Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Lajme ->

Veshkat, trajtimi dhe kurimi


Sabri Selmani

Veshkat janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve, çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Në përgjithësi, ky dëmtim, zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Në shumicën e rasteve, sëmundjet e veshkave nuk japin kurrfarë simptomash. Të kërkosh nga njerëzit që në mënyrë masive të kontrollojnë shëndetin e veshkave të tyre, do të ishte e tepërt, por prapë, siç tregon studimi i botuar në revistën shkencore "Health Journal", ekzistojnë grupe njerëzish tek të cilët ekzaminimi do të ishte i arsyeshëm

Nuk janë të rralla rastet e personave që kanë probleme me veshkat. Komplikacionet dhe problemet e shfaqura mund të jenë në variante të ndryshme dhe në varësi të tyre, ndryshon edhe shkalla e rrezikut të shfaqur. Problemet e shfaqura në veshkë mund të jenë shumë të ndërlikuara sa që mund të kërkojnë edhe ndërhyrjen kirurgjikale, apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gurëve në veshka kërkon trajtim dhe kurim. Por e rëndësishme është që të njihen shkaktarët e formimit të këtyre gurëve dhe të shmangen, duke ndihmuar veshkat në mirëfunksionimin e tyre. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit këshillojnë pirjen e ujit dhe të lëngjeve, pasi janë të domosdoshme për jetën e njeriut.

Pa ujë njeriu nuk mund të jetojë. Një njeri mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht, që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri akoma më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Sëmundja që shkakton prodhimin e gurëve quhet Litiazë. Në rastin e litiazes renale, gurët prodhohen nga veshkat.

Veshkat rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbëresve të tjerë kimikë në gjak si, sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; eleminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë. Prodhojnë disa hormone, p.sh. rënien që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizavetë kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D.

Në disa raste, edhe pse veshkat janë të dëmtuara, ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por bie efikasiteti i tyre në eleminimin e produkteve të katabolizmit nga gjaku, si p.sh. të uresë. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm.

Në sajë të urinës, në trupin tonë eliminohen një sasi toksinash siç është ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t, një nga përbërësit e urinës). Quhet “diureze” sasia e urinës së prodhuar çdo ditë. Sa më shumë pimë lëngje, aq më shumë urina është e holluar dhe në ngjyrë të çelet. Në rast të kundërt, kur lëngjet janë të pakta dhe djersitim shumë, urina bëhet më e përqendruar dhe e errët. Kur urina është shumë e koncentruar, ajo ka përmbajtje të lartë të toksinave, me prirjen për t’u kthyer në formë kristaline në nivelin e veshkës. Duke u mbledhur njëra pas tjetrës, kristalet formojnë gurët. Prania e gurëve në veshka apo në rrugët urinare quhet litiaze urinare. Prania e gurëve shkakton kriza të dhimbshme, kolikat nefrotike si pasojë e bllokimit të gurëve në ureter, një kanal i hollë që çon urinën në fshikëz. Përveç krizave të dhimbshme, litiaza mund të keqësojë gjendjen e veshkave dhe të rrugëve urinare, të cilat më vonë mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin. Ekzistojnë shumë lloje të shfaqjes së gurëve në veshka, në varësi të natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, gjë që lejon identifikimin e tyre.

Gurët mund të përbëhen dhe nga minerale të tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gurëve shoqërohet dhe me praninë e një bakteri, siç mund të jetë: Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species; të cilat transformojnë urenë në amonium. Me shpesh bëhet fjalë për Proteus mirabilis. Shumë persona me gurë në veshka nuk ndjejnë dhimbj. Ata e kuptojnë veçse kur shohin se kanë hematuri, pra gjak në urinë, çka është shenja kryesore e një litiaze renale. Përveç gurit që është shenja e parë dhe klinika tipike, mund të gjendet dhe prania e gjakut në urinë përmes një analize me ”letër reaktive“. Por kjo kërkon dhe analiza të tjera plotësuese, si: ekografia abdominale, e cila vëzhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket një zgjerim i “pyelon“-it dhe gropës së veshkave; radiografia e thjeshtë ose me tomografi; urolografia ndër-venoze; skaneri; etj.

Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka: Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve

Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin. Urinës. Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinë. Djersitje e vazhdueshme. Fryrje e trupit

Ethe. Dobësi. Urinë e turbullt me erë të keqe. Temperaturë

Sëmundjet renale mund të shfaqen në çdo moshë, por sëmundje të veçanta shfaqen më tepër në dekada të caktuara të jetës. Në moshën pediatrike (fëmijërore) duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë diagnostikimit të hershëm të refluksit vesiko-ureteral (kthimi i urinës nga fshikëza e urinës në veshkë), të sëmundjeve të trashëguara, infeksioneve të rrugëve urinare dhe sindromit nefrotik.

Pas përcaktimit të saktë të diagnozës së gurëve në veshka, i sëmuri trajtohet me analgjezikë të lehtë dhe anisperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaske me ujë të vaket. Uji i ngrohtë çliron tek ai i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhimbjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat jepem vetëm me rekomandimin e mjekut. Sidoqoftë është e këshillueshme që pas çdo urinimi të shoqëruar me gjak të përdoren dizinfektantë gjatë një jave. Po kështu rekomandohen ushqime të lehta, supa me zarzavate, lëngje frutash, çajra të ndryshme, etj. por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolike renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analiza të urinës.
Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, etj.

Një sasi e pamjaftueshme e kalciumit favorizon krijimin e gurëve oxalo-kalcikë, prandaj lind nevoja e një ushqimi të ekilibruar. Nëse një person merr shumë kalcium, kjo lëndë do të jetë me shumicë në urinë, çka sjell formimin e gurëve oxalatë të kalciumit. Nga ana tjetër duhet konsumuar shumë kalcium për të penguar absorbimin nga zorrët të oxalatës. Pra pengohet që të gjenden në urinë shumë oxalatë, çka do të shkaktonte krijimin e gurëve të oxalate-kalciumit. Edhe tepria në të ushqyer mund të shkaktojë në vetvete një gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrët. Megjithatë, me shpesh ato veçse favorizojnë shfaqjen e një litiaze të personat e predispozuar. Duke qenë se ushqehen njëlloj, 10 për qind e popullsisë perëndimore janë të prekur nga litiaza.

Gjej nje ekspert qe te ndihmoj rreth kesaj… sidoqofte, hulumtimet e bera tregojne se nje diet me pake proteina, dhe duke zvogluar potassium (kaliumin), fosforin, dhe natriumit ne zgjedhjet e tua te ushqimeve mund te te ndihmoje ne menagjimin e semundjes se veshkeve tek njerezit me diabet.

Dializa eshte trajtimi i zgjedhur kur veshkat funksionojne vetem 15% apo edhe me pake. Transplantimi i veshkes eshte gjithashtu nje opcion tjeter i mundshem.

Vjeshta është edhe stina kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse para stinës së ftohtë të dimrit. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t‘u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. "Të mbrohesh" në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t‘u mbrojtur. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së oragizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar. Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim. Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta.

Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit. Gjatë vjeshtës është vënë re se kemi një rënie më të madhe të flokut, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Ky proces që prek gjithë qeniet njerëzore, në këtë periudhë manifestohet edhe te gjitarët që kanë qime në trup. Megjithatë, në disa raste vihet re një rënie jashtë normave të lejuara, ndaj është e nevojshme të ndërhyhet për ta parandaluar. Mjetet natyrale që veprojnë shpejt, ushqejnë dhe mbrojnë flokun janë ato të pasura me vitaminat e grupit B. Më i mirë është meli, që prej kohësh përdoret kundër rënies së flokëve. Kapsulat me përmbajtje të tilla është mirë të pihen 2 ose 3 herë në ditë. Edhe shampo me të njëjtin përbërës mund të përdoren për një kohë të përcaktuar nga mjeku.




E Mėrkurė, 3 Nėntor 2010; 02:28


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats