Zgjedhjet në Sudan një sfidë e re për Kosovën

Edhepse nga përfundimi i zgjedhjeve kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare. Megjithatë, thuhet se Partia Kongresit Kombëtar e presidenti aktual Omer al-Beshirit ka fitua shumicën dërrmues të posteve në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe parlamentin e ri, sidomos në veri të vendit.

Kjo kishte ndodhur, pasi që dy sfiduesit kryesorë të presidentit aktual, Partia e Popullit, të cilës i prinë Sadik al-Mahdi, ish-kryeministër i Sudanit dhe Partia Nacionale e Muhamed al-Mirganit, janë tërhequr nga votimet, pasi kishin akuzuar partinë në pushtet për mashtrime.
Partia tjetër e cila pritet të fitojë në jug të Sudanit është Lëvizja Popullore për Çlirimin e Sudanit, të cilës i prin Salva Kiir, partia e të cilit është në koalicion me partinë në pushtet në Hartum. Si vëzhguesit lokalë edhe ata ndërkombëtar kanë deklarua se zgjedhjet nuk kanë qenë në nivel të duhur, në aspektin teknik, por ato i kanë plotësuar standardet e një vendi afrikan, siç është Sudani.
Përfaqësuesit e partive opozitare nga prognozimet e rezultateve të zgjedhjeve, marrin si pretekste se procesi i zgjedhjeve ka qenë i montuar paraprakisht, nga partia në pushtet, me të vetmin qëllim për ta forcuar pozitën e presidentit Omer al-Bashir, për të cilin ekziston urdhër arresti nga Gjyqi Ndërkombëtar për shkak të krimeve të luftës në Darfor. Por, rizgjedhja e Omer al-Bashirit, në postin e presidentit nuk do ta shpëtoj nga ballafaqimi me Gjyqin Ndërkombëtar, pohon Faruk Ebu Isa, zëdhënës i opozitës.
Procesi i zgjedhjeve në Sudan, është i lidhur ngushtë me vendosjen e fatit të Jugut të Sudanit, i cili për dekada të tëra ishte i përfshirë në luftëra qytetare. Gjatë periudhës sa ishte në pushtet Omar al-Bashiri, në vitin 2005 në qytetin “al-Arusha” të Kenisë erdhi deri te nënshkrimi i marrëveshjes paqësore për zgjidhjen e problemit të Jugut. Në mesin e shumë pikave ekziston edhe ajo, ku thuhet së në janar të viti 2011, populli i jugut të Sudanit me anë të referendumit do ta shprehë vullnetin tij të lirë për të mbetur në kuadër të shtetit unik të Sudanit, apo të shpallë pavarësinë e vet. Problemi e jugut, si dhe paraqitja e problemit të Darforit në vitin 2003, kishin bërë qeverinë e Sudanit që të mos njohë pavarësinë e Kosovës.
Për dallim nga veriu, që është i banuar m popullatë arabe, jugu i Sudanit, me kryeqendër Xhuben, është i banuar me popullatë afrikane pagane dhe të krishterë, si rezultat i aktivitetit të shtuar të misionarëve të krishterë për dekada të tëra. Ajo që këtë pjesë të Sudanit e bënë edhe me problematike është zbulimi i burimeve të mëdha të naftës në atë pjesë të Sudanit. Për shfrytëzimin e të cilës Qeveria Qendrore në Hartum dhe ajo Provinciale në Xhuba, ishin marrë vesh të jetë 50%. Pushteti në Hartum, ka bërë lëshime të shumta me qëllim që banorët e jugut të Sudanit të mbesin në kuadër të Sudanit unik. Në partinë Lëvizja Popullore për Çlirimin e Sudanit janë inkuadruar edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të veriut, me qëllim të krijimit të një baraspeshe, për mbetjen e kufijve të paprekshëm të Sudanit. Por, kohë më parë vet kryetari i Partisë, Lëvizja Popullore për Çlirimin e Sudanit, Salva Kiir, i cili në të njëjtën kohë është kryetar i Qeverisë Autonome me seli në Xhuba dhe nënkryetar i presidencës me seli në Hartum, kishte inkurajuar banorët e jugut që në referendumin e ardhshëm të votojnë për pavarësinë jugut. Nëse kjo ndodh, atëherë prej janarit të viti 2011, Kosova më nuk do të jetë shteti më i ri në botë, që kërkon të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por atëherë për një ulëse në OKB do ta ketë konkurrent edhe një shtet të ri, ai do të jetë Jugu i Sudanit. Perëndimi do ta përkrahë për shkak të kaluarës së presidentit Omer al-Bashir dhe sfidës së tij që po i bënë Gjyqit Ndërkombëtar për krime të luftës, ndërkohë që vendet e botës së tretë do të qëndrojnë në anën e qeverisë së Hartumit. Për Kosovën kjo do të jetë një sfidë e re.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme