Çfarë i bën yndyra trupit tonë ?

Recepti i përsosur për sulm vetëvrasës: 200 gr sheqer, 50 gr buter, 300 gr miell, dy vezë, dy aditiv, 1 litër vaj nga friteza. Rezultati është një prej armëve më të rrezikshme të zbuluar ndonjëherë: krofna - vrasësi me 400 kalori. Nuk ka luftë, uri as fatkeqësi komunikacioni të cilat vrasin njerëz sa bëjnë këtë krofnet, hamburgerët dhe ngjajshëm. Çdo e gjashta vdekje shkon në llogari të kësaj përzierje të yndyrnave dhe karbohidrateve. "A thua yndyra është duhani tjetër?" ka qenë pyetja e drejtuar OKB. Përgjigjen e jep studimi i bërë në kohën e fundit në Universitetin e Oksfordit. Ka të bëjë me një studim afatgjatë me rreth një milion pjesëmarrës. Përgjigjja është: "Po, yndyra është e rrezikshme sa edhe duhani." Pesha tejmase shkurton jetën mesatarisht për 10 vjet. Mu sikur duhani. Edhe më tepër brengos fakti se po vijnë kohë gjithnjë e më të vështira, ngase po vijnë "gjenerata" të trasha. Në Gjermani numri i rinisë së trashë është afër 20%, në Greqi dhe Itali rreth 30%, ndërsa evropianët më të trashë (anglezët dhe polakët) janë në të njëjtin vend si amerikanët te të cilët secili i dyti fëmijë është i trashë. Sociologët thonë: "Gjeneratat që vijnë do të jenë aq të trashë saqë as në pikëpamje shëndetësore e as financiare nuk do të mund të ekzistojnë. Ka të bëjë me miliona bomba shëtitëse." Secili organizëm njerëzor disponon me sasi të madhe qeliza yndyrore 50 deri 140 miliard. Këto paraqesin rezervuar të energjisë. Sot, kur industria e ushqimit është në pjatë, yndyra për organizmin e njeriut paraqet gjithnjë e më shumë problem. Acidet yndyrore gjithnjë e më tepër sulmojnë organizmin tonë. Sa më tepër yndyra fundërrohen në enët e gjakut aq më tepër rrezikohen organet vitale (zemra, truri, enët e gjakut) si dhe paraqitja e hershme e arteriosklerozës. Në të njëjtën kohë, sistemi i sigurisë së organizmit çrregullohet, makrofagët që mbrojnë organizmin tonë nga mikroorganizmat ngulfaten në yndyrën e rritur të depozituar në enët e gjakut të zemrës, e që rezulton me arteriosklerozë. Pas kësaj, në qelizat e zemrës krijohen të ashtuquajtura ceramide që shkatërrojnë qelizat e zemrës, shpjegon Rudolph Zechner, profesor në Universitetin e Gracit. Konsumimi i ushqimit të përmendur, gjithnjë e më shumë shkatërron qeliza të zemrës e në fund rezulton me ndaljen e zemrës. Nga këto pasoja në vit vdesin mbi 20 milion njerëz, siç thekson OBSH. Në pikëpamje teorike është lehtë me u mbrojtë: mos konsumo krofne, fast food, ëmbëlsira dhe alkool. Mirëpo, secili që ka qenë në dietë e di sa është vështirë me iu përmbajtur këtyre udhëzimeve. Dietat e suksesshme janë përjashtim absolute. Luftën kundër yndyrës pak kush e fiton. Përse? "Për indin yndyror deri vonë është menduar se është vetëm rezervuar i energjisë, por ky mendim është plotësuar", shpjegon profesor Kaiping Yang. Yndyra nuk është e marrë. Adipocitet (qelizat yndyrore) posedojnë një formë të intelegjencës. Secila qelizë yndyrore, edhepse e vocërr, është një fabrikë efektive kimike. Këto qeliza pandërprerë prodhojnë proteine, hormone dhe ngjajshëm. Të gjitha substancat e prodhuara kanë vetëm një qëllim: hipotalamusin - pjesën e trurit ku janë të vendosur instiktet dhe dëshirat tona. Në këtë mënyrë qelizat yndyrore mund të drejtojnë p.sh. ndjenjën për uri dhe stres. Përse dietat janë stresogjene, shpjegon Catharine Stoney nga Universiteti Ohlo State: "Posedoni trurin dhe më së paku 50 miliard adipocite të uritur. Kur vendosni që nuk dëshironi të hani krofnen, adipocitet e kthejnë goditjen ashtu që prodhojnë transmiter që veprojnë në hipotalamus." Në fazën e parë ndieni uri. Hormoni neuropeptid Y ndikon në hipotalamus. Kështu që vie deri te bllokimi i ndjenjës për frikë, vie deri te kontraksioni i enëve të gjakut, ndërpritet ndjenja e urisë dhe ndërpritet tajimi i insulinës. Në këtë moment shumica e njerëzve dorëzohet. Nëse edhe më tej mbeteni të fuqishëm në vendosje që të mos hani, adipocitet prodhojnë aq shumë transmiter saqë personi së shpejti nuk mendon asgjë përveç ushqimit. Kjo gjendje stresi shkakton tajitjen e hormonit i cili shtesë rrit ndjenjën e urisë, por edhe kontribuon në atë që energjia konzervohet në formë indi yndyror në regjionin e stomakut. Dhe mu këto qeliza yndyrore të depozitëve të përmendur janë njësitë elite të kësaj armate të rrezikshme. Këto prodhojnë substancat më të rrezikshme: adiposinin, interleukinin 6, tumornekose faktor A, etj. Lista është mjaft e gjatë, mu sikur edhe lista e veprimeve negative të këtyre substancave: rritja e tensionit të gjakut, rritja e rrezikut nga kanceri i gjirit dhe i prostatës. Sot një numër i madh i njerëzve është në dietë, mirëpo përdorimi i numrit gjithnjë e më të madh të prodhimeve light, pra prodhimeve me sasi të kufizuar të yndyrës, gjithnjë e më shumë ka njerëz që trashen. Bojkotimi i yndyrës prapëseprapë i ka bërë njerëzit më të trashë. Në shikim të parë kemi të bëjmë me paradoks, por shkencëtarët kanë shpjegim për këtë: "Kush nuk konsumon yndyrnat, zëvendëson me karbohidrate." Shpjegon Gary Taubes: "Konsumimi i karbohidrateve, organizmi përgjigjet me prodhim të insulinës. Meqë karbohidratet nuk munden aq lehtë me u kthyer në energji, insulini kontribuon në atë që ushqimi i marrë të deponohet në formë yndyre." Shpjegon Gary Taubes: "Shumica e amerikanëve merr afër 25% të yndyrave, por sasia e ushqimit mbetet e njëjtë. Nëse shtesë pihet edhe alkooli, mund të shihni bukvalisht si rritet stomaku." Ekzistojnë tregues që yndyra ka ndikim edhe në menopauzë, pjekuri seksuale dhe ngjajshëm. Ndikimi më i madh i yndyrës është në zhvillimin e vajzave të reja. Endokrinologu Joyce Lee nga Universiteti Michigan në studimet e tij ka treguar që pesha tejmase ndikon edhe në fillim të pubertetit. "Yndyra kontribuon në zhvillimin e shpejtë të pjekurisë seksuale", shpjegon Lee. "Puberteti jo vetëm që fillon më herët, por edhe zhvillohet më shpejtë. Kështu vie deri te boshllëku i madh në mes zhvillimit emocional dhe trupor", thotë Lee. Gjithnjë e më shpesh shtatëzënitë e tinejxhereve janë pasojë e yndyrës?! "Kanë lidhje definitive me këtë", pohon dr. Lee. Studimet kanë treguar se rreth 15% të vajzave të trasha në moshën 16 vjeçare mbesin shtatëzënë - pavarësisht nga niveli i arsimimit ose statusit social. Këto vajza më shumë anojnë kah varësia e alkoolit, depresioni, rritje e ulët dhe rreziku i madh i sëmundjeve kancerogjene.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme