INDIFERENTIZMI INTELEKTUAL RREZIK I MADH SHOQËROR

Per këtë Kur’ani Famëlartë – Fjala e Zotit në qendër të vemendjes ka njeriun, formimin e tij për të vepruarm në botë. Kjo ndodh mu për nga shkaku i mundësisve të njeriut për të ndikuar në rrjedhat e botës në përgjithësi. Ai ka mundësi të madhe konstruktive, falë aftësisë për të menduar dhe kuptuar dhe për ta ndryshuar botën kah e mira duke i dhënë asaj kuptim të vërtetë. Ky pozicion është hyjnorja tek njeriu, kulminantja tek ai, që e arrini definimin hyjnor të njeriut halifetull-llahu fil erdi – mëkëmbës i All-llahut në tokë.(II:30). Ky pozicion i lartë është edhe qëllim kryesor i krijimit të njeriut si qenie më e dalluar në mikro dhe makroplan. Që do të thotë, pozicion për t’i dhënë vendin e vet të vërtetët çdo një sendi, krijese, individi, fenomeni, etj. Aq ëshë i rëndëishëm ky fenomen, sa që në këtë është i lidhur ngusht dëshira, vulneti i Krijuesit, i Cili duke i folë në mënyrë permanente njeriut, pandërprerë është në kujdesin e njeriut, në mbikqyrjen e veprimit të tij, në kontaktë të fuqishëm me te dhe në bisedë të përhershme me te. Ky intervenim i hyjnores nëpërmes Fjalës së Tij të zbritur prej njeriut dhe pejgamberit të parë Ademit a.s. e deri tek pejgamberi i fundit Muhamedi a.s. e ndoqi njeriun dhe njerëzimin prej momenti të parë të shfaqjes së tij në sipërfaqen toksore.

Kjo ndodhë, nga shkaku se njeriu, megjithate është krijesë e haresës, e keqbërjes, rëshqitjes, egoizmit, mëkatit, destruktives, etj.nga shkaku se tek njeriu ndodhë që materialja ta robërojë ate duke e dërguar në rrugë që nuk i takon atij dhe që nuk është qëllimi krijimit të tij. Njeriut prveç që i besohet pozicion i lartë nga All-llahu i plotfuqishëm, ai vendoset edhe në procesin e fuqishëm të edukimit hyjnor, nga projektuesi hyjnor All-llahu i Fuqiplotë, edhe ate edukim universal i të gjitha natyrave që e përshkojnë njeriun, ate intelektual, filozofik, psikologjik, artistikë etj. edukim ky që është i patjetërsueshëm në skenën njerëzore. Pa këtë edukim nuk ka mundësi të lëviz njeriu në krijimin e jetës së begatshme, të lumtur dhe humane. Jo vetëm librat e shenjta, por edhe vet historia, tregon për sakrificat e njerëzimit në luftën e paparë për të zbukuruar, edukuar, ndryshuar botën në të gjitha

sferat e jetës. Librat e shenjta përmendin të dërguarit e All-llahu të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për kultivimin e të mirës në botë, pa kërkuar asçfarë shpërblimi në këtë jetë, ata karakterizohen me skamje e varfëri, vështirësi dhe pengesa të vështira në jetë,dhe përfundim të mundishëm, dhe të paparë, por krenar në jetë dhe të vetëdishëm se i kontribuan zhvillimit të rrjedhave pozitive në botë.

Feja, si sistem edukativ hyjnor, jep rrugën kryesore për formimin e njeriut i cili do të trasoi rrugën e edukimit të njerëzimit në përgjithësi.(XVII:9) Ajo, këtë tip të njeriut e sheh nëpërmes të vlerës së njohjes, dijes, ngritjes intelektuale, i cili duhet ta njoh dhe kuptojë botën për ta ndryshuar ate. Feja, pra, kërkon njeriun i cili para së gjithash duhet të realizojë në jetë parimin leximit dhe studimit (ikre’) të patjetërsueshëm dhe shënimit shkrimit (uktub). Që të dy këto parime sjellin deri tek njohja e vërtetë që quhet Ilm – shkencë. Pa këtë fenomen vjen dështimi i njeriut dhe shoqërisë në përgjithësi. Vet termi halifetuull-llahi fil erdi – mëkëmbës i Zotit në tokë, nënkupton qenie me dije dhe vetëdije të lartë, kujdes të veçantë, përgjegjësi të nivelit të lartë, udhëheqësit të vërtetë për rrjedhat e kohës dhe vendit në të gjitha sferat. Të këtillë e krijoi Zoti, në formën më të bukur fiziko-shpirtërore.(XCV:4) Vet krijimi i këtillë jep kahjen e përgjegjësisë njerëzore për të kultivuar të mirën, konstruktive dhe humanen në botë. Kur’ani përkujton Nuhin a.s. dhe shqetësimin e madhë për mos zhvillimin e misionit të tij ashtu siç e paramendonte, ai në rezonimin e kufijëve njerëzor të tij edhe pse e thirrte natë e ditë ata ata shumë pak I afroheshin misionit të tij (LXXI:5-6) Lutin a.s. me luftën e tij kundër amoralitetit, Ibrahimin a.s. kundër politeizmit dhe padijes, Musaun a.s. dhe luftën e tij pakompromis kundër Faraonit të Egjyptit, përndryshe mbretit destruktiv të botës, Isaut a,s, kundër perandorisë famkeqe romake, Muhamedit a.s. kundër të gjithë faktorëve destruktiv që pengonin revolucionin e tij hyjnor për t’i dhënë botës kahje të vërtetë në të gjitha sferat e zhvillimit njerëzor. Vërtetë këto dhe si të këtillët mbajtën botën gjallë dhe drejtuan ate drejt zhvillimit të vërtetë dhe u bënë shembull se si duhet të jetuar, vepruar dhe më në fund si duhet vdekur.

E gjith kjo luftë e njeriut konstruktiv, mëkëmbësit të Zotit, për ta ndryshuar botën drejt hyjnores dhe humanes, i përngjan anijes e cila noton në oqeanin e tërbuar dhe të egër, i cili ngrit dallgët e tij dhe që përplasen në te për ta shkatëruar ate dhe për ta paaftësuar drejt rrugës për në bregun e tij.

Njeriu shpesh herë harron pozicionin e tij duke qenë i shurdhër për të dëgjuar zërin e arsyes, logjikës, të kuptuarit, hyjnoren dhe bëhet fuqi e karaketerit tjetër destruktiv – satanik. Ai në këtë harresë i jep hapsirë botës materiale, destruktives e cila robron ate duke ia ngushtuar hapsirën e

vetëdijes, shpirtërores, hyjnores. Kjo e shndëron ate prej subjektit dhe udhëheqësit, në objekt dhe të udhëhequr, në ndjekës të verbër i urdhërit të epshit dhe materiales, dhe pavetëdije bëhet udhëheqës i trasimit të rrugës satanike, destruktive, të errët, dhe luftëtarë i pakompromis i kultivimit të së keqes, negatives. shkatrueses. Kjo luftë në mungesë të forcave konstruktive, formon hapsirë të zhvillimit të veseve negative.(XXV:43;XXVIII:50) Jo vetëm kaq, formohen edhe mekanizmat e trasimit të së keqes dhe shkatrimit të asaj që quhet e mirë. M’u për këtë njeriu i tipit të këtillë kultivon kushte për zhvillimin dhe ritjen e anomalive shoqërore si alkoolizmi, narkomania, homoseksualizmi, lezbeizmi, prostitucioni, pornografija, biseksualizmi, etj, sa që e gjith kjo arsyetohet edhe nga faktorët udhëheqës të politkës dhe shtetit. Sot, psh. fatkeqësisht, arsyetohet, homoseksualizmi, dhe është shumë aktual në rrjedhat botërore, sa që kanë arritur ta “legjitmojnë” të drejtën e tyre për të qenë të tillë, po bile kërkojn të kyqen në sistemin e pluralizmit politik, dhe nuk do të habitemi kur ata nesër do të vijnë edhe në pushtet dhe do të organizojnë shtetin në bazat e filozofisë së tyre homoseksualiste. Dikush mund të thotë se kjo nuk është e mundur. Po. Ka qenë e pamundur martesa e dy burrave, por kjo tashmë po ndodhë me ligj në shumë vende të botës. Ndodhi edhe martesa e femrës perëndimore me kafshën – qenin. Ndodh edhe martesa femër me femër. Ndodh incesti – marëdhënie nëmes nënës e djalit, babait dhe vajzës, etj. Kjo është kahja më ekstreme e destruktives, që paraqet sinjalin shumë të qartë të rrezikut të njerëzores, humanes, konstruktives. Nuk është e tepruar alarmi i shumë kulturologëve europian për njeriun e sëmurë bashkëkohor i cili tashmë nuk mund të jetojë pa drogë e alkool, pa prostitucin, etj. Ata alarmojnënë faktin e lëvizjes së shoqërive në kahjen e njëanshme të materiales, duke asgjësuar shpirtëroren, të vetëdishëm se çdo prishje të ekuilibrit në mes shpirtërores dhe materiales është njëanshmëri që dërgon drejt shkatrimit të njerëzimit. Kjo është ajo që përshkruhet në Kur’anin Famëlartë, mbi pejgamberët e Zotit dhe shoqëritë në të cilat kanë vepruar ata. Kur’ani përmend civilizimin e lartë material në kohën e Salihut a.s., por asgjësimi total i moralit, pasojë dënimi i Zotit - shkatrimi, populli i Nuhit a.s. u dënua me përmbytje dhe tufan, populli i Lutit a.s. dhe paraqitja e homoseksualizmit nxiti dënimi me zjarr nga qielli, etj. që nxjerr në shesh ligjin sociologjik se çdo shoqëri e cila zhvillohet tej mase në sferën tekniko materiale, ndërsa asgjëson ate spiritualen, është e dënuar në zhdukje dhe shkatrim.

Është një fenomen që shton frikën dhe rrezikun dhe që ndikon fuqishëm në zhvillimin e destruktives, e që sjellë pasoja trishtuese. Ky rrezik vjen nga indiferentizmi I faktorit njeri apo edhe nga përkrahja e fenomeneve amorale, nga të ashtuquajtur dijetarë e kulturolog, politikan e shtetar, të cilët

jo vetëm kaq po bile bëjnë luftë pakompromis për legjitimimin juridik të tyre duke mos menduar shëndoshë për pasoja që mund t’i sjellin njerëzimit. Politikan, artist, filozof, shekularist, letrar, shkenctarë, etj. sot me të madhe mbrojnë të drejtat e amoralistëve, në veçanti të homoseksualistëve, nën parollën e të drejtave njerëzore. Harrojnë se historia vërtetoi se e keqja më e madhe i ndodhi njerëzimit kur me vetëdije apo pa vetëdije kokat e ashtuquajtura të mëdha shkencore të kohës përkrahën ideologët e mëdhenjë të ideologjive të ndryshme që i sollën njerëzimit katastrofën më të madhe. Filozofi Niçe inspiroi ideologjinë naziste të Hitlerit, poashtu filozofi i madh Martin Hajdegeri, mbështeti fuqishëm Hitlerin dhe ideologjia naziste e Hitlerit solli gjenocidin e paparë kundër njerëzimi duke zhdukur në mënyrën më mizore me dhjetra milionë njerëz të pafajshëm. Zhan Pol Sartër një adhurues i madhë i ateizmit dhe komunizmit, adhuroi Stalinin, me çka i dha përkrahje totalitarizmit komunisto - ateist, që zhduki poashtu me miliona njerëz të pafajshëm, në Ballkan dhe Europë, Akademia sërbe në krye me akademikun Dobrica Cosiq, përkrahu dhe inkurajoi politikën nacionaliste të Millosheviqit me çka u zhdukën me qindra mijë njerëz, fëmijë, e gra, e kështu me rradhë.

M’u për këtë në sferën edukimit të njeriut dhe shoqërisë është i patjetërsueshëm feja dhe besimi. Këtë si duket gjithë më tepër po e kupton Perëndimi, duke e future ate ngadalë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke i edukuar fenomenet dhe duke ndikuar në humanizimin e jetës në përgjithësi. Tek ne ekzsitojnë qarqe që edhe më tej nuk arrijnë ta kuptojnë fenë si një fenomen të çiltër hyjnor që është tek njeriu dhe për njeriun, që pastron ndjenjat dhe vë në kontrol fuqitë destruktive tek njeriut, që e bënë të matur ate duke ia ngulitur njeriut në mendjen e tij se Zoti është ai që e konrollon njeriun dhe se ekziston bota tjetër ku do të përgjigjet për veprimet e tij. Psh. disa, si Maks Velo dhe Fatos Lubonja, u pengojn minaret vetëm pse njeriun e thërrasin tek Zoti për t’a inspiruar dhe treguar se njeriu është i krijuar nga Zoti për të qenë në shërbim të kultivmit të së mirës dhe humanes. Pse ju pengon feja, minaret, xhamitë? Pse gjith ky aversion ndaj Islamit? Pse gjith ky sulm ndaj fesë e cila kërkon bindje të thellë në Zot, largim nga veprat e këqia, alkoolizmi, prostitucioni, narkomania, bixhozi, amoraliteti, formim të familjes së shëndoshë, marëdhënie të mira me prind, me njerëz e shooqëqri, etj. Me siguri, njerëzit që ndiejnë aversion dëshirojnë të jenë të lirë nga Zoti dhe besimi, për t’u shfrenuar, për t’u knaq në kënaqësitë pakufi të botës, në liri absolute të një anarhije amorale, për t’u bërë rob i të së keqes, për të vepruar keq, për të mbytur, shkatërrar, vjedhur e palçkitur, masakruar, e kriminalizuar, për të qenë i lirë në robërinë ndaj shejtanit dhe epshit.

Por, ekziston një e vërtetë, përgjegjës për këtë janë ata që dijnë, dijetarët, të cilët kanë obligim të kultivojnë të mirën duke iu kundrvënë të keqes asaj satanike. Ekziston legjenda e shpendit i cili, në momentin kur politeistët hudhën në zjarr Ibrahimin a.s. për ta djegur pse ai shkatronte idhujt e tyre dhe i udhëzonte në rrugë të drejtë, ai me sqepin e vet mundohej të mbante ujë për të shuar zjarrin, dhe kur ju tha se çka mund të bëjshë ti me këtë pikë uji? Ai ju përgjigjet se është e vërtetë se nuk mund të bëjë asgjë, por unë së paku jap mundin tim në shymjen e zjarrit ( shkatrimin e të keqes) dhe largojë përgjegjësinë para Zotit për kontributin që duhet të jap kundër të keqes.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme