DIMENSIONI ISLAM DHE KOMBËTAR I LIDHJES SË PRIZRENIT MË 1878

   Hyrje


 


 


Gjysma e dytë e shekullit XIX, sidomos pa­­ra ­­dhe pas Lidhjes së Prizrenit, për sh­­­qip­ta­rët paraqet një ndër periudhat më të rën­­dë­­sish­me gjatë dy shekujve të fundit në pik­ë­­p­­a­je na­cionale, religjioze, gje­ost­rat­egj­ik­e e të tjera. Nga një vend relativisht i qe­­të, ­trojet shqip­ta­re, sidomos Prizreni me ra­jo­n, ­u bënë epi­qen­dër  e zhvillimeve  dhe kt­h­esa­ve të bujshme po­litike, ushtarake, kul­t­ur­ore etj..


­­Për historinë e Lidhjes së Prizrenit, his­­t­orianë, por edhe shkencëtarë të fushave të ­tje­ra në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë, kanë bërë një varg studimesh, por duke traj­t­­uar vetëm segmente të saj. Kjo gjendje mbi­­z­o­t­ëron që nga rënia e Perandorisë Os­m­ane e deri në fillim të shekullit XXI.[2]


Ndo­n­ëse as ky shkrim nuk synon ta për­­­­­mi­rë­sojë këtë gjendje, megjithatë më te­p­ër syn­on ta aktualizojë temën nga pike­pa­mje më objek­tive, pa fragmentarizime, thjesht të jetë më afër ndodhive që kanë ek­zi­­s­­tuar në kohën kur Lidhja e Prizrenit u for­­mua, kulmoi dhe veproi.


 



 


 


 


Shqyrtime paraprake


Çka i parapriu
Lidhjes së Prizrenit?


 


Për pyetjen e parashtruar intelektualët dhe hulumtuesit e fushave të ndryshme, shqi­­­p­­tarë dhe joshqiptarë, ende nuk janë në uj­­di për burimin dhe motivet e ideve pat­rio­­tike te shqiptarët vendas ose te ata që ba­n­o­n­in­ jashtë trojeve shqiptare[3] në gjys­mën e dytë të shekullit XIX. Megjithatë, men­­dimi i Noel Malkolmit, i cili i dallon tre gru­p­ime ose kahe politike në periudhën hi­s­t­o­­rike para Lidhjes së Prizrenit, kryesisht ësh­të i pr­anueshëm:


- Grupimi i parë, sipas tij, ishte përpjekja e malësorëve për t’i mbrojtur ose edhe për t’i zgjeruar të drejtat e tyre tradicionale të ve­të­qeverisjes, përballë programit të re­for­ma­ve osmane; në këto reforma dëshirohej të imponohet elementi vendas, si për mus­li­­ma­nët ashtu edhe për kristianët, si për ma­­lësorët ashtu edhe për rrafshin. Këtë sht­re­së Christine von Kohl-i e quan “shtresa e ana­l­fabetëve, e çifligarëve të mesëm”[4];


- Grupimi i dytë synonte krijimin e një prin­ci­pate autonome katolike shqiptare, të cil­­­ën­ e përkrahu edhe monsinjor Prenk Bibë Doda. Ai nuk do të zgjedhë mjete për ta sendë­rtuar këtë ide, madje për këtë që­llim do të­ bashkëpunojë edhe me Malin e Zi. Kët­ë ide e ndihmoi edhe Austro-Hun­ga­ria, por edhe arbëreshët, si politikisht ashtu ed­he me armë. Mirëpo, për shkak të syni­meve egoiste katolike, kjo ide dështoi. Këtë shtr­e­së Von Kohl-i e quan si “shtresa e pri­jë­s­ve fisnorë dhe sunduesve feudalë, të ci­lë­t herë janë në hasmëri ndër­mjet veti e her­ë në hasmëri me organet lokale”[5];


- Grupimi i tretë, i cili kryesisht jetonte në m­ërgim, që njihej si grupi i Stambollit, ku sh­quheshin vëllezërit Frashëri, ishte më akt­­ivi në mesin e tyre.[6] Këtë shtresë Von Ko­hl e quan “shtresa e intelektualëve të ar­si­mu­ar në Evropë apo në Turqi, që gëzonin nam dhe autoritet në Stamboll apo në botën arabe”.[7]


Sipas shumicës së studiuesve shqi­p­ta­rë, grupimi i tretë konsiderohet flam­urtar i pa­triotizmës shqiptare dhe ishte më i zë­sh­mi dhe më aktivi. Ky grup do ta bartë bar­rën kryesore në përgatitjen dhe org­ani­zi­min e tubimit të njohur në Prizren më 1878.


 



 


 


[]


Pse dhe si u formua
Lidhja e Prizrenit?


 


Lidhja e Prizrenit, formimi i së cilës ku­­­­­l­­­­­m­­oi më 10 qe­rshor 1878 në Prizren nga di­s­a pr­­ij­ës autor­itativë fetarë e politikë të tro­­­­j­­­e­­ve shq­ip­tare, kurs­e u përkrah edhe nga kr­e­­­­rët e popullatës mus­limane shqiptare në Ball­­­­kan, erdhi si rezultat dhe pasojë i shu­më faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, por sidomos si pasojë e dobësimit të Per­an­d­­o­risë Osmane nga një anë dhe e synimeve glla­bëruese, pushtuese dhe asimiluese e shte­teve fqinje: Greqisë, Serbisë e Malit të Zi, të bëra publike sidomos në Traktatin e Shën Stefanit më 3 mars 1878, të nën­shkru­ar midis Rusisë dhe Perandorisë Os­m­­a­ne[8], e njohur si Kriza Lindore[9], ku Tur­qia qe e detyruar ta nënshkruajë këtë ma­rrë­veshje në dëm të saj, nga ana tjetër.


“Id­eja e Madhe” (Megalo idea) e kry­emi­nis­trit grek Jani Koleta më 1844[10], ang­azhimet ma­lazeze për aneksimin e tok­ave shqiptare[11], “Pro­jekti Naçërtania” i min­istrit serb Ilija Ga­­ra­shanin më 1844, proj­ektet ruse për co­pë­­ti­min e Perandorisë Osm­ane dhe synimi i tyre të sundojnë sipas shem­bullit të Pe­ran­do­risë Bi­­zantine[12] etj., e moh­onin ek­zis­ti­min e shqi­p­­­tarëve dhe syno­nin aneksimin e të­rë­si­shëm të tokave të t­yre.[13]


Duke komentuar temën e Lidhjes së Priz­­renit, Tajar Zavalani thotë: “Kongresi i Ber­linit erdhë si pasojë e luftës ruso-turke të vi­tit 1877.” Mirëpo, ky kongres në tokat shqip­­tare “kumboi si rrufeja në një qiell pa re”, kë­shtu që “krerët shqiptarë të çdo feje, ra­ce dhe kulture vrapuen në Prizren për ta org­a­ni­zuar rezistencën kundër Malit të Zi dhe ku­ndër Evropës që e përkrahte.[14]


Hulumtimet historike çojnë në për­fun­dim se panortodoksizmi ishte mjaft aktiv dhe i organizuar në përpjekjet për cope­timin dhe push­timin e trojeve shqiptare.[15]


Bur­imet historike dëshmojnë se cari rus shpre­­sonte të dominojë në Ballkan, duke i sa­kri­fikuar vëllezërit e vegjël sllavë: “serbët, bo­­s­­hnjakët, malazezët e bullgarët e Ma­qe­do­ni­së”. Në këtë drejtim Rusia cariste bëri për­ga­­­titje të gjithanshme.[16]



1. Ders’hanja e medresesë së Gazi Mehmed pashës


 


Dokumentet diplomatike angleze të ko­hës, sikurse Peticioni i Lidhjes, i dërguar An­glisë më 1879 argumenton se “ngjarjet e fun­dit dhe rreziku i zhdukjes së kombësisë sonë e rriti dashurinë për atdheun aq shumë të da­shur te të gjithë njerëzit e zakonshëm dhe zgjoi në malet tona idetë e përparimit dhe të qy­te­të­ri­mit, të cilat një popull i dëshiron për ruajtjen e ek­zistencës së vet, dëshirë kjo e cila nuk mund t’i mohohet ...”.[17]


Von Kohl-i mendon se krahas kushteve të rënda politike, ekonomike, kulturore të shqip­tarëve, radikalizmin e vetëdijes kom­bë­tare shqiptare më së shumti e ka nxitur Trak­tati i Shën Stefanit dhe Kongresi i Ber­li­nit.[18]


Eqrem bej Vlora, si njohës i mirë i rre­tha­nave evropiane, bën një krahasim larg­pa­mës, duke pohuar se krijimi i Lidhjes së Priz­renit ishte “spontanisht”, “në një mënyrë qe­veri popullore, e ngjashme me besëlidhjen që e kri­juan në vitin 1291 kantonet zvicerane të Shvi­cit, Urit dhe Untervaldit”.[19]


Traktati i Shën Stefanit i shkëpuste pe­randorisë toka të mëdha të banuara krye­sisht me shqiptarë, andaj, një gjë e kë­ti­llë shihej me tmerr, si nga shqiptarët mus­li­ma­në [20] ashtu edhe nga sulltan Ab­dul­ha­mi­ti II, i cili jo në pak raste e kishte vënë në pah dashurinë e tij për kombin shqiptar.[21] Ai, madje, kishte bërë zakon të përsëriste se “pe­­randoria e tij mbahej me shqiptarët dhe ara­bët.” [22] Qeveria qendrore në Stamboll jo ve­tëm që u tregua dashamirëse ndaj idesë, por mori pjesë aktive dhe në themelimin e Lidh­jes në Prizren: kjo ndodhi për shkak se ishte në interes të saj të nxiste një lëvizje të drej­tuar kundër kërkesave sllave, dhe, pak më vonë, edhe kundër kërkesave greke, thjesh­të të bëhej një lëvizje e rëndësishme sa të tërhiqte edhe vëmendjen e Evropës.[23] Sull­tani, madje, e ftoi Sheh Mustafë Te­to­vën dhe Abdul bej Frashërin dhe u bëri re­ko­mandime të caktuara. U shkroi edhe udhë­heqësve të tjerë, si Ahmet efendi Ko­re­nicës, kadi nga Gjakova, Ymer Prizrenit, my­derris e myfti nga Prizreni dhe Jonuz Zyh­di efendiut, myfti nga Dibra. Po ashtu, ko­mandantëve ushtarakë në terren u dha ur­dhër që mos ta pengojnë Lidhjen.[24]


Krahas asaj se Sulltani ishte i interesuar që në të njëjtën kohë ta ngrinte në revoltë po­pullatën muslimane në Ballkan kundër Trak­tatit të Shën-Stefanit, të cilët do të shër­be­nin si një faktor më shumë për presion ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, të ci­lat kërkonin të përfitojnë nga Traktati, ai dë­shironte t’i bindë edhe Fuqitë e Mëdha që Perandoria kishte ende ndikim në Ball­kan[25]. Po ashtu, dëshironte të përfitonte në mak­simum edhe nga rivaliteti anglo-aus­t­riak kundër Rusisë[26] dhe të ruante sa më shumë të ishte e mundur nga perandoria e tij.


Ndërkaq, nga ana tjetër, duke dashur që të ndikojnë në mënyrë të tërthortë dhe t’i sabotojnë vendimet e Shën-Stefanit, Fu­qi­t­ë e Mëdha fillimisht do të provokojnë zhvi­llimin e një konferenceje ndërkom­beta­re të paqes, të cilën edhe pse Rusia fillim­isht nuk e pranoi, më pas Fuqitë e Mëdha do ta detyrojnë në këtë.[27]



2. Harta sipas Traktatit të Shën Stefanit 1877


 


Britania e Madhe dhe Austria, të mbë­shte­­tura nga Gjermania, Franca dhe Italia, ishin ato që kërkonin me ngulmë rishikimin ven­dimeve të Shën Stefanit, me qëllim të pen­gimit të ndikimit rus në Ballkan e rajon.[28] Kjo konferencë njihet me emrin Kongresi i Ber­linit, që do të mblidhet më 13 qershor 1878, kryesisht nën presionin e Anglisë dhe Aus­tro-Hungarisë kundër Rusisë. Megjithatë Kon­gresi do të synojë t’i anulojë fitoret ruse nga Shën Stefani dhe ta zvogëlojë në mak­si­mum daljen sllave në Adriatik.[29] Por, Kon­gre­si i Berlinit nuk solli ndonjë dobi të duk­sh­me në llogari të trojeve shqiptare. Peter Bartl këtë e thotë kështu: “Në Kongresin e Ber­li­nit qenë marrë parasysh interesat e të gjithë po­puj­ve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm - të shqip­tarëve.”



3. Kufijtë sipas Traktatit Shën Stefanit


 


Ai këtë e arsyeton me faktin se shqip­ta­rët nuk gjetën ndonjë protektor të fortë në me­sin e fuqive të mëdha për t’i mbrojtur in­teresat e tyre, por edhe për arsye se shu­mica dërmuese shqiptare i përkisnin fesë mus­li­ma­ne dhe ishin lojalë ndaj Pe­ran­do­ri­së Os­ma­ne. Po ashtu, shqiptarët shihnin te Pe­ran­do­ria Osmane edhe garancinë e mbi­je­tesës së tyre fizike përballë synimeve shfa­rosëse të popujve fqinjë kristianë.[30] Këtë e pohon edhe një dokument i asaj kohe: “Vetë Lidhja Shqip­tare e Prizrenit ishte kri­juar për ta kun­dër­shtu­ar politikën shoviniste ser­be, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atë turke”.[31]


Pikërisht pse sllavët shiheshin si armik më i rrezikshëm, Lidhja e Prizrenit kishte ven­dosur të mos i shpallë luftë Turqisë, por me ndihmën e saj të mbrohet nga kër­cë­ni­mi kryesor i fqinjëve. Edhe Hasan Prish­ti­na, udhëheqësi i përgjithshëm i kryen­grit­jes së përgjithshme  të armatosur an­ti­os­ma­ne “nuk e konsideronte Turqinë, por Serbinë me fqinjët tjerë sllavë si rrezik”. [32]


 



4. Kongresi i Berlinit (13 qershor- 13 korrik 1878)



 


 


[]


Përmasat e
Lidhjes së Prizrenit


 


Literatura shkollore dhe ajo e për­gjith­sh­me e historisë vazhdon ta përshkruajë Lidh­jen e Prizrenit varësisht nga orientimi po­litik dhe ideologjik i autorit dhe botuesit. Në këtë rast veçohen, siç do ta thotë këtë H. Fe­raj, dy kampe kryesore brendashqiptare:


- Kampi i cili mendon se Perandoria Os­mane paraqet rrezikun dhe armikun krye­sor dhe, për pasojë, kemi bashkimin e shqip­tarëve me sllavët, grekët, aus­tro­hun­ga­rezët francezët, rusët, papatin etj., dhe for­mimin e grupeve e partive grekomane dhe sllavofile, dhe;


- Kampi i cili konsideron se sulltani os­man është më tolerant, më pak i rrezikshëm për asimilim etnik dhe i cili u bashkua me os­man­linjtë në luftë kundër rrezikut sllavizues dhe greqizues, që si rezultat më vonë kemi for­mimin e partisë nacionaliste.[33]


Po ashtu, nuk bën të shpërfillet edhe ana­liza mendjehollë e Berhart Tënit, i cili duke i analizuar rrymat shpirtërore dhe po­li­tike të Turqisë së asaj kohe shkruan:


“Shqipëria gjatë periudhës së Rilindjes jo ve­tëm që ka qenë një pjesë përbërëse e Perandorisë Os­mane, por dy të tretat e popullsisë së saj ishin mu­hamedane, që shihnin te Sulltani përfaqësuesin më të lartë tokësor të Allahut.” [34]


Historiani i madh perëndimor Joseph von Hammer shton edhe një element tjetër duke thënë:


“Shqiptarët ishin të kënaqur me pozitën e tyre brenda perandorisë, pasi që shumica e tyre i takonin klasës sunduese osmane dhe nga ana tje­tër në vetë Shqipërinë fiset malësore katolike dhe muslimane në veri dhe fiset greko-ortodokse të zonave jugore, Suli dhe Himara, gëzonin thuaj­se pavarësi të plotë..” [35]


Mirëpo, kjo gjendje ndryshoi pas ven­di­meve të Shën Stefanit dhe Berlinit, kur tro­jet shqiptare filluan të copëtohen në llo­ga­ri të vendeve të tjera ballkanike që ishin në formim e sipër. Lëvizjet e këtilla e zgju­an ndërgjegjen fetare dhe nacionale të shqip­tarëve dhe çuan deri te formimi i Lidh­jes së Prizrenit më 1878 dhe deri te pa­ra­qitja e grupimeve dhe fërkimeve të ndry­sh­me ideologjike.


Ndoshta përgjigjja më e plotë në di­le­mën e shumë historianëve dhe analistëve se a ishte Lidhja e Prizrenit me tipare is­la­me apo ishte me tipare të pastra nacionale, kom­binim i të dyjave apo ishte vetëm një mash­trim i sulltan Abdulhamidit II, do të gjen­det në një studim të Kemal H. Karpat-it, i cili përmend disa faktorë.


Qysh nga mossuksesi osman në rre­thi­min e Vjenës më 1529-1532, sulltanët os­ma­në menduan dhe vepruan me ndry­shi­me politike dhe ekonomike në Perandori. Kjo u manifestua me një varg kanun-na­mesh e rregullativash të tjera. Edhe pse këto kanune nuk kishin prejardhje hyj­no­re, ato e respektonin traditën muslimane (Kur’­anin dhe Hadithin). Sidomos e kishin në konsideratë diversitetin etnik dhe fetar të popujve dhe vendeve ku shtrihej Pe­ran­do­ria Osmane. Kjo dinamikë në aspektin ju­ridik, administrativ, gjyqësor dhe ush­ta­rak bëri që perandoria të ishte joshëse për të gjithë shtetasit e saj për të jetuar dhe vep­ruar.


Faktorë tjetër ishte edhe problemi i mi­g­rimeve. Për shkak të jotolerancës së fqi­­njëve të Perandorisë Osmane ndaj mus­li­­manëve, shumë muslimanë (por edhe he­b­ra­ikë) filluan të depërtojnë në brendi të pe­­randorisë. Migrimet më të dhunshme dhe më masive ishin ato nga Kaukazi, por edhe nga veriu i Ballkanit në drejtim të Ko­­sovës dhe të trojeve shqiptare. Në bazë të parimit të solidaritetit në Islam, këta mig­rues u pranuan dhe u ndihmuan nga ven­dasit dhe nga vetë sulltani si halif i mus­limanëve. Këta dhe faktorë të tjerë e de­tyruan Sulltan Abdulhamidin II (sundoi më 1876-1909) që ta aprovojë një “politikë is­lame”, të ndryshme nga pararendësit e tij, duke i respektuar rrethanat e reja dhe duke promovuar koncept të ri të shtetit, i cili e përbën elementin e popullit, të te­rri­to­rit dhe të identitetit islam.


Dhuna sistematike e ushtruar ndaj mus­limanëve jashtë kufijve të Perandorisë Os­mane (dar’ul-harb) dhe migrimi i tyre nga jashtë në brendi të territorit pe­ran­do­rak (dar’ul-islam) e shtyri Sulltan Ab­dul­ha­midin II që ta përdorë pozitën e tij prej ha­lifi lidhur me kohezionin e brendshëm dhe ta kontrollojë fundamentalizmin po­pu­list që erdhi sidomos me migruesit dhe ta integrojë atë me islamin ortodoks (të mirë­filltë) të pranishëm në Perandori. Kjo po­litikë, po ashtu, bëri edhe integrimin ideo­logjik dhe kulturor të migruesve dhe shtre­save të tjera perandorake të po­pu­ll­si­së, si kombi musliman osman (mil-let).[36] Men­dojmë se kundrejt rrethanave të gjithm­barshme të asaj kohe politika pro­is­la­me e Abdulhamidit II është e drejtë.[37] Lidh­ja e Prizrenit nuk ishte e vetmja e cila ven­dosi që Sheriati të jetë bazament ligjor në shtetin e tyre të ardhshëm, por këtë e bënë edhe boshnjakët në Bosnjë, të cilët u dek­laruan për vlefshmërinë e Sheriatit. Mad­je, duke u frikësuar nga ndonjë ma­sa­kër nga Autro-Hungaria, edhe të krish­te­rët e atjeshëm deshën të futen nën au­to­ri­te­­tin e Perandorisë Osmane.[38] Boshnjakët e Bos­­­njës me këmbëngulje madje kërkuan t’i vazh­­­dojnë lidhjet me Portën e Lartë dhe me Shej­h’ul-islamin në Stamboll, gjë që u mun­dë­sua me Konventën e Stambollit në prill të vi­tit 1879, në të cilën, me nenin 2, mus­li­ma­në­ve të Bosnjës dhe Hercegovinës iu garantua që pa problem të mbajnë lidh­je me eprorët më të lartë fetarë në Sta­m­boll.[39]


Çështjen e përcaktimit ‘islam’ të Ab­dul­hamidit II duhet shikuar nga këndi tje­tër, nga ai ndërkombëtar. Për t’i sen­dër­tu­ar synimet ekspansioniste, Evropa, e si­do­mos Anglia, filloi të luajë me kartën e na­cio­nalizmit. Evropa e nxiti naciona­lizimin arab, duke i forcuar tezat se turqit e kanë uzur­puar të drejtën e tyre për halifat etj. Në këtë ishin mjaft aktiv edhe kristianët ara­bë në Haleb, Damask, Bejrut, Bagdad e qy­te­te të tjera.[40] Ndërkaq Abdulhamidi II ide­në is­lame e shihte si element integrimi dhe fu­qie, kundrejt elementeve se­pa­ra­tis­te, që më vonë do të jenë fatale për botën mus­limane. Edhe sikur ideja panislamiste, e cila i at­ri­buo­het Abdulhamidit II, të ishte e keqe, ana­kro­nike, destruktive e të tjera, ajo ishte një për­gjigje kundrejt pan­ger­ma­niz­mit, pan­kris­tia­nizmit dhe pan­slla­viz­mit.[41]


 



 


 


[]


Shtrembërimi i realitetit historik
 të Lidhjes së Prizrenit


 


Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan ins­ti­tu­cio­ne dhe individë. Ajo vazhdon të për­shkru­het si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe i nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër me osmanët dhe identitetin islam të shqip­tarëve, e jo me pushtuesit serbë në veri dhe grekë në jug.[42] Në pamundësi që të thu­hen të gjitha, do ta cekim vetëm Sami Fra­shërin, cili përmend se në kohën e Lidh­jes së Prizrenit gazeta “Courrier d’Orient” aku­zoi se Lidhja ishte mbështetur “mbi fa­na­tizmin fetar dhe do të drejtohej kundër të krish­terëve”, duke harruar se edhe të krish­te­rët, ani pse për interesat e tyre, dhanë kon­tribut “në idenë e kombësisë” [43] dhe kishin ma­rrëdhënie reciproke të qëndrueshme me mus­limanët.


Edhe më vonë intelektualë dhe ins­ti­tu­cio­ne të caktuara me të drejtë e kanë vë­rej­tur karakterin islam të Lidhjes së Prizrenit, por për fat të keq, në vend të qasjes ob­jek­ti­ve, reale e shkencore të këtij realiteti, këta abu­zojnë me synimet dhe programet e LP-së, duke promovuar vetëm aspekte të cak­tua­ra të saj. Jemi të mendimit se përpjekjet për ta eliminuar elementin islam nga Lidh­ja janë të pavend në aspektin ideologjik, të pa­qëndrueshme në aspektin historik, janë fal­sifikim në aspektin shkencor, duke bërë kësh­tu paralelizma me kristianizmin mes­je­tar dhe duke mos e njohur fare frymën e is­la­mit.[44] Në fund të fundit, vendimet në Lidh­je paraqisnin reflektim të kohës, rre­tha­nave dhe të nevojave të tyre fetare, kul­tu­rore, politike dhe ekonomike, pra jo ref­lek­tim të kohës që do të vijë.


Ndër veprat që e shtrembëruan Lidh­jen e Prizrenit është edhe Enciklopedia e Ju­go­sllavisë. Kjo enciklopedi, me qëllime dis­kre­ditimi, pohon se Lidhja e Prizrenit ishte “produkt i Portës” [45], kurse miratimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit nga Pe­­­randoria Osmane e mendon si mash­trim, sepse “i ka armatosur shqiptarët dhe fi­­nanciarisht e ka ndihmuar Lidhjen në më­­nyrë që territoret e pushtuara me­gji­tha­të të mbesin në suaza të Perandorisë.[46]


Në këtë frymë mendoj se ishte edhe “me­sazhi telegrafik i dt. 21 shtator 1320/ E.s.: 3 tetor 1879, i dërguar për të përcjellë kër­ke­sën e parisë së Shqipërisë për bashkimin në një Vi­lajet të vetëm të të gjitha trojeve shqiptare, si kusht që ato të qëndrojnë të bashkuara me Shte­tin Osman”.[47]



5. Pamje e Ders’hanes në vitin 2006


Këtu nuk u mbajtë Lidhja e Prizrenit.


 


Edhe Aleks Buda kur flet për Lidhjen, fry­mën islame të saj ia përshkruan fak­to­rë­ve të parëndësishëm, duke pohuar se “roli mbi­zotërues i feudalëve dhe i elementëve të tjerë kon­servatorë në Lidhje dhe ndikimi i Portës së Lar­të që vepronte nëpërmjet atyre” “nuk mund të mos linin gjurmë në vendimet e Lidhjes në këtë pe­riudhë. Kjo shprehej në mënyrë të veçantë në ato pika të Karar-namesë që donin t’i jepnin Lidh­jes karakterin e një organizate të mbështetur në parime fetare islamike, të destinuar për rua­j­tjen e sundimit turk në Ballkan.” Më tej Aleks Buda frymën islame e gjen edhe në atë që “Lidh­ja të mbronte me forcat e saj Bosnjë-Her­ce­go­vinën, të pengonte formimin e shtetit bullgar”. A. Buda si argument thekson edhe emrin e Lidhjes si element islam e cila quhej Cem’iyyet-i Ihtilat-i is­lamiyye (Komiteti i Bashkimit Islam).” [48]


Ndër autorët që bëjnë pjesë në kampin an­tiosman (antiislam) është edhe historiani nga Shqipëria, Kristo Frashëri.[49] Ai në vep­rën Historia e Popullit Shqiptar kur flet për ko­hën dhe ngjarjet që çuan në nënshkrimin e Lidhjes së Prizrenit, atë e portretizon si një fushatë presioni nga osmanët, të cilët kër­konin t’i bënin shqiptarët islamikë:


“Funksionarët e administratës dhe për­kra­hë­sit e tyre sulltanistë ushtruan në këto mble­dh­je presion të fuqishëm për t’i detyruar pje­së­ma­rrësit që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të li­dhur me Perandorinë Osmane.” Megjithatë Kris­to Frashëri thotë: “Këto presione nuk dhanë rezultat. Në asnjë nga krahinat shqiptare pje­sëmarrësit e mbledhjeve nuk pranuan ta ci­lë­so­nin veten e tyre si banorë islamikë. Në të gjitha aktet drejtuar Fuqive të Mëdha banorët mus­limanë dhe të krishterë, protestonin si shqip­tarë, si pjesëtarë të një kombi të vetëm.”  [50]


Qëndrimet e K. Frashërit, të paraqitura në shumë shkrime gazetash e veprash, ko­hët e fundit po sfidohen në shtypin shqip­tar, e sidomos në shtypin botëror. Shumë bu­rime historike pohojnë me prova e fakte se Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit është mbaj­tur në xhaminë “Gazi Mehmed pasha” e njohur në popull si Bajraklia, pra në Priz­ren[51] dhe jo në ndërtesën e vogël në kom­plek­sin e Medresesë së Prizrenit, e njohur si Ders`hane (objekt ku zhvilloheshin mësime fe­tare me klasat e larta të medresesë), për të ci­lën propaganda tendencioze iluministe është munduar t’i bindë shqiptarët më parë.[52]


Por, përveç faktit që Lidhja e Priz­re­nit është mbajtur në Xhaminë e Bajraklisë dhe në objektet përcjellëse të Medresesë së Gazi Mehmed Pashës, historianët e hu­aj rrëfejnë një version të ndryshëm nga ai i “shkencës zyrtare shqiptare” të his­to­ri­kut sesi Lidhja e Prizrenit u themelua, pse u themelua, nga kush dhe për çfarë ar­sy­esh. Duke u nisur dhe refuzuar pikë së pari citate si ky i Kristo Frashërit, i cili “ba­­norët myslimanë dhe të krishterë, pro­tes­to­­nin si shqiptarë, si pjesëtarë të një kombi të ve­tëm” [53] kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, duhet të bëjmë disa ko­rri­gji­me, sipas  faktit se në Lidhjen të Priz­re­nit nuk kanë marrë pjesë patriotët vllahë dhe ortodoksët e Jugut të Shqipërisë. Këtë gjë e vërteton historiani grek Evangelos Ko­fos në shkrimin “Greek reaction to the Al­banian League of Prizren”.[54] Në këtë shkrim Evangelos-i tregon se përkrah Lidh­jes së Prizrenit nuk u radhitën “të gjithë shqip­tarët myslimanë dhe të krishterë”, siç pre­ten­don më sipër Kristo Frashëri.


Në fakt, Kofos e thotë të kundërtën:


“Në ditët e Kongresit të Berlinit, Maratos (një emisar grek) tregon se të gjithë të krishterët (or­todoksë) të Sanxhakut të Gjirokastrës – duke për­fshirë ata të qyteteve të Gjirokastrës, Del­vi­nës, Tepelenës dhe Përmetit – refuzuan të nën­shkru­ajnë peticione (kundër Shën Stefanit). Të njëj­tin qëndrim kishin mbajtur edhe të kris­h­te­rët e Sarandës, siç raportonte konsulli grek në këtë qytet”.[55] Madje, sipas Kofosit “grekët i kon­sideronin të krishterët më të afërt për ta, dhe si elemente që anojnë kah ata në rast të ven­dos­jes së politikës së re në Shqipëri.”[56] Këtë pre­ten­dim të Kofosit, në mënyrë perfide e pro­mo­von edhe historiani Paskal Milo, i cili e për­qafon tezën e hedhur kohë më parë nga Kiço Blushi,[57] sipas  së cilit çështja shqip­ta­re duhej të zgjidhej nga aleanca e shqip­ta­rë­ve me grekët, serbët e malazezët kundër turq­ve.[58]


Madje, nga shtypi boshnjak i kohës së Lidh­jes së Prizrenit mësojmë se pro­pa­gan­da greke nxiti konflikte të rënda te or­to­dok­sët e jugut etj., më 1883, me qëllim të ane­ksimit të shumë trojeve shqiptare në llo­ga­ri të grekëve.[59]


Karakterin islam të Lidhjes së Prizrenit me qëllime tendencioze e pohon edhe Zef Mirdita, duke theksuar se “fryma pan­is­la­mi­ke, për fat të keq, i përshkoi edhe anë­ta­rët e Lidhjes së Prizrenit”, dhe si argument thek­son se në të merrnin pjesë edhe “beg­le­rët nga Bosnja e Hercegovina,[60] që në vijim të librit të tij të theksojë se vetëm kisha ka­to­like ka qenë ajo që është angazhuar për mirë­qenien dhe pavarësinë shqiptare. Këto kons­tatime të Zefit është e qartë se janë të pa­qëndrueshme. Vrojtimi i Sami Frashërit, i cili e provon të kundërtën e Zefit, thotë se posa “një fuqi e huaj filloi të pushtonte befas e pa të drejtë Bosnjën, si boshnjakët muslimanë ashtu edhe ata ortodoksë e katolikë e kuptuan se ndo­dheshin përpara një rreziku të përbashkët.” Madje, Samiu pohon se “Myslimanët e Bos­njës, nga njëra anë u zgjatën dorën për ndihmë shqip­tarëve, që janë fqinjë të tyre dhe në pjesën më të madhe vëllezër të një besimi ...”.[61]


Në grupin e atyre shkencëtarëve që e kanë ndjekur kursin antiosman kemi edhe një varg historianësh të njohur. Ali Hadri për­­mend se Lidhja “...ka pasur tri programe. Prog­­rami i parë dhe i dytë ishin bukur shumë në frymën panislamiste, ndërsa programi i tretë ka qenë shumë më përparimtar,” [62] duke e he­dhur poshtë si anakronik dhe regresiv men­­dimin e shumicës së popullsisë dhe të shu­­micës së delegatëve të pranishëm. Du­ket qartë se mendimi i tij është i ngjy­ro­sur me ideologjinë e kohës kur Ali Hadri je­toi dhe veproi.


Skender Rizaj krahun musliman bren­da LSHP nuk e analizon në kontekstin ko­hor, por e sheh si tendencë të sulltanit për të përçarë shqiptarët dhe madje fut në lojë edhe elementin rusofil, gjoja për të sen­dër­tu­ar pengesat kundër LSHP-së.[63] Si edhe në ras­te të tjera, S. Rizaj si senzacionalist, nuk mund ose nuk dëshiron ta kuptojë se Lidh­ja e Prizrenit mund të jetë edhe ndryshe, e jo vetëm sipas Berlinit apo Shën Stefanit. E vër­teta është se vetë Rusia, në vend që ta fusë në lojë kartën e pankristianizmit, luajti me kartën e panislamizmit, duke i sen­si­bi­li­zu­ar kështu të gjitha vendet sllave për gjoja rre­zikun panmusliman. Këtë e theksojnë vetë autorët sllavë[64], ndërsa historianët e pro­veniencës muslimane shqiptare, të fry­më­zuar me ide komuniste, e injorojnë rea­li­te­tin musliman të shqiptarëve dhe e fa­vo­ri­zoj­në pankristianizmin dhe pansllavizmin.


Megjithatë përveç asaj se kush mori pje­së dhe kush jo në Lidhjen e Prizrenit, një fakt të cilin historiografia komuniste shqip­ta­re, madje edhe pas rënies së ideologjisë ko­muniste, por edhe ajo që hiqet si na­cio­na­le shqiptare e në fakt përfaqëson bindjet pro­katolike, një fakt të cilin e ka ma­ni­pu­lu­ar është ai i natyrës së kësaj lidhjeje. Këtë e ar­gumenton edhe fragmenti vijues: “Gjatë pu­nimeve të Lidhjes u vërejtën disa divergjenca në mendime në mes të delegatëve.” Mos­për­puth­ja kryesore u shfaq për problemin e sta­tusit që do ta gëzonte vilajeti shqiptar.[65] Kon­servatorët, siç i quan B. Jellaviç[66], që për­­­bëheshin prej shumicës muslimane, të ci­­lët kishin përkrahje edhe nga sulltani, kër­­­kuan që t’i japin asaj karakter islam. Kë­të e kërkonin edhe muslimanët e tjerë ball­ka­­nikë, si boshnjakët, pomakët dhe tur­qit.[67] Bu­­rimet historike flasin se boshnjakët e Bosnjës, por edhe vetë Perandoria, nuk paj­toheshin me vendimet e Kongresit të Ber­linit që Bosnja të okupohej nga austro-hun­garezët.[68] Vetëm pas shumë këm­bë­ngul­jeve dhe detyrimeve politike-ush­ta­ra­ke, Pe­ran­do­ria u detyrua ta pranojë këtë ven­dim.[69] Madje, zvarritjen e Sulltanit që t’i do­rëzojë to­kat shqiptare në favor të Malit të Zi, qe­ve­ria malazeze e komenton se ky vep­rim i ka trimëruar shqiptarët “në pa­fy­ty­rë­sinë e tyre, të cilën vendorët dhe Porta e Lartë me qën­dri­min e tyre e kanë mbështetur.” [70]


Ndërkaq njohësi i rrethanave shqip­ta­re-boshnjake, dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumë i përbashkët i këtyre dy po­­pujve në të kaluarën e deri sot duhet të hu­­lumtohet për të ndriçuar aspekte të pa­njo­­hura.[71]


Krahas elementit fetar të përbashkët mes boshnjakëve dhe shqiptarëve që i bash­­koi në Lidhjen e Prizrenit, nuk duhet shpër­­fillur as fakti i elementit nacional të për­­bashkët, atij ilir. Hulumtimet e fundit lin­­guistike, arkeologjike e të tjera, janë në fa­­vor të mendimit tonë.[72]


 



 


         


[]


E vërteta historike dhe synimet
e Lidhjes së Prizrenit


 


Grupi ose kampi pro-osman a pro-is­lam, Lidhj­en e Prizrenit e shihte në as­pek­tin pozitiv ose si të keqe më të vogël kun­drejt pikëp­amjeve të ka­mpit tjetër. Një men­dim të tillë e jep hist­ori­ani elbasanas Kas­triot Dervishi, në pë­r­g­ji­gjen që ia bën Pas­kal Milos, në një të përd­its­hme të Tir­anës (“Paskal Milo midis shër­bimit dhe tri­lli­­mit”), me ç‘rast shkruan se një nga arsyet që e shty­në Sulltan Abdul­hamidin II ta ndih­mojë form­imin e Lidhjes së Priz­renit ishte që të formojë një “Li­një jozyrtare (që) do të ishte zëri shqiptar për të kund­ërshtuar çdo pre­tendim në dëm të trojeve shqip­tare.”[73]


Edhe pse provenienca kristiane, or­to­dok­­se dhe katolike, nuk shihnin në Lidhjen e Prizrenit diçka të mirë për ta, megjithatë di­sa morën pjesë, si Bibë Doda nga Mirdita etj..[74] S. Kylçe pohon se  pjesëmarrës në Li­dh­­jen e Prizrenit gjithsej ishin 43 de­le­ga­të: 38 muslimanë dhe 5 kristianë.[75]


Mbi karakterin musliman të Lidhjes së Priz­renit, përveç dëshmive të lartpër­men­du­ra greke, dëshmojnë edhe shumë his­to­ria­në perëndimorë, si dhe historiani dhe al­b­­a­­nologu i njohur P. Bartl, i cili panisl­amiz­min e sheh në atë që shkruan në Rregullat e Lidh­jes të njohura si Karar-name (Libri mbi ven­dimet), të cilat u shpallën më 18.06. 1878. Sipas tyre, “Lidhja ishte or­ga­ni­za­të mus­li­mane e mbështetur në sheriat (e drejta i­s­lame re­ligjioze). Të drejtat e sulltanit janë pra­nuar shpre­himisht, kurse si synime të Lidh­jes janë ce­kur: Nuk ka dhënie të territoreve Ser­bi­së, Ma­lit të Zi dhe Greqisë, që të gjitha te­rri­to­ret që Ser­bia dhe Mali i Zi i kanë pushtuar, t’i kthej­në, të dërgohet delegate në Kongresin e Ber­linit, që të kërkohet autonomi e gjerë për Shqi­përinë duke mos i dërguar regrutë qeverisë qen­drore dhe se nuk ka pagesa të tatimeve.” [76]



6. Medreseja e Gazi Mehmed pashës në Prizren – 2006 (Në brendi të xhamisë u mbajtë Lidhja e Prizrenit


më 1878)


 


Christine von Kohl-i mendon se “shqip­­tarët e zhgënjyer e të zemëruar kri­ju­an për këtë arsye ‘Komitetin e Mus­li­ma­në­ve të Mirëfilltë’, i cili disa vite më vonë u ri­emë­­rua me ‘Lidhja e Prizrenit”. Po kjo au­to­re mendon se në “librat shkollorë shqiptarë është falsifikuar në frymë nacionaliste karakteri i kësaj Lidhjeje, duke e kaluar në heshtje orien­ti­min e saj islamik e duke i përqendruar synimet e saj vetëm te kërkesa për një Shqipëri të pa­va­rur. Në të vërtetë, siç pohojnë sot historianët, Lidh­­ja është përkrahur në rrafshin financiar e po­­litik madje edhe nga Sulltani, mbasi ka qenë në vetë interesin e Portës së Lartë të dobësuar – ‘të sëmurit të Bosforit’ – t’i presë rrugën çdo lloj rivendikimi territorial e tjetërsim territorial në favor të fqinjëve të krishterë e sllavë. Qoftë edhe duke pasur parasysh rrezikun, se kështu nxi­­tej prirja shqiptare për mëvetësi.[77] Nëse është kështu, përse udhëheqja shqiptare ashp­ërsoi raportet me Stambollin?


Sipas Eqrem bej Vlorës, kjo ndodhi për shk­ak se shqiptarët i humbën shpresat se Pe­­ra­ndoria do të mund t’u ofrojë mbrojtjen e nevojshme nga copëtimi i trojeve të saj[78] dhe për shkak të futjes së përçarjes nga ele­men­­tet prosllave dhe prokatolike brenda Lidh­­jes, që ashtu të pengohet një shtet i ri në Ballkan me shumicë muslimane (duke për­­fshirë shqiptarët dhe boshnjakët).


Edhe historiani britanik Jakob Landau, në librin e tij[79], krijimin e Lidhjes së Priz­re­nit e sheh si pjesë të projektit të Sulltanit për t’i çliruar muslimanët ballkanas nga sun­­­dimi ortodoks. Landau mendon se Lidh­­­ja e Prizrenit u sponsorizua indirekt nga­ sulltani në suazat e pan-islamizmit. Lan­d­au thotë:


“Një organizatë edhe më jetëgjatë ishte Lid­hja e Prizrenit, në disa raste e njohur si Lidhja Sh­qip­tare. Ajo u ndërtua pas takimit të fisni­këve vendas më 10 qershor 1878, fillimisht për të kërkuar autonomi për Shqipërinë. Meg­jithatë që­llimi parësor i themeluesve të saj ishte të nda­lon­te copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Ber­­linit, kështu që dy dokumentat bazë the­m­e­lu­es të Lidhjes, dëshmonin besnikërinë ndaj Pe­r­­an­dorisë dhe sulltanit, duke ju referuar kësh­tu edhe sheriatit. Në vitin 1878 ndërmjet Priz­renit dhe qeverisë në Stamboll kishte komu­nikime in­ten­sive. Theksi ndaj identitetit musl­iman dhe os­man ishte natyral për një nga gr­upet më mus­limane të perandorisë, i cili kër­konte siguri në një kohë krize si kjo nga bashkë­besimtarët e tjerë. Abdulhamidi ishte shumë i sig­urt për këtë; madje edhe kur tre vite më vonë, g­jatë një lë­vizje anti-osmane mes shqiptarësh, urdh­ëroi Der­vish Pashën që t’u kërkojë shqi­ptarëve bes­ni­këri ndaj sulltanit – kalif në emër të sh­eriatit dhe interesit pan-islamik. Pastaj, edhe një gje­ne­ratë më vonë, në vitin 1911, në Shqipëri së­rish u zhvilluan demonstrata për ta mbështetur sull­tanin – kalif dhe për shfaqur gatishmëri për të luftuar kundër qafirëve (italianë) që e kishin push­tuar Libinë.” [80]


Në këtë do të ndihmojë edhe shkresa e po­pullsisë së Tregut të Ri, Nova Varoshit dhe e Sjenicës të cilët i shkruan një shkresë am­basadorit të Francës në Stamboll, se më 29 maj 1878 “më shumë se gjysma e banorëve të rrethit tonë janë muslimanë dhe pjesa tjetër, bash­katdhetarët tonë të krishterë, janë grekë nga feja, por flasin shqip. Prandaj, ne nuk kemi as nga gjuha, as nga raca, as nga besimi, asnjë afri me sllavët.”[81]


Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Priz­renit flet edhe historiani britanik Noel Mal­kolm, i cili saktësisht pohon se “Lidhja e Priz­­renit kishte një karakter të fortë mys­li­man”.[82]


Lëvizja (LP) është më shumë një lëvizje fe­tare sesa shekullare dhe udhëhiqet nga myf­tilerët, ulematë dhe kadinjtë…. Jam i men­dimit se tashmë është mëse e qartë se Por­ta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje dhe po punojnë për të arritur një qëllim të për­bashkët – mbrojtjen e provincës.[83]


Për karakterin islamik të Lidhjes, Kas­tri­ot Dervishi, në shkrimin e sipërpërmendur, thotë se Paskal Milo nga ana ­e tij, ashtu si edhe mjaft historianë të kudhrës enveriane, e shi­kojnë Lidhjen e Prizrenit vetëm si një ins­tru­ment kundër Turqisë.


Në të gjitha deklaratat apo memo­ran­du­met e Lidhjes do të vërejmë besnik­ërinë e treguar ndaj Sulltanit. Po e citojmë ven­di­min e parë të Lidhjes të datës 18 qershor 1878, të përbërë nga 16 nene:


 


"1. Lidhja e jonë ashtë formue me qëllim, që të mos njofi asnji qeveri tjetër, përveç se ate të Pe­randoris ottomane dhe të mbrojë integritetin toksuer duke përdorë të gjitha mjetet.


2. Qëllimi i jonë i naltë asht, me mbrojtë të drej­tat e personit të pa-përgjegjsëm të Madhnis së Ti Sulltanit, Sovranit t’onë. ...


4. Në bazë të ligjit të naltë fetar (sheriatit) do të mbrojnë jetën, pasunin, dhe nderin edhe t’aty­ne që s’janë muhamedanë, po janë besnikë, ba­ras me t’onat. Do të marrim masa ndësh­ki­mo­re kundra kryengritësve, duke i dënue sipas fajit. ...


6. ... Ne nuk njofim me asnji mënyrë Bull­ga­rin dhe as që duem t'i ndëgjojmë emnin; edhe Ser­bia në rast se nuk na i dorzon me të mirë to­ket që na ka shkel, do te dërgojmë kundër sajë fuqi për me i marrë me pushkë...


Dhe kundër Malit të Zi do të veprojmë po në kët mënyrë.


16. Në bazë të besës së lidhun prej për­fa­q­su­esve të burravet të pa-trembun të Shqipnis së veriut e saj të Jugut".[84]


Duke pohuar se Lidhja e Prizrenit pati ka­­rak­ter islam, nuk pretendojmë se brenda Lidh­­­jes nuk pati edhe mendime të tjera. Për­k­un­­drazi, të gjithë e pranojnë se në për­b­ër­je të Lidh­jes së Prizrenit pati dy linja me­­n­dimi, një­ra autonomiste, e cila kërko­nte të shpë­ton­te po­pullatat muslimane për­b­allë agresionit kris­ti­an, nën suazat e ­Pera­ndo­risë, të cilën lin­jë his­toriani M. Prenkaj e kualifikon si ‘tradh­tare’, duke e vënë ve­te­n në shërbim të li­njës mir­ditore, pro-aus­t­ro-hungareze[85] dhe, li­nja tjetër, e njo­hur nga disa si linja radikale, e fry­mëzuar nga ide­të iluministe franceze, e cila kërk­onte lar­gimin nga Perandoria Os­ma­ne dhe kriji­min e një shteti të pavarur.


Sipas Dervishit, kjo linjë do të çonte në shka­­tërrimin e Lidhjes së Prizrenit, pasi ele­men­ti gegë-musliman shqiptar nuk mundi të da­kordohej me idetë e qarqeve bek­tashiane-or­todokse të kryesuara nga Ab­dyl bej Fra­shë­ri, të cilët kërkonin shka­të­rri­min e Pe­ran­do­ri­së Osmane në Ballkan dhe krijimin e një shte­ti të pavarur shqip­tar. Sunitët shqiptarë, të ci­lët ndje­heshin ende si pjesë e klasës së lartë në Pera­ndori, nuk i kishin komplekset e ra­ja­ve ortodoksë ose të bektashianëve që ishin dë­buar nga Stam­bolli më 1826 dhe që përn­di­qe­­shin kudo.[86] Megjithatë, nëse idetë e Abdyl Be­ut pa­raqisnin një platformë të mundshme për Ju­gun shqiptar, për Geg­ërinë e Epërme dhe për Kosovën, idetë e tij ishin të pa­mun­du­­ra, pa­si mes gegëve mus­limanë ideja e kri­ji­­­mit të një shte­ti me fqin­jët e tyre të krish­te­rë (që këtu ishin serbë dhe vllahë), tashmë ishte e pa­mun­dur.


Pamundësia e krijimit të një shteti për kris­­­­­tianët ortodoksë po dëshmohet e pa­mun­dur edhe në ditët tona në Kosovë, ku në Mit­ro­­­­vicë, elementi serb vazhdon të re­fu­zojë ide­në e bashkëjetesës në një shtet me shqip­tarët mus­­­limanë dhe asimilimin e tij kul­turor me shu­­­micën. Për këtë arsye, edhe ge­gëria mys­li­ma­­ne, e përqëndruar përreth Priz­renit, idenë e kri­jimit të një shteti sipas kon­cepteve të Ab­dyl Fra­­shërit e shihte shumë më të vështirë sesa ruaj­­tjen e status quo-së nën mbrojtjen e Pe­randorisë Os­ma­ne.[87]



 


 


[]


Çka synohej me Lidhjen?


 


Pa dyshim se Lidhja e Prizrenit fi­lli­misht kishte synime për lirinë të shqip­ta­rë­ve dhe të popujve të tjerë në afërsi dhe në të njëjtën kohë ta ndalonte copëtimin e Shqi­përisë etnike, çfarë e shohim edhe te fja­lët e. Abdyl Frashërit: “Qëllimi i ksaj mble­dh­jeje sot asht me u-a pre hovin ktyne armiqve të pa-shpirtë, duke lidhë besën shqiptare e duke u-betue me i mbrojtë me gjak trojet që na kanë lanë gjuhët e katregjyshët t’onë.” [88]


Në kërkesën e Lidhjes së Prizrenit të 15 qer­shorit 1878, drejtuar Kongresit të Ber­li­nit, thuhej: “Jemi gati të luftojmë të gjith krah për krah si Shqiptarë pa dallim feje as besimi[89], e cila demanton paraqitjen e Lidhjes së Priz­renit në aspektin pezhorativ. Mirëpo, pas refuzimit të Evropës dhe të Bizmarkut[90] që t’i shqyrtojnë dhe miratojnë kërkesat shqip­tare, paria e Lidhjes së Prizrenit or­ga­ni­zoi edhe rezistencë të armatosur për mbroj­tjen e tokave shqiptare, të cilat iu dhanë si dhuratë fqinjve të shqiptarëve. Mali i Zi, por edhe fuqitë evropiane u pez­ma­tuan nga gjendja në terren, andaj ata iu drej­tuan Turqisë për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit, e më vonë, për shkak të zvarritjes së Turqisë, edhe iu kër­cë­nuan me luftë totale që ajo t’ua dorëzojë aty­re tokat shqiptare.[91]


Synimi vijues i Lidhjes, i cili ishte edhe mbroj­tja e gjithë popullsisë brenda kufijve të Lidhjes, duke i aprovuar të gjitha racat dhe fetë, tregon qartë për abuzimet me ka­rak­terin islam të LP-së: “Në bazë të ligjit të nal­të fetar (sheriatit) do të mbrojnë jetën, pa­su­rinë dhe nderin edhe atyne që s’janë mu­ha­me­danë, po janë besnikë, baras me t’onat.” [92]


Qëllimi i synuar i LP-së u manifestua mad­je edhe në vetë fillimin e saj. Në tokën shqip­tare të kohës së Lidhjes së Prizrenit mbre­tëronte “qetsia qe aso kohe aqë e plotë sa që s’qe par më ndonji herë tjetër nji qetësi e kë­ti­llë, gjë që shkaktoi lavdimet e të gjithë shtypit eu­ropian. Europa tash e kuptoi se Shqiptarët ishin të zotët me u-organizue e meritojshin me pasë një shtet kombëtar të pa-mvarun.” [93]



 


 


Në vend të përfundimit


Reflektimi i Lidhjes së Prizrenit
në periudhën e mëvonshme


 


Është mendim mbizotërues se për­kun­dër mosarritjes së synimeve programore dhe organizative, Lidhja e Prizrenit, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare [94], “zhvilloi një ak­tivitet të dukshëm politikë e që do të shërbejë si udhërrëfyes në zhvillimin e mëtejshëm të lë­viz­jes kombëtare shqiptare.[95] Po ashtu, Lidh­ja e Prizrenit ndikoi të mbahet dhe vazh­di­mi i kësaj mbledhjeje më 2 korrik 1878, këtu me disa saktësime dhe detyra të reja, të cilat u imponuan nga zhvillimet më të fun­dit në trojet shqiptare dhe në regjion,[96] si edhe shume tubime të tjera të kësaj na­ty­re.[97]


Po ashtu, zhvillimet në Kongresin e Dib­rës më 1905 do të jenë në ndikimin e Lidh­jes së Prizrenit.[98] Edhe për Jugun, ku të krish­terët ortodoksë qëndronin nën ndi­ki­min e propagandës greke, Lidhja e Priz­re­nit paraqiste një lëvizje të pastër mus­li­ma­ne. Nën ndikimin e Lidhjes së Prizrenit ishte edhe fraksioni i saj në Shkodër, i cili për­­bëhej nga muslimanë dhe katolikë, me të drejta të barabarta, edhe pse në tërësi kris­tianët (katolikët dhe ortodoksët) për­bë­nin një “sasi të papërfillshme”. [99] Më vonë kra­hu i Shkodrës, në krye me monsinjorin e Mir­ditës Prenk Doçin, do të kërkojë for­mi­min e një principate katolike në veri të Shqi­përisë, por pasi nuk gjeti mbështetje në Aus­tro-Hungari, ndikimi i tij u lokalizua.[100]


Nisur nga aspekti territorial dhe i num­rit të pjesëtarëve të feve që bënin pjesë në ha­pësirën që e mbulonte Lidhja e Prizrenit, ni­sur dhe nga Karar-nameja, në të cilën “Lidh­ja u shpall si një organizatë myslimane që qën­dronte në truallin e sheriatit” [101], P. Bartl-i thotë se nuk ka nevojë të krijojmë histori tje­tërfare vetëm e vetëm që ta eliminojmë fenë islame dhe muslimanët si faktorë në zhvi­llimet për arritjen e pavarësisë. Këtë e ar­gumenton edhe Komiteti i Lidhjes në Priz­ren dhe në Dibër, i cili kërkoi “shfu­qi­zi­min e sistemit gjyqësor të futur më 1864 dhe vlef­shmërinë e vetme të sheriatit” [102], por edhe zhvi­llimet e mëvonshme më 1911 në Shqi­pë­ri, ku sërish u zhvilluan demonstrata për të mbështetur sulltanin – halif dhe për të tre­guar gatishmëri për luftë kundër qa­fi­rë­ve (­italianë) që e kishin pushtuar Libinë.[103] Mus­limanët e kërkonin “rikthimin e she­ria­tit, sepse sistemi gjyqësor i marrë nga Fran­ca e vitit 1864, gjendjen e popullsisë shqip­ta­re, qe deri tani kishte jetuar sipas sheriatit dhe adetit (e drejta zakonore) më shumë e kish­te keqësuar se sa përmirësuar.”[104]


Hulumtuesit nuk duhet t’i tremb ele­men­ti islam i Lidhjes, sepse në të nuk ka as­n­jë të keqe për çështjen kombëtare. Për­kun­dra­­zi, fetarja dhe kombëtarja mund të bash­­këveprojnë në mënyrë të përkryer drejt së ardhmes.[105] Të dyja këto kom­po­nen­­ta bazohen në Kur’an dhe Hadith. Mad­je, raporti i një zyrtari të lartë britanik, në maj të vitit 1880 komentoi se “Lidhja shqip­ta­re, për çudi të madhe, pati sukses të vendosë ma­rrëdhënie më të mira ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në Shqipërinë e Veriut.” [106]


Me kalimin e kohës, e nën trysnitë na­cio­naliste si trend i kohës së shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes së Prizrenit shkonte në favor të shekullares (kombëtares) kurse në dëm të hyjnores (fetares) dhe të për­ke­që­si­mit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe tur­­qve. Për më tepër, kur për qëllime të pas­­tra fetare, si grekët, ortodoksët, ashtu edhe grupet françeskane dhe jezuite për që­lli­­met e tyre fetare themeluan shoqata pat­rio­­tike-shqiptare, kurse deri në vitin 1905 the­meluan 15 gazeta për qëllimet e tyre fetare,.[107]


Është mendim imi se Lidhja e Prizrenit dhe karakteri i saj islam ka reflektuar edhe në shumë lëvizje të mëvonshme në trojet shqip­tare deri më sot. Këtë e dëshmon num­ri i madh i punëtorëve muslimanë në këto organizata dhe roli i tyre tejet aktiv. Për këtë dëshmon edhe vrasja, torturimi dhe dënimi i shumë aktivistëve dhe kon­tri­bu­ti i tyre edhe pas vuajtjes së dënimit në­për burgje.


Pikërisht trajtimi i njëanshëm dhe i pje­së­rishëm i kësaj teme imponon do­mos­do­sh­mërinë për hulumtime më të hollësishme dhe më objektive në të ardhmen, që të më­soj­më një histori pak më reale, për të ndër­tu­ar vetë një histori autoktone të këtij po­pu­lli dhe të këtyre trojeve, të liruar nga pran­gat dhe kufizimet e ndryshme ideo­lo­gji­ke.


 


 


 


 


 


 


 


 


     



 


Shtojcë:


Karar-Nameja



Vendimet e Lidhjes së Prizrenit,
18 qershor 1878


 


1.      Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Pe­randorisë Osmane dhe të mbrojë in­te­gri­te­tin tokësor me të gjithë mjetet


2.      Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drej­tën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sov­ra­nit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (os­man) dhe atdheut të gjithë ata që kun­dër­shtojnë dhe prishin qetësinë, ata që do­bë­sojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit


3.      Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pra­noj­më me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qe­ve­risë dhe vendit


4.      Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë je­tën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, ta­­mam si për veten tonë. Ndërsa kryen­gri­të­sit do t’i dënojmë sipas fajit.


5.      Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregu­llo­hen dhe perballohen në bazë të dispo­zitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga ja­shtë do ti pranojmë me kënaqësi.


6.      Duke patur parasysh gjendjen e Bal­lka­nit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fu­­qitë e huaja në tokat tona.


7.      Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bull­garinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të dërgojmë kun­­dër saj një fuqi dhe t’ia marrim me push­kë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë.


8.      Bashkatdhetarëve besnikë të qeveri­së që kanë hyrë në Lidhjen tonë do ti japim do­rën dhe ndihmojmë sipas mundësisë.


9.      Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnë në ndihmë


10.  Kushdo që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kushdo që spiunon, dhe vepron si­pas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.


11.  Asnjë vendas i kujtdo krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.


12.  Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit, s’dë­gjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndo­një ç’nderim do të dënohet sipas fajit.


13.  Dërgimi i fuqive, thirrja dhe për­do­ri­mi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të për­piluara.


14.  Për të zbatuar këto nene do ti jepet rën­dësi korespondencës.


15.  Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në pu­nët e saj; përndryshe ky do shihet si cë­nim i të drejtës.


16.  Një kopje i këtij vendimi do i pa­ra­qi­tet çdo krahine dhe qyteti.


17.  Në bazë të besës së lidhur nga bu­rrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Ju­gut dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin je­tën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidh­jes.


 



 


 


Vendimet plotësuese
të Lidhjes së Prizrenit më 1878


 


1.      Asnjë krahinë nuk do të njohë ndo­një qeveri tjetër përveç asaj të Perandorisë Os­m­ane.


2.      Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kon­gre­si i Berlinit nuk do të njohë të drejtat tona­ mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe­ Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armët për ­t’i ri-pushtuar.


3.      Në qoftë se fuqitë tona do të mu­ndin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë do ­të zba­tohen masat e duhura.


4.      E gjithë fuqia jonë do të përbëhet p­ej pesë ushtrishë: atyre të Shkodrës, Shk­u­pit, Ko­sovës, Jenipazarit dhe të Her­zeg­ovi­në­s.


5.      Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi: oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen nga populli.


6.      Në Guci përveç vendësve do të dër­go­hen edhe 2000 nga Gjakova dhe Ber­ana dhe 1000 nga Peja.


7.      Jenipazari përveç fuqisë që do të mba­­jë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë edh­e 1000 në Kolashin.


8.      Në Bjelopolje mjafton fuqia vën­dase.


9.      Në Prepolje, Kajnica, Tashlixhë dhe Foçë përveç fuqive të tyre, do të dërgohen edhe 2000 të tjerë.


10.  Për të ruajtur vijën Gracko – Tre­bi­një, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të ketë 10000 burra nga Sarajeva dhe këta së bas­­h­ku do të formojnë ushtrinë e Herz­e­go­vi­nës.


11.  Fuqia e Shkupit, Kosovës dhe Jeni­pa­zarit do të sulmojë Serbinë sipas instruk­sio­neve tona.


12.  Në qoftë se armiku i kërcënohet një­rës krahinë, komandanti i krahinës në rre­zik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të ma­r­rin dijeni të gjithë dhe sulmohet armiku.


13.  Në rast se në luftën tonë kundër Ma­lit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atë­he­rë fuqi­të që janë caktuar për atë, kalojnë kun­­dër Malit të Zi.


14.  Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Se­r­bia do të luftojnë kundër nesh atëherë kët­o fuqi detyrohen të luftojnë burrërisht dh­e m­e ngulm sipas besës që kemi dhënë.


 


 


 


 


 



 


Literatura:


1.                     Ali Hadri, Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, Prishtinë, 1973.


2.                     Azem Zade Refik Beg, Panislamizam i Evropa, Mostar, 1914.


3.                     Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit, I, Tiranë, 1999.


4.                     Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Zagreb, 1988.


5.                     Charles dhe Barbara Jelavich, Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-1920, Tiranë, 2004.


6.                     Christine von Kohl, Shqipëria, Prishtinë, 2006.


7.                     Dimitirije Djordjević, Nacionalne revolucije bal­ka­n­skih naroda 1804-1914, Beograd, 1995.


8.                     Enciklopedija Jugoslavije, I, Zagreb, 1955.


9.                     Enis Sulstarova, Ligjërimi nacionalist në Shqipëri, Tiranë, 2003.


10.                  Eqrem bej Vlora, Kujtime – Vëllimi i parë 1885-1912, Tiranë, 2001, fq. 163.


11.                  Ferdinand Schevill, Ballkani – Historia dhe qytetërimi, Tiranë, 2002.


12.                  Fermane: Të shkruash historinë me tolerancë…”, Tiranë, 2005 (Libri me dokumente është i shkruar në gjuhën osmane, dhe i përkthyer në gjuhën turke, shqipe dhe angleze).


13.                  Fikret Karčić, Muslimani Balkana – Istočno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.


14.                  Fransoa Žoržon, Posljednji trzaji (1878-1908) në: Rober Mantran, Istorija Osmanskog Carstva, Beograd, 2002.


15.                   H. Prishtina, Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vjetit 1912, Tiranë, 1995


16.                  Hamdi Ertuna, Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza pasha, Tiranë, 2006.


17.                  Haris Silajdžić, Albanski Nacionalni pokret, Sarajevo, 1995.


18.                  Historia e Popullit Shqiptar, II, Tiranë, 2002.


19.                  Historia e popullit shqiptar, vëll. II, bot. II, Prishtinë, 1978.


20.                  http://www.freewebtown.com/zeriislam/­artikulli­/­NeIslamkavendedheperjomuslimanet.htm .


21.                  Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, bot. II, Shkup, 1999.


22.                  Hysni Myzyri në: Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Prizren, 2001


23.                  Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Prishtinë, 2003.


24.                  Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Cartsva, libri 3, Zagreb, 1979.


25.                  Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Prishtinë, 1981.


26.                  Kongresi i Dibrës – Konferencë Shkencore me rastin e 95 vjetorit të Kongresit të Dibrës, Dibër 2005.


27.                  Marjan Prenkaj, Prizreni dhe rrethina në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, Prishtinë, 1998.


28.                  Miroljub Jeftić, Džihad – Savremeni džihad kao rat, Beograd, 1989.


29.                  Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni – Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Sharr, 2003.


30.                  Mustafa Imamović, Pravni položaj i unutrašnjo-politički razvitak BiH od 1878-1914, Sarajevë, 1976.


31.                  Nexhat Halimi, Njerëzit dhe Malet, Gazeta Rilindja, Prishtinë, 1 shtator 1978


32.                  Nexhat Ibrahimi, Muslimanët në kërkim të Islamit (Në Islam ka vend edhe për jomuslimanët), I-II, Shkup, botohet në Logos-A, Shkup.


33.                  Noel Malcolm, Kosova – një histori e shkurtër, Tiranë – Prishtinë, botimi II, 2001.


34.                  Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizimi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë, 2002.


35.                  Nusret Šehić, Autonomni pokret muslimana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1980.


36.                  Olsi Jazexhi, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e Sultan Abdulhamidit II, në: http://­gro­ups.­yahoo.com/group/alb-muslimnews/­message/­3411.


37.                  Panislamizam i panturcizam, Mostar, 1914.


38.                  Peter Bartl, Albanci od srednjeg veka do danas, Beograd, 2001, fq. 92 e tutje.


39.                  Peter Batrl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912), Tiranë, 2006


40.                  Preporod – Islamske Informativne novine (Dr. Ibrahim Pašić, Predslavenski korijeni bošnjaka), nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 / 2007 e deri në fund të fejtonit, Sa­ra­je­vë.


41.                  Qemajl Morina, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881), Prishtinë, 2006.


42.                  Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë, 1994.


43.                  Sami Frashëri, Zëdhënësi i Lindjes, vepra 14, Shkup, 2005.


44.                  Shkelzen Raça, Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prishtinë, 1990.


45.                  Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës më 1878-1912, Prishtinë, 1969, fq. 3.


46.                  Shukri Rrahimi, Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 1986.


47.                  Skender Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë, 1991, fq. 125 e tutje.


48.                  Stanford J. Shaw & Ezel Kural Shaw, Historia e Perandorisë Osmane dhe Turqisë Moderne, II, Tiranë (2006).


49.                  Stevan K. Pavlović, Istorija Balkana, Beograd, 2001.


50.                  Studime Orientale, 2/2002, Prishtinë


51.                  Sulejman Kylçe, Shqipëria në historinë osmane, Tiranë, 2004.


52.                  Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, botimi II, Tiranë, 1999.


53.                                     Vasilj Popović, Istočno pitanje, botimi III, Beograd, 1996.


54.                  Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939.


55.                  Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Prizren - Zagreb, 1998.


56.                  http://listserv.buffalo.edu


 


 


 


 


 


 


 










[1] Këngë që e kanë kënduar nxënësit e medresesë së Priz­­­renit ne krye me Ymer Prizrenin në ditën e mble­dh­jes: Nexhat Halimi, Njerëzit dhe Malet, Gazeta Ril­indja, Prish­tinë, 1 shtator 1978, fq. 15.



[2] Shih një elaborim të qëndrueshëm në: Olsi Jazexhi, Lidh­­­­­­ja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e Sultan Abdulhamidit II, në: http://groups.yahoo.co­m/group/­alb­mus­lim­news/message­­/34­­­­11.



[3] Ës­htë interesant të shtohet edhe mendimi i autorit s­erb Di­mitrije Gjorgjeviq, i cili thekson se pengesë në ve­të­dij­es­i­min e vonuar nacional të shqiptarëve par­aqet mo­sin­te­grimi ekonomik ndërmjet jugut dhe ver­iut­ dhe, si re­zul­tat i kësaj, sipas tij, paraqiten edhe p­rogr­ame të ndry­sh­me­ politike. Kjo tendencë është pa­nk­r­isti­ane (sllav­iste dhe katolike). E vërteta është se s­hqi­ptarët vetëm ­bren­da Perandorisë Osmane paraq­isni­n një tërësi, që nuk ka qenë rast as më herët as m­ë vonë. Shih: Dimitirije Djor­dje­vić, Nacionalne revol­ucije balkanskih naroda 1804-1914, Beograd, 1995, fq. 95.



[4] Christine von Kohl, Shqipëria, Prishtinë, 2006, fq. 60.



[5]  Ibid., fq. 60.



[6] Gjerësisht: Noel Malcolm, Kosova - Një histori e shkurtër, Tiranë - Prishtinë, 2001, fq. 226 e tutje.



[7] Christine von Kohl, op. cit., fq. 60.



[8] S. Kylçe, shqiptar nga Turqia, pohon se “qeveria tur­ke u detyrua të firmoste një traktat me Rusinë.” Si­pas: Sulejman Kylçe, Shqipëria në historinë os­mane, Tiranë, 2004, fq. 126.



[9] Shukri Rrahimi, Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 1986, fq. 100.



[10] Për aspekte historike të marrëdhënieve shqip­ta­ro-greke dhe sidomos LSHP shih: Shkelzen Raça, Ma­rrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881, Prish­tinë, 1990, fq. 177 e tutje.


Krhs.: Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Cartsva, libri 3, Zagreb, 1979, fq. 479.



[11] Mali i Zi ishte nga fqinjët më fanatik kundër tro­je­ve shqiptare. Këtë e shohim nga disponimi i tyre nga vendimet e Shën Stefanit dhe Berlinit. Gje­rë­sisht: Isa Bicaj, Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze (1881-1914), Prishtinë, 2003, fq. 11 e tutje; fq. 27 e tutje. Edhe shtypi boshnjak i kohës së Lidhjes e komenton qëndrimin malazez rreth moszbatimit të vendimeve të Berlinit. Një një gazetë shkruan: “Zvarritjen e Sulltanit që t’i dorëzojë tokat shqiptare në favor të Malit të Zi, qeveria malazeze e komenton se ky veprim i ka kurajuar shqiptarët ‘në pafytyrësinë e tyre, të cilën vendorët dhe Porta e Lartë me qëndrimin e tyre e kanë mbështetur’.” Sipas: Bosansko-her­ce­go­vac­ke novine, br. 6, e dt.18.1.1880, sipas: Haris Si­laj­d­žić, Albanski Nacionalni pokret, Sarajevo, 1995, fq. 53 e tutje.



[12] Azm Zade Refik Beg, Panislamizam i Evropa, Mos­tar, 1914, fq. 28-29 etj.



[13] Hysni Myzyri në: Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Prizren, 2001, fq. 114 e tutje. Shih edhe: Enis Sulstarova, Ligjërimi nacionalist në Shqipëri, Tiranë, 2003, fq. 28-29.



[14] Sipas: Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, botimi II, Ti­ra­në, 1999, fq.  171-173.



[15] Olsi Jazexhi, Roli i aleancës panortodokse ballkanike në divorcin e shqiptarëve nga shteti osman, në: Studime orien­tale, 2/2002, Prishtinë, fq. 191-200. Krhs.: Azm Zade Re­fik Beg, op. cit., fq. 29 e tutje.



[16] Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, fq. 6 e tutje.



[17] F.O. 78/1879; Account and papers (36)). 1978-1879. LXXVII, 77, 345-348, sipas: Skender Rizaj, në: Kon­fe­ren­ca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Prishtinë, 1981, fq. 374.



[18] Christine von Kohl, op. cit., fq. 62.              



[19] Shih: Eqrem bej Vlora, Kujtime – Vëllimi i parë 1885-1912, Tiranë, 2001, fq. 163.



[20] Peter Bartl, Albanci od srednjeg veka do danas, Beograd, 2001, fq. 92 e tutje.



[21] Olsi Jazexhi, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika pa­n­is­lamiste e Sultan Abdulhamidit II, në: http://groups.­ya­hoo.com/group/albmuslimnews/message/3411.



[22] Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqi­pë­ri 1920-1944, Tiranë, 1994, fq. 22 dhe fusnota 7 në fq. 94.



[23] Shih: Eqrem bej Vlora, op. cit., fq. 163-164.



[24] Xhafer Belegu, op. cit., fq. 17-18.



[25] Hysni Myzyri në: Historia e Shqipërisë dhe e shqip­tarëve, Prizren, 2001, fq. 114; Krhs.: Skender Rizaj, Shqiptarët …, op. cit., fq. 127 e tutje .



[26] Për angazhimet ruse kundër Turqisë, shih: Skender Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë, 1991, fq. 125 e tutje.



[27] Peter Bartl, Albanci, op. cit., fq. 93.



[28] Gjerësisht: Ferdinand Schevill, Ballkani – Historia dhe qytetërimi, Tiranë, 2002, fq. 326 e tutje. Krhs.: Joseph von Hammer, op. cit., fq. 473.



[29] Peter Bartl, op. cit., fq. 93.



[30] Peter Bartl, Albanci, op. cit., fq. 94. Peter Batrl, Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912), Tiranë, 2006, fq. 142.                 P. Bartl thekson se këtë kërkesën e shqiptarëve për moscopëtimin e trojeve të tyre nuk e pranoi asnjëra palë (as Kongresi i Berlinit as Sulltani), madje qeveria turke qe e detyruar, madje edhe ushtarakisht, t’i zbatojë vendimet e Kongresit, edhe pse kjo nuk i shkonte në favor të saj dhe këtë e vep­roi me zemër të thyer. Sipas: Peter Bartl, Albanci, op. cit., fq. 97.



[31] Programi i Lidhjes për Shqipërinë Veriore e Ve­ri­lin­do­re, 18. 6. 1878, fq. 40-41 etj., sipas: H. Feraj, Skicë e men­dimit politik shqiptar, botimi II, Shkup, 1999, fq. 103.



[32] H. Prishtina, Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vjetit 1912, Tiranë, 1995, sipas: H. Feraj, op. cit., fq. 103.



[33] Sipas: Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqip­tar, bot. II, Shkup, 1999, fq. 96.


Brenda këtij grupimi kemi dy grupime: Grupimi i parë ka­rakterizohet me radikalizëm dhe autonominë dë­shiron ta realizojë me çdo kusht, të cilën e përfaqësonte Ab­dyl Frashëri dhe grupimi tjetër, i moderuar, që kër­kon­te autonominë pa iu kundërvënë sulltanit. Sipas: Enis Sulstarova, Ligjërimi nacionalist në Shqipëri, Tiranë, 2003, fq. 31.



[34] Christine von Kohl, op. Cit., fq. 60.


Shih për minoritetet dhe pozitën e tyre në Kosovë para dhe pas Lidhjes së Prizrenit: Noel Malcolm, Kosova – një histori e shkurtër, Tiranë – Prishtinë, botimi II, 2001, fq. 210-224.



[35] Sipas: Joseph von Hammer, op. cit., fq. 484. Krhs.: Tajar Zavalani, op. cit., fq. 171 e tutje. Edhe studiuesi E. Sulstarova mendon se “statusi i popullsive jomus­limane barazohej me ato muslimane”. Enis Sulstarova, op. cit., fq. 28.



[36] Gjerësisht në: Fikret Karçiç, Muslimani Balkana – Istoçno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 65-92. Për prob­lemin e migrimeve nga jashtë brenda Perandorisë, shih edhe: Stanford J. Shaw & Ezel Kural Shaw, Historia e Perandorisë Osmane dhe Turqisë Moderne, II, Tiranë (2006), fq. 238 e tutje.



[37] Pseudo-shkenca serbe Abdulhamidin II e quan kun­dër­shtar të reformave osmane dhe nxitës dhe mecenë të pan­islamizmit modern dhe praktikues të xhihadit të gjith­mbarshëm ndaj kryengritjes serbe-malazeze në ko­hën e tij. Për këtë dhe dhunën serbe të shekullit XVIII e më pas, shih: Miroljub Jeftić, Džihad – Savremeni džihad kao rat, Beograd, 1989, fq. 46-47.



[38] Gjerësisht: Sami Frashëri, Zëdhënësi…, op. cit., fq. 115-116.



[39] Gjerësisht: Nusret Šehić, Autonomni pokret mulli­mana za vrijeme austrougarske uprave u Bosni i Herce­govini, Sa­ra­je­vë, 1980, fq. 21.



[40] Fransoa Žoržon, Posljednji trzaji (1878-1908) në: Rober Mantran, Istorija Osmanskog Carstva, Beograd, 2002, fq. 644-645. Faktorë tjetër në aktivizimin politik të shqiptarëve, krahas rrezikut panortodoks, ishte ‘lulëzimi’ i nacionalizmave në Evropë dhe Ballkan dhe rre­zikimi i shqiptarëve nga këto nacionalizma, sepse slla­vët, grekët e të tjerë, nuk e njihnin të drejtën e po­pullit shqiptarë në shtet dhe mëvetësi. Sipas: Charles dhe Barbara Jelavich, Themelimi i Shteteve Kombëtare të Ball­kanit, 1804–1920, Tiranë, 2004.



[41] Shih: Panislamizam i panturcizam, Mostar, 1914, fq. 22, por edhe faqet tjera.



[42] Olsi Jazexhi, op. cit.



[43] Sami Frashëri, Zëdhënësi i Lindjes, vepra 14, Shkup, 2005, fq. 41.



[44] Karakteri islam i Lidhjes së Prizrenit nuk e mohon ekzistimin dhe pjesëmarrjen e feve të tjera. Përkundrazi, fetë tjera gëzojnë të drejta maksimale brenda sheriatit islam. Shih për këtë: Nexhat Ibrahimi, Në Islam ka vend edhe për jomuslimanët, në: Muslimanët në kërkim të Islamit, I-II, Shkup, botohet në Logos-A, Shkup ose http://www.freewebtown.com/zeriislam/artikulli/NeIslamkavendedheperjomuslimanet.htm .



[45] Kongresi i Berlinit përcakton që “Malit të Zi t’i ndahet Podgorica, Tivari, Plava dhe Gucia me popullsi të konsiderueshme shqiptare. Që t’i shmanget dorëzimit të këtyre viseve, qeveria turke nxiti shqiptarët në re­zis­ten­cë. Sipas cytjes së tyre u formua Lidhja në qershor të vitit 1878, me pjesëmarrje të kristianëve dhe mus­li­ma­në­ve, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar.” Sipas: Enciklopedija Jugoslavije, I, Zagreb, 1955, fq. 157.



[46] Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Zagreb, 1988, fq. 30.



[47] Fermane: "Të shkruash historinë me tolerancë…”, Tiranë, 2005, fq. 152. (Libri me dokumente është i shkruar në gjuhën osmane, dhe i përkthyer në gjuhën turke, shqipe dhe angleze).



[48] M. Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni, op. cit., fq. 78. Aleks Buda, op. cit., fq. 123-124.



[49] Kristo Frashëri në: Historia e Popullit Shqiptar, II, Ti­ra­në, 2002, fq. 153, 155 e tutje.



[50] Kristo Frashëri, op. cit., fq. 153 e tutje.



[51] Sipas: Sulejman Kylçe, Shqipëria në historinë osmane, Tiranë, 2004, fq. 130.



[52] Edhe Aleks Buda e devijon lexuesin duke pohuar se mbledhja e Lidhjes së Prizrenit është mbajtur në një nga sallat e Medresesë së Prizrenit. Por, ne konstatojmë se Mbledhja e LP-së është mbajtur brenda xhamisë së Gazi Mehmed Pashës – Bajraklisë. Këtë pohim e provojnë të gjitha burimet relevante. Shih: Aleks Buda, op. cit.



[53] Kristo Frashëri, HPSH, op. cit., fq. 153.



[54] Evangelos Kofos, Greek reaction to the Albanian League of Prizren, Balkan Studies, Vol 23, 1982, sipas: Olsi Jazexhi, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika pa­­n­is­la­mis­te e Sultan Abdulhamidit II, në: http://gro­ups.­ya­hoo­.­com/­group/­albmuslimnews/message/3411.



[55] Evangelos Kofos, op. cit., fq. 356. Krhs.: Shkelzen Raça, op. cit.



[56] Sipas: Konferenca Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, I, Prishtinë, 1981, fq. 85.



[57] Në: Gazeta  Tirana, shtator 1992 dhe Zëri i Rinisë, 11 nëntor 1992, Tiranë në: http://list­serv.buffalo.edu



[58] Sipas: Kastriot Dervishi, Paskal Milo midis shërbimit dhe trillimit në: http://list­serv.buffalo.edu



[59] Sarajevski list, br. 132, i dt. 8. 11. 1883, sipas: Haris Silajdzic, Albanski Nacionalni pokret, Sarajevo, 1995, fq. 72.



[60] Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Prizren - Zagreb, 1998, fq. 364. Kurse njohësi i rrethanave shqiptare-boshnjake dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumë i përbashkët i këtyre dy popujve në të kaluarën e deri sot duhet të hulumtohet për të ndriçuar aspekte të panjohura. Haris Silajdzic, op. cit., fq. 45-46.



[61] Sami Frashëri, Zëdhënësi …., op. cit., fq. 115.



[62] Ali Hadri, Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme, Prishtinë, 1973, fq. 100-101. Habit fakti se ku e sheh akademik A. Hadri përparësinë e programit të tre­të të LSHP-së ndaj dy të parëve, pos në faktin se edhe Had­ri ishte vetëm një hallkë në zinxhirin e sistemit ko­mu­­nist, pa analiza gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe të tjera.



[63] S. Rizaj, Shqiptarët …, op. cit., fq. 132 e tutje.



[64] Vasilj Popović, Istoçno pitanje, bot. III, Beograd, 1996, fq. 187.



[65] Nuray Bozbora, op. cit., fq. 169 dhe fusnota 86.



[66] Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit, I, Tiranë, 1999, fq. 336.



[67] Nuray Bozbora, op. cit., fq. 169 dhe fusnota 169-170.



[68] Praninë e disa feudalëve boshnjakë në punën e LSHP-së autori serb,  S. K. Pavloviq, e komenton me “idenë pa­nislamiste”, se gjoja, duke hyrë në aleancë me shqip­ta­rët, disa nga ata kanë dëshiruar ta theksojnë unitetin os­mano-musliman. Sipas: Stevan K. Pavlović, Istorija Ba­l­kana, Beograd, 2001, fq. 218.



[69] Mustafa Imamović, Pravni položaj i unutrašnjo-po­li­tič­ki razvitak BiH od 1878-1914, Sarajevë, 1976, fq. 14-15.



[70] Bosansko-hercegovačke novine, br. 6, e dt.18.1.1880, sipas: Haris Silajdžić, op. cit., fq. 53 e tutje.



[71] Haris Silajdžić, op. cit., fq. 45-46.



[72] Edhe autorët boshnjakë kanë filluar ta theksojnë gjith­një e më tepër faktorin e përbashkët nacional, ilir. Shih për këtë studimin e dr. Ibrahim Pašić: Predslavenski kor­ijeni bošnjaka, Preporod – Islamske informativne novine, nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9/2007/2007 e deri ne fund të fej­to­nit, Sarajevë.



[73] Gazeta ditore Korrieri, i datës 17 maj 2001, Tiranë. Krh.: Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, fq. 17.



[74] Sipas: Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizimi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë, 2002, fq. 168.



[75] Ndër muslimanët kemi: Shaqir Aga nga Prizreni, Myftiu Zejnel Abedin efendiu e Zija beu nga Prishtina, Ilijaz Pashë De­ralla, Hasan Pasha e sheh Mustafai nga Tetova, Ab­du­llah Pasha e Mustafa Vokshi nga Gjakova, Ismail efendiu nga Kumanova, Spahovik nga Sjenica, Haxhi Zeka nga Peja, Ahmet Aga e Ismail Aga nga Luma, Haxhi Osmani nga Mitrovica, Sinan efendiu nga Ohri dhe nga anët e tjera të Shqipërisë Abdyl beu (Frashëri) e Aqif pashë Elbasani (Bi­çaku). Sipas: S. Kylçe, op. cit., fq. 130. Shih edhe faqet: 130 dhe 147 në poshtëshënim. Për numrin, strukturën na­cio­nale dhe fetare të delegatëve ka shumë versione dhe ne nuk do të ndalemi në këtë temë.



[76] Peter Bartl, Albanci, op. cit., fq. 97.



[77] Christine von Kohl, op. Cit., fq. 62.



[78] Eqrem bej Vlora, op. cit., fq. 164.



[79] Jakob Landau, Politika e Pan-Islamit: ideologjia dhe organizimi’ (Oksford 1990), sipas: Olsi Jazexhi, op. cit.



[80] Jakob Landau, op. cit., fq. 49.



[81] S. Pollo – S. Pulaha, Akte të Rilindjes Kombëtare Shqi­pt­a­re 1878-1912, Memorandume, Protesta e Thirrje, Tiranë, 1978, fq. 11, sipas: Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni – Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Sharr, 2003, fq. 57.



[82] Noel Malkolm, op. cit., fq. 234 e tutje.



[83] Jakob Landau, op. cit., fq 222.



[84] Shih: Xhaferr Belegu, Lidhja e Prizrenit, Tiranë, 1939, faqe 31.



[85] Marjan Prenkaj, Prizreni dhe rrethina në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, Prishtinë, 1998, fq. 204.



[86] Dhe jo më kot, Evangelos Kofos kujton se peshkopi i Kor­çës, qeverisë së Athinës i thoshte: “Abdyl Beu veproi sin­qerisht për bashkimin e shqiptarëve të krishterë dhe mu­s­li­ma­në, që jetonin në Epir dhe Maqedoni dhe që t’i ngri­n­te ata në një komb “modern” me principatë të tyre”. Evan­ge­los Kofos, Reagim i grekëve …, në: Kon­fe­ren­ca shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të pri­z­re­­nit, I, Prish­tinë, 1991, fq. 93.



[87] Shih gjerësisht: Olsi Jazexhi, Lidhja Shqiptare e Pri­zrenit dhe politika panislamiste e Sultan Abdulhamidit II, në: http://­gro­ups.­yahoo.com/group­albmuslim­news/­me­ssage­/3411.



[88] Xhafer Belegu, op. cit., fq. 20.



[89] Tajar Zavalani, op. cit., fq. 173.



[90] Turqia në Berlin përfaqësohej nga Karateodor pasha. Ky thotë se Kongresi dominohej tërësisht nga Bis­mar­ku. Po ashtu pohon se “midis pesë kërkesave të Turqisë, që duhej t’i mbronte delegacioni i saj, tri janë më krye­so­rët: Të ruhen kufijtë perandorakë në Ballkan; Kalaja e Var­nës t’i mbetej Turqisë dhe të pengohej zgjerimi i madh i Malit të Zi dhe, të Serbisë në anët e Shqipërisë.” Si­pas: M. Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni, op. cit., fq. 66.



[91] Tajar Zavalani, op. cit., fq. 174-175.



[92] Shih gjerësisht: S. Brestovci, Kararnameja …., op. cit., sipas: M. Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni, op. cit., fq. 78.



[93] Xhafer Belegu, op. cit., fq. 21.



[94] Shih: Qemajl Morina, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881), Prishtinë, 2006.



[95] Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës më 1878-1912, Prish­ti­në, 1969, fq. 3.



[96] Shukri Rahimi, Gjurmime historike, op. cit., fq. 103-104. këtë e thotë edhe H. Myzyri thekson se LP-ja u takua sërish dhe më 02 korrik 1878 miratoi Kanunin e Ri me saktësime të reja dhe me kompetenca të shtuara. Sipas: H. Myzyri, op. cit., fq. 118-119 e tutje.



[97] Edhe H. Myzyri thekson se LSHP-ja u takua sërish dhe më 02 korrik 1878 e miratoi Kanunin e Ri me sak­të­si­me të reja dhe me kompetenca të shtuara. H. Myzyri, op. cit., fq. 118-119 e tutje.



[98] Kongresi i Dibrës – Konferencë Shkencore me rastin e 95 vjetorit të Kongresit të Dibrës, Dibër 2005, fq. 238. Tajar Zavalani, op. cit., fq. 176-177.



[99] Citati sipas; Ippen, Kontribute për historinë e brendshme, fq. 384, në: Peter Bartl, Myslimanët …, op. cit., fq. 158-159.



[100] Shih: Nuray Bozbora, Shqipëria …, op. cit., fq. 203 e tutje. Shih për raportet e P. Doçit me Malin e Zi, Rusinë dhe qarqet tjera në: Aleks Buda, sipas: Grup autorësh, Historia e popullit shqiptar, vëll. II, bot. II, Prishtinë, 1978, fq. 111-115.



[101] Peter Bartl, Myslimanët …, op. cit., fq. 158.



[102] Peter Bartl, Myslimanët …, op. cit., fq. 158.



[103] Sh. Ballvora, La Ligue de Prizrend et la question de l’autonomie de l’Albanie, pp. 50, sipas: Olsi Jazexhi, Roli i aleancës panortodokse …, op. cit., fq. 193. Krhs.: Jakob Landau, op. cit., fq. 49, sipas: Olsi Jazexhi, op. cit.



[104] Citati sipas; Ippen, Kontribute për historinë e brendshme, fq. 384, në: Peter Bartl, Myslimanët …, op. cit., fq. 158.



[105] Shih gjerësisht për angazhimet për pavarësi: Peter Bartl, Myslimanët …, op. cit., fq. 160 e tutje.



[106] Noel Malcolm, op. cit., fq. 234.



[107] Christine von Kohl, op. Cit., fq. 64 e tutje.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme