Kur'ani famëlartë

Nëse i hedhim një vështrim historisë krenare të Islamit, do të shohim që Kur'ani ka pasur një ndikim mahnitës në udhëzimin dhe udhëheqjen e njerëzve. Historianët besojnë këtë të vërtetë të pamohueshme historike se para ardhjes së Islamit, bota ishte e zhytur në devijim shkencor dhe moral. Mbi popujt e botës dhe në veçanti mbi arabët sundonte ligji i dhunës, agresionit dhe shtypjes. Vjedhjet dhe konfiskimet ishin shumë të përhapura, kurse njerëzit ndiqnin besime të gabuara dhe metoda agresive. Kur ndriçoi drita e Islamit dhe në skenë doli Kur'ani famëlartë, libri jetëdhënës Hyjnor, nën hijen e mësimeve të larta kur'anore, njerëzit, nga jeta e devijuar e injorancës u orientuan drejt mirësisë, humanizmit, shkencës dhe moralit. Megjithëse disa njerëz shkurtpamës përpiqen të shpërfillin rolin madhështor të Kur'anit në ndryshim e thellë të njerëzve, ndërgjegjet e pastra dhe të zgjuara pranojnë të vërtetën që bota i ka borxh Islamit dhe Kur'anit. Islamologu, Profesor Ian Hairpe thotë: " Esenca e studimeve dhe kërkimeve tona në Universitet ka aspekt sekular. Për këtë arsye, kur ndalemi dhe hulumtojmë mbi Kur'anin, ne atë e vështrojmë si një dokument ashtu si të gjithë dokumentet tjerë. Por, unë jam i mendimit se nuk mund të shpërfillet ndikimi i thellë i Kur'anit dhe forma e tij letrare mbi njerëzit. Nga ana tjetër, kur e shohim se si ky libër ka mbjellë shpirtin e miqësisë dhe bujarisë midis popujve të vjetër dhe çfarë roli ai luan sot në jetën e njerëzve, vetvetiu thellohemi në mendime. Kur'ani është një libër, i cili me fjalë dhe gjuhë të rrjedhshme ka krijuar një letërsi të fuqishme ndaj të cilës ne nuk mund të qëndrojmë indiferent. "
z. Ian shton: " Ne sot jetojmë në një atdhe botëror dhe Islami është pjesë e këtij atdheu. Si rrjedhim, ne nuk mund të shpërfillim shembullin mendor që ka krijuar Islami dhe që buron nga Kur'ani. Edhe botimi dhe mijëra librave dhe artikujve në lidhje me Islamin në perëndim, tregon për prezencën aktive të Islamit dhe Kur'anit në këtë pjesë të botës. Ekzistenca e degëve të studimit si Islamologjia nëpër universitetet perëndimore, është gjithashtu një argument shtesë në këtë drejtim. Pra, për banorët e Europës, Kur'ani është i rëndësishëm dhe njohja e tij është e domosdoshme për ne. "
Nga këto fjalë të profesor Ian Hairpe mund të konkludojmë se sot, midis popujve perëndimorë dhe evropianë dhe në veçanti midis dijetarëve, janë krijuar më shumë hapësira për studimin dhe njohjen e Kur'anit dhe këto hapësira janë në zgjerim e sipër. Në të njëjtën kohë, sot bëhen edhe përpjekje të cilat tentojnë të njollosin këtë argument të qartë Hyjnor, sepse disa njerëz në perëndim nuk mund të durojnë mendimet e të tjerëve dhe dëshirojnë që të kufizojnë horizontet e qarta që Kur'ani famëlartë ka hapur për perëndimorët.

Kur'ani është një libër, i cili ka prezantuar çështjet e nevojshme të njerëzimit, realitetet. Njerëzimi nuk është i aftë që për të gjitha nevojat e jetës së tij të vendosë ligje të cilat do të jenë të përjetshme dhe të përsosura. Disa herë kemi qenë dëshmitarë që disa persona kanë shkruar libra dhe kanë paraqitur teoritë e tyre në lidhje me ndonjë shkencë teorike, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe është vërtetuar e kundërta e atyre teorive. Kjo për faktin se specifikë e shkencave teorike është që sa më shumë të diskutohet në lidhje me këto shkenca, aq më shumë të vërteta dalin në pah. Mirëpo, kur është fjala për Kur'anin, gjërat ndryshojnë. D.m.th, me kalimin e kohës dhe rritjen e dukshme të nivelit shkencor të shoqërive, jo vetëm që nuk janë vjetëruar çështjet dhe ligjet e Kur'anit, por paralel me progresin shkencor, janë zbuluar të vërteta më të reja që ndodhen në këtë libër Hyjnor. Kur'ani famëlartë, me programe të ndryshme dhe me qëllime të qarta, ka parashtruar tema të ndryshme në lidhje me dialogun. Ai ka folur në lidhje me njohjen e Zotit, krijimin dhe ringjalljen, tokën dhe planetët e tjerë, historinë e popujve dhe të dërguarit e mëparshëm, moralin, të drejtat familjare, rregullat e qeverisjes, rendit shoqëror, shkëmbimet dhe çështjet ekonomike, etj. Fizikanti gjerman Ajnshtajn, thotë: " Kur'ani nuk është libër gjeometrie, algjebre ose llogarie, por është një përmbledhje ligjesh të cilat njeriun e udhëzojnë në rrugën e drejtë, në rrugën të cilën nuk mund ta definojnë as filozofitë më të mëdha botërore. "
Ata të cilët e studiojnë Kur'anin nga dëshira dhe interesi, e kuptojnë pozitën e tij në tregimin e rrugës së drejtë. Orientalisti francez Sidua është i mendimit se qëllimi i Kur'anit është që të udhëzojë njeriun në rrugën e drejtë dhe të pengojë nga e keqja, të largojë devijimin dhe të udhëzojë nga errësira drejt dritës dhe të mirës. Edhe dijetari amerikan Lomans, bukurinë dhe dritën e Kur'anit e cilëson mahnitëse dhe thotë: " Shkëndija e parë e bukur në Kur'anin famëlartë nga e cila buron dritë, është shprehja "Bismil-lahir-rahmanir-rahim"-"Në Emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit" që përmban në vetvete një botë të tërë kuptimesh. "

Ekspertët fetarë janë të mendimit se mrekullia e Kur'anit është më lartë se mrekullitë tjera. Për këtë arsye, Kur'ani vë nën ndikim zemrat që e meritojnë këtë mirësi. Poeti dhe shkrimtari gjerman Gëte thotë: " Kur'ani është një vepër mahnitëse që në fillim, fjalët e tij nuk duken të lehta por lexuesi, shumë shpejt dhe pa vetëdije dashurohet në bukuritë e tij të pafund.....Priftërinjtë me vite të tëra na kanë mbajtur larg nga njohja e të vërtetave dhe madhështisë së Kur'anit të shenjtë,por sado që ne kemi hedhur hapa në rrugën e shkencës dhe dijes dhe kemi lënë anash fanatizmin, madhështia e ligjeve të shenjta të Kur'anit na ka mahnitur dhe shokuar. Ky libër i papërshkrueshëm, shumë shpejt do të bëhet bosht i mendimit të popujve të botës. Kur'ani posedon qëllime të larta, kuptime të thella dhe baza të qëndrueshme dhe në çdo moment shfaqet edhe më tepër madhështia e tij."
Edhe dijetarët muslimanë, kanë në lidhje me mrekullinë e Kur'anit. Filozofi dhe komentuesi i madh bashkëkohor Dietari Al'lame Tabatabai, shkruan: " Kur'ani është një mrekulli e madhe në elokuencë dhe urtësi. Është një pasuri e mrekullueshme për dijetarët dhe ligji më shoqëror për ligjvënësit. Ky libër, prezanton politika të papara për politikanët dhe thënë shkurt, për të gjithë njerëzit e botës të cilët nuk mund të gjejnë rrugën për të arritur tek ndonjë e vërtetë, ai është një mrekulli e madhe dhe mahnitëse."
Dijetari islam Xhelaluddin Sejveti shkruan: " Mrekullia ndahet në dy pjesë. Ajo që ndjehet dhe ajo që pranohet nga logjika. Mrekullitë që mund të ndjehen kanë të bëjnë me të dërguarit e mëparshëm, kurse mrekullia e Profetit të Islamit, si i dërguari i fundit, është e logjikshme dhe e përjetshme."

Në fund, duhet të themi se Kur'ani, me mësimet e tij të pafund u përgjigjet të gjitha nevojave shpirtërore dhe mendore të njerëzimit dhe me gjerësinë dhe gjithpërfshirjen e tij, ndan rrugën e drejtë nga e padrejta. Ashtu siç thotë edhe Muhammedi saa,: " Kur'ani është një pasuri që pa ekzistencën e tij nuk ka lumturi, kurse me ekzistencën e tij, nuk ka varfëri".

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme