Ç’THONË TË TJERËT PËR ISLAMIN

[Fletëpalosja 4.]



Ishte vërtet një mrekulli kur pejgamberi Muhammed pati sukses t’i ngadhënjejë madje edhe armiqtë më të përbetuar të Islamit pa mjete përkatëse materiale. Adhuruesit e idhujve, ndjekësit e verbër të rrugëve të të parëve, nxitësit e ngatërresave fisnore, akuzuesit e dinjitetit dhe të gjakut njerëzor, u bënë populli më i disiplinuar nën udhëheqjen e Islamit dhe të Pejgamberit të tij. Islami i hapi para tyre pikëpamjet e lartësive shpirtërore dhe të dinjitetit njerëzor, duke njohur drejtësinë si kriter të vetëm për meritë dhe nder. Islami i dha formë jetës së tyre shoqërore, kulturore, morale dhe komerciale me ligje e parime fundamentale, shumica e të cilave janë në pajtim me natyrën e njeriut, e kësisoj edhe të aplikueshme në çdo kohë, pasi që natyra e njeriut nuk ndryshon.

Është fatkeqësi e madhe që Perëndimi i krishterë, në vend që të përpiqej ta kuptojë sinqerisht suksesin fenomenal të Islamit në periudhën e tij më të hershme, e konsideronte atë si religjion rival.

Në kohën e Kryqëzatave kjo prirje u bë më e fuqishme dhe fitoi përkrahje të madhe, u shkrua edhe një literaturë e vëllimshme për ta njollosur pasqyrën për Islamin. Mirëpo, Islami kishte filluar ta shpalojë vërtetësinë e vet para dijetarëve modernë, të cilët me pikëpamjet e tyre të guximshme e objektive mbi Islamin, i bënë të pabaza sulmet e drejtuara kundër tij nga të ashtuquajturit orientalistë objektivë.

Këtu po japim disa pikëpamje për Islamin të dijetarëve të mëdhenj dhe të njohur jomuslimanë të kohës moderne. E vërteta nuk ka nevojë të mbrohet nga asnjë avokat. Mirëpo, propaganda keqdashëse e drejtuar kundër Islamit, ka shkaktuar huti madje edhe në kokat e mendimtarëve të lirë dhe objektivë.

Shpresojmë që mendimet e mëposhtme do të kontribuojnë për fillimin e vlerësimit objektiv të Islamit.

“Ai (Islami) e zëvendësoi murgërimin me burrëri. Ai u jep shpresë skllevërve, vëllazërim njerëzimit dhe mun­dëson njohjen e fakteve themelore të natyrës njerëzore”.

Canon Taylor, Kumtesë e lexuar para Kongresit kishtar në Volverhamton, 7 tetor 1887, cituar nga T. Arnold, në “Preaching of Islam” pp. 71-72.

“Ndjenja e drejtësisë është një ndër idealet më mrekulluese të Islamit, sepse, siç kam lexuar në Kur’an, konsideroj se ato parime dinamike të jetës nuk janë mistike, por etikë praktike për sjelljet e përditshme të jetës të përshtatshme për tërë botën.”

Sarojini Naidu, Ligjërata mbi “The Ideals of Islam” shin

“Speeches and Writings of Sarojini Naidu”, Madras, 1918, pp. 167.

“Historia, ndërkaq, na mëson se legjenda mbi musli­manët fanatikë që kaluan botën me furi dhe që i detyruan racat e pushtuara ta përqafojnë Islamin me majat e shpa­tave të tyr, e është një ndër mitet më absurde fantastike të cilin historianët ndonjëherë e kanë përsëritur”.

De Lacy O’Leary, Islam at the Crossroads, London, 1923, pp. 8.

“Mirëpo, Islami ka për t’i ofruar kauzës së njerëzimit edhe një shërbim. Fundja, ai qëndron më afër Lindjes së njëmendtë se sa Evropa dhe posedon një traditë të shkëlqyer të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet racave. Asnjë shoqëri tjetër nuk ka arritur sukses më të madh në bashkimin e më shumë racave të ndryshme njerëzore… Islami e ka ende fuqinë e pajtimit të elementeve, në dukje të papajtueshme, racore dhe të traditës. Nëse ndonjëherë kundërthëniet e shoqërive të mëdha të Lindjes e të Perëndimit duhet të zëvendësohen me bashkëpunim, ndërmjetësimi i Islamit është kushti i domosdoshëm. Në duart e tij qëndron me të madhe zgjidhja e problemit me të cilin po ballafaqohet Evropa në marrëdhëniet me Lindjen. Po qe se ata bashkohen, shpresa për një përfundim paqësor shtohet dukshëm. Mirëpo, nëse Evropa, duke e refuzuar bashkëpunimin me Islamin e hedh atë në duart e rivalëve të saj, atëherë përfundimi mund të jetë i kobshëm për të dy palët.”

H.A.R. Gibb, Wither Islam, London, 1932, pp. 379.

“Fenë e Muhammedit gjithmonë e kam vlerësuar lart për shkak të vitalitetit të saj të mrekullueshëm. Më duket se ajo është feja e vetme që posedon kapacitetin asimilues të fazës ndërruese të ekzistencës, me ç’gjë bëhet tërheqëse për të gjitha moshat. Unë e kam studiuar atë – njeri i mrekulluar, e sipas mendimit tim ai është lart nga të qenit anti-krisht, atë duhet ta quajmë shpëtimtar të njerëzimit. Jam i bindur se po të merrej një njeri i ngjashëm me të me diktaturën e kohës moderne, me sukses do t’i kishte zgjidhur problemet e saj në atë mënyrë që do t’ia kishte sjellur paqen dhe lumturinë aq të nevojshme. Kam parashikuar rreth besimit të Muhammedit se ai do të ishte i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç po fillon të bëhet i pranueshëm për Evropën e sotme”

G.B.Shaw, The Genuine Islam, Vol. 1, Nr. 81936.

“Zhdukja e vetëdijes racore, sikur te muslimanët, është një ndër arritjet e theksuara të Islamit, kurse në botën bashkëkohore ekziston, ashtu siç po ndodh, një nevojë mjaft e madhe për propagandimin e këtij virtyti islam…”

A.J. Toynbee, Civilization of Trial, New York, 1948, pp. 205.


“Ngritja e Islamit është mbase ngjarja më e çuditshme në historinë e njerëzimit. Duke buruar nga një vend dhe nga një popull, më parë fare të papërfillur, Islami brenda një shekulli u përhap në mbi gjysmën e rruzullit tokësor duke zhdukur perandori të mëdha, duke përmbysur religjione më të vjetra, duke reformuar shpirtrat e racave dhe duke ndërtuar një botë të re – Botën e Islamit.

Sa më thellë ta shqyrtojmë këtë zhvillim aq më i jashtëzakonshëm na duket ai. Religjionet e tjera të mëdha i kanë hapur vetes ngadal rrugë me luftë të dhembshme, për të triumfuar në fund me ndihmën e mbretërve të fuqishëm që patën përqafuar besimin e ri. Krishterimi pati Konstantinin, Budizmi Asokën, ndërsa Zoroastrizmi Kirin, çdonjëri prej tyre duke lëshuar mbi kultin e vet të zgjedhur fuqinë kolosale të autoritetit profan. Kjo nuk ndodhi në Islam. Duke u lindur në një vend shkretinor, të banuar aty-këtu nga një popull nomad më parë të padalluar në analet e njerëzimit, Islami u sul përpara në përhapjen e tij të madhe, në mbështetje të paktë njerëzore e kundër superioritetit të madh material. Megjithatë, Islami triumfoi në dukje me lehtësi të çuditshme, kurse disa gjenerata panë hënën e re të zjarrtë duke u mbajtur fitimtare që nga Pirinejet e deri në Himalaje, dhe që nga shkretëtira e Azisë Qendrore e deri në shkretëtirat e Afrikës Qendrore”

A.M.L. Stoddard, cituar në Islam – The Religion of All Prophets, Begum Bawani Waqf, Karachi, Pakistan, pp. 56.

“Islami është religjion kryesisht racionalist në kuptimin më të gjerë të këtij termi, shikuar nga aspekti etimologjik dhe historik. Definicioni i racionalizmit si sistem sipas të cilit besimet fetare bazohen në parimet që i parashtron arsyeja, i përgjigjet saktësisht atij. Është e pamohueshme që shumë doktrina dhe sisteme të teologjisë, si dhe shumë besëtytni, duke filluar nga adhurimi i të shenjtëve e deri te përdorimi i tespihëve dhe i hajmalive, janë shartuar në trungun kryesor të besimit musliman. Mirëpo, përkundër zhvillimit të begatshëm të mësimeve të Pejgamberit, në të gjitha kuptimet e këtij termi, Kur'ani në mënyrë të pandryshuar e ka ruajtur vendin e vet si pikë fillestare fundamentale, kurse dogma e Zotit për bashkim është proklamuar gjithmonë me shkëlqesi, me madhështi, me pastërti të pandryshuar dhe me një shenjë të bindjes së sigurt, që është vështirë të kapërcehen jasht hapësirës islame. Kjo besnikëri ndaj dogmës fundamentale të fesë, thjeshtësia elementare e formulës me të cilën shprehet, dëshmia se ai fiton nga të bindurit e zjarrtë të misionarëve që e propagandojnë atë, janë ndër shkaqet e shumta për sqarimin e suksesit të përpjekjeve të misionarëve muhammedanë. Një besim i tillë i përpiktë e i zhveshur nga të gjitha komplekset teologjike dhe rrjedhimisht i afërt me të kuptuarit e rëndomtë, mund të pritet të posedojë, e në të vërtetë edhe posedon, një fuqi madhështore për t’i hapur rrugë vetes në vetëdijen e njerëzve”.

Edward Montet, “La Propagande et ses Adversaries Musulmans”
Paris 1890, cituar nga T. W. Arnold në “The Preaching of Islam”,
London 1913, pp. 413-414.

“Unë nuk jam musliman në kuptim të rëndomtë, edhe pse shpresoj se jam një musliman që i është dorëzuar Zotit”, por mendoj se shprehjet e ngulitura në Kur’an dhe shprehjet e tjera të vizionit islam janë një thesar i madh i së Vërtetës hyjnore, nga të cilat unë dhe oksidentalistët e tjerë mund të mësojmë edhe më shumë dhe se Islami është një luftëtar i fuqishëm për të na dhënë skeletin themelor të një religjioni të së ardhmes.”

W. Montogomery, Watt, Islam and Christianity Today,London, 1983, pp. IX.


Përktheu nga anglishtja:
Ylvi Durguti

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme