Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime pėr fėmijė dhe tė rinjė ->

GUSLI - PASTRIMI




Gusėl apo pastrim do tė thotė: Larja e trupit tė njeriut me ujė (duke e pėrfshirė nė tėrėsi). Gusli apo pastrimi ėshtė njė ndėr obligimet e Sheriatit islam.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


[Fletėpalosja 6.]


Nė emėr tė All-llahut, Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

Gusėl apo pastrim do tė thotė: Larja e trupit tė njeriut me ujė (duke e pėrfshirė nė tėrėsi). Gusli apo pastrimi ėshtė njė ndėr obligimet e Sheriatit islam.

Kėtė e vėrtetojmė me fjalėt e All-llahut xh. sh. ku thotė:

“Nė qoftė se jeni tė papastėr, atėherė pastrohuni”. Si dhe fjalėt: “Tė pyesin ty pėr tė pėrmuajshmet (hajzin), thuaj: Ajo ėshtė gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatė tė pėrmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie) derisa tė pastrohen, e kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē ju ka lejuar All-llahu”. (El Bekare, 222)





KUR DUHET TĖ PASTROHEMI?


1. Duhet tė pastrohemi pas ejakulimit (derdhjes sė spermės) me epsh, qoftė kur jemi tė zgjuar apo nė gjumė.



Ky ėshtė mendimi i tė gjithė dijetarėve islamė, duke u bazuar nė hadithin e Pejgamberit alejhisselam “Uji prej ujit”. (Muslimi)

Si dhe nė hadithin nė tė cilin Ummu Seleme thekson se Ummu Sulejme, nėna e besimtarėve, ka thėnė:

Te Pejgamberi alejhisselam erdhi Ummu Sulejme, bashkėshortja e Ebu Talhait dhe e pyeti:

“O Resulull-llah, All-llahu nuk turpėrohet nga paraqitja e sė vėrtetės, prandaj edhe unė nuk turpėrohem tė pyes a ėshtė e detyruar gruaja tė lahet kur derdhet nė ėndėrr (polucioni)?”

“Po, kur sheh lėng (ujė)”, - u pėrgjigj Pejgamberi alejhisselam (Buhariu).

Nė lidhje me kėtė, dėshirojmė tė cekim ca vėrejtje apo situata nė tė cilat nuk kemi nevojė pėr pastrim edhe atė:

a. Nė qoftė se sperma del pa ndonjė ngacmim tė epshit, atėherė pastrimi nuk ėshtė i nevojshėm.

Pejgamberi alejhisselam njėherė i kishte thėnė Aliut r.a.: “Kur tė shohish se sperma del me vrull, atėherė pastrohu”.

Nė qoftė se sperma rrjedh apo del nga organi seksual gjatė kryerjes sė nevojės sė vogėl, as nė atė rast nuk kemi nevojė pėr pastrim.

Kur Ibn Abbasi r.a., e pyeti Pejgamberin alejhisselam pėr kėtė ēeshtje, ai iu pėrgjigj: “Ty nė kėtė rast nuk tė nevojitet pastrimi, por duhet tė marrish abdest”.

b. Nė qoftė se njeriu ejakulon nė ėndėrr mirėpo kur zgjohet nuk heton dot ndonjė lagėshti apo gjurmė tė spermės.

Kėtė e vėrtetuam me fjalėt e mėparshme tė Ummu Sulejmes kur Pejgamberi s.a.v.s. i ishte pėrgjigjur se nė qoftė se hetohen gjurmė lagėshtie, atėherė nevojitet pastrimi. Mirėpo, nėse sperma del pasi qė njeriu tė jetė zgjuar, atėherė nevojitet pastrimi.

c. Nė qoftė se njeriu i cili ėshtė zgjuar nga gjumi dhe nė vete heton gjurmė lagėshtie, por nuk i kujtohet aspak se ka ejakuluar (nė ėndėrr). Mirėpo, nė qoftė se ėshtė i sigurt se ajo lagėshti ėshtė nga sperma, atėherė nevojitet pastrimi, ngase mund tė ndodhė qė tė lind dyshimi.

d. Nė qoftė se njeriu ndjen se sperma e tij do tė gufojė, por zgjohet dhe e ndalon atė, atėherė nuk nevojitet pastrimi.





2. Marrėdhėniet seksuale


Pa dyshim se pas ēdo marrėdhėnie seksuale mes bashkėshortėve nevojitet pastrimi i tė dyve. Pastrimi nė kėtė rast nevojitet nė qoftė se koka e organit mashkullor depėrton nė atė femėror, edhe nė qoftė se nuk ejakulon.

Pejgamberi alejhisselam thotė: “Kur takohen dy organet, atėherė nevojitet pastrimi.”





3. Hajzi dhe Nifasi


Hajz janė tė pėrmuajshmet, ndėrsa nifas ėshtė gjaku i cili i rrjedh femrės pas lindjes. Pastrimi nevojitet kur femra e kalon cilėndo nga kėto dy periudha.





4. Vdekja


Kur njeriu vdes atėherė nevojitet pastrimi i tij. Ky ėshtė mendimi i pėrbashkėt i tė gjithė dijetarėve islamė.





5. Pabesimtari i cili pranon Fenė Islame


Nė qoftė se ndonjė pabesimtar e pranon Fenė Islame, atėherė atij i nevojitet pastrimi.



ĒKA I NDALOHET PERSONIT KUR ĖSHTĖ I PAPASTĖR


Personi i cili ėshtė i papastėr, qoftė femėr apo mashkull, i ndalohen disa gjėra, edhe atė:



a. Namazi,

b. Tavafi (rrotullimi rreth Qabes),

c. Prekja dhe bartja e musafit (Kur’anit),

ē. Leximi i Kur’anit,

d. Qėndrimi nė xhami (hyrja nė tė).


PASTRIMI I PĖLQYER (MUSTEHAB)


Ėshtė mirė qė muslimani tė pastrohet veēanėrisht nė kėto raste:



a. Pastrimi nė Ditėn e xhumasė (e premte),

b. Pastrimi nė ditėt e bajramėve,

c. Pastrimi i atij i cili e ka pastruar tė vdekurin,

ē. Pastrimi gjatė hyrjes nė ihram (nė Haxh),

d. Pastrimi gjatė hyrjes nė Mekke,

dh. Pastrimi kur vjen koha pėr tė qėndruar nė Arafat (nė haxh).



KUSHTET E GUSLIT (PASTRIMIT)


Nuk do tė koniderojmė se jemi tė pastėr pėrveē nėse i plotėsojmė kėto kushte:



a. Nijjeti

Nijjeti mjafton tė bėhet me zemėr duke mos cituar gjė tė posaēme, edhe pse nuk paraqet problem tė shprehurit e tij.

b. Pastrimi i tė gjitha gjymtyrėve

Nėnkuptojmė atė qė e thamė mė parė: pėrshkimi i trupit me ujė. Sipas drejtimit hanefi kusht ėshtė edhe futja e ujit nė gojė dhe hund tre herė.



SUNNETET E GUSLIT
Sunnetet janė veprime tė cilat i ka bėrė Pejgamberi alejhisselam

Sunnetet e guslit janė kėto:

a. Pastrimi i duarve tre herė.

b. Pastrimi i organit seksual.

c. Larja e brendisė sė gojės dhe e hundės tre herė, duke futur ujė thellė nė brendinė e tyre.

ē. Marrja e abdestit tė plotė, pėrveē larjes sė kėmbėve, ngase lejohet pastrimi i kėmbėve nė fund.

d. Tė hedhurit e ujit mbi kokė tre herė duke i fėrkuar flokėt.

dh. Tė hedhurit e ujit mbi trup, edhe atė duke filluar me fėrkimin e pjesės sė djathtė tė trupit e mandej atė tė majtėn, pastaj duke fėrkuar brendinė e veshėve, kėrthizėn, gishtėrinjtė e kėmbėve dhe pjesėt tjera tė cilat i konsiderojmė pjesė tė brendshme.



PASTRIMI I PEJGAMBERIT ALEJHISSELAM


Transmeton Aisheja r.a., se Pejgamberi alejhisselam kur pastrohej fillonte me larjen e duarve, mandej hedhte ujė me dorėn e djathtė nė tė majtėn dhe e pastronte organin e tij, mandej merrte abdest sikur pėr namaz, merrte ujė dhe e hedhte mbi kokė derisa tė arrinte uji nė brendinė e flokėve e pastaj e pėrshkonte tėrė trupin e tij me ujė.

Disa herė merrte ujė dhe e shpėrlante brendinė e gojės dhe tė hundės.



PASTRIMI I FEMRĖS


Edhe pastrimi i femrės bėhet nė tė njėjtėn mėnyrė si pastrimi i mashkullit, pėrveē se ajo duhet tė ketė mė shumė kujdes nė arritjen e ujit deri te flokėt e saj.

Femra e cila ka flokė tė gjata, e qė ėshtė rėndė pėr tė t’i shtjellojė, atėherė ajo duhet qė vetėm tė hedhė mbi kokėn e saj tre herė ujė e pastaj ta pastrojė trupin e saj.


VĖREJTJE

Personit i cili ėshtė i papastėr, qoftė mashkull apo femėr, i lejohet tė shkurtuarit e flokėve, shkurtimi i thonjve, dalja nė treg etj. Nė qoftė se ėshtė pastruar mirėpo nuk ka marrė abdest, atėherė pastrimi i tij e zėvendėson abdestin.

Nuk lejohet pastrimi i personit tė zhveshur para tė tjerėve, ngase zbulimi i pjesėve tė turpshme para tė tjerėve ėshtė i ndaluar. Lejohet pastrimi i tė dy bashkėshortėve nė njė vend dhe bashkė, si dhe nga ena nė tė cilėn ėshtė larė ndonjėri nga bashkėshortėt, lejohet pėr tjetrin qė ta pėrdorė ujin e mbetur nė enė.

Lusim All-llahun xh. sh. qė tė gjithė atyre tė cilėt do ta lexojnė kėtė fletushkė, t’ua bėjė tė mundshme qė ta kuptojnė dhe t’ua pėrcjellin tė tjerėve.


E Dielė, 16 Gusht 2009; 19:34


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats