Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

NĖNĖ TEREZA VENDIMI FINAL -5


Aroup Chatterjee

KAPITULLI 5

KALKUTA

“... pasi unë kam dëgjuar përgojimin e shumë njerëzve, ndërkohë që ata këshilloheshin me njëri-tjetrin kundër meje dhe jepnin ide që të më merrnin jetën mua”. “Psalmet 31:13”

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Në janar të vitit 1912, mbreti George V vizitoi Kalkutën. Në vitin 1911, për arsye politike dhe gjeografike, kryeqyteti i perandorisë britaniko-indiane, nga Kalkuta u zhvendos në Delhi. Vetë mbreti kishte hedhur themelet në jetën e egër të asaj që në të ardhmen do të bëhej New Delhi.

Vizita e mbretit të perandorisë në Kalkuta synonte që pjesërisht të shëronte ndjenjat e vrara të qytetarëve të këtij qyteti. Gjatë fjalimit të tij, ai u tha qytetarëve të Kalkutës:

“Qyteti juaj duhet të vazhdojë të jetë i pari në Indi. Popullsia e tij, rëndësia e tij si një qendër tregtare, traditat e tij të shkëlqyera historike, të gjitha së bashku vazhdojnë t’i japin Kalkutës një karakter unik, i cili duhet ruajtur në këtë nivel të qëndrueshëm”.[1]

Me fjalimin e tij, mbreti i kishte paraprirë protestave të mëdha në qytetet më të paqëndrueshme indiane, kundër zhvendosjes së kryeqytetit. Në të vërtetë, qeveria britanike kishte qenë pasive ndaj kësaj vizite. Megjithatë, gjatë kësaj ngjarjeje mbreti ishte përshëndetur “nga një turmë krahësh që e mirëprisnin”. Në atë kohë zhvendosja e kryeqytetit nuk shihej nga qytetarët e Kalkutës si një kërcënim për qytetin e tyre; ata i qëndronin bindjes se Delhi (pavarësisht epitetit të ri “new”) do të vazhdonte të ishte një amull në traditën e të bërit kryeqytet, ashtu si Otava apo Kanbera. Pjesa tjetër është histori. Me sa duket, Kalkuta e zhgënjeu mbretin Xhorxh V, ashtu siç do të bënte edhe në të ardhmen me djalin e tij Eduardi VIII. “Vaj medet! Për qytetin e madhështor të zbukuruar me ngjyra vjollcë e të kuqe të veshur me pëlhura liri, i stolisur me flori, gurë të çmuar dhe perla, pasi brenda një ore pasuritë kaq madhështore do të shkatërrohen” (Revelata 18: 16,17).

Arsyet për rënien e Kalkutës (përpara se të shfaqej faktori Tereza) janë komplekset e ndërlikuara - pjesërisht kanë të bëjnë me arsye të vetë qytetit, por, gjithashtu edhe për faktin e të qenit në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Në një vështrim retrospektiv del qartë fakti se transferimi i krye­qy­te­tit ndikoi negativisht mbi Kalkutën. Megjithatë, qyteti vazhdoi të lulëzonte dhe, sipas shumë historianëve, në vitet 1930 ky qytet arriti kulmin nga ana kulturore, tregtare dhe estetike. Më pas Kalkuta u bë “qyteti më i pasur midis Romës dhe Tokios” dhe vazhdonte të mbante pozitën e “qytetit të dytë të Perandorisë Britanike”. Në këtë qytet, pra në Kalkuta, në vitin 1929 e reja shqiptare, murgesha Gonxhe Bojaxhiu (ashtu siç quhej më parë Nënë Tereza), mbërriti në Kalkuta me një anije që vinte nga Irlanda. Këtu duhet the­ksuar fakti se ajo nuk erdhi në këtë vend për të bërë bamirësi, por për të bërë një jetë fetare me Motrat Loreto në Kalkuta. Ajo qëndroi në manastirin e tyre deri në vitin 1948. Brenda pak muajve të mbërritjes së motër Bojaxhiut në Kalkuta, një çmim Nobel u dha në këtë qytet - Sir Chandrasekhar Raman, profesor i fizikës optike në universitetin e Kalkutës fitoi çmimin Nobel për fizikë në vitin 1930. Ky ishte çmimi i dytë Nobel i dhënë në këtë qytet, duke pasur parasysh të parin, i cili ishte dhënë në vitin 1913 për Tagore, i cili e fitoi atë në fushën e letërsisë.

Në një nga biografitë më të famshme të Nënës, tregohet një histori krejt tjetër nga kjo. Duke komentuar rreth Çmimit Nobel, që iu dha Nënë Terezës në vitin 1979, në këtë biografi shkruhet: “Ishte hera e parë që një qytetari indian i jepej ky çmim dhe një kor vlerësimesh nga e gjithë bota.”[2]

Një gënjeshtër e tillë është e qartë. Nëse do të thuhej e vërteta, Kalkuta kishte marrë dy çmime Nobel përpara se Nënë Tereza të zbrazte valixhet në këtë vend. Ky fakt do të prishte të gjithë agjendën, pasi para së gjithash, ky është një vend, i cili, sipas mikut të Nënë Terezës, at.Georges Gorée është një “lungë e botës”, ku “në koshat e plehrave, në kanalet kulluese, poshtë ndenjëseve të autobusëve gjendeshin fetuse të gjallë që ishin dhënë si ushqim për qentë. Një djali të vogël ende i dalloheshin në qafë shenjat e shtrëngimit, pasi nëna e tij ishte përpjekur për ta vrarë atë”.[3]

Komenti i mësipërm është shumë i çuditshëm e i ulët dhe për këtë nuk meriton të diskutohet. Për mua mania katolike për fetuset njerëzore është e trishtueshme, e shtrembëruar dhe e ngatërruar. Lidhur me fetuset, media botërore është shprehur shumë herë se murgeshat e Nënë Terezës mbledhin vazhdimisht foshnje nga kazanët e plehrave të Kalkutës. Në të vërtetë një pjesë e madhe e njerëzve e shohin këtë veprim si një nga detyrat ditore të këtyre motrave - duke përgjuar në kazanët e plehrave dhe më pas duke marrë prej andej foshnjat e vogla e duke i mbështjellë në rrobën e tyre të ngrohtë prej pambuku. Në të vërtetë realiteti tregon se nëse një fëmijë braktiset në rrugët e Kalkutës, ky është një lajm për faqet e para të gazetave, ashtu siç ndodh dhe në qytete të tjera të botës. Në 18 tetor të vitit 2000 një foshnjë e seksit femër u gjend e braktisur në rrugën “Sitanath” (është interesant fakti se kjo foshnjë u gjet në një kosh plehrash), në pjesën veriore të Kalkutës dhe kjo gjë bëri që ditën tjetër të gjitha gazetat ta jepnin këtë lajm në faqet e tyre të para. Në fakt foshnja nuk u çua në ndonjërën nga shtëpitë e foshnjave të Terezës, por u çua në spitalin Marwari Relief Society. Pas këtij fakti, rreth 12 çifte pa fëmijë u paraqitën të gatshëm për ta adoptuar foshnjën dhe pas një kohe ai u adoptua. Një vit më pas, shumë gazeta të këtij qyteti lajmëruan për ditëlindjen e parë, njëvjetorin e kësaj foshnjeje.

Bota është informuar se kur Gonxhe Bojaxhiu zbriti nga një anije në Kalkuta, kjo e re kishte braktisur një jetë plot të mira për të ardhur në një vend të egër dhe të shkatërruar. Realiteti ishte krejt ndryshe. Nënë Tereza ishte një shqiptare etnike nga qyteti ballkanas i Shkupit. Familja e saj kishte jetuar gjithmonë në krizë, duke qenë një familje katolike në një zonë me shumicë myslimane. Ajo, si shumë gra katolike të rajonit, një ndër arsyet pse u bë murgeshë ishte shpëtimi nga varfërimi dhe persekutimi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shkupi u bë pjesë e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes së Jugo­sll­a­vi­së dhe formimit të shtetit maqedonas, tashmë Shkupi është kryeqytet i vendit. Shkupi nuk ka qenë kurrë një vend i qetë. Aty gjithmonë ka pasur konflikte midis shqiptarëve dhe maqedonasve, (veçanërisht në pjesën e qytetit ku ka jetuar Bojaxhiu). Shqiptarët dhe maqedonasit nga Shkupi largo­he­shin nga qyteti turma-turma me anije, varka, e mjete të tjera lundrimi, duke u përpjekur të arrinin në Itali. Është një panoramë e vazhdueshme shpëtimi i tyre në Detin Mesdhe. Vetëm brenda një jave, në mars të vitit 1997, 12 000 emi­gra­ntë ekonomikë emigruan nga Shqipëria për në Itali nëpërmjet Adria­ti­kut. Kjo konsiderohet si lëvizja më masive e njerëzve në Evropë, nga një vend që nuk ishte në luftë.

Nënë Tereza e konsideronte veten shqiptare, por me kushtin se familja e saj ishin me prejardhje nga Italia. Megjithatë, lidhja me Italinë nuk u qartësua kurrë. Nuk do të ishte e drejtë të krahasoheshin kushtet e Kalkutës të viteve ‘30 me ato të Shqipërisë, por ndryshimi i tyre në zhvillimin social mund të ilustrohet me faktin se Shqipëria deri në vitet ‘90 ishte i vetmi vend në botë, ku sipas një dekreti zyrtar, poezia duhet të kishte patjetër rimë brenda saj.

Shkrimtarja Rumer Godden (jo e dashuruar me orientin dhe orientalët), e cila është bërë e njohur me librin e saj “The Black Narcissus”, vepër kjo e cila u bë shumë e njohur, në lidhje me jetën në Kalkuta në vitin 1929, shprehet:

“Për pak unë shijova përsëri sesa e këndshme mund të ishte jeta në Kalkuta... Golfi luhet gjithmonë në ambiente tërheqëse. (Bashkëshorti im) zako­nisht dilte në mëngjes herët të dielave dhe shkonte në një nga klubet e vendit që njihej si Calcutta Golf Club ose shkonte në klubin Tollygunge, i cili ishte i veçantë. Ndërsa unë zakonisht dilja me makinë për të drekuar jashtë. Drekat e të dielave zakonisht ishin mish me erëza dhe karkaleca deti. Karka­lecat e detit të Kalkutës ishin të shijshëm. Pas kësaj kishte një pushim gjumi pas dreke, derisa të vinte koha për në kinema”.[4]

Karkalecat e detit të Kalkutës vazhdojnë të jenë të shijshëm dhe klubi i golfit të Kalkutës së bashku me klubin Tollygunge vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Në Kalkutën moderne në ditët e sotme nuk është diçka e veçantë të flasësh për klube golfi, ashtu siç nuk ishte e veçantë të flisje rreth varfërisë në Kalkuta (e cila ishte e përhapur, megjithëse në një shkallë të vogël) në vitet 1930. Vetë Rumer Godden e ka sqaruar këtë pikë. Pavarësisht se nuk e ka përmendur varfërinë në Kalkuta në shkrimet e saj të hershme, ajo gjatë një polemike të ashpër rreth Nënë Terezës në vitin 1994, solli ndërmend se ajo çfarë kishte parë në Kalkuta gjatë rinisë së saj (në vitet 1930) ishte varfë­ria. Ajo ishte kthyer në Kalkuta (për pak ditë) në gusht të vitit 1994, për shkak se televizioni BBC po përgatiste një dokumentar për të. Pak pas kësaj, gjatë polemikave në mediat britanike rreth mirësisë (ose të kundërtën) të veprës së Nënë Terezës, shumë figura me vlerë u rreshtuan në mbrojtje të she­njtores që ishte ende në jetë dhe në mesin e tyre ishte dhe shkrimtarja Godden, për të cilën është interesante të përmendet se u konvertua në fenë katolike në një moshë të vonë. Në një rikthim befasues të kujtesës ajo kuptoi se kishte parë më shumë varfëri në Kalkuta në vitet 1930 sesa në vitin 1994 dhe në një mënyrë shumë të natyrshme ajo vendosi se ky rezultat ishte i tillë, falë Nënë Terezës: “(Unë pashë me sytë e mi atë çfarë ka bërë Nënë Tereza, pasi unë kurrë nuk pashë (gjatë vizitës sime në gusht 1994) ndokënd të vdiste apo të vdekur nëpër kanale dhe as foshnje të braktisura”. Po ashtu, ajo vazhdon duke thënë: “Unë nuk njoh ndonjë zonjë indiane që tashmë të mos jetë e përfshirë në ndonjë lloj vepre bamirësie, ndërsa më parë dukej se atyre nuk u interesonte, madje as të shihnin dhe mbase ky është misioni i vërtetë i Nënë Terezës...”.[5]

Dokumnetari “Bookmark” i BBC-së fliste rreth rinisë hedonistike të Rumer Goddenit në Kalkuta (e bërë më pikante nga disa komente jo-nde­ru­ese për indianët). 88-vjeçarja Godden nuk shkoi të vizitonte shtëpitë e Nënë Terezës, por sigurisht çdo perëndimor arrin në përfundimin se Kalkuta është një barrë e përhershme e njeriut të bardhë (e gruas së bardhë). Për sa i përket Kalkutës bashkëkohore, nëse do të shkoni atje dhe nuk gjeni atë për të cilën keni pasur makthe dhe keni qenë të frikësuar, atëherë ju do të arrini në konklu­zionin se Nënë Tereza ka ardhur dhe ka pastruar rrugët nga të vdekurit dhe nga ata që kanë qenë duke vdekur. Ky është një shembull i vogël i natyrës vetë-zhgënjyese të një sistemi besimi, në të cilin bota është futur, në mënyrë për të ngritur lart figurën e “shenjtores së gjallë”. Ajo del fitimtare edhe kur humbet dhe pikërisht e kundërta ndodh për Kalkutën.

Përveç ndryshimit të kryeqytetit në vitin 1911, dy goditje të tjera në rënien e Kalkutës erdhën në momentin e ndarjes së Indisë, në vitin 1947 dhe për­fundimisht gjatë luftës civile në vitin 1971, në Pakistanin e mëparshëm lindor, gjë që rezultoi në krijimin e shtetit të Bangladeshit. Të dyja këto ngja­rje shkaktuan një fluks të madh refugjatësh, që u dyndën në Kalkuta. Sipas men­dimit tim, momentet më të errëta për Kalkutën ishin gjatë fundit të vite­ve ’60 deri në vitin 1977. Fillimi i kësaj periudhe dëshmoi për lindjen e shu­më grupeve të krahut ekstrem të majtë në këtë qytet, të cilët kishin si qëllim të vetëm shkatërrimin e “sistemit” dhe të njëri-tjetrit; njëra nga mëny­rat e tyre më të njohura të protestave kundër institucioneve ishte duke djegur auto­busët dykatësh. Znj. Gandi, e cila ishte kryeministre e Indisë në atë kohë e përballoi këtë kërcënim nga e majta ekstreme, duke ngritur një grup të ri­n­jsh huliganë dhe duke i armatosur e u dhënë leje të plotë për çfarëdolloj më­ny­re që ata do të ndërmerrnin për t’u përballur me kërcënimin e majtistëve.

Pas George V, monarku tjetër britanik që vizitoi Kalkutën ishte mbre­të­re­sha Elisabeta II. Gjatë vizitës së saj në shkurt të vitit 1961, ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Mbretëresha mbërriti në Kalkuta në 16 shkurt dhe u largua në datën 19 të po atij muaji. Më poshtë do të paraqitet një përmbledhje e agjendës së saj në Kalkuta gjatë vizitës së saj atje.

Dita e parë:

- Mbërritja në një bazë ushtarake ajrore pranë Kalkutës.

- Dreka dhe pushimi.

Dita e dytë:

- Vizitë në një fabrikë çeliku, rreth 100 milje larg nga qyteti.

- Drekë me ministrin e çelikut.

- Mbërritja në Kalkuta pasdite vonë dhe pritje.

- Pushim në Raxhbhavan (rezidencë zyrtare e guvernatorit të Bengalit Perëndimor).

- Darka e shoqëruar nga një pritje zyrtare që guvernatori i bëri çiftit mbretëror.

Dita e tretë:

- Fjalim përpara një grupi fëmijësh emigrantësh britanikë në Kalkuta.

- Pjesëmarrje në Panairin Kombëtar Bujqësor që zhvillohej pranë qytetit.

- Në mesditë një vizitë në memorialin “Viktoria”, që është memoriali më i madh në botë, i cili i është kushtuar katragjyshes së saj.

- Pjesëmarrja në darkën zyrtare të guvernatorit.

- Pjesëmarrja në pritjen e organizuar në Klubin Mbretëror të Kalkutës “Turf”, ku ishte e ftuar nga përfaqësuesi i lartë i ngarkuar me punë nga Mbre­tëria e Bashkuar në Kalkuta.

Dita e katërt:

- Pjesëmarrja në shërbesën në katedralen e Shën Palit, kisha kryesore anglikane në Indinë lindore.

- Në mesditë nisja për në Madras.

Çifti mbretëror e nisi turin indian me Kalkutën dhe u prit ngrohtë në qytet. Kjo ndodhi pikërisht 14 vjet pas pavarësisë, por në të vërtetë nuk u shfa­qën shenja armiqësie kundër sunduesve të mëparshëm. Për më tepër, tashmë dukej qartë për klasën e mesme të qytetarëve të Kalkutës se qyteti në Indinë e pavarur po humbiste famën e mëparshme në pasuri dhe në status dhe tashmë ishte shfaqur fuqishëm një nostalgji e thellë për epokën e Raxhait. Thuhet se kur mbretëresha dhe bashkëshorti i saj mbërritën në aeroport, ata u përshëndetën nga 10 000 njerëz.

Është me rëndësi të përmendet fakti se gjatë itinerarit mbretëror në vitin 1961, mungon tërësisht ndonjë veprimtari që ka të bëjë me bamirësinë, ndi­h­më­n, lagjet e varfëra, lebrosët, “shpëtoni këtë” apo “ndihmoni atë”. Po ashtu, është me vlerë të përmendet se në këtë kohë Nënë Tereza kishte 13 vjet që ishte aktive në këtë qytet, por sigurisht që e gjithë kjo ndodhte 8 vjet për­­para se ajo të “zbulohej” në mënyrë të papritur nga Malcolm Muggeridge nga BBC (gjatë këtyre 8 vjetëve funksionet e saj të bamirësisë nuk kishin ndry­shuar në Kalkuta). Megjithatë, kur lexon shënime rreth Kalkutës në fillim të viteve ‘60, në biografitë rreth Nënë Terezës krijon përshtypjen se qyte­ti ishte një varrezë e madhe, me rrugë të mbushura me të vdekur dhe njerëz që vdisnin, ku Nënë Tereza po kryente punën e të vetmit engjëll shte­gtar.

Mbretëresha Elisabeta II e takoi Nënë Terezën për herë të parë dhe të vetme, në 24 nëntor të vitit 1983, gjatë samitit të federatave (Common­wealth) në New Delhi, kur Nënë Tereza ishte në rolin e murgeshës me Urdhrin e Meritës (Order of Merit); një nder me të vërtetë i veçantë për dikë që nuk është me kombësi britanike. Të gjitha gazetat britanike vërshuan duke shkruar se si Nënë Tereza e takoi mbretëreshën e veshur “me një triko ngjyrë gri me vrima”[6] e të tjera si këto. Nënë Tereza tha: “Shpresoj që mbretëresha mos ta ketë problem, pasi veshja ime nuk është e pastër. Unë nuk kisha kohë ta ndërroja”.[7] Ajo bëri që gazetarët e pranishëm të shpër­the­nin në lot. Gazeta serioze “Daily Telegraph”[8] bëri këtë zbulim unik: “Mbretëresha e takoi për herë të fundit Nënë Terezën gjatë vizitës së saj shtetërore në Indi në vitin 1961”. Në fakt kjo, padyshim, që nuk është e vërtetë, por unë nuk habitem për një gazetar britanik ta konsiderojë si diçka të pa mendueshme që mbretëresha e Anglisë të ketë shkuar në Kalkuta në vitin 1961 dhe të mos ketë takuar Nënë Terezën.

Më poshtë po citoj çfarë më ka thënë sekretari i shtypit të mbretëreshës për vizitën në Kalkuta në vitin 1961: “Ne kemi kërkuar në gazetat tona në lidhje me vizitën e mbretëreshës dhe dukës së Edinburgut në Indi në fillim të pranverës së vitit 1961 dhe nuk kemi gjetur ndonjë referencë mbi takimin e madhërisë së saj me Nënë Terezën”.[9]

Në vitin 1962, një tjetër figurë britanike e shquar, Robert Maxwell, deputet i Partisë Laburiste dhe një figurë mediatike e shquar bëri një vizitë private në Kalkuta. Në autobiografinë e znj. Maxwell përshkruhen ditët lukso­ze që ata kaluan së bashku me miqtë e tyre në Mahalanobises; Nënë Tereza nuk përmendet kurrë. Robert Maxwell u bë një nga mbështetësit më të flaktë të Nënë Terezës dhe një nga mbledhësit më të mëdhenj të fondeve në vitet 1980, kur ai po shfrytëzonte fondet e pensioneve të punëtorëve të tij, shuma të cilat arrinin në qindra milionë. Kushdo qofshin motivet e tij për të mbështetur dhe për t’i dhënë asaj ndihmesën, a është ndalur ai ndonjëherë të mendojë se përse ai kurrë nuk qe dëshmitar i ndonjërës prej veprimtarive të Nënë Terezës në Kalkuta.

31 vjet pas vizitës së mbretëreshës Elisabet, një tjetër mbretëreshë erdhi në Kalkuta. Ajo nuk ishte tjetër, veçse “mbretëresha e zemrave të njerëzve”, megjithëse kjo ndodhi katër vjet përpara se ajo ta merrte këtë titull. Kryesisht kjo ishte një vizitë private për të hedhur gurin themeltar të ndërtesës së re të deputetit britanik në Komisionin e Lartë, e cila po ndërtohej në rrugën Hochiminh. Ceremonia e vendosjes së gurit themeltar u zhvillua me shpe­jtë­si dhe jo në mënyrë ceremoniale, pavarësisht një mosfunksionimi të vogël të mikro­fonave (gjatë së cilës mbretëresha qeshi nën hundë). Pjesa tjetër e anga­zhimeve të princeshës Dajana gjatë udhëtimit dyditor në Kalkuta ishte si më poshtë:

1-    Vizitë në spitalin Premananda, spitali i vetëm në Kalkuta për lebrosët (ky spital nuk drejtohet nga Misionarët e Bamirësisë).

2-    Vizitë në Shishu Bhavan, jetimorja e Nënë Terezës.

3-    Vizitë në Nirmal Hriday (Shtëpia e Nënë Terezës për personat që janë duke vdekur).

4-    Vizita në shtëpinë e Nënës për të biseduar me murgeshat (dhe për t’u dhënë atyre një donacion të konsiderueshëm, por të pashpallur).

Në ndryshim nga vizita e vjehrrës së saj 30 vjet më parë, i gjithë udhë­ti­mi i Dianës kishte të bënte me lagjet e varfëra, lebrosët, nevojtarët etj - lloji i veprimtarive që janë bërë sinonim i Kalkutës, që kur Nënë Tereza filloi të ishte një aktore me rëndësi në këtë qytet.

Diana kishte 30 njerëz në personelin e saj shoqërues, ku përfshiheshin parukierët, damat e pritjes dhe shërbëtorët. Një javë të tërë përpara se ajo të zbriste në Kalkuta, gazeta “Today”, shkruante: “S’ka dyshim se sytë e saj do të përloten, ndërsa ajo sheh nga afër mungesën e gjërave më të domosdoshme, që e kanë kthyer Kalkutën në një vend të humburish, ku lypësit enden rrugëve dhe fëmijët lihen të vdesin.”[10]

Në të vërtetë Diana u përlot shpesh gjatë kohës që ishte në Kalkuta, ndërkohë që ankohej për faktin se nuk arriti të takonte Nënë Terezën në këtë qytet. Nënë Tereza ndodhej në spitalin Gemeli në Romë, për një regjim shtrati. Diana bëri një fotografi që përbënte një lajm të pabesueshëm për të gjithë median botërore, kur ajo bashkëbisedoi me Jodhan Shaw, një 55 vjeçar në spitalin e lebrosëve. Fotografia mbante emrin “princesha dhe lebrosi”. (Në fakt ky spital nuk ka të bëjë fare me Nënë Terezën).

Diana kaloi një gjysmë ore në jetimoren e Nënë Terezës, ku ajo ndoqi një pjesë teatrale të vënë në skenë nga fëmijët, në të cilën tregohej se si një larvë kthehej në një flutur. Ajo përqafoi fëmijët, duke lëvizur me shkathtësi nga një shtrat tek tjetri; vetëm se në këtë rast në çdo krevat kishte një fëmijë, ndryshe nga zakonisht, kur gjendeshin pesë ose tetë fëmijë.

Ajo çfarë është befasuese është kontrasti midis gjithë atmosferës që përshkruante vizitën e Dianës dhe atë të vjehrrës së saj. Dua t’ju pyes juve se sa mund të zhytet në 31 vjet një qytet, që e tërë perspektiva e tij të ndryshojë kaq shumë? Unë nuk po mohoj që Kalkuta, ashtu si të gjithë qytetet indiane, ka qenë në rënie gjatë kësaj periudhe, por identifikimi i këtij qyteti me skamjen dhe mjerimin që ai e ka përftuar më vonë është një pjesë thelbësore e mitit të Nënë Terezës.

John Keay, autor i librave mbi Indinë dhe Raxhain shkruan: “Tani është e vështirë të imagjinosh qytetin si të lumtur dhe si një kryeqytet elegant i lindjes. Pak vende mund ta kenë përftuar një reputacion kaq të kundërt në hapë­sirën e disa shekujve; ashtu si Regency Bath u kthye në Bronx. Në vizatimet bashkëkohore të disa autorëve si Tomas Daniel, paraqiten shtë­pitë e mëdha palladiane, rrugët e gjera dhe kopshtet e rrethuara nga ujërat e kaltra të lumit Hughli... ajo (jeta në Kalkuta) ishte emocionuese si kombi­ni­mi i Parisit në lëvizjet e viteve ‘90 dhe Klondike.[11]

Mjerisht ujërat e lumit Hughli nuk janë më të kaltra, por të errëta dhe pjesa më e madhe e shtëpive të mëdha palladiane janë shembur për t’i hapur rrugën jo lagjeve të varfëra, por blloqeve apartamentesh të shëmtuara.

Këtu unë kam risjellë informacione rreth Kalkutës nga disa botime të enci­klopedisë britanike (Encyclopeadia Britannica) të dy shekujve të fundit. Në botimin e tretë (1788-1797) Kalkuta përshkruhet kështu:

“Kalkuta... një qytet prej 500 000 banorësh nuk është gjë tjetër, veçse një qytet modern i ndërtuar në vendin e fshatit të quajtur Govindpur. Ai është ndërtuar në mënyrë elegante, të paktën pjesa e banuar nga anglezët. Ndërsa pjesa tjetër, që është dhe pjesa më e madhe, është e ndërtuar sipas modelit të qyteteve indiane. Në mesin e këtyre ndryshimeve të Kalkutës ne mund të sjellim ndërmend përshkrimin e Sir William Jones; lulëzimi i shtetit të Kalkutës, në një masë të gjerë mund t’i dedikohet tolerancës së pakufishme të të gjitha feve që ekzistojnë këtu. Kështu, paganët, muhamedanët dhe kato­likët kryejnë lirshëm ritet e tyre”.

“Toleranca e pakufishme” e të gjitha feve vazhdon të bjerë në sy edhe sot, në krahasim me pjesët e tjera të Indisë. “Shoqëria e informacionit” e themeluar nga Sir William Jones (një studiues i cili duhet vendosur përkrah Edward Gibbon dhe Dr. Johnson) është me siguri Shoqëria Aziatike e Kalku­tës, e cila tashmë është një institucion i madh dhe jo vetëm një hije e ekzistencës së saj të mëparshme - zakonisht është e njohur për luftën e bre­ndshme që ajo nxit në mesin e fraksioneve politike që luftojnë për të marrë kontrollin e operacioneve.

Në botimin e vitit 1788-1797 të enciklopedisë britanike përmendet gjithashtu pjesa më pak e shëndetshme e Kalkutës: “... në bregun verior për tri milje gjatësi gjendet një liqen me ujë të kripur, i cili në shtator del mbi shtratin e tij ndërsa në dhjetor uji thahet, duke lënë pas një sasi të tillë pisllë­ku dhe materialesh të neveritshme, të cilat e ndotin shumë ajrin.”

 Në botimin e nëntë të kësaj enciklopedie të vitit 1875-1889, ne gjejmë të shkruar këtë informacion për Kalkutën:

“.. një qytet prej 892.429 frymësh. Tregtia bregdetare e tij arrin në 52.5 milion sterlina, me një epërsi të eksportit mbi importin, shifër e cila arrin në 11 milion sterlina...Që nga ajo kohë (1773), historia e Kalkutës paraqet një tregues të lehtë të një begatie në zhvillim. Zhvillimi i Kalkutës nuk është ndërprerë nga ndonjë luftë civile dhe as fatkeqësitë klimaterike nuk kanë bërë ndonjë dëm që s’riparohet lehtë. Një park i madh (mejdan) i kryqëzuar me rrugë dhe me kopshte të pyllëzuara shtrihet përgjatë bregut të lumit. Në anën e tij perëndimore ngrihet fortesa, shtëpitë shtetërore të Chowringhi së bashku me rezidencën qeveritare, gjykata e lartë dhe zyra të tjera publike, të cilat rreshtohen në anët e tij lindore dhe veriore. Sheshe të bukur me reze­rvu­are të mëdha dhe kopshte e zbukurojnë qytetin dhe rrugë të gjera e të shtr­uara mirë lidhin anët e qytetit me njëra-tjetrën... herë pas here janë bërë pro­pozime për të hequr nga Kalkuta selinë e qeverisë. Fakti që Kalku­ta është një zonë jo e shëndetshme, veçanërisht gjatë stinës së shirave, si largë­sia e saj nga qendra e Hindustanit dhe të qenit larg Anglisë, të gjitha këto së bashku janë kthyer në pika të dobëta për këtë vend. Megjithatë, këto disa­va­nt­azhe të Kalkutës tashmë pothuajse janë zhdukur ose pasojat e këty­re anëve negative janë zbutur si rezultat i zhvillimit shkencor... veprat e kull­i­mit tashmë janë në një nivel të kënaqshëm. Kanalet kryesore ndodhen nën tokë dhe për tërheqjen e ujërave drejt lumit Salt funksionon një sistem po­m­p­imi, i cili ka një kosto vjetore 3000 paund. Sistemi i drenazhimit nën­to­kësor, megjithëse nuk është përfunduar tërësisht, ka pasur në vitin 1874 një kosto prej 620 000 paund. Një furnizim i bollshëm me ujë solli një zhvil­lim në sistemin e kullimit dhe reformat e tjera sanitare, duke bërë që Kal­kuta të kthehet në qytetin më të shëndetshëm të lindjes – në të vërtetë më i shëndetshëm se disa nga qytetet e mëdha evropiane. Civilizimi anglez ka mundësuar kështu që Kalkuta të vazhdojë të jetë kryeqyteti politik i Indisë”.

Deri në fillim të shekullit të njëzetë Kalkuta është quajtur “Qyteti i pallateve”. Kjo është një thënie zyrtare. Ky nuk ishte një titull që iu dha qytetit nga vetë qytetarët e Kalkutës, por iu dha nga bota. Mendohet se ky titull u përdor për herë të parë në vitet 1780 dhe shumë shpejt u bë një përshkrim i rregullt i qytetit gjatë bisedave të përditshme. Njëri nga të parët që e vuri në përdorim këtë titull ishte Thomas Twining, i cili arriti në këtë vend në vitin 1792. Ai shprehet:

“Kur u kthyem befas në drejtim të veriut, në fund të kopshtit Reach, përpara nesh u shfaq në anën e majtë të bregut të lumit Gang “qyteti i pallateve” me shtëpitë e tij të mëdha të veçuara, me çati të sheshta dhe direkët e panumërt të anijeve të atij qyteti. Një numër i madh ndërtesash të mrekullueshme...”[12]

Titulli “qyteti i pallateve” u ngulit në imagjinatën e publikut, ashtu si më vonë do të ngulitej për njerëzit titulli “qytet i lagjeve të varfëra” apo “qyteti i Nënë Terezës”. Dy misionarë të Shoqatës Misionare të Londrës (London Missionary Society): George Benet dhe Daniel Tyerman mbërritën në Kalkuta në 15 prill të vitit 1826. Ata shkruan:

 

“Tani përpara nesh u shfaq me një madhështi imponuese qyteti i mirë­njo­hur i Kalkutës, që nga shtrirja e tij e gjerë dhe stili i mrekullueshëm i ndërte­sa­ve të tij...Kalkuta mund të quhet “qyteti i pallateve”... pak qytete në botë do ta tërhiqnin të huajin nga Anglia me më shumë habi se Kalkuta.”[13]

Reputacioni më i keq që mund të ketë Kalkuta ekziston në Shtetet e Bashkuara, por autorja amerikane Katherine Mayo (e cila tani kujtohet të mbahet mend në qarqet akademike indiane për antipatinë e saj ndaj Indisë dhe gjithçkaje indiane) e përshkruan kështu qytetin në vitet 1920:

“Kalkuta, qyteti i dytë në perandorinë britanike (pas Londrës) i shtrirë përgjatë lumit Gang. Kalkuta e madhe perëndimore moderne ka ndërtesa publike, monumente, parqe, kopshte, spitale, muze, universitete, gjykata, hotele, zyra, dyqane, të gjitha çka mund t’i përkasin një qyteti të begatshëm ame­rikan; dhe e gjithë kjo e pasuar nga një qytet indian i tempujve, xhamive, tregjeve dhe shumë kioska librash, ku endeshin studentët nga Bengali me veshje kombëtare... Kalkuta e pasur, e hapur ndaj trafikut të botës dhe Indisë, trafikut të arit, jutës, pambukut; nga e gjitha kjo India dhe bota përfitonin çfarë dëshironin nga njëri-tjetri.

Një anë tjetër e Kalkutës ishte dhe hijeshia e dekoracioneve, ku njerëzit e sofistikuar të të gjitha besimeve, ngjyrave dhe veshjeve shkonin në selinë qeve­ritare për t’i bërë nderimet shkëlqesive të tyre dhe për të biseduar këndshëm me një anglishte të mirë gjatë pirjes së çajit dhe ngrënies së akulloreve nën muzikën e bandës regjimentale.[14]

Ndërkohë që shkëlqimi i Kalkutës rritej së bashku me shkëlqimin brita­nik, përralla e “vrimës së zezë” u la në harresë, megjithëse vazhdonte të qën­dro­nte një kapitull i detyrueshëm për breza të tërë fëmijësh britanikë – besoj se kjo gjë ka vazhduar deri në vitet ’70. Padyshim, kjo bëhej për t’iu kujtuar atyre që po ndërtonin perandorinë, se pas së gjithash nuk mund t’u besohet vendasve dhe sado që të ndjehesh shumë larg shtëpisë në këtë vend, ai kurrë nuk do të jetë shtëpia jote.

 Në dekadat e fundit kjo gjë është kthyer në një titull, në një metaforë për Kalkutën, por “vrima e zezë” mendohej se ka qenë një dhomë e vogël, ku disa britanikë burra e gra, u zhdukën gjatë një rrethimi të Kalkutës në vitin 1756. Kjo ndodhi kur britanikët dhe nevabët e Bengalit po luftonin për të marrë kontrollin e qytetit. Pjesa më e madhe e historianëve indianë këmbëngulin në faktin se incidenti i “vrimës së zezë” nuk ka ndodhur fare dhe është shpikur nga britanikët për të bërë një aneksim të provincës në një mënyrë sa më etike dhe më të pranueshme. Logjika e kësaj është se barbarët, të cilët mbysin gratë dhe fëmijët, duhet të dëbohen nga tokat e tyre. Biografi i Kalkutës Geoffrey Moorhouse, i cili nuk njihet për pikëpamje radikale apo antikoloniale, thotë:

“Kjo histori vazhdon të qarkullojë me të gjitha detajet e tij (Holwell) në librat angleze të historisë, megjithëse ka arsye të besohet se një pjesë e saj është e falsifikuar; fakti që maksimalisht 64 njerëz shkuan në “vrimën e zezë” dhe në mesin e tyre nuk gjendej asnjë zonjë me emrin Carey (bëhet fjalë për atë grua që e shiti historinë e saj në gazetat e shekullit të tetë­mbëdhjetë) dhe prej atyre njerëzve 21 njerëz mbijetuan. Kjo legjendë ka mundësi të përhapet në Europë, por me shifra më të ulëta.”[15]

Simon Chama, një historian i famshëm mediatik, beson se edhe nëse incidenti “vrimës së zezë” ka ndodhur, shifrat janë shumë të ekzagjeruar.[16] Megjithatë, pranohet madje dhe nga vetë historianët, të cilët e besojnë ngjarjen e “vrimës së zezë” se ajo ishte thjesht një aksident. Ajo është një dëshmi për fuqitë e mediave perëndimore dhe komunikimit se “vrima e zezë” u kthye befas në një imazh kaq të njohur të vuajtjeve britanike gjatë kohës së Raxhait, ndërkohë që pothuajse askush nuk kishte dëgjuar për Ar­mi­tsar, një vend ku në 13 prill të vitit 1919, 350 njerëz të paarmatosur (në mesin e tyre gra dhe fëmijë) u rrafshuan në më pak se dhjetë minuta nën urdhrin e brigadier Reginald Dyer.

Zhvillimi i mjeteve moderne të udhëtimit në rang ndërkombëtar ka sjellë zhvillimin e një industrie multimilioniere të librave dhe shkrimit udhëtues. Në Indi, libra të tillë gjenden me bollëk. Pjesa më e madhe e tyre është shkruar nga perëndimorët, të cilët pretendojnë se janë kthyer në ekspertë të çështjeve indiane pas vetëm disa muajsh që kanë kaluar në atë vend të vështirë dhe enigmatik. Shpesh botuesit kanë përdorur ndihmën “e india­në­ve”, të perëndimorëve që mbajnë emra indianë. Në raste të tilla shumë rrallë mund të ketë ndodhur që si kontribuues i këtyre shkrimeve të ketë qenë një indian i vërtetë dhe në asnjë rast shkrimet për Kalkutën, nuk janë shkruar nga një banor i saj. Si një banor i Kalkutës unë e di sa e vështirë do të ishte për të shkruar rreth Boas apo Madrasit. Për këtë, nuk është e habitshme kur unë gjej gabime të mëdha të shpikura rreth Kalkutës apo stereotipe perëndimore rreth Kalkutës në shumë guida udhëtimi për Indinë.

Gabimet që bien më shumë në sy shfaqen në librin më të famshëm rreth kujtimeve të udhëtimit që quhet “India- planeti i vetmuar”. Kjo guidë udhëtimesh, i cili shitet në miliona kopje është veçanërisht e ashpër dhe e gabuar rreth Kalkutës. Unë kam cituar më poshtë nga botimi i vitit 1996 , i cili është i fundit përpara vdekjes së Nënë Terezës. Në këtë libër kapitulli i titulluar “Kalkuta” fillon kështu:

 “Tepër e populluar dhe e ndotur, Kalkuta shpesh është një vend i shëmtuar dhe i mjerë, të cilin shumë njerëz e cilësojnë si vendin më të keq në Indi. Për më tepër , Kalkuta është pllakosur nga një ankth kronik i fuqisë punëtore, që ka rezultuar në një rënie të kapacitetit të saj të prodhimit. Kalkuta nuk është një prezantim i mirë për Indinë dhe më e mira është që të vizitohet pasi të keni pasur shansin të njihni disa nga ekstremet e këtij vendi. Hindustan Motors është vetëm një nga shumë industri të mëdha, të cilat janë larguar nga ky qytet për ta transferuar veprimtarinë e tyre në shtete të tjera, kjo situatë mund të përmblidhet nga sistemi i pashpresë i pro­dhimit të energjisë në këtë qytet. Energjia elektrike në Kalkuta ndër­pri­tet shpesh, saqë çdo hotel, restorant, dyqan apo biznes i vogël ka gjetur një mënyrë tjetër alternative, si p.sh. gjenerator apo një sistem ndriçimi me bateri. Për këtë fajësohen punëtorët, teknikët, burimet e energjisë, mi­na­to­rët që nxjerrin qymyrin, madje fajësohen edhe vagonët që nuk e shpë­r­nda­jnë qymyrin në kohë, por gjerësisht përmendet se Bombei p.sh. nuk vuan ndërprerjen e energjisë elektrike në këtë sasi dhe në një mënyrë të shpeshtë sa Kalkuta.”

Unë nuk e di se cili do të ishte ai udhëtar që nuk do të largohej nga ky prezantim, por kësaj i shtohet edhe një fyerje e fundit: “mos e lini mjerimin që ju jepet me përshtypjen e parë t’ju largojë nga ky qytet. Ka shumë xhevahire për t’u zbuluar dhe ato nuk ndodhen shumë larg nga sipërfaqja”.

Kjo guidë udhëtimit, veç faktit se nuk afron njerëzit duke përshkruar Kalkutën, ka edhe disa gabime të mëdha, të cilat po i përmendim më poshtë:

“Ankthi kronik i fuqisë punëtore” – i cili mund të ishte i vërtetë midis viteve 1955-1980 është përmirësuar ndjeshëm dhe nuk është një realitet unik vetëm për Kalkutën. Qyteti ka qenë një bastion i sindikalizmit militant, por marrëdhëniet e tanishme të fuqisë punëtore në Kalkuta me shtetin (Bengali Perëndimor) janë ndër më të mirat në Indi. Kjo pasi marksistët, të cilët ishin acaruesit (problematikët) kryesorë në të shkuarën e kanë udhëhequr Bengalin Perëndimor vazhdimisht deri në vitin 1977. Në vitin 1977 deri në vitin 1978, 45 % e të gjitha grevave dhe konflikteve në të gjithë Indinë ndodhën në një shtet të vetëm; në Bengalin Perëndimor; por e anasjellta, po ashtu, ka qenë shumë mbresëlënëse. Për shembull, në vitin 1979 deri në vitin 1980, veprimet e ndërmarra nga punëtorët industrialë gjatë atyre ditëve në portin e Kalkutës përfshinë 99 761 persona; e njëjta shifër për vitin 1981, deri në vitin 1982 ishte 7 736 persona. Me sa duket konkurruesi kryesor në fushën e biznesit i grupit “Planeti i vetmuar, India – një guidë e thjeshtë” duket se është shumë më i informuar me ngjarjet që ndodhin në nënkontinentin indian; kjo guidë në botimin e vitit 1996 përmend:

 “...imazhi i një qyteti që lufton për mbijetesë zbulon një rritje të shpejtë të kohëve të fundit të këtij qyteti për sa i përket pasurisë së tij... me rikthimin e qetësisë politike dhe pragmatizmit të qeverisë së Bengalit (Kalkuta) është e mbushur me optimizëm të freskët. Inaugurimi i sistemit të parë të tramvajit në Indi në vitin 1984 u pa si një ogur i mirë për një fillim të ri.”

Kompania “Hindusatn Motors”, e cila është prodhues i makinës së famshme “Ambasador” vazhdon të gjendet në Kalkuta ose, për të qenë më të saktë, në qytezën e tyre industriale, pranë qytetit të quajtur Hind Motor. Prodhuesit e kësaj kompanie kanë një filial tjetër në shtetin perëndimor indian të Huxharatit, por të gjithë prodhuesit indianë të makinave operojnë në shumë shtete. Kompania nuk ka shprehur ndonjë synim rreth largimit nga Kalkuta dhe Kalkuta vazhdon të jetë shtëpia e makinës së famshme “Ambasador”.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kalkuta nisën në vitin 1971 dhe arritën kulmin, në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, kur ndërprerja e energjisë elektrike arrinte deri në 12 orë në ditë. Tani qyteti ka shumë pak ndërprerje të energjisë elektrike – një nga arsyet pse shumë industri të cilat ishin larguar nga qyteti 20 vjet më parë – pra ato industri po rikthehen për shkak të kufizimeve të ndjeshme të ndërprerjeve të energjisë elektrike në qytetin e Kalkutës. Bengali Perëndimor tashmë po u shet energjinë e tij të tepërt shteteve fqinje. Sot Delhi dhe Bombei kanë ndërprerje serioze të energjisë elektrike dhe janë pllakosur nga errësira që është e vazhdueshme. Në maj të vitit 1995 organizata e britanike “Economic Intelligence Unit” organizoi një konferencë për situatën energjetike indiane. Kjo konferencë u mbajt në një nga hotelet më moderne të Delhit. Një ndërprerje e energjisë elektrike e ndërpreu fjalimin e ministrit indian të financave Montek Ahluwalia. Duke komentuar rreth situatës energjetike në New Delhi në vitin 1995, revista britanike “The Economist” shprehet: “Në periudhat më kulminante furnizimi me energji elektrike arrin mesatarisht rreth 20 % të totalit të nevojshëm, shifër kjo e parashikuar të rritet në 30 % në vitin tjetër”.[17]

Në të vërtetë në 5 dhjetor 1996 parlamenti indian në New Delhi pati një ndërprerje të paprecedentë të ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë një interpelance parlamentare. Më 28 shkurt 1997 qyteti i Bombeit mbeti 24 orë pa energji elektrike. Guida “Planeti i vetmuar” ka të drejtë rreth faktit se “disa lloje gjeneratorësh apo sistemesh me bateri përdoren në Kalkuta”. Të gjitha bizneset dhe sipërmarrësit në Kalkuta i mbajnë këto mjete për t’i pasur nëse ndodh ndonjë ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike, pasi ata akoma nuk mund t’i besojnë faktit se ditët e vështira të krizës së thellë energjetike kanë mbaruar. Gjatë kohës kur unë jetoja në Kalkuta në vitet 1970 kishte raste kur ndërprerja e dritave ishte aq e zgjatur, aq sa nuk kishte energji të mjaftueshme që të karikoheshin bateritë. Gjeneratorët rezervë janë tashmë një normë në të gjitha qytetet indiane; më 9 korrik 1996 tre pjesëtarët e një familjeje në New Dehli u asfiksuan dhe vdiqën nga tymi toksik i gjeneratorit të tyre gjatë kohës së ndërprerjeve të gjata të energjisë në kryeqytet. Thuhet se një qytet që po angazhohet në fushën e armëve bërthamore, nuk mund t’u sigurojë qytetarëve të tij diçka kaq bazë sa ç’është energjia elektrike.

Për sa i përket çështjes së ndotjes “Lonely Planet” nuk duhet ta kishte përmendur Kalkutën, pasi Dehli i cili ka më shumë makina se të tri metrotë të marra së bashku dhe është qyteti më i ndotur në nënkontinent sot. Qytet-shteti i Dehlit i cili në origjinë u ndërtua për qëllime administrative ka parë në çerekshekullin e fundit një rritje të dukshme të aktivitetit industrial. Gjatë muajve të dimrit niveli i grimcave të dëmshme në Dehli arrin në 550 ppm (WHO ka rekomanduar një maksimum prej 260 ppm) Ndotja e ajrit në Dehli, tani ka arritur nivele alarmuese dhe sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes, rreth 2000 ton tymra toksikë i shtohen atmosferës së qytetit çdo ditë. Në vitin 1996, WHO-ja botoi një listë me 41 vendet më të ndotura të botës (Kalkuta nuk figuronte në këtë listë dhe kjo gjë më duhet ta pranoj se më befasoi shumë) dhe New Dehli zinte vendin e katërt në këtë listë.[18] Edhe pas këtyre fakteve kur botuesit e Lonely Palnet vendosën të hapnin një kapitull për Kalkutën ku të përmendnin ndotjen e ajrit të këtij qyteti ata nuk e përmendin këtë ndotje të ajrit kur flitet për Dehlin. Madje edhe Rough Giude e besueshme në punën e saj e përmend Kalkutën (madje duke e nënvizuar dukshëm) në lidhje me ndotjen në qytetet indiane. Karakteristika befasuese për sa i përket ndotjes së Kalkutës ka të bëjë me faktin se ajo është shumë e qartë- masa të shumta tymi nafte dhe tymi të qymyrit që digjet në shkritoret përreth qytetit.

Ndotja e ambientit është një çështje realisht e rëndësishme, e rëndë në Kalkutën e ditëve të sotme dhe një pjesë e grupeve dhe organizatave joqeveritare (dhe deri diku dhe qeveria) po përdorin ndikimin dhe presionin e tyre që ky problem të zgjidhet. Mbase Nënë Tereza e cila dha përshtypjen se mund ta drejtonte qytetin me një dorë, mund të kishte bërë diçka për ndotjen e Kalkutës. Por kjo gjë nuk i interesonte asaj - për aq kohë sa ajo bëri publicitet duke shfrytëzuar qytetin, ajo ishte e kënaqur. Madje edhe pemët që ishin në pjesën e jashtme të “Shtëpisë e Nënës” janë nën kujdesin e Organizatës të njohur si “Economic Transport Organization” (Organizata e Transportit Ekonomik).

Mund të debatohet, për faktin se ishte e pandershme të presësh nga një grua plakë të ngecur në Krishtërimin mesjetar, të kuptonte konceptet moderne, siç ishte p.sh ndotja. Ky ishte mendimi im deri ne momentin kur më ra në dorë një letër, të cilën ajo ia shkruante S. M. Ghosh[19]:

I dashur z. Ghosh dhe i gjithë grupi SMG

Zoti ju dashtë për të gjitha përpjekjet që po bëni për të luftuar kundër ndotjes së ajrit dhe ndotjes akustike. Në këtë mënyrë ju po i shërbeni edhe Zotit edhe fqinjëve tuaj. Ju i shërbeni Zotit duke u kujdesur për krijimin e Tij dhe po i shërbeni fqinjëve duke e bërë tokën një vend më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Vazhdoni të mbani në zemrën tuaj gëzimin për dashurinë që keni ndaj Zotit dhe fqinjëve dhe përhapeni këtë gëzim tek të gjithë ata që takoni.

Le të shpresojmë

M Tereza M. C

Grupi SMG refuzoi të konfirmonte ose të mohonte faktin nëse një dhurim kishte ndërruar destinacion. Është e panevojshme të përmendim se Lonely Planet India ka një referencë të ndritshme për Nënë Terezën (në kuti dhe të nënvizuar) në kapitullin e tyre për Kalkutën, ku ajo prezantohet si “Shenjtorja e lagjeve të ndotura”; skica e saj biografike ishte faktikisht e pasaktë. Në një kapitull të librit “Fact’s for the Visitor” kishte detaje se si mund te merrje kontakt me Misionarët e Bamirësisë, nëse dikush dëshironte të punonte si vullnetar.

 Ky libër udhëtimi jashtëzakonisht i famshëm ishte një reklamë globale për anët e varfëra dhe të neveritshme të Kalkutës, që janë pjesërisht faktike dhe në pjesën më të madhe pjesë mitesh. Po ashtu, për Nënë Terezën funksio­nonte dhe një stendë afishimi ndërkombëtare. Faktet nuk janë një pikë e fortë e këtij libri, i cili është kthyer në de rigeur për shumë të rinj që udhëtojnë drejt Indisë ose kërkojnë të mësojnë rreth saj. Është e habitshme se si personat që kujdesen për anën faktike në qendrën e drejtuese të Lonely Planet (nëse ka te tillë në këtë institucion), të cilët kishin mundësinë e marrjes së fakteve të sakta; siç është adresa e zyrës së turizmit të qeverisë india­ne në Kalkuta, të përmendin rrugë apo ndërtesa që nuk ekzistojnë. Duhet thënë për ta se adresën, kodin postar dhe numrin e telefonit të Nënë Terezës e kishin marrë të saktë (si ato në Kalkuta dhe ato në Londër). Unë nuk jam konsultuar më me Lonely Planet India që pas vdekjes së Nënës, por nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim material, për sa i përket informacionit të tyre dhe qëndrimit gjithashtu. I shkrova më shumë se një herë botuesit kryesor në Australi duke nxjerrë në pah gabimet e panumërta të bazuara në fakte, por ata nuk bënë asnjë ndryshim të paktën deri në vitin 1996.

Pjesa më e madhe e librave të publikuar në SHBA kanë gabime të një­tra­j­tshme për sa i përket fakteve, por më i dëmshmi është libri me titull “Fro­mmer’s Frugal India Guide” (Guida e lirë e Indisë nga Fromeri). Ky libër synonte lexuesit e moshës së re. Kapitulli i këtij libri rreth Kalkutës fillon kështu: “Gjithçka që ju keni dëgjuar për Kalkutën është e vërtetë”. Ajo çka është e mjaftueshme të përmendet është fakti se autorja e librit Aaron ka bërë vetëm një gjë; ajo ka shkruar rreth këtij qyteti duke u bazuar në çfarë ka dëgjuar. Ajo nuk ka qenë kurrë atje! Ajo e përshkruan Kalkutën si një qytet të madh endacakësh, i cili i ngjan një skene, ku banorët që vijnë nga një mijë fshatra të ndryshëm, luajnë pjesën e tyre si aktorë të këtij qyteti”. Kalkuta është një qytet i vogël e kompakt. Historia e tij politike ju tregon që ai është qyteti më i madh kulturor i urbanizuar në Indi.

Për Kalkutën ekzistojnë mite të frikshme të mendjes së njerëzve në të gjithë botën. Unë më poshtë po i referohem disa prej këtyre miteve.

Miti numër 1: Kalkuta është qyteti më i populluar në botë, të paktën në Indi.

Fakt: Kalkuta nuk është qyteti më i populluar në Indi. Kjo mund të thuhet për Bombein (Mumbai).

Kjo që po paraqesim më poshtë është një lisë e 16 qyteteve më të populluara të botës; (shifrat në kllapa japin numrin e popullsisë që pritet të jetë në vitin 2015).[20]

Tokio                    26.6 milionë    (28.7)

New York             16.3 milionë    (17.6)

San Paolo              16.1 milionë    (20.8)

Meksiko                15.5 milionë    (18.8)  

Shangai                 14.7 milionë    (23.1)

Bombei                 14.5 milionë    (27.4)

Los Angeles          12.2 milionë    (14.3)

Beijing                   12.0 milionë    (19.4)

Kalkuta                 11.5 milionë    (17.6)

Seuli                      11.5 milionë    (13.1)

Xhakarta               11.0 milionë    (21.2)

Osaka                   10.6 milionë    (nuk ndryshon)

Tianjin                  10.4 milionë    (17.0)

Karaçi                   9.9 milionë      (20.6)

Dhaka                   7.8 milionë      (19.0)

Lagos                    10.2 milionë    (24.4)

Delhi                     9.9 milionë      (17.6).

Kalkuta, ashtu siç del dukshëm nga tabela e mësipërme, qëndron në vendin e nëntë së bashku me Seulin. Në vitin 2015, sipas UNFPA Tokio do të vazhdojë të qëndrojë në krye të listës, i ndjekur nga Bombei, Lagosi, Shangai dhe Xhakarta. Kalkuta do të zbresë më poshtë për sa i përket numrit të popullsisë, pra në vendin e njëmbëdhjetë së bashku me Delhin dhe New Yorkun. Qyteti që ka treguar një rritje më të madhe në botë që nga vitet 70 deri në 2000 Ka qenë Manila, e cila kishte një rritje vjetore mesatarisht 4.65 %. Kjo gjë mesa duket e ka kënaqur Nënë Terezën, e cila ashtu si miku i saj i ngushtë, kardinali Sin i Filipineve, ka pasur një qëndrim të prerë kundër metodave kontraceptive. Dy qytete që kanë rritjen më të shpejtë midis viteve 1990-2000 ishin Daka në Bangladesh dhe Lagos në Nigeri me një rritje për një dhjetëvjeçar respektivisht 76% dhe 64 %. Problemet e qytetit të Dakës janë një ogur i keq për Kalkutën, pasi një pjesë e pupullsisë së tepërt pritet të kalojë kufirin për në Kalkuta.

Gjatë viteve 1995 deri në 2025 dhjetë qytetet aziatike, të cilat janë pla­ni­fi­kuar të kenë rritjen më të madhe vjetore të popullsisë janë: Daka, Lahore, Karaçi, Rangun, Haderabad, Bangkok, Delhi, Bombei, Xhakarta dhe Banga­lo­re. Rritja e këtyre qyteteve varion nga 3. 96 % (Daka) në 2.58 % (Banga­lore).[21] Një fakt interesant është se 7 nga këto 10 qytete gjenden në nën­ko­ntine­ntin indian, por Kalkuta nuk është një prej tyre.

Miti numër 2: Kalkuta është qyteti me numrin më të madh të lagjeve të varfëra në botë, të paktën të Indi.

Fakt: Kalkuta nuk është qyteti me numër më të madh të lagjeve të varfë­ra në Indi. Në Bombei më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë në lagje të var­fëra. Në Kalkuta shifra e popullsisë që jeton në lagje të varfëra është 33% dhe në Delhi dhe Madras kjo përqindje arrin në 30. Shumë të tjerë në secilin prej qyteteve jetojnë në vendbanime me kushte shumë të këqija, madje më të kë­qija se në lagjet e varfëra. Rreth 5 % e popullsisë në çdo qytet janë të pa­s­ur, të cilët bëjnë një jetë të rehatshme të krahasuar me të pasurit e perëndimit.

Lagjja e dytë më e madhe e varfër në botë (më e madhja nuk gjendet në Kalkuta, por gjendet në Meksiko City) gjendet në Bombei dhe kjo është pikërisht lagjja e varfër me emrin Dharavi, e cila ka qenë tema e librave, dokumentarëve dhe disertacioneve të panumërta. Dharavi është një qytezë brenda qytetit, ku më shumë se 500 000 banorë (ose 4 herë më shumë se popullsia e Gjenevës) jetojnë vetëm në këtë lagje të vjetër. Sipas ekspertëve, nëse gjërat do të vazhdojnë në këtë rrjedhë, në vitin 2010 rreth 80 % e popullsisë së Bombeit do të jetojnë në këto lagje të varfëra.

Autori britanik Blake Morrison e përshkruan vizitën e tij në një qytet indian në shtator të vitit 1996 në këtë mënyrë:

“Gjatë gjithë rrugës has njerëz të shtrirë, nga aeroporti në stacione autobusash dhe në kanale plehrash në stola dhe në shtrate të improvizuara nga dy apo nga tre vetë ose më shpesh thjesht të shtrirë nëpër trotuare. Kjo pamje i ngjan një pamje lufte, ku trupat ushtarake janë larguar dhe kanë lënë këtë gjendje. Ndryshimi i vetëm qëndron në faktin se këta nuk janë trupa të vdekurish, por ata janë thjesht duke fjetur. Hoteli ndodhet përballë spitalit të qytetit dhe për sytë e mi këmbësorët e zakonshëm mbi trotuare nuk bëjnë dallim nga ata që kanë ardhur për tek mjeku, të sëmurët, sakatët. Kur makina ndalon në ndonjë semafor, fëmijë të vegjël që mbajnë në krahë bebe lypin të holla nga dritaret e makinave. Gishtat e tyre në xhamin e makinës lëshojnë një tingull çjerrës si kotelet apo qentë e vegjël që mbyten në një kovë metalike”.[22]

Qyteti që Morrisoni po përshkruante ishte Bombei, por nëse do t’ia tregonim dikujt në botë këtë përshkrim e ta pyesnim për emrin e qytetit ai do të thoshte se bëhej fjalë për Kalkutën. Bombei ka 70 000 fëmijë rruge, më shumë se të gjithë banorët e rrugëve që jetojnë në Kalkuta. Pavarësisht mje­ri­mit të skajshëm, Bombei ka një emër shumë më të lartë se Kalkuta, duke qenë se është shtëpia e industrisë së filmit “Bolly Wood”. Organizata Ka­to­li­ke Indiane është e dhënë pas qytetit të Bombeit, sepse në të gjenden 40 herë më shumë katolikë se në Kalkuta.

Me të vërtetë miku dhe biografi i Nënë Terezës Eduard le Joly, i cili nuk ka thënë një fjalë të mirë për Kalkutën, në biografinë për Nënë Terezën, ai thotë fjalë të mira për Bombein, duke u shprehur për të si “Holliwood-i i Indisë” dhe se në të jetojnë 400 000 katolikë. Qyteti mund të mburret me shumë shkolla dhe kolegje që drejtohen nga katolikët...”.[23] Le Joly vazhdon duke përshkruar se si Nënë Tereza ishte një yll i përmasave të mëdha në Bombei dhe do të lavdërohej me të madhe nëpër rrugë, nëse e njihnin. Unë nuk mendoj se ka qenë kështu, por nëse me të vërtetë do të ishte kështu atëherë do të kishte qenë e patolerueshme për katolikët indianë fakti që ajo në mënyrë imagjinare të injorohej në Kalkuta.

Nga dhjetori i vitit 1992 deri në mars të 1993, 1200 veta vdiqën në përleshjet që u bënë në Bombei midis Hinduve dhe myslimanëve. Vetëm në 12 mars u vranë 320 veta nga shpërthimi i një bombe të vetme. Nëse Nënë Tereza do të ishte një “yll” i tillë ajo do të kishte përdorur ndikimin e saj për të arritur pajtimin e palëve - si një e krishterë ajo duhet të kishte dalë mbi ndarjet midis sekteve. Ajo nuk shkoi kurrë në Bombei gjatë trazirave (ajo ka qenë jashtë vendit një pjesë të kësaj kohe) - por ajo vazhdoi të bëjë lutjet e saj të zakonshme për paqe dhe bëri një “apel për qetësi”.

Miti nr. 3: Kalkuta është një vend përjetësisht i uritur. Në Kalkuta është tepër e vështirë të gjesh ushqim.

Fakt: Çdo indian nga çdo pjesë e vendit do t’ju thotë se një familje e kla­sës së mesme në Kalkuta shpenzon më shumë të ardhura për ushqim në kra­ha­sim me qytetarët e tjerë të së njëjtës klasë në qytetet e tjera indiane. Fatke­që­sisht, në Kalkuta ka shumë pak restorante që shërbejnë ushqim tipik vendas. Përbërësit e kësaj kuzhine vendase janë delikatë, ushqimi është i harmo­nizuar dhe shumë shpesh duhet të mësohesh me shijen duke qenë se pjesa më e madhe e ushqimit gatuhet me vaj mustarde.

Shteti i Kalkutës, Bengali Perëndimor është një nga rripet e tokës më pjellore se kudo në botë (ambienti moçalor që e bën atë të lagësht dhe me tendencë për zhvillimin e malaries është arsyeja kryesore pse dheu i sjellë prej tij është veçanërisht prodhues). Megjithëse një nga shtetet më të vegjël indianë (që përbën 2.6 % të territorit të përgjithshëm të Indisë), ai ka qenë pro­dhuesi më i madh vjetor i orizit në Indi për 20 vitet e fundit, duke pro­dhuar rreth 20% të prodhimeve kombëtare mesatare. Shteti ka një vjelje vjetore të drithërave që arrin në 142 tonë për km katror, përkundrejt një mesatareje kombëtare të Indisë që arrin në 56 ton për km katror; në mesin e 132 shteteve indiane ky shtet për sa i përket drithërave mban vendin e tretë. Nëse pjesë të mëdha të tokës nuk do të ishin të zëna me kultivimin e çajit dhe jutës, ai do të ishte në krye të listës së shteteve në këtë drejtim. Për t’ju dhënë një shembull po përmendim faktin se shteti më i madh në Indi, Madhja Bradesh, i cili për nga përmasat është edhe 5 herë më i madh se Ben­gali Perëndimor prodhon sa 1 ½ e sasisë së vjeljeve se ky i fundit. Tregu i shitjes së drithërave me shumicë në Kalkuta është më i madhi në Indi. Çaji i fam­shëm i njohur si “shampanja e çajit” Darjeeling Tea eksportohet vetëm për­mes Kalkutës.

Më vjen keq që po ngjaj me një buletin të epokës sovjetike, por çështja e urisë së tejskajshme dhe gjith përfshirëse të Kalkutës, e cila është tema kyçe e publicitetit të makinerisë katolike (dhe medias së gjerë) ka nevojë të trajtohet. Fakti është se klasa e mesme e Kalkutës ushqehet shumë herë më mirë kraha­suar se shoqet e saj në qytete tjera të Indisë. I varfri në Kalkuta vuan ashtu siç vuan kushdo tjetër si ai në qytetet e tjera.

Prodhimi bujqësor i përftuar nga zonat e thella të Kalkutës ka qenë gjith­një në shifra impresionuese dhe në vitin 1813 kolonialisti britanik Charles Stewart u shpreh: “Provinca e Bengalit është një nga përftimet më me vlerë që është bërë ndonjëherë nga ndonjë komb”.[24]

Sipas Sir William Jones, i cili shkruan në shekullin e tetëmbëdhjetë se Bengali ishte: “Ky vend i mrekullueshëm që fati e hodhi në krahët e Brita­ni­së, ndërkohë që ai ishte në gjumë.”[25]

 Banorët e Kalkutës janë veçanërisht të dhënë pas peshkut (të ujërave të freskëta) dhe qyteti konsumon më shumë peshk se tri “metrotë” e tjera (Delhi, Bombei dhe Madrasi) së bashku.

 Peshku është produkti kryesor në kulturën e Bengalit Perëndimor, i cili është shteti i vetëm në Indi që ka një Ministri Peshkimi. Banorët e Kalkutës konsumojnë lloje të ndryshme peshqish, por pa dyshim që ka lloje peshqish që janë më të preferuar ku përmendim peshkun ilish (eelish) si peshku më i vlerësuar; ai përveçse është i shijshëm, i butë dhe stinor ai po ashtu ka disa kocka të holla - vlerësimi i këtij lloj peshku nuk mund të bëhet nga një shqiptare. Por mund të prisni nga ajo që ta trajtojë me respekt. Ekziston një tregim parabolik (që përmendet në shumë prej biografive të saj) rreth nënë Terezës dhe peshkut ilish. Në të thuhet: “Një herë një familje e klasës së mes­me në Kalkuta dëshironte që t’i shpërblente me të mira Motrat dhe kë­shtu që u dërgoi atyre një pako me ilish. Nëna u mërzit pasi Motrat do të shijo­nin një ushqim të shijshëm, por në mënyrë që të mos i shkonte dëm ajo u kërkoi atyre që ta gatuanin në mënyrë të tillë që të mos ngacmonte shijet e tyre. Ajo u kërkoi atyre që ta zienin peshkun! Ky tregim përfundon me një shë­nim të gëzueshëm, ku thuhet se Motrat e hëngrën me kënaqësi ushqimin e tyre të thjeshtë.

Tani, peshku ilish shpërbëhet me shpejtësi nëse e zien. Unë vetëm shpre­soj që ashtu si shumë parabola të tjera rreth saj edhe kjo të mos jetë ima­gji­na­re. Nëse kjo është një ngjarje e vërtetë, atëherë unë kam frikë se vetëm me këtë veprim që ka bërë Nënë Tereza ka humbur të drejtën e të quajturit “nga Kalkuta”. Unë jam i përgatitur t’i kaloj të gjitha devijimet e saj, por të ziesh pe­shkun ilish është diçka që një vendës nga Kalkuta nuk do ta merrte me shu­më lehtësi!

Imazhi i Kalkutës si një qytet pa ushqim dhe me një uri të përhershme është shumë larg të vërtetës dhe vetëm nëse dikush do të jetonte për disa kohë me një familje të klasës së mesme do të ishte në gjendje ta vlerësonte se sa e pavërtetë është ajo thënie.

Sipas informacioneve që kam, ka një lidhje midis urisë së një qyteti dhe nivelit të tij të inflacionit. Nëse është kështu, Kalkuta është në pozicionin më të mirë në mesin e 4 qyteteve të quajtura “metro” të Indisë. Qyteti më i madh në secilin cep të nën kontinentit në formën e diamantit quhet “metro” (që është shkurtimi i “qytet metropolitan”. Katër “metrotë” janë Dehli, Bombei, Madras dhe Kalkuta. Në një studim të bërë për monedhën rubi dhe vlerën që ajo kishte në vitin 1996 krahasuar me vlerën e tij në vitin 1982 doli se Kalkuta jo vetëm që ishte në një nivel më të mirë se qytetet e Delhit, Madrasit dhe Bombeit (rend në të cilën vendosen në këtë studim), por ishte dhe pak më mirë se mesatarja kombëtare.[26]

Në 10 dhjetor 2001, personazhi i famshëm televiziv, kuzhinieri Keith Floyd nisi të transmetonte një emision mbi ushqimin nga qyteti i Kalkutës. Në këtë program ai nuk ndaloi së shprehuri mrekullimin e tij me nivelin e lartë të kuzhinës dhe prodhimet e panumërta. Po ashtu, ai foli dhe pak më shumë se ç’duhej për “rrugët e pastra dhe elegante”, që ka shumë mundësi të ketë qenë një reagim normal nga një tronditje e shkaktuar nga një pamje imagjinare që nuk përputhej me realitetin.[27]

 Ajo çka ka arritur Nënë Tereza, veçanërisht gjatë çerekut të fundit të shekullit është fakti që ka bërë që njerëzit nga e gjithë bota të vijnë në Kalkuta duke kërkuar në veçanti varfërinë e përshkruar. Në të vërtetë pjesa më e madhe e “turistëve” të huaj me të cilët jam takuar në Kalkuta gjatë dekadës së fundit i përkasin kësaj kategorie. Këtu përfshihen dhe ata burra e gra që vijnë për të punuar si vullnetarë për Misionarët e Bamirësisë. Padyshim që këta kërkues të varfërisë arritën ta gjejnë atë në sasi të mëdha. Në fund të fundit Kalkuta është një qytet i botës së tretë. Le ta ta harrojmë botën e tretë, po ju pyes se nëse unë nisem në Suedi me qëllimin e vetëm që të gjej varfëri apo të varfër atje, a nuk do t’i gjej?

Njerëzit që kanë vizituar këtë vend përpara kohës së Nënë Terezës nuk kanë qenë të zellshëm të përfshiheshin në temën e varfërisë. Në vitin 1949 producenti i filmave francezi Jean Renoir ( i biri i piktorit Pierre –Auguste) e përshkruan qytetin si “një kopje e mirë e periferisë së Londrës”.[28] Ky pro­no­ncim vjen edhe pse dy vjet pas ndarjes problemet urbane të qytetit ishin akute dhe kishte shumë lagje të varfëra rreth e përqark, por në këtë rast vizi­to­rët thjesht nuk kishin prioritet të tyre vëzhgimin e kësaj pjese.

Megjithatë, të paktën në dekadën e fundit, shumë “vampirë” që kanë kërkuar aspektet më të këqija të Kalkutës janë zhgënjyer dhe kjo ka ndodhur veçanërisht nëse më parë se të vizitonin Kalkutën ata kanë vizituar pjesë të tjera të Indisë, vetëm në rast se këmbëngulja e tyre ka qenë tepër e madhe për të parë atë që dëshironin të shihnin. Shkrimtari udhëtues Steve McClarence e përshkruan[29] kështu eksperiencën e një “turisti” të tillë të qua­jtur Majkëll dhe që vinte nga Shtetet e Bashkuara me të cilin ai ishte takuar në Kalkuta:

“Majkëlli është i mërzitur në kohën e mëngjesit. Gjërat po shkojnë sipas planit. Ai ka ardhur në Kalkuta për të gjetur varfëri - ashtu si dhe shumë udhëtarë të tjerë që kanë ardhur në Indi, ai ka ardhur këtu për të gjetur vetveten. Të dyja këto qëllime po duket se janë të pakapshëm. Sigurisht që ka lypës - thotë ai - sigurisht që ka njerëz që flenë në rrugë, por sinqerisht kjo nuk është varfëri e vërtetë, apo jo? Nuk është - thotë ai, - ndërkohë që luan me vezën që ka në pjatë - nuk është varfëri e barqeve të zhuritur nga uria. Kalkuta ka pamjen e qytetit më të dëshpëruar të tokës, një vend që zien nga humanizmi dhe mizoria, një vend ku duhet të zgjedhësh rrugën tënde në mesin e të vdekurve dhe atyre që po vdesin, një vend i mbuluar nga ankthi, një xhungël njerëzore, ku njerëzit kanë predikuar katastrofën gjatë më shumë se një gjysmë shekulli.”

Më vonë, gjatë ditës, Majkëlli përshkruhet në shkrimet e autorit si një njeri që arriti kulmin e lumturisë së tij:

“Majkëlli nga Nju Jorku është tashmë një njeri i ndryshuar plotësisht. Pasi hë­ngri mëngjes ai mori një taksi dhe i kërkoi taksistit ta çonte në një vend me të vërtetë të varfër. Pas gjysmë ore ata e gjetën; një lagje me të vërtetë e varfër, e qelbur; me të vërtetë barqe të zhuritur nga uria. Majkëlli lëshohet mbi “mulligatawny” (një lloj ushqimi që i përngjan supës dhe një përkthim le­trar i kësaj fjale do të thotë “ujë speci”). Ai është drejt rrugës për të gjetur vetveten.

Kam harruar të numëroj sa Majkëll-a (dhe Margarita) kam takuar; dhe ajo çka është interesante është fakti që pjesa më e madhe e tyre janë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore. Numri i tyre është rritur që nga momenti i publikimit të librit dhe shfaqjes së filmit “The City of Joy”. Nuk ka nevojë të përmendet fakti se ky libër si dhe filmi është produkt i një grupi nje­rëzish katolikësh dhe evangjelistësh të etur. Aty ku Nënë Tereza ndërpreu së dëmtuari reputacionin e Kalkutës ia nisi filmi “The City of Joy”.

Steve McClarence kishte bërë një vëzhgim të mprehtë gjatë një vizite të shkurtër të tij për faktin se shoferët e taksive në Kalkuta ishin kthyer në guidë për një udhëtim të organizuar në vendet më të llahtarshme të qytetit. Në të vërtetë, shoferët e taksive që shërbejnë në aeroportet e vendit në mënyrë rutinë i pyesin pasagjerët që vijnë nga Perëndimi se cilën lagje të varfër dëshirojnë të vizitojnë. Lagjja e varfër Pilkhana në Howrah e cila aktualisht është “qyteti” i The City of Joy, thuhet se është një domosdoshmëri për t’u vizituar në itinerarin e turistëve të sotëm në Kalkuta.

Kjo është një kthesë e çmuar në fatin e qytetit! Çfarë suksesi i mre­ku­llu­e­shëm i publicitetit dhe dogmës perëndimore! Qyteti, i cili deri në fillim të shekullit të njëzetë ishte një pikë e fokusit të perandorisë më të madhe të hi­sto­risë dhe qyteti të cilin i riu Lord Curzon përpara se të bëhej Zv/mbreti i Indisë e quajti “një kapital të shquar të një perandorie jo më pak të vogël në për­masa se e tërë Evropa”[30] ka ndryshuar shumë!

Gazetarë dhe shumë të tjerë do të habiteshin jashtë mase nëse Kalkuta përshkruhet si një qytet normal dhe janë të tmerruar nëse ky qytet paraqitet si një qytet elegant. Një ditë po lexoja biografinë e Dr. Will Pickles, pre­si­de­n­tit të parë të Kolegjit Mbretëror të General Practitioners, në të cilin unë jam anëtar i një organi të rëndësishëm. Biografi e përshkruan eksperiencën e Dr. Pickles në Kalkuta duke thënë:

“Ata mbërritën në destinacionin e tyre në Kalkuta në dhjetor të vitit 1912 dhe Will-it iu duk si një vend i këndshëm dhe i bukur për të qëndruar; dar­ki­mi në klubin e Bengalit, vallëzimi në klubet e natës të së shtunës, ndjekja e garave, ndeshjet e polos dhe martesat e dy ose tre pasagjerëve….”[31]

Që në këtë pikë biografi është tejet i shokuar - “Kalkuta” u përmend, por ku është panorama e imagjinuar? Ai zhytet sërish në lexim, “…dhe tme­rri i varfërisë dhe sëmundjes në atë qytet duket se nuk i kanë bërë atij për­shty­pjen e duhur”. Këtu ka dy fakte që duhet cilësuar:

a) Dr. Pickles shkoi në Kalkuta kur ajo ishte zyrtarisht “qyteti i palla­te­ve”, pavarësisht se, nëse kërkonit, mund të gjenit në të dhe shumë lagje të varfëra.

b) Biografia ishte shkruar në vitin 1970, pak pasi Nënë Tereza u kata­pu­l­tua si një person në zë nga ana e Muggeridge.

Më poshtë po ju paraqes disa vëzhgime të shkurtra të marra nga per­ce­pti­met e Kalkutës në mediat e shkruara perëndimore gjatë 5 viteve të fundit, të cilat janë zgjedhur thjesht rastësisht. Po citoj më poshtë shkrime të marra nga gazetat britanike, por më kanë thënë se në Shtetet e Bashkuara imazhi është akoma edhe më i keq:

“70,000 mund të jetë numri i atyre që po vdesin sonte në trotuare”, shkruante gazeta “The Daily Express”.[32]

“Pjesa më e varfër dhe më e zymtë e Indisë”, (e mbushur plot) “me pellgje me erë të keqe dhe e mbushur plot me lagje të varfëra”, shkruante gazeta “The Times”.[33]

Sërish kjo gazetë (The Times) shkruante: “...njëri nga qytetet më të varfëra të botës”.[34]

“Qyteti i lagjeve të pista dhe të varfëra, i ndotjes dhe i Nënë Terezës”, shkrua­nte “Sunday Times”.[35]

“Lagjja e varfër më e keqe në botë”, shkruante “The Independent on Sunday”.[36]

Gazeta e fundit e përmendur më lart, pak muaj më vonë pas këtij citimi për Bombein, shprehet kështu:

“Ne ecëm përmes qendrës së qytetit pranë një sërë qendrash banimi të pista që vazhdonin në rresht me njëra tjetrën. Njerëzit shprehen se Bombei është 70 % i mbuluar nga lagjet e varfëra dhe kjo në të cilën ne ndodheshim ishte pje­sa më e vogël e problemit dhe që kishte zona të tëra që shtiheshin përreth qytetit të mbushura me vendbanime të varfëra dhe të pista… Në çdo anë të këtyre lagjeve të mjerueshme banorë të rinj kishin ngritur shtë­pi­të e tyre thjesht duke ngritur një barakë të mbuluar me letër katrama të mbë­shtetur mur pas muri, në të cilët kishin varur enë, rroba, tenxhere …Ndërkohë që ne ndaluam për të vëzhguar nga afër një rrugicë që kalonte në një ngushticë të mbushur me plehra, pamë pisllëqe, kanale të zeza të ha­pura dhe grumbullime minjsh.[37]

Përshkrimi nuk është vlerësues, madje mbase më i ulët se “lagjja e varfër më keqe e botës”, por gjithsesi ka një ndryshim të madh midis komenteve të bëra për të dy qytetet. Nëse rasti i Bombeit ishte një përshkrim i bërë nga ana e një dëshmitari, përshkrimet e bëra për Kalkutën janë thjesht pasojë e ima­gjinatave të thella të gazetarëve, të cilët kurrë nuk kanë qenë në atë qytet.

Tani, a është Kalkuta një nga qytetet më të varfëra të botës? Unë nuk e di, por unë di që bota është një vend i madh dhe në të gjendet një numër i madh qytetesh si dhe di faktin tjetër që, pavarësisht se rënia e kohëve të fundit ka qenë e rrëmbyer, deri vonë në mes të viteve 1930, Kalkuta ka qenë një nga qytetet më të pasura të botës. Po ashtu, unë di se kushton më shumë që të marrësh me qira një metër katror zyrë në Kalkuta se sa kushton në Londër.

Në fakt nuk ekziston një tabelë e të ardhurave për person të banorëve të qyteteve të Indisë, por sipas pasurisë së mbledhur Bombei është aktualisht në vendin e parë në mesin e qyteteve indiane, pavarësisht se nëse do të bëhej një lidhje për sa i përket të ardhurave për person Bombei dhe Kalkuta do të ishin në pozicion të njëjtë si pasojë e popullsisë së madhe që ka Bombei si dhe numrin e madh të të varfërve që ndodhen atje.

Tani, a është Kalkuta “pjesa më e varfër dhe më e zymtë e Indisë?” Unë nuk e di se çfarë nënkuptohet me fjalën “i zymtë” dhe dikush nuk duhet të befasohet nëse banorët e qytetit kishin një ndjenjë kolektive vetëvrasëse për­ba­llë luftës së vërtetë që mediat botërore kanë hapur kundër tij; por Kalkuta nuk është ‘pjesa më e varfër” e Indisë. Pjesa më e varfër e Indisë është rajoni i Raigarhit në shtetin e Orisas, që ndodhet në një largësi të barabartë më një natë udhëtim me tren nga Kalkuta. Raigarh është zona që ka të ardhurat më të ulta për person nga të gjitha rajonet e Indisë, përqindjen më të lartë nën nivelin e varfërisë (75%) dhe një nga përqindjet më të larta të vdekjes fo­sh­njo­re në botë. Pjesa e popullsisë së Kalkutës që jeton nën nivelin e varfërisë është 13% përkundrejt mesatares së vendit që është 29.9%. Ashtu siç pranohet “niveli i varfërisë” përkufizohet nga qeveria indiane si pragu mbi të cilin njerëzit e dinë se nga do ta sigurojnë vaktin e ardhshëm të ushqimit.

Mundet që të mos ekzistojë një krahasim i të ardhurave për person në qyte­tet indiane, por ajo çka ekziston është informacioni i numrit të perso­na­ve që paguajnë taksat e të ardhurave në secilin qytet. Në këtë aspekt Kalkuta, i cili nuk është qyteti më i populluar i Indisë ka numrin më të madh të taksapaguesve për të ardhurat personale, numër i cili arrin në 1.4 milion ose 12.73% e popullsisë së këtij qyteti. Përqindja mund të duket e vogël, por e njëjta përqindje për kryeqytetin e vendit Delhin është 8.91%. Në Indi, totalisht 12 milionë njerëz (ose më pak se 0.2%) paguajnë taksa.

“70,000 mijë veta janë duke vdekur sonte në trotuar” ishte komenti i një të riu me emrin Paul Dacre, e më pas “The Daily Express” (ai tani është bo­tu­esi i një gazete më me ndikim dhe më të thellë për sa i përket prirjeve konse­r­va­tive “Daily Mail”), duke u kthyer prapa në kohë në vitin 1973 në një intervistë me Nënë Terezën në Londër. Ajo kishte shkuar atje për të marrë çmimin e vitit 1973 “Templeton Award” (me vlerë 35,000 paund anglez) “për mirëkuptim fetar”. Njerëzit mesa duket harrojnë se numri total i të vdekurve dhe të plagosurve pas sulmit të bombës atomike në Nagasaki ishte 66,000. Unë duhet të pranoj se Mr. Dacre ka qenë tepër i sjellshëm me Kalku­tën - referimi i zakonshëm i gazetarëve është “miliona vdesin në rrugët e këtij qyteti (Kalkuta)”.

Michael J.Farell, një editor i vjetër i “National Catholic Reporter”, orga­ni kryesor katolik i Amerikës, duke shkruar nga tavolina e tij e punës në Kansas City, të Shteteve të Bashkuara, paraqiti një pikëpamje unike se ba­no­rët e Kalkutës janë kaq mjerisht të degraduar, saqë klasifikohen si një degë tjetër e pemës së evolucionit njerëzor; ai shprehet se njerëzit sot “në këtë gradë të evolucionit njerëzor”, përfaqësohen nga dy tipe njerëzish; njëri i pasur dhe normal dhe tjetri “njeriu i një rruge të humbur të Kalkutës”, i cili kurrë nuk kishte pasur shtëpi, punë apo bashkëshorte, makinë apo kollare apo qoftë edhe 10 $ në emër të tij. Sot në moshën 27 vjeçare, i pa aftë për ta përballuar edhe më tej këtë ai shtrihet dhe vdes.[38] Pyes veten se çfarë ka për të thënë vija politike e të menduarit në Vatikan për sa i përket kësaj teorie unike rreth evolucionit njerëzor, të devijuar nga linja biblike.

Nuk është e nevojshme të përmendet fakti se këto admirime për Kalku­tën janë bërë në kontekstin e Nënë Terezës dhe shumë shpesh, nga njerëz që nuk e kanë vizituar qytetin më parë. Madje edhe nëse gazetari i ngarkuar me këtë punë do të shkonte në Kalkuta dhe do të zbulonte se realiteti nuk përputhej me imazhin e këtij qyteti, ai nuk do të shihte asnjë arsye për ta ndryshuar shkrimin e mëparshëm. Filmi horror për imazhin e Kalkutës është një kopje e mirë e këtij realiteti dhe kjo është ajo që producenti i filmit dëshiron dhe, në fund të fundit, kjo është ajo që dhe lexuesit duan të lexojnë. Gjithashtu, ashtu siç e dimë dhe të gjithë ne, historitë e kontrastit të madh; i gjithë tmerri, përballë gjithçkaje hyjnore. Ky është materiali nga i cili përbëhen të gjitha përrallat dhe fantazitë. Psikoanalisti Jung ka bërë një studim rreth kësaj magjepsje të racës njerëzore me imagjinatën primitive dhe e ka paraqitur këtë në teorinë e tij të “arkeotipeve”.

Biografitë e shumta të Nënë Terezës japin një përshkrim të tillë grotesk të Kalkutës, saqë ai bëhet pothuajse krenar, sublim. Qytetarët e këtij qyteti përshkruhen si robotë, të plogësht, në një farë mënyre të gëzuar, por shumë nevojtarë dhe të varfër. E gjithë kjo del në pah si diçka sureale, si përshkrimi i ferrit të bërë nga Hironymus Bosch, të cilit i janë shtuar disa figura të defo­r­muara dhe të çuditshme nga ana e Edvard Munsch. Më poshtë, po citoj një pjesë të shkëputur nga një biografi e famshme, në të cilën autori, duke cituar një vullnetar pa emër, përshkruan skenën e shtëpisë së një personi që është duke vdekur:

Rreth këmbëve të tij ishte mbështjellë një rrugicë dhe na duhet ta nxirrnim përjashta për shkak të erës së keqe. Kur e lamë, uji bëri që gjaku të rridhte mbi mishin e mavijosur, muskujt dhe kockat dolën në shesh. Këmba nuk ishte gjë tjetër tashmë, veçse një skelet dhe mund të dalloje qartë përmes këmbës deri tek gjuri. Një sorrë erdhi dhe e mori kockën që kishte rënë nga këmba; edhe ato ishin të uritura.”[39]

Çdokush që ka pasur mundësinë të analizojë një trup të vdekur apo të hapë një kufomë do të ishte në gjendje të na tregonte se sa e vështirë është të shkëpusësh kockën nga kocka, madje dhe në një kufomë të vdekuri; kockat e vogla të këmbës janë të lidhura fort njëra me tjetrën nëpërmjet ligamenteve dhe fijeve muskulore. Që një kockë të shkëputej nga trupi, e veçanërisht nga trupi i një njeriu të gjallë do të duhej një nga mrekullitë e Nënës. Kocka që shkëputen nga këmbët dhe bien dhe sorra të uritura që vërsulen për t’i ngrënë janë skena që mund të ndodhin në filma me efekte speciale, por jo në jetën reale. Autorja e librit në fjalë, Sue Shaw, më ka thënë personalisht se ajo kurrë nuk qenë në Kalkuta.

Unë kam vënë re se shpesh gazetarët dhe autorët mërziten nëse shkojnë në Kalkuta, pasi ajo që shohin atje nga Tereza dhe nga qyteti nuk përputhet në asnjë formë me imazhin që ata kanë në mendje. Ata shpesh e shfryjnë këtë acarim të tyre, me qytetin dhe qytetarët e tij. Zemërimi i institucionit katolik ndaj mungesës së devocionit në Kalkuta është shfaqur shpesh në shumë mënyra; Kjo gjë shfaqet kur katolikë të ardhur nga Perëndimi kanë vizit­uar qytetin duke pritur të shohin një popullsi nën nivelin njerëzor vaj­t­u­es dhe të zhytur në devocion ndaj Zotit, të paktën tepër mirënjohës ndaj të gja­llëve shenjtorë (shenjtorëve të gjallë). Në vend të kësaj panorame ata gjejnë një qytet të fortë laik, ku muret janë të shkarravitur nga grafitet mar­ksi­ste dhe ku katolicizmi është shpirtërisht i panjohur. Është e vështirë për një katolik, të përballet me acarimin që qyteti i Nënë Terezës nuk ka lidhje shpirtërore me besimin e saj. Priftërinjtë dhe autorët katolikë shpesh kanë hedhur helm mbi këtë qytet si pasojë e këtij zemërimi që kanë brenda tyre.

Prifti jezuit Paul Chetcuti, i cili shkoi të punonte në Kalkuta për Nënë Terezën ishte shumë i befasuar nga mungesa e besimit që ekzistonte tek popullsia e këtij qyteti dhe veçanërisht nga mungesa e besimit tek të varfërit. Ai shprehet: “Ajo çka më bëri më shumë përshtypje teksa pashë ato gra dhe burra që endeshin në ato lagje të pista, ishte ideja se sa e lehtë është për njeriun të humbë natyrën e tij njerëzore… Unë kam parë njerëz që nuk kishin ndonjë dallim nga egërsirat.”

I paaftë për ta mbajtur zemërimin e tij që ndiente ndaj Kalkutës, ai tha: “Nuk është e lehtë të përshkruash atë që sheh në Kalkuta. Qyteti më duket si një plagë e hapur.” Ai vazhdon duke treguar se si në Kalkuta ai arriti të kuptonte se edhe Krishti kishte zbritur në ferr, se si kalkutasit nuk pose­do­nin “shkëndijën hyjnore” dhe ishin “një tempull i asgjëje”; “me sytë e tyre të boshatisur nga të gjitha shprehjet e ndjenjave dhe gëzimit.”[40]

Katolikët të cilët mund të jenë të nevrikosur me të varfërit e qytetit, pasi këta të fundit nuk i vlerësojnë shenjtorët e gjallë që gjenden midis tyre, duhet të kuptojnë se nuk është prej parimeve të Krishterimit që të shfryjnë inatin e tyre ndaj qytetarëve të këtij qyteti dhe t’i fyejnë ata. Në vend të kësaj ata duhet të pyesin veten se pse Kalkuta nuk ka ndikim katolik apo ndonjë popullsi katolike rreth të cilës të flitet. Nëse Nënë Tereza do të kishte për­ha­pur apo shpërndarë një pjesë të vogël të asaj çka bota mendon se ajo shpë­r­n­dan, të varfërit në Kalkuta do të ishin kthyer me turma në këtë fe.

Të gjithë lexuesit duhet ta dinë se edhe në rast se nuk përmendet Nënë Tereza, Kalkuta përmendet si metaforë e varfërisë dhe lagjeve të pista. Në filmin e famshëm “In the Name of the Father” (1993) të burgosurit e IRA-s që ishin në grevë urie shfaqen duke përlyer muret dhe tavanet me jashtëqitjet e tyre në të gjitha qelitë. Ata i dhanë leje vetëm një kardinali katolik që t’i intervistonte. Kardinali më vonë i tregoi shtypit se ai ishte tronditur nga ajo që kishte parë dhe se një nivel të tillë të degradimit njerëzor ai e kishte parë vetëm në Kalkuta! Në filmin e Woody Allenit Alice (1990), kur Mia Farrow i thotë William Hurt se duke dashur të gjejë vetveten ajo do të shkonte në Kalkuta për të punuar për Nënë Terezën, Hurti i tronditur merr një minutë kohë për të përgatitur fjalën e tij dhe, duke iu marrë goja, thotë: “Por në Kalkuta qarkullojnë 10,000 sëmundje të panjohura!”

Ajo çka është interesante për Kalkutën është fakti se banorët e saj, ndihen shumë rehat në qytetin e tyre. Shumë prej tyre jetojnë në mes të var­fë­risë, por nuk nxitojnë të largohen. Nëse Kalkuta është pjesa më “e varfër, më e dëshpëruar dhe më e uritur e botës” ose madje dhe India a ka njohur ndonjëri nga ju refugjatë që vijnë nga Kalkuta? Pjesa më e madhe e pro­ble­me­ve të Kalkutës i përkasin njerëzve që janë grumbulluar në Kalkuta. Kohë pas kohe indianët, për t’i shpëtuar varfërisë në vendin e tyre, janë larguar me anije, tragete, madje dhe duke u varur tek pjesët e lëvizshme të aeroplanëve; a ka qenë ndonjëri prej këtyre refugjatëve një kalkutas? Kur janë larguar kalku­tasit në masë, nga qyteti i tyre, për në qytete të tjera të Indisë? Në mesin e hordhive që emigruan nga dyert e Kalkutës në Bangladesh në vitet 1960-të dhe 1970-të (shumë prej tyre në të vërtetë kaluan nëpërmjet aeroportit dhe portit detar të Kalkutës) drejt Anglisë, sa prej Kalkutës apo Bengalit Perë­ndi­mor u nxitën që të bashkohen me masat e palara? Është interesant fakti që qytetarët e Bangladeshit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar njihen gjith­mo­në e më shumë me emrin “Bengalis” duke pasur parasysh se qy­te­ta­rët e Bangladeshit dhe Bengalit në Bengalin Perëndimor përdorin të njëjtën gjuhë të shkruar, gjuhën bengale. Por midis këtyre dy popujve ekzistojnë ndry­shi­me të mëdha kulturore, ndër të cilat më i rëndësishmi është se qytetarët e Bangladeshit janë myslimanë të vendosur, ndërsa qytetarët e Bengalit në pjesën dërrmuese i përkasin fesë hindu.

Libri “Fodor’s India” (1996) e qartëson këtë pikë:

 

“Në një pankartë në gjuhën angleze, në të cilën përmblidheshin ndjenjat e shumë kalkutasve thuhet:

 “Shumë vetë thonë se Kalkuta është një qytet i vdekur. Por qindra vetë dynden nga vendet fqinje drejt Kalkutës çdo ditë. A mos janë kafshë ata që ushqehen me kërma? Jo! Ata vijnë me shpresën për të gjetur mundësi për mbijetesë dhe jetesë. Ata i arrijnë këto dhe vendosen aty. Ata nuk janë kërmë-ngrënës dhe Kalkuta është tepër e gjallë.”

Këto ishin për sa i përket fakteve, ndërsa po t’i kthehemi filmave Kalkuta është gjithmonë në fund. Seriali “The Simpson”, që mund të konsi­de­ro­het si seriali komik më i suksesshëm i të gjitha kohërave ka si personazh të tij një pronar dyqani ëmbëlsirash që quhet Apu. Ky personazh i cili flet me një theks të veçantë të pjesës jugore të Indisë përshkruhet si një emigrant nga Kalkuta. Në një nga episodet ai paraqitet si në një formë prekëse duke u arratisur nga varfëria e Kalkutës. Pyes veten se si ka mundësi që nga qindra mijëra pronarë amerikanë që zotërojnë dyqane ëmbëlsirash, një i vetëm qenka nga Kalkuta (megjithëse universitetet amerikane kanë mijëra studentë nga Universiteti i Kalkutës në listat e tyre).

Kryeministri britanik John Major erdhi në Kalkuta, më 9 janar të vitit 1997 dhe së bashku me të ishin dhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë dhe 50 krerë të bizneseve britanike, të cilët kontrollonin 20% të GDP-së në Britani. Z. Major iu drejtua një grupi prej 12,000 biznesmenëve indianë që ishin mbledhur në stadiumin Netaxhi të Kalkutës. Ky vend si për rastësi ishte një nga grumbullimet më të mëdha përpara të cilave z. Major kishte mbajtur ndo­njëherë fjalim dhe në mesin e të cilit, gjendeshin disa nga njerëzit më të pasur të botës. Gazeta “The Financial Times”[41], duke iu referuar përfi­ti­me­ve të biznesit të arritura gjatë këtij udhëtimi shkruan: “Ju duhet të keni qenë në Klubin Tollygunge Country në pjesën e poshtme të Kalkutës ….”. Gazeta vazhdon të tregojë rreth marrëveshjeve të biznesit me vlerë miliona paund që ishin nënshkruar vetëm brenda asaj nate. Megjithatë, në (faqen e parë të kësaj gazete) ata paraqitën vetëm një foto e cila fliste më shumë se 1000 fjalë rreth udhëtimit të John Majorit në Kalkuta. Kjo foto tregonte për vizitën që Majori bëri në një nga lagjet e varfëra të qytetit. Vizita në këtë lagje të varfër ishte vetëm një pjesë shumë e shkurtër e gjithë udhëtimit të tij të ethshëm biznesi. Për sa i përket lagjes së varfër në fjalë ajo ishte një lagje që ishte ngritur me ndihmën e qeverisë britanike dhe që natyrisht nuk ishte vi­zi­tuar asnjëherë nga funksionarët e Misionarëve të Bamirësisë.

Në lajmet e orës gjashtë në kanalin televiziv BBC[42] u paraqit përsëri kronika me titull “Në lagjet e varfëra të Kalkutës” dhe një klip nga skena të ndryshme të këtyre vendeve. Gazeta “The Daily Telegraph”[43] paraqiste të një­jtën foto. Gazeta “The Evening Standart”[44] e përmblidhte udhëtimin e Majorit si “nga lagjet e varfëra në Khyber Pass”. Për brezat e sotëm nuk është e mu­n­dur të hiqen nga mendja “lagjet e varfëra” dhe “lagjet e pista” sapo t’u për­me­ndësh Kalkutën dhe kjo situatë ka arritur këtu vetëm si pasojë e lidhjes që i bëhet këtij qyteti me Terezën. Shumë mirënjohje për britanikët për sa i për­ket bizneseve të mbledhura për kompanitë e këtij vendi, mirënjohje historike për faktin se pjesa më e madhe e pasurisë së Raxhait u mor nga ky vend. Kipling, i cili në vitin 1899 vizitoi një biznes britanik në Kalkuta nënvizon:

“Pas kësaj një ide e ligë më vjen në mendje. Çfarë vendi hyjnor! Çfarë vendi qiellor për ta zhvatur!...I zbukuruar, me skelë, me anije, i reklamuar dhe i pretenduar nga anglezët, që ekziston vetëm pasi Anglia jeton dhe që varet nga Anglia për mbijetesën e saj”.

Unë i shkrova Norma Majorit pak pasi ajo ishte kthyer nga Kalkuta duke e pyetur për mendimin që kishte për paraqitjen negative që kishte bërë media dhe cila ishte arsyeja përse londinezët të cilët vetëm një shekull më parë kishin pasur lidhje të ngushta me Kalkutën, persona si Leeds ose Cardiffi, e përmendin këtë qytet vetëm për ta ulur. Ajo mu përgjigj:

“Unë jam e sigurt se ti e kupton që ne nuk kemi fuqi të kontrollojmë mëny­r­ën se si media zgjedh, për të paraqitur një lajm (vizitën tonë). Që­ndri­mi ynë pozitiv ndaj Kalkutës dhe të ardhmes së saj paraqitet në vendimin tonë për të vizituar qytetin… Po të flasim për më gjerë, ju mund të keni të drejtë për faktin se një stereotip dhe pikëpamje e shtrembër e Kalkutës është e për­hapur kudo. Unë nuk mendoj se ky nuk është një fenomen ve­t­ëm bri­ta­nik…Por ekziston një besim (te Kalkuta), që e ardhmja premton për mirë.”[45]

Çuditërisht Nënë Tereza nuk u shfaq fare në vizitën e kryeministrit britanik (Ai nuk e përmendi atë fare gjatë fjalimit të tij të gjatë). Kjo është një kthesë; në çerekun e fundit të shekullit, krerët e shteteve apo të qeverive kanë shkuar në Kalkuta, jo vetëm për të takuar Nënë Terezën. Unë e pyeta zonjën Major nëse kishte vënë re ndonjë provë të veprimtarisë së Nënë Terezës në Kalkuta, por ajo nuk e përmendi “mbretëreshën e Kalkutës” (duke qenë se makineria e propagandës katolike ka pasur raste kur e ka prekur jo ëmbël atë) në përgjigjen e saj. Unë prisja një citim pozitiv.

Unë habitem nga qëndrimi aktual britanik, ndaj kryeqytetit të mëpar­shëm të Raxhait si të turbullt. Është e vërtetë që në Britani Kalkuta nuk ka atë imazh të ulët në ekstrem ashtu siç e ka në Shtetet e Bashkuara, por duke pasur parasysh lidhjet e ngushta që qyteti në fjalë ka pasur me këtë vend, qëndrimi konsiderohet si tradhtar i vetëdijes historike. Një pjesë e madhe e pasurisë së Britanisë në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe në shekullin e nëntë­mbë­dhjetë rridhte nga Kalkuta. Mijëra britanikë, njerëz të zakonshëm dhe jo të zakonshëm kanë lindur këtu si William Makepeace Thakeray; Sir Cliff Richard (babi i tij ishte një supervisor i furnizimit ushqimor në hekurudhë; aktorja (më vonë e Holliwood-it) Merle Obero; Clare Duchess nga Sutherland; Alison Blair etj. Vivien Leigh ka lindur në një vend jo shumë larg këtij qyteti. Po ashtu dhe Val Morris, fotografi më i shquar i mediave katolike britanike të dekadave të fundit ka lindur në Kalkuta.

Kur Robert Clive themeluesi shpirtëror i perandorisë britanike vdiq në vitin 1774 dhe pasuria e tij ishte rreth 1 milion paund; pjesa më e madhe e kësaj pasurie ishte fituar në Kalkuta. Djali i tretë dhe i preferuari i Glad­stonit, Harri arriti të vërë një pasuri të madhe në këtë qytet. Njëri nga djemtë e Charls Dickensit u përpoq të bënte diçka në këtë qytet, por nuk pati sukses. Ai është varrosur në varrezën e qytetit.

Jeta në Kalkuta për komunitetin britanik nuk kishte të bënte vetëm me fitimin e parave, ajo ishte dhe një stil jetese. Në një reklamë për një bllok të ri në gazetën “The Statesman”, gjatë viteve 1930, tregon një çift britanik të veshur mirë, të cilët vështrojnë njëri-tjetrin mbi një parmëz të shpendëve. Ajo i thotë: “Do të të tregoj dëshirën time. Unë ëndërroj për një shtëpi të vërtetë angleze, në një ambient shoqëror të ngritur, dhoma të këndshme artistikisht, ushqim anglez i gatuar në mënyrën më të mirë, shërbim të mirë, kopshte të bukura dhe jo më shqetësime.” Ai përgjigjet: “Atëherë dëshira jote u plotësua e dashur, pasi gjithçka ti do ta gjesh këtu në Kalkuta.”

Pasuria e këtij qyteti është kaq legjendare, saqë arriti të bëhej pjesë e letërsisë. Në një pjesë irlandeze “A School for Scandal” (1777) xhaxhi i varfër vjen nga Irlanda ndërsa ai tepër i pasur vjen nga Kalkuta. Në një pjesë tjetër të vënë në skenën nën autorësinë e shkrimtares Fanny Burney (1752-1840) trashëgimtarja është nga Kalkuta. Ky fakt bie në kontrast me meta­fo­rën që e shoqëron emrin “Kalkuta” sot në libra, filma dhe biseda. Në librin e Frank McCourt “Angela’s Ashes”, autori e përshkruan lagjen e varfër duke iu referuar “Kalkutës”. Në filmin “Traffic”, që fitoi çmimin Oscar në vitin 2000 Michael Douglas thotë “si në Kalkuta”, duke iu referuar lypjes. Lista në këtë aspekt është e pafundme. Personalisht nuk kam asnjë dyshim se Nënë Tereza ka përgjegjësi të dretpërdrejtë për këtë shpifje, pavarësisht se edhe kalkutasit ndajnë pjesën e fajit që nuk e kanë mbrojtur nderin e qytetit.

Në 13 qershor 1999 televizioni BBC 2 transmetoi “dokumentarin-ditar” të titulluar “Scrutiny” (Shqyrtimi). Ata kaluan një pjesë të mirë të kohës së tyre në Kalkuta. Filmi tregonte për udhëtimin e këtyre deputetëve në Sonagachi, në rajonet famëkeqe me drita të kuqe të Kalkutës, si dhe një lagje të varfër në zonën e Kasba-s. Në këto dy zona fondet britanike janë përdorur mirë. Filmi është një panoramë e Kalkutës së varfër dhe të grabitur si dhe në të para­qiten intervistat me disa njerëz shumë të varfër. Një detaj interesant është se në të gjithë filmin nuk përmenden fjalët si “Nënë Tereza” apo “Misionarët e Bamirësisë”. Në këtë filmim paraqiten anëtarët e parlamentit që intervistojnë një prostitutë të quajtur Bobbi e cila tha se nisi të prostituojë pasi nuk përballonte dot shpenzimet e vitit të fundit të shkollës së mesme - ajo shprehej se nëse do të kishte pasur mundësi do të kishte ngritur një biznes të vogël rrobaqepësie.

Pak pas kësaj, unë i kërkova të intervistoj pesë deputetë të parlamentit, të cilët ishin në udhëtim. (Deputeti laburist Ann Clwyd nuk e pranoi ftesën time për intervistë). Unë u drejtova deputetëve tri pyetje kryesore: 1. A mendonin se organizata e Nënë Terezës kishte një prezencë të madhe në qytet dhe veçanërisht në mesin e të varfërve që ata kishin takuar. 2. Për sa i përket rastit të Bobbit, në momentin kur ajo i la studimet Nënë Tereza ishte në kulmin e aktivitetit të saj atëherë përse kjo vajzë nuk shkoi tek ajo për t’i kërkuar ndihmë ashtu siç është dhe imazhi botëror se të varfërit dhe të dëshpëruarit e këtij qyteti nxitonin tek ajo për ndihmë. 3. A i përngjante imazhit të saj ajo që ata kishin parë në Kalkuta?

Deputeti konservator Bowen Wells më tha se ai kishte qenë në Kalkuta shumë herë. Herën e parë ai kishte ardhur në këtë qytet në vitin 1955, kur ai ishte në flotën Mbretërore. Ai po ashtu kishte një lidhje familjare me qytetin, pasi stërgjyshi i tij kishte qenë kapiteni i një anijeje pararoje që bombardoi Hooghly. Ai tha se kushtet që ai i kishte parë në 1955 (më pak se një dekadë pas ndarjes) kishin qenë të tmerrshme. Ai ishte i mendimit se çdo herë që e kishte vizituar qytetin kishte parë se ai ishte në përmirësim të vazhdueshëm.

Në të vërtetë ai e kishte takuar Nënë Terezën në vitin 1984, kur ajo i kishte treguar shtëpitë e saj. Ai vetë nuk kishte parë murgesha të punonin në lagjet e varfëra që ai kishte vizituar dhe as në rrugë, por ai kishte besuar gjithnjë se Nënë Tereza kishte bërë shumë punë duke i marrë njerëzit nga rruga, duke i strehuar etj. Ai nuk e kishte parë Nënë Terezën të siguronte mundësi shkollimi për fëmijët e rrugës, të cilët kishte vizituar. Përsa i përket rastit të Bobit dhe faktit se ajo mund të kishte shkuar tek Nënë Tereza ai tha se nuk i kishte shkuar në mendje. Ai tha se kishte vënë re se Nënë Tereza kishte qenë shumë efiçente për t’i bërë autoritetet e bashkisë të bëjnë shumë punë për të. Për sa i përket Kalkutës, ai nuk ishte dakord me mua se qyteti ishte bërë sinonim i Nënë Terezës dhe lagjeve të varfëra (shumë britanikë të brezit më të vjetër të cilët qëndronin afër Raxhait kanë të njëjtin mendim me z. Wells). Ai po ashtu u shpreh se e cilësonte arkitekturën e Raxhait të mre­ku­llueshme. Ai pëlqente shumë maidan dhe Kopshtet Botanike. Mesa duket qeveria marksiste e Bengalit Perëndimor nuk ka rival në idetë e z. Wells, i cili shpre­het se “idetë mbi bujqësinë dhe reformat e tokës janë me të vërtetë të dobishme.”

 Dr. Jenny Tongue deputet liberal-demokrat më tha[46] se në tri ditët e qëndrimit të tij në Kalkuta pjesa më e madhe e kohës i kishte kaluar e bllo­kuar në trafik. Ajo u shpreh se kishte vizituar një “lagje të varfër të tme­rr­shme” dhe një lagje tjetër të varfër, e cila ishte duke u “ripërtërirë” nga vetë qe­veria e Bengalit, e cila ishte e vetme në këtë sipërmarrje. Ajo gjatë këtyre tri ditëve të vizitës së saj në lagjet e varfëra u shpreh se në takimet dhe disku­ti­met e shumta për këtë temë nuk u përmendën asnjëherë fjalët “Nënë Tereza”. Ajo nuk kishte parë asnjë murgeshë të vetme në lagjet e varfëra apo diku tjetër. Ajo tha se kishte mbetur e befasuar nga puna e projektit të Bengalit Perëndimor në fushën e shëndetit seksual, të cilës i përkisnin per­so­na­zhe si Bobi dhe rreth qindra punonjëse të tjera të kësaj fushe. Një pjesë e këtij programi financohet nga qeveria britanike. Ajo tha se kurrë nuk kishte besuar se Kalkuta ishte sinonim i Nënë Terezës, megjithëse kishte dëgjuar shumë të flitej për të, ajo nuk ishte e sigurt për atë që kishte bërë kjo grua. Ajo ishte dakord me idenë se Kalkuta ka një imazh me të vërtetë të varfër, por që ajo kishte parë që qyteti ishte goxha i këndshëm (veç trafikut të stër­mu­ndimshëm) dhe qendra e qytetit mund të kishte qenë shumë mirë qendra e një qyteti anglez.

Deputeti laburist Piara Khabra emigroi në Britani nga qyteti Punjab i Indisë në vitin 1959. Ai e vizitoi Kalkutën për herë të parë me një delegacion në vitin 1999. Ai më tha se kishte dëgjuar shumë për Nënë Terezën dhe se ai besonte se ajo kishte ndihmuar një numër të madh njerëzish. [47] Por ai nuk kishte parë ndonjë nga murgeshat e saj në lagjet e varfëra, në të cilat ai kishte qenë dhe po ashtu ai tha se nuk kishte parë ndonjë provë të punës së saj.

Deputeti konservator Andrew Rowe ka një lidhje të fortë me Indinë, si personale (ai e ka vizituar këtë vend tetë herë), por më së shumti nëpërmjet bashkë­shortes së tij, e cila drejton kurse për komunitetet të cilat bazohen në rehabilitimin e tyre. Në këto kurse trajnuesit janë shpesh OJQ nga India.

Z. Rowe nuk ishte pjesë e delegacionit parlamentar që bëri një vizitë në Indi në vitin 1999, por ai më tha se nga ajo që kishte dëgjuar nga bashkë­sho­rtja e tij ai nuk kishte konsideratat më të mira për punën e Nënë Terezës.[48] Çifti Rowe janë kristianë të devotshëm (Kisha e Londrës) dhe sponsorizojnë një projekt për një lagje të varfër në Delhi. Ai shprehet se znj. Rowe men­do­nte se “standardi i përkujdesjes së Nënë Terezës ishte i ulët”. Ai vazhdon duke thënë se ai nuk e dinte me saktësi se çfarë kishte bërë Nënë Tereza, por kishte dijeni se ajo nuk ishte e interesuar në aktivitete rehabilituese apo zhvillimi. Ai tregon se tre shtete në Indi që kanë një menaxhim më të mirë të parave të ndihmave që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar janë Bengali Perë­ndi­mor, Orisa dhe Andhra Pradesh.

 Për deputeten laburiste Oona King kjo ishte vizita e tretë në Indi dhe vizita e parë në Kalkuta. Në vitin 1986, kur ishte adoleshente, ajo kishte kalu­ar gjashtë muaj në këtë vend duke udhëtuar si udhëtare lëvizëse. Ajo tha se kishte parë po aq varfëri në Delhi sa kishte parë në Kalkuta, por Delhi nuk lidhet nga njerëzit me varfërinë.[49] Kalkuta është kthyer në “një ikonë të varfë­risë”. Ajo tha se nuk kishte parë ndonjë provë të punës së Nënë Tere­zës në Kalkuta, por insistoi në faktin se e respektonte atë. Ajo tha se në me­n­djen e saj ishin të gjalla kujtime të fotove të Nënë Terezës që shtrëngonte një fëmijë - asaj nuk i interesonte nëse ajo foto ishte thjesht publicitet apo altruizëm i vërtetë.

Është interesant fakti se simpatizantja më e madhe ndaj figurës së Nënë Terezës ishte deputetja më e re në moshë Oona King, e cila ishte rritur në mes të shkëlqimit verbues të publicitetit të murgeshave.

Asnjë diskutim në lidhje me denigrimin e Kalkutës nuk është i plotë, pa për­mendur citimin e famshëm të Kipling-it “qyteti i netëve të frikshme”.

Pjesa më e madhe e librave të udhëtimit dhe tregimeve në lidhje më qytetin nisin me këto fjalë. Kipling nuk ka qenë fare i dhënë pas Kalkutës (megjithëse e konsideronte qytetin me frikë dhe pranonte “Qytet –në Indi ka vetëm një”), por nuk e përshkroi si të tillë. Ai jep përshkrimin e një rajoni me drita të kuqe në këtë qytet, ku ai merrej më së shumti me një prostitutë të quajtur Daity Iniqutity.[50] Mospëlqimi që kishte Kipling për qytetin kishte të bënte me kozmopolitantizmin e tij dhe me shkrirjen e Lindjes me Perë­ndi­min, në mësim-nxënie dhe në kulturë. Rudyard Kippling (1865-1936) i lindur në Indi ishte një racist i egër, që besonte se kultura perëndimore duhet të ishte e vetmja ruajtëse e racës së bardhë. Një herë, kur ai shkoi në dhomat e diskutimeve legjislative në Kalkuta dhe dëgjoi babu (zot në Indi) që citonte John Stuart Mills; ai u skuq në fytyrë dhe tha:

“Ne e kemi marrë atë vendim ekstravagant. Lumi i fjalëve është i yni. Ne i mësuam atij atë që ishte kushtetuese dhe atë që nuk ishte në atë kohë kur Kalkuta mbante erë. Kalkuta vazhdon të mbajë erë, por ne duhet të dëgjojmë gjithçka që ai ka për të thënë për pluralizmin e votës dhe rrahjet e erës apo lëkundjet e litarëve të rërës. Është faji Ynë.”

Po ashtu, ai ishte i skuqur nga zemërimi për faktin që "bordi drejtues i bashkësisë së Kalkutës përbëhej nga emra vendasish; burra të lindur dhe të rritur nga ky grumbull pisllëku".[51]

 Kipling po ashtu ndante dhe pikëpamje antisemite dhe besonte se fatkeqësitë më të mëdha të botës ishin shkaktuar nga çifutët. Ai ishte i mbushur me përçmim ndaj teorisë së relativitetit të Ainjshtanjit dhe e përshkruante shkencëtarin si: “Një Ajnshtajn me emër zviceran, por sigurisht një çifut…”.[52] Gjithashtu, ai ishte dhe një admirues i flaktë i Musolinit.

Në prill të vitit 1919 Gjeneral-Brigadieri Reginald Dyer vrau me gjakfto­h­tësi 350 indianë të paarmatosur në Punjab- shumica prej të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Në kohën që ai po gjykohej në Londër, gazeta "Morning Post" nisi një fushatë për mbledhje fondesh në mbrojtje të tij; njëri nga kontribuuesit e parë ishte Kipling.

 Ky pra ishte Rudyard Kipling. Ai mbase ishte një shkrimtar i mirë, por shumë njerëz janë të mendimit se një njeri me një pikëpamje të tillë për botën nuk duhet të ishte nderuar kurrë me çmimin Nobel për letërsinë. Unë ndjej brenda vetes se është një kompliment i madh për Kalkutën dhe kalku­tasit që një njeri si Kipling nuk ushqen simpati për ta.

Ian Finlayson, në një shkrim në gazetën "The Times", shkruan se një njeri si Kipling i mbushur me “mizori, shovinizëm dhe racizëm…në vend që të merrte çmimin Nobel për letërsinë do të ishte më e përshtatshme që sot të mbyllej në çmendinë…”[53]. Po ashtu, është interesant fakti se citimi “qytet i netëve të tmerrshme (që nuk është një frazë e tij, por e marrë nga poeti James Thomson) është bërë në vitin 1888 dhe nuk njihej deri kur Nënë Tereza u bë e njohur për botën. Gjatë kohës kur ky autor ishte gjallë qyteti njihej me emrin “qyteti i pallateve”.

Edhe nëse Kipling ka bërë këto citime negative për Kalkutën, pse duhet që ato të jenë një përshkrim përkufizues i këtij vendi? A ka ndonjë qytet në botë rreth të cilit ndonjë figurë e njohur të mos ketë thënë gjëra jo të pëlqy­e­shme? A janë bërë ato thënie moto apo shenjë dalluese e atij qyteti? Frazat e thëna për Ajnshtainin nga ana e Kipling a janë kthyer në prezantim për këtë figurë dhe thuhet se “Albert Ajnshatini të cilin shkrimtari fitues i Çmimit Nobel e përshkruan si… "e të tjera si këto"?

Gjatë pranverës së vitit 1996 aktori tragjik britanik Tim Pigott Smith, i cili luajti rolin kryesor në tregimin televiziv "The Jewel in the Crown" (Xhevahiri në kurorë), i cili tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë dhe ngacmoi imagji­na­tën e publikut britanik dhe amerikan në vitet 1980-të, prezantoi më vonë një serial televiziv prej tetë pjesësh rreth Kalkutës të titulluar "Calcuta Chro­nicles".[54] Ai më tha se fillimisht ishte habitur për faktin se Nënë Tereza nuk përmendej në asnjë prej këtyre pjesëve (kjo gjë ishte një vendim i drejtorëve të serialit). Unë e pyeta atë nëse kishte vënë re ndonjë provë të veprimtarisë së Nënë Terezës në Kalkuta (filmi ishte xhiruar kur Nënë Tereza ishte gjallë). Përgjigjja që ai më dha tregonte se ai mbeti i çuditur dhe njëkohësisht u trondit: “Jo, në fakt…uuu!”

Piggot Smith tha se atij i ishte dashur të kërkonte më të vërtetë shumë, për të gjetur ato lagje të varfëra me të vërtetë të zymta që përshtateshin me metaforën e “Kalkutës”. Ai tha:

"Unë nuk e kuptoj pse Kalkuta mori këtë imazh. Unë shoh një qytet normal, i cili po ngrihet, pavarësisht propagandës së pareshtur dhe pavarë­si­sht migrimit në masë… Unë e quaj median përgjegjësen kryesore për ima­zhin që ka marrë Kalkuta. Për hir të Zotit aq e gjatë sa është një lagje e varfër në Bombei është gjatësia e gjithë Kalkutës. Dhe prapëseprapë, po të pyesësh dikë këtu (ne po bisedonim në kafenenë e Teatrit Kombëtar Mbre­të­ror) çfarë u vinte në mend kur kujtonin Kalkutën, ata do të thoshin lagjet e varfëra dhe Nënë Terezën. Kjo situatë është e ngjashme me atë sikur ne të paraqitnim një zonë të izoluar të Londrës, për shembull një pjesë të Bri­kso­nit dhe vazhdimisht t'u thoshim njerëzve dhe botës se kjo pjesë për­fa­që­son të gjithë Londrën. Kjo ka ndodhur me Kalkutën, fatkeqësisht për çfar­ë­do arsye… ne dëshironim të qëndronim larg stereotipit të Nënë Terezës dhe kështu, ne vendosëm që të mos e përmendim në seritë tona. Megjit­h­a­të, nëse do të kishim vendosur t'i paraqitnim atë dhe murgeshat e saj kjo do të kishte qenë shumë e lehtë - ato e pëlqejnë shumë publicitetin… Dhe unë e ndjej se britanikët e kanë braktisur keqazi Kalkutën.[55]

Perëndimorët që nuk janë në kërkim të varfërisë dhe kanë vizituar Kalku­tën janë befasuar nga normaliteti i këtij vendi. Nga kjo unë kuptoj se sa e dëmshme ka qenë Nënë Tereza për zhvillimin tregtar të këtij qyteti. Unë di raste pafund të bizneseve të vogla britanike që janë frenuar nga investimi në këtë qytet si pasojë e imazhit negativ të tij. Se sa janë humbjet financiare të këtij qyteti është një shifër që mund të imagjinohet.

Po ashtu, mund të imagjinohen dhe humbjet financiare në fushën e turizmit që erdhën si pasojë e murgeshave dhe imazhit të frikshëm që iu mvesh qytetit.

Sot India vizitohet çdo vit nga rreth 3 milionë turistë. Me një përllo­ga­ri­tje të kujdesshme, rreth 20% të tyre apo e thënë ndryshe rreth 600,000 turistë do të shkonin të vizitonin Kalkutën, nëse ajo nuk do të kishte këtë imazh të tmerrshëm. Në këtë qytet vijnë çdo vit rreth 85,000 vizitorë të huaj. Nëse llogarisim se çdo vizitor do të shpenzonte në qytet rreth 500$, humbjet që i shkaktohen vazhdimisht këtij qyteti kapin shifrën e 258 milionë dollarë çdo vit. Në këto tri dekadat e fundit ajo i ka shkaktuar qytetit një humbje që mund të shkojë tek katër miliardë e gjysmë dollarë, duke lejuar inflacionin etj - dhe kjo është një shifër e përllogaritur mirë. Kësaj shifre duhet t'i shtohet dhe një shifër e përafërt që ka të bëjë me humbjet e bizneseve ndërko­mbë­ta­re që mund të kishin investuar në vend, por që janë larguar për shkak të imazhit të keq. Shuma totale sipas përllogaritjeve të mia arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo shifër paraqitet përkundrejt shifrës së 450,000 dollarëve që urdhri i saj i murgeshave shpenzon çdo vit në qytet në ditët e tij “më të lulë­zu­ara” (shih kapitullin 9), që në total, në tri dekadat e fundit kap një shifër prej 10 milionë dollarëve.

Diferenca e këtyre dy shifrave është shumë e pabesueshme dhe e madhe për t'u llogaritur, madje dhe për t'u marrë me mend.



[1] The Statesman, Kalkuta, 30 janar 1911.

[2] Sue Shaw, Mother Teresa (Marshall Pickering, 1993), fq. 126.

[3] Georges Gorée dhe Jean Barbier, For the Love of God, Mother Teresa (T. Shand Alba Publication 1974), fq. 22, 58.

[4] Rumer Godden, A time to Dance, No Time to Weep (Macmillan, 1987), fq. 36.

[5] Letters to the Editor, The Times, Londër, 11 nëntor 1994.

[6] The Daily Mail, Londër, 25 dhjetor 1983.

[7] The Daily Mirror, Londër, 25 dhjetor 1983.

[8] 25 dhjetor 1983.

[9] Letër drejtuar autorit, që daton më 11 prill 1997 nga Geoffrey Crawford, Buckingham Palace.

[10] Today, Londër, 8 shkurt 1992.

[11] John Keay, India Discovered (Collins, 1988), fq. 21-22.

[12] Cituar në J.P. Losty, Calcutta, City of Palaces (The British Library, 1990), fq. 45.

[13] Quoted in Tm Hiney, On the Missionary Trail (Chatto & Windus, 2000), fq. 204.

[14] Quoted in Mrinalini Saha (ed.) Selections from Mother India (Kali for Women, 1988), fq.69.

[15] Geoffrey moorhouse, calcutta the City Revealed (Penguin, 1971), fq. 45.

[16] Simon Schama, History of Britain (BBC books, 2002).

[17] The Economist, Londër, 27 maj 1995.

[18] India Today, 15 korrik 1996.

[19] Njoftime, në të cilat paraqitej kjo letër janë botuar në gazetat e Kalkutës gjatë gushtit të vitit 1996.

[20] Burim i UNFPA.

[21] “The Statesman”, Kalkuta, 30 korrik 1998, sipas burimeve të OKB.

[22] “Independent on Sunday”, Londër, 29 dhjetor 1996.

[23] Edward Le Joly. Mother Teresa the Glorious Years (St. Paul Publications, 1992), fq. 99.

[24] Cituar në “Calcutta The City Revealed”, fq. 133.

[25] Cituar në “India Discovered”, fq. 21.

[26] Skicë statistike e Indisë 1995-96.

[27] Kanali televiziv britanik “Channel 5”.

[28] Jean Renoir, Letters (Faber and faber, 1994), fq. 222.

[29] “Independent on Sunday”, Londër, 3 shtator 1995.

[30] David Gilmour, Curzon (Macmillan, 1994), fq. 68.

[31] John Pemberton, Will Pickles of Wensleydale (Geoffrey Bles, 1970), fq. 52.

[32] 26 prill, 1973.

[33] 4 shkurt, 1986.

[34] 27 gusht 1996.

[35] 24 mars 1996.

[36] 24 mars 1996.

[37] “Independent on Sunday”, 26 janar 1995.

[38] National Catholic Reporter, SHBA, 17 mars 1995.

[39] Sue Shaw, “Mother Teresa”, fq. 108.

[40] Paul Chetcuti, në “Choosing to Serve the Destitute” (Botuar nga Irish Messenger Publications, 1980), fq. 3-5.

[41] 10 dhe 13 janar 1997.

[42] 9 janar 1997.

[43] 10 janar 1997.

[44] 14 janar 1997.

[45] Letër drejtuar autorit, e datës 22 janar 1997.

[46] Intervistë e marrë në parlamentin britanik, 21 maj 1999.

[47] Intervistë e marrë në parlamentin britanik, 22 qershor 1999.

[48] Intervistë e marrë në zyrën e anëtarëve të parlamentit, 1 dhjetor 1999.

[49] Intervistë e marrë në parlamentin britanik, 24 nëntor 1999.

[50] Andrew Lycett, Rudyard Kipling (Phoenix 1999), fq. 210.

[51] Andrew Lycett, Rudyard Kipling (Phoenix 1999), fq. 210.

[52] Po aty, fq. 673.

[53] Cituar në “The Tablet”, Londër, 2 tetor 1999.

[54] Kanali televiziv britanik “Channel 4”.

[55] Intervistë me autorin, 8 nëntor 1996.




E Premte, 20 Gusht 2010; 18:58


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats