BBC-ja dhe kontributi i shqiptarëve në procesin e lobimit

Intervista, e cila më tepër ishte një analizë e drejtëpërdrejtë mbi vendimin e mundshëm të GJND-së, filloi me pyetjen klasike se si ndjehem dhe çka mund të supozoj në lidhje me vendimin e Gjykatës”?! Për dallim nga përgjigjet që zakonisht i dëgjojmë, shiquesve të BBC-së u përkujtova një segment tjetër, të rëndësishëm dhe faktik: Historia, e në te, faqja që flet posaqërisht për Librat e Shenjtë, na mëson se Zoti ndonjëherë jep “myzhden” për fitore edhe atëherë kur fitorja ende nuk është shpallur. Kjo është kështu për një arësye: Ai, në fillim teksa po krijonte gjithësinë, paska garantuar se nëse një shoqëri punon me përkushtim për liri dhe pavarësi, paraprakisht po u përgëzuaka për suksesin e arritur. Në këtë rast, duke mos dashtë të tërheqi paralele mes dy etapave shumë të largëta kohore dhe mes dy hapësirave krejtësisht të ndryshme gjeografike, pra, mes çlirimit të Mekes dhe shpalljes së pavarësisë të Kosovës, përderisa Kryetari i Gjykatës të Drejtësisë, Hisashi Owada ende po lexonte verdiktin që kishte përpara, fillova të ndjejë një siguri se edhe kësaj rradhe do te shpallet postulati i historisë: “Fitorja dhe gëzimi u takon popujve që bënë përpjeket dhe luftuan me të drejtë për liri”. (Zoti i kishte dërguar Profetit Muhamed lajmin mbi fitoren dhe çlirimin e atdheut të tij, përderisa ai ende ishte i mërguar në Medine, pra ende pa ngritur flamurin e pavarësisë mbi Qabenë në Mekë. Ndoshta i çuditur nga ajo që dëgjoi, me një droe hezitimi do pyeste se si është mundur një gjë e tillë! Përgjegjja hyjnore ishte tepër e qartë: Zoti është dëshmitar i synimeve dhe përpjekjeve tuaja. Nëse synimet, përpjekjet dhe veprat tuaja janë në rrugë të mbarë, fitorja është e paevitueshme. Urime pavarësinë e cila domosdo do të vie!).

Gjëja tjetër që më bëri përshtypje atë ditë teksa vazhdonin pyetjet, ishte fakti se përse pikërisht BBC Arabic po bënte transmetimin direkt nga GJND-ja? Përgjegjjën e gjeta këtu: bota demokratike e sidomos SHBA-të dhe Qeveria e Britanisë, kësaj rradhe nëpërmes BBC Arabic dëshironin të senzibilizojnë qështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës tek shtet arabe edhe më shumë se gjerë tani. (Nga 22 shtete sa janë anëtare të Ligës Arabe, deri më tani Kosovën e kanë njohur vetëm 8). Këtij mendimi, i gjeja edhe një mbështetje tjetër: Tërë atë pasdite kur GJND-ja po fundoste ëndrrën serbe mbi Kosovën e deri në orët e vona të asaj pasmesnate, ky kanal televiziv për lajm kryesor kishte qështjen e Kosovës, ndërsa fjalinë historike se “Shpallja e Pavarsisë së Kosovës është e ligjshme, ajo nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare” që e shqipëroi Kryetari i Gjykatës të Drejtësisë, Hisashi Owada, nuk e lëshonte nga goja.

BBC-ja në gjuhën arabe, në mënyrë shembullore kreu misionin e saj mediatik që ka. Ajo ka sensibilizur dhe po sensibilizon edhe më tutje qështjen e njohjes të Kosovës. Ndikimet e saja vërehen nëpër kanalet televizive të shteteve arabe të cilët pa hezituar po transmetojnë lajmet dhe sekuencat gjygjësore të GJND-së, të huazuara nga BBC.

Krejt kjo është në rregull, por çka më tutje? A duhet të presim përgjigjen e shteteve arabe të cilat nëpërmes BBC-së po dëgjojnë thirrjet e Britanisë së Madhe të njohin Kosovën, apo përkrah kësaj të lëvizet shumë shpejt me lobim kah kjo pjese të botës?

Hapi i parë që duhet të ndërmmimer është hapi i lobimit. Ajo është puna e parë që duhet kryher. Lobimi ndoshta ka filluar, por kësaj rradhe, në vend të traditës së gjerëtanishme e cila shpesh herë arësyetohej me pamjaftueshmërinë për të bërë më shumë. Tradita e vjetër duhet të zëvendësohet me një traditë të re, më shumë dinamike dhe më shumë ambicioze.

Nuk ishte i vogël numri i shteteve që arësyetoheshin se nga Kosova nuk u po u shkon asnjë delegacion për t’i vizituar dhe për të kërkuar njohjen Kosovës. Jemi dëshmitarë të gjallë kur për qëllim lobimi po vizitonim një shtet nga shumë shtete të kontinentit të Afrikës, një zyrtarë i lartë në ministrinë e jashtme të atij shteti na kishte thënur se si është e mundur që nga Kosova të mos u dërgohet asgjë ku do të kërkohej nga ata njohja e Kosovës?! Pasi ekipi ynë arriti në informacione të sakta se Ministria e Jashtme e Kosovës edhe këtij shteti i kishte dërguar letër në të cilën kërkohej njohja e pavarsisë, pas insistimeve tona, Ministri i Jashtëm i shtetit në fjalë nga sekretari i tij kërkoi që të kontrollohen edhe një herë të gjitha letrat e ardhura në atë ministri. Për “çudinë” e ministrit dhe për kënaqësinë tonë, u gjetë një të cilën MJ e Kosovës e kishte dërguar 6 muaj më parë, por, për shkak të mos interesimit të mëtutjeshëm letra ishte mbuluar me të tjera dhe ashtu nën pluhur ishte harruar. Pak ditë më vonë filluan të dukeshin shenjat pozitive. Në një takim ministrash në Stanbol, ministri i mbrojtjes i këtij vendi lajmëron ministrin tonë të mbrojtjes se shteti i tij së shpejti do të del me një deklaratë pozitive. Dhe ashtu ndodhi: Përpjekjet tona u shpërblyen, Mauritania u bë shteti numër 65 në listën e shteteve që njohu pavarësinë e Kosovës..

E përmendi këtë rast sepse të tillë ka shumë. Letërkëmbimet vetëm si letërkëmbime nuk janë të mjaftueshëm por as të suksesshëm për këtë proqes kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Ka shumë shtete, sidomos në ato afrikane, ku relacionet dhe këmbimet mes institucioneve brendapërbrenda tyre nuk fuksionojne në atë nivel siç janë funksionale në Evropë. Prosedurimi i informacioneve mes ministrive por edhe mes vet zyreve brendapërbrenda një ministrie nuk është gjithënjë funksional sa duhet. Lehtë mund të ndodh që një letër e dërguar të mos arrijë destinacionin me muaj të tërë. Plus kësaj, Serbia, pasardhësja e Jugoslavisë të Titos, duke shfrytëzuar epitetin e themeluesit të painkuandruarve, duke dikur mirë këto gjëra dhe duke njohur sidomos mentalitetet e kontinentit të Azisë dhe Afrikës, së paku gjerë më tani, ajo u tregua e sukseshme në bllokimin e njohjes të pavarësisë së Kosovës.

Një rast tjetër që dua të përmendi këtu është Emiratet e Bashkuara Arabe. Dihet mirëfilli se lëvizjet e para të marëdhënjeve mes dy vendeve datojnë pak para luftës të UÇK-së. Ato do të intensifikohen sidomos pas lufte. Aktiviteti i kompanisë “Jumeria Sky General Tranding”, bashkëpronar i të cilës është edhe shkruesi i këtyre rreshtave ishte indikatori kryesorë në proqesin e krijimit të raporteve mes Kosovës dhe këtij shteti. Për pak vite, shkëmbimi tregëtar mes dy vendeve kapi shifrat dhjetëramilionshe. Për tregëtarët dhe afaristët kosovarë, Dubai u bë një vend tejet frekuentues. Në atë kohë bile bisedohej edhe për mundësinë e lëshimit të një linje ajrore Prishtinë-Dubai. Përveq aktiviteteve afariste që kryente kjo kompani, aty punohej pa ndërpre edhe për prezentimin e qështjes së Kosovës jo vetëm në Dubai e vendet për rreth, por nëpërmes miqëve tanë kontaktoheshin edhe shume shtete tjera. Nëpërmes vizitave të pandërprera që i bënim shteteve të Azisë dhe Afrikës, Kosova thjeshtë presentohej si shtet i pavarur, e të cilin. Megjithate, për shkaqe të politikave antishqiptare të Serbisë, si dhe për shkaqe të vizitave të shpeshta dhe aktiviteteve të bujshme të politikanëve serb, ato dhe shumë vende të tjera Kosovën edhe më tutje e njihnin si pjesë e pandashme e Serbisë. Roli i ynë ishte prezantimi i realitetit tonë. Morëm pjesë në dhjetëra ligjerata, simpoziume, takime e kontakte të organizuara anekënd Azisë dhe kontinetit të Afrikës. Atje ku shkonim, përveq qështjes së pavarësisë së Kosovës, ne gjithashtu po hulumtonim mundësitë e bisneseve të mundshme për kosovarët. Informacionet e nevojshme dërgoheshin ose në adresën e Odës Ekonomike të Kosovës, ose drejtpërdrejti tregëtarëve dhe afaristëve shqiptar. Nga ana tjetër edhe Qeverisë të Kosovës i dërgoheshin informacionet me kohë. Si rezultat i një dinamike të tillë, OEK-u vendosi hapjen e një zyre të veten në Dubai, ku me përgjegjësi e udhëhoqëm për disa vite me rradhë. Gjatë gjithë kësaj kohe, vizitat e afaristëve dhe bisnismenëve kosovarë e deri te qeveritarët e Kosovës, sa shkonin e shtoheshin. Vizitat të cilat i organizam për Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës e sidomos të zëvendëskryeministrit tonë, tek vendorët u klasifikuan si hapa të rëndësishëm kah intensifikimi i marrëdhënjeve mes dy vendeve. Ky nivel vizitash, sipas asaj që ne jemi në dijeni, është niveli më i lartë dhe i fundit që është realizuar gjerë më tani. Edhe pse këto kontakte, ndoshta për shkaqe të çuditshme janë ndërprerë, Minstria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka të regjistruara jo vetëm këtë të fundit por të gjitha vizitat dhe të arriturat bilaterale mes dy vendeve. Ky vend, i cili njohu pavarësinë e Kosovës sidomos pas një aktiviteti të bujshem të kompanisë “Jumeria Sky general Trading”, sipas rregullit protokolarë, nga Kosova pret intensifikimin e kontakteve. Ato kontakte duhet të vazhdohen nga aty ku është lënë, e jo siç siç po veprohet gabimisht që duke u anashkaluar i tërë ky sukses i arritur, sjelljet e disa të tanëve japin të kuptojnë se kinse asgjë nuk është bërë! Duke mos dashtë të ndalemi më tepër tek kjo qështje, e cila në realitet ka të bëjë me mospërfilljen e rregullave protokolare, apo thjeshtë me anashkalim e procedurave në marrëdhënjet mes dy vendeve, unë më tepër se kaq do të kisha dashur t’i nënvizojë tri segmente me tejet të rëndësishme.

Rasti i parë, pra, rasti i shtetit numër 65 në listën e shteteve që kanë njohur pavarësisë e Kosovës është një mësim dhe vërejtje serioze e cila domosdo duhet të mirret në konsideratë. Edhe dërgimi i letrave nga Ministria e Jashtme e Kosovës ka rëndësinë e vet, pas atyre letrave duhet të pasojnë vizitat e rregullta të personaliteteve kosovare. Edhe pse jemi të vetëdijshëm për atmosferën e re që është krijuar sidomos pas vendimit të GJND-së, rezultati i dërgimit të letrave si i vetëm ka frikë se mund të mos jap rezultatet e dëshiruara.

E dyta, rasti i Emirateve është gjithashtu mësim në vete.Shfrytëzimi i potencialeve kosovare brenda dhe jashtë vendit, do të ishte edhe një forcë më tepër në proqesin e njohjeve të reja. Në të kundërtën, anashkalimi i të arriturave të gjerëtanishme apo mospërfillja e tyre, e mos thashtë Zoti mos njohja apo mos pranimi i asaj që është bërë gjerë më tani, tek ato vende do të dëmtohet seriozisht imazhi i shtetit tonë, posaqërisht i Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Momenti i tretë që patjetër duhet të përmendet këtu, ka të bëjë më tepër me filozofinë e lobimit. Parapërgaditja është parakusht i suksesit. Në këtë rast parapregaditja dhe tubimi i informatave të mjaftueshme që do t’i hynin në punë atyre që lobojnë, është thjeshtë bazë mbi të cilën duhet të ngritet filozifia e lobimit. Fjala është për përcjelljen e trendeve politike dhe diplomatike, sidomos kur në kontinentin e Afrikës janë tejet të komplikuara. Njohja dhe marrja për bazë e interesave ekonomike dhe politike të ndërlikuara mes këtyre shteteve, është faktor tejet me rëndësi në gjetjen e fillit të lëmshit politik që mbështjell kontinentin e zi. Nëse ia vlenë të përmendet një nga këto rast, a të tillë ka edhe shumë të tjerë, atëherë rasti i Saharasë Perëndimore vlenë të studijohet. Libia, Algjeria dhe Afrika e Jugut, janë shtete me potenciale të pamohueshme në kontinentin e zi, e ato megjithate kanë ingerenca të theksuara në këtë problem i cili me vite po shkakton përqarje, bllokada e fraksione politike nga më të ndryshmet mes shteteve të Afrikës.

(Ky tekst, me datë 26 Korrik 2010, është botuar tek e përditshmja ZËRI)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme