Muslimanët në botën e komunikimit virtual!

Tashmë, është një fakt për t’u pranuar se komunikimi social, mbështetet nga instrumente modern që tentojnë të superojnë barrierat e kohës dhe hapësirës. Pikërisht një mundësi e tillë ofrohet më së miri nga mjetet e reja të komunikimit, ndër të cilat është dhe interneti, i cili ofron mundësira të pafundme komunikuese, duke plotësuar deri diku aspekte te parealizura mjaftueshëm të komunikimit social në jetën e përditshme. Nëpërmjet sjelljes sociale të “mirëbesimit” dhe “tërheqjes reciproke”, popullsia e përditshme e navigatorëve të internetit, është rritur së tepërmi dhe tashmë nuk njeh kufij racorë, territorialë apo kohorë. Të kudo ndodhur në anë të ndryshme të globit, njerëzit njihen dhe komunikojnë në kohë reale mes tyre falë kësaj teknologjie gjithëpërfshirëse.

Përballë kësaj prirje gjithnjë e në rritje të komunimikimit virtual, a kanë mbetur pa u infekuar muslimanët?!

Me këtë pyejte shtrohet një cështje e madhe për diskutim, por përgjigjia e menjëhershme, që të gjithë jemi shumë koshientë për këtë, është se muslimanët tashmë janë bërë pjesë e botës virtuale dhe komunikimit brenda kufijve te saj. Brenda këtyre kornizave cili website zë pjesën më të madhe të këtij komunikimi virtual? Padyshim që Facebook! Janë shumë të rrallë ata që nuk kanë tashmë një “account” apo një “llogari” të tyren në Facebok.

Ajo cka na intereson është të dimë, se sa të rrallë janë ata që nuk e përdorin Facebook-un si mjet komunikimi, por thjesht si një mjet informimi dhe sa i lejuar është në Islam ky lloj komunikimi?

Këtu duhet ndalur më shumë, pasi pikërisht edhe në këtë pikë, dalin mendime të ndryshme nga dijetarë të ndryshëm, por edhe vete muslimanët japin mendimet e tyre përsa i përket kësaj ceshtje! Fraza më e njohur tashmë e përdoruesve të chatit, të atyre pra që përdorin komunikimin virtual dhe që nuk janë të paktë në numër, por të shumtë, thonë: “ Nuk ka asgjë të keqe nëse unë e përdor chatin, sepse unë po flas për gjëra të lejuara, po flas për Ahiretin, për Islamin, për Kuranin, dashurinë ndaj Allahut!” Ti nisesh nga hadithi "Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.", por duhet pasur kujdes edhe me nijetin se mund të ndodhë të të kthehet në boomerang.

Le të mos harrojmë dicka shumë të rëndesishme, se je në një komunikim virtual dhe jo real mbi të gjitha; je në një komunikim virtual, ku prirja për të shfaqur anët pozitive është tepër evidente; ku prirja dhe mundesia për të qënë miq ideale është edhe më teper se e sigurtë!

Në rregull, por a të lejohet ty o musliman të komunikosh me një vajzë muslimane, që nuk e ke njohur kurrë në jetën tënde, pavarësisht se po bisedon për cështje fetare?

Këtu në këtë pikë, fillojnë diskutimet edhe më të flakta. Shumica e dijetarëve janë të mendimit që nuk është e lejuar, pasi kjo është njëlloj sikur të vecohesh vetëm për vetëm një mashkull me një femër.

Le të marrin një shembull te zakonshem, për ta konkretizuar më mirë këtë! Ti vëlla musliman prej disa kohesh ke biseduar në chat me një motër muslimane, tema juaj e diskutimit ka qënë gjithnjë feja! Aty ju keni dhënë mendimet tuaja më të mira, por se sa i zbatoni ato mendime realisht në jetet tuaja reale kjo mbetet në pikëpyetje. ….por pikërisht dhënia e mendimeve me te mira tuajat, ben qe ju ne vetet tuaja te krijoni një imazh të personit që qëndron në anën tjetër të kompjuterit drejt perfektes, por sa i vërtetë është ky imazh? Edhe kjo mbetet në pikëpyetje! Ajo që nuk mbetet më në pikëpyetje eshte vleresimi me nota superlative qe ka lindur nga ky komunikim… por deri ku mund te shkoje ky vleresim?!

Ky vleresim mund te shkoje kudo, por mundësia me e madhe e mundshme është që ky vleresim të shkoje në mbivleresim dhe harrese te persona qe ke prane vetes, harrese e komunikimit real me ata!

Për shkak te komunikimit virtual të harrojmë komunikimin real? A mendoni se ja vlen?!

Kuptimin e kohës për sa kohë je I përfshirë në një komunikim virtual e harron dhe e humbet. Vetëm kur të të thërrase dikush, apo kur të dëgjosh ezanin, apo kur të kesh për të bërë dicka shumë të rëndësishme, atëherë kujtohesh se duhet të ngrihesh prej asaj karrigeje! Ke menduar ndonjëherë se sa moment të vogla mund të kesh humbur në shtëpi ndërkohe që ti ke qënë duke komunikuar me persona fare të panjohur në Facebook?! A nuk do ishte më mirë për ty, që të ishe më racional në kohën tënde të përdorimit të internetit dhe mbi të gjitha të komunikimit virtual mes gjinive të ndryshme, që për më tepër jeni të panjohur?

Ti o musliman më mirë se cdo njeri tjetër ja din vlerën kohës, dhe e di mirë se je thjesht kalimtarë në këtë botë, dhe a ja vlen të harxhosh aq shumë kohë brenda një botë virtuale që vec sa të huton dhe të bën të humbasësh sensin e kohës, të asaj që ikën dhe ska më kthim?

Allahu na ka mësuar në Kur’an se si muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në kohën e tij. Allahu ka caktuar ibadete që njeriu patjetër duhet t’i kryej në kohë të caktuar, psh: namazin, agjerimin, haxhin etj. Pra, nëse dikush duhet të kujdeset për kohën e tij më së shumti në këtë ka përparsi muslimani. Koha është një dhunti e madhe e Allahut. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e quajti kohën dhunti, ku në hadithin e tij të vërtetë thotë: “Dy dhunti, shumica e njerëzve i kanë të humbura; nuk ia dinë vlerën: shëndeti dhe koha e lirë”.

Njeriu i cili ka shëndet dhe nuk e shfrytëzon atë (kohën e lirë), ai i ka bërë zullum vetës së vetë, ndërsa ai që nuk e shfrytëzon kohën e lirë, ka humb një gjë të madhe.

Allahu i jep shumë rëndësi kohës, sa që në shumë ajete betohet në gjërat të cilat lidhen me kohën, që të na tërheq vërejtjen në këto gjëra dhe të na tregoj se këto gjëra janë shumë më rëndësi për njeriun…

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme