Ngritja e gishtit tregues në ulje (teshehud)

Imam Halevani thotë: “Musaliu e ngre gishtin e tij kur i shqipton fjalët La ilahe kurse e lëshon kur i shqipton il-lall-llah. Në këtë mënyrë, ngritja e gishtit shënon mohimin, kurse lëshimi i gishtit shënon pohimin, sikur është qëllimi që muslimani mos ta kalojë asnjë çast e mos ta konfirmojë tewhidin. Prandaj, kur ai thotë la ilahe ai bën shenjë me gishtin e tij sikur dëshiron të thotë me këtë: përveç një Zoti.

Tahaviu në komentin e veprës Merak’il-felah thotë: “Me sunet është përcaktuar dhënia shenjë me gisht duke mos bërë lëvizje me gisht.”

Lëvizja e gishtit sipas mendimit tonë (mendimit të shkollës hanefite) është mekruh, si e thotë këtë Mulla Ali El-Kari.[2]

Shejh Zafer Et-Tehaneviu thotë: “Mekruh është lëvizja e vazhdueshme e gishtit siç është ky zakon te vehabinjtë.”

Nëse njeriu e lëviz gishtin një herë apo dy herë, apo i lëviz të gjithë gishtërinjtë paqëllim, kjo nuk do të ishte mekruh, sepse veprimi i vogël nuk e përbën lojën.

Vehabinjtë tentojnë që veprimin e tyre ta argumentojnë me hadithin i cili transmetohet nga Vail ibn Huxheri se ai e ka parë Pejgamberin e Zotit se e lëviz gishtin dhe hadithin në të cilin thuhet se kjo është goditje e shejtanit. Mirëpo, këto dy hadithe janë jokorrekte dhe nuk mund të jenë dëshmi kundër hadithit të Ibn Zubejrit.

Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: “Hadithi që flet për lëvizjen e gishtit, se kjo është frikësimi apo goditja e shejtanit është i dobët, daif dhe me të nuk mund të bëhet dëshmi.”

Sa i përket hadithit të Vil Ibn Huxherit, i cili thotë se e ka parë Pejgamberin a.s. se si e lëviz gishtin në një namaz – është e mundur që edhe ai e ka lëvizur gishtin, por pa qëllim. [3]

Gjithashtu, Bejhekiu përmend, pasi e ceki këtë hadith, se është e mundur se me theksimin e lëvizjes së gishtit në këtë hadith Vail ibn Huxheri ka dëshiruar të tregojë në dhënien shenjë të gishtit e jo në lëvizjen e gishtit, dhe në këtë mënyrë ky hadith nuk do t’i kundërvihet hadithit më korrekt se ai.[4]

Edhe Ibn Huzejme pas theksimit të këtij hadithi në përmbledhjen e tij thotë: “Në asnjë transmetim përveç në këtë nuk përmendet “e ka lëvizur atë.” [5]

Të shtojmë se hadithi për moslëvizjen e gishtit është më korrekt nga dy arsye:

Arsyeja e parë: En-Neveviu thotë se senedi i këtij hadithi është në rregull dhe kjo gjë i jep përparësi ndaj hadithit të Vailit (hadithi mbi lëvizjen e gishtit) sepse për këtë hadith nuk flet asgjë.[6]

Arsyeja e dytë: Abdullah ibn Zubejri transmeton se Pejgamberi i Zotit nuk e ka praktikuar lëvizjen e vazhdueshme të gishtit dhe thotë: “Pejgamberi i Zotit jepte shenjë me gisht kur e bënte teshehudin (uljen) dhe nuk e lëvizte.” Folja kane, që do të thotë ka qenë, e cila përdoret në këtë hadith tregon në praktikimin e këtij veprimi dhe këmbëngulësinë në shumicën e rasteve.

Shejh Nuruddini thotë: “Shumica e ulemasë islame dhe katër imamët konsiderojnë se lëvizja e gishtit tregues është mekruh, kurse sipas rivajetit të Ibn’ul-Kasimit nga Maliku, kjo e prish namazin.” Dhe thotë: “Shtojca ‘e ka lëvizur’ është shadh.”[7]

Përktheu: N. Ibrahimi

Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=102%3Apodizanje-kaiprsta-na-sjedenju&catid=35%3Afikh&Itemid=44


[1] Nesai, 1/ 187; Ebu Davud, 1/ 375.

[2] Sherhul-Mishkat, Mula Ali El-Kari, 1/ 156.

[3] I’lau Sunen, Et-Tehanevi, 3/ 90.

[4] Sunen’ul-kubra, Bejheki, nr. 2771, 1/ 471.

[5] Sahih Ibn Huzejme, nr. 714, fq. 376. 

[6] Sherhul Mishkat, El-Kari, 1/ 559. 

[7] I’lam’ul-Enam, 1/ 547.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme