Lidhjet e fuqishme, antiturqizmi është antishqiptarizëm !

Enveri mendonte kështu dhe impononte të njëjtin mendim, sepse ish i ngarkuar me këtë mision nga serbet, të cilët vetëm atëherë (1912), kur shqiptarët u ndanë nga Perandoria Osmane, pushtuan tokat e shqiptarëve, çka nuk patën mundësi që ta bënin më herët, në kohën kur aleati i shqiptarëve ishte Perandoria Osmane, pjesë përbërëse e të cilit qe edhe Shqipëria. Madje, nuk mbeti me kaq, ai (përhapësi i ideve komuniste) vazhdoi me të njëjtën egërsi kundër shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre myslimanë, njëlloj siç kishin vepruar punëdhënësit e tij(6) dekada më parë. Prandaj, lipset thënë që në fillim se antishqiptarizmi i krijuar nga një kryetradhtar s’mund të merret parasysh, dhe e njëjta gjë vlen edhe përsa i përket historiografisë në lidhje me historinë e popullit tonë, krenaria e të cilit u ngrit në kohën kur ishte mik e akraba me perandorinë më të fortë të kohës.

Sot, në periudhën e globalizmit dhe osamabinladenizmit, Islami është bë një gogol rreth të cilit mund të flasë çdo kush si të dëshirojë dhe si ti vijë më lehtë. Vetëm para pesëdhjetë apo njëqind vjetëve, paragjykimet më të popullarizuara në Evropë ishin të drejtuara kundër bashkësive hebraike, ndërsa sot në masë të konsiderueshme, në shënjestër të atyre paragjykimeve janë myslimanët dhe islami.

Pra, ato sulme kundër hebrenjve u realizuan dhe u lansuan pikërisht nga trualli evropian, gjë që sot bëhet edhe kundër myslimanëve. Sidoqoftë, retorika islamofobike vazhdon të manifestohet në forma dhe në skena të ndryshme, si në filma ashtu edhe në meda. Zgjedhjet vendore belge që u mbajtën në vitin 1996, treguan se vetëm në qytetin Antverpen 27 për qind të votuesve e përmbanin partinë Vlaams-Bllok, në të vërtetë formacionin neofashist, motoja e të cilëve thërret në ndalimin e Islamit në Belgjikë, ndërsa për Turqinë shekullariste ende nuk ka vend në Unionin Evropian, edhe atë vetëm për atë se i përket kampusit islamik, gjë të cilën haptazi e shprehu Austria "demokratike". Romanet e tipit "Vargjet Satanike", bëhen Këngë e re për Rolandin (Chanson de Roland), ndërsa sot Rolandi është zëvendësuar me karikaturat për profetin.

Problemi ynë qëndron aty se shpirti mysliman shekuj me radhë vuan nga njëdimenzionaliteti, pra islami është kuptuar vetëm si fe që posedon karakter ritual, e asgjë më tepër. Prandaj, imponohet nevoja dhe përgjegjësia e myslimanëve të mbarë botës, e veçanërisht atyre që janë në kontakt me Evropën, që vazhdimisht ta kenë në mendje se Islami nuk është religjion (fe) arab, afrikan ose aziatik. Përkundrazi, islami është "fe e përsosur" e shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm për të gjithë njerëzit dhe është aplikativ edhe në problemet më të vështira me të cilat ballafaqohet njerëzimi bashkëkohor. Myslimanët në Evropë munden më së miri ta interpretojnë fenë e tyre po qe se për çdo ditë kujdesshëm ofrojnë shembull të jetës islame; jetë e plotësuar me karakteristikat shpirtërore, harmoni dhe pajtueshmëri familjare, mirëqenie, kuptueshmëri, durim, lexim, mësim, respekt, mendje dhe urtësi, agjërim shembullor dhe lutje, jetë pa alkool, pa bixhoz, pa narkotikë dhe pa agresivitet. Jetë të vërtetë islame duke patur synim njohurinë drejt Krijuesit, diturinë dhe harmoninë ndërmjet krijesave.

Dëshira për ti mbajtur shqiptarët sa më larg nga historia e tyre reale mund të shihet më mirë se kudo në tekstlibra si ai i Historisë së Shqipërisë të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vite të ndryshme në Shqipëri, ekstrakte të të cilit i serviren nxënësve të shkollave në Shqipëri. Në një version të historisë së Shqipërisë që dikush mund ta gjejë edhe online në sajtin: http://historia.shqiperia.com/ dikush mund të dallojë lehtë sesi historishkruesit tanë gjatë kohës së komunzimit kanë treguar një kujdes të veçantë për të gjetur arsyet e ‘dhunës dhe presionit’ turk mbi islamizimin e shqiptarëve, kur në të njëjtën kohë përhapjen e krishtërimit e kanë trajtuar si një proçes sa të paqshëm aq edhe apostolik, duke mos përmendur pothuajse askund metodat e dhunshme romake, bizantine, të kryqëzatave por edhe serbe për imponimin e fesë së Kostandinopojës ndaj shqiptarëve, të cilat nisën nga viti 390 dhe më pas.

Gjatë disa shekujve, përmes arsimimit të gabuar dhe propagandës perëndimore, me sukses ua lanë trurin miliardë njerëzve duke i inkuadruar edhe disa myslimanë të pashkolluar që gabimisht të besojnë se në aspektin mental dhe gjenetik të bardhët janë më superiorë se të tjerët, veçanërisht nga zezakët afrikan. Sa është mjerim të shohësh se sa të bardhë kanë rënë në kurthin e besimit se bota do të ngec mbrapa drejt fazës joqytetëruese të barbarizmit pa udhëheqjen e tyre konstante. Vallë, a thua kjo nuk është vazhdimësi e verbëruar e doktrinës për "barrën e njeriut të bardhë"? Siç duket ndjenjat dhe vlerësimet e këtilla raciste nuk janë asgjë tjetër, përveç se vazhdimësi e traditës së lashtë paganike që u trashëgua nga sumerët, akajët, asirianët, babilonasit, grekët dhe nga romakët, sipas të cilëve statut të njeriut, personalitetit, qenies së lirë politike, posedojnë vetëm qytetarët e polisit dhe Romës, ndërsa të tjerët janë robër dhe barbar, pra vegla që flasin. Siç duket, miti paganik i gjakut dhe trupit është veshur me rrobe të religjionit, që është shumë më i rëndë dhe mëkat më i madh: "Ju jeni racë e zgjedhur, komb i shenjtë". (Letra e parë e Pjetrit II).

Mendoj se flamurin, në mënjanimin e miqësisë dhe të lidhjeve të fuqishme të shqiptarve me Perëndorinë Osmane , e mbajnë mediat shqiptare dhe ca pseudohistorian që vuajnë nga një turkofobi e theksuar e cila lidhet me botuesit e tyre dhe financuesit e tyre që duket se janë në një linjë politike me ato të cilët duan ta largojnë Shqipërinë nga miqtë e vërtetë dhe ta lidhin pas qerres së atyre që historikisht kanë qenë në opozië me përpjekjet e shqiptarve për të shikuar përpara dhe për të ecë përpara.

Duhet distancuar nga ruminishencat e turkofobisë të cilave nuk u ka shpëtuar, as politika shqiptare, që përfaqëson magjorancën parlamentare dhe as politika e opozitës parlamentare, sepse po vazhdoi t,i serviret brezit të ri një histori që është e montuar mbi jo të vërteta, prapa të cilave qëndron një prapavijë politike antishqiptare, atëherë brezi i ri, që do të vijë pas, t’i akuzojë me të drejtë historianët e sotëm se ato me fatin e Shqipërisë i paten lidhur disa fije të holla peri, kurse me armiqtë e Shqipërisë i paten lidhur zingjirë të hekurt , falë të cilëve këta historianë po përpiqen të lënë pas për shqiptarët një histori të helmuar dhe jo të vërtetë.e këtë tematikë, do të jape një divizë të cilën duhet ta kënë të qartë të gjithë ata që studjojnë historinë e Shqipërisë dhe janë të interesuar për ta paraqitë atë sa më saktë .

Sipas mendimit tim antiturqizmi është antishqiptarizëm.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme