
Diplomacia serbe duke e ditur se shumica e vendeve arabe dhe islame, gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar për shkak të luftës së ftohtë që po zhvillohej ndërmjet lindjes dhe Perëndimit, kishin gjetur mbështetje në Lëvizjen e Vendeve të Painkuadruara, nën udhëheqjen e Titos-Naserit- Nehrus dhe Sukarnos. Edhepse prej asaj kohe kanë kaluar vite të tëra dhe Lëvizja e vendeve të Painkuadruara nuk e ka reputacionin që kishte dikur dhe nga ish -Jugosllavia e Titos ats tash janë krijuar gjashtë shtete të pavarura, megjithatë, diplomacia serbe po e shfrytëzon këtë trashëgimi duke e përdorur çdo herë që ka nevojë për të përfituar poenë në llogari të saj. Këtë ajo po e bënë me vendet me një rëndësi të veçantë, siç është Egjipti në botën arabe, India në Azi, Etiopia në Afrikë, Brazili në Amerikën Latine etj. Këtë më së miri e ilustron manifestimi i “Javës së kulturës së Serbisë” që këto ditë po zhvillohet në Kajro të Egjiptit, ku diplomacia serbe me mjeshtri po e përdor emrin e ish-presidentit jugosllav Tito për afirmimin e Serbisë dhe pengimin e njohjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kështu më 11 nëntor, në të përditshmen autoritative të Kajros “al-Aharm” u botua artikulli për “Javën e kulturës serbe” në Egjipt, organizuar nga Sektori për Marrëdhënie të Jashtme Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Egjiptit dhe Ambasadës së Serbisë në Kajro. Sipas, ministrit serb të kulturës, Nebojsha Bradiq manifestimet e kulturës serbe në Egjipt do të mbahen në Kajro dhe në Aleksandri, ku do të përfshihen aspekte të ndryshme të kulturës. Do ti prijë ekspozita artistike, e cila do të mbahet në pallatin princit Taz, e cila përmban një numër të fotografive të rralla
nga thesari i pasur i arkivit të ish-Jugosllavisë, në mesin e të cilave janë edhe disa fotografi artistike të Egjiptit në fillim të shekullit njëzet.
Ndërkohë, Qendra e filmit të Kajros do të jetë nikoqire e festivalit të filmave për tri ditë me radhë, gjatë të cilave do të shfaqen filmat nga reportoari ish-Jugosllavisë, si : “Tito dhe unë”, “Tradhtia”, “Dashuria dhe krime tjera”. Poashtu edhe Opera e Kajros do të jetë nikoqire e paraqitjes së shfaqjeve të valleve të ndryshme, si dhe teatri në qytetin e Aleksandrisë.
Sipas artikullit të “al-Ahramit” në fund të manifestimit të “Javës së kulturës së Serbisë” në Kajro do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit nga ana e ministrit egjiptian të kulturës, Faruk Husni dhe ministrit serb të kulturës, Nebojsha Bradiq për periudhën e ardhshme. Ndërkohë që është arritur marrëveshja me Imad Ebu Gazin, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Kulturë për organizimin e një takimi të përbashkët në mes intelektualëve egjiptian dhe serbë për hulumtimin e aspekteve të bashkëpunimit ndërkulturorë në mes dy vendeve.
Kështu, pra diplomacia serbe nuk ka të ndalur në veprimtarinë e saj për afirmimin e shtetit serb, qoftë kjo para shpalljes së mendimit të GJND-së apo pas tij. Këtë po e bënë për ta penguar njohjen e Kosovës në metropolin më të madh të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës në Kajro. Shtrohet pyetja çka është duke vepruar diplomacia kosovare dhe ajo shqiptare?! Kjo e fundit ambasadën në Kajro ka përfaqësinë e vetme diplomatike në tërë kontinentin Afrikës.