Strategjia e huaj për deformimin e traditës islame

Kjo përgjegjësi është edhe më e madhe, kur tashmë është zbuluar e vërteta se në planin global në qendra të ndryshme botërore, ekzistojnë konkluza unanimisht të pranuara rreth Islamit dhe myslimanëve, gjegjësisht rreth ardhmërisë së tyre në botë e në veçanti këtu në Europë dhe Ballkan si:
-Islami dhe muslimanët në Evropë dhe Ballkan janë të huaj dhe si i tillë janë rrezik për Evropën dhe kulturën e saj në përgjithësi;
- Shpëtimi i vetëm i Evropës është asimilimi i tyre apo shkatërrimi i tyre fizik.
Për t’u realizuar kjo, sot realizohet platforma mirë e planifikuar me nji strategji perfide dhe afatgjate që në veti përmban dy parime kryesore, e qe janë:
Mbajtja e myslimanëve në një gjendje të infeoritetit në çdo sferë të jetës duke filluar prej asaj politike , ekonomike , shkencore, fetare etj. me qëllim të dirigjimit sa më të lehtë të tyre. Thjeshtë thënë, sipas këtij parimi muslimanët nuk guxojnë të dinë, të shkollohen , të profesionalizohen, të ngritin vetëdijen mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Qysh para njëzet e sa vjetësh njëri ndër udhëheqësit e ministrisë së punëve jashtme të Francës jep deklaratë të cilën edhe sot e kësaj dite e ndjek Evropa dhe bota:
“Le t’u jepet myslimanëve e gjithë ajo që dëshirojnë, përveç dijes. Nëse nuk arrijnë që myslimanët, këta viganë të rijnë lidhur me zinxhirë të paditurisë dhe të kompleksimit, ta dini se atëherë do të pësojmë dështimin fatal…dhe kështu rreziku do ti kanoset Perëndimit dhe do t’ia marr rolin e saj udhëheqës në botë”
Dezintegrimi i tyre në çdo vend ku jetojnë me qellim të mosposedimit të forcës dhe ndikimit në rrjedhat e kohës. Sipas kësaj muslimanët nuk guxojnë të jenë të bashkuar në qëllime të njëjta, parime e strategji e cila do t’ua siguronte të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Misionari i njohur Evropian me emrin Lorens Baruni në një rast në mes tjerash thotë:
“Nëse muslimanët ngelin të përçarë, atëherë do të mbetet faktorë pa ndonjë rëndësi të veçantë…Prandaj muslimanët duhet përçarë që të mosparaqesin asnjëfarë force dhe të jenë pa kurrfarë ndikimi”.
Fatkeqësisht, kjo platformë perfide sot po realizohet apo tenton të realizohet ne tërë botën, e ajo që është për t’u brengosur tentohet të ndodhë edhe në trevat e Ballkanit, gjegjësisht në trevat tona. Duke shfrytëzuar boshllëkun shpirtëror që la pas veti system monist dhe, duke parë vullnetin e jashtëzakonshëm të myslimanëve të këtyre trevave për përtëritjen e besimit të tyre si dhe traditës
së tyre shumëshekullore, me të madhe tentojnë të depërtojnë fraksione të ndryshme, ideologji, mënyra të llojllojshme të praktikimit të fesë, me qëllim të deformimit të traditës së tyre shumëshekullore të këtyre trevave, të cilat në veprimtarinë e tyre nuk zgjedhin mjete, duke filluar prej atyre materiale e deri te ato fetaro-politike me qëllim të shkatërrimit të parimeve kryesore të besimit Islam, imunitetit fetar të popullatës myslimane, këtu edhe më gjerë dhe për të arritur këtë bëjnë përpjekje për institucionalizimin e tyre për të vepruar në mënyrë legjitime .
Të gjitha tendencat, sektet apo fraksionet e këtilla mund ti ndajmë në tri grupe kryesore:

1. SEKTET ANTIISLAME

Në grupin e parë bëjnë pjesë sektet antiislame që veprojnë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të qendrave apo shteteve të ndryshme joislame, veprimtaria e të cilëve është plotësisht në shërbim të tyre, pasi që përkrahen nga ato materialisht dhe ideologjikisht. Në këtë grup të sekteve antiislame bëjnë pjesë: Ahmeditë me qendër në Londër të Anglisë, sekti i babive të përkrahur nga Rusia dhe sekti behaijë me seli në Telaviv të Izraelit.
Sekti më i rrezikshëm i cili pandërprerë bënë përpjekje të përhapet në botë e në veçanti ne trevat tona është sekti Ahmedian i duke përdorur metoda dhe stil perfid, ndërsa këta që shihni në sipërfaqe në ambientet tona, me sjelljet e tyre janë shumë naivë dhe primitivë.
Me vjen shumë keq që nuk kanë ndërgjegje dhe vetëdije ta kuptojnë se tentojnë ta dëmtojnë Islamin duke bërë grindje, copëtim, duke mbjellë mosmarrëveshje dhe urrejtje në radhët e popullit tonë, vepra këto të cilat Kurani Famëlartë i sanksionon dhe tradita profetike i mallkon.
Këtë e them me një bindje të plotë, se libër më të fuqishëm dhe më perspektiv se Kurani Famëlartë, muslimanët nuk duhet të kërkojnë.
Të kërkosh libër më efikas se Kurani, sikurse pretendimet e një lideri në botën arabe me librin e gjelbër, ajo është lajthitje.
Person më i përkryer me mësimet e tija është Muhamedi a.s., si dhe çdo tentim për të nxjerr në sipërfaqe emra të tjerë është lajthitje.
Strategjia e huaj për deformimin e traditës islame cili formohet në nënkontinentin Indian në vitin 1889 nga Mirza Gulam Ahmedi i cili u lind në vitin 1835 në fshatin Kadijan të krahinës Penxhabi ne Indi. Ideja për formimin e këtij sekti lindi në Londër nga ideologët e kolonializmit anglez të atëhershëm. Idealistët, strategët dhe ideologët e kolonializmit anglez gjatë përpilimit të planeve dhe strategjive për pushtimin e vendeve myslimane në botë si dhe për mbajtjen e tyre nën pushtimin e vendeve kolonialiste ishin të vetëdijshëm se myslimanët megjithatë kanë një fuqi lëvizëse e cila është force lëvizëse e myslimanëve kundër çfarëdo force okupuese, e ajo forcë është Islami .Atëherë është e domosdoshme që kjo forcë të shkatërrohet me të gjitha mjetet. Kjo mund të arrihet vetëm me një metodologji jashtëzakonisht perfide dhe me strategji mirë të planifikuar.
Andaj, vendosën që në nënkontinentin Indian të formohet sekti, i cili do të deklarohet si islame, por në të vërtetë do të veprojë në deformimin e parimeve akaidologjike dhe juridiko morale të Islamit, duke ia parashtruar mësimeve të kolonializmit anglezo-krishter.
Sekti i këtillë duhet të formohej përbrenda myslimanëve dhe bartës i tij duhej të jenë vetë myslimanët. Andaj për nënkontinentin Indian zgjodhën Mirza Gulam Ahmedin, familja e të cilit njihej mirë në krahinën e Penxhabit si proangleze dhe tradhtare e interesave të myslimanëve. Pra, Mirza Gulam Ahmedi u josh nga premtimet e anglezëve se do të bëhej i dërguar i Allllahut dhe shërbëtor i denjë i anglezëve. Vërtetësinë e gjithë kësaj që u tha më lartë, e vërtetojnë vet fjalët e Mirza Gulam Ahmedit, i cili gjatë përhapjes së mësimeve të tij shpikuraka thënë:
“E kam parë melekun (Xhibrilin) në formën e anglezit të ri, i cili në vitet e 20 të jetës së tij u ul
në karrige, e unë I thashë :Ti me të vërtet je personifikimi I bukurisë “.Ai tha:”Po”. “Nuk i lejohet muslimanit të ngritë armët kundër anglezëve, për shkakë se xhihadi është ngritë. Anglezët janë mëkëmbësit e All-llahut në tokë dhe nuk lejohet kryengritja kundër tyre”.
Si çdo aspekt tjetër edhe Ahmeditë mundohen të paraqiten si drejtim serioz duke u munduar të kenë metodën dhe mësimet e tyre .
Megjithatë, sado që mundohentë kenë mësime të bazuara në islam , qëllimet e tyre lexohen shumë lehtë dhe shumë shpejtë del në shesh destruktiviteti i tyre për arsye se idetë e tyre, e mos të them mësimet e tyre bazohen në ide të shpikura nga vetë Mirza Gulam Ahmedi, si dhe në ide të mësimeve krishtere dhe gënjeshtra të ndryshme që nuk kanë kurrfarë baze fetare e logjike .
Mësimet e ahmedive si: dhënie Zotit cilësi të njeriut , pastaj mësimi mbi atë se pejgamberllëku nuk ka mbaruar ,prandaj Mirza Gulam Ahmedi është pejgamber qe ka ardhur pas Isaut dhe Muhamedit a.s, pastaj se Kadiajni ku ka lindur Mirza Gulam Ahmedi, është i shenjtë si Mekka dhe Medina dhe se Haxhi duhet te kryhet në të, bile edhe njëherë në vit, në xhenet do të shkojnë gjithë njerëzimi, myslimanë, të krishterë dhe jehudë, xhihadi është ngritur dhe nuk është obligim për myslimanët, dhe se armiku anglezë duhet të respektohet dhe t’u shërbehet atyre, pse ato janë të zgjedhur nga Zoti për të qeverisur; mysliman është ai i cili beson Mirza Gulam Ahmeidt dhe se nuk i lejohet ahmedistit të falet pas joahmedistit. Të gjitha këto që u cekën, tregojnë që me te vërtetë këto mësime nuk kanë asgjë të përbashkët me mësimet Islame.
Pra, marrë parasysh sektin Ahmedi, si dhe të ngjashme me të në qëllime dhe strategji, si Babijtë dhe Behaijtë, do të shohim se ato veprojnë pandërprerë në mesin e myslimanëve .Gjatë veprimit të tyre përdorin strategji të veçantë, duke i marrë parasysh rrethanat e vendit dhe të rrethit ku jetojnë, kështu që në vendet ku Islami është thellë i rrënjosur dhe ku vetëdija e myslimanëve është në nivel më të lartë, ata fshehin idetë e tyre në masë, analizojnë mirë vendin dhe kohën se ku duhet të veprojnë dhe kur duhet të veprojnë.
Përgatitjet bëhen në atë mënyrë siç i kërkon mesi ku duhet të veprojnë. Zhvillojnë propagandë me një demagogji të paparë duke përdorur mjete të ndryshme si: pasuria dhënia e bursave për shkollim, aftësimin e misionarëve,shtypit, botimit të literaturës ne gjuhë të ndryshme, mjeteve informative, etj. Ahmeditë në Londër emetojnë dhe programin e tyre satelitor nëpërmes të cilit përhapin propagandën e tyre.
Ahmeditë, Behaitë dhe Babitë ndikimin e tyre mundohen ta ushtrojnë:
- në mesin e rinisë së papjekur dhe e dobët në njohjen e Islamit nëpërmes mjeteve financiare, bursave dhe premtimit të karrierës në jetën e tyre,
- në vendet ekonomikisht të dobëta dhe të varfra, ku nëpërmes të mirave materiale arrijnë t’i blejnë njerëzit dhe t’i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre,
-në vendet ku më tepër emigrojnë njerëz si dhe në mesin ku më tepër janë prezent refugjatët , në vendet ku ka ekzistuar zbrazëtira fetare, e sidomos në vendet e Evropës Lindore, ku ka sunduar ideologjia komuniste, në veçanti në vendet ballkanike, si në: Shqipëri , Maqedoni, Bullgari , shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, etj.

2. TENTIMI I RINGJALLJES SË TARIKATEVE TË NDRYSHME

Në mënyrë të veçantë duhet analizuar dukurinë e paraqitjes dhe ringjalljes së gjithë më tepër të tarikateve, si ai i mevlevive, kadirijëve, nakshibendive, rufaive, etj.
Individë të ndryshëm , të cilët aspak nuk e njohin Islamin, po bile edhe tarikatin në të cilën thirren, nën pretekst, se gjoja kultivojnë sufizmin burimor dhe me qëllime të llojllojshme politike, komerciale, destruktive, ngadalë, por me hapa të sigurt po depërtojnë në skenën fetare duke propaguar ide antiislame me qëllim të futjes së hutisë në mesin e myslimanëve, si dhe depërtimin e tyre në mesin e popullatësindividëve të dobët në njohjen e fesë .
Në mesin tonë, me të madhe po del në skenë sekti bektashian, i cili vepron si shtrirje e linjës Turqi, Shqipëri, Maqedoni. Ajo që brengos, është fakti se ky sekt tenton të paraqitet jo vetëm si tarikat, por edhe si fe e re, në veçanti në trojet shqiptare, me parullën se te ata ekziston “urtësia”,”trimëria” dhe “burrëria”.
Nuk është e rastit që në Shqipëri vepron si fe zyrtare, ndërsa në Maqedoni po zhvillon veprimtarinë e vet pa asnjëfarë problemi, edhe atë në pronën e BFI-së, të konfiskuar nga sistemi monist .
Është e nevojshme dhe e domosdoshme të ngrihet niveli i vetëdijes së myslimanëve rreth kësaj dukurie, se i ashtuquajturi tarikati bektashian është produkt apo kombinim i elementeve të besimit të indusëve, konkretisht besimit Shamanist, duke absorbuar në vete idetë e shiizmit në njërën anë, dhe ato krishtere ne anën tjetër. Në esencë, pjesëtarët e këtij tarikati, jo vetëm që besojnë në 12 imamijtë shiitë, por në të njëjtën kohë kultivojnë edhe trininë bektashiane: Zoti, Muhamedi dhe Aliu, sipas shembullit të trinisë së shenjtë në krishterizëm. Në mësimet e tyre absorbojnë edhe shumë elemente tjera të krishterimit, si:festimi i rastit të pranimit të anëtarit të ri me verë, bukë e djathë, pastaj rrëfimi i mëkatarëve para udhëheqësve të tyre, si dhe preferimi i disa pjesëtarëve të këtij tarikati mosmartesën celibatin. E gjithë kjo, tregon se me këtë tenton te formohet një fe e re, e përzier nga elemente të ndryshme. Kohëve të fundit vërehet edhe tendenca e individëve të ndryshëm, se gjoja sekti bektashian duhet të inaugurohet si fe e re për shkak të “përshtatshmërisë” së tij në ruajtjen e unitetit kombëtar shqiptarë, pasi që në vete përmban elemente të të gjitha feve .
Ajo që është absurde dhe jo e logjikshme se ata tentojnë te veprojnë të pavarur, megjithëqë BI i ka inkorporuar në suaza të organizimit të vet, duke aprovuar statut te posaçëm, në bazë të të cilit duhet të organizohen ky dhe shumë tarikate tjera, me qëllim të ngritjes së nivelit të njohjes së Islamit, si dhe për t’i pastruar ato nga elementet joislame.


3. PARAQITJA E “IZMAVE” TË NDRYSHME

Në momentin kur menduam, se pas një ofensive të furishme mbi 40 vjeçare të sistemit monist-komunist-pansllavist, arritëm ta mbarojmë traditën tonë islame të kultivuar mbi 5 shekuj, dhe kur përgatiteshin për shërimin e plagëve që i përjetoi kjo traditë, në trevat ballkanike papritmas paraqiten “izma” të ndryshme me karakter radikal, me pretekst të përhapjes së Islamit burimor. Propaguesit e këtyre “izmave” të ashtuquajtura lëvizje radikale, pa mos i analizuar kushtet, rrethanat, vendin dhe duke mos pasur llogari në gjithë atë që është krijuar deri më tani, propagojnë braktisjen fikhut, të cilin e kanë begatuar kokat kolosale myslimane përgjatë shekujve. Ata, e bëjnë këtë nën pretekstin, se duhet kthyer Islami burimor, për arsye se mënyra e praktikës së Islamit në bazë të medhhebeve, e në veçanti atij hanefij, është i gabuar dhe rrënjësisht duhet të ndryshohet, duke filluar prej çështjes së Teuhidit, e deri te ato juridike-fetare .
Qëndrimet e tyre teorike dhe praktike, si dhe forma krejtësisht ndryshe në kryerjen e obligimeve fetare nga ajo që është trasuar në viset tona si: ndalimi i faljes së sunneteve ne xhami , ngritja e duarëve në mënyrë të çuditshme , mos heqja e tespive, veshja e xhelabisë në vend të pantoloneve, ulja në hasr në vend se në ulëse gjatë dëgjimit të ligjëratës, mos organizimi i manifestimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s (mevludit), etj. në mesin e besimtarëve fut një huti të paparë që dashtë e pa dashtë bënë të pyesin:
- Çka është kjo fe e re ? A thua nuk na qenka e vërtetë kjo praktikë e Islamit që kemi ndjekur dhe ndjekim sot ? Cka paskan qenë alimët tanë më parë shekuj me radhë? Çka ka ndodhur me myslimanët shekuj me radhë më parë që jetuan dhe ndërruan jetë duke u sjellë në bazë të traditës islame të deritashme, e bazuar në drejtimin juridik - medhhebin hanefij?
Çka më tutje dhe çfarë drejtimi të ndjekim në të ardhmen?..etj.
Nëse në rrethanat e sotshme, e gjithë kjo nëse analizohet mirë, do të vijmë në konkludim se e ashtuquajtura lëvizje selefiste dhe të tjerat me karakter radikalit, nuk janë asgjë tjetër përveç se
- tentim për të krijuar huti dhe probleme aty ku nuk ka ;
- kthimi i vëmendjes së myslimanëve drejt çështjeve sporadike dhe jo të rëndësishme, në vend që të merren me çështje esenciale dhe aktuale ;
- paraqitja e fesë si diçka e çuditshme, të rëndë dhe jo praktike dhe joracionale për trevat ku jetojmë ;
-kthim pas, në vend që të mendohet për zgjidhjen e çështjeve të cilat janë parësore dhe vendimtare për fatin e Islamit dhe myslimanëve në këto treva;
-vendosja e fatit të shpjegimit dhe praktikimit të Islamit në duar të individëve apo grupeve jo kompetente dhe jo profesionale;
-mohim dhe zhdukje e një tradite shumëshekullore Islame mbi të cilën është ndërtuar e kaluara jonë dhe e cila paraqet bazë për sigurimin e të tashmes dhe të ardhmes sonë ;
-pengimi i kontinuitetit të kultivimit dhe zhvillimit të Islamit nga subjektet kompetente legjitime, etj.
-krijimi i një pasqyre të shëmtuar të Islamit në vendin dhe kohën në të cilën jetojmë ;
-tentim për t’u mënjanuar, shmangur dhe degraduar subjektet profesionale teologjike të cilët unanimisht kanë vendosur se drejtimi juridik hanefit edhe më tutje paraqet bazë mbi të cilën duhet mbështetur strategjinë e zhvillimit dhe kultivimit të Islamit në këto treva.
Pra , çështja e “izmave”të ndryshme, sot po shqyrtohet edhe në nivele më të gjëra dhe më të larta botërore islame , duke u analizuar si një fenomen që paraqet tendencë e cila nuk përkon me parimet themelore të shpjegimit te Islamit në rrjedhat e kohës dhe vendit. Sa për ilustrim për këtë po e sjellim mendimin e dijetarit me famë botërore në botën Islame Jusuf El Kardaviu i cili në lidhje me këtë çështje thotë:
“Disa radikalist tashmë kanë filluar të propozojnë braktisjen e fikhut të cilin (si shkencë) e kanë begatuar kokat kolosale myslimane përgjatë shekujve , duke kërkuar kthim në sheriatin burimor në vend që të favorizojnë idenë mbi përtëritjen , përshtatshmërinë dhe modifikimin e këtij mësimi klasik. Ata të drejtën Islame historike të të gjithë medhhebeve e krahasojnë me petkun që shqepet dhe qepet si modele rreptësisht të kufizuara , ndërsa Sheriati, në realitet është pëlhurë e gjatë dhe e gjerë që i përgjigjet çdokujt që e përdor për veshje , vetëm që duhet të merret e të qepet sipas masës përkatëse. Ky mendim me të vërtet është jopraktik , absurd dhe i dëmshëm, meqë shkenca zhvillohet, prosperon dhe kompletohet me inovacionet dhe plotësimet e gjeneratave që vijnë , me të arriturat e gjeneratave pararendëse , e jo përmes shembjes rrënimit dhe mos përfilljes totale të tyre…
Nuk mund të pranohet, e as të paramendohet që ai që dëshiron të komentoj Kur’anin të lë pas dore krejtësisht komentet e alimëve të mëparshëm , e nga ana tjeter , t’i përvishet asaj pune vet. I këtilli detyrimisht do të devijojë , njëjtë siç ka ngjarë edhe me ca dijetarë të tjerë mendjelehtë e arrogantë”.
Është e vërtetë, se ka çështje të cilat nuk janë shqyrtuar në medhhebet që ekzistojnë ose ka nevojë disa çështje të ristudiohen, apo ripërtërihen për arsye se sot, me ndryshimin e rrethanave dhe kushteve, çdo ditë lindin gjithnjë më tepër çështje të cilat kërkojnë zgjidhje në baza të Sheriatit Islam. Çështjet të tilla kemi në të gjitha fushat, si ato shoqërore, po ashtu edhe në atë politike, ekonomike, ndërkombëtare, etike, etj. Kjo kërkon hapjen e dyerve të institucionit të Ixhtihadit, të cilin jo vetëm që nuk e mohon Sheriati islam e as medhhebet, por është kërkesë e domosdoshme e kohës në të cilën jetojmë.
Por, edhe hapja e dyerve të institucionit të ixhtihadit nuk nënkupton braktisjen e trashëgimisë së fikhut ose reduktimin e vlerës dhe efektit të saj, porse me te nënkuptohet mbështetje e domosdoshme , së pakti, në tri parime kryesore:
Të bëhet rishqyrtimi i trashëgimisë së pasur të fikhut (shkollave Juridike, drejtimeve dhe mendimeve autoritative) nëpër epoka të ndryshme në frymën e kushteve dhe pozicioneve të reja , më pastaj të bëhet seleksionimi i pikëpamjeve autentike në to dhe i atyre më optimale për sëndërtimin e intencave të Sheriatit dhe për vendosjen e mirëqenies së Umetit në kohën e vet;
Kthimi i burimeve duke i studiuar ato në prizmin dhe dritën e objektivave e qëllimeve të përgjithshme të Sheriatit ;
Zhvillimi i Ixhtihadit në çështje dhe situate te reja , të cilat s’i kanë njohur juristët e mëparshëm, e as që kanë sjellë vendime për çështje të ngjashme me ato, për të cila duhet zgjidhje përkatëse në dritë të argumenteve të Sheriatit . Bashkësia Islame ne RM , si institucion shumë shekullor dhe i vetmi kompetent në organizimin e jetës fetare dhe si shprehje e forcave intelektuale –teologjike që janë produkte i këtij populli dhe i kësaj tradite islame shumë shekullore , me përgjegjësinë e nivelit më të lartë mban timonin drejtë rrugës për mbrojtjen , zhvillimin dhe kontinuitetin e islamit ne këto treva dhe më gjerë. Njëherit me një strategji dhe metodologji të karakterit bashkëkohor dhe një veprimtari të kualitetit më të lartë jo vetëm që ju përgjigjet nevojave dhe kërkesave që i paraqet koha dhe vendi , por zgjeron ndikimin vet edhe më gjerë, duke shfrytëzuar origjinalitetin e punës së vet si dhe përvojën që e përfiton si anëtare e shumë organizatave botërore islame. Kjo shihet ne formën e organizimit juridik ekonomik si dhe në ngritjen dhe mirëmbajtjen e institucioneve fetaro-arsimore që janë bazë për kultivimin e islamit si dhe sigurimin e ardhmërisë së tij dhe myslimanëve në këto treva dhe më gjerë.

Autori është Myfti i Myftinisë sëBFI- Gostivar

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme