Premtimet e parealizuara të Presidentit Obama

Lufta të pafundme, mbi një milion irakianë të vrarë, mbi pesë mijë ushtarë amerikanë të vrarë, lufta katastrofale ne Afganistan, një recesion që thellohej gjithmonë e më tepër, që po rrëshqiste drejt një kollapsi katastrofal ekonomik, si dhe shumë faktorë tjerë tërsisht tmerrues të administratës së Bushit, kishin bërë popullin amerikan dhe në pergjithësi botën demokratike, si dhe ne veçanti botën islame të ishin ne një gjendje paniku. Dhe pastaj në skenë shfaqet një njeri që premtoi ndryshim, një ndryshim në të cilin ne të gjithë besonim. Barak Hussein Obama premtoi se do të përfundojë luftërat ne Irak dhe Afganistan dhe do të sjellë në shtëpi ushtarët amerikanë. Ai premtoi se do të mbyll kampin në Guantanamo dhe do t’i lirojë të burgosurit të mbajtur si të dyshuar për akte terroriste. Ai mbi të gjitha premtoi se do t’i forcojë dhe rikthejë marrëdheniet e mira më vendët e botës islame.

Dy fjalime historike, të adresuara për botën islame nga Stambolli dhe Kairo, dhe në veçanti kjo e fundit e cila kishte fituar mbi të gjitha edhe lëvdata si një performance e shkeqlyer oratorike, ngjallnin shpresën për një ndryshim i cili po premtohej. Më katër korrik, Barak Obama përdori forcën zmadhuese të presidencës amerikane, dhe karismën e tij personale që t'u adresohej 1.4 miliard muslimanëve. Duke folur në Universitetin e Kairos (djepin e civilizimit modern musliman), Presidenti Obama kërkoi që të zhvillojë një qasje të hapur ndaj Islamit, një ndjenjë të vlerave të përbashkëta, ndihmë për aspiratat e muslimanëve, dhe një përkushtim dukë përdorur autoritetin amerikan që të ndihmojë t'i zgjidh problemet që më së shumti i preokupojnë ata.

Përderisa përkushtimi i tij që ti vëndosë marrëdhëniet e Amerikës më Botën Islame në një dimension të ri sjell një shpresë te re përreth vëndeve Islame, cka mbetet të shihet është fakti që të shëndërroi qëllimet e tija të mira në veprime konkrete. Qysh në fillim Kampi i Guantanamos ka demonstruar të jetë shumë problem më i madh se sa Presidenti Obama e kishte menduar.

Ka kaluar tashmë një vit e sa që nga fjalimi it tij në Kairo dhe realiteti i politikës se tij të jashtmë në Lindjen e Mesme është në kontrast te theksuar ne krahasim më retorikën e tij premtuese dhe pritjet e mëdha që ai kishte ngritë. Shumë nga ne kishim besuar së Presidenti i ri do të konfrontonte seriozishtë sfidat që përshkonin regjionin dhe do të themelonte një marrdhënie te re me botën Islame.

Edhe pse nuk është akoma shumë vonë për Obaman që të mbyll boshllëkun ne mes së retorikës së tij dhe veprimeve konkrete, megjithatë fatkeqësishtë duket se ai nuk ka ndërmarrë hapa konkret që të përmirosj politiken e tij drejt vendeve Muslimane. Pergjigjjet e Muslimanëve dhe Arabve pas fjalimit të tij në Kairo shfaqnin një sens optimizmi dhe shprese së Presidenti Obama do t’i kuptojë vlerat e tyre më mire, trajtojë ata si të barabartë dhe si partnerë, dhe përmirsojë gabimet e së kaluarës të shkaktuara nga fuqia amerikane.

Një vitë më vonë dhe ne kemi një bindje të rritur se Presidenti Obama ka dështuar të japë rezultate konkrete. Ndoshta terminologjia e luftës kundër terrorizmit është më pak duke u përdorur, por Guantanamo Bay është akoma i hapur dhe funksional, dhe se lufta në Afganistan nuk duket së po përfundon, përkundrazi gjatë kësaj periudhe ka patur dergime shtesë të trupave Amerikan dhe të NATO-s në Afganistan. Por ende më keq qëndron fakti se politika e tij premtuese për paqe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës duket shumë larg realizimit, akoma më vështirë tani kur ngjarjet e fundit ndërmjet Israelit dhe Turkisë në incidentin e anijeve humanitare në ujrat ndërkombëtare kanë ngritur tensione të reja në rajon. Premtimi i tij që t’i liroj Palestinezët nga okupacioni militar Izraelit dhe krijimi i një shteti të pavarur e sovran Palestinez, duket se nuk do të materializohet apo realizohet në afatin e tij të parë në fronin e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo ka bërë që të zbehët maksimalisht kredibiliteti dhe efikasiteti i politikës së tij të jashtme dhe si rezultat i kësaj muslimanët nuk do të bljenë retorikë boshe të lansuar nga Shtëpia e Bardhë përveç nese është e shoqëruar me veprime dhe rezultate konkrete, dhe një ndryshim i menjëhershem i politikës se Obamas drejt rajonit të Lindjes së Mesme.

Nëse Obama më të vërtetë dëshiron të përmirsojë marrëdhëniet më botën Islame, të riparojë dëmin e shkaktuar nga parardhësi i tij, dhë të ndërtojë marrëdhënie të reja të bazuara në respekt dhe interes reciprok, ai duhet të kete nje përkushtim dhe vizion që të hartojë një kurs të ri veprimi, dhe të investojë nga kapitali i tij politik me vlerë në zgjidhjen e konfliktit të kahershëm rajonal, në veçanti krijimi dhe zhvillimi i një shteti të pavarur e sovran palestinez, si dhe investimi struktural në ndërtimin e institucioneve dhe shoqërisë civile. Ai duhet të përpiqet t'i sheh palestinezët si viktima të terrorit izraelit dhe jo anasjelltas si ka qenë qasja deri me tani. Politika e jashtme Izraelite ka qenë e tillë qe deri në një masë të konsiderueshme i ka mbajtur popullin amerikan nën iden se ata janë duke u shtypur nga i gjithë populli arab dhe së ata menxi se po ia dalin të vetmbrohen. Qarqe të ndryshme aktive Hebreje kanë qënë jasht mase aktive për te krijuar idenë tek amerikanët se ata janë viktimat, e jo populli palestinez.

Nëse Presidenti Obama nuk ndërmerrë hapa konkret në Lindjen e Mesme për të përmirësuar gjendjen, ai rrezikon të le mbrapa një trashëgimi të premtimeve boshe dhe pritjeve të thyera e shpartalluara, nëse nuk i adreson problemet në mënyre efektive, ai rrezikon të shpartallojë edhe më tej marrëdhëniet e Amerikës më botën muslimane.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme