i bindesh, do të jesh e palëkundshme. Një premtim hyjnor, fjalë që nuk thyhet, e ai është premtimi i Allahut, Zot i qiejve dhe i tokës e ç'ka mes tyre!«E, sikur ata të zbatonin për çka këshilloheshin për të, do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë.» - Kur'an, 4:66

Motra ime, lidhju shkaqeve që të bëjnë të qëndrueshme, po shijove ëmbëlsinë e të qenit besimtare e devotshme, edhe sikur të ngrihej i tërë njerëzimi për të të larguar nga rruga e Allahut nuk do t'ia arrinin kurrë!



Arsyetimi i gjashtë:



«Më është thënë se, po vura mbulesë, nuk do të të martoj kush, kështu që, nuk do të mbulohem derisa të martohem.»



Motra ime!Një burrë që të pëlqen të zbuluar, ai burrë nuk të meriton!Si do të ndiheshe e sigurt me një bashkëshort, që nuk i ka frikë Allahut, e as nuk do të ishte xheloz ndaj teje, e as nuk do të ishte në krahun e atyre që fytyrat e tyre i kanë të drejtuara kah xhenneti?Nuk ke frikë moj motra ime, nga sprova me një burrë, që nderi dhe familja për të janë të parëndësishme? Nuk ke frikë se mund të sprovoheshe me një burrë, që do të ngritte një familje pa themele të shëndosha, me mëkatim ndaj Zotit të botërave, Allahut të Gjithfuqishëm?A e di se, një shtëpi e familje që ngrihet pa devotshmëri në Allahun, asaj shtëpie e familje i caktohet mundim e vuajtje, si për këtë jetë por edhe për Jetën e Amshueshme?«E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë, ndërsa në ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër.» - Kur'an, 20:125

Të jesh e sigurt se, martesa e ndershme, është dhunti që kujt të do Allahu ia mundëson; sa e sa motra të mbuluara janë martuar dhe në martesën e tyre kanë gjetur rehati, e i ka ruajtur nga dora e keqe e njerëzve të pandershëm!A e di moj motër, se një djalë i devotshëm dhe i ruajtur, më pak do të dëshironte të martohej me një vajzë të pambuluar? Ji e sinqertë motra ime! Edhe sikur të thoje se, qëllimi im është i pastër: të lidh kurorë më shpejtë, dije se, në fenë tonë të pastër islame, nuk na lejohet të përdorim mjete të ndaluara për të arritur qëllime të mira.Të të përkujtoj një gjë: nuk bekohet një martesë që arrihet me mos respektim ndaj Allahut të Lartmadhërishëm!


Arsyetimi i shtatë:



«E di se mbulesa është urdhër i Allahut, por do ta vëj atëherë kur t'më udhëzoj Allahu.»



Motra ime! Ke pyetur vetveten, nëse e ka kërkuar udhëzimin e Allahut? E, nëse e ka kërkuar, si e ka bërë atë?Siç e përmendëm më sipër, se, Allahu nuk e do forcën; Allahu është i Urtë dhe i Butë; do që Atij t'i binden me vetvullnet, pa shtypje. Por, Allahu për udhëzimin e Vet ka vënë shkaqe, secili njeri që sinqerisht i përmbahet atyre shkaqeve, Allahu me mëshirën e Vet e udhëzon.Motra ime në Islam!Një prej shkaqeve për të kërkuar udhëzimin e Allahut është sinqeriteti; pastaj, vullneti; e pastaj përpjekjet dhe lutjet e tua të vazhdueshme. Një prej lutjeve që ne gjatë namazit e bëjmë është: «Na udhëzo në Rrugën e Drejtë» - Kur'an, 1:6Prej shkaqeve të gjetjes së udhëzimit është edhe shoqërimi me motra të devotshme e vepërmira.Motra ime! Kërkoje udhëzimin e Allahut, e kurrë nuk do të zhgënjehesh!



Arsyetimi i tetë:



«Ende nuk ka ardhur koha, jam akoma e re. Do të mbulohem pasi të rritem edhe pak...pasi të shkoj në haxh.»



Moj motër!A e di se, engjëlli i vdekjes është i urdhëruar, që, kur të të vie afati i ndarjes prej kësaj jete, nuk të jep shansë as edhe një sekondë? Atë engjëll të vdekjes e ke në prag të shtëpisë, derisa t'ia jep urdhrin Allahu për hapjen e derës, e atëherë nuk do të kesh kohë madje as për pendim!Engjëlli i vdekjes nuk është i urdhëruar t'i kategorizoj njerëzit në bazë të moshës së tyre apo qëllimeve të tyre. Je adoleshente apo s'je, për melekun e vdekjes je vetëm krijesë me shpirt, e që atë shpirt është i urdhëruar prej Allahut të ta marr!«Po, All-llahu kurrësesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet.» - Kur'an, 63:11Të të pyes moj motra ime: Po sikur të të vijë afati, e të të gjej të pambuluar; me padëgjueshmëri ndaj urdhrit të Allahut, si do të dilje para Allahut? Shpejto sa nuk është bërë vonë! Bëje zgjedhjen në jetë! Do të jetosh pak kohë në këtë jetë përplotë sprova, dhe kthimi i të gjithëve është tek Allahu. Përshpejto, hyr në hijen e Allahut, hije që nuk do të ketë hije tjetër në Ditën e Llahtarshme të Gjykimit përveç hijës së Tij! Përshpejto në dëgjueshmëri ndaj Allahut, sepse vërtetë është një fitim i madh!«Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës.» - Kur'an, 57:21Motra ime! Allahu nuk të le në harresë përderisa ti nuk e le në harresë Atë. Ai, i Mëshirshmi, do që ti të fitosh faljen dhe mirësitë e Tij. Jepi vetvetës sate të drejtën për të qenë e përkushtuar në fenë e Tij.A e di se, një kategori e njerëzve, të cilët fshehën pabesimin ndërsa shfaqën besimin, janë ata që e harruan Allahun, kështu që, Allahu i la në harresë. Ata e harruan edhe vetveten, dhe kështu humbën këtë jetë; jetuan gjithnjë me mundime dhe pasiguri, ndërkaq humbën edhe Jetën e Amshueshme; ku do t'i nënshtrohen një dënimi të dhembshëm e të pambarueshëm!« E harruan Allahut, prandaj Allahu i la në harresë.» - Kur'an, 9:67Motër muslimane! Të këshilloj që të mos hysh në kategorinë e atyre njerëzve, të cilët humbën vetveten e tyre, duke menduar se janë në rrugë të drejtë! Lanë në harresë Fjalët e Allahut dhe kështu u bënë njerëz të pavirtytshëm e të prishur. Siç na porositë Allahu i Mëshirshëm: «E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.» - Kur'an, 59:19

Të përkujtoj moj motra ime, se në Ditën e Gjykimit, Allahu do të të pyes për rininë se si e ke jetuar e për çdo sekondë të jetës sate!A e di se, kush është rritur me Islam, i është siguruar xhenneti!



Arsyetimi i nëntë:«Drohem se, nëqoftëse mbulohem, të paragjykojnë të tjerët kundër meje, e të thonë se jam në ndonjë grup të veçantë etj..»



Motra ime!Të të sqaroj një gjë: në Islam ka vetëm dy rrugë, të cilat janë përmendur në Librin e Allahut, Kur'anin; Partia e Allahut, të cilën Allahu e inkurajon dhe e ndihmon, përderisa janë të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Tij dhe largohen prej veprave të liga; dhe Partia e Shejtanit të Mallkuar; e ky i mallkuar është i afatizuar, armik i Allahut, e çrregullues në tokë, bashkë me ithtarët e tij.E, ti motra ime, kur të mbulohesh, ke hyr në rrugën e Allahut; je kapur për të Fuqishmin, je prej të shpëtuarve, e po bëmë të kundërtën, nuk jemi të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Allahut, atëherë kemi zgjedhur një barkë, të cilën e drejton shejtani i mallkuar, e me të gjejmë pabesimtarët dhe hipokritët, të cilët i bartë në valët e detit drejt humnerës.Allahu na ruajt!Motra ime e nderuar në Islam!Kthehu tek Allahu, drejtoje fytyrën kah Ai, e mos përfill fjalët e atyre që kanë hypur në barkën e shejtanit të mallkuar. Fundi i tyre gjithsesi është ferri e tmerri!!Ty motra ime të duhet vetëm një gjë: t'i mbështetesh Allahut; pra të kërkosh ndihmën e Tij në çështjet e tua.«E kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.» - Kur'an, 3:159

Padyshim dhe sigurisht, ata që pasojnë rrugën e Allahut, jetojnë me Islam, nuk i frikësohen askujt përveç Tij, askush asgjë nuk mund t'u bëj gjë. A e di moj motër, se, çdo jetë, çdo fuqi, çdo gjë është nën Pushtetin e Tij? Askush asgjë nuk mund të të bëj, mirë apo keq, vetëm se me caktimin e Allahut! Po sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit të të bënin ndonjë gjë të keqe, pasha Allahun, nuk do të mundnin; po edhe sikur të gjithë njerëzit të bëheshin bashkë për të të bërë ndonjë të mirë, nuk do t'ia arrinin veçse atë që Allahu ka përcaktuar. Po e përfundoj këtë letër me një përkujtim nga Allahu i Lartmadhërishëm: «Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.» - Kur'an, 3:185


Allahu na mjafton në të gjitha çështjet dhe Ai është ndihmëtari më i mirë! Ve’l-hamdu lilahi rabil alemin, ve salallahu alejhi ve selem.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme