Lutja është ibadet

Imagjino eprorin më të lartë të ushtrisë duke i thënë një ushtari të ri: “Kërko nga unë çfarë të duash”! A nuk do ta bënte atë, në këtë rast ushtarin më të thjeshtë, të duket faktor më se i rëndësishëm në një ushtri!? Dhe kjo, vetëm për arsye se udhëheqësi suprem i ka thënë: “Kërko nga unë çfarë të duash”.

Kjo situatë i përngjanë rasti si me besimtarin i cili me anë të lutjes arrin të bëhet qënia më e përkryer njerëzore, por ama harojnë se lutja ka disa kushte. Prandaj, thënia ’ Perëndia ka njerëz të atillë që kur ata duan (diçka dhe i luten Atij) edhe Ai do (u përgjigjet në lutje)’, korespondon me rastin kur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha (shokut të tij) Sa’dit: ”O Sa’d! T jesh i kujdesshëm në kafshatën e gojës, do të jesh nga ata të cilëve u pranohen lujtet!?”. Shprehja, e thënë me këtë rast “Të jesh i kujdeshëm në kafshatën e gojës” don të thotë: ushqimi yt të jetë hallall, por, edhe paraja me të cilën e blen ushqimin të jetë hallall. Pra, të jesh i kujdesshëm në fitimin e pasurisë. Po qe i kujdesshëm në fitimin e pasurisë, dhe atë e ke hallall, padyshim se edhe ushqimi (i lejuar) i blerë me ato para do të jetë i pastër dhe iu drejtove me lutje Allahut në këso gjendje, Ai të përgjigjet.

Në vijim paraqesim urtësia e cila nxiret nga ajeti 186 i sures EL Bekare, ku Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”

Në Kuranin e Madhërishëm gjejmë mbi katërmbëdhjetë ajete që paraqitet me të njëtin konstelacion, e që fillojnë me fjalën: “Të pyesin ty (Muhammed)” ose “Të pyet ty”, si: “Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në te është e madhe (mëkat i madh).” (El Bekare, 217) “Të pyesin se ç’do të japin…” (El Bekare, 219) “Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur…” (El Bekare, 222) “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh…”(El Bekare, 219) “Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëzi dhe për haxh…” (El Bekare, 189). Në përjashtim të këtij ajet nuk hasim dot fjalën “Thuaj“, sepse përgjigja ka ardhur direkte: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër”, që do të thotë se mes robit dhe Zotit nuk ka perde e as ndërmjetësues, ashtu siç kanë thënë dijetarët.

Po the “O Zot”, Allahu të thotë “Të përgjigjem robi Im”, e në qoftë se njëlloj e thua këtë në ruku, Allahu të thotë: “të përgjigjem robi Im”. Po ashtu edhe kur e thua këtë thirje i përulur me kokë në sexhde, Ai të thotë: “të përgjigjem robi Im”. Saqë, edhe kur mëkatari lutet “O Zot”, Mëshiruesi i përgjigjet: “Të përgjegjem”… “të përgjegjem… ” të përgjegjem.

Nuk ka çast më të lumtur për prindin se sa kur të shoh birin e pabindur dhe mosrrespektues që i është kthyer i penduar. Prandaj, kur robi mëkatarë i kthehet Allahut, një thirrës në qiej e tokë thërret “O kjrijesa të Zotit! Urone filanin, se është pajtuar me Krijuesin e tij Fisnik”. Si të mos jetë kështu, përderisa Allahu gëzohet me pendimin e robit, më tepër se gjetësi i një sendi të shtrenjtë të humbur kur atë e gjen. Në qoftë se do të kishe me vete një kambial (qek) me vlerë pesëqindmijë euro dhe e humbë, e ndërsa paredhënësi në ate moment të kërkon kambialin (qekun) që të marrësh paratë ose do të mbetësh pa të holla! Ti kërkon atë gjithandej, për disa ditë ose edhe javë me rradhe, deri sa së fundi mendove se vërtetë gjysmëmilionin e humbe. Kur befas e gjete ate! Vallë, a nuk do të gëzoheshe!?’ Kështu, Allahu më tepër gëzohet më pendimin e robit se ai që gjen pasurinë e humbur”. Madje, Ai gëzohet më shumë se personi i cili pasi që desh vdiq nga etja për ujë në mes të shkretëtirës e gjen një burim të ujit, apo rasti kur njeriu steril që posedon qindra miliona por jo edhe fëmijë, me gjithë dëshirën e flaktë për të qenë prind, kur gruaja i mbetet shtatëzënë. Si të mos jetë kështu, kur Allahu i Madhërishëm gëzohet me pendimin e robit të Tij më shumë se humbësi i i një sendi të çmuar kur e gjen atë, i eturi i rrezikuar kur shuan etjen dhe njeriu steril kur bëhet prind.

E mu për këtë arsye Allahu i Madhërishëm thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua,” pa përdorur fare fjalën “Thuaj” përgjigjet, “Unë jam afër”, që do të thotë: O robi Im! Nuk është mes Meje dhe teje askush. Thuaj: “O Zot”, dhe unë do të them: Të përgjigjem ty robi Im.

Kush nga ne do të kujtonte ajetin ma shpresëdhënës në Kuranin finsik? Ajetin të cilin sikur hajduti, laviri dhe kryesi i cilësdoqftë vepër penale ta lexonte do t’i rrënqethej lëkura “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshiruer.” (Ez Zumer, 53-56).

Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kuranin fisnik, që me automatizëm korespondon plotësisht me atë që thamë, por ama nuk e ndien shijen e pendimit vetem se ai të cilit ajo i është pranuar, që e ndien sikur kodra i janë hequr nga supet, ndihet pa brenga duke e përjetuar atë moment sikur Krijuesi i gjithësisë e do atë. Prandaj, shpejtoni për në pendim, se i Lartësuari ka lajmëruar: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet”.

Dhe, ashtu që ti përgjigjem lutjes së tyre, “Le të më luten Mua dhe le të më besojnë Mua”. Nëse ke besuar te Allahu nëpërmjet universit, ose nëpërmjet Kuranit, ose përmes veprimeve të Tij, e më pas e ke njohur rregullin e Tij dhe e ke vënë në praktikë … “le të më përgjigjen ata Mua”, e që nuk do ta bëjnë vetëm nëse besojnë në Mua. Pra, kemi rënditje të kundërt; “le të më përgjigjen Mua”, që varet nga besimi i tyre te Unë, “Le të më luten Mua dhe le të më besojnë Mua, që të udhëzohen.” (El-Bekare 186) nga lutja e pranuar.

Në shumicen e librave të lutjeve hasim që shkruhet: “Lutja e pranuar”, ndërsa lutja e pranuar është vetëm atëherë kur të besosh Allahun dhe të zbatosh urdhërin e Tij. Pra, vetëm atëherë mund të jesh lutësi të cilit i pranohen lutjet.
Ky ajet: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet” në vete përmban edhe kuptime tjetra me rëndesi.

Nganjëherë, njeriu lutet nisur nga zakoni. Kështu, pas çdo namazi ka lutje, mirëpo lutja vërtet e sinqertë është ajo që buron nga zemra e besimtarit, për të cilën vlen ajeti “i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet”. Pra, vetëm kur të besosh Allahun Krijues, Zot, i Plotfuqishëm, Ekziston pa fillim e pa mbarim, i Vetëm, e i Përsosur, dhe beson ligjin e Tij si të vetmin shembullor dhe rrugë e drejtë, në praktikimin e të cilit ai vetë është dhe së fundi pason lutja me sinqeritet, do të jetë ai besimtarë të cilit i përgjigjen lutjet. Vetëm duke qenë me lutje të pranuara do të jesh vërtet njeriu më i fortë mbi sipërfaqe të tokës. Në këtë rast mos thuaj: “Jam i dobët”, poashtu mos thuaj: “Jam i pafuqishëm”, e gjithashtu mos thuaj: “Muslimanët janë të dobët këto ditë”. Përkundrazi, ti je më i forti me lutje nga gjithçka në kozmos që është në fuqinë e Zotit. Ai nuk të ka urdhëruar ta adhurosh Ate vetëm pasi të siguroi se gjithçka kthehet tek Ai. Po të varej diçka nga ndonjë krijesë, e Allahu të thoshte: “O robi Im, më adhuro vetëm Mua’, ti do të thoshe: “Si të adhuroj vetëm Ty kur çështja ime është në dorë të filanit. Mirëpo, Ai me qartësi të plotë të tha se e tërë çështja (varet nga) kthehet tek Ai, duke filluar nga shëndeti, zemra, veshkët, mushkërit, truri, martesa, tregtia, pasuria, punësimi, ata që i udhëheq ti dhe ata që të udhëheqin ty “çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm atij, pra adhuroje Atë, mbështeu tek Ai, se Zoti yt, nuk është i panjohur për atë që veproni.”(Hud: 123).

Ndaj, vëllezër të dashur, mos e harroni këtë ajet fisnik: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër…”, mundësh të lutësh në vetvete, pa i lëvizur buzët fare, “përkujto pejgamberin e Allahut Zekerijanë: “Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët..”(Merjem: 3). Kur të hysh në ndonjë vënd të frikshëm, thuaj ’Zoti im, unë hoqa dorë nga mundësia dhe forca ime dhe u strehova në mundësinë dhe forcën Tënde, o Posedues i forcës absolute’. Ashtu vepro edhe kur të aplikosh për vënd pune, apo të vendosësh për themelimin e një projekti, ose për martesë, ose për udhëtim, madje edhe kur futesh në shtëpinë tënde dhe në të gjithë veprimtaritë dhe gjendjet tuaja thuaj ‘La havla ue la Kuvvete il-la Bil-lah’ (Nuk ka mundësi e as forcë vetëm se me Allahun).

Për shembull, kur njeriu hyn në shtëpi dhe përshendet me selam, djalli u thotë djajve të të tjerë: “S’ka vënd për ju në këtë shtëpi”. Kur njeriu ulet për të ngrënë e thotë: Bismilah (Me emrin e Allahut), Shejtani u thotë djajve tjerë: “Nuk paska as ushqim për ju në këtë shtëpi” dhe zbrapset nga aty ai dhe ata që janë me të për të gjetur vend diku tjetër. Ndërsa, kur njeriu hyn në shtëpi dhe nuk përshëndet me Selam, njëashtu kur i afrohet tryezës së ushqimit nuk përmend Zotin (nuk thotë Bismilah), atëherë djalli u thotë vëllezërve të tij: Gjetët vëndqëndrimin dhe darkën. Në këto raste në atë shtëpi janë prezente zënka dhe mospajtime gjatë tërë natës, mes familjarëve.

Po deshe që shtëpia e jote të jetë e qetë dhe të ketë në të prehje, sikur të ishte pjesë parajse, kur të hysh në shtëpi (përmend Zotin dhe) përshendet me selam dhe kur të dalësh prej saj thuaj: “O Allah! Kërkoj mbështetje tek Ti, që të mos devijoj kënd e as të më devijojë ndokush mua, që të mos i poshtëroj të tjerët e të mos më poshtërojnë mua, të mos bëj padrejtësi e të mos më bëhet padrejtësi, të mos i shpërfill të tjerët e të mos më shpërfillin mua”.

Pra, kemi lutje për hyrje në shtëpi e për dalje nga shtëpia dhe kemi, gjithashtu, për hyrje në Xhami: “O Zoti im! M’i hap dyert e mëshirës Sate!”. Fale namazin me frikërrespekt do të gjesh lumturinë. Dhe, kur të dalësh nga Xhamia thuaj: “O Zoti im! M’i hap dyert e mirësisë Sate!”. Të kem punë të mirë nëpërmjet të ciles afrohem tek Ti, kështu që ti je ose në xhami ose jashtë saj, e kur je brenda lute Allahun për mëshirë, kurse kur del jashtë kërko prej Tij sukses në punë të mirë të cilat të afrojnë tëk Ai.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kur ulej për të ngrënë ushqim thonte: “Falënderimi i përket vetëm Atij, që më dha mundësi të shijoj këtë ushqim…” Prandaj, kur të hash ushqim thuaj: Falenderimi i qoftë vetëm Atij, që më dha mundësi të shijoj këtë ushqim dhe ngeli në mua fuqinë e tij, se shëndetin, falë Zotit, e kam mirë.

Kur njeriu hyn të kryej nevojën dhe kur del mbasi të ketë kryer atë, kur hyn në shtëpi dhe kur del prej saj, kur i afrohet gruas, kur hyn në dyqanin e tij etj., të lut Zotin, të bën nijet për t’iu shërbyer muslimanve, dhe të thotë: O Zoti im! Më ruaj nga betimi i rrejshëm, nga humbja në shitblerje…! Pra, ekzistojnë lutje për biznes, për hyrje në treg, për hyrje në Xhami, për hyrje në shtëpi, për gjatë sëmundjes. Dhe, kujto atë se me lutje ti je njeriu më i fortë, dhe ate më i forti në sipërfaqen e tokës, dhe se Allahu ka njerëz të atillë që kur ata duan edhe Ai do.
Lutja në radhë të parë kërkon besim të plotë në Allah, pastaj, nënshtrim dhe së treti siqeritet në lutje.

Vetëm kur, në mënyrë kumulative, do të plotësoheshin tre kushtet: besimi i drejtë, veprat e mira dhe sinqeriteti, do të jesh nga ata të cilëve ju pranohet lutja, dhe vetëm se si i atillë do të jesh njeriu më i forti. Prandaj, mos thuaj: “Jam i pafuqishëm ose i dobtë”, se Allahu është me ty, e kur Allahu është me ty kush mund të jetë kundër teje. Dhe në të kundërtën, kur Allahun e ke kundër, kë e ke me ty?! Sdo mend se askë.

______________
Përktheu nga arabishtja:
Salim M. SULEJMANI

Burimi: http://breziiri.com/2010/05/03/lutja-eshte-ibadet/

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme