Kanceri dhe duhani

Kështu, në kohët moderne gratë lindin shumë më vonë se më përpara, kanë familje më të vogla dhe i ushqejnë fëmijët me gji për një kohë shumë më të shkurtër nga sa kanë bërë nënat dhe gjyshet e tyre. i gjithë ky ndryshim e rrit shumë predispozitën ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit. Por ndërsa shtohet numri i të diagnostikuarve, është pakësuar shumë numri i vdekjeve. Shkaku kryesor është parandalimi dhe dalja e medikamenteve të duhura. Kanceri i fshikëzës Përqindja më e madhe e personave me një problem të tillë është në Egjipt. Në këtë vend të Afrikës së Veriut, ky është lloji më i përhapur i kancerit. Shkaku është një parazit që përhapet shumë me emrin bilharzias. Është një lloj kanceri më i përhapur te meshkujt se te femrat. Në vende të tjera të botës shkaqet janë duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve industriale.

Ky lloj kanceri zhvillohet brenda organizmit të njeriut për një periudhë 20 - 25-vjeçare para se të shfaqet. Kanceri i shtyllës kurrizore Kjo është një sëmundje të varfërish. shkaktuar nga një virus papilloma virus (HPV), që transmetohet seksualisht. Është mjaft i përhapur në Afrikën Nënsahariane, Amerikën e Jugut, Indi dhe Lindje e Largët. Që prej disa kohësh ekziston edhe një vaksinë e posaçme parandaluese. Kanceri i testikujve Është lloji i katërt më i përhapur në botë, edhe pse në Emiratet e Bashkuara Arabe zë vendin e parë. Ky lloj kanceri ka lidhje me përdorimin e tepruar të mishit të kuq dhe mungesën e ushqimit me fruta e perime të freskëta. Një tjetër shkak është edhe jeta sedentare.

Afrika dhe Azia kanë një probabilitet më të vogël, pasi dietat këtu janë thellësisht vegjetariane. Sarkoma e Kaposit Ky kancer i rrallë është bërë i zakonshëm në Afrikë, për shkak të SIDA-s, që dobëson në maksimum sistemin imunitar. Ndryshe nga shumë lloje kanceresh të tjerë, që nisin në një pjesë të trupit dhe më pas përhapen, ky lloj kanceri mund të nisë kudo ose në shumë vende të ndryshme njëherazi. Ai është kancer i muskulit, i nervave, por mund të merret fillimisht si kancer mëlçie, apo gjiri. Trajtimi i tij bëhet me kimioterapi. Kanceri i mushkërive Është më i përhapuri në botë, edhe pse 100% i parandalueshëm. Mjafton thjesht të mos pish duhan. Numri i të diagnostikuarve me këtë lloj sëmundje u rrit shumë në vitet ‘70, por që atëherë me heqjen dorë të njerëzve nga duhani është ulur ndjeshëm edhe numri i të sëmurëve. Vendet e zhvilluara vuajnë më shumë dhe nëse do të vazhdohet të pihet duhan me ritmin aktual, parashikohet që gjatë këtij shekulli të humbasin jetën 100 milionë persona vetëm nga kanceri i mushkërive. Lymphoma Numri i të diagnostikuarve me këtë sëmundje sa vjen e po rritet. Ai është kanceri i sistemit limfatik. Përqindjen më të lartë e ka në Amerikën e Veriut, Australi dhe në Zelandën e Re. Personat me imunitet të reduktuar, si ata me SIDA, janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjes.

Kanceri i mëlçisë Lidhet me hepatitin kronik B e C dhe shkaktohet nga viruse të përhapura në Afrikë dhe në Azi. Shkaktohet gjithashtu edhe nga aflatoksina, një myk që rritet te gruri dhe misri. Shpesh ky lloj kanceri nis në një pjesë tjetër të trupit dhe përhapet në mëlçi. Shkak për kancerin e mëlçisë është edhe të pirët e shumtë. Kanceri i gojës Është më i zakonshmi në Indi dhe Sudan. Në Perëndim, shkaku kryesor është duhani dhe pijet alkoolike. Kanceri i prostatës Është kanceri më i zakonshëm për evropianët, amerikanët dhe australianët. Është i rrallë te meshkujt nën 50 vjeç dhe dy në tri raste janë meshkuj mbi 70 vjeç. Sëmundja ka shumë të bëjë me trashëgiminë. Nëse keni histori familjare me një sëmundje të tillë, atëherë kujdes se rrezikoni shumë. Shkaqet e kancerit të prostatës janë ende të paqarta. Disa prej tyre kanë nevojë për operacione të menjëhershme, ndërsa të tjerë mund të mbahen në një gjendje prehjeje vetëm me ilaçe. Kanceri i ezofagut Eshtë shumë i përhapur, në të gjitha vendet e botës, por kryesisht në Kenia dhe Etiopi.

 Në Evropë kohët e fundit ka pësuar një rritje për shkaqe që ende nuk dihen. Kanceri i stomakut Japonia shpesh mbahet si vendi me dietën më të shëndetshme në botë, por ka edhe përqindjen më të lartë të kancerit të stomakut, kryesisht te meshkujt. Ndoshta shkaku është ushqimi shumë i kripur. Gjithsesi, për të shmangur atë rekomandohen ushqime të freskëta dhe fruta e perime.

Kanceri në mushkëri i shkaktuar nga duhani është një nga arsyet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Shumica e njerëzve që preken nga kanceri në mushkëri nuk i shpëtojnë dot vdekjes. Më shumë se 5 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga përdorimi i duhanit – shumica e tyre në vendet në zhvillim. Tani një studim në Shtetet e Bashkuar tregon se bërja e një analize më të imtësishme, siç është ajo e tomografisë së kompjuterizuar, apo siç njihet, skaneri CT, në vend të radiografisë së zakonshme, për ata që pinë duhan, mund të pakësojë vdekjet nga kanceri i mushkërive.

Shumica e njerëzve vdesin nga kanceri në mushkëri, pasi ky kancer është vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme. Por studimi i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit tregon se skaneri CT me doza të pakta mund të ulë me 20 për qind vdekjet nga kanceri i mushkërive. Tomografia e kompjuterizuar, që prodhon imazhe tre dimensionale, jep një pamje më të plotë të mushkërive sesa një radiografi tradicionale dhe ka më shumë të ngjarë të zbulojë tumore të vegjël që mund të hiqen me operacion.

Rezultatet fillestare ishin aq të papritura saqë studimi u ndalua më shpejt në mënyrë që të informohej publiku.

Dr. Claudine Isaacs është specialiste për kancerin në qendrën Lombardi të spitalit Georgetown në Uashington.

“Mendoj se ka arsye për të qenë optimist rreth këtij studimi. Provat janë në shkallë të madhe dhe të kontrolluara. Ka 53 mijë njerëz që po analizohen të cilët u skanuan në vend që të bënin radiografi”.

Studimi ndoqi gra dhe burra të moshës mesatare dhe mbi mesatare, përdorues apo ish përdorues duhani, nga 33 qytete në mbarë Shtetet e Bashkuara. 1 mijë e 800 nga pjesëmarrësit u analizuan në qendrën Lombardi në spitalin e universitetit Georgetown. Për tre vjet, ata iu nënshtruan skanerit CT ose radiografisë standarde. Shëndeti i tyre u monitorua për pesë vjet për të parë në se ata do të prekeshin nga kanceri i mushkërive. Dr. Isaacs thotë se në se skaneri CT zëvendëson radiografinë, mund të shpëtohen jetë njerëzish.

Por skaneri CT është i shtrenjtë dhe nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Në shumë vende në zhvillim, kostoja mund të jetë edhe më penguese. Një shqetësim tjetër është rrezatimi. Një skaner CT edhe në doza të ulëta shpërndan gati 15 herë më shumë rrezatim sesa një radiografi e thjeshtë. Dr. Isaacs thotë se një skaner CT mund të zbulojë edhe anomali të mushkërive që nuk janë kanceroze por që mund të çojnë në operacione të panevojshme. Megjithatë, Dr. Isaacs shpreson që studimi do të bëjë që njerëzit të mendojnë më shumë për ta lënë duhanin.

“Mënyra më e rëndësishme që mund të ulen rastet e kancerit të mushkërive dhe vdekshmëria është të ndalohet duhani ose ata që e pinë ta lënë”.

Kritikët e skanimit shqetësohen se duhanpirësit mund të mos motivohen të lënë duhanin në se besojnë se kjo analizë mund t’u shpëtojë jetën në se preken nga kanceri.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme