Përplasje për xhaminë e Nju Jorkut

 

Presidenti amerikan tha se myslimanët kanë të drejtë të njëjtë që ta praktikojnë  fenë e tyre si gjithë të tjerët në Amerikë.  Përkushtimi i kushtetues i Amerikës për  lirinë e religjionit duhet të jetë i  “palëkundur” dhe pa përjashtim për religjione të veçanta. “Më lejoni të jem i qartë. Si qytetar dhe si president, unë besoj se myslimanët e kanë të drejtën ta praktikojnë religjionin e tyre ashtu si çdo njeri në këtë vend”. 

“Kjo përfshin të drejtën për të ndërtuar vend adhurimi dhe qendër komunitare në pronë private në Menhatanin e Ulët, në pajtim me ligjet dhe rregulloret lokale. Kjo është Amerikë dhe përkushtimi ynë për lirinë e religjionit duhet të jetë i palëkundur”, theksoi Obama.

Presidenti amerikan tha se liria e religjionit ka qenë ajo  që  ka bërë Amerikën të dallohet nga të tjerët.

Ky fjalim i presidentit amerikan, entuziazmoi myslimanët, por ai ngjalli reagime të ashpra, në veçanti tek e djathta ekstreme e krishterë, e cila është shumë aktive në SHBA. Në mesin e atyre që kritikuan fjalimin e presidentit  ishin anëtarët e mirënjohur të partisë republikane, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e qendrës islame.

“Këtu nuk ka të bëhet me lirinë fetare, sepse të gjithë në e respektojmë  të drejtën e çdo kujt për ta dhuruar Zotin në harmoni me ndërgjegjen e vet. Por mendoj që nuk është e zgjuar të ndërtohet xhamia në vendin  ku 3.000 amerikanë kanë humbur jetën  në sulmet terroriste”, ka thënë republikani nga Texasi, John Corny, në një program televiziv, “Fox News Sunday”.  

Kongresmeni republikan nga New Yorku, Peter King, ka deklaruar për CNN, që Obama haptas e ka dhënë përshtypjen që përkrah ndërtimin e  qendrës islame, por është tërhequr ditën tjetër. King mendon që presidenti, nëse ka dashur të angazhohet në atë  çështje, është dashur të jetë  më i qartë dhe që “nuk mundet të ndryshojë vendimin  nga dita në ditë.

Në anën tjetër, ata që përkrahin ndërtimin e qendrës islame mendojnë se që toleranca fetare është përgjigja më e mirë ndaj ekstremizmit fetar.

Kongresmeni demokrat, Jerrolde Nadler ka thënë që  amerikanët i ka sulmuar “Al-Kaida” e jo islami. “Nuk  na kanë sulmuar të gjithë myslimanët. Edhe myslimanët janë vrarë aty , ka thënë Nadler.

Shumica dërrmuese e atyre që    e kundërshtojnë ndërtimin  qendrës islame bazohen në përzierje të pasaktë të Islamit me terrorizëm, që rrjedh nga injoranca ndaj fesë islame,  kulturës dhe popujve myslimanë. Kjo nuk është për t’u befasuar në një shtet, ku mbi 20% e popullatës beson se kryetari i shtetit të tyre është mysliman. 

Martin Luter Kin i Riu mendon se  Qendra  kulturore islamike në Ground Zero mund të ndihmojë që të ndërtojë një urë mbi humnerën e dy Kullave Binjake të rrënuar nga terroristët e “Al-kaides”. Nëse qendra do të ndërtohet në Menhetenin  e Ulët, njerëzit që më së shumti e kundërshtojnë atë do të mësojnë se myslimanët nuk janë armiku. Se ata nuk janë të rrezikshëm ose terroristë. Ata janë zonja e cila buzëqesh në dyqan, vajza e vogël që luan me nënën e saj. Ata janë miqtë e tyre. Andaj, Qendra Islamike duhet të ndërtohet aty ku është planifikuar, sepse aty do të ndodhin ndryshimet e njerëzimit, secilën herë nga një prind, një fëmijë, një mik, përfundon Martin Luter Kingu i riu.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme