Çka po ndodh në Ipeshkvinë Rashkë-Prizren?!

e shkarkimin e peshkopit Artemie, në shenjë solidarizimi me të, një numër i madh i  priftërinjve, murgjve dhe murgeshave patën  lëshuar manastiret  e tyre  në Kosovë e ishin katandisur  në manastire por  edhe në shtëpi private në Serbi. Ky numër sipas, revistës “Pravoslavlje”, organ i KOS-it kishte arritur mbi pesëdhjetë veta.

Peshkopi Artemije me rastin e shkarkimit të tij ishte lënë i lirë të zgjedh se ku do ta vazhdojë jetën e tij, por me kusht që ai vend  të mos jetë dioqeza Rashkë-Prizren, ku ai kishte kaluar 33 vjet në shërbim të Kishës Ortodokse Serbe. Prej atij numri aq të shumtë të  peshkopëve,  peshkopi Vasilije i Sremit ishte  i vetmi që i kishte ofruar mikpritje peshkopit Artemije, në manastirin Shishtovac të Frushka Gorës.

Më 26 qershor 2010, ditën e Vidovdanit, peshkopi Artemije kishte zgjedhur për t’u larguar nga Kosova. Me vete kishte marrë të gjitha gjërat personale të tij të ngarkuara në dy kamionë të mëdhenj ashtu siç kishin komentuar fqinjët e peshkopit në Graçanicë.  Me atë rast peshkopi Artemije, ishte shprehur se “ndjehet i pikëlluar që po dëbohet nga Kosova, ku kishte kaluar 33 vjet”.

Zgjedhja e Teodosijes për peshkop të ri të Dioqezës Rashkë-Prizren, i cili deri më tani ishte vikar i Dioqezës dhe murg kryesor në Manastirin e Deçanit nga ana a Sinodit të shenjtë të KOS-it, kishte bërë që peshkopi Artemie të humb edhe shpresat e fundit për rikthimin e tij në krye të Dioqezës Rashkë-Prizren. Andaj, hapi i vetëm që i kishte mbetur ishte uzurpimi i kishave në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu ai më 19 nëntor me një grup prej 50  murgjve dhe murgeshave, dhe një grupi aktivistësh të Këshillit Nacioanl Serb, në krye me Millan Ivanoviqin dhe Dragan Veliqin, pa kurrfarë paralajmërimi ishte vendosur në manastirin Duboki Potok në Zveçan.

    Pas kryerjes së liturgjisë, peshkopi Artemije të pranishmëve u ish drejtuar me  këto fjalë: “Kemi zgjedhur të ndërmarrim një fillim të ri, të rikthejmë rendin, paqen dhe unitetin  në Dioqezën Rashkë-Prizren, e cila për më shumë se nëntë muaj është duke kaluar nëpër një golgotë të vërtetë”.

“Ne nuk jemi ndarë prej askujt, nuk jemi kurrfarë përçarës dhe nuk kemi shpikur asgjë të re, vetëm përpiqemi ta mbajmë atë që të parët tanë na e kanë lënë trashëgimi”, ka deklaruar peshkopi Artemije.

Ai ka thënë se pret sulme të reja ndaj tij dhe murgjve të tij, por ai nuk frikohet.

Sipas fjalëve tët tij, liturgjia e mëngjesit të sotëm i përngjan “liturgjive të krishterëve në shekujt e parë të krishterimit”.

 

Peshkopi Artemije i ka sjell dëmin më të  madh moral Kishës se cilido peshkop tjetër gjatë historisë, ka deklaruar për gazetën “Blic” njëri nga peshkopët e moshuar të Kishës.

 

Kuvendi i KOS-it ka akuzuar peshkopin Artemie se ka hyrë “ në rrugën e përçarjes së hapur” dhes e ai ka “ka prish unitetin e Kuvendit” të Kishës.

Mirko Gjorgjeviq, eksperti i sociologjisë së religjionit pohon, se konflikti brenda Kishës Ortodokse serbe përveç aspektit fetar ka edhe karakter politik.

Kjo shihet edhe nga procesi i votimit brenda vet Sinodit të Kishës, ku mbi 7 peshkopë votuan kundër marrjes së thirrjes së peshkopi, gashtë të tjerë abstenuan kurse vetëm trembëdhjetë ishin kundër tij.

Në anën tjetër disa parti politike serbe në Kosovë, grupe qytetarësh dhe qendra tjera përkrahin Artemijen. Për këtë mund të thuhet se konflikti nuk është vetëm fetar, por edhe politik.  
Gjorgjeviqi, nga këndi i tij, gjendjen në KOS e sheh “ serioze dhe tejet dramatike”, duke potencuar se këto veprime e prishin unitetin e kishës dhe i sjellin dëme të mëdha shtetit se politika e KOS-it në Kosovë ka “falimentuar”.
 KOS-i po shkon drejt “një përçarje të re”, e cila përfundon me formimin e një kishe të re  dhe nëse kjo ndodh, kurse të gjitha parashikimet flasin se kjo është e mundshme , kjo  do të ishte skizma e   tretë e kishës ortodokse në këto hapësira, deklaroi Mirko Gjorgjeviq për Agjencinë Tanjug.

“Atë që Kisha mund ta bëjë në këtë moment është t’ia marrë thirrjen peshkopit Artemijes dhe asgjë më tepër. Sepse ai është kthyer në Kosovë, ku ligjet penale të Serbisë nuk janë në fuqi dhe ku ekzistojnë të gjitha kushtet që ai të veprojë pa farë pengese. Sipas kushtetutës së Kosovës në fuqi, çdo kush ka të drejtë të themelojë kishë”, pohon eksperti i religjionit nga Beogradi, Mirko Gjorgjeviq.

Gjorgjeviqi, pohon se Artemija nuk ka përkrahjen e  drejtpërdrejt të “pushtetarëve shqiptarë” në Kosovë, por mjafton që ata të thonë se ai është qytetar i lirë dhe ata nuk mund të ndërmarrin kundër tij asnjë veprim.

Zhvillimi i mëtutjeshëm i ndodhive në Kishën Ortodokse Serbe, qoftë brenda në Kosovë, apo jashtë saj është me rëndësi që nga institucionet tona të përcillet me vëmendje, sepse veriu i Kosovës mund të kthehet në një poligon të larjeve të hesapeve  jo vetëm brenda fraksioneve të KOS-it, por edhe partive politike serbe, për çka do të komplikohej edhe më tepër gjendja në atë pjesë të Kosovës.  

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme