Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Akaid dhe Fikh Islam ->

Falja e namazit tė drekės pas xhumasė


Sami Xheko

Në mesin e muslimanëve askush nuk konsideron se të falurit e namazi të drekës pas xhumasë është gjë e ndaluar dhe se ai që e bënë këtë ka bërë mëkat. Të vetmit që këtë e ndalojnë dhe këtë namaz e konsiderojnë të qortuar janë vehabinjtë, të cilët dalin nga kornizat e katër medhhebeve dhe nga korniza e sheriatit islam.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Ata imagjinatat e tyre i dëshmojnë me dëshmitë vijuese:

- Pejgamberi i zotit dhe as’habët e tij nuk e kanë falur namazin e drekës në atë kohë dhe se falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë është risi (bid’at) dhe vendosje e sheriatit të ri.

- Falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë kurse Allahu na ka urdhëruar pesë namaze ditore. Kjo është futje e risive në ibadete dhje nuk mund të pranohet, sepse Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush fut një risi në islam që nuk është nga ai, kjo refuzohet.”

- Falja e namazit të drekës pas xhumasë i kundërvihet ajetit

فَإِذَا قُضِيَتِ ٱلصَّلاَةُ فَٱنتَشِرُواْ فِي ٱلأَرْضِ

“ … dhe kur të përfundohet namazi, shpërndahuni.” (El-Xhumu’a, 10), ku Allahu urdhëron që të shpërndahemi nëpër tokë pas xhumasë.

Pasi i theksuam qëndrimet jokorrekte të vehabinjve, do t’i cekim edhe qëndrimet e ulemasë islame për këtë çështje:

Imam Shafiiu thotë: “Nëse qyteti është i madh dhe në të gjenden disa xhami, është e preferueshme që xhumaja të falet në xhaminë më të madhe. E nëse falet edhe në ndonjë xhami tjetër, do të falet edhe namazi i drekës prej katër rek’atesh. Ata që e kanë falur xhumanë në atë xhami, do të mbeten që së bashku ta falin edhe drekën.”[1]

Imam Neveviu thotë: “Medhhebi jonë thotë se nuk lejohet që namazi i xhumasë të falet në dy vende në qytet. Këtë qëndrim e transmeton Ibn Mundhiri dhe nga Ibn Omeri, Maliku dhe Ebu Hanife. Argumenti jonë është: Pejgamberi i Zotit dhe halifët e drejtë dhe ata pas tyre nga as’habët nuk e kanë falur namazin e xhumasë pos në një vend së bashku dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të xhumasë sepse të gjitha kushtet e xhumasë janë përmbushur.”[2]

Ibn Abidin El-Hanefij thotë: “Ekziston dyshimi në rregullsinë e faljes së xhumasë në shumë vende në qytet sepse transmetohet nga Ebu Hanife, Tahaviu, Temretashi, Shafiiu, Mailku dhe në një prej dy transmetimeve nga Ahmed Ibn Hanbeli, se nuk lejohet të falet xhumaja në dy vende në qytet. Gjithashtu, Es-Subkiu thotë: “Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve dhe nuk mbahet në mend që dikush nga tabiinët as nga as’habët  e kanë falur apo e kanë lejuar të falet namazi i xhumasë në dy vende në qytet. Er-Rraziu thotë: Ky është mendimi më i pranuar në medhheb sepse mospajtimi në çështjen e lejimit të faljes në dy vende në qytet është e fuqishme dhe është më mirë të jemi të kujdesshëm.”[3]

El-Baxhuri thotë: “Prej kushteve të rregullsisë së namazit të xhumasë është që të falet vetëm në një xhami në qytet. E për shkak të kujdesit, nëse falet në shumë vende duhet të falet edhe namazi i drekës pas xhumasë.”[4]

Nga citatet e sipërme shohim se dijetarët e të katër medhhebeve urdhërojnë dhe lejojnë faljen e namazit të drekës pas xhumasë dhe nuk ekziston asnjë nga dijetarët që e ndalon këtë.

E tash të përgjigjemi në lajthitjet e vehabinjve dhe në përgjigjet e tyre:

- Dëshmia e tyre e parë se Pejgamberi a.s. nuk e ka falur drekën pas namazit të xhumasë as as’habët është jokorrekte sepse namazi i xhumasë falej vetëm në një vend dhe janë përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk ka pasur nevojë për faljen e namazit të drekës.

- Dëshmia e tyre e dytë, se falja e namazit të drekës pas xhumasë paraqet namazin e gjashtë është jokorrekt nga shkaku se, nëse ne e falim drekën që ta përmbushim xhumanë dhe ta heqin detyrimin e namazit nga vetja atëherë kjo nuk është dy namaze por një namaz farz, sikur nëse dikush me dorë të lënduar merr abdest në dorën e shëndoshë kurse tejemum në dorën e sëmurë nuk thuhet se ka marrë abdest dhe tejemum por vetëm abdest sikur edhe për atë që gabon në namaz dhe e kryen sehvi sexhden nuk thuhet se e ka falur edhe një rek’at plotësues por vetëm se e ka plotësuar dhe e ka përmirësuar atë që ka qenë i mangët.

-  Dëshmia e tyre e tretë, domethënë që falja e namazit të drekës pas namazit të xhumasë i kundërvihet ajetit

فَإِذَا قُضِيَتِ ٱلصَّلاَةُ فَٱنتَشِرُواْ فِي ٱلأَرْضِ

“ …dhe kur të përfundohet namazi shpërndahuni nëpër tokë” (El-Xhumu’a, 10) është jokorrekte sepse ky ajet nuk paraqet urdhëresë që njerëzit të shpërndahen por kjo është mubah, d.m.th. njeriu mund të punojë sipas vullnetit të tij.

Imam Kurtubiu duke e komentuar këtë ajet thotë: “Kjo është mubah dhe mbi njeriun është të zgjedh çka dëshiron.”[5]

Ibn Kethiri gjithashtu thotë në komentin e këtij ajeti: “Pasi Allahu ua ka ndaluar njerëzve në fillim të këtij ajeti tregtinë dhe gjerat e tjera në kohën e namazit të xhumasë ai i njofton që pas namazit të kryer kjo ndalesë pushon dhe se mund të punojnë ç’ë duan ata.”[6]

 

 

Përktheu: N. Ibrahimi

 

Burimi: http://ebuhanife.net/index.php?option=com_content&view=article&id=85%3Aklanjanje-podne-namaza-nakon-dume&catid=35%3Afikh&Itemid=44

 



[1] Imam Shafiu, El-Umm, 1/ 171.

[2] En Nevevi, El-Mexhmu’, 4/ 458.

[3] Ibn Abidin, Hashija, 1/ 542.

[4] El-Baxhuri, Hashija, , 1/ 214

[5] Tefsirul Kurtubi, 18/ 108

[6] Tefsir Ibn Kethir, 4/ 367




E Shtunė, 1 Janar 2011; 01:47


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats