
Çfarë dimë mbi librin tonë?
Muaji i Kur’anit është ramazani. Nata në të cilën ka filluar të shpallet Kur’ani është “Lejletu-l-kadr”. Nata e Kadrit është e fshehur në netët teke të pjesës së tretë të ramazanit. Ajo natë është më e vlefshme sesa një mijë muaj!
Kur’ani ka 114 sure ose kapituj.
ur’ani ka 6236 ajete.
Numri i parë, gjashta, nënkupton gjashtë ajetet e Fatihasë, gjashtëshja e fundit, gjashtë ajetet e sures en-Nasr, ndërsa numri mesor “23” nënkupton periudhën kohore në të cilën u shpall Kur’ani i cili fillon me Fatihanë dhe mbaron me suren en-Nasr.
Kur’ani ka 77845 fjalë.
Kur’ani ka 330733/b] shkronja.
Kur’ani ka [b]30 xhuza ose pjesë. Çdo xhuz përbëhet prej 20 faqesh.
Kur’ani ka 60 hizbe.
Kur’ani ka 240 Rube’.
Sure mekkase në Kur’an ka 85. Numri i sureve medinase është 29. Kur’ani është shpallur në periudhën prej 23 vjetësh.
Kur’ani i ka këto emra: El-Furkan, Et-Tenzil. El-Kitab, El-Vahj, Ahsanu-l-hadith, Es-Siratu-l-mustekim, Er-Ruh, El-Urvetu-l-vuthka...
Në Kur’an ka 14 -15 ajete pas të cilit lexim duhet bërë sexhde.
Sureja më e gjatë në Kur’an është sureja El-Bekare, ka 286 ajete. Ajeti më i gjatë në Kur’an është ajeti 282.
Fjala më e gjatë në Kur’an është “Fe’eskajnakumuhu”, (ﻒﺃﺴﻖﻴﻦﺃﻚﻤﻭﻩ), e cila i ka 11 shkronja.
Sureja më e shkurtër në Kur’an është sureja el-Kevther, e cila i ka tre ajete. Ajeti më i shkurtër në Kur’an është “Mudham-metani”, ﻤﺪﻬﺃﻤﺖﺃﻦ) ), i sures Er-Rahman.
Në Kur’an përmenden 25 emra të dërguarve.
Pesë sure të Kur’anit bartin emra sipas emrave të të Dërguarve: Junus, Hud, Jusuf, Ibrahim, Muhammed.
I Dërguari i cili më së shumti përmendet në Kur’an është Musai, a.s. Përmendet 136 herë.
Gjashtë sure në Kur’an bartin emra sipas gjallesave: El-Bekare (Lopa), En-Neml (Milingonat), El-Fil (Elefantët), En-Nahl (Bleta), El-Ankebut (Merimanga).
Dhjetë ajete kanë emra sipas periudhave kohore: suret-l-fexhr (agimi), suret-l-lejl (nata), suretu-d-duha (mesi i paradites), suret-l-asr (iqindija ose koha në përgjithësi).
Masat dënuese të përmendura në Kur’an janë: dënimi për zina (prostitucion), dënimi për shpifje, dënimi për vjedhje, dënimi për plaçkitje dhe dënimi për padrejtësi.
Në Kur’an janë të përmendura këto gjallesa: lopa, mushkonja, miza, milingonat, bletët, gjarpri, deveja, qeni, sorra, elefantët, merimanga, luani, karkalecat, ujku, pupëza, kuajt, mushkat, mgomari.
Në Kur’an sipas emrit përmenden pesë melek: Xhibrili, Mika’ili, Maliku, Haruti dhe Maruti.
Bimët e përmendura në Kur’an janë: qepa e zezë, fiku, sinapi, shega, borziloku, zekkum (drurë në xhehenem), dëllinjë, grosha, krastaveci, gruri, palma, qepa e bardhë, bruka, gjembi, kungulli, rrushi, ulliri, bananet.
Në Kur’an janë përmendur këto zanate: farkëtari, druvari, endësi, ai që thur, bujqësia, zhytari (palombari), punimi i hekurit të vlefshëm, detaria, kuzhinieri, kasapi.
Pjesët trupore të njeriut të përmendura në Kur’an: zemra, dora, barku, gjuha, syri, këmba, balli, shpina, lëkura, veshi, koka, goja, qafa, fytyra, zorra, thembra, majat e gishtërinjve, faqe, fyti, kraharori, buzët, shputa, dhëmbi, anë, kocit, nyja.
Kur’ani renditjen e sureve e ka sipas shpalljes dhe sipas musafit. Tre sure janë, renditja e të cilave është edhe sipas shpalljes edhe sipas musafit: Sad, Nuh dhe el-Infitar.
Në Kur’an vetëm dy ajete i përmbajnë të gjitha shkronjat e gjuhës arabe: Ajeti 154., Ali Imran dhe ajeti 29., i sures el-Feth.
Sureja el-Ihlas, për shkak të përmbajtjes së saj, është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.
Sureja el-Muxhadele është e vetmja sure në çdo ajet të së cilës përmendet Allahu.
Sureja et-Teube është e vetmja sure në fillimin e së cilës nuk e ka bismil-lahin.
Sureja en-Neml është sureja me dy bismil-laha. Njëri në fillim, ndërsa tjetri në ajetin 30.
I pari i cili e tuboi Kur’anin është Ebu Bekr es-Siddiku.
I pari i cili njerëzve Kur’anin ua tuboi në një kiraeti është Othman b. Affani.
Gruaja e vetme, të cilës emri i përmendet në Kur’an, është Merjemja, nëna e Isait, a.s.
Sahabiu i vetëm, të cilit emri i përmendet në Kur’an, është Zejd b. Harith.
Sureja el-Bekare dhe Ali Imran në hadith janë të emëruara si “Ez-Zahravani”.
Sureja Jasin është zemra e Kur’anit.
Bukuria e Kur’anit është sureja er-Rahman.
Suret e vetme të cilat fillojnë me “O ju besimtarë”, janë: el-Maide, el-Mumtehineh dhe el-Huxhurat.
Vendi i vetëm në Kur’an ku Allahu, xh.sh., direkt u drejtohet kafirave është ajeti i 7 i sures et-Tahrim. (Ja ej-juhe-l-ledhine keferu, la ta’tedhiru jevme...”).
Me fjalët “El-Hamdu-l-lil-lahi”, fillojnë pesë sure në Kur’an, dhe ato:
1) el-Fatiha – El-Hamdu-l-lilahi rab-bi-l-alemin.
2) El-En’am – El-hamdu-l-lil-lahi-l-ledhi haleka-s-semavati vel erd...
3) El-Kehf – El-hamdu-l-lil-lahi-l-ledhi enzele ala abdihi-l-kitabe...
4) Sebe’ - El-hamdu-l-lil-lahi-l-ledhi lehu ma fi-s-semavati vel erdi...
5) Fatir - El-hamdu-l-lil-lahi fatiri-s-semavati vel erdi.
Me fjalët “El-Hamdu-l-lil-lahi”, mbarojnë pesë sure në Kur’an, dhe ato:
1) El-Isra – Ve kul-hamdu l-lilahi...
2) En-Neml – Ve kuli-l-hamdu lil-lahi.
3) Es-Saffat – Ve-l- hamdu lil-lahi rab-bi-l-alemin.
4) Ez-Zumer – Ve kile-l-hamdu lil-lahi rab-bi-l-alemin.
5) El-Xhathije - Fe lil-lahi-l hamdu rab-bis-semavati ve rab-bil erdi.
Gjashtë sure në Kur’an fillojnë me “tesbih”.
Me shkurtesat kur’anore fillojnë 19 sure.
Tre sure kur’anore përfundojnë sipas emrave të tyre: El-Mau’un, El-Mesed dhe En-Nas.
Suret nga grupi El-Havamim janë: Gafir (Mu’min), Fussilet, Esh-Shura, Ez-Zuhruf, Ed-Duhan, El-Xhathije, El-Ahkaf.
Fjala e cila saktësisht gjendet në mes të Kur’anit është “Firak”. (Hadha firaku bejni ve bejnek – El-Kehf, ajeti 78.) Sipas disa llogaritjeve të tjera fjala e mesit të Kur’anit është “Vel-jetelet-taf”, në ajetin 19 të sures El-Kehf.
Dy shkronjat, ha dhe dal në fjalën “uhdithe” (ajeti 70 i sures el-Kehf), gjenden saktësisht në mes të Kur’anit.
Ajeti më madhështor i Kur’anit është ajetu-l-kursijj. Ai është ajeti 255., i sures El-Bekare. Ka 50 fjalë, 185 shkronja dhe në të përmenden pesë emrat e bukur të Allahut: Allah, El-Hajj, El-Kaj-jum, El-Alij-j dhe el-Adhim. Këto pesë emrat e Allahut përbëjnë 25 shkronja.
Numri më i madh i përmendur në Kur’an është: njëqind mijë (100 000)
Tefsiret më të njohur të Kur’anit janë: Tefsiri i imam Taberiu, “Tefsiri i madh”, i Ibn Kethirit, “Ruhu-l-me’ani”, nga imam Alusi, Tefsiri i imam Kurtubiut, “Mefatihu-l-gajbi”, nga Fahru-r-Razi, “Nën hijen e Kur’anit”, nga Sejjid Kutbi.
Komentuesi i Kur’anit është Abdullah b. Abbasi, r.a.
Përktheu nga boshnjakishtja: Mehas Alija
(Titulli i ketij artikulli eshte i vet perkthyesit. Ndersa ne origjinal eshte: "Kuran - ummete kurana".
http://www.breziiri.com/modules/news/article.php?storyid=193