Komentimi i ajeteve dhe haditheve të paqarta (muteshabihat)

            Dijetarët islamë në çështjen e shpjegimit të ajeteve dhe haditheve të paqarta kanë dy drejtime:

- Tefvidi, i cili është qëndrimi i shumicës së selefinjve;

- Te’vili, i cili është qëndrimi i të gjithë dijetarëve të halefinjve.

Ne do t’i shpjegojmë të dy drejtimet, kurse mbi dijetarët është që t’i përmbahen njërit nga ata, me kusht që duhet të kujdesen për kohën dhe vendin në të cilin gjenden dhe në bazë të kësaj t’u shpjegojnë njerëzve, sepse nganjëherë paraqiten sekte të cilat do të mundnin, nëse njerëzit i udhëzojmë në tefvid, që në mesin e njerëzve të hedhin shpjegime të ndryshme të gabuara të cilat do t’i çojnë në risi apo edhe përtej, në mosbesim.

TEFVID-i

Shejh Husam Sarsuri thotë:

“Tefvidi është kalimi mbi tekstin sheriatik lidhur me Allahun xh. sh. pa hyrë në domethënie sepse shpjegimi tekstual është i pamundshëm dhe jokorrekt.” [1]

Llojet e tefvidit janë:

1. Tefvidi i domethënies dhe;

            2. Tefvidi i llojit, d.m.th. i cilësisë.

            Tefvidi i domethënies është:

“Kalimi mbi tekstin sheriatik lidhur me Allahun xh. sh. pa hy në domethënie sepse shpjegimi tekstual është i pamundshëm dhe jokorrekt.”

Siç thamë, janë dy lloje të tefvidit. Lloji i parë është tefvidi i domethënies, i cili në fakt është lënia e domethënies të tekstit sheriatik të lidhur për Allahun xh. sh.. Allahut xh. sh. dhe Pejgamberit të Tij dhe mosndarja e cilësdo domethënie nga kuptimet e mundshme të fjalës e cila është e paqartë. Pra, tefvidi i domethënies është transmetimi i fjalës ashtu si është shpallur në tekstin në gjuhën arabe dhe besimi në kuptimin të cilin e ka dashur Allahu xh. sh. dhe Pejgamberi a.s. me këtë fjalë pa përcaktimin e këtij kuptimi.

Tefvidi i domethënies është:

“Mohimi i cilësisë dhe ekzistimit të çfarëdo mënyre”, e jo, si dëshirojnë disa muxhessimë ta prezantojnë, mosnjohja e mënyrës, sepse ai që thotë se nuk e di mënyrën, e ka përcaktuar dhe e ka pranuar se ekziston mënyrë (kejfe) kurse kjo është e pasaktë dhe jokorrekte.

Shejh Husam Sarsuri thotë:

“Përshkrimi i ndonjë cilësie Allahut xh. sh. në bazë të ajetit dhe hadithit të paqartë e pastaj të folurit se Allahu xh. sh. e ka këtë por ne nuk e dimë por ne nuk e dimë se çfarë është ajo që ia përshkruajmë, është jokorrekte sepse Allahu xh. sh. nuk ka “si” (kejfe) – mënyrë e që ne mos Ta njohim sepse kjo “kejfe” është e krijuar dhe është specifike për krijesat e jo për Krijuesin.” [2]

Tefvidi  te selefinjtë

Ibn Haxher El-Askalaniu duke folur për tefvidin thotë:

“Kjo është ajo së cilës selefinjtë i përmbaheshin te shpjegimi i ajeteve dhe haditheve të cilët kanë arritur deri te ata, kanë besuar në të qartat kurse kanë kapërcyer në të paqartat duke ia lënë domethënien e tij Allahut xh. sh.” [3]

Ibn Haxher El-Askalaniu në një vend tjetër thotë:

“Prej tyre (dijetarët) janë ata të cilët në të besojnë ashtu si ka ardhur në tekst, d.m.th. në mënyrë të përgjithësuar duke mos e ndarë një domethënie nga të tjerat, duke konsideruar se Ai është i Lartësuar nga cilësia dhe krahasimi me krijesat. Ky është mendimi i shumicës së selefinjve, kurse Bejhekiu këtë e transmeton nga katër imamët, nga Sufjan Eth-Thevriu, nga dy Hammadët, nga Evzaiu, Lejthiu dhe shumë të tjerë.” [4]

            El-Bejhekiu thotë:

“Kurse më e pranuar është: besimi në atë pa hyrje në cilësi, heshtja për domethënien, përveç nëse konfirmimi i ndonjë domethënieje na ka ardhur nga Pejgamberi a.s., dhe e pranojmë. Dëshmi për këtë është ixhmai se asnjë te’vil nuk është detyrues, prandaj tefvidi është më i pranuar.” [5]

Jahja ibn Sheref En-Neveviu thotë:

“Dije se dijetarët në çështjen e haditheve për cilësitë dhe ajeteve për cilësitë kanë dy drejtime: Njëri është, dhe ky është mendimi i shumicës së selefinjve, që mos të flitet për domethënien e tyre por të thuhet: Duhet të besojmë në to ashtu si i takon Allahut xh. sh., me bindje të fuqishme se asgjë nuk ka të ngjashme me Të, se ai është i pastër nga trupëzimi, lëvizja, kufizimi, forma, ana dhe nga tërë ajo që është karakteristike për krijesat e jo Krijuesi...”. [6]

Edh-Dhehebiu thotë:

“E sa i përket selefinjve, ata nuk kanë depërtuar në te’vil por dijen për këtë ia lanë Allahut dhe pejgamberit të Tij.” [7]

Et-Tirmidhiu thotë:

“Kurse medhhebi i dijetarëve sikur Sufjan Eth-Thevriu, Malik ibn Enesi, Ibn Mubareku, Ibn Ujejne, Veki’u e të tjerë në këto çështje është se ata i kanë transmetuar këto gjera e pastaj kanë folur: Transmetohen këto hadithe, besojmë në ata dhe nuk flasim “si”.” Kjo është ajo që e kanë zgjedhur dijetarët e hadithit, ata i transmetojnë këto gjera ashtu si janë përcjellë në tekst, besojnë në të, nuk i shpjegojnë, nuk mendojnë asgjë dhe nuk flasin “si”. [8]

El-Mubarekfuri thotë:

“Medhebi i selefinjve është teslimi dhe tefvidi me tenzihun.”[9]

            Në fund, për njerëzit e zakonshëm është obligim të besojnë në tërë atë që është shpallur në Kur’an dhe në Sunnetin e Pejgamberit të Zotit a.s., ashtu si ka ardhur në gjuhën arabe, pa përkthim dhe pa shpjegim dhe të ruhen nga ata të cilët për përkthimin e Kur’anit flasin se Kur’ani duke i detyruar  njerëzit të besojnë në komentin e tyre vetjak i cili nuk është i bazuar në dëshmi por në dëshirën që të dallohen.

TE’VIL-i

Definicioni:

Fahr Er-Rraziu thotë:

“Kjo është mundësia e shpjegimit në mënyrën të cilën e përkrah dëshmia.” [10]

            Ebu Hamid El-Gazaliu thotë:

“Kjo është marrja e domethënies së caktuar nga domethënia e ndonjë fjale me dëshminë sepse shpjegimi tekstual i kësaj fjale është jokorrekte.” [11]

            Imam El-Amidiu thotë:

”Kjo është marrja e domethënies dytësore të fjalës sepse shpjegimi tekstual është i pamundur.” [12]

Te’vili në Kur’an

Allahu xh. sh. thotë:

 ٱلْمُنَافِقُونَ وَٱلْمُنَافِقَاتُ بَعْضُهُمْ مِّن بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِٱلْمُنكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ نَسُواْ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمْ إِنَّ ٱلْمُنَافِقِينَ هُمُ الْفَاسِقُونَ . 

            “Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.“ (Et-Tevba, 67).

Gjithashtu:

فَذُوقُواْ بِمَا نَسِيتُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَـٰذَآ إِنَّا نَسِينَاكُمْ وَذُوقُـواْ عَذَابَ ٱلْخُلْدِ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ .

“Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju të e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.” (Es-Sexhde, 14).

            Allahu thotë:

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطاً لِّتَكُونُواْ شُهَدَآءَ عَلَى ٱلنَّاسِ وَيَكُونَ ٱلرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيداً وَمَا جَعَلْنَا ٱلْقِبْلَةَ ٱلَّتِي كُنتَ عَلَيْهَآ إِلاَّ لِنَعْلَمَ مَن يَتَّبِعُ ٱلرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَإِن كَانَتْ لَكَبِيرَةً إِلاَّ عَلَى ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِيعَ إِيمَانَكُمْ إِنَّ ٱللَّهَ بِٱلنَّاسِ لَرَءُوفٌ رَّحِيمٌ .

            “Disa ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj. S’ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.” (El-Bekara, 143).

Thotë:

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُواْ ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَعْلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَاهَدُواْ مِنكُمْ وَيَعْلَمَ ٱلصَّابِرِينَ  .

            “A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikë se prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.” (Ali Imran, 142).

            Dhe t’i pyesim pas kësaj ata të cilët e mohojnë te’vilin: A do ta pranojmë shpjegimin tekstual të këtyre ajeteve? A do të themi se Allahu i lartësuar harron? A do të themi se Ai nuk është i Gjithëdijshmi?

Te’vili në sunnet

“Pejgamberi i Zotit transmeton në hadithi kudsij nga Allahu xh. sh.: “O i biri i Ademit, jam sëmurë e nuk më ke vizituar? Ndërsa njeriu do të thotë: O Krijues, si të Të vizitoj dhe të Të ndihmoj, kurse Ti je krijuesi i Botëve? Kurse Allahu do të thotë: A nuk e ke ditur, se ky rob e rob i imi është sëmurë dhe ti nuk e ke vizituar? A nuk e ke ditur se sikur ti ta kishe vizituar do të më gjeje mua tek Ai?” [13]

            Dhe sërish t’i pyesim ata të cilët e mohojnë te’vilin:

A thua Allahu është i sëmurë kur robi i Tij sëmuret? A mundet Allahu, Krijuesi i botëve, që të sëmuret?

Nga shembujt e bukur të përdorimit të te’vilit nga Pejgamberi është edhe hadithi të cilin e shënon Muslimi nga Aisheja r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Më së pari nga ju pas meje do të nisen ajo që e ka dorën më të gjatë (atvelukunne jeden)”. Ndërsa Aisheja r.a. ka thënë: “Dhe i kanë matur se cila e ka dorën më të zgjatë, por dorën më të gjatë ishte Zejnebja sepse ajo ka punuar dhe ndarë.” [14]

En-Neveviu thotë:

“Domethënia e hadithit është: “Ato kanë menduar se Pejgamberi e ka dashur atë e cila ka pasur dorë më të gjatë dhe i kanë matur duart e tyre, kurse dorën më të gjatë e pati Sevdja kurse më së shumti ka ndarë dhe ka bërë mirë Zejnebja, dhe kur ajo vdiq e para ato e panë se pejgamberi a.s. ka menduar në domethënien metaforike e jo në atë tekstuale të kësaj fjale.” [15]

Kundërshtarët e te’vilit shpesh në mënyrë të devijuar e komentojnë te’vilin dhe thonë se ky është ndërrim i tekstit. Për këtë ne duhet të theksojmë se te’vili nuk është ndërrim dhe kundërvënie tekstit por kjo është komentim i domethënies së tij dhe kundërvënie domethënies tekstuale e cila është e pamundur dhe jokorrekte.” [16]

Gjithashtu, duhet pa tjetër të dimë se te’vili nuk aplikohet përveç nëse ekziston dëshmi e cila këtë e kërkon. [17] 

Dallimi ndërmjet Te’vilit dhe Tefsirit

Dallimin ndërmjet te’vilit dhe tefsirit më së miri na ka sqaruar Imam Munavi, i cili thotë:

“Tefsiri është ekspozimi i të fshehtës në dritë kurse te’vili është marrja e domethënies së caktuar, të njohur ndër të tjera gjithashtu domethënieve të njohura dhe të aplikueshme.” [18]

Gjithashtu, duhet ta dimë se te’vili është ajo në çka nuk ka dyshim sepse është e gjithënjohur, kurse tefsiri është ajo në çka mund të dyshohet sepse është e fshehtë nga shumica e njerëzve.”[19]

Përktheu[20]: N. Ibrahimi



[1] Dr. Husam ibn Hasen Sarsur, Ajat’us-sifat, fq. 179.

[2] Dr. Husam ibn Hasen Sarsur, Ajat’us-sifat, fq. 180.

[3]  Ibn Haxher El-Askalani, Fet`h’ul-Bari, 13/ 351.

[4]  Ibid. 3/ 30.

[5]  Ibn Haxher El-Askalani, Fet`h’ul-Bari, 3/ 30.

[6] Jahja ibn Sheref En-Nevevi,  Sherh Sahihi Muslim, 3/ 19 i 17/ 182-183.

[7] Shemsuddin Edh-Dhehebi, Sijer A’lam’un-Nubela, 14/ 376, Muesseset’ur-Risaleh, Bejrut, bot. 9, 1413 h.

[8] Tirmidhi, Xhami’ut-Tirmidhi, 4/ 692, Daru Ihjai Turath’il-Arebijji, Bejrut.

[9] El-Mubarekfuri, Tuhfet’ul-Ahvezi, 7/ 233, Dar’ul-Kutub’il-Ilmijje, Bejrut.

[10] Muhammed ibn Omer ibn Husejn Fahruddin Er-Rrazi, El-Mahsul fi ilm’il-usul, 3/ 323.

[11] Ebu Hamid El-Gazali, El-Mustesfa fi ilm’il-usul, fq. 196.

[12] El-Amidi, El-Ahkam, 3/ 59.

[13] Muhammed ibn Ismail El-Buhari, Sahih’ul-Buhari, hadithi nr. 517, 1/ 183; Muslimi, hadithi nr. 2569, 4/199; Ibn Hibani, 1/ 504.

[14] Muslimi, nr. 2402.

[15] En-Nevevi, Sherh’ul-Muslim, 8/ 16.

[16] Ebu Hamid El-Gazali, El-Mustesfa, fq. 196.

[17] Ibid. fq. 74.

[18] El-Munavi, Zad’ul-Mesir, 4/ 1.

[19] Ibn Haxher El-Askalani, Fet`h’ul-Bari, 13/ 526.

[20] Burimi: http://www.facebook.com/pages/Imam-Ebu-Hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/153033361396839?v=wall#!/notes/imam-ebu-hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/dva-pravca-u-tumacenju-nejasnih-ajeta-i-hadisa/149124148462101.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme